Dekalog për Edi Ramën

25 Qershor 2013, 10:20Blog TEMA

Nga Rexhep Hoti

 

I dashur vëlla!

Vetëm në Gadishullin Kryevararë, politikani i vdekur politikisht mund të ringjallet. Ndoshta kjo nuk është krejt “një shkathtësi” e pamundësisë së zëvendësimit të tjetrit, siç ndodh me politikanin e Shqipërisë tash e mbi dy dekada. Ndoshta nuk është vetëm mallkim a fatësi e një race individualiste, të pamësuar për t’i shërbyer vetvetes nga pesha e saj aventuriere për të ndërtuar perandori në mijëvjeçarë, diktatura e “armiq të përbotshëm”. Më lavdishëm dhe më mjerueshëm sesa mbarështrimet e përmasave të tilla, është mbi gjysma e saj e mbetur gjer vonë paLiri ndërkaq.

Duke u marrë aq shumë me mite e legjenda kjo hapësirë ka marrë me vete diçka prej tyre. Përtashësisht janë shfaqur si të ringjallura më shumë anët e errëta të saj. Madje edhe rituali i ringjalljes politike. Pangopësia dhe mjerimi e kanë humbur masën qyshkur. Moskuptimi është shndërruar në realitet. Pashëndetësia politike në shoqërinë shqiptare është bërë problem serioz. Shumë më i rrezikshëm sesa vetë korrupsioni dhe krimi i organizuar, se mospasja a dukuri tjera negative.

Në çastin kur po të shkruaj të gjitha shenjat flasin se kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë do të jesh ti. Por më e bukura e këtij fillimi do të ishte një ndërrim i shëndetshëm i pushteteve. Ky hap do të ishte bekimi i parë i demokracisë për ku je nisur. Mirënjohja e ndërsjellë në të vërtetë do t’i duhej më shumë Sali Berishës, të cilit në fazën e jetës së tij testamantale, nuk do t’i duhej një përshëndetje e padenjë, një largim i ngrysur apo “një shenjë e pakuptimtë”. Do të ishte një shembull jo i mirë për vetë demokratët. Rruga e Kombit ia ka arsyetuar këtij kalorësi të vonuar ringjalljen politike. Vetëm ky Don Kishot ka pasur motivin e mjaftueshëm dhe absurditetin e papërfillshëm për të bërë një projekt kaq madhor pa leverdi ekonomike tash për tash. Mirëpo, investimet ekonomike nuk arsyetohen gjithmonë vetëm nga kalkulimet e përfitimeve ekonomike. Në këtë rast kemi të bëjmë me investime strategjike, kombëtare e shtetërore të shtetit bërthamë të shqiptarëve. Në të vërtetë është një detyrim historik me perspektivë. Nuk ka asnjë dyshim se Rrugën e Kombit ka mund të bëjë vetën një ‘politikan jonormal’, siç ka qenë gjithmonë Sali Berisha. Dhe mbase ky projekt është njëri prej jonormaliteteve të pakta që do t’i ofrojë atij një Fron Nderi në Tryezën e Krerëve të Kombit Shqiptar. Por, për ironinë e vet atij, ai duhet të përshëndet prej politikës mu për shkak se shoqërisë dhe shtetit shqiptar më në fund i duhen njerëz normal dhe politika normale shqiptare.

 

I dashur vëlla,

Nuk kam asnjë dyshim se vetë komunikimi ynë është jo i zakonshëm. Madje dua të them arkaik, për të mos thënë i tejkaluar. Për këtë jam i bindur. Por, në anën tjetër, kam dhimbje të madhe dhe nuk mund të më ndalojë “vjetërsimi” i vetvetes, pa t’i thënë disa fjalë; mirë e keq.

Ardhja jote në krye të shtetit bërthamë shqiptar është një sfidë e vërtetë dhe një shans historik për kthimin e shqiptarëve në një shoqëri dhe shtet normal. Duke pasur besim në mundësinë që ti ke, mbi të gjitha në shpirtin tënd prej artisti e jo prej politikani, më lejo t’i them disa këshilla.

E para, paraqituni normal në skenën politike, pa britma, me kulturë politike në të gjitha rrethanat e mundshme, e edhe atëherë kur do të jesh i ballafaquar me njerëz të pamundur të politikës që thjesht kanë nevojë për ndihmë;

E dyta, nuk mund të fillosh qeverisjen e Shqipërisë me konceptet e vjetër të Partisë Socialiste. Ajo, e vjetra, nuk ka më kohë politike;

E treta, me shembullin personal, duhet të hapni perspektivën e komunikimit normal në politikën shqiptare, fillimisht brenda subjektit tënd politik e më pas edhe më të tjerë. Me marrjen e pushtetit do ta kesh këtë fuqi për ta bërë. Mos lejo kurrë më daljen e zëdhënësve (sa tragjike kur ato janë Dama) militantë të tipit stalinistë për t’i kërcënuar dhe tallur shqiptarët, për të vrarë e për të prerë konkurrentë politikë;

E katërta, ofroje shembullin personal për të dëgjuar me kujdes dhe deri në fund konkurrentin dhe kundërshtarin politik, qytetarin dhe atë që ka nevojë;

E pesta, formësoje me kuptim “pushtetin” dhe dëshmo se nuk është asgjë e veçantë ta kesh atë. Përkundrazi është përgjegjësi e madhe dhe detyrë e rëndë njerëzore, qytetare e kushtetuese;

E gjashta, institucionalizoje përfundimisht shenjtërinë e votës së lirë dhe dëshmo botërisht se edhe shqiptarët mund të mbajnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe pa frikë. Jemi të fundit në Europë bashkë me Kosovën, që nuk po mund të dëshmojnë njerëzi për të mbajtur zgjedhje të lira (të mos ketë më kurrë nevojë që pasardhësi yt të shpallë fitore zgjedhore ende pa i numëruar votat, sikurse nuk duhet të krijohen më kurrë rrethanat që një partner i koalicionit të deklarojë në mënyrë arbitrare kush mund e kush nuk mund të jetë kryeministër);

E shtata, dëshmo më në fund funksionalizim e shtetit demokratik shqiptar në shërbim të qytetarit (Mos u mashtro për të marrë prej pushtetit se nuk merr asgjë me vete prej tij. Në këtë jetë mund të marrësh edhe me vete vetëm duke u dhënë të tjerëve jo duke u marrë; aq më pak prej shtetit nëpërmjet pushtetit);

E teta, dëshmo funksionalizim të parlamentit shqiptar dhe ofro shembull personal të një komunikimi normal të njeri – tjetrit në Kuvendin e Shqipërisë pa dallime partiake e përkatësi tjera. Shqiptarët kanë nevojë më shumë sesa për kapital, për normalitet politik;

E nënta, dëshmo funksionalizimin e organeve të drejtësisë, dëshmo pavarësinë e tyre të plotë; dëshmo garantimin e fjalës së lirë, të thënë e të shkruar, dëshmo ekzistencën e mirëfilltë të shoqërisë civile, mendimin ndryshe; dëshmo pavarësinë e institucioneve të pavarura të shtetit;

E dhjeta, vetëm pasi t’i kesh garantuar njerëzve dhe proceseve në nivel vendi një trajtim të tillë njerëzor, ligjor e kushtetues dhe të aspekteve tjera që nuk janë thënë në këtë shkresë, vetëm atëherë e ke shansin për ta funksionalizuar ekzekutivin e vendit në shërbim të qytetarit, zhvillimin dhe perspektivën e tij europiane. Ky rrugëtim e sjell integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj kur e keni bërë Tiranën në një kohë që ishte thjesht një mision i pamundur, përse nuk do ta bëni sot Shqipërinë Europiane!?

 

I dashur vëlla,

Ky është shansi yt, fati yt i mirë. Dhe Salihu kishte të drejtë kur thoshte se ai kishte lindur me këmishë. Por që këmisha e tij të marrë kuptim duhet që ju ta normalizoni Shqipërinë tonë. Kosova nuk ka atdhe tjetër pos Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët nuk kanë atdhe tjetër pos Shqipërisë. Ata mund t’i kenë edhe tre shtete në Ballkan, por ata nuk harrojnë se kanë vetëm një Shqipëri. Ajo është ëndrra e tyre, perspektiva. Prandaj bëje atë normale në kuptimin politik të fjalës dhe të mos jetë më e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë nuk dua të të jap mend nga Kosova. Të kam shkruar në vazhdën e konceptit për një Rilindje shqiptare. Nuk më pengon pavarësisht se me bindje personalisht jam djathtist. E duam Shqipërinë, si do që të jetë ajo.

83 komente në “Dekalog për Edi Ramën”

  1. realist says:

    Dekalog???? Hahahahahahahahahah
    I ka marre truni ere te shkreteve shqyptare, qe e marrin Beduin Ramen per profet si Moisiu per Izraelin. Shifet se mesianizmi politik nder shqyptare i ka dyert e hapuna kapak ne kapak.

    Po si po u bâka Beduini profet i drejtesise, kur ka ndeje 8 vjet kryetar bashkije, ka vjedhe ne te majte e ne te djathte, e ka kthye Tiranen ne hapesine pa fryme e mandej, ka dale aq i varfen, sa edhe apartamentin e ka pase me qira?

    1. Vlora1912 says:

      Me ne fund…..një zë real nga Kosova !!!!!!!

      Pas gjithë atyre “Qikave” te trishta qe vajtonin për ikjen e Berrishes se i “kishte ardhur Koha” si “Rrushit ne pjergull kur piqet”, vjen një zë i Qartë, Intelektual……. dhe me e rëndësishmja një Zë qe kumbon nga e Ardhmja e Shqiptarisë.

      Këshilla te vërteta prej prej Vëllai..

      Falënderim Zoti Hoti!!

      1. grejsa C. says:

        Edi Rama I ndryshoi konceptet e partise, PS eshte sot me demokratike se cdo parti tjeter e djathte, eshte shnderruar ne nje parti per te gjithe qytetaret , ku te gjithe jane te barabarte dhe pertej te majtes e te djathtes, Edi Rama I sheh te gjithe te barabarte, nuk I sheh si numra per vota, por I sheh si zgjedhes ndaj te cileve ka detyrime.

        1. Nardi says:

          Rrenimi per para mori fund njehere e mire sepse ishte bere nje gjendje e pajetueshme me kete qeveri ne krye te vednit dhe kjo ishte bere me shume se e pa durueshme per nje vend qe dita dites vetem po rrenohej dhe shkaterrohej.

          1. yllka says:

            sot duhet te jemi me optimiste se kurre sepse sot ne kemi hapur nje faqe te re nje faqe me te mire per ne nje faqe ne te cilen ne do te jemi me mire dhe shume shpejt do te nderrohemi ne nje vend te vertete europian.rama eshte i vetmi njeri qe do te mund ta beje kete.sot duhet te gezojme sepse sot hoqen te keqen me te madhe dhe tani gje tjeter ska me rendesi.rendesi ka qe ne kemi ramen dhe me te do te ecim perpara.

        2. fatma says:

          HALLLAAAALLL RAMAAAAAA E KA PAS HALLALL VOTEN TONE.BRAVOOO BRAVOOOOOO BRAVOOOOOOOOOOO.URIMEEEE RAMAAAAAAAAA URIMEEEE LIDERI YNE I RIIIIIIIIII.rezultate te pabesuaeshme.gjithe populli ka votuar rilindjes.bravo ju qofte.bravo bravo bravo

      2. lorena says:

        Edi Rama ka nje program, qe do te rilinde Shqiperine, do ta transformoje sepse ka degjuar zerin e cdo qytetari, ka reflektuar per nevojat e shqiptareve dhe ka gjetur zgjidhjen per to, tani eshte momenti qe te implementohet dhe te rilindim Shqiperine, t’ia marrim banditeve qe na rrenuan keto 8 vjet dhe te ndryshojme faqen e historise.

        1. TITINA says:

          zgjedhjet shkuan ashtu sic e prisnim(jo tamam ashtu sepse nuk e prisnim kaq te thelle).sot edi rama eshte kryeminister dhe do te punoje sepse ai eshte njeri punetor njeri unik e me super vlera prandja ne kemi besim tek ky njeri.bravo bravo bravo zoti rama!

        2. helena says:

          Shqiperia do te Rilinde me Koalicionin per Shqiperine Europinae dhe me Edi Ramen kryeminister te vendit ky ehste verdikti i qytetareve te ketij vendi qe me gjithe presionet e qeverise ne pushtet e bene gjithnje e me bindese kete fitore te se majtes dhe nje fitore te gjithe vendit qe meriton te qeveriset nga njerez te denje dhe te afte per ta bere kete gje.

      3. loli says:

        edi rama eshte nje politikane i arrire, eshtu kundar sali berishes si shume nga shqipatret, pasi po vuajme ne kurrin tone cdo lek te vjedhur nga dora e tij, nuk kemi shtet cdo gje sillet rreth berishes, cdo gje sherbehet rrethe berishes, duhet rotacion eshte i domosdoshem, tani fillon e ardhmja

        1. Bona says:

          Edi Rama ja doli eshte nje lider i mrekullueshem qe do ta drejtoje kete vend drejt zhvillimit dhe drejt nje qeverisje qe ky vend e meriton viti i pare i 100-vjecarit te dyte te shtetit shqipetare nisi me mire sec pritej. Rilindja triumfoi.

      4. Elma says:

        Edi Rama eshte kryeministri jone i ardhshem qe me vizionin e tij dhe aftesine e pashembull do te beje te mundur kapercimin e krizes dhe rimekenmbjen e shtetit dhe ndarjen e pushteteve dhe kjo eshte ajo qe na pret si dhe ndeshkimi i gjithe atyre qe kane abuzuar me taksat me drejtesine dhe me cdo gje tjeter duhet te vihet drejtesi.

      5. SUZI says:

        fitorja pritej por ky rezultat ishte totalisht i paparashikur.ne sot do te udhehiqemi nga rama nga ky njeir qe me zor po e prisnim le ta shijojme njehere fitoren sepse eshte shume e madhe e mos ti biem direkte ne qafe rames sepse do ta ndihmojme te gjithe te shkojme drejt europes.

        1. lusja says:

          te paparashikueshme keto zgjedhje.populli tregoi edhe njehere se eshte nje popull me vlera e qe do te eci perpara.ne keto momente duhet te falenderojme gjithe shqiptaret per voten e menduar e qe kane zgjedhur edi ramen si kreyminister te tyren.Urime rama

      6. anairda says:

        FITOREEEE RILINDJAAAAAAAAAAA NJE FITORE E ZJARRTEEEEEEE NJE FITORE TOTALISHT E MERITUAR NJE FITOREEEEE E MADHERISHME.URIME ZOTI RAMA,QOFSH I BEKUAR EDHE TANI HAJDE E COJME TE GJITHE BASHkE SHQIPERINE PERPARA SEPSE VETEM JUVE JU PRISINIM DHE TANI JEMI GATI BASHKE ME TY TE QEVERISIM NJE VEND EUROPIAN!

      7. igli says:

        edhe kukesi barazim.nje deshtim super i thelle i sali berishes.nje ikje spektakolare e paparshikuar kurre kaq e thelle.rama tani eshte kryeminister e sdo te kmei pike dyshimi ne qeverisjen e tij.Bravo ju qofte zoti rama.jnei super njeri.

      8. gezimi says:

        super deshtim ky i berishes.ky ishte vendi i duhur ne te cilin populli duhet ta conte prej kohesh berishen.nuk e di po me zor po pres skenen kur te dali berisha ne konference per shtyp dhe te thote rama ma shtypi koken.ky do jete momenti historik i te gjitha koherave.ku i ka tani njerezit qe i dolen ne mitingje ee ? ku e ka administraten qe morri me liste neper mitingje eee ? ku eshte jozefina me majlinden burrneshat e pd eee ? ahhahah o zot sme besohet!

      9. edisona says:

        NE DJE SOT ZGJODHEM RRUGEN DREJT EUROPES ZGJODHEM RRUGEN PER TE QENE ME MIRE PRANDAJ DO TA COJME PERPARA ME VULLNETI TONE PER TU BERE ME MIRE!

      10. blerina says:

        humbje e thelle shume e paimagjinuar ndonjehere,kshu e donte ky njeri qe te mbyllej ne heshtje e te mos ta nxjerri me koken kurre.dje i kemi dhene mundesine rames te na qeveriste dhe u be ashtu sic donim ne prandaj neser do te jemi me mire do te jemi dte lire e do te punojme qe te shkojme drejt europes se lire!URIME DHE BRAVO ZOTI RAMA.JEMI TE GJITHE ME TY

    2. ira says:

      nje figure karizmatike dhe teper e dashur, ai ne bashki ka bere nje pune te shkelqyer, ne ministrin e kultures po ashtu, keto zgjedheje jane te fituata tani, nuk kemi pse zgjatemi, ai eshte nje lider qe do te jap nje fryme shume te mire shqiperis i duhet vendit, ka treguar qe do te punoj
      ai mundet ne mundemi

      1. megi says:

        Ira, Bravo, e ktheve fleten sa s’eshte vone.

    3. urla says:

      edi rama ka nje popullaritet te madh, shume njerez me nje perqindje te madhe kane besim tek fjalet e tij, nuk thote brockulla, ka te metet e tij si kushdo, ne rradhe te pare eshte njeri e kjo eshte shume e rendesishme , ai do ti japi fund saliut, per cdo padrejtesi

    4. toni says:

      Edi Rama eshte nje lider i lindur, te gjitha fjalete e ndodhite qe jane thene per te , e bejne ate akoma me te rendesishem dhe ai nuk eshte ashtu sic e pershkruan saliu dhe sklleverit e tij , eshte thjesht nje menyre per ti bere njerzit te mendojne te kunderten por ka mbetur ne tentative e siper

    5. fati says:

      Legjenda urbane pafund jane thene nen emrin e edi rames, spekullime dhe balte qe eshte shtuar kohet e fundit per shkak te fushates elektorale ku ai eshte padyshim fitues, vleresimet per te jane dhene si nga shqiptaret dhe nga nderkombetaret, cdo gje tjeter eshte nje mashtrim i saliut kunder luftes qe i ka hapur

    6. isi says:

      Bravo rilindja bravo edi rama.jemi te super kenaqur nga kjo fitore e thelle.akoma nuk na besohet.populli ka treguar me te vertet vlera qe kishin kohe qe nuk i tregonin.tani kemi hallin e berishes se nuk po duket me sikur e ka perpire toka te shkretin.

    7. sidita says:

      historike kjo fitore me te vertete sepse populli kerkonte demokracine e vertete kerkonte lirine e tij qe berisha e mbante me presion e me dhune.sot shqiperia eshte cliruar nga ky njeri i ndyre dhe te gjithe me zor po e prisim kete dite.Bravo Rama.

    8. ARTIDA says:

      Ky 23 qershor nuk kishte si te ndodhte ndryshe.nje rezultat i paparashikuar ndonjehere me pare.nje rilindje super e thelle per te gjithe ne qe donim ndryshimin e vertete te shqiperise. me ne fund berisha iku dhe tani jemi super te lumtur.tani do ta leme ramen te beje punen tij dhe nuk do te kemi pike dyshimi tek ky njeri eshte eshte UNIK.

    9. ladi says:

      dje treguam qe jemi me te vertet njerez qe duam te ndryshojme per mire kshuqe per mire do ti mbyllim dhe zgjedhjet njehere e mire me fitoren shummmmme po shume te thelle te rames sepse nuk ka me kuptim te sillemi si kafshe sepse berisha na transformoi ne te tille.ne sot fituam lirine ne sot fituam demokracine dhe si njerez te tille edhe zgjedhjet do ti mbyllim me standarte europiane duke i dhene mundesine rames per qeverisje e duke e perkrahur ate ne cdo momenet sepse kjo eshte me te vertete fitore historike!

    10. valmira says:

      gjitheeeeeeeeeeeee shqiperiaaaaaaaaaaaa ka votuar djeeee RILINDJEN gjitheeeeeeeeee shqiperiaaaa sotttt eshte e lireee sepse edi rama eshte kryeministri i ardheshem i yniiii qe do te na ringjalli shpresat dhe do te na risjelli vlerat e humbura!

    11. Yllka says:

      sot duhet te jemi me optimiste se kurre sepse sot ne kemi hapur nje faqe te re nje faqe me te mire per ne nje faqe ne te cilen ne do te jemi me mire dhe shume shpejt do te nderrohemi ne nje vend te vertete europian.rama eshte i vetmi njeri qe do te mund ta beje kete.sot duhet te gezojme sepse sot hoqen te keqen me te madhe dhe tani gje tjeter ska me rendesi.rendesi ka qe ne kemi ramen dhe me te do te ecim perpara.

  2. nuk ju kuptoj aspak se i atriboni merita berishes per rrugen e kombit.se pari at rrug e filloi dikush tjeter dhe ajo rrug u mundesua fal luftes se UCK te cilen berisha me se paku e ndihmoi.pyes pse rruga nuk u be para 2000 kodrat malet makineria ishin aty por u dasht nje luft mbarkombetare qe te krijohen rrethana te reja e te ndertohet rruga.pastaj at rrug do te mund ta ndertonte qdo qytetar i thjesht me gjith ato miliona fonde e ku u vodhen 200 000 000 eu .saliu do te mbahet mend per shum te zeza qe ja beri kombit.u preft ne paqe ne mesin e kurvave qe i futi naten ne PD dhe ja u ngushtoi hapesiren e veprimit aktivistve te shquar te PD.

    1. joan says:

      Aman, mos e permendni me emrin e rrenuesit e Shqiperise. Sala 2 here e mori shtetin ne dore dhe 2 here na coi ne rrenim, bile bile heren e pare shkuam ne lufte civile. Rrini urte se ka ngrene nje dru te mire nga vota e popullit.

  3. Kritiku says:

    Ti Rexhep Hoti, perpara se ta kishe derguar kete mesazh, e ke lexuar edhe nje here, per te kuptuar se cfare ke shkruar? Nje njeri normal duhet ta lexoje disa here per tu munduar per te kuptuar dicka qe mund te kesh patur ndermend te shkruash. Je komplet i coroditur ne tere shkrimin tend.
    Ky shkrim mund te te kthehet si nje bumerang, per te treguar qe je nje “anormal”. Edhe nje here, ju themi ne shqiptaret qe ju te Kosoves, me mire mos u futni ne punet tone, por shikoni nje here te juajat. A thua se ju i keni regulluar punet e juaja dhe nga monotonia po iu ktheheni atyre tonave? Kosova nuk ka qene dhe nuk ka per te qene asnjehere ne gjendje qe te jape “leksione” mbi zhvillimin e shoqeresise njerezore. Ju jeni shume mbrapa ne kete aspekt.
    Ju lutemi ju kosovareve, qe te na lini rehat ne punet tona dhe mos u ngaterroni as ne festimet(si ajo e tanishme) tona. Nuk ua kemi patur dhe nuk do tua kemi nevojen per prezencen tuaj! Me ju vetem probleme kemi patur.

    1. prof. says:

      Ik or palle , kush ta jep te drejten ty te flasesh ne emer te shqiptarve, pavarsisht se mendimi nuk ishte i shprehur ne menyre te qarte, gjithsesi eshte mendimi i tije dhe bene shum mire ta shprehi se kosovar e shqiptar jemi nje pavarsisht ndarjeve ideologjike.

      1. Kritiku says:

        E ke pare veten ne pasqyre sot ne mengjes para se te dalesh nga shtepia? Mos je edhe ti nje nga shpellaret? Dukesh edhe nga e shkruajtura qe i perket kosovareve.
        Une jam shqiptar dhe jo kosovar. Une kam te drejten te flas mbi ato qe i perkasin shqiptareve, ndersa ju kosovaret nuk ju takon. Ne shqiptaret nuk i fusim hundet ne punet e brendshme te kosovareve dhe te njejten gje presim edhe nga ata.
        Ndermjet shqiptareve dhe kosovareve nuk ka ndarje ideologjike, por ka ndarje te thella shoqerore.

        1. prof. says:

          Ndarje te thella ka po me bajga si puna jote, un jam nga zona e pare operative, po te jesh shqiptar e kupton vete ti se nga jam, por ajo qe eshte acaruese eshte se ti je nje nga ato lloje mostrash qe kerkon te ngjalli percarje midis shqiptarve. Nuk e kan bere dote serbet si puna jote dhe nuk e bene dot as ti po ik mbaro suvatimin apo laje pjatat seketo jane pune per ty.

          1. Kritiku says:

            Mos je nga ato “profesoret” me dipllome Kristali? Dukesh nga llogjika qe perdor. Shko edhe kerko parate e “shkollimit” sepse i paske harxhuar kot.
            Sa per ate qe as serbet nuk e kane arritur, kjo eshte gabim. Serbet nuk kane arritur asgje sepse vete kosovaret ua kane lehtesuar punen atyre, me shkallen e ulet te zhvillimit shoqeror qe ata kane. Pyet vete kete Hotin, se kush kane qene bashkepunetore te serbeve. Nese ty te djeg shume mendimi qe ne shqiptaret nuk duam te kemi te bejme me kosovaret, ajo eshte puna jote. Ne nuk na behet shume vone. Pervec se problemeve ne nuk kemi patur asgje tjeter nga bashkepunimi me kososvaret.
            Tani po shkoj te laj pjatat ashtu sic mendon ti qe une bej, sepse ajo eshte pune e ndershme. Por te jesh “profesor” injorant si puna jote eshte turp. Shko e mbushu andej nga ke ardhur dhe leri shqiptaret ne punet e tyre!

            1. Besim says:

              meso te japesh nje mendim pa fyer dhe pa filozofuar. kjo vlen sidoms per ata njerz qe nuk din cfare thone. eshte koha te mesojne pak me shume. z. Hoti kishte shkruar nje tekst te mrekullueshem. nuk kam lexuar nje tekstt te tille prej shqiptareve te kosoves kjo me gezon shume pershendetje per te gjithe shqoptaret pavaresisht si mendojne si ndihen a si shprehen

    2. Albana says:

      Fol vetem ne emrin tend, jo ne emrin tim.

  4. Bashkimi, Pr says:

    E paske nxjerr teorine jashte jetes reale te shqiptareve. por, me e mira qe kerkove, te jap te drejt, shqiptareve ju duhet normaliteti para gjyqit, votimit, punesimit, shendetesise, arsimimit…krejt normale, edhe drita, uje, ambient te paster e normalitete tjera me te vockela…

  5. dita says:

    Ramen e sollem te gjithe sebashku e te gjithe do ta ndihmojme qe ta cojme shqiperine perpara.do ti qendrojme afer kur te kete nevoje per ne e ne do tja bejme me te lehte ecjen perpara sepse sot kshu kemi vendosur ne vete.rama eshte i vetmi njeri qe mund ta ndryshoje shqiperine dhe per kete ai do te bej cmos ashtu sic ka treguar edhe kur ishte kryebashkiak sepse do te punoje do te punoje dhe vetem do te punoje ashtu sic di vetem ai ta beje.Urime zoti rama.

  6. dorjeta says:

    Edi Rama ndryshoi konceptin e politikes, ai e ktheu ne sherbim te qytetareve, kur te gjithe te tjeret e shihnin si menyre perfitimi dhe pasurimi ne kurriz te shqiptareve, ai e shnderroi bashkine ne nje institucion per qytetaret, ai hapi dyert e bashkise dhe transformoi Tiranen ne nje kryeqytet europian, prandaj jemi te bindur se sot, me shume se kurre, pasi I beri balle nje regjimi mbytes te saliut, ai do te transformoje Shqiperine dhe do ta vere shtetin ne sherbim te popullit dhe pushteti nuk do te jete me I nje individi te vetem por I shqiptareve.

  7. Marjn pjetraj says:

    Jemi te sigurte qe dhe keto keshila ashtu si te tjerat,Rama do ti kete ne kosiderate:

  8. Julian laci says:

    Po te lexoje dhe te kuptoje kete leter zoti Rama ne shume shpejt do te kolojme suedine dhe germanine

  9. dalina says:

    Rama e di ceshte me e mira per ne,rama e di si do te qeverise, ne vete ja dhame kete shans dhe vete mund tja heqim kur te duam.problemi me i madh ka qene berisha ate e hoqem tani na ka ngelur vetem te shperndajme punet e secilit edhe ne qe nuk jemi ne qeveri e ta ndihmojme edhe ne qe vendi yne te eci drejt europes.rama do te beje nje pune te shkelyqe me besoni.eshte njeri intelektual eshte artist eshte njeri qe i vihet punes e me ate kokrisurine e vet do te perballoje problmet qe do ti dalin rruges nga njerezit e pagdhendur.Nejse rama je fitues je sinqerisht njeri me shume vlera ndryshoje kete shqiperi sepse ka me te vertete shume po shume nevoje per ty.Urime!

  10. Dardan says:

    Zoteri, me vjen jashtzakonisht keq qe, megjithe kulturen modeste qe zoteroj dhe dhe perpjekjet herkuliane te mijat per te kuptuar frazen tuaj, nuk arrij te kuptoj kete fraze supersfinks: “Dhe mbase ky projekt është njëri prej jonormaliteteve të pakta që do t’i ofrojë atij një Fron Nderi në Tryezën e Krerëve të Kombit Shqiptar. Por, për ironinë e vet atij, ai duhet të përshëndet prej politikës mu për shkak se shoqërisë dhe shtetit shqiptar më në fund i duhen njerëz normal dhe politika normale shqiptare”.

    A mos valle doni te thoni se ndertimi i mrekullive te botes per lavdine, friken, apo edhe tekat e mbreterve dhe perandoreve e faraoneve ka qene e domosdoshme per perdhunimin e miliona njerzve per te kenaqur emocionet (turistike) te miliona njerzve ne te ardhmen???
    etj etj etj etj.
    Keshillat tuaja per Ramen jane shume te vonuara, Rama, keto cilesi qe ja keshilloni ju, i ka pasur dhe populli ja ka kuptuar perapra, shume kohe perpara se sa tja keshilloni ju.
    Ndofta njerzit sot kenaqen shume me filmat e hollivudiane mbi legjendat, shumica e te cilave linden mbi trojet e paraardhesve tane, trojet tona pra te shqiptareve!?….

  11. ILIRET says:

    Edi Rames do t’i shtoja edhe nje porosi:
    -Mos harro te perfeksionosh artin e komunikimit me njerezit. Jeni artist, por komunikimi eshte formule e veshtire te cilen jo te gjithe dine ta zgjidhin.
    -Perballe teje do te jene, politikane e politikologe, filozofe e njerez injorante, intelektuale dhe analfabete, njerez me arsim te larte dhe me dy klase shkolle, inxhiniere dhe punetore krahu, biznesmene te fuqishem dhe dyqanxhinj kioskash, sipermarres e administratore kompanish kombetare e nderkombetare, apo lypes rrugesh, ndertues gratacielash apo mirembajtes ashensori, agrobiznesmen apo bujk e bari lopesh, plak i moshuar apo i ri ne moshe, njeri qe shikon punen e tij apo rrugac, hajdut e kriminel.
    -Me te gjithe keta duhet te dish te flasesh me gjuhen e tyre dhe po e pe se ke veshtiresi, mer keshilltar dhe degjoje me vemendje. Bej edhe kurse per te perfeksionuar komunikimin me te gjitha keto shtresa apo individe qofshin. Riparoje kete dobesi tenden dhe do te jesh ne radhe te pare njeriu e pastaj politikani me i respektueshem nga populli yt. Noten ta ve populli. Mundohu ta meritosh te mire!

  12. immi says:

    Nder bashkepunetoret e UDB-se si fis, numri me i madh i tyre kane qene HOTI, dhe shume prej tyre ne Kosove jane puthadores. Ja, edhe ky mund te jete i njejti: Puthadores ose PUTHA TJETER!

    1. v says:

      Po, Bravo eshte edhe nje fare Dritan Hoti, kam eksperiencen time nen perndjekjen e tij…

  13. artur says:

    Bravo te lumte,
    Keshtu duhet folur e vepruar. Une kam besim qe keto rrjeshta nuk do te bien ne vesh te shurdher. Me shume besim qe Edi Rama do ta ndryshoje rugen e veprimit dhe mentalitetit tone ne nje mentalitet e veprim europian.

  14. Shqiperia says:

    Persa i perket qeverisjes se metejshme te Rames ,nuk jam optimiste
    Uroj qe mos te ndodh kjo qe une mendoj .Keshillat e Z.Hoti jane per tu
    perfillur . Rama nuk eshte politikan ,prandaj i duhet te mesoje shume nga te tjeret.
    Nuk jam dakort aspak me fjalet e kritikut . Zoti na ruajt nga keto dallkauka
    Politika nuk eshte talent i lindur si piktura ,ajo mesohet nga njerez te afte dhe me pervoje.
    INJORIMI I MENDIMEVE NGA NJERZIT E TJERE NUK TE CON DREJT PERPARIMIT.

  15. ska rendesi says:

    Edi Rama ka dialoguar ne menyr miqsore me te gjith qytetaret e Shqiperi dhe ata e besuan,Edi Rama di te dialogoj ai di te respektoj ai di te mbaj premtime,Suksese z Kryeminister.

  16. arber says:

    Z.Rexhep Hoti,pergezime per kete dekalog,qe eshte shume
    domethenes dhe dashamires.

    Edi Rama ashtu si dhe ju,e do shume vendin dhe popullin e tij, prandaj mendoj se do ti mireprese keshillat tuaja qe duken mjaft te vyera per nje kryetar shteti.

    Respekte!

  17. tepelenasi says:

    Faleminderit,POPULL,eshte shkruar sot ne editorialine gazetes DITA!Po.Ne radhe te pare ne,populli,duhet me pare te ishim menduar me mire.Syte ne balle i kemi.Syte ne balle i ka patur e i ka, edhe Shkodra edhe Lezha,edhe Dibra,edhe Tirane,Durresi dhe e gjithe Shqiperia,si me 23 qershorin e pa harrueshem.Syte ne balle i ka patur e i ka edhe Kosova.Por kosovaret,te pakten njehere te vetme ta kishin degjuar,me pare,Rexhep Hotin.Te pakten vetem njehere ta kishin degjuar REXHEP QOSEN!Edhe ky i fundit,nuk besaj se do te rrije pa fole.Si gjithmone.Mezi pres ta degjoj.Tani edhe une me nje fjali dua t!i drejtohem Edi Rames,si arkitekti i se ardhmes shqiptare.Ne anet ton(te Tepelenes) thuhet nje fjale e urte:-“Ta varen kemboren?Tani tunde si duhet”.Kjo eshte filozofia e fitores se arritur.URIME,URIME.URIME!

  18. Memo says:

    Te presim pa te shofim. Mos te bejme HOOP pa kaluar lumin. Gjdo gje do te shifet si e bardhe ashtu dhe e zeze. Kame frige se ende nuk ka lindur nje shqipetare me gjake te paster per ta qeverisur vendin ashtu si duhet: pa korrupsion, pa dhune, pa kontraband shkurt e shqipe me ndere. Populli Shqipetare nuk ka lindur sod qe mos te dije, por ky populle ka qene gjithnje i zhgenjyer nga te gjitha qeverite dhe do te mbetet i zhgenjyer edhe ne te ardhmen gjersa ta dalloj miireee te bardhen nga e zeza dhe te bardhes ti thote e bardhe e te zezes e zeze. O ZOT NA NDIHMO NGA TE PADITURIT DHE KEQEBERSIT.

  19. leka says:

    Kosovaret si ky,per fatkeqesine historike shqiptare,jane te rralle si pune e floririt,ne Kosove dhe Maqedoni.

  20. kirurg says:

    Ja dhe nje “i mencur” tjeter me luge ne brez, pas pilafit… keta profat e kosoves jane shume arrogante edhe kur ne fakt duan vec te lepihen para krereve te tiranes per ndonje dekorate a ndonje fond per botimin e “kryeveprave” te tyre! Kujtojne se Edi fitoi pa e ditur se per cfare e kerkonte fitoren? Ai ka 8 vjet qe shpalos vizionin e tij, projektin e tij, konceptin e tij per shtetin e se drejtes!! Ata qe deri tani e kane injoruar kete vizion, se nuk i linin tamtamet e Berishes dhe injoranca patriarkale e intelektualeve provinciale dhe mendjembyllja e tyre, tani nisin e japin keshilla Edit!! Gje e njohur edhe kjo, eshte menyra se si duan te mbeten gjithnje ne skene ata qe ne fakt e kane vendin, e pakta, ne muze, sic e pranon edhe vete se eshte i vjeteruar, ky kampioni i “urtesise” demode!

  21. anticensurë says:

    o mero
    ndodh që nuk na boton komente megjithës enuk janë të këqija!!
    si ka mundësi të botosh një shkrim të tillë,nga ky tipi që përveç rrokokosë që ka bërë është dhe një copë debili që e quan arritje të ashtuquajturën “rrugë e kombit”!rrugë që përveç përfitimeve materiale që i dhanë qeveritarëve deri më sot ka qënë një katastrofë për shqipërinë!!vlefta e saj po të ishte investuar në prodhim ne do të kishim larë kredinë,do të kishim ulur ndjeshëm papunësinë dhe do ta kishim ndërtuar rrugën e vërtetë të kombit!!kjo rrugë është ndërtuar për përfitim elektoral dhe për mashtrim nacional!!
    shumë njerëz,sidomos diasporë e ngrënë në qiell antishqiptarin berishë vetëm për këtë rrugë,por harrojnë se përveç humbjes ekonomike kjo rrugë nuk ka sjellë fitim tjetër!!pavarsisht shpesjtësisë së lëvizjes dhe komoditetit kjo rrugë është penguar nga politikat e qelbura doganore!!politikat pro sërbe dhe anti kosovare!!
    këta njerëz të fiksuar në mbrojtje të budallallëkut të tyre për hyjnizimin e pseudo heroit që flet në gjuhën e tyre,harrojnë të përmëndin(rastësisht)dëmet që ky hero pro sërb iu ka shkaktuar!!harrojnë të përmëndin se ky pro sërb i ndyrë akoma sot nuk ka lejuar të ndëertohet “rruga elektirike e kombit”,por skanë faj!!nuk ju punon imagjinata fare!!në fakt nuk udhëtojnë me makinë nëpër të!!këta dallkaukë të fandaksur nuk përmëndin tërë të këqijat deri në furrnizimin dhe marrveshjet me millosheviçin që ka bërë ky burrë shteti pro sërb!!këta dallkaukë fillojnë e gjykojnë veprimet ndoshta të ndodhura të skënderbeut,por quajnë të drejta vrasjet e shqipëtarëve në mes të sheshit dhe në fillim të shekullit të 21t!!
    prandaj o mero,lëri këta debila!!
    lëri me dekallogjet e tyre!!
    lëri të hanë atje ku janë mësuar!!
    lëri të mësojnë se nuk vihet për të vendosur/votuar në shtëpinë e tjetrit,pavarsisht se ai të ka pasur mirësinë të të japë një pasaportë shtetësie!!tipa si ky dhe ai debil gashi që votoi,duhen pështyrë në surrat!!njerëz që nuk paguajnë asnjë lloj takse duan të vendosin për fatet e një shteti!!gjëja më e bukur është se përpioqen ta arsyetojnë me atdhetari në fund!!vertëm patriotizëm nuk ka në këtë ndyrësi që keni bërë!!si ai që votoi dhe ti që po përpiqesh të na nxjerrësh hadutin kriminelin prosërbin si patriot largpamës!!
    or hoti ne atë rrugë do ta gëzojmë,pavarsisht se na kanë rrjepur lëkurën,pavarsisht se është ndërtuar për leverdi të një sociopati,do ta mirmbajmë dhe do të përpiqemi ti nxjerrim leverdinë!
    ne nuk do të marrim revansh ndaj “pjesës tjetër”,ne do të përpiqemi të kalojmë sa më butë këtë fazë,por asnjëherë,do a sdo rama,nuk kemi ndërmënd të lejojmë që vrasësit,hajdutët dhe kriminelët ta kalojnë lumin pa lagur!!me ose pa ramën ata do të paguajnë!!

  22. kirurg says:

    “Dekalog” e quan, a thua se jane 10 urdhrat e Zotit te ardhura nga qielli nepermjet gojes se Krishtit! O Zot, cfare hajvani klasik!

  23. drini says:

    nje shkrim shume i nderuar. e bukura eshte se disa nga njerzit qe kane reaguar e kane marre shume personale qasjen. ndoshta eshte mire te mos i perjetojne humbjet dhe fitoret e rotacionit deokratik si nje perjetim intim, por si nje normalitet. Z. hoti paska shkruar dicka te bukur si per ramane e po ashtu edhe per berishen. njerzit qe nuk e kuptojne kete nuk duhet ti bejne fajtore te tjeret. sharjet, fyrjet dhe fjalet e rruges nuk jane argumente por te liga dhe ato nuk jane pergjigje. po cdo te ishte bota pa te tillet?????

  24. sahiti says:

    bravo nje shkrim i mrrekuellueshem. fitorja e edit duhet te jete nje ndryshim per te bere vertet politika normale se ne cdo vend tjeter. edi rama mund ta beje kete dhe te tjeret qe nuk besojne nuk kane pse nguten per te kundershtuar ende pa e pare se cfare ka bere ky njeri. mendoj se keshillat e hotit prej kosoves jane te mire dhe mire qe i lexova edhe vete!!!

  25. mali says:

    cfare paska kritiku e paska marre shume personale kete pune mendoj se ne kete pike z. hoti e paska arritur qellimin sepse levizja e mendimit te tij ia paska levizur edhe prapanicen thene me gjuhe pak te pagdhendur ha ha ha shkrim i mire per bese bravo kosove

  26. perparimi says:

    Fishta gjeniu Shqipetar ka thene : Me e lehte eshte me mbledh
    nje thes me pleshta se sa te bashkosh dy Shqipetare.
    Z. Hoti te gjitha pikat qe ka renditur jane te nje demokraci te perparuar
    Z.Hoti me ane te kesaj letre nuk ka qellim te bej ligjin ne kete vend. por thjesht
    eshte nisur nga deshira qe Shqiperia te heci me nje demokraci Europiane.
    Cilido qe jep mendime te vyera eshte per ta falenderuar .Vetem ne Shqipot
    bejme te kunderten ,prandaj ky vend nuk perparon se ka kesisoj njerzish qe
    sic ka thene dhe FISHTA

  27. kroi says:

    eshte veshtire te filloi edi te beje politike normale, por si nje keshille ia vlen gjithsesi. Rexhep Hoti e kishte perfshire shume mire ceshtjen e trajtimit dhe mendoj se menyra me e mire e largimit nga politka eshte largimi i saj me dinjitetet fundja zgjedhjet mbahen per te humbur njera pale jo gjithmone per te fituar njere pale. kete e paska goditur autori i shkrimit. berisha pas 1997 ishte i mbaruar por vetem ne nje shqiperi qe ende nuk ishte pergatitur per te pasur kaste tjeter politike ajo duroi aq gjate nje tranzicion te tille. ne kete drejtim faji nuk eshte vetem i njeres pale por i te dyjave. por e mira eshte se tash e tutje te shkojne punet me mire dhe te mos deshperohemi prej humbjeve aq shume sa te mos dijme cafre te bejme pastaj, por as te mos gezohemi shume e te mos i kruejme detyrat qe marrim ne emer te nje fitore. e bukura eshte se lexova nje shkrim te fuqishem prej kosoves gje qe nuk ndodh shpesh thene me keqardhje

  28. fier says:

    nje shkrim i shkelqyeshem bravooo!

  29. prishtina says:

    nje trajtim shume serioz i shkrimit. edhe ne qofte se nuk pajtohem me ty z. hoti qasja e juaj te ben te jesh i kujdeshem para se te pergjigjem. te te them nje kompliment apo nje mendim kritik. nuk po e them as njeren por ndihem jo mife qe ka humbur berisha.

  30. agroni says:

    nje veshtrim i denj, shqiperia ka nevoje per normalitet politike dhe per nje komunkim normal ndermjet njerzve

  31. Genci says:

    eshte dashur te nderrohet pushteti ne shqiperi. salihu eshte dashur ta kuptoje se e kishte mbaruar qeverosjen. nuk dua ta paragjykoje tash pas ikjes por ishte e nevojshme largimi i tij demokratik shkrimi ishte ne kete funksion dhe autori e do vertet shqiperine dhe shqiptaret dhe vertet ka breng

  32. akili says:

    kam bindjen se qasja e shkrimit eshte me origjinalitet. nuk paskam menduar krjet ne kenveshtrimet qe lexova. salihut nje opozite te mire e edit nje qeverisje te suskeshme per shqiptaret dhe shqiperine

  33. edi says:

    urime nje keshill pefr ta vleresuar

  34. keqa says:

    berisha kishte kohe qe kishte lozur me karta te rrezikshme. ai u be shume statik ne qeverisje me ministra qe nuk thonin gje. kam pershtypje se e gryshtoj shume vlernen ete djathtes dhe kjo mund t jete arsye qe ai mbeti vetem ne zgjedhje

  35. bashkimi says:

    e bukura e zgjedhjeve ne shqiperi ishte se per here te pare u deshmua nje praktike se partite e medha sado te fuqishme qe do te ishin ato mund te zvoglohen befasisht. ne kete kuptim e shoh te arsyeshme te keshillohet rama i cili ka vetem nje mundesi per te pasur sukses e jo dy. uroj te di te shfytezoje ne te mire te shqiptareve dhe te shqiperise

  36. leximi says:

    rexhep hoti ka bere nje shkrim te shkelqyeshemsipas mendimit tim. edi rama ka cfare te mesoj nga ky shkrim. sali berisha ka nevoje per pushim. por per ata qe mund te mos pajtohen me mua i pershendes dhe i lus te mos i marrin shume per gryke shfaqjet e mendimeve gjithkush ka mendjen e vet dhe mire qe e ka se ndryshe nuk kishte bere per asgje ajo hahahahaha

  37. lisi says:

    nje qendrim i duhur per edin. salihut i urojme nje opozite dinamike bashke me spektrin e djethte urime shqiptarebve kudo qe jane

  38. aida says:

    nuk mund te pajtohem me humbjen e berishes nuk di ku gaboj qe ndodhi kjo cafre ndodhi nuk mund te klem besim te nje ilir meta qe dokumentohet pozicioni i tij ne raport me korruosionin dhe tash na del edhe si hero ky eshte mjerim

  39. mesimi says:

    berisha shkoi ngas politika e gjithe puna eshter si do te filloi te funksonoi tash edi. ne kete kuptim keshillat e ketij kosovari jane te vlefshme. te mos e humb vetveten brenda pushtetit vertet po te punoi per shqiperine

  40. Ishuar says:

    Ah popull popull. Na mori lumi. Po Rama eshte e vetem nje DROGAXHI

  41. drita says:

    Mos u deshpero popull se rotacioni eshte shendet e parashikuesit e diadnistifikimit duhet te jene krejt bne rregull
    rotacioni duhet te jete domosdoshmeri te shqiptaret
    keshillat jane gjithe te mierseardhura

  42. skenderi says:

    nje opinion interesant, repekt per autorin
    Berisha qendroj mjaft ne pushtet dhe nuk kishte asgje mangut
    Koha e ndryshimit dhe mire qe eshte keshtu paversisht se kesaj rradhe vjen ne pushett e majta ndermjet votes se djathte

  43. Koz Dynjaja says:

    He more Rexhë, së pari duhet ta këshillosh veten, që helbete e gjen mënyrën për të dalë nga pozita prej b…lëpirësi dhe i skupidhjes për tredhakët që mendon se janë tereq!
    Së dyti, shumë prej atyre që është dashtë të të thuhen, ti paska thënë Beni, në komentin e tij.
    Koz Dynjaja
    26 qershor 2013 -Malishevë

  44. mengjesi says:

    Keshilla vertet te qelluara. duket se Edi Rama iu paska perpajtur ketij opinioni. nuk e di nese e ka lexuar, por ne paraqitje ai ishte brenda ketij koncepri qe sapo e lexova. Me vjen mire qe ne Kosove ka njerz qe mund te gjykojne dhe dinje mbi interesa te nfdsive banale. Jam shume i befasur nga shkrimi i Rexhep Hoti. ndoshta eshte koha qe edhe mendimi analitik te pastrohet nga virusi histerik i njeanshmerise dhe arroganca boshe, e paditur dhe e pagdhendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje