Sillu të paktën njëherë si demokrat!

25 Qershor 2013, 10:08Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Mos ndoshta kërkojmë shumë nga Sali Berisha? Nuk do të duhet të ishte kështu? Përkundrazi, kjo gjë do të ishte organike dhe natyrale për një politikan me stof demokratik.

Nëse humbet zgjedhjet, të cilat humben dhe fitohen sa herë e meriton, në një sistem demokratik dhe perëndimor vlerash, gjëja e parë që do të duhet të bëjë një politikan i përgjegjshëm  është njohja e rezultatit.

Është në dinjitetin personal, por edhe politik të partisë së tij, që shuplakën ta pranojë me dinjitet, pasi është shuplaka që ta jep sovrani.

Edhe pse është e rëndë, akoma më e rëndë është vazhdimi i sfidimit të verdiktit të atij që për një mijë e një arsye, konkludon se nuk e meriton të flasësh dhe veprosh në emër të shumicës, në mandatin e ardhshëm.

Para do ditësh, në një shkrim tjetër, ndër skenarët e mundshëm të rezultatit nga Berisha dhe Rama, edhe pse me spond e sugjeroja një pranim të rezultatit të humbjes eventuale të Berishës, sërish nuk kisha besim se ai do ta bënte atë.

Siç edhe po rezulton, kur edhe KQZ-ja e tij, dhe çdo projeksion serioz dhe profesional po dedukton se Berisha dhe partia e tij janë zgërdhirë elektoralisht, sërish kryetari legjendar i partisë së parë legjendare demokratike dhe antikomuniste të Shqipërisë, refuzon të bëjë të pritshmen; pranimin e humbjes dhe bërjen e telefonatës më të vështirë në jetën politike të një politikani udhëheqës, urimin e kundërshtarit politikë për fitoren.

Kjo është gjëja më normale në botën demokratike.

Thuajse kudo në botën demokratike dhe gjysmë-demokratike, rezultatet e zgjedhjeve bëhen publike me një shpejtësi të pranueshme në vartësi të madhësisë gjeografike dhe popullsisë së vendit, por edhe standardeve demokratike dhe civile të shoqërive të tyre.

Vetëm në Shqipëri rezulton që “lodhen” numëruesit dhe kanë vapë, ose reflektojnë vapën dhe djersitjen që ndjejnë drejtuesit e tyre politik nëpër selitë partiake.

Kjo ende na bën qesharak dhe na zbulon më shumë si shoqëri në familjen demokratike të shteteve, ku dukshëm ajo që i takon sovranit, që është votimi, përgjithësisht është pjesa më pak problematike e proceseve zgjedhore, ndërsa ç’ka ndodh pas mbylljes së procesit të votimit, e deri në shpalljen e rezultatit, ku fusin duart e hundët politika, mbetet pjesa më e kritikueshme e raporteve dhe konstatimeve të vëzhguesve ndërkombëtar.

Shumëkush kishte shpresuar se kësaj here do të kishim një proces më të rrjedhshëm dhe shpallje më të shpejtë të rezultatit zgjedhor, ndërkohë që zhgënjimi mbetet ende, edhe kur KQZ-ja mezi dha përqindjen e pjesëmarrjes në votime, që jo aq çuditërisht ka shumë lidhje me rezultatin e projektuar të humbjes së mazhorancës.

Por, sërish po i kthehem xhentilesës së pranimit të humbjes, e cila është e pakthyeshme.

Çdo vonesë, jo vetëm pas përforcimit të trendit të humbjes, apo edhe mbarimit të afatit zyrtar të shpalljes së rezultatit, kur Berisha e di se ka humbur dhe thellë, mbetet një shans i humbur që kryeministri në ikje, të dëshmojë se mund të aplikojë më në fund, dhe për herë të fundit për të personalisht, një praktikë perëndimore të një kryeministri të mundur, atë të pranimit të humbjes dhe respektimit të votës së sovranit që foli.

Do jetë në nderin e tij dhe të partisë së tij, që quhet demokratike, nëse do të dalë dhe pranojë humbjen, dhe të urojë pasardhësin dhe të fillojë më pas kalimin normal dhe institucional të pushtetit në duart e fituesit.

Ky është shansi i fundit në karrierën e tij politike të gjatë që ta mbyllë me një nder ose të kujtohet për aq sa do kujtohet se e bëri një gjest perëndimor.

Sa më shpejt ta bëjë, aq më shumë ka shanse që edhe të mund të mbahet mënd për mirë për diçka të vogël, që në botë konsiderohet  e mirëqenë.

Sa më vonë, aq më mirë do ndihen ata që i thonë tashmë kërmë politike dhe me votimin e së dielës i dhanë, siç njihet në hinduizëm “karma-n”, edhe Ramës dhe Berishës, pikërisht atë që meritonin.

22 komente në “Sillu të paktën njëherë si demokrat!”

  1. Valbona says:

    Tani dhe Edi duhet te sillet si socialist duke ndihmuar drejtesine qe te zbardhe pasurite e panumurta qe kane vene keta maskarenj ne 8 vite. Nga Edi presim qe te beje drejtesi persa i perkatet pasurive te gites dhe zhenit, apo jozit. vetem keshtu mund te rregullohet ky vend

    1. Elma says:

      Un nuk e kuptoj pse e perjeton kaq keq Saliu humbjen ai fundja ne na vodhi taksat na vrau ne proteste na varferoi familjet na shkaterroi ekonomine dhe ne ju kunderpergjigjem me vote dhe jo ne ato forma qe ai ka ndjekur kunder nesh.

      1. Geri says:

        Ti vella i dashur ku ishe kur saliu antaresohej ne PPSH???
        Ku ishte kur neve zbulonim te verteten mbi prejardhjen komuniste te sales??? Mos prit qe komunisti te sillet si demokrate eshte e pamundur.

        1. Klodi says:

          A e keni idene per ke po flisni???
          Saliu nuk e njeh demokracine, mund te flitet per fashizem ose komunizem por demokracia eshte nje lende e cila nuk studiohej ne shkollen e partise.

          1. Lomi says:

            Sali po sillet si hitleri, eshte futur te kryebunkeri i vet dhe nuk del qe aty pa marre karrigen. Mendos se duke qendrua i fshehur ne bunker nuk do te ndeshkohet nga Rilindja por e ka gabim, ashtu sic u ndeshkuar Hitleri ashtu do ta peso edhe sala.

            1. dorjeta says:

              Vetem demokrat s’ka qene ndonjehere saliu, ka qene nje pasardhes I devote I xhaxhi diktatorit dhe eshte siguruar qe ne cdo hap te ndjeke gjurmet e tij. Ai perqendroi pushtetin ne duart e tij, percau e sundoi, vrau e shtypi cdokend qe I dilte kundra pushtetit te tij, por tashme te gjithe I dhane grushtin qe meritonte dhe e hodhem diktaturen.

            2. frinksi says:

              as nuk duam qe te dale fare, s’duam t’ia shohim surratin, keto 2 dite qe s’ka dale ai, na duket sikur kemi pare nje enderr te keqe dhe cdo gje mori fund, tashme Shqiperia rilindi, te gjithe po marrim fryme lirisht dhe ne syte e gjithe shqiptareve ka gjalleri, jeta ka rilindur.

            3. teddy says:

              Prit gomar te mbije bar i thone kesaj!
              saliut i eshte bere surrati mavi, kushedi ai eshte ne reanimacion brenda mureve te shtepise, se s’eshte bere i gjalle, askush nuk e ka pare, askush nuk e ka degjuar.

              nje njeri qe s’eshte sjelle asnjehere demokrat, aq me pak mund ta beje tani, ne as duam ta beje me, s’duam as ta shohim, s’duam t’i rikthehemi makthit te tij, cdo gje mori fund, Shqiperia rilindi.

    2. Vlora1912 says:

      Te sillesh si demokrat, të bësh akte prej demokrati nuk është çështje e momentit… me pare duhet te jesh i tillë. Dhe një sharlatan tribal i pabes, me tipare doktatoruci, nuk mund të jetë demokrat.

      Salih Ram Sheqere Berrisha nuk mund ta bej aktin e pranimit te humbjes deri ne momentin e fundit…
      Kishte kohë qe përgatitej për ketë dite duke uzurpuar te gjitha pushtetet e mundshme, dhe tani po e kupton qe nuk i vlejtën për gjë(Te paktën për rezultatin e zgjedhjeve)

      Salih Ram Sheqere Berrisha nuk mund ta bej aktin e pranimit te humbjes tani pasi është i sigurt se ç’far e pret……Pasi është i ndërgjegjshëm për të gjitha pisllëqet qe i ka bere këtij vendi nen frymëzimin Sllav te Beogradit .

      Ky bastard dhe familja e tij e pushtetshme iku dhe na i la Litarët Branë……Na la në pushtet një familje po aq te ndyrë dhe te korruptuar sa familja e vet- Çiftin Monstruoz Meta

    3. Anastasia says:

      Ai eshte nje nje komunist i thekur dhe kuptohet qe nuk mund te jete demokrat sepse eshte e pamundur te ndryshoje tani po humbjen do ta pranoje sepse verdikti jone eshte i qarte dhe as qe mund te kete prekje te votave tona.

  2. Dean says:

    Po ajo MONSTER shpellash nuk ka lidhje fare me Demokracine,ndersa ti i thua sillu si demokrat.
    Aq sa mund te behet Sorra,Bilbil,po aq mund te behet Demokrat ky BARBAR Malesh.

  3. NINO says:

    MIRE E KE TI O ARBEN MANAJ PO KU TI GJEJE AQ TRU PER TE MIREN E TIJE NE RADHE TE PARE ……

    1. helena says:

      Sala e mendonte votim si bixhoz se na thone 44 eshte numer shansi dhe 29 numer tersi, por ne fakt tersi ka vetem nje emer qe eshte ai vete

  4. shqitari tosk says:

    Drejt Dean keta lloj njerzish eshte e pamundur te nderrojne i perkasin nje epoke tjeter
    P.s.Zoti Manaj clidhje ka Berisha me demokracine?

  5. Ali says:

    Ta them une clidhje ka me demokracine ,ja ka zane deren me Bythe per 20vjet

  6. L.Itali says:

    Saliu e di mirë rezultatin të cilit nuk ka cfare ti bëjë!Por ai po ben tratativa me rrezikshmeri kombetare,duke kërkuar mbrojtje personale gjer dhe largim me mbrojtje nderkombetare nga Shqiperia!Nje burim anonim nga stafi i tij ben të ditur se tratativat vazhdojne dhe ne të jane perfshire disa eksponente te se djathtes europiane qe kerkojne garanci jete për Berishen, familjen e tij dhe disa mbedhtetes kryesorë!Eshte dhe Meta qe “lëshon” disi pe,në këtë sherrnajë ajsbergiane,gje qe nuk e nderon këtë fitues,pasi leshimet për “mbrojtje me antiplumb” politik gjer në largim nga Shqiperia,jane shkelje mbi gjakun e viktimave që shpellari ka prodhuar në keto 20 vjet kriminalitet! PS duhet të mbajë premtimet,pasi Sovrani e tha fjalen me ndeshkim ndaj Sali Berishës që drejtesia duhet ta ndeshkojë rëndë!Tratativat e turpshme për garanci jete e mosndeshkimi të Berishës,duhet të mospranohen dhe publikohen!…

  7. demokrati says:

    Po ku t’a gjej kulturen demokratike Saliu me bandita?! Po te ishte ndonje cope toke do t’a perlante,por veq kultura nuk grabitet,ajo fitohet.Thuj me mire t’a lyj me dyll litarin qe te mbaroi pune shpejte se sa me shume te rrije mbi toke aq ma shume ka me e qelb token qe nuk e duron ma

  8. hot&cold says:

    Zgjedhjet mbaruan koalicioni i majte po fiton bindshem.
    Ne shqiperi perpara zgjedhjeve palet pjesmarrese angazhohen per nje procedure zgjedhore te rregullt dhe transparente. Cuditerisht gjate dites se zgjedhjeve keto premtime harrohen dhe pothuajse te gjitha palet shikojne interesin e tyre.
    Isha i bindur se sido qe te ishte rezultati i zgjedhjeve edhe kete rradhe do te kishin probleme te vogla ose te medha ne proceduren e numerimit te votave. Eshte abstrakte ne 2013 nje vend me 3 milion pothuaj votues te duhen 48 ore per te shpallur rezultatin.
    Por sic e ka treguar historia ne zgjedhjet ne shqiperi asnje nuk di te humbasi te gjithe duan te fitojne me cdo kusht. Problemi me i madh do jete nese Edi Rama dhe koalicioni i tij te perpiqet te ndjeke e te ndeshkoje opozitaret e tij ne politike. Mjaft me keto ndarje le te kemi nje qeveri qe do shikoje te miren e shqiperise dhe te ardhmen e saj qe eshte drejt evropes.
    E ardhmja do te tregoje …..

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Krim Berisha kerkon qe te mbaroje afati i numrimit e pastaj i mbledhe te gjitha kutite ne nje magazine e fillon ti numroje ashtu siç din e siç ka bere gjithmone.
    Mobilizohuni per mbrojtjen e votes !!!!!

  10. Landi- Sverige says:

    Po i kerkon shume Saliut more Arben! Ky “burre” malsie nuk “dorezohet”! Ai me kapsulen me Cianid nen jaken e kemishes eshte gati te sakrifikohet per “interesat” e partise dhe te atdheut. I lindur ne thellesi te Alpeve, i edukuar me mesimet e marksizem-leninizmit dhe veprat e Enver Hoxhes, i betuar se do te ishte nje ushtar besnik i PPSH-se deri ne vdekje, sigurisht qe nuk ka rruge tjeter per te!

  11. defi says:

    Nuk kisht si te ndodhte ndryshe EKIPI I RILINDJES theu me programin e saje te gjitha bastionet ne shqiperi duke perseritur rekordin e vitit 92 kur i dhame fund diktatures se atehereshme.
    Rezultati i sotem padyshim provon se ne vitin 2011 Partia Deshtake vodhi rezultatin zgjedhor duke sjelle ne krye te Bashkise TIrane LULIN me nje mandat te vjedhur.

  12. ska rendesi says:

    saliu duet te ri ne ambjentin e tij dhe pak koh,se e ka te veshtir te pranoj humbjen ,po ksaj radhe i ka ardhur koha qe dhe ai te reflektoj nje her dhe vetem nje her ne jeten e tij politike per hir te SHqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje