Nuk ka dite zie në Kosovë sot që morëm vesh se Sali Berisha mori një kundërshtim masiv nga qytetarët e Shqipërisë, siç mund ta mendojë ndonjëri i painformuar sa duhet në Tiranë.
A mund ta besoni: Një numër qytetarësh po e uron fitoren e Ramës nëpër rrjetet sociale?! Atyre që simpatizojnë Berishën dhe që janë më të mëdhenj në numër, vërehet se u ka humbur entuziazmi, por asgjë kritike. Rrugëve të Prishtinës nuk më ra të shoh njerëz me lot në sy, e as të dehur skajeve të rrugëve nga mërzia e humbjes së Berishës. Veshët nuk më kanë zënë një plan konspirativ për ndonjë protestë në rrugë në shenjë solidariteti të shoqëruar me motot “Sali je i yni. Të duam shumë”, siç pati për Erdoganin në Tiranë e Shkup.
Më i mërzituri, supozoj, sepse nuk e kam parë, mund të jetë “sugari” i LDK-së, Arben Gashi. E tradhtoi fotografia atë. Buzëqeshja po e mashtron që sa kohë dhe jo vetëm në këtë rast! Ky që në majat e politikës u ngrit nga Isa Mustafa dhe nga ku po e zbret vetveten- si pasojë e joseriozitetit- që sa kohë ka arritur të humbë edhe vetë Isa Mustafën. Votimi i “sugarit” besoj shumë se nuk mund të konsiderohet si një votim i partisë së tij në tërësi. Mbani mend Gashi herë pas here veten e sheh madje edhe si të deleguar edhe të zotit. LDK-ja ndoshta do të duhej të deklarohej!
Pak ka rëndësi se kush çfarë simpatish ka në Kosovë. Njerëzit janë të lirë të kenë të çfarëdoshme ja që disa e kanë edhe Berishën dhe le ta mbajnë, e disa Ramën- edhe këtë mund ta mbajnë. Por jam i sigurt se në asnjë moment më parë, Berisha nuk kishte imazh me të ulët në Kosovë se tani, dhe asnjëherë më parë më të lartë opozita.
Ashtu si dikur Nano, Berisha po i takon historisë së Shqipërisë. Bashkëqytetarët e mi duhet të mësohen që kryeministrat e atjeshëm t’i shikojnë ashtu si janë dhe t’i pranojnë ashtu si janë – si udhëheqës të shtetit fqinj, të cilin e duam dhe më të cilin kemi interes qenësor të ndërtojmë raporte të posaçme ekonomike, shoqërore e politike.
Kosova është ngjyra-ngjyra edhe sa u përket zgjedhjeve në Shqipëri. Këto ngjyra në raport me Kosovën duhet t’i shohin edhe miqtë tanë në Shqipëri. Paranojat e dikujt në Tiranë se nga këtu do të shkonim të organizuar me autobusë për të votuar e mbushur kutitë për Berishën, si krejtësisht të pasakta janë edhe një shenjë e moskomunikimit të mjaftueshëm mes Tiranës e Prishtinës. Media nuk po mjafton, dhe as plazhi. Kemi nevojë për komunikim të hapur dhe për projekte të përbashkëta.
Berishës ia dhanë fundin qytetarët e Shqipërisë dhe bënë mirë. Arben Gashi i dha votën Berishës, por miqtë në Tiranë le të jenë të sigurt se kanë pikur vota edhe për të majtën – nga ata që edhe i njohim. Sa për t’ua lehtësuar shpirtin se jo që kanë rëndësi këto vota.
Një “Jo” kaq të madhe e gati se plebishitare ndaj Berishës nuk e prisja. Duhet të këtë huqur shumë në Shqipëri, Berisha me ekipin e tij sa të marrë një goditje të tillë – gati se poshtëruese. Një epilog të tillë pakkush e kishte besuar dhe në Shqipëri. Mësimi i parë nga kjo, i vlefshëm edhe për ne, është se autokratët asnjëherë nuk janë aq të dashur dhe të fortë sikur që duken!
Zgjedhjet e fundit, thyen jo vetëm mitin e Berishës, por edhe një mit tjetër elektoral në të cilin llogarisin shumë edhe elitat e korruptuara dhe të paafta për menaxhim te ne – atë të bastioneve. Pra të atyre vendeve që zakonisht politikanët e korruptuar u japin pak, u marrin votën e tyre dhe e shndërrojnë në pushtet e para për vete, e ata si votues që i kanë gati sa herë që të duhen. Heqja e bastioneve për politikanët andej e këndej e madje edhe rrotull në rajon, është shumë herë më e rëndë se heqja e imunitetit apo se ndonjë Task-Forcë që lufton të korruptuarit.
Nëse ditën e zgjedhjeve nuk do të ndodhte vrasja dhe nuk do të kishte dhunë, atëherë vullneti i popullit do të paraplotësonte imazhin e një Shqipërie që tashmë ka filluar të ndryshojë. Është tepër herët që t’i dërgojmë mesazh apo kërkesë kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Në emër të Kosovës, jo se jo, nuk flas.
Nëse gjatë qeverisjes së tij zhvillohet Shqipëria dhe ajo i afrohet Bashkimit Evropian, do të mjaftonte besoj. Sa i përket raporteve me Kosovës, në pak fjalë shpresoj në rritje të komunikimit mes shtetasve të dy vendeve, dhe një qasje partneriteti me Kosovën në aspektin ekonomik e shoqëror. Në shumë pika në ekonomi bashkë mund të përmbushim njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe mund të bëhemi lojtarë rajonalë.
Berisha nuk merrej me këto gjëra, ai luante më shumë rolin e padronit. Në Shqipëri i treguan se kanë nevojë për dikë tjetër – dikë që është një menaxher me pasion. Shumë gjëra ia kemi thënë Berishës edhe në këto faqe të gazetës sa ishte në pushtet, saqë sot si i humbur nuk e vlen t’i thuhen më.
Edi Ramës si kryeministër i ri i Shqipërisë i themi: Mirësevjen!
Rama e meriton per te qeverisur shqiptaret sepse nuk eshte sharlatan siq eshte Berisha.
Ikk mor koke shtyp ne formè dreijtkenshi se akoma nu kan perfunduar
numurimi i votave, trap…!!
Ramy per ty do te perfundoj numerimi ne vitin 2020, ha ha your fucking idiot sic eshte Flamuri i Kuksit.
Ky eshte njeriu qe do te qeverise vendin per vitet ne vazhdim sepse nje fitore e tille eshte nje garanci per nje qeveri qe do te jete shume gjate ne krye te vendit. Shqiperia tashme ka rilindur me nje kryeminister te ri dhe me nje njeri te pergjegjshem.
Te gjithe i thane po mireseardhje se Rames si kryeminister. I thane mireserdhet me nje superfitore te madhe. Shqiperia me Ramen do te jete shume me ndryshe me Ramen.
Ky shkrim eshte klishe ndaj artikullit me te njejtin titull te Kushtrim Sadikut te Klan Kosoves para 2 muajve. Ne ate shkrim Kushtrim Sadiku kritikonte ashper liderin e opozites, ndersa z.Gashi i jep mireseardhjen e vertete kryeministrit te ri te Shqiperise.
Une e shoh qe edhe sot shqiptaret e Kosoves shprehin keqardhjen per humbjen e Sali Berishes duke u shfaqur skeptik per Edi Ramen, por eshte ceshtje kohe dhe Berisha do shkoje ne harrese te perhershme.
Fitorja e PS eshte nje mrekulli e te gjithe shqipetareve sepse ata e bene te mundur kete gje. Qeveria e ardhme do te kete ne krye Ramen si kryeminister i ardhshem i vendit.
Rilindja me Ramen ne krye tashme eshte nje fakt.
kjo eshte fytyra e re e shqiperise,ne ia dolem ti hapim rrugen rilindjes,ne 23 ne e nxorrem rilinndjen triumfuese mbi rrenimin
shqiperia eshte sot me e lumtur se kurre,ne kemi rrezuar diktatorin e fundit,populli ia ka dale qe te coje verdiktin e tij deri ne fund,ai u tall me saliun
edi rama jemi krenare per ty,jemi krenare per shqiperine me ty ne krye
Shpreso ti ne perfundim te numrimit se do marresh kokrren e pushtetit!Merri ato sondazhet e exit polls dhe vetknaqu deri ne orgazme.Urime zoti Rama,intelektualet e Kosoves jane ne mbeshtetjen tuaj dhe po bejn pune te madhe per te vedisuar ket populle te errsuar nga propaganda e tipit te keti sharlatani Rony
Kam kenaqesine kur shikoj kosovar te edukuar qe po urojne Ramen per fitoren e thelle, ka edhe kosovar qe dijne ta vlersojne voten e popullit shqiptar, por ka edhe nga ato qe jane injorant te betuar qe nuk e vlersojne voten e shqiptareve sepse nuk besojne tek demokracia.
Ne drenic Berish e ka humb besimin qe ne vitin 1995. pra qe perish ishte ne pushtet 8 vite esht krim.
NJEREZIT ME 23 QERSHORI I BESOI QEVERISJEN E VENDIT RAMES DHE GJITHE KOALUCIONIT TE MAJTE. NDERSA TE GJITHE NJEREZIT I URUAN MIRESEARDHJEN SEPSE TE GJITHE NJEREZIT E KANE NJE DESHIRE TE TILLE. BRAVO RAMA DHE GJITHE KOLAICIONIT TE MAJTE.
Ke te drejte,rezultati edhe mund te thellohet nga 84 ne 86-87 ?
Perkundrazi Edusha eshte sharlatan,
Miresevjen Edi, me ne fund kjo ender u be realitet
Rilindja do na sjlle ndryshim dhe me ne fund do vendoset drejtesia ne
kete vend,
SHUME E BUKUR E MIQSORE …..
Zoti Gashi.Ne pergjithesi personalisht jam dakort me shkrimin tuaj dhe eshte normale ti thoni miresevjen k/ministrit te ri te shqiperise.
Por persa i perket krahasimit te dy liderve,Nanos dhe Berishes,ndajme nje mendim te kundert. Krejtesish te kundert.Nano ka gjynahet e tij ndaj se majtes po nuk mund ti krahasojme.Ne kurriz te tij nuk ka akuza per vrasje,per grushte shteti.Ai ndertoi ne 97 nje shtet nga e para qe e shkaterroi berisha.Dhe per kete historia do u japi vendin te dyve.Nqs nanon mind ta cilesijne si te deshtuar,berisha do rreshtohet ne krahun e njerzve menegative te ketij vendi.
Pershendetje nga Berati.
ME EDI RAMEN KRYEMINISTER DO TE FLASE QYTETARIJA KENDEJ DHE MATANE KUFIRIT.U R I M E per fitoren plebishitare te te majtes SHQIPTARE.
Ti mire ke bere qe ke shkruar, por ju andej nga Kosocva beni shpesh gabime, qe ne ketu ne shqiperi nuk mund ti pranojme.Psh mund te vinte ai zoteria deputet te votonte, te ushtronte te drejten e tij, por pa e deklaruar voten.Mund te vijne edhe kosovare te tjere qe kane shtetesine per te votuar , po pa u ndikuar dhe manipuluar.Une kam besimin se maredheniet sidomos ato ekonomike mes dy vendeve do te ndryshojne per mire,pasi dy k\ministrat tane Thaci e Rama jane vizionare te se ardhemes europiane te vendeve tona.
Shpendi nga Kosova
Shpjegim
Është një artikull që e dërgova në gazetën Tema më datën 20.06.2013, por që nuk u botua as në formë të komenteve të lexuesve. Po patët durim lexojeni. Do të shihni se jo të gjithë kosovarët mendojnë njëjtë. Ç’është e drejta, Saliun tuaj e kam njohur shumë më herët se Ju. Nuk bëhet fjalë për tetë vjetët e fundit, por prej momentit kur është shfaqur në skenën politite. Ju nuk patët sensin e nevojshëm që shumë më herët të kuptonit se për ç’farë njeriu të rrezikshëm bëhej fjalë /flas për gjysmën e popullatës në Shqipëri/.
Në të njëjtin tren me Zhozin.
Kërkoj një nder. Jam nga Kosova dhe, besoj e dini, te ne nuk janë liberalizuar ende vizat. E mua më duhet të udhëtoj. Duke e ditur që, ta zëmë, mes tjerash, falsifikimi i rezultateve të zgjedhjeve është lehtësisht i mundur, më shkoi mendja, të më kryeni një favor krahasimisht shumë më të vockël, të më falsifikoni një pasaportë. Fundja është sakrificë e vogël për bashkëkombasin tuaj. U tha u bë.
Në pasaportë le të figuroj emri: Kryetradhtar Bisha ose Kryespiun Bisha. Se a do të zgjedhni emrin e parë apo të dytin, zgjidhni ju, për mua është krejt një, por mbiemrin kurrsesi mos e ndryshoni sepse më ka tingëlluar ëmbël, qysh herën e parë që e pata dëgjuar.
Në këtë vazhdë, kërkoj edhe një shërbim, gjithmonë duke shpresuar se nuk po ia teproj, të më pritni dy bileta për trenin e relacionit Tiranë-Pekin. Dijeni, udhëtimi me tren ka qenë ëndërr e kahershme e imja, që shumë shpejt, shoh e ndiej do të bëhet realitet.
Ju skeptikët mos u brengosni, do të futem lehtë në Kinë sepse kinezëve kurrën e kurrës nuk do t’ju shkojë në mend se emri dhe mbiemri në pasaportë nuk ka të bëjë fare me njeri. Ç’është e drejta, varianti i dytë i emrit ka një dozë të vogël rreziku, por parashtesa Krye më bën optimist se do t’ua hedh paq.
Përfundimisht përfundova me kërkesa. Tani do t’ua hapë zemrën dhe do t’ju rrëfej një sekret të ngulitur thellë në skutat më të errëta të ndërdijes. Ëndërroj që këtë udhëtim ta bëj me Zhozefinën time të dashur. Mendoj se një shkëputje, qoftë edhe e shkurtër, do të na bënte mirë të dyve. Zhozit, me probleme hëpërhë të zemrës së thyer dhe ç’është më e keqja me probleme të menopauzës skajshmërisht të tejzgjatur dhe mua me gjetjen, qoftë edhe përkohësisht, të rinisë së humbur.
Çdo ditë që kalon, gjasat, që këtë udhëtim ëndrrash t’a realizoj, janë shtuar ndjeshëm, gati-gati me progresion gjeometrik, sidomos pas shkurorëzimit të fundit me dashnorin e fundit që zgjati këtë herë, thënë troç, gjatë. Nejse. Dijeni që qysh tani kam filluar që udhëtimin t’a planifikoj e dizajnoj si në përalla! Dhëntë Zoti e më plotësohet dëshira e kahershme e të qenit në të njëjtin tren me Zhozin!
Me tu kthyer, meqenëse nuk jam bukëshkelës, për nderin që do të më bëni, jap fjalën se do t’ju dhuroj një aparat fotografik, tip hologrami /fjala e fundit e teknologjisë/, modelin: VÇDL/SRB, 5 in 1. Mjafton t’a fotografoni një lek, e kjo perlë teknologjike, me automatizëm do t’a shndërroj jo në tre por në plot pesë lekë. Thikat stilolapsa, çadrat pistoleta, kamerat 3 në 1, e mrekullitë e ngjashme, janë lodra fëmijësh, më besoni, krahasuar me këtë shpikje revolucionare. Qysh tani ndihem krenar që tërthorazi do t’a jap kontributin tim modest në konsolidimin sadopak, dëgjoj /të mos dëgjoj Ridvani/, të financave shtetërore tanimë të rrënuara.
P.S.
Misioni për të siguruar pasaportën për në Kinë do të bëhet i pamundur në qoftë se për këtë dëgjojnë Liria /halis Slobodanka/, Argita apo mosozot /kontribut i ri në gjuhësi/ Luli. Do të pyesni pse. Me ç’kam dëgjuar, kanë lidhje të kahershme me Beogradin, do të shkojnë atje, do të më denoncojnë, e serbët, si miq të rinj të kinezëve /ç’na u deshtë neve t’i prishnim marrëdhëniet!/, do të shkojnë në ambasadën kineze, dhe… me kaq e pati puna ime. Pra, ju lutem të veproni në fshehtësi të plotë!
Pas një nate të gjatë e plotë dilema, vendosa, sidoqoftë, të tërhiqem nga falsifikimi i pasaportës. Do të më pyesni përsëdyti pse. Vlerësova se është skajshmërisht e rrezikshme që dikush të më denoncoj dhe unë bëhem shkaktar i drejtpërdrejtë i nisjes së Lulit për në Beograd. Mu kujtua vizita e tij e fundit në Greqi dhe mendova: si mjeshtër i rrallë që si pakkush ia ka marr dorën marrëveshjeve, do të gjej rastin që këtë herë të lidhë një marrëveshje tokësore. Thjesht nuk doja /nga smira/, që të njihej në histori si person që ia kaloi madje edhe Ahmet Zogut për zotësi.
E kuptoni tani që vetëm xhelozia patologjike ndaj Lulit , e përforcuar me qeshjen e tij /sidoqoftë prej idioti/, qe shkaku kryesor pse hoqa përfundimisht dorë nga ëndrra e vetme e jetës, e të qenit në të njëjtin tren me Zhozin.
Pas fundit
Konsideratat e thella që kam për lexuesin shqiptar, e edhe për shëndetin fizik e mendor të tij, besoj i dëshmova me faktin se asgjëkundi nuk përmenda fjalët: shkëlqyer; rrugë; do të bëjë gjithçka; me sinqeritetin më të madh; ju them unë; ju garantoj unë; fjala ime e nderit;, e të ngjashme, sepse vajzës time, që është ende në shkollë fillore, i përkeqësohet keqas alergjia kur e dëgjon këtë togfjalësh, uroj jo edhe fëmijëve tuaj.
Opa,.. edhe unë ju futa e u futa në grackë. Kërkoj ndjesë!
Respekte per ju ! Paranoja jone ishte edhe vigjilence por tashme ka ardhur koha qe edhe Kosova ta kuptoje qe kur eshte semure Shqiperia eshte edhe ajo vete.
Po e mbyll me kaq sepse nuk kam kohe per koment me te gjate !
-Urime per fitoren.
ngelen maloket pa dashnore.
MOS PRODHONI ME NGERCE TE REJA.
Asnje koke qeveritare s’ka pasur dhe s’ka per te pasur kaq pune sa e presin Z.Rama dhe Parlamentin e ri,veshtiresia eshte ngaqe gjithe parlamentaret duhet te brakrtisin mendesite e vjetra qe ka seicili, te cilat na ngelen ne klase si nxenesa te pa bindur ndaj ligjeve te demokracise dhe populli vuan.
Keti populli te Shqipersi duhet ti behet nje analize e thell,ta vendosesh pro Grekun edhe pro Serbin ne krye te shetetit eshte me shume se katastrof
Beja ti analiz vetes se nuk qenke i pastert!
Dardani — 25 Qershor, 2013 në 3:21 pm
Sa i poshter duhet te jete nje njeri qe fyen nje popull te tere???Si duket ju berishistet lere qe jeni te pa ftyre,hajna,kriminel,shpifes e tradhetare po jeni edhe budallenje.
A e kuptoni ju qe zgjedhjet e 23 qershorit jan ngjarje historike?A e kuptoni ju se ky eshte fundi i tranzicionit te sterzgjatur ne Shqiperi?
A e kuptoni ju se ky eshte fundi i Berishes dhe PD?
Kjo eshte dita kur PD u hodhe ne koshin e plehrave,aty e ka vendin afer PSH dhe LDK.
Me PS dhe Edin Shqiperia fiton normalitetin,e ne normalitet perparoin njerzit normal qe jan shumica e shqiptarve,e Berisha me banden e tij i ka do llogari te hapura me drejtesine,Gerdeci dhe 21 janari jan krime qe nuk falen,mbulimi,heshtja e ketyre krimeve ku u vran njerez te pafajshem eshte krim.
O Dardan, o mjeran, a krejt budallë qenke a si e ke hallin? Lopë e kosit…
Gezuar fitoren PS, gjithe te mirat te uroj Shqiperi-meme me fitoren e PS, gezuar shqiptare kudo qe jeni.
salli “skenderbythen” ua kemi falur nese e doni nje pjese e shqitatreve te Kosoves – por per te miren e Shqiperise Veriore eshte me mire gropa e plehrave te historise. Thjesht ishte njeri i keq i pabese e vrases!
PS 67, LSI 17, PD 56….
Kryeminister do te jete Ilir Meta…
Hopa,filloj servilizmi,duke filluar nga ky autori I shkrimit.Te gjithe derrat nje turi Kane ,o figure!
T RILINDIM SE BASHKU PER NJE SHTE DHE NJE MUNDESI ME TE MIRE,,,SHQIPTARET LE TE SHPRESOJNE PER ME SHUME PUNE, LE TE SHPRESOJNE PER NJE SHTET KU TE VLERSOHEN DHE TE VIHEN NE DUKJE MERITAT, LE TE VIZITOHEN PA PAGUAR NE SPITALE, LE TE KENE NJE BIZNES TE VOGEL QE TAKSOHET ME PAK,, JA KETO DHE TE TJERA JANE ARSYE PER TE FESTAUA TE GJITHE TE MAJTE E TE DJATHTEEEE