Këto ditë post zgjedhjesh, shume analistë apo njerëz politikëbërës të çfarëdo niveli, në përsiatjen për të gjetur shkakun e ‘humbjes’ se Partisë Demokratike, humbje që automatikisht bie mbi kryeministrin, të cilën ai tashmë e ka pranuar, kanë rreshtuar shumë nga gabimet, që Kryeministri ka bërë gjatë udhëheqjes së vendit duke drejtuar qeverinë e tij. Madje pati edhe opinione interesante si ai i një zonjushe prej Kosove, e cila pretendonte se Kryeministrin e mundën ata që ai i kishte shpërfillur duke treguar supremacine e tij ndaj tyre, zonjusha e shpjegon këtë nëpërmjet një psikanalize si një hakmarrje e njerëzve të refuzuar dhe të fyer prej Sali Berishes, ndonëse këta njerëz janë të paktit në numër, por me siguri zonjusha ka parasysh mbrojtësin e këtyre personave ‘inferiorë’ pra vetë ‘Zotin’.
Kur i lexon të gjitha shpjegimet e humbjes duken se janë të gjitha të vërteta, veçse meritojnë një klasifikim si, më të rëndësishmet, të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet.
Interesantja është se të gjithë arsyet e humbjes së Sali Berishës mbas këtij mbretërimi të gjatë në këtë vend, mëtojnë ti kërkojnë jashtë personit të tij, pra ata rreshtojnë mosrealizimet e qeverise që ai drejtonte, ndërsa ishte shumë komike tek e dëgjoje vetë Atë të rreshtonte si realizime të gjitha ato që në fakt nuk i kishte bërë, duke i mbetur kështu faji popullit ‘mosmirënjohës’ e ka quajtur dikush.
Por në momentin e shpërthimit të militantëve të tij të përlotur, ai bëri atë gjestin, që nuk e besoja kurrë se do ta bënte, që aq shumë e kam pëlqyer tek kandidatët për president në SHBA, atë ngritjen e dorës duke treguar shuplakën në drejtim të militantëve, duke i bërë të heshtin e dëgjojnë nga goja e tij se, faji i vetëm për humbjen e këtyre zgjedhjeve qëndronte mbi vetë Sali Berishën.
Dhe në fakt, ky është gjesti më i vërtetë, më i drejti, më i besueshmi, dhe i vetmi që të bind se: – Askush dhe asgjë s’do të mund ta shkatërronte një njeri, përveçse vetja e vet. Gjithçka që njeriu zotëron, ndodhet brenda tij; gjerat jashtë tij nuk kanë asnjë vlerë.
Gjërat jashtë njeriut janë thjeshtë aksidente, prandaj edhe kur njeriu i kujton ato nuk e lëndojnë shumë, ai i harron shpejt, nëse flasim për njerëz që zotërojnë veten, ndërsa qeniet e vogla hakmarrëse, që çdo humbje ja ngarkojnë faktorëve të jashtëm as që mund të jenë objekt analize, ata nëse ekzistojnë duhen larguar dhe do të largohen nga politika pa dyshim.
Çdo njeri që njeh dhe sundon veten duke njohur gabimet e tij si shkak i rrënimit i bluan ato në kokën e tij deri në ‘shkatërrim’, sepse dihet se askush nuk të vendos dot në pozitë të vështirë po nuk deshe vetë.
Sali Berisha e ka predikuar si një arritje të madhe ‘Shqipërine Dixhitale’ dhe në fakt ishte një faktor i jashtëm, që ndikoi fort në humbjen e tij. Dhe tragjikomedia është se Kryeministri na i tregonte Black barry-in e tij si një lodër në duart e një fëmije të gëzuar, Edi Rama e shfrytëzoi duke e përdorur me efektivitet këtë teknologji moderne nëpërmjet twetter-it të tij, nervozonte shumë njerëz kur dërgonte batuta e mesazhe, me blogun e tij në komunikim direkt me njerëzit, përfitoi shumë informacion dhe shkëmbeu në të njëjtën kohë shumë ide, ide të cilat ngadalë ngadalë krijuan atë frymën, për të cilën shumica e analistëve të politikës tonë e injoroi dhe e mohoi deri ditën kur rezultati u arrit aq i thellë sa, njerëzit pjesëmarrës në rrjetet sociale dhe këtu, një vend qendror ka Faqja e komenteve tek Gazeta Tema, e cila bëri bashkë shqiptarët kudo që ndodheshin u çuditën me çudinë e tyre.
Shqipëria dixhitale që Kryeministri e inkurajoi aq shumë solli rrënimin e tij vetë, sepse secili shqiptar i ulur mbi tastierën e vet kishte të drejtën të thoshte mendimin e tij të paçensuruar, dhe dihet se kur shtrati i lumit të ideve zgjerohet, aty gëlojnë mendimet dhe patjetër diçka pozitive do të dalë.
E rëndësishme tani është, që mëkatari të pendohet, ndryshe s’do të jetë në gjendje të kuptojë çka bërë. Çasti i pendesës është ai i fillimit të njohjes së fajit: madje më shumë , është procesi, nëpër të cilin e kaluara do të marrë një pamje tjetër.
Prapa të qeshurës dhe gëzimit mund të qëndrojë një tip i ulët, i rëndë e i vyshkur, por pas dhembjes ndodhet vetëm dhembja. Vuajtja në kundërshtim me gëzimin nuk mban maskë.
Militantët, ata të pafajshmit palca e kurrizit të partisë, ata ishin pa maskë, qanin me pikëllim, sepse e deshën Liderin ashtu siç ishte me pafajësinë e tyre ata dëshmuan dashurinë pa kushte, dhe besoj kjo duhet ti mbetet në momentet e fundit çdo Lideri kur i mbaron karriera, kjo duhet të jetë pengu i fundit, dhe mëndja e tij për shumë kohë do të bluaj fajin që ka bërë ndaj këtyre njerëzve, një bluajtje e tillë faji është fatkeqësia më e madhe e njeriut. Pra bluajtja e fajit të tij…
Permbajtja letrare — 6 pike ne 10
Logjika dhe analitika — 5 pike ne 10
Menyra e te shprehurit — 4 pike ne 10
Gramatika dhe sintaksa — 5 pike ne 10
Struktura e shkrimit — 5 pike ne 10
Ne pergjithesi, — 5 pike nga 10 te mundshme. Kaq meriton ky artikull per mendimin tim.
Si profesor qe je,ke bere vleresim te perkryer!Por me sqaro,ku e ke mbaruar masterin,doktoraturen,…,tek UET,Henri Çili?
Falemnderit! Edhe ti duket se e ke kryer Ph.D tek Kristali!
Me pelqen argumenti, nje kendveshtrim interesant. E kerkojme fajin jashte vetes per tu lehtesuar, por ne fakt harrojme te shohim nga brenda.
Sali Berisha pati shume shanse dhe te gjitha i humbi, mori fundin e merituar.
Thelbi i problemit,ankthi qe mundon cdo demokrat te vertete sot,por me shume veshtiresite e panumerta me te cilat do perballet procesi i rithemlimit te PD(nese do ndodhe) qendron ne faktin se te mbeturit ne PD si perfaqesues te saj,nje “mbetje” ne plot kuptimin e fjales,jane klonuar aq tragjikisht nga “lideri absolut” saqe nuk njohin,nuk pranojne se ekzistojne NJEREZ TE LIRE ne kete vend!!! Kaq eshte e gjithe puna!!!
Kjo eshte diagnoza !!! Lehtesisht e konstatueshme! …Por,kur vjen puna te terapia,gjerat nuk jane aspak te thjeshta! Per tipa si Jozefina,Mesila,Olldashi,Flamuri,Patozi….etj, nuk ekziston njeriu i LIRE ne kete vend. Nuk ka dhe nuk duhet te ekzistoje! Ka njerez qe thjesht jane dhe duhet te jene te RRJESHTUAR !!!!!.Nese dikush shfaqet i lire,kjo konsiderohet herezi dhe thjesht…shpallet armik !!! Ne fakt shpallet armik,pasi me pare ketij “virusi” (sic u duket individi i lire ketyre) i eshte dale borxhit,d.m.th pasi jane bere perpjekje ta nenshtrojne,poshterojne,blejne,klonojne,denigrojne…etj. percjellja e liderit pas fjalimit “mallengjyes” te “lamtumires” tregoi bash cfare po spjegoj: qe kemi te bejme me nje sekt fanatik qe mallkonte shqiptaret per “pabesine” qe treguan ndaj liderit absolut,nje shfaqje si te ndodhte ne Gaza apo Ramallah te Palestines…Edhe atje,ne Palestine,c’eshte e verteta perpiqen t’ia gjejne ilacin dhe t’i shmangin keto shfaqje,qe ne i ringjallim ne syte e botes mbare ne Tirane,ne mes te Europes ku….duam te….integrohemi?!!!….o zot,cfare paradoksi!!!…
E vetmja shprese per mua mbetet…Shkodra ! Ajo per mua do jete busulla e zhvillimeve.Do shohim nese qo e heqe lakun prej gryke apo do vazhdoje te lengoje shtypjen e klanit obskur te Jozefines!!!….Nese do clirohet prej “Nexhmijes”,efakti do jete domino-do pastrohet edhe Tirana prej klanit kriminal qe familja Berisha do beje cmos ta mbaje ne kembe, e keshtu me radhe gjithe Shqiperia!. Une e besoj se shpirti i njerezve te lire do triumfoje! S’do kete Berishe apo Kac,apo Fahri apo Fevzi apo Mesile….etj qe do e ndaloje!!!!
UROJ RILINDJEN,PER KETE RILINDJE TE MADHE….!UROJ POPULLIN E MREKULLUESHEM SHQIPTAR ,PER ZGJIDHJEN E MENCUR QE BERI,DHE ME NE FUND (POR JO TE FUNDIT,ELINORIN PER DETYREN E RE “PAS FITORES” PLEBISHITARE TE LIDERIT TE ZEMRES SE TIJ;ATE TE ANALISTIT-PATJETER QE DO TE KETE SUKSES.DHE ME NE FUND TE GJITHE IDHTARET E THEKUR DHE TE DJEGUR TE DOKTORRIT.SHQIPERIA ESHTE DHE JU TAKON TE GJITHE POPULLIT PA DALLIM FEJE E KRAHINE NUK FILLON DHE MBARON ME IDHTARET E DJATHTE….ATA GJITHMONE KANE QENE DHE JANE E DO TE JENE NE MINORANCEEEEEEE…..FITORE E MREKULLUESHME E POPULLIT DHE NJE HUMBJE E THELLE PER MANIPULUESIT.
Permbajtja letrare -9 pike ne 10:llogjika dhe analitika – 9 pike ne 10:Menyra e te shprehurit -9 pike ne 10:Gramatike dhe sintaksa -8 pike ne 10:Struktura e shkrimit -9 pike ne 10:Ne pergjithesire – 9 pike ne 10.Vleresimi per vleresimin e ( elinor ) 2 pike ne 10.
Po ,sali Berishen e mundi lirija e fjales:lirine qe guxoj me marr nje Mero edhe me vu ne disposition tone ketu tek Tema kete forum ku u mblodhem te gjithe,ku e pâme se jemi shume,aq shume se u bindem se po rezohet diktatori.
mero me TEMEN e munden Berishen edhe propagande e tij.
Bravo.edhe flm per te gjitha’lajmet,te qeshurat etj etj.
Me vjen keq moj zonje por “militantet” qe, qanin ishin femije moj zonje e nderuar. Ata ishin te gjithe pothuaj femijet e Bathorsave te cilet, fatkeqesisht ishin marre peng ngs Sala, sic mori peng Berluskoni ne Itali shume italjane ne jug te Italise dhe Napoli.
Them mori peng se, kur ishte Berluskoni kryeminister, ai mbylli nje sy dhe qellimisht la shume italjane te varfer te Itlise qe, te ndertonin shtepia pa leje. Prandaj shume prej tyre votonin per Berluskonin sepse, kishin frike se, qeverite e reja pa Berluskonin do ti prishnin shtepite.
E njejta gje eshte edhe me malesoret e Bathores. Bile Sala, ky hajdut kriminel, e coi kete politike edhe me thelle duke mbyllur syrin per bathorasit qe nuk paguan enerrgjine elektrike.
Zonja Ramohito, kam respekt per ju, por Sala nuk kupton nga “psiko analiza” juaj, ai nuk eshte njeri normal, ai eshte nje psikopat qe dashoron as gruan as femijet dhe nipat e mbesat, ai dashuron vetem PUSHTETIN E TIJ PERSONAL.
Ky njeri vuan nga sindroma e MADHESHTISE. Erdhi nga mali, pa Tiranen, njofi studente te familjeve me kulture dhe enderoi dhe luftoi duke mesuar me shume vullnet ( bravo i qofte ) u be doktor dhe profesor dhe lexone ndonje liber aty ketu jo per kulture por per ti sherbyer qellimit te tij. Deri ketu bravo i qofte.
Por deshira e marre per tu ngritur me lart u bazua jo per tu ngritur lart ne fushen profesjonale. Ai u zgjodh sekretar partie dhe ra ne kontakt per here te pare me pushtetin, me pushtetin qe te jepte ky funksjon.
Kjo ishte per mua pika kritike ne jeten e tij per te realizuar endren per pushtet.Ai u dashura marrezisht prej PUSHTETIT fuqise se tij per te vendosur mbi jeta njerezish. Pra ai nuk desh me rritjen profesjonale, gje qe donte pune te madhe dhe te ndershme dhe ne fund te fundit nuk te jepte pushtetin qe enderonte.
Ai ra ne kontakt, me qellim, me doktore te zote qe per aresye politike dhe zotesie kishin mundesine qe te hynin ne “bllokun e udheheqesve”.
Ai kishte je votem vullnet por edhe dinakeri te tmereshme per te arritur qellimin nepermjet shokeve te tij mjeke qe hynin ne bllok dhe arriti te hynte edhe vete ne bllok, gje qe per Shqiperine e atehereshme i dha shume pushtet.
Oreksi vjen duke ngrene thote populli. Ky arrivist nuk ishte akoma i kenaqur se, ne fakt arriti ate qe enderonte per kushtet e Shqiperise.Partia e tij e dashur e coi per specjalizim ne France ku dashurria per pushtet u rrit me shume, ai diku kishte lexuar se ne mbreterine e qorrave ai qe eshte me nje sy behet mbret. Problem ishte se regjimi i dha doren por ama ai si mjek nuk kishte perspektive te hynte ne rethin e injoranteve te Byrose politike. Atje kishte vend per injorante si ish karrocjere, saldatore, mjelese etj. qe ishin atje vetem per te ngritur doren kur urdheronte Ramizi.
Por ja qe fati e solli qe, atij ti hapej nje perspektive tjeter me e madhe.
Politika e Gorbacovit e ndryshoi harten Politik te Europes. Shume vende ish socjaliste bene evolucjonin demokratik dhe shduken diktaturat komuniste. Mbeti vetem Shqiperia. Si gjithmone e fundit fare.
Tregu i kleringut u prish, sepse u prishen vendet ish socjaliste, mallrat e eksportit shqiptar nuk kishin cilesine per tu shitur ne tregun e dollarit te lire, Depot u mbushen plot, u hoqen te ardhurat nga eksporti ( mallrat nuk shiteshin ), nuk kishte buke per popullin dhe mallra te tjera te nevojeshme. Ramizi i kishte keto shifra dhe ai e pa kjarte ( ky Gorbacov i vogel )se duhej vepruar.
Ne kete kohe, per fat te Sales dhe Ramizit studentet u ngriten, Ramizi tentoi ta drejtonte ne prapaskene kete levizje te re revolucjonare, beri disa leshime, nxori ligjin per dalje ne greva, manifestime etj. Ju dha te drejte studenteve te “krijonin” partine e tyre duke e reklamumar kete gje si pluralizem Politik qe kerkonte bota.
Pra Ramizi e beri si Koreja e veriut ne kuptimin qe, thote se nuk do vazhdoje me prodhimin e bombes atomike dhe si kompensim merr ndihme per mijra ton miell qe te mbaje popullin me buke. Pra Ramizi “futi” gjoja pluralizmin per te fituar kohe dhe ndihme nga perendimi.
Per kete pune ai futi ne veprim “karjeristin” Sali Berisha. Levizja studenteske kishte ne krye njerez te rinj dhe pa pervoje dhe Ramizi futi ne loje letren e Sales, kete dinak te poshter.
Sala arriti qe te perfitonte dhe u be shef i partise se re duke shfrytezuar me shume dinakeri aspiratat e te gjithe popullit shqiptar per demokraci.
Te mos e zgjas shume muhabetin. Ai e arriti qellimin e tij per pushtetin, dashurine e tij te vetme, duke hequr jashte loje dhe duke vrare shume demokrate te ndershem. Per te vazhduar per te mbajtur pushtetin ai pranoi te behej kriminel.
Per mua ky njeri ka etje te pakufi per PUSHTET dhe per pushtet do kalonte edhe mbi trupin e nenes se tij.
Eshte nje histori e lezeteshme me keta diktatoret. Me kujtohet kur vdiq Enver Hoxha. Shume shqiptare, perfshi edhe mua vete, kishim ndjenjen se ngalem jetime, cfare do behej me neve, kapitalistet e ndyre do te na ripnin te gjalle, do ne linin pa buke etj. Ne nuk kishmi faj, kjo ishte propaganda e Enver Hoxhes. Kjo solli qe ne rrjeshta te gjate gjithe populli shkoi i lotuar prane kufomes se vrasesit te tij. I njejti fenomen edhe ne Korene e Veriut kur vdes ndonje nga familja e ish presidenteve ( gjyshi, babai dhe nipi )ku popoulli “ngasherrehet” se qari.
E njejta histori edhe me bathorasit e rinj te cilet, gabimisht mendojne se, cfare do behet me shtepite e ngritura pa leje, faturat e dritave te pa paguara.
Nuk e di por skena e fjalimit te doreheqjes se Sales ishte nje butafori e ndyre. Ky njeri futi listat per marrjen e bukes, blerjen e ilaceve, pasurimin e familjes dhe “populli nen 14-vjecar” qan se eshte lene injorant sepse, ka frike se cfare do behet me ta pa Salen.
Pra koha kalon dhe historia perseritet.
Nga ana tjeter pjesa tjeter e popullit u tregua shume e zgjuar, e heshtur, e duruar dhe priti momentin e duhur dhe ndeshkoi kete karjerist i cili erdhi ne kete bote pa dhe u dashuru me pushtetin absolut.
Une jam krenar me popullin tim dhe i kerkoj te falur qe, nuk e kuptova madheshtine e tij.
Berisha mundi Berishen.
saliun e mundi vete saliu me gangrenat qe kish ne vetevete,pa kuptuar qe po gabonte.Kjo thjesht per faktin se ne shqipot nuk njohim veteveten tone, vecan per te keqiat qe mbartim gjate jetes.Kur Rama pohonte: E ka fajin saliu, saliut i dukej kjo shprehje bosh.Ishte tej dashuruar me veteveten.
I mire shkrimi i gazetares,porse Saliu eshte modeli me i keq i qeverisjeve anadollake.model ai i vlejti veç hajnave. Ndonse nuk eshte kjo tema e dites,dije o gazetare se ne PD ne e Saliut nuk ka militante,por interesaxhinj dhe turma qe kane zbritur nga bjeshket dhe nuk dine e nuk arrijne t’a mendojne ç’eshte bere me Shqiperine prej Saliut e plehrave te tjere katastrofiket e popullit e vendit