Kosova dhe Serbia nisin që të shkëmbejnë zyrtarët

17 Qershor 2013, 11:41Rajoni TEMA

Ambasadori Lulzim Peci nis sot ditën e parë të punës si zyrtar ndërlidhës në Beograd. Lajmin e bën të ditur Express. Ndërkohë, në Kosovë të njëjtën detyrë do e kryejë homologu i tij serb, Dejan Paviçeviç.

Shkëmbimi i zyrtarëve bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se ky është një hap shumë i madh për rajonin.

Ai shtoi se ky është një element kyç në drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Hoxhaj shkon edhe më tej kur thotë se Serbia po pranon realitetin e Kosovës së pavarur.

Por vetë Lulzim Peci thotë se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve do vendosen kur Serbia të njohë Kosovën./ep

3 komente në “Kosova dhe Serbia nisin që të shkëmbejnë zyrtarët”

  1. Luani says:

    Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve do të ishte e suksesshme dhe në dobi të kombeve në konflikt nëse qeveria nga Beogradi kujdeset sot për mirëqenien e qytetarit e jo të udhëheqësve politik nga “krahina e tyre”.

  2. fredi says:

    NJE SHEMBULL I MIRE QE DUHET TE KUPTOHET NGA( POLITIKANET )SHQIPTAR QE SHTETI FUNKSIONON PA U PERZIER ME MILITANTIZEM KOSOVA DHE DHE DERBIA MENDOJ QE DO TE KENE NJE XHVILLIM TE MADH EKONOMIK POR QE INJORANTET QE KEMI NE NE POLITIK NUK DO KENE KURRE MUNDESI QE TI NDJEKIN

  3. ali says:

    Fredi, Kosova do te kete nje ”zhvillim” te madh ekonomik,pasi ta kete futur ne rrjete Serbia . Fakti qe Kosova

    vend e pa vend deklaron se nuk do te bashkohemi me Shqiperine. E kam fjalen per qeveritaret e Kosoves,

    te krijon idene se heret apo vone permes bumit ekonomik qe do te kete Serbia nga ndihma bujare e BE. ,

    qe gjithemone i kane patur per zemer sllavet e jugut, do te vije dita kur Kosova do te gllaberohet nga Serbia.

    Jo me lufte , si Millo-ja ,por permes nje pushtimi akoma me te eger,ate ekonomik,gllaberimit ekonomik.

    Hitleri nuk e pushtoi dot Evropen me tanksat e tij te ores se fundit, ndersa Merkeli e ka pushtuar Evropen

    me bumin ekonomik gjerman . Ndryshimi midisEvropes dhe Kosoves eshte me vite drite. Keshtuqe Kosova

    do te jete thjeshte nje kafshite per ”dhelpren”serbe. Ndersa Evropa ,megjithate resiston e do te rezistoje

    ekspansionit paqesor gjerman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje