Dhe tashti, nji republikë të re…

25 Qershor 2013, 19:04Blog TEMA

Nga Ardian Ndreca

 

Ma në fund Edi Rama e çliroi të djathtën prej uzurpatorit plak që mbante peng tash dy dekada të kaluemen dhe të ardhmen e Shqipnisë, tue vendosë me nji fitore të thellë daljen përfundimisht prej skenës politike të Sali Berishës.

Atë që nuk mbërriti me e ba vetë e djathta shqiptare (nëse ka ende kuptim me folë kështu për nji thark ku shkrryhen Islami, Xhuveli e shumë si këta!) ia bani dhuratë asaj Edi Rama.

Berisha ishte përzgjatja e së keqes që pat zanë rranjë në vitin 1944, fryma e tij antidemokratike dhe etja tribale për pushtet na kanë kushtue dy dekada të historisë sonë.

Në fakt me datën 23 qershor e djathta nuk ka humbë, ajo ka fitue bindshëm pse sot ka mundësinë historike me u çlirue përgjithmonë prej Berishës, Bashës e sojit të tyne.

Fajtorë për humbjen e thellë nuk janë vetëm megallomanët dhe demagogët pa asnji lloj spesori intelektual, moral e politik që kanë tregue vokacionin e tyne prej shërbëtorësh tue iu përkulë Berishës në gjithë këto vite; ata si Bumçi, Topalli, Basha, Noka, Olldashi, Bregu etj., por e gjithë PD-ja.

Janë shkaktarë të kësaj humbjeje të gjithë ata, militanta të verbët, lolo, media në shërbim të rrenës, hyzmeqarë, prostituta debatesh shterpë, idiotë profesionista, brejtësa, hajna, dallkaukë, budallenj, oportunista… që kanë kontribu në dorzimin e shtetit në duert e nji njeriu të vetëm dhe e kanë fuqizue atë herë me mungesën e tyne të karakterit e herë me mendësinë totalitare të stampueme në negativin e ndërgjegjes qysh prej kohës së komunizmit.

Sot Edi Rama nuk asht për t’u pasë zili prej askujt, së pari pse ka në krah Ilir Metën, së dyti pse po bahet gati me marrë në dorë nji vend të gjunjëzuem prej borxheve, prej papunësisë, prej krimit të organizuem dhe prej monopoleve.

Berisha në tetë vjet ka mendue vetëm për pushtetin, dhe asnjiherë për shtetin shqiptar, prandaj sfida e madhe e Ramës, dhe nuk asht e thanun se do t’ia dalin medoemos, asht rimëkambja e shtetit shqiptar. Kjo rimëkambje kalon nepërmjet de-berishizimit të t’gjitha strukturave – tue mos i ba lëshime tundimit të fortë dhe të kuptueshëm të zëvendësimit të nji palë militantash me nji palë tjetër! Militantat e Ramës apo të kujtdo tjetër do të duhet të përfitojnë si gjithë shqiptarët tjerë prej ecjes para të vendit dhe jo prej privilegjeve të pameritueme; shteti ka nevojë për profesionista të ndershëm e të përkushtuem, jo për zelltarë mitingjesh.

Shqipnia duket se asht zgjue prej nji gjumi dy dekadash, jemi tue nisë prej vitit zero dhe kemi nevojë urgjente për nji republikë të re, të vërtetë e të drejtë. Ajo gropa e errët që ka hapë Berisha në hartën e Ballkanit perëndimor duhet të kthehet në nji shtet, prandaj nuk ka ma kuptim që në krye të nji republike të re të vijojë me qëndrue nji president që përfaqson vetëm nji regjim tarafesh e klanesh monstruoze.

44 komente në “Dhe tashti, nji republikë të re…”

  1. Vlora says:

    fitoi shqiperia.

    1. ARBAN HASA says:

      Ku eshte presidenti i te gjithe shqiptareve?!!
      Perse ka humbur pa nam e pa nishan?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/bujari-pa-nishan.html

      1. serena says:

        Me ne fund do te rivendoset demokracia ne Shqiperi, u largua diktatori I fundit, do te clirohen 3 pushtetet, do te zbatohet ligji, dhe me ne fund do te jemi ne rrugen e duhur per tu integruar ne Europe.

      2. teddy says:

        Nje shtet i ri, me ne fund republike, se kishim 8 vite qe sundonte nje familje e vetme, qe plackiti Shqiperine e shqiptaret, pervetesoi cdo gje a thua se ia lane trashegim te paret, erdhi me nje pale breke dhe iku me gjithe pasurine e shqiptareve.

    2. lorenc says:

      Nuk e di se cfare kemi fituar ala. E postova edhe tek Dita kete:

      Eshte e domosdoshme qe PD te reformohet.Dhe reformimi nuk eshte nje PD serish e komanduar nga kryetari ne hije Berisha. Por gjeja me e panatyrshme me kete rrotacion eshte fuqia qe partia e skandaleve dhe korrupsionit LSI ka fuqizuar edhe me shume rolin e saj ne qeverine e radhes. Me parate e vjedhura gjate qeverisjes me PD,LSI blen 12 mandate duke ia rrembyer PD.Them PD e jo PS pasi PS ka marre te njejtin numer deputetesh si me 2009.Berisha dhe Rama nuk dine se si ta zgjidhin problemin Meta megjithese zgjidhja eshte e thjeshte.Burg per korrupsion.

      1. dritan says:

        nuk ke cfare thua me pas kesaj fitoreje te pd. ps nisi me nje fitore te thelle dhe po e vazhdon deri ne fund te numerimit.

        berisha njehere te vetme nuk po vjedh…dhe po humbet ne menyre fatale!

        shqiptaret jane socialiste!!

      2. erjona says:

        Tashme kemi republike doje te thoje me sakte, se deri me tani kishim nje pushtet te uzurpuar nga saliu I cili ishte nen kontrollin e gjithckaje per te ruajtur pushtetin qe te mos I ikte nga duart. Me ne fund do te jemi edhe ne nje shtet I vertete demokratik.

      3. herta says:

        braaaavo skuadra e rilindjes,bravo EDI RAMA
        ne besojme tek fuqia e fitores dhe kemi bindjen e madhe se me edi ramen ne krye shqiperia do te ece shume me shpejt drejt europes

        me ne fund do te kemi shtetin qe se patem keto 8 vjet dhe nuk do degjohemi ne mediat e huaja vetem per skandale

        ne ia dolem,ne kemi hyre ne rrugen e rilindjes

    3. vlora says:

      Fitoi Greqia e Serbija, katundarija qe ka qene e borgosun nag Enveri neper vathe shtazore, tash kan shansen te dalin si dele dhe te shkaterojn Shqiperin.

      1. t.. says:

        Turkoshaku… shqipfoles… mos te vije keq per Sali talebanin!!!!
        m.gj.ate ngushellime tè sinqerta per “vdekjen” politike tè
        korrakut Sali!!!halelujaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa………

  2. anonim says:

    Dhuraten e beri populli shqiptar se po te ishte per Edin ne e mbanim Salen edhe 100 vite te tjera!

    1. arsen says:

      Po pse ore?,…cfare eshte prifti? Nuk eshte popull?
      Filozof i madh i PD-se qeke.
      Pa Edi Ramen…Saliu do ishte bere mbret. A e di pse?
      Se kishte pas vehtes tipa si ty

    2. Skela says:

      Merita eshte 100% e popullit shqiptar. Ne kemi nje popull te mbrekullueshem. E drejta vonon por nuk harron.

      1. v says:

        Pershendetje Skela!

        Fitorja eshte 100% nga kockat e Edi Rames, prandaj duhet te vazhdojme ta mbeshtesim sepse do te qeverise me nje ‘ngarkese te rende’ dhe ne populli i shkelqyer te mos shfaqemi budallenj si keto 22 vjet qe shkuan, por te kuptojme se Edi Rama punon per te miren tone.

    3. xxx says:

      Jo mor anonim, dhuraten ja beri Ilir Meta qe ja ruajti votat qe mos tja vidhte Saliu. Maskaralleku do vazhdoje me Ilir Meten Zv.Kryeminister.

    4. kesi says:

      po mor po, kete te kulturuarin qe ishte breakthrough “pushtimi i henes nga juri gagarin” ik se jeni ftof

  3. cukali says:

    Bravo Ndreca…! jeni ne sintoni me Bazen dhe te tjere analiste qendrestare e te ndershem !!
    RILINDJE !

  4. Ari says:

    Duhet tja dime per nder amerikaneve dhe ne pergjithesi te huajve qe u angazhuan me monitorimin e zgjedhjeve, pastaj gjithe popullit shqiptar qe cliroi shqiperine nga nje pseudo-demokrat . Zoti te bekoj Shqiperine

  5. Sem Luma says:

    Artikull i shkurte, konciz, real dhe teper me vend, ky i zotit Ndreca. Te shpresojme qe humbesit dhe fituesit e ketyre zgjedhjeve t´i kene parasysh sadopak keto fakte te numeruara nga autori.

  6. Djaloshi RKS USA says:

    Urime Shqiperi por mos harroni se nje here keni vuajtur nga Enver Hoxha e tani nga Sali Berisha tashti keni me vuajtur nga Edi Rama, me vjen keq sepse Shqiperia eshte e gjithe shqiptarve e jo e ketyre kriminelav qe i ceka me heret.

  7. Kerpaci says:

    Dhuraten me te madhe e kemi prej KE dhe Amerikes e cila na u gjend prane me kerrbac, se po te ishte per popullin, dinte Saliu ta bente si heret e tjera duke ngopur me dru dhe me plumba. Prandaj do varrosur per gjithnje kjo e keqe tribale, qe votimet e ardheshme te jene feste per shqiptaret dhe jo beteja kunder njeri tjetrit.

  8. kesi says:

    Mori fryme populli me ne fund…

    mos bej gafe te krahasosh edin me nevrastenikun diktator qe u hoqi buken nga goja shqiptarve per te bere te pasur vetveten dhe serbet. E NJOHIM TRADHETORIN.

  9. Ben Chicago says:

    zoteri Ardian Ndeca
    je shume i sakte per sa shkruan
    edi rama te kete ne krah ilir meten me bllok duke ndare eurot me dritan prifti

  10. Florida says:

    Ne keto zgjedhje humbi Berisha dhe fitoi Meta. Te tjeret mbeten aty ku ishin 4 vjet me pare.

  11. shumica says:

    Presidenti dhe lyl basha duhet te japin doreheqjen se nuk perfaqesojne shumicen.
    Se kuptoj si mund te rrine ne piste te pamerituara.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Kushtetuta duhet nderruar ku presidenti te zgjidhet nga populli..Ky eshte nje president partiak dhe jo me intelektitetin e kryetarit te shtetit..Gjeja me minimale pa i kushtuar taksapaguesve leke per nje referendum PARAPRAK, eshte te japi doreheqje dhe parlamenti i ri te zgjedhin nje person te kualifikuar ME KONSENSUS DHE ME ANEN E DJATHTE…Ben mire qe e djathta sidomos deputetet te hapin syte per nje pavaresi nga KUPOLA e PD-se, te mblidhen dhe te riformojne nje grup liderash te rinj..S’duhet ti kerkojne meshire atyre qe i balcamosi por ti dalin zot partise se tyre..Do jete nje parti qe do fundoset dhe shkrihet ne qofte se GERDALLA do jete aty akoma…Deputete te PD-se, eshte i semure PSIQIK…Ka probleme mendore..Mbaroj koha e tij..Boll ndoqet nje ZHURME SHKATERRIMTARE dhe vijuni nga mbrapa qeverrise se re qe te bejne ato qe kane premtuar dhe ti kontrolloni ne c’do levizje te gabuar…

  13. shkodrani says:

    Nuk kisha lexu naj her te tema naj artikull n dialektin e te madhit Fishta.

    Asht me te vertet me u krenu per dialektin geg – por asht marre me pa e degju llapaqene si puna e zheles Topalli me e permend Fishten.

    Aja vetem na e ka korit Shkodren. Fatkeqesisht do ta kena prape ne parlament.

  14. topi says:

    Bravo, shume bukur e ke shkruar!

    Do shtoja se pjesa e de-berishizimit eshte kritike. Nuk duhet te bejme te njetin gabim si ne 1990 kur populli permbysi nje regjim por sih-sigurimsat dhe PPSH-istat e tipit Berisha dhe shoke e moren pushtetin.

    Duhet patjeter te largohen hienat hajdute dhe servilet qe therrisnin per berishen pa asnje integritet moral e professional. Asnje post te pakten nga drejtor e larte nuk duhet te kete vend ne institucione dhe drejtimin e shtetit. Te gjithe aferat e tyre duhen hetuar si privatizimet, legalizimet, tapite, sepse populli po vritet mes vetes dhe keta vrases vodhen gjithshka. Edi ka thene qe do drejtoje vete legalizimet por duhet ta filloje me hetimin e pronave dhe pse nuk u legalizua asgje per 8 vjete. Duhen hetuar vrasjet e 21 Janarit dhe Gerdecit sepse perndryshe nuk ecet perpara. Hajdutet dhe vrasesit e berishes do e nderrojne lekuren shume shpejt dhe do perpiqen te kalbin edhe shtetin e ri qe duam te rindertojme. Nuk duhen lejuar te perhapin helmin e tyre sepse e kane vendin para drejtesise.

  15. armando leci says:

    E keqja e 44-s asht te krahi qe po mbron, or ardian trëjmi. Tashma nuk ngele gja tjeter veq me na qeveris cunat e sigurimsave e partizanve qi i ka pershkru aq bukur Padre Zef Pllumi.

  16. TV-ioni FAKT says:

    Saliu i semuri shqiptaret.

  17. Ramon says:

    PLAKU mbahet vetem per ti degjuar pordhet,se dhe nga zeri po shteronte

  18. Treviso says:

    Nje artikull mjaft preçiz. Bravo Zoti Ndreca. Shpresojme se do kete kohe qe ta lexoje Edi Rama se do ti vleje per sa kohe te qeverise. Dhe po nuk e lexoi do tja ve ne dukje here pas here se gjarperin e ka shume afer dhe mundet ta helmoje jo vetem ate por te gjithe qeverine e ardhshme.
    Tani e dorzova krimineln sali Berisha dhe do filloj me koke-Lopen nese do dali jashte kontrollit te popullit. Kritikat do ti kete me te forta se ç’ja kam bere kriminel Berishes. Besoj dhe ai e kupton se i ka shume borxhe popullit dhe duhet te marri perseri bllokun por jo ne favor te vet por ne favor te atyere qe i besuan perseri.
    Urime e majta , shpresoj se do tja justifikoni popullit besimin qe ju dhane.

  19. Vlonjati says:

    Pas gjithe ketij sikleti, si mendoni tani per nje referendum, 23 qershorin Feste Kombetare?

  20. Gjin says:

    E ke thane bukur Ardian. Ka ardhe dita me e qit at horr te vjeter komunist, ate sekretar te degjenerum partie, ate buthlepires blloku e spiun doktorash, ate klysh serbi, prej keshtjelles se te djathteve shqiptare. E bashke me te edhe spiunat e tjere te sigurmit qe paten per detyre me derformu demokracine shqiptare. Ma mire vone se kurre. Por me e ba ate duhet me i pre do rrupa qe i ka lidhe fort pas makines ku prehet parja qe i sjell atij fuqine.

  21. Guerrilas says:

    Iku nje bajge,dhe erdhi nje bajge tjeter,i shoqeruar nga kurva Meta,qe se ka fare problem te hidhet sa ne krahet e njerit te tjeri,dhe mbrapa vjen eskorta e spiunve mashtrusve intriganteve leganave,hajduteve,te kryesuar nga Grzmoz Ruci me Erjon Bracen,dhe mbrapa tyre vjen ndonje koqe gomari si Piro Lutaj me shoke,Ah medet o popull,re nga shiu ne bresher,Urime.

  22. Skygreenplus says:

    JA TA MARRIM VESH NJËHERË.KY QË KA BËRË KËTË SHKRIM ME SIGURI KA PROBLEME ME GJUHËN SHQIPE. OR DJALË, KUR DO TË SHKRUASH PËR GAZETË, DUHET TË PËRDORËSH SHQIPEN ZYRTARE DHE JO SIÇ E FLET NË SHTËPI TË GJYSHËRVE. NQS NUK MUNDESH, ULU NË NDONJË LULISHTE DHE JEPI DIKUJT QË RRI ATJE KOT, NJË BIRRË, DHE TË TA SHKRUAJË SHQIP. E PARA, NUK TRADHTON VETEN, DHE SË DYTI, VË DHE TJETRIN NË PUNË, QË NË ATË ORË RRI LULISHTEVE.

    1. sara says:

      U NERVOZOVE ME LALE ? TA FLET GJYSHI TY STANDARTIN EEE? SE DERI NE KOHE TE ENVERIT STANDARTI ISHTE KJO GJUHA E ZOTIT NDRECA. Apo nuk ke hap ndonjeher ndoj liber para 1945, i ke te gjithe post 45. Te na rroc o lale !

  23. Asllan Loka says:

    E shkelqyer Ardian! E vertete, ate nder qe na bani Edi Rama nuk mund te na e bente asnje tjeter, kishte kohe qe ishte cfaqur nje lufte brezash ne politike te cilen agjenti serb Sali Karaxhic e kishte neutralizuar. Mendoj se shpetuam te gjithe, pike se pari Kosova asi e kishte thike pas shpine kete enverist beogradas, shpetoi vete PD nga lolot qe e ndiqnin kete monster, shpetoi vendi, shpetoi politika! Sa me shume shkrime me kete subjekt, sa me shume organizime per te nisur formimin e te Djathtes se Bashkuar pa elemente saliiste!Gjithe te mirat!

  24. SHQIPTAR says:

    gezohuni o militante po me vone do ti dale tymi kesaj pune .A KA FORCE KY LIDERI JUAJ TI FUTE NE BURG GJITHE ATA HAJDUTE DHE RRYSHFETCINJ TE P.D. QE PER TETE VJET I BENE HATANE KETIJ POPULLI.une kete nuk e besoj.

  25. Andromaka says:

    RILINDJA FITOI
    Edi Rama njihet si njeri punetor dhe di te qeverise!
    Kete e ka treguar qe kur ishte ne bashkine e Tiranes dhe i dha nje faqe te re Tiranes
    Kete do ta tregoje ne ditete e qeverisjes se tije duke mos lene pas dore asnje qytetar te shqiperise.

  26. ana says:

    Dhe ti Ardian mendon se shteti do te bahet me halldupa e arroganta si Edi Rama? Pash zotin thirri mendjes. Edi Rama asht nji kopje e shemtueme e Sali Berishes, asht dhe ma zi se ai. Te dy dreqnit jane dreqen dhe ashtu do te mbeten. Rama asht ma i etun per pushtet se Berisha, por asht edhe ma i keq se ai per me e perdore pushtetin dhe me e shkaterrue shtetin, tue mobilizue bijt e oficerave dhe te sigurimsave per me shkallmue kryeministrine.

  27. Lira says:

    E ke qare Ardian!

  28. GjonMAzo says:

    Shkrim realist…

    Shqipëria duhet të trajtohet nga grupi i ri qeverisës sikundër ambulanca trajton një të aksidentuar apo të sëmurë rëndë: duke i siguruar parametrat kryesorë jetësorë, pa ngut dhe me qetësi…

  29. baaah says:

    Ardian Ndreca me kete artikull servil po ben moral e po leshohet kunder servileve, megallomaneve… qe i identifikon vetem tek PD-ja a thua se tek PS-ja jane mbledhur te kulluarit dhe i vetmi i keq eshte Ilir Meta.
    Sa keq kur demagogjia dhe inatet personale erresojne gjykimin,aq me teper tek nje qe e mban veten si intelektual.
    Kjo tentative e deshtuar per te shkruar nje gjuhe qe nuk eshte as gegnishte e as standard por qe mund ta quajme “ndrecishte” tregon vecse hipokrizi tek dikush qe kerkon me cdo kusht te behet me katolik se Papa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje