Mesazhi i Uashingtonit për Vetëvendosjen: Ndryshoni qëndrim nëse doni bashkëpunim me ne

13 Qershor 2013, 19:07Rajoni TEMA

Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-zëvendësshef i OSBE-së në Kosovë, i pranishëm në debatin e organizuar me drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, para pak ditësh në “Johns Hopkins School of Advanced International Studies” në Uashington, u ka dërguar një letër këtyre dy të fundit ku i ka këshilluar që të heqin dorë nga pozicionet politike të Vetëvendosjes nëse duan bashkëpunimin me SHBA.

Në letrën e shpërndarë nga Daniel Serwer në Twitter, i cili po ashtu është profesor në “Johns Hopkins”, janë adresuar çështjet për të cilat lufton Vetëvendosje si referendumi për bashkimin me Shqipërinë dhe kundërshtimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Serwer ka thënë se do të publikojë edhe qëndrimet e Kurtit dhe të Ahmetit, nëse ata përgjigjen.

Por çfarë konkretisht u ka shkruar Joseph liderëve të Vetëvendosjes?

Gjeni më poshtë memon e plotë, publikuar nga Express.

 

1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre

Derisa ju jeni të lirë ta thoni zëshëm opinionin tuaj pothuaj për gjithçka – Dështimin e Serbisë për të ndryshuar; Bashkimin me Shqipërinë, p.sh ju duhet të jeni në dijeni se liria e shprehjes e ka koston e saj. Të flasësh për dështimet e brendshme të Serbisë hap derën më tej që të tjerët të flasin për trafikimin me organe dhe drogë në Kosovë. Ju mund të mos shihni paralele dhe ndoshta edhe mund të mos ketë, por sa më shumë që rrëshqisni në komente për vendet fqinje, aq më shumë do të duket se po arsyetoni akuzat e pafavorshme ndaj Kosovës. Është e drejt e juaja që të ankohen për trajtimin jo të drejtë që Serbia ia bën Kosovës; mirëpo është marrëzi që të çirresh se Serbia duhet të ndryshojë. Le ta gjykojnë të tjerët përshtatjen e Serbisë; por angazhohuni në komentimin e përshtatjes së Kosovës.

2. Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni vetën ndaj një përçmimi të mundshëm politik.

Uashingtoni është një qytet ku pëlqehen dallimet dhe debatet. Fakt se ka gati unanimitet të plotë për refuzimin e insistimit tuaj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është alarmues.

Kjo sugjeron se shumë njerëz në Uashington që brengosen për Kosovën mendojnë se kjo është një ide e marrë.

Megjithatë, liria e shprehjes ju lejon që ta shtyni përpara këtë pozicion. Por duke bërë këtë është shumë e vështirë për ju që të prezantoheni si një figurë e përgjegjshme me të cilën SHBA-të do të bashkëpunonin.

Kjo pikëpamje në fund do të bëhet e qartë për votuesit shqiptarë të Kosovës të cilët do të kuptojnë se unifikimi me Shqipërinë është më pak joshës, sapo të bëhet e qartë se kjo mund të nënkuptojmë dëmtim të marrëdhënies më thelbësore që Kosova ka: atë me SHBA-në.

Edhe nëse i fitoni zgjedhjet, ju do ta humbisni kredibilitetin atëherë kur propozimi juaj për bashkim nuk do të shkojë askund.

3. Ndaluni së protestuari për pavarësinë e kufizuar.

Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s’mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA-të.

Në këtë rast ju nuk keni asnjë arsye për tu ankuar. Kosova pothuajse gjithë pavarësinë e saj ia ka borxh SHBA-ve, e cila e udhëhoqi gjithë fushatën ajrore të NATO-s që rezultoi me përfundimin e kontrollit të Serbisë ndaj Kosovës; dhe Uashingtoni ka avancuar këtë pavarësi bashkë me aleatët kryesorë europianë përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë.

Për më tepër, deri më sot, Kosova ia ka borxh edhe sigurinë forcave të NATO-s. E gjithë kjo krijon një bazë goxha të kuptueshme për Uashingtonin dhe të tjerët për të kufizuar ambiciet nacionaliste të Kosovës. Ju duhet ta pranoni këtë si një fakt të thjeshtë jetësor.

4. SHBA-të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju.

SHBA është përfshirë në ish-Jugosllavi pavullnetshëm, pasi Uashingtoni ka interesa të kufizuara në rajon.

Interesi i tij kryesor është stabiliteti. Kërcënimi kryesor i stabilitetit ndërlidhet me pozitën e minoriteteve. Qasja kryesore për të trajtuar këto tensione është zhvillimi i institucioneve demokratike përfshirë politikat demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik – krejt kjo do të rriste respektin për të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet shteteve.

Instrumenti kryesor për të zhvilluar këto institucione dhe reforma është tërheqja me anëtarësim në NATO dhe BE.

Ne besojmë se “integrimi social” fillon me “zhvillimin institucional”. Ne besojmë në fakt se dëshmitë nga e gjithë bota e mbështesin këtë.

Së pari mbrojë të drejtat me anë të ligjit me institucionet e fuqishme; pastaj shiko se si vendoset integrimi social. Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).

Ndër të tjera, e gjithë kjo nënkupton se ne brengosemi shumë se si serbët trajtohen në Kosovë (dhe se si serbët ne Veri i trajtojnë shqiptarët) se si maqedonasit i trajtojnë shqiptarët ( dhe se shqiptarët i trajtojnë maqedonasit në Tetovë) dhe si serbët i trajtojnë boshnjakët në Republika Srpska. Ne brengosemi se a mund të kthehen serbët në shtëpitë e tyre në Kosovë ose a mund ta bëjnë këtë shqiptarët si Shpendi Ahmeti, bie fjala. Nëse organizatat tona të drejtave të njeriut janë duke e bërë punën e tyre ata nuk do të monitorojnë vetëm kushtet e serbëve në Kosovë por duhet të bëjnë diçka për respektimin e të drejtave të tyre.

Është e vërtetë e shkëlqyeshme të shohim partinë tuaj duke dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse serbe.

Kjo është diçka e drejtë që duhet bërë dhe diçka që duhet bërë nëse doni të bashkëpunoni me SHBA-të dhe BE-në. Vazhdoni ta bëni. Mos u ankoni rreth rëndësisë së kësaj çështjeje.

5. Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për tu siguruar se po implementohet si duhet.

Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj. Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë.

Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do ti ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. dhe duke bërë këtë ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës. Përkundrazi ju do t’i ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës.

Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen – menjëherë. ju nuk duhet ta pëlqeni marrëveshjen e 19 prill ose publikisht ta përkrahni atë por duhet të fokusoheni në atë që të implementohet në atë mënyrë që i merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja është komplekse dhe ka vend edhe për gabime; ju mund të kontribuoni jashtëzakonisht shumë duke bërë propozime konstruktive – që marrin parasysh shqetësimet legjitime të serbëve të Kosovës po ashtu.

Ju faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave! Çdo të mirë për ju dhe bashkëqytetarët tuaj.

23 komente në “Mesazhi i Uashingtonit për Vetëvendosjen: Ndryshoni qëndrim nëse doni bashkëpunim me ne”

  1. alban4eva says:

    …” kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit)”…

    kjo eshte perralla dhe poshtersia me e madhe qe kam degjuar nga nje diplomat amerikan..!!

    krimet mbir gra dhe femije i kane bere vetem serbet kundrejt kosovareve. nuk kam degjuar kund qe kosovaret te kene masakruar serbe, ndoshta ushtaret serbe ne lufte e siper.

    po si mund te mohosh krimet serbe dhe pikerisht keto krime ti ndash bashke me kosovaret? pra edhe xhelati edhe viktima na qenkan ne te njejten shkalle??

    ehh, me duket se shume cmim te rende duhet te paguaje Kosova per “lirine” qe sollen amerikanet..!!
    ne radhe te pare mosndeshkimet e xhelateve serbe dhe tjetra bashkefajesia, pra fajtore na qenkan te dy popujt sipas ketij “diplomati” amerikan edhe pse njeri popull ka masakruar tjetrin..!!

    une nuk e di nese keta lloj “diplomatesh” blihen me pare per te perrallisur keto brockulla apo i besojne me te vertete ato qe thone. por gjithsesi eshte shume e rende.

    dhe akoma me e rende eshte kur ky “diplomatuc” i meshon ende dyshimit per trafikim te organeve nga ana e shqiptareve gjate luftes, kur deri tani nuk ka dale ne drite as edhe nje prove per akuza te tilla.

    fajin me te madh e kane kosovaret, qe nuk reagojne, qe nuk ngrene serin per te gjitha gjemat qe kane pesuar nga serbet.

    qeveria kosovare deri me sot nuk e ka ngritur zerin per viktimat e masakruara nga serbet dhe per numrin e madh te perdhunimeve te ushtareve serbe. jane me mijera gra, vajza te perdhunuara nga kafshet serbe dhe deri me sot nuk eshte kerkuar drejtesi..

    kosovaret po i bejne gjemen vetes se tyre me kete apati, me kete gjendje gjumi dhe plogeshtie..!!

    1. marsela says:

      eshte e tmershme ajo qe shkruan diplomati amerikan, ky esht ose i cmendur ose me te vertete do te na bej ne budallenj e te na hedhi hi syve per dicka qe e kemi studiar, lexuar degjuar nje milion here me vite te tera rresht, e kemi jetuar vet historin. Por juve nuk e meritoni fjalen diplomat, juve jeni vetem nje manipulues, juve po i beni shantazh historis dhe nje populli te gjithe. juve, zoti diplomat, duhet te merrni nje takim me Profesor Chomskin, dhe ai mund tjua sqaroj fare mir idet….ju jeni turpi i politikes se jashtme amerikane…..

  2. Sem Luma says:

    Kater piket e para duhen kuptuar dhe pranuar nga Vetevendosja (VV), nese duan te merren seriozisht si partnere qe mund te marrin (neser) timonin qeveritar. Ndersa per piken nr. 5 nuk besoj qe cdo parti duhet patjeter ti thote OK e AMIN per marreveshjen e 19 prillit me Serbine.
    VV-ja ka te drejte ta kritikoje nje marreveshje te tille, madje me ze te larte , – por vetem me mjete politike (ne parlament, gjykaten kushtetuese dhe ne rruge me protesta paqesore dhe vetem paqesore!!!).

    Disa gjera (vecanerisht lidhur me Bashkimin kombetar dhe komentet mbi “papjekurine demokratike” te Serbise) udheheqesit e VV-se mund t´i mendojne, t´i analizojne dhe bluajne e sterbluajne (brenda vetes) por jo te flasin hapur dhe vend e pa vend per to. Politike-berja ka te beje shume me diskrecion. Mendo e planifiko dy-tri gjera por fol vetem per njeren qe e ha tregu, vecanerisht tregu nderkombetar.

  3. Te bashkuar says:

    Ja nje amerikan qe nuk do Iliret.

  4. kushtrimi says:

    SHKURT AMERIKANET I THANE ALBINIT:
    TI MIRE E KE POR NUK BEN ASHTU. BASTA.

  5. Kruja says:

    Nese Vetevendosja ndjek ‘keshilla’ te tilla atehere pushon se ekzistuari si e tille. Vetevendosja eshte nje e drejte legjitime e cdo populli.

    Kurse per sa i perket konstatimit te gabuar se ShBA hoqi ‘kontrollin’ serb ndaj Kosoves, kjo duhet korriguar ‘modestisht’ duke thene se ShBA i dha fund pushtimit te Kosoves nga Serbia permes fushates ajrore dhe luftes ne terren te shqiptareve. Te mos harrojme se lufta e UCK-se duhet pare ashtu sic eshte, ne zinxhirin e luftrave per liri te shqiptareve dhe sidomos te Lidhjes se Prizerenit. Keto gjera nuk i kupton dot asnje ‘amerikan’.

    Jam i bindur se aspirata e nje populli per bashkim eshte me e madhe se cdo politike superfuqie. Superfuqite lindin dhe ikin kur i mposht koha dhe historia e njerezimit. Lindi perandoria turke dhe u shperbe nje dite por aspirata jone nuk u shperbe por eshte kombetare dhe ka qene e njejte; ajo eshte e destinuar te realizohet sidomos ne hapesiren e panderprere etnike shqiptare ne ballkan. Koha do beje te veten dhe shqiptaret do te bashkohen ne nje shtet sepse vetem ashtu mund te zhvillohen, mbijetojne dhe konkurrojne me te tjeret.

    Ndryshe do te gjendemi gjithmone nen hijen e ‘keshillave’.

  6. majakovski says:

    Pse keto amerikanet ndoshta jo te gjihte ndoshta nje lob i caktuar qe iu degjohet zeri mbajne kete qendrim disaprovues dhe kundershtues ndaj VV dhe nuk mbajne po kete qendrim ndaj gjyshit Sali.Pra llogjika qofsha i gabuar te con aty qe keto lloj amerikanesh jane lobe pro serbeve.Dicka eshte e sigurte ashtu sic na ndane dikur po ashtu duhet te na bashkojne sepse nuk mund te jetoje trupi pa zemren pra nuk ka Shqiperi pa Kosove.

  7. roland says:

    gomarit po nuk i re n’shkop nuk merr vesht. albin rri urt se e dime qe je trim. mos ben gam-gam se e dime se ti i kupton ceshtjet me mir se amerikanet! albin, mos ishin amerikanet, historia jote do fillonte me ” na ishte nje here”….

  8. lili says:

    E falenderojme zotni Josephin per keshillat.Ama i rikujtojme vetem nje gje:sikur baballaret e kombit amerikan t’ishim bindur nga keshillat e fuqive n’ate kohe as amerika nuk do ishte bashkuar kunder anglezeve!… Pra vetem qindrese e vulnet sepse vulneti i populit mposht edhe Prendite ,si dje si sot.believe in your dreams,they will become true! Ne kerkojme bashkimin tone sepse jemi nje komb.

  9. saliheqenefi says:

    e shikoni qe clirimi nga amerikanet ka kosto,shqiptareve u mbetet dhe per disa dekada te shlyejn borxhin ,atehere atdhetarizma eshte dhe mbetet me fshi fundshpinen,nuk bashkohemi dot pa lejen e amerikaneve,gjithesesi kemi te drejte te festojme pervjetoret e lidhjes se prizerenit

  10. mergimtari fv says:

    Turpi e nderi aty jane dhe VV siç duket nuk e gelltit dot akoma çorben e derrit e te uli koken si e dhier siç jane te gjitha partite shqiptare ne te gjitha trojet etnike , ndjehem krenar per kete qendrim parimor e patriotik te A.Kurtit me shoke qe refuzojne rolin e kukullave plasteline te politikes .

  11. ALBATROS says:

    BUDALLENJTE E SHQIPERISE DHE KOSOVES DONIN LIRI TE FALUR.AMERIKA I SHKATERROI KULTUREN KOSOVAREVE DHE I MBUSHI ME DOBICA USHTAESH DHE DROGE, TANI SKA ME EKONOMI SE ESHTE ME 30 TRILIONE DOLLARE BORXHE DHE NE ANEN TJETER RUSIA ME KINEN PO FUQIZOHEN, EVROPES I INTERESON ME SHUME RUSI SE AMERIKA DHE KESHTU QE AMERIKA DO IKE PER LESH DHE PER INTERESAT E SAJ DO E SHES KOSOVEN PERSERI, SHQIPTARET BUDALLENJ DHE TE VERBER NUK MESUAN NGA HISTOERIA QE ASNJE I HUAJ NUK TE DO DHE THJESHT KOSOVA KA NGEL NJE KOLONI E RENDOMTE. TERE BOTA E URREN AMERIKEN DHE NE NUK MESUAM.LEVIZJA VETVENDOSJE KA SHUME TE DREJTE, AMERIKA PO TE DON E BEN KOSOVEN BRENDA JAVES TE PAVARUR POR NUK DO

  12. Atentatori says:

    O Tema na jepni ndonje informate me shume per kete Diplomat te madh Amerikan se spo gjeme anje informate pervec OSBE-së në Kosove.

    Titulli “Mesazh I Uashigntonit” eshte pak i tepruar besoj! Megjithate si VV, ky Dhipllomati edhe ju keni te drejten e fjales! Shyqyr qe nuk thate Mesazh i Obames?!?!?!

    Qe amerika nuk e pelqen VV tani sepse mendon se eshte komuniste kjo dihet. Te shofim cdo thone kur te vijne ne pushtet!

    Po kete pjesene epare pse s’e perktheni apo s’ju intereon:
    It was good to see you at the event at SAIS; I noted your diligent note-taking and was pleased to see that you saw this public event as a real exchange — both an opportunity for you to voice your views, including to a member of the Serbian Embassy, and as well to listen.

  13. tironci says:

    o tema me sa duket ky diplomati nuk e ka fare idene as nga historia e botes dhe ne vecanti ate te ballkanit. qendrime te tilla e cuan ballkanin ne lufte. nuk e kuptoj se nga paguhet ky? mos valle nga UDB,
    persa i perket Albin Kurtit ai dhe shoket e tij duhet qe sot me teper se kurre te mos dorezohen por te ecin me idete e tyre patriotike perparimtare per te miren e popullit shqiptare separi ,pastaj te shikohet interesimi per fqinjet.Nuk duhen harruar vuajtjet , masakrat e shsume e shume te tjera. Serbet kane per te lare gjynahe.Dhe te jeni te sigurte se nje dite do ti lajne.

  14. beni says:

    Ky person (Edward Joseph) ska asnje lidhje me Ameriken. Eshte nje ish i cili tani punon ne universitet. Titulli eshte propagande e gazetes ekspress, e kontrolluar nga PDK, e cila po luan lojen tashme bajate pro dhe anti “amerikan”.
    Per fat te keq kjo propagande, nga kjo gazete, po perhapet (per te disaten here) edhe nga Tema pa bere as verifikimin me te vogel te lajmit, me apo pa vetedije.

  15. drini says:

    Me pak fjale “miqt” i thone levizjes vetvendosje qe hiqni dore se do behet si do vendosim ne e jo si doni Ju.Shembull per kete eshte shteti ame ku Saliu ben ç’fare duam ne!Pasi lane skilet shqiperine tani duan mishin e Kosoves e pasi ta bejne edhe ate skilet atehere fatet tuaja ti merni Ju ne dore.Zoteria “ufo” ne fjale le te na i thote keto krrime makabre te kosovareve kunder serbeve.Turp per shtetin qe perfaqesojne keta politikan qe ose jane me prejardhje serbe ose leshojne broçukulla qe ska histori qe i shkruan e mendje qe i mban.Z.Albin kurr mos ndrysho qendrim por qendro i paepur ne luften per dinjitet ,liri e pavaresi mendimi e pikpamjesh.Identitetin shqipetar kurr mos e nderro .

  16. ajaxs says:

    deshi Amerika qe u krijua Kosova.Prandaj mos e prishni me daj SAMIN.

  17. Selimi says:

    Amerikanët i thanë Albinit, se në politikë nuk ka fontanë dëshirash.
    Në politikë nuk fitohet duke ba retorikë, por duke punuar për unifikimin e spektrit politikë për të ardhur te qëllimi.

  18. TreDyNje says:

    E vertete: “…fakt se Kosova ia ka borxh pavaresine SHBA-ve”! 16 miliarde$$$$$$$$$$$$$$ pakoja per intervenim ne Kosove, dhe keto para jo te pjellura, por qe te gjitha nga taksapaguasit amerikane. Respekt SHBA. Si do thoni, ne do bejme…jemi 2 milion veta, nje lagje e NEW Yorkut, aty pari, 2-3 ndertesa te medha me nga 700.000 banore…

    Fati jone, per 13000 viktima, deri te pavaresia- shkaterrim i YUGOSLLAVISSE, ndertimn i DArdanise.

    Shifni o shqiptar Sirine—93000 viktima, dhe askush nje fyshek nuk e shkrep per t’i shpetu ata njerez te pafajshem?!

    RROFT SHBA, RROFT KOSOVA

  19. marsela says:

    eshte e tmershme ajo qe shkruan diplomati amerikan, ky esht ose i cmendur ose me te vertete do te na bej ne budallenj e te na hedhi hi syve per dicka qe e kemi studiar, lexuar degjuar nje milion here me vite te tera rresht, e kemi jetuar vet historin. Por juve nuk e meritoni fjalen diplomat, juve jeni vetem nje manipulues, juve po i beni shantazh historis dhe nje populli te gjithe. juve, zoti diplomat, duhet te merrni nje takim me Profesor Chomskin, dhe ai mund tjua sqaroj fare mir idet….ju jeni turpi i politikes se jashtme amerikane…..

  20. Asimi says:

    Kto jan prralla te filo serbeve dhe te atyre qe jan pagu prej serbeve. Nuk eshte ky qendrimi amerikan, nuk thot kurre amerika qe sllavet te coptojn tokat shqiptare. Por me bejne shume pershtypje dhe gjurmusit e gazetes TEMA, se shkruajn pikerishte ato qe thuhen negative per Kosoven dhe nuk gjurmojn te gjejn ato qe thuhen pozitive. Duket sikur dhe ne Tema ka njerez qe punojn per serbin.

  21. Beni says:

    Te gjithe qe keni komentuar, asgje nga politika nuk merrni vesh. Politiken e shikoni me ndjenja, diplomati tha mendoni dhe logjikoni dhe mos keqperdor ceshtjet madhore per te fituar vota sepse ato ceshtje nuk te takojne ty je i vogel ti me u marre me ato ceshtja edhe si keni te qarta.
    Albinit i tha diploamti te mos beje demagogji sepse ato ceshtje kerkojne politikane me serioz per ti realizuar.

  22. CHErçiz Topulli says:

    M/dita!

    Kur titulli i nje artikulli fillon me emrin e kryeqytetit, si psh: Uashingtoni…, artikuli mbeshtetet mbi qendrimin e shprehurte nje shteti (te SHBAve, sipas shembullit.) Ndonjehere, zakonisht ne brendesi te artikullit shtohet edhe ‘zyrtare’, qe te konfirmohet se qendrimi i shprehur eshte i qeverise me seli ne qytetin qe eshte kryefjale e titullit…

    Tani: Ky artikull u nis me “Uashtingtoni….”, por e qendrimi qe percon ***nuk*** eshte qendrim i Uashtingtonit zyrtar, por i nje ish-diplomati amerikan. I apostrofuari ne kete artikull ka qene z/udheheqes i nje misionit te OSBEse ne Kosove (shtylla IV e UNMIK-ut.)

    Si duket, ketij i paska kercyer kandari kur ne nje debat ne SHBA, duke menduar se po debaton me Hashimin a Ramushin ose ndonje tjeter si ta nga republika e andej Drinit, djemet e LVV e lane me gishta ne goje.

    Tani meqe e din qe ne cka do qe vjen nga ‘Olimpi’ ne e ri-transmetojme pa hezitim (dhe pa e pare mire adresen adresen) dhe e amplifikojme, ky po e shfryen inatin ne kete menyre.

    CHErçiz Topulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje