Diskutimet dhe analizat që po bëhen pas fitores spektakolare të opozitës së bashkuar i kanë gjetur të papërgatitur ata gazetarë që popullojnë me tepri ekranet këto ditë dhe që në këta tetë vjet kanë pasur një shënjestër-vetëm Edi Ramën.
Ashtu si Sali Berisha, edhe ata, gjithë katrahurën e keqqeverisjes, zvetënimin moral, krizën e gjithanshme e projektonin në pafuqinë e Edi Ramës që nuk e mund dot Berishën, në gafat e tij, në deklaratat e papjekura politikisht si ato: “përtej së majtës e së djathtës” apo “unë nuk jam politikan” etj. Gjithë kjo shpurë gazetarësh e ka gjetur shpëtimin dhe suksesin e opozitës së bashkuar e shpjegon me Ilir Metën.
Ndërkaq unë dua të përmend këtu dy kolegët e mi, Andrea Stefanin dhe Mero Bazen. I pari, Andrea Stefani është gazetari me ndershmërinë intelektuale më të madhe që ka treguar vetëm të vërtetën dhe në rastin e ndryshimeve kushtetuese ka qenë kritiku më i ashpër i Edi Ramës, ashtu siç ka qenë mbështetësi i vizionit të opozitës dhe kundërshtari i paqetë ndaj regjimit autoritar të Berishës dhe mbrojtësi pa asnjë interes i Edi Ramës dhe më saktë i opozitës edhe në vitin 2009 kur Edi Ramën e donin gati-gati të mbaruar edhe nga brenda PS-së. Mero Baze ishte ai që krijoi në ligjërimi mediatik mitin e “familjes” që qeveris Shqipërinë. Ishte ai që e ndihmoi opozitën në mënyrë spektakolare që të projektonte betejën e saj tek një kryeministër që e kishte marrë peng këtë vend bashkë me gruan, djalin dhe vajzën, Këta të dy, bashkë me autorin e këtyre radhëve nuk e kanë mbështetur kurrë pragmatikën e Ilir Metës, por e kanë pranuar se përballë një regjimi që kishte rrezik të na kthehej në diktaturë, opozita duhet të reagonte dhe ishte në të drejtën e saj që të kërkonte dhe të pranonte bashkimin e së majtës. Dhe ky aksion ka vullnetin, dëshirën dhe vizionin e Edi Ramës.
Fitorja e bujshme është fryt i këtij vizioni dhe i sponsorizuesit të tij kryesor që është Koço Kokëdhima. Këto janë faktet.
Ilir Meta ose LSI-ja është partia e tretë në Shqipëri dhe në koalicion me PS-në ajo ka marrë shumë mandate, ndërsa si numër mbështetësish, edhe vetë Ilir Meta e ka pranuar se numri i tyre dhe anëtarëve të saj nuk i kalon të 130 mijë vetat. Ndërsa PS-ja në këto zgjedhje jo vetëm që i maksimalizoi votat e saj por mori edhe gjithë të rinjtë që votuan për herë të parë. Edi Rama arriti të krijojë frymë dhe u njëjtësua me vetëdijen e shumicës së shqiptarëve që këtij regjimi i duhej dhënë fund.
Edi Rama ka tetë vjet që po e artikulon këtë alternativë. Ilir Meta ka tre muaj që po bën opozitë. Mirëpo edhe Fatmir Mediu që beson në Zot thotë që këto zgjedhje i fitoi Ilir Meta. Ndërsa ahengxhinjtë e disa ekraneve të TV-ve me ndonjë që Iliri i shkretë i paguan ndonjë faturë në ndonjë kazino të Tiranës andej nga ora 3 e mëngjesit, nuk reshtin së thirruri që Ilir Meta është lokomotivë.
Ilir Meta fitoi në këto zgjedhje, po ai në imazhin kolektiv shqiptar është ende shtetari me bllok në dorë. Ilir Meta fitoi në këto zgjedhje, por ai në imazhin kolektiv dhe praktikisht e ka bërë partinë e tij edhe strehë të personazheve të “fuqishëm” tregtarë që dikur kanë qenë kontingjent i PD-së tani janë të Ilir Metës. Slogani i Ilir Metës është i gjetur: Me ne ka punë, pra ka para. Ka para ashtu siç mund të ketë për ndonjë gazetar të pështirë që paguan llogaritë e kazinove dhe ka punë ose afera të lehta për shumëkënd që në veprimtarinë e tij si biznesmen ka hije apo dosje të hapura me policinë e vendit ose atë të huaj. Të mos harrojmë se në paradhomën e Metës ishte një i kërkuar nga drejtësia amerikane.
Mirëpo Fatmir Mediu që beson në Zot thotë se Ilir Meta është fitues i këtyre zgjedhjeve. Unë dua të besoj se Edi Rama do të tregohet transparent dhe nuk do të pranojë që për hir të pushtetit, të vijojë qeverisjen e një shteti me kontingjente si ata që për fat të keq sigurojnë punë nga LSI-ja. Kjo është e vështirë, por është sfida e tij më e madhe.
Edi Rama duhet të na tregojë që në fillim se është i vendosur të shkallmojë dy të zeza në këtë vend: krimin e organizuar dhe varfërinë. Në fillim duhet të na dëshmojë vullnet, pastaj edhe rezultate.
Fitorja e thellë e këtij viti ishte një shenjë e dallueshme se ne kemi një parti tjetër që vendos në këtë vend dhe kjo parti është populli sovran, i cili këtë radhë u tregua madhështor. U tregua i tillë se u neverit nga hajdutëria, mashtrimi, vjedhja, abuzimi, nga një gazetari e televizion të cilët nga mëngjesi deri në darkë shanin opozitën dhe i bënin hosana një të fandaksuri.
Shqiptarët treguan se janë një popull sqimatar, aristokrat madje. Nuk u impresionuan fare nga tuneli i Berishës në Elbasan, sepse nuk mund ta duronin më imazhin e tij dhe të Jozefinës kur dilnin në ekran nga mëngjesi në darkë. Ndaj, këtë besim dhe këtë fitore ata ia dhanë Edi Ramës dhe jo Ilir Metës sipas meje.
Ilir Meta është një minë me sahat në qeverisjen e re. Megjithatë të presim e të gjykojmë.
Një tjetër dukuri e këtyre zgjedhjeve ishte Shkodra dhe një emër që disa e penalizojnë pse ai është i pasur e disa të tjerë nuk e pëlqejnë se nuk vjen nga kulisat e studiove mediatike. E kam fjalën për Tomë Doshin. Unë nuk e njoh personalisht, por kam parë te ky njeri një opozitar të vendosur, trim, krenar dhe shpeshherë kam menduar që si pinjoll i familjes së At Zef Pllumit ai e ka ruajtur në mënyrë dinjitoze emrin e tij.
Përveç të tjerash ai ishte frymëzuesi i ndryshimit në Shkodër dhe asgjësuesi moral i Jozefina Topallit. Ai e ftoi në debat të hapur Jozefinën dhe e akuzoi atë rëndë. Unë do të prisja që ajo do të dilte dhe do t’i përgjigjej apo do ta akuzonte me ato klishetë e Berishës. Por ajo nuk tha asnjë fjalë. Atëherë pse të mos e besoj unë Tomë Doshin kur del hapur dhe në publik? Unë nuk paragjykoj të pasurit kur ata dalin publikisht, shfaqen dhe marrin përgjegjësi. Të pasurit janë vlera e këtij vendi. Llogaritë për pasurinë e tyre ata i kanë me Zotin dhe me taksat.
E përmenda këtë shembull për të ngulmuar se nuk kam asgjë me të pasurit apo biznesmenët e LSI-së, por e kam me ata që kanë llogari të pambyllura me policinë shqiptare dhe me atë të huaj.
Dhe në fund, meqenëse përmenda Shkodrën dhe Tom Doshin nuk mund të rri pa përmendur Jozefina Topallin. Kjo zonjë, bashkë me nja dy të tjera shkruajnë në faqet e tyre në Facebook se falenderojnë këtë e atë.
O tempora o mores, do të thoshte latini. Turp, njëmijë herë turp. Kjo është me qit kunj siç thonë në Shkodër. Fjala e parë do të duhej të ishte: Unë ju kërkoj ndjesë, ju lutem më falni se për fajin tim PD-ja e Shkodrës u shpërfytyrua. Nëse më jepni kohë ta shlyej këtë faj, ju falenderoj, përndryshe unë largohem. Por Jozefina, në vend që të bëj këtë e mbulon fytyrën me protretin e Berishës, me humbësin më të madh që jo vetëm ka qit kunj me PD-në po siç thotë Mero Baze e ktheu PD-në në parti të familjes.
Zoti Ilir mos e perserit shume here qe Mediu beson ne Zot se, po e degjoi Zoti do vrase vehten
LILO ESHTE NJE YLL QE PO SHKELQEN?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/shkelqimi-dhe-renia-e-shokut.html
Ishalla kujtohet Zoti, dhe na e merr Mediun (per ne ferr, sigurisht).
Analiz brilante.
Pikat mbi “i”.
Bravo Ilir, shkrimi yt me i mire. Ahengxhinjte e kazinove le t’i bejne fresk Metes.
E ke qare dhe vertet kjo bande ra, u zhdukte fara e tyre ne embrion.
Ilir Meta është një minë me sahat në qeverisjen e re. Megjithatë të presim e të gjykojmë.
Me bashkimin e tij ne kete koalicion Ilir Meta “mori” certifikate virgjerie.Eshte detyre e tij qe te mos e “prishe” duke shkuar hu me hu. Le te demostroje qe eshte nje lider ,te mos vere shkopinj nen rrota ne qeverisjen e re dhe te ndahet nga pagesat kesh per klientet e cdo pushteti.Ndryshe do kete fundin e Berishes. Edi Rama nuk eshte me axhamiu i perjetshem.
Megjithate te presim e te gjykojme .
Zoti “mavi”!
Ju keni shume te drejte qe mbeshtesni tezen e zotit Yzeiri se: “Ilir Meta eshte nje MINE ME SAHAT”.
Kete hamendje i nderuari Yzeiri nuk e ka apriori, me hamendje. E kemi pesuar njehere. Jemi djegur nga qulli,si i thone fjales. Duhet ti fryjme edhe kosit.
Une mendoj se Zoti Rama, duhet te bashkepunoje sinqerisht me Meten, si aleat ne fushate zgjedhore. Kete shprehu edhe elektorati me vote, kur e çertifikoi kete aleance.
Do te ishte e pa faleshme sikur kete MINE ME SAHAT, te mos e çaktivizonte.
KEtu nuk kam parasysh LUFTE BRYLASH apo PABESI POLITIKE. Perkundrazi, ky duhet te jete kujdes i sinqerte, per te mos krijuar kushte oper korrupsion. Populli eshte teper i ndjeshem ne kete drejtim, lidhur me ato qe kane ngjare me ato blloqe e gjyqe apo gjetje vendesh pune duke çvendosur socialiste te ndershem hallexhinjsh. Kjo nuk duhet te ndodhe as me demokratet tani.
TE HAPEN VENDE PUNE DHE JO TE RREMBEHEN VENE PUNE.
Siç thote populli, “kur ke duart ne mjalte, lepihen gishtat”. Atehere ilaçi eshte: Mos e vendos kete njeri perpara tasit me mjalte.
Pershendetje dhe urime per rrugen e re!
Si ka mundesi qe pas vidios se vjedhjes me bllok, votuesit e lsi y shtuan?
A thua valle se po te vjedhe prap ky do te shtoje votuesit perseri?
Shqipetaret me zor paskan pritur qe ky te vjedhe qe ti japin voten?
Une them jo. Lsi I vodhi edhe votat. Sepse duhesh te ishte paterica e qeverise se ardheshme.
Nga e dinte ps qe ky hajdut do ti dhjetefishonte votat qe beri haleancen? Haleancen e nje prillit apo te ngjalave.
Une them qe edhe keto zgjedhje u manipuluan.
Ps nuk mori dot vota te mjaftueshme per te qendruar vete ne kembe. Tani meta mund ta terheqe pas mjekre si te doje edi ramen.
Sovrani e dha fjale e vete.Votat per ilirin jane votat kunder Berishes,shumica vota te djathta se e dine se vertet méta eshte nje mine per Te majten,qe sa te filloje lufta kunder korruptionit qe e presim te gjithe do krise-.Pra Rama ndoshta e ka ma mire me marr edhe pdiun se sa me marr Lsi.Le t’ju mjaftoje numéro i deputeteve!
Edhe qytetaret te jene ma qytetare edhe te kontrolojne ma shume qeverine e parlamentin ne shpenzimet e tyre!
Analize brilante por nuk Besoj se tom doshi ishte arsye qe humbi jozefina topalli
BRILANT SI GJITHNJE , LAVDI GAZETAREVE TE TILLE SI MERO BAZE, ILIR YZEIRI ANDREA STEFANI E BLEDI MANE
une mendoj se Z. Rama duhet ti qendroje fjalimit te tij te fitores. Duhet te mbaje frymen qe i dha fushates dhe qe mblodhi rreth vetes intelektualet e vertete, te cilet ne 24 qershor gelltisnin ne heshtje lotet e fitores dhe gezimit. Edi Rama duhet ta mbeshtese misionin e tij tek njerezit e ndershem, pa te shkuar korrupsioni, pa hije mungese integriteti. Duhet te mbeshtetet tek ata njerez qe dhe ne skamje qendrojne puritane ne integritetin e tyre dhe nuk ndoten nga llumi i korrupsionit. Edi Rama duhet ti vere fre mbeshtetesve te tij qe mezi presin te marrin pushtetin per te goditur te ikurit. Edi Rama duhet tu vere fre megallomaneve qe per fat te keq i ka me shumice edhe ne rradhet e tij dhe te mbeshtetet tek njerezit qe frymen e Rilindjes, sikurse ai, e kane ne gjak dhe ne zemer. Ne te kundert te gjithe keta njerez do te mblidhen rreth aleatit me bllok dhe do ta grryejne Rilindjen ende pa e marre vesh edhe vete Rama.
Te lumte dora I nderuar Yzeiri!Urrejtjen qe kemi ndaj ketij mafjozi e nxjerim nepermjet penes tende.
Ilir Meta historikisht ne te gjitha zgjedhjet qe jane bere nuk ka mare me shumese 4%.
Aritja e tij ne kete % te trefishuar e ka origjinen ne mareveshja e 1 Prillit dhe te Paraja .
Populli thote ;”paraja engre ujet perpjete” .
Kush e vodhi floririn, etj… etj… po ti fillosh qe kur ka qene me pushtet e tani me bizesmenet e fuqishem mafjoze.
Rama duhet te tregohet I zgjuar se” ujku qimen nderon por zakonin se haron”. Mos harojme 2005 ku PS humbi nga META ,fushata e tij nuk qe kunder SALES por kunder NANOS.
Edi Rama me aleancen e 1 prillit e ringriti,Sala e shpetoi nga burgu.
Meta nuk ri me pas se SALA.
A i lexon valle Edi Rama keto komente? Nuk besoj, por nuk kam menyre tjeter per t;iu drejtuar atij. Por nese rastesisht i lexon, keto fjale jane per te: I dashur Edi Rama. Ajo qe ti ke bere dhe sidomos ajo qe mendon te besh per Shqiperine eshte gati te shpertheje edhe zemren time nga kraharori, mendo pak se cfare ndodh ne zemren tende. Por ideali yt eshte ne rrezik. Ke shume njerez mes te tuve qe nuk rrojne dot pa korrupsion dhe pa “me ne, kunder nesh”. Te lutem deri ne perulje. Sikunder e shpetove Shqiperine nga padronet e PD-se, shpetoje nga ata qe duan te behen Padrone te PS-se.
Me shume te drejte citoni : ” Ilir Meta eshte nje mine me sahat ne qeverisjen e re “. Ai qe nje paterice qe mbajti gjalle qeverine e Sali Berishes ne vitin 2009, me ata pak deputete qe kishte,ndersa tani qe e ka pesefishuar numrin e tyre do te luaje KARTEN e te fortit .
Njerezit qe po sjellin demokratizimin e shoqerise shqiptare, heronjte e mendimit te lire, qe po formesojne menyren tone te te menduarit
Mero Baze *********************************************************
Andrea Stefani**********************************
Ilir Yzeiri **************************
Mustafa Nano **********************************
Andi Bushati (edhe pse shpesh kondrapedal)****************
Ju faleminderit nga zemra per guximin, integritetin dhe moralin.
Po asht e vertete,vetem Tom Doshi me ndershmenine e tij ,me aftesine e tij dhe me forcen e tij e mposhti Zhelefinen ne Shkoder,tue mos lane me i u afrue kutive te zgjedhjeve hajdutet e Zhelefines per te ndryshue ate cka kishte vendose “sovrani”.Kesaj here ajo vertete “shkoi per lesh”.
Ore vertet,çfare u be me leshte?I eshte rritur Zhelefines apo sapo i ka rimbire dhe po e shpon nga poshte?
Yzeiri nga gjithe ky shkrim une kuptova qe Tom koDOSHI mori certifikaten e virgjerise .Sepse ai u perball me balozin …ops Jozefinen .
Mos valle u perballen shkodranet ,atyre qe u kishte ardhur ne maje te hundes Venecia dhe kjo gorre plake qe bridhte me 200 bodikar ,kur papunesia ne Shkodren e kulturuar eshte me e larta ne rang republike??
Me kte permendjen e AT ZEF PELLUMBIT ,{RESPEKT}mu bere si Neritani qe na u ofendua per veshin fisnik se me duket ishte ster ,ster ,ster nip i nastradinit …ops MIGJENIT {ta dij Migjeni ,ringjallet dhe vret veten}Nejse ti do qe ne te krijojme respekt per pasurite e tij ???
Duhet te merret gjykata me pasurine ??/ Hahah Yzeiri ,po te kujtoj qe ky heroi i partise se punes pragmatiste ,kur u be votimi per Llallen e atehershmja opozite abstenoi …ky votoi pro .Me duket dhe Sterkaj votoi pro .Ngaqe kane pasuri te respektueshme vjen kjo .
Sa per fitoren e I.Mete ,po te shkruaj nje rast fare te vogel {mund te shkruaj dhe ndonje me te madh ,por nuk ja vlen}
ASTRIT KOSTURI ,kryetar i LDSH …para pak javesh shpallet “Nderi i Komunes ” shiko pak nuk merr asnje vote ,ouuu dhe nena e vet ..nuk e kish votuar .Kjo mua me qudit ,me qudit fare …ju e mendoni te garoni dhe mamaja juaj te votoj Edvin Meten ??? ..Ne Vicidol Rama merr 70 vota …ky robi nuk merr as te tijen ????
ZGJEDHA TE NDERSHME !
TOM DOSHI ASGJESUESI MORAL ….YZEIRI PO INSTALONI DIKTATUREN E RE
ATE ME TE KEQEN …ATE TE NDERGJEGJIEVE TE NDYRA .
{ti e di shume mire ,qe kte pistolierin miliarder ,Rama ka frike ta preke …ah se mos harroj …po ai Frroku pervec asgjesimit fizik te Komisarit …mos valle ka ndonje merite te asgjesimeve morrrrrrrale ??
Jeni klasa bunker Yzeiri ,jeni mercenar te diktaturave !
Te lumte VERONIKA, shpresoj qe Yzeiri ta lexoj komentin tend, te lumte edhe njeher!!!
Kujdes. EDI RAMA, rruhu nga lukunia e hijenave te cdo ngjyre, kujdes se ti qe shtrive pertoke bishen SALI mund te ta rrembejne fitoren sic ja rrembejne HIENAT prene Luanit ne SAFARIN Afrkan.KUJDES RRUHU nga TRE L-et nga LAVDIA-LAROT dhe LSI-a(alias te konvertuarit e PD)BE KOMPROMIS VETEM ME POPULLIN SHQIPTAR.
@Te pershendes Tim, jam kryesisht dakord me ty. Dje e pame se kush u perlot bashke me Saliun, ai populli i thjeshte, militantet besnike, qe asgje nuk kishin perfituar nga ai ujku, qe dje kish veshur lekuren e deles. Po luante dhelpren e desh na preku te gjitheve..por jo vetem ata te shkretet i kish prekur realisht. keshtu Edhe Edi Rama duhet te kete nuhatjen perkatese e nese do te punoje ne te mire te vendit, nuk i thote njeri te bragtise biznesin e madh, madje ta nxise me te gjitha mjetet, por populli i thjeshte qe e mbeshtetit dhe e deshi kaq shume, duhet te jetoje pak me mire…sepse ne fund ata do qajne per te, sepse vetem ata dine te duan.
@Tim askush nuk ta merr dot pushtetin, nese di ta ushtrosh ate sipas parimeve te tua. Asnje frike, sektori i llafeve i drejtuar nga sherbimet sekrete ku ILir Meta ka gjysmen e tij do i çojne Edi Rames fjale te tmerrshme ne lidhje me hienat, por ai duhet te ruaje qetesine e te kuptoje se ne demokraci eshte e veshtire te ruash balancat, prandaj te mos i kritikoje kurre bashkepunetoret, te delegoje punet duke i menaxhuar ne distance, dhe frikrat jane per burracaket dhe burracaket as zoti nuk i ndihmon dot. Hienat nuk dine te fjuajne ato jane te afta te hane prene qe luani ka gjuajtur…Prandaj luani prene e tij duhet ta mbaje ne kthetrat e tij dhe territorin te mos ja prek kush. te kete kujdes te mos e izolojne njerezit me te afert jane ata qe do e bejne pre te hienave po i besoi verberisht… Edhe ne Bashki VB ishte “e besuara e tij”, por shume deme i ka shkaktuar..te kete kujdes nga hakmarrja e grave te lenduara ato jane te helmatisura…
Ju gazetaret nje gje nuk e keni kuptuar dhevas do ta kuptoni kurre ”idiosinkracine” e malesoreve dhe per
pasoje edhebte Berishes. E them kete nga pervoja ime qe kam punuar e jetuar per shume vite ne Veri.
Ndoshta ju nuk e keni patur kete fat,si une. Malesori prej natyre,krahas cilesive te mrekullueshme qe kane,
natyra e eger ,qe ne gjuhen filozofike quhet ”determinizmi gjeografik” i ka dhene edhe krenarine,qe une si
shqiptar i mesem do ta quaja ”krenari te semure”. Edhe Sala i perket ketij geni. Ikja nga pushteti per te
konsiderohet si gjeme .Kjo shpjegon edhe lotet etij.por krahas saj ai mendon per humbjen e salltaneteve te
te tij. Ai nuk rron dot pa hosana e ditirambe nga servilet e sejmenet e tij .Keto Ai nuk do t’i kete me kurre !!!
Ky eshte thelbi i bajraktarizmit ! Une kete tendence te tij e kuptova qe ne vitin 1992. Ju gazetaret e keni kuptuarshume vone !!!.Kjo eshte per te ardhur shume keq !! .Berisha qe diten e pare u paraqit si diktator !!
” … U tregua i tillë se u neverit nga hajdutëria, mashtrimi, vjedhja, abuzimi,…” dhe e ndeshkoi kryehajdutin nga 4 e beri 17 , “O tempora o mores, do të thoshte latini.”.
Ku qendron kjo analize brilante me “une dua te besoj…” Mblidhi numrat zoti gazetar dhe shiko kush ka fituar. Eshte nje gje te rritesh 10% dhe komplet ndryshe te rritesh 100%.Me keto zgjedhje u kuptua qarte se kush ishte vjedhur ne 2009.
Respekte!NJe verejtje shkruani me shpesh per te mundur te keqen! ……..Faleminderit
Votat L.S.I. i mori nga sllavet qe jetojne ne shqiperi. Mesazhin e DHA Tadic ne shkoder, gjithashtu i bleu me parat e pista te droges. Ilir meta ka dhene prova qe nuk eshte politikan. per kete ka shkruar edhe kjo gazete kur ky ishte k/ minister.-” K/ Meta e drejton shtetin me tipin fashist,por te tipit feudal.” Tadic favoret nuk ti fal. Mos vadhe kerkon sABOTIMIN E INTEGRIMIT? Para disa ditesh presidenti serb tha:- shqiperia ne B.E.? Vete vrasje kolektive. Ne qoftese sabotohet integrimi , ajo do te shoqerohet me disa vrasje te bujeshme ,qe te mbulohet sabotimi. Me qeverine e re shqiperia eshte ne pike pyetje.E. Rama ne fjalimin e tije kishte nje fjali ku thoshte:- me lini te qeveris i qete dhe ju o popull per 4 vjet duhet te shtrengoni rrypin.
Zoti Yzeiri, keto jane analiza te skenes se fundit politike te drames shqiptare. Vota e lire goditi ne shenje hipokritin enverohoxhist ultra-te-rafinuar me prirje sundimtari; hoqi nga slkena. Por vota eshte e verber per prapaskenen.
He mo Liro do edhe ti nje vend andej nga administrata e……oh sherbetore te shpifur…rrace muti paskemi qene