Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, që përfaqësoi Bashkimin Europian në bisedimet e realizuara për statusin përfundimtar të Kosovës, është skeptik mbi marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Ischinger thotë se nuk beson se marrëveshja do të realizohet plotësisht. Ai shton se po vijnë ditë të vështira për ata që do implementojnë marrëveshjen.
“Jam i shqetësuar dhe skeptik që implementimi i kësaj marrëveshje do të jetë i vështirë dhe mund të shkojë zvarrë. Tani pyetja qenësore është a mundet kjo marrëveshje të jetë plotësisht e zbatueshme. Shihet që nuk është e lehtë as në letër. Është e vështirë sidomos nëse flasim për vatrën e gjithë brengës që është territori verior i Kosovës, pra Mitrovica e veriut. Kjo është përpjekja për të punuar në javët, muajt dhe shpresojmë jo vitet në vazhdim”, tha Ischinger.
“Shumë njerëz në Kosovë mund të thonë pse ne duhet të bëjmë aq shumë kompromise me serbët. Ne gjermanët bëmë paqe me Francën ndonëse një pjesë e madhe e territorit tonë nuk ishte më e Gjermanisë, por e Francës dhe ishte shumë e dhimbshme në atë kohë. Sot 50 vjet më vonë nuk ka më dallime, nuk ka as kufij midis Francës e Gjermanisë. Mësimet nga historia tregojnë që të provojmë të punojmë tutje. Do të jetë gabim për të dyja palët nëse nuk i japin fuqi zbatimit të marrëveshjes sepse është shansi i vetëm për momentin”, ka thënë Ischinger./ep
Paralalizmi qe vendos zoteria,mes Gjermanise naziste dhe Frances ne nje ane dhe Kosoves e Serbise eshte krejtesisht i pavend.Ne kete rast ata qe duhet te bejne kompromise do te duhej te ishin serbet e jo shqiptaret.Ky zoteri edhe pse eshte i informuar shume mire luan rolin e te paditurit qellimisht.
Shqiptarët duhet ta çlirojnë veten nga sëmundja e materializmit e cila i ka bërë të verbër e të shurdhër ndaj rrezikut të humbjes së identitetit të tyre kombëtar. Ata sot janë të varur, të robëruar vullnetarisht.
Ischinger thotë se shqiptarët duhet të bëjnë kompromis sikur gjermanët me tokat e tyre pas luftës së dytë botërore. Ky krahasim nuk guxon të bëhet nga një gjerman me mendje të shëndoshë. Shqiptarët kurrë nuk e kanë sulmuar një komb tjetër me luftë të armatosur sikur Gjermania në luftën e dytë botërore. Si mund të kërkoj dikush kompromis nga shqiptarët të cilët gjithmonë kanë qenë viktimë e agresorit të huaj?