Sali Berishën s’mund ta shpëtojë as dreqi nga humbja epokale. Ky është lajm i mirë për Shqipërinë. Edhe për Kosovën. Një erë e re po fryn.
Nga Imer Mushkolaj
A ju kujtohet ajo përralla me gomarin dhe me ujkun? Gomarin po e shqyente ujku, ndërkaq ky po thoshte: ishalla jam ëndërr!
Kështu disi po sillen njerëzit e Partisë Demokratike të Sali Berishës, teksa po vështrojnë të tmerruar se si harta e fitores së socialistëve po zgjerohet rrufeshëm. Po shohin se si shqiptarët, pas tetë vjetësh Berishë, kanë zgjedhur me të madhe ndryshimin – kanë zgjedhur Rilindjen.
Për mua nuk është fare çudi, as befasi pse Edi Rama me PS’në dhe koalicioni i majtë vazhdojnë të triumfojnë bindshëm, madje edhe në bastione të Berishës. Thjesht, nuk kishte si të jetë ndryshe pas gjithë atyre që ndodhën gjatë dy mandateve të qeverisjes blu.
Dhe, nuk është ky debakël thjesht i PD’së dhe Berishës. Jo, është debakël i një mentaliteti qeverisës, është fundi i një tranzicioni të gjatë, tepër të gjatë të Shqipërisë.
I Shqipërisë që mbase kësaj here do të arrijë t’i realizojë një palë zgjedhje deri në fund ashtu si duhet, i Shqipërisë së mbajtur peng nga Berisha – Shqipërisë që po ndahet njëherë e mirë nga i fundmi komunist i konvertuar në demokrat i Europës.
Ky është verdikti i shqiptarëve dhe duhet respektuar – pavarësisht se mund të gjenden plot të atillë që nuk përtojnë t’iu mbajnë ligjërata bashkëkombasve andej kufirit se paskan votuar gabim dhe se Shqipëria po merrka fund pa Sali Berishën.
Ky është verdikti i atyre që mendojnë të kundërtën – se Shqipëria po merrte fund me Sali Berishën në pushtet.
Me Sali Berishën në pushtetin e uzurpuar e klientelist, jodemokratik e autoritar.
Me Sali Berishën e embargos, ‘97’tës, Gërdecit, 21 Janarit.
Me Sali Berishën e pasaportave të munguara për kosovarët.
Me Sali Berishën e përrallave për bashkimin kombëtar.
Me Sali Berishën manipulues e të sëmurë për pushtet…
Humbja e Sali Berishës është lajm i mirë për Shqipërinë. Edhe për Kosovën.
Shqipëria përfundimisht do të ndahet nga një e kaluar konfiktuoze, e kaluar saliberishiste që identifikohej me emrin e njeriut, i cili ishte në gjendje të bëjë çmos, madje edhe të vjedhë, djegë e të vrasë, vetëm që të qëndrojë në pushtet.
Kosovarët, ndërkaq, më në fund duhet të mësohen se Shqipëria bën edhe pa Berishën, se Shqipëria nuk është e Berishës por e shqiptarëve dhe se duhet ta respektojnë vullnetin e shumicës atje – qoftë edhe me çmimin e të bërit më racionalë, më normalë karshi ndonjë lideri aspak të tillë.
Unë besoj fort në atë që e shprehu një koleg imi nga Tirana – se e majta ka shansin të fillojë deberishizimin e shoqërisë, duke i parë mbështetësit e Partisë Demokratike jo si fajtorë, por si njerëz që duhen çliruar nga e kaluara e shefit të tyre.
I mbetet Edi Ramës dhe koalicionit rreth tij të tregojë se besimi i dhënë nga shqiptarët do të konvertohet në një fillim të ri, në një Shqipëri që më në fund do të marrë rrugë drejt zhvillimit dhe integrimit të vërtetë.
Kur Fatos Nano pati vizituar Kosovën, pak vjet pas luftës, një grup adhuruesish të Sali Berishës e pritën atë me protesta. Vite më pas, kur Nano e Berisha u bënë partnerë në “misionin fisnik” për rrëzimin e Edi Ramës, këta tipa heshtën. Harruan “tradhtitë” e Nanos dhe për ta, më e rëndësishmja ishte që Berisha, qoftë edhe me dreqin të bëhej, vetëm të mund ta shkatërronte Ramën.
Këto ditë, këta tipa s’po mund të besojnë se liderit të tyre të dashur i ka ardhur fundi dhe s’ka kush që e shpëton.
S’po mund të binden se Shqipëria do të qeveriset nga “greku” Rama dhe këta s’do të kenë më mundësi të bien në trans nga deliri pseudopatriotik e folklorik i Berishës.
Besoj vështirë do ta ketë edhe ndonjë karikaturë prej deputeti i cili, sikur t’i kishte kryer të gjitha punët në Kosovë, sipas besimit të dhënë nga qytetarët, po krekosej e merrte poza teksa hidhte fletën në kutinë e votimit – natyrisht për liderin e dashur Sali.
Po të ishte në pushtet ndonjë parti si LDK’ja, ta zëmë, mbase do t’i vinte ndërmend edhe ndonjë ide e çmendur që të shpallte edhe ditë zie për humbjen e Berishës. Thua se ai paskësh bërë punë të mëdha për Kosovën, aq sa të pikëllonte të gjithë kosovarët – kosovarët e çuditshëm që për arsye aspak racionale e fort të palogjikshme ishin në gjendje të bëhen kurbanë të Berishës, në mënyrë që ai t’i realizojë qëllimet e tij. Kosovarët, shumica e të cilëve ende mendojnë se ata që kanë votuar për të majtën janë grekë, ndërkaq ata që kanë votuar për të djathtën janë patriotë. Shumica e të cilëve luten që kjo të jetë një ëndërr e keqe. Si gomari i ëndrrës me ujkun.
“Në Shqipëri blu ka mbetur vetëm deti”, ishte një status në Facebook. I tillë mund të vazhdojë të mbetet edhe për shumë kohë – me kosovarët berishistë në të dhe me Berishën kampion në det, por humbës në tokë.
Mire ben qe ja numeron bemat saliut zoti Mushkola, por mos harro se ne 2011 dhe tani ne 23 qershor ishin dhe vellezerit e tu nga Kosova qe erdhen dhe votuan sali berishen
,Ps-ja nuk fitoi asnje mandat me shume sec mori ne 2009
zgjedhjet i mori meta koktuli,more popull kot
Kjo era e re qe po fryn e ka nje emer, quhet “ERA E RILINDJES”.
Kjo eshte ajo cfare premtoi Edi dhe e ralizoi, tha se sala do largohej me nje vote plebishitare nga populli dhe u realizua. Tani ti hapim rruge Edit te na nxjerre nga rruga e rrenimit.
nje disfate e merituar mbi te gjitha per nje qeveri qe vetem vota nuk duhet te merte por nje ndeshkim sepse e majta gjithmone do te korret sukses te ketij lloji nese do te ishte e bashkuar dhe do kishte bje kryetar si Rama ky koalicion gjithmone do te jete triumfues.
Bravo rilindja bravo edi rama.jemi te super kenaqur nga kjo fitore e thelle.akoma nuk na besohet.populli ka treguyar me te vertet vlera qe kishin kohe qe nuk i tregonin.tani kemi hallin e berishes se nuk po duket me sikur e ka perpire toka te shkretin.
vertet nje disfate historike.vertete kemi ngelur pa fjale nga keto zgjedhje.vertete populli paska pasur nevoje per edi ramen vertet populli e paska dashur kete njeri sepse eshte i vetmi njeri qe mund ta ndryshoje kete vend.
FITOREEEE RILINDJAAAAAAAAAAA NJE FITORE E ZJARRTEEEEEEE NJE FITORE TOTALISHT E MERITUAR NJE FITOREEEEE E MADHERISHME.URIME ZOTI RAMA,QOFSH I BEKUAR EDHE TANI HAJDE E COJME TE GJITHE BASHE SHQIPERINE PERPARA SEPSE VETEM JUVE JU PRISINIM DHE TANI JEMI GATI BASHKE ME TY TE QEVERISIM NJE VEND EUROPIAN!
nuk kishte si te ndodhte ndryshe.nje rezultat i paparashikuar ndonjehere me pare.nje rilindje super e thelle per te gjithe ne qe donim ndryshimin e vertete te shqiperise. me ne fund berisha iku dhe tani jemi super te lumtur.
historike do ishte sepse populli kerkonte demokracine e vertete kerkonte lirine e tij qe berisha e mbante me presion e me dhune.sot shqiperia eshte cliruar nga ky njeri i ndyre dhe te gjithe me zor po e prisim kete dite.Bravo Rama.
Shume thjesht,shume sakt,Zoti Mushkolaj.
E verteta me e madhe eshte se ne Shqiperi nuk ka fituar e Majta,por ka triumfuar zemerimi i 1 populli te tere kunder 1 DIKTATORI dhe 1 GJAKATARI.
Eshte pikerisht ky person qe populli Shqiptar ka denuar ne keto zgjedhje.
kjo disfate ishte mese e merituar per nje qeveri qe vetem eshte mundur te tallet me kete popull dhe qe vertete nuk ka bere asnje gje per vendin por vetem ka vjedhur taksat tona duke i perdorur per interesa personale dhe qe blene vota ne menyren me te turpshme.
ju e quani edi ramen grek dhe rumun keni dhe goje te flisni juve qe edhe mediat boterore shkruajne se erdhet 6000mije me karta fallco per te votuar sali serbin.megjithate shpresojme qe te ktheni rroten dhe mos ti gjykoni shqiptaret nga feja se pastaj neve te tjereve qe nuk na pelqeni na bie te ju quajme turq arabe shqipfoles po ne nuk ju quajme se feja eshte ne toke per sherr jo per paqe.shpresoj qe gjithe shqiptaret kudo te ndihen me mire dhe te rritet pak mireqenia e ketij populli te raskapitur keto 100vjet.koha do tregoje se sa do mbaje premtimet edhe edi rama,megjithate ai ka meriten per shkerdhimin e sali serbit dhe klikes se gjakpiresve dhe vrasesve te popullit shqiptar.ku asht mor ajo joseqiva topalli se ka hum krejt.
Fjalen grek e ka ven ne thonjeza,nuk e ka therrit Edin grek.Thjesht ka ironizu me ata qe e perdorin termin ”grek” sa per Demagogji dhe me helmu shpirtrat e njerezve.Here tjeter sulmo ate qe eshte per te sulmuar dhe jo ate qe eshte duke then te njejten gje sikur edhe ti.
Enverizmi dhe Salizmi i kosovareve (shqiptareve te ish YU se ngordhur) ka keto prapavi:
Patriotizmin naive duke dashur Shqiperine e kane gelltitur cdo pjelle te Tiranes (madje edhe ato kriminale) nga verberia patriotike.
Fanatizmi fetear i kesaj pjese te shqiptareve (me drejte shqipefolesve).
Urrejtja patologjike kunder Europes dhe SHBA-se (Perendimit) qe e kultivojne enveristet dhe salistet.
Enveristet e Kosoves (nga e tere ish YU),jane ata kriminele te cilet ne fazen e mjerimit te shqiperise enveriane ne fillim te viteve te 90-ta kane bere sjelljet me kriminale ne korrize te shqiptareve te varferuar nga Ever Hoxha (iu kujtohen abuzimet me 1000 DM duke i venen nen kembe te tavolinave,dhe monstuozitete te tjera).
Dhe me mosntruozja eshte se Tirana (anti berishistet dhe anti enveristet) e glorifikojne plehret politike te Prishtines Rexhep Qosjen dhe Adem Demacin si te vetmit personalitet te Kosoves.
Votuesit e Shqiperise duhet te kane te njohur nje fakt se Ibrahim Rugova ishte i vetmi politikane ne vitin 1996 ku i kerkoje Sali Berishes qe te ribeje zgjedhjet e vjedhura. Dhe qe nga ajo kohe Sala e beri publike luften kunder shteti te Kosoves ne fromim se bashku me PS-ne.
Ne Kososve nuk ka me rugovizem eshte i varrosur ne vitin 2006 se bashku me Rugoven.
Kosovaret, tani i prete nej rruge e gjate te gjejne nje Rama te Kosoves qe te i shpeton nga kjo klase politike momentale ne Kososve (qe ka me se shumti haxhcamiklizem, enverizem, berishizem e cka jo tjeter ne vete).
Shqiptera urime nga zemra per fillimin e Rilindjes.
Zotni RAMA, te mbetet barra e shekujve qe punen e nisur nga GJYSHI i juaj ne VLORE ta vazhdoni.
Nese ju shkoni gjurmeve te SALES ateher urime perjete statusi i tradhtarit te endrrave te SHQIPETAREVE per nje shtet normal te quajtur Shqiperi.
P.S. Kososvaret me shtetsi te shqiperise jane me shume simataizante te Enverizmit se sa te Shqiperise.
Ku jane ata qe votuan rrenimin dua ti degjoj hhahhahahahhaha gjithsesi ngushellime nje dite do Rilindni dhe ju bashke me partine qe votuat. Disafata eshte me shume se e pabesueshme nga permasat qe ka po ama eshte mese e merituar.
E keni gjykuar mjaftè mirè zoti Imer humbjen historike tè Berishès.Do tè uroja qè ato simpatizantèt e Berishès nè Kosovè tè vazhdojnè tè jenè me atè e tè vijnè pèr tè bèrè vizita nè burgun e Burrelit ku Berisha do ti kalojè tè gjitha netèt qè i kanè mbetè. E vetèm atèherè do ta kuptoni se dhe Zani i Vlorès ishte shumè herè mè patriot, qè i doli zot shqipèrisè kur Berisha e dogji flakè….
Bravo Imer,me ne fund shqiptaret i dhane kartonin e kuq berishes .
Pershendetje Vetetima
Eshte nje Fakt qe disa Kosovare kane ndihmuar Sali Berishen me 2012 the 23 qershor,dhe besoj se ka ndikuar vota me 2011(sidomos ne tirane) ,por nuk besoj se do kishte ndikuar ne keto zgjedhje, megjithate kemi shume analfabete ,maloke dhe koktule ne Kosove qe akoma perkrahin Sali Gerdecin, por ne 2 vitet e fundit mund te themi se ka ndryshuar edhe mendimi i shume analisteve, gazetareve dhe te tjere per Saliun, problem ishte deri para disa vitesh qe nese folshe kunder Sali berishes mund te kishe problem fizik me ndonje analfabete apo halabake, e mos te flasim ne media qe kurre nuk do te kishe lexuar ndonje artikull kunder Saliut, ketu ka ndiku shume edhe gazeta e njohur propagandistike Bota E RE( gazete e LDK) qe ka shkruar qka eshte me zi ne ket bote per partine Socialiste, dhe qka eshte me e keqja keta analfabete qdo gje partine socialiste e lidhin me partine komuniste te ishe jugosllavise.
Imeri eshte njeri nder analistet e pakte ne Kososove qe ka folur/shkruar haptas kunder regjimit te Berishes, dhe e pergezoj per shkrimin e bukur
TE Them te drejten ky eshte nder gezimet me te medha qe ka pasur ne keto 10 vite te fundit qe diktatori,krimineli, vrasesi, shizofreni po largohet nga skena politike. dhe Urime ty the gjithe qytetareve
DHE PERPARA RILINDJE
Vella Drini nga Kosova Kam shume respekt per zotin Mushkola, dhe jam nga ata qe i kam lexuar te gjitha shkrimet e tij ne Tema. Por ashtu si thate dhe ju qe propaganda kunder PS dhe Edi Rames ne Kosove ka qene e zeze. Nuk kam asnje dyshim qe ata qe erdhen per te votuar ne Shqiperi nuk i perkasin nje shoqerie demokratike por njerez me kulture te ulet dhe sahanlepiresit e sali berishes.
Një koment objekiv i bërë nga një gazetar Kosovar.Faleminderit!
drini nga kosova-ne qofte se je nga SHQIPERIA asgje ,nese je nga KOSOVA mos na e rruaj me shum.
Personalisht jam per PD dhe idhtare i kesaj partije politike ,sido qe te jete sovrani e tha fjalen e vete dhe ishte per Ps tani si ps dhe pd duhet ti pervishen punes dhe kuptohet Berisha duhet burrnisht tja uron fitoren Rames dhe ps te cilet duhet ti pervishen punes per realizimin e premtimeve per shkollim dhe per prosperitet ekonomik e kombetare,ne kto zgjedhje ka fitu shqipnija dhe shqiptaret urime ,urime dhe bashkim sa me te shpejte te te gjitha viseve shqiptare .RRnofte Shqipnija etnike.
O Dulle koktuli. E di sa mandate ka perfituar LSI nga koalicioni me PS ? Ligji zgjedhor favorizon partite e dyta me shume pasi mijra vota te partive te medha qe nuk mjaftojne per nje deputet, i kalojne partise te dyte te koalicionit. Ne te gjitha qerqet mijra vota socialiste kane kaluar per LSI.
Edhe une ke sqaroj. Trapa te tille qe s kuptojne akoma se c ka ndodhur e po ndodh, jane per te pavini 5.