Në sallonet televizive të tejmbushura me led ëall, kamera HD, me kostume fort të shndritshme dhe ku vetëm shampanja dhe havjari mungonin, janë “qarë” hallet e shoqërisë shqiptare dhe është bërë parashikimi për këto zgjedhje!
Të gjithë ne besuam që analiza e çunave të shkathët të Rognerit ishte ajo që po na zbërthente situatën reale të popullit shqiptar (fundja prandaj janë analistë)! Qeshnin çunat, bënin batuta, i kthenin vizitat njëri-tjetrit, karamoheshin me gjasme, analizonin frojdianisht liderët, garonin me zbërthime matematikore, shifnin filxhan, bënin thashetheme etj, etj, dhe përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë: Këto zgjedhje janë thjesht një garë alternativash si në çdo vend europian, janë garë kampesh ku fituesi do ndahet për hiçpak gjë! S’ka mllef, s’ka fryme, s’ka lodhje, s’ka varfëri… Thjesht do vendoset për hiçpak gjë…
Menduan se gënjyen gjithë dynjanë që shqiptarët janë thjesht dy kampe, dy llogore pa identitet, pa palcë kurrizore, qenie të verbuara që besojnë ç’t’u thuash!
Madje bindën dhe politikanët më dinakë që në studiot e TV-së vendoseshin fatet e tyre! S’kishte ç’ju duhej populli, s’kishin pse bënin këpucët pis nëpër fshatra të takonin të palarët, të djersiturit e “të mbaruarit”, vendosej për hiçpak gjë… Ca batuta të “forta” për filanin dhe fistekun dhe voila!
U kry fitorja!
Por përtej Rognerit u bëkërka nami! Gati 1 milion shqiptarë ndëshkuan një model drejtimi sepse janë të varfër, të dëshpëruar, të mllefosur, të papërfaqësuar, të nëpërkëmbur, të lodhur, të tallur, të parë me përçmim!
Nuk mendoj se shqiptarët ndëshkuan vetëm Sali Berishën, por një sistem të tërë arrogancën e këtyre 21 viteve të fundit të politikës shqiptare, që ka ikur nga realiteti i prekshëm dhe i dhimbshëm shqiptar!
Politikanët shqiptarë ishin ngjitur lart, hipur mbi re, gostisnin, harbonin, por shqiptarët “e vegjël”, të heshtur, të strukur e të dërrmuar me atë litarin e hollë e të padukshëm që quhet votë, i shkundën fort të majtë e të djathtë! Ata që ikën, e pësuan keq, dhe ata që erdhën, e kuptuan se çfarë i pret po të tentojnë të rikthehen atje sipër!
Dhe këtë nuk e kuptoi apo paralajmëroi askush! Qindra orë televizive, dhjetëra emisione politike në çdo ekran, dhjetëra kg pudër për grim, qindra litra verë, uiski, konjak, coctail-e të harxhuara nëpër pub-e me analiza të “lodhshme” nën tingujt e house-it dhe askush nga njerëzit e mençur nuk na tha çfarë bëhej aty poshtë tek të vdekshmit e thjeshtë…
Shqiptarët për ta ishin statistikë!
Ama kishte një shqetësim madhor që prishte gjumin e tyre, i zgjonte me ankthe natën, i rraskapiste, i çudiste “çunat e Rognerit” dhe që pa frikë mund ta quanin hall kombëtar:
Po Berisha pse nuk shkoi tek Fevziu?
Turi, vazhdon te me mahnitesh me shkrimet e tua,, vazhdo shkruaj or cun se paske talent, por gjeja me e bukur eshte se shkruan thjeshte dhe realitetin e jo virtualitetin!
Saliu u prit me gajre edhe tek 2XL. Pra edhe 2XL beri me Saliun si Arjan Cani.
neser punoni pa u lodhur per te pastruar vendin nga mesuesit analfabet e partiak se po na digjen femijet nga doktorat e deshtuar dhe zyrtaret e korruptuar
Nje shkrim brilant qe tregon me se miri realitetin shqiptar…realitet qe u beri te ditur te gjithe politikaneve shqiptare se cdo ete thote te kesh voten ne dore,cdo te thote te vendosesh ti per drejtimin e shtetit tend!
Me ne fund populli shqiptar e kuptoi sovranitetin qe i fal demokracia..
Hhkrimi ka nje difekt te pafalshme. Ka harruar parashikimet matematikore e te madhit Kac Islami madheshtia e te cilit qendron ne parashikimet… kozmike. Viktor Hoti
BRAVO Djalosh….. i Bukur ky Shkrimi yt. Analize teper e KENDESHME dhe EDUKATIVE per ata qe kane Sy e Vesh.
Brilant, si cdo gje qe ben ti! Askush se pa sa na ishte neveritur Sala, Jozi &Co…….apo Tan Hoxha, Cili, Cani se normal ishin shume lart i duhej nje lupe e ne dyqanet e tyre luksoze nuk ka lupa. Po pres te shoh Arjan Canin te premten.Do ta permende me Edi Ramen? He mo Cani o burre o burre……turp tu vije te gjitheve nuk analizuan kurre kete pushtet te kalbur po analizonin opoziten qe s’kishte gje ne dore.
Ana,
Une pashe per here te pare dhe te fundit nje emisjon te Canit ku pritej te vinte Berisha, dhe mu neverit. Kapitalizmi eshte shume i shkathet dhe ai kur shef se, ka kerkese menjehere i ofron oferten.
Me vjen keq por emisjoni i Canit eshte nje emisjon Limonade, bosh,pa vlera, genjeshtar dhe shume i rezikshem per rinine shqiptare. Shume grim, te qeshura kot dhe budallaqe, fjale te huaja pa kuptim. Me qe ra fjale per fjalet e huaja me habiti fakti qe Cani yne nuk di fare anglisht. Mere me mend nje Showmaster qe nuk di anglisht.
Ana, ky emisjon televiziv eshte nje emisjon shume dekadent dhe mos harojme se dekadenca shkateroi perandorine romake.
Do te isha shume kurjoz te shifja nje fshatar te ri shqiptar i cili lufton cdo dite per buken e gojes, kur te shifte kete emisjon Limonade. Jam i sigurte se ai do zgurdullonte syte dhe do pyeste vehten ne se ishte ne Shqiperine ku shpesh jepet buka me lista.
Mendoj se me emisjone te Tilla po vritet realiteti shqiptar dhe po behet krim me rinine shqiptare.
teresisht dakord me “plaku”. Cani eshte bere personifikim i degjenerimit ne hapesiren publike, mungeses se ndonje lloj vlere, njeri qe duket sikur ka per mision shtyrjen e barrierave se c’eshte e pranueshme te diskutohet e artikulohet ne publik. eshte per te ardhur keq qe ka shikueshmeri nje njeri qe perpiqet ta normalizoje amoralitetin e tij ne hapesiren publike.
kurre nuk e kam pare Canin me ate emisionin e tij palaco, dhe nese kalonte telekomanda padashje, ato pak seconda ndjeja neveri,,,me mire librin dhe ne dhomen tende, i thoja vetes…
ina,mendimi lire,
Me behet shume qejfi qe pjesa me e madhe e rinise shqiptare ka te njejtin mendim si ne te tre per kllounin bosh, nje nga pruduktet pa vlera te tregut Kapitalist, si puna e Canit.
Edhe ti o Tur ma lepive bythen tek 2xl sa ma rrenqethe mishin!
Po pra , kete doja te thoja edhe une .Harroj ky emisionin e vet ,ku mbas tangerllekut 2 vjecar , i bene edhe elozhe , madje edhe e “kontrolluan” ,duke ju bashkuar mendimit dhe veprimeve te te kontrolluarit , se ne “të vdekshmit e thjeshtë” hame thjesht bar dhe nuk kemi nje mase qe quhet tru , mbi koke .Sot eshte shume e thjeshte per te gjiyhe , mbase edhe ti do ishe me i besuar dhe e i pelqyer po te mos e kishe realizuar ate puntate te fundit .Sot , thjesht nuk te shkon .
Bravo Turo.Nje shkrim shume i sakte per pseudo analistet rogneriane.Te gjehet ndonje solucion qe qe keta mos te dalin per dite ne Tv,por ti grumbullojne te gjithe bashke,plehra sic jane,nje here ne jave tek Cim Peka ose tek shkerdhatacionet e tjere,si Cani,Fevziu etj ne ndonje emision ne ora 3 te nates,por pa te drejte ritransmetimi.
Si nuk vajti Sala te Fevzo, Mua sme ka zene gjumi nja 1 jave se ishte dhe vape
cani do na prezantoj hallen me b*le,nejse..
Turi shume urime ?
Cdo analize e kritike e drejte mund te behet vetem nga kendi enverist.X2L eshte nje emision kot,i shpelare e pa vlere si nga temat ashtu edhe nga lojtaret e saj.
myrto xhani
qofsh me shendet
Bravo Turi e ke goditur,shqiptaret jane shume me te pjekur se politikanet e tyre dhe e mesuan qe vota jepet per ate qe sjell mireqenie dhe pune e buke ne shtepi,arsim dhe siguri se po nuk erdhen pas 4vitesh kjo hata do ta gjej edhe edi ramen.populli eshte ai qe vendos dhe politikanet duhet te sherbejne per te sikur ne perendim,jo ne lindje ku sulltanet dhe diktatoret nuk pyesin per popullin.EDI RAMA do te gjykohet pas 4vitesh deri athere le te presim po na iken jeta duke pritur,sot dhe macet shpikin smartphone kurse ne shqiptaret akoma nuk e dijme as punesim as arsim as drejtesi as demokraci po hu vjedhje dhe vrasje,shpresojme dicka te ndryshoje edhe tek ne.
Me filozof se Nard Ndoka ky djalka…ce do qe me ate pamje prej femije qe ka, edhe po te thte ndonje gje serioze, te ben vetvetiu per te qeshur…
sa i ceket qenke o Qifi
Thjesht e bukur.
Urojme te mbaroje koha e analisteve bythlepires, shplaresit me te shemtuar te trurit dhe te kthehen neper televizione teknicien qe fjala e tyre te zere vend kur e nxjerrin nga goja.
Burrat kurve si Çili, Çani, Zheji, Fevziu, Hoxha, Shkullaku duhet te zhduken nga ekranet ose te refuzohen ne mase nga teleshikuesit. Boll me keta ndyresira qe genjejne me vetdije popullin, sepse dikush u hedh nje kocke per te lepire.
Ndryshimi duhet te beje te reflektojne edhe keta te degraduar, vota e popullit ne keto zgjedhje eshte dhe nje shpulle surratit per keta pisa.
bravo TURI, shkrimet e tua jane shume te kuptueshme, le te shajne per faktin qe BERISHA ISHTE NE 2XL ne fund te fundit ,e vertete profecia ndodhi ai iku, kush eshte i mencur e kupton, kush eshte booosh skemi cte bejme,vazhdo puno, ndershmeria, zgjuaresia modestia karakteri i forte te vecojne ty nga moshataret ,bej gjera te bukura qe vlejne per kete vend, te lodhur, urime!
E moret vesh lajmin trondites! Gjeneral Xhemla Gjunkshi kerkon strehim politik ne Siri.
Hajde gallate hajde! E kuptoime vonese i shkreti qe “Budallenjte, te paaftet dhe servilat qe benin karriere nen regjimin e Berishes nuk kane me vend ne Shqiperine e Rilindur”
Eshte pikerisht kjo menyre anal-ize, i nderuar zoteri,qe siguron ate menu-ne e pasur “rogneriane”! Po te mos e dizajnojne kesisoj “tablone” keta brockullaxhinj,nuk ia del dot fjala vjen Artur Zheji ta mbushe kacekun cdo dite! Nese e vizaton ndryshe…s’ka menu! Ustai atje “siper”(Meta apo Luli apo…)ia mbyllin rubinetin !!! Dhe alternativa eshte pastaj…buke me djathe!!! …Po “Cimi”,hahaha,cfare gallate,ish-partizani me emrin Clirim,sot i pagezuar me emrin Cim (nga jevgu Arian Cani) dhe rruges per t’u bere XHIM, kaperdiset ne shoqerine e Xhelal Mziut, nje njeren dore goten e uiskit ne doren tjeter ….puro!(deri dje,partizani Clirim predikonte “ne njeren dore kazmen,ne tjetren pushken” – sic i mesonte edhe baci Maxhun). Coban-partizani i djeshem i cjepve ne Has,sot “show man”!!! Hajde metamorfoze kafiane hajde!!!…..
Te gjithe te patalentuarit,si edhe cuni ne fjale,duhet te ndjekin shembullin e Arben Imamit!
bravo nje artikulll i munguar… politikanet harbojne dhe nuk e dine se ne cfar mjerimit gjendet qytetari i thjeshte , por ama shqiptaret u shkundn me vote dhe ja dhane meriten qe merituan, por per mua lind nje problem i madh ai i bleries se votes,…. ne shkoder dhe ne shume zona u ble vota.. kjo nje turp per kete vend sepse rama do tge merte me shum mandteee si parti, jo si aleanve, ne kete rast fitoj shume mandatwe aleanca
Mua per vete shkrimi me pelqeu, nuk kam lexuar ndonje shkrim tjeter te Turit po ky ishte i bukur, ne fakt do doja shume qe sala te mos kishte shkuar te 2xl ose juve te mos ishit treguar aq entuziast per te, ne fakt te gjitha tv e bene kete gje me te, elozhe njeriut ne pushtet, dhe tani qe e mori rrokullima ne si shqiptare qe jemi e kemi zakon te te veme dhe shkelmin ne fyt dhe te japim te shtyren e fundit…jam dakord me ate qe do kishte qene pak me bindese nese sdo kishe lidhje fare me te…por pozicionim se kane bere dhe burra me te mire se ty, keshtu qe mos e vrit shume mendjen, vazhdo e shkruaj serish urime….
Po keta mut anal-iste, po vazhdojne serish me avazin e tyre te vjeter. Fitoi apo nuk fitoi kjo parti, humboi apo nuk humbni ajo tjetra. Jo or, jo. Populli i dha mesim partive. Ai ju tha jam une ai qe vendos. Prandaj me trajto si njeri, jo si send apo si kafshe.
Shqiptaret nuk ngopen as me NATO, sepse qe nga dita e pranimit ne ate aleance, atyre ju pakesua nje pjate gjelle ne shtepi, as ju ka kercitur per heqjen e vizave,sepse jua kane hequr vize me kohe, dhe shtetet europiane nuk jane per ta, as duan t’ja dine per BE, se politikanet tane e benin Shqiperine me te zhvilluar se BE, duke jua nxire keshtu BE-ne, as nuk udhetojne per te pare tunelin, se nuk kane leke per bileten e furgonit.
Dhe analiste e gazetare, flisnin per jetesen ne Afrike dhe nuk e kishin zbuluar Afriken ne cdo vater shqiptare qe mendon cdo dite se cdo t’i jape femijes qe qan, per te ngrene sot ne darke. Ata analiste qe ndertojne e administrojne universitete private, nuk e kane idene se shume te rinj te popullit te varfer qe mbarojne shkollen e mesme, nuk kane mundesi financiare te vazhdojne shkollen e larte dhe shkojne me lope ose me dele.
Prandaj cilistet, çanistet, hoxhistet, shkullakistet, pekinistet, fevzistet,zheistet duhet ti kerkojne falje ketij populli dhe te mos te dalin me ne studiot televizive te pakten per 1 vit. Boll e torturuan ate me propaganden e tyre te shpifur, sa i shkreti njeri i vendosur per te votuar kunder regjimit, nuk ishte i bindur dhe thoshte me vete:” A do ta kem vallë, aq te fuqishme voten sa ta rrezoj kete maskara pushtet…???!!! “. Dhe pa u mare vesh me njeri tjetrin shqiptaret u habiten edhe vet se sa te fuqishem e kishin grushtin me te cilen hodhen voten.
Shqiptaret nuk votuan per te bere fituese nje parti apo nje tjeter. Kete mesojeni mire o anal-iste. Ata i dhane nje mesim te mire regjimit ne vecanti dhe politikes ne pergjithesi. Ne nuk jemi budallenj. Provojeni perseri te na tregoni perralla me Nastradin…
Fjale te thena thjesht dhe shume te verteta e te gjetura….pikerisht keshtu i shoh e une ata ne Tv e neper analiza…asnjehere sjane fjale apo analiza qe vijne nga te ndenjurit gju me gju me popullin…duhet te prekesh pak mundin, djersen e skamjen e Shqiperise se sotme qe ti besh analizat e parashikimet sic duhet..
Bravo..
Te doli dhe llafi qe i the Sales tek 2xl..qe kush ka ardh tek ju ka humbur… :)..me ngelet vec te te them …”kujdes ke do te ftosh sezonin tjeter”
Bravo djale. U kenaqa kur lexova shkrimin tend. 10/10. Vazhdo te shkruash se paske talent, llogjike dhe zgjuarsi. Nuk ta jap kete keshille si mesues, por si lexues.
Shqiptaret ne keto zgjedhje treguan pjekuri, sens te larte pergjegjesie dhe sens te larte qytetar. Me voten e tyre i rikthyen vehtes respektin e humbur, dinjitetin e neperkembur nga bastarde dhe rrugaçe ordinere te veshur me pushtet. Respektin e kane rifituar si ne planin kombetar, ashtu edhe ne ate nderkombetar. Te huajt te vleresojne dhe respektojne me fort, kur shohin qe ka reagim nga njerezit kunder abuzimeve te pushtetareve te degjeneruar, qe e trajtojne komunitetin si lecke kembesh, si top futbolli qe shkelmohet sa here te teket.
Le te sherbeje ky votim si pike kthese ne mentalitetin e popullit shqiptar, ta shohi demokracine si pjesemarrje aktive ne çdo dite, ore e minute, jo llomotitje pa fund dhe sterile ne studio televizive apo kafenera; eshte koha e punes dhe marrjes se pergjegjesive qytetare te çdo individi.
Edhe nje here, respekte dhe nderime te gjithe shqiptareve.
U pergatita te lexoja tjeter gje nga titulli, po prape shkrimi eshte i mire! Urime djalosh!
Ja pse humbi PD. Shikoni se c’thote M Bregu,kjo budallaqe truthare:”Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë”.-Populli me vote masive ju tha qe nuk keni bere asgje te mire per te, ndersa kjo thote se eshte krenare.Po keshtu folen edhe dy laraskat e tjera truthara,Nexhmie Topalli dhe Mesila Palma: jemi krenare per arritjet tona.Kjo te thote se PD e sidomos Sa-lehi kishin krijuar ne mendjen e tyre nje Shqiperi iluzore, nje Shqiperi te lumtur e qe nuk kishte asnje problem, me njerez te lumtur e te kenaqur, por qe vete populli nuk e shikonte keshtu. PD,qeveria,politikanet e papergjegjshem qe i kishin hypur ne zverk popullit me arrogance i cirreshin atij: qorra, nuk e shihni lumturine qe ju kemi sjelle,keni edhe goje qe ankoheni.Ju jeni me te lumturit ne Europe,sigurisht pas Gjermanise.Shikoni rruget qe ju kemi bere,dhurate e partise dhe udheheqesit te madh, vetem ne pak vende te botes mund t’i gjesh.Kjo arrogance eshte nje nga aresyet madhore te kesaj humbje te thelle, te cilen nuk e sheh asnje nga udheheqesit e lavdishem,por te dhier te PD.