Poshtëroje gjyshin me punë

27 Qershor 2013, 18:42Blog TEMA

Nga Reldar Dedaj

Leximi i fjalës së fundit të një njeriu që dy ditë më parë mund të konsiderohej një nga njerëzit më të fuqishëm të vendit nuk kishte, se si të kalonte, pa lënë mbresa për familjen e tij politike. Si asnjëherë tjetër, Sali Berisha kishte mbajtur hapin, ishte strukur në strofullën e tij të ndërgjegjes së vrarë dhe po priste çastin final të shpëlajë varrën. Përpara një grupi të madh militantësh të tij, përpara të gjitha mediave audio-vizive, ai ligjëron deridiku pengun e fundit. Një teatër i paparë, një grup muskujsh të mbledhur në fytyrë, kthim pas, më tej, disa zëra fkasin, akoma edhe më tutje disa syçka që po lotojnë, mban përpara, plot e përplot me dinamizëm, pathos, e lot dhe përsëri lot shoqëron leximin e tij.

Pa dashur, sinqerisht pa dashur, më krijoi përshtypjen e një njeriu që po rrëfente aktin e krimit që shumë kohë më parë ka kryer. Dhe pavarësisht dramaticitetit të aktit që është bërë nga i ashtuquajturi kriminel, për çudi, në mënyrë krejt të befasishme arrin të ndjesh një keqardhje për të. E gjithë kjo ndoshta, mund të ngjallët nga fakti se për kriminelin tashmë çdo gjë ka përfunduar, dhe ai ka rënë në duart e drejtësisë; ku tashmë, nuk ka “Zot” ta shpëtojë nga  ndëshkimi i tij.  Ose vallë ngjallja e mëshirës mund të lindë nga ideja se aij mos ka qenë thjesht një i sëmurë mendor. Ose ndoshta, e gjithë kjo mëshirë mund të krijohet, si një aspekt kulturor i një mendësie krishtero-myslimane e faljes së hasmit nga drejtësia njerëzore, duke ja kaluar asaj të perëndisë. Pavarëisht kësaj, përsëri Sali Berisha, dhunon përtëfundit herë popullin shqiptar…!

Përgjegjësia e dështimit të Sali Berishës, tashmë, është ndarë në shumë faktorë. Pa dyshim që ai është luftuar me shumë forcë prej opozitës, ambasadorit amerikan, qarqeve të ndryshme ekonomike, vetë brenda partisë, mediave të ndryshme; por asnjëri prej këtyre kundërshtarëve nuk ka dhënë më shumë ndihmesë për disfatën morale të berishizmit sesa vetë familja Berisha.

Pikërisht këtu duhej të ndalej, jo për ta pranuar, se këtë e dimë se nuk do kishte kurrë guximin për ta thënë një gjë të tillë. Por, nëqoftëse do kishte sadopak kurajo t’i kërkonte falje të gjithë shqiptarëve, aij duhej ta bënte, dhe,  jo për t’i falenderuar, pasi ata ende nuk e kanë falur. Me shumë gjasa ende nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, ai lexoi një fjalim që nuk lidhej aspak me një keqardhje për varfërinë ekstreme, vrasjet e Gërdecit, të 21 janarit, fëmijët e mjerë të kromit në Bulqizë e shumë e shumë plagë të tjera që ky arkitekt i kësaj qeverie nuk arriti t’i mbyllë kurrë.  Pikërisht për këto dhe shumë plagë të tjera Sali Berisha duhej të kërkonte një falje të drejtpërdrejtë nga shqiptarët. Gjë që së bëri dhe me sa duket ende nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Prandaj Z. Rama, sot, u është dhënë ju kjo provë e madhe për t’u treguar të gjithë shqiptarëve, qofshin të majtë dhe të djathtë, të dëshmosh me një përgjegjësi të lartë qytetare, ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata demokratë të ndershëm që po përpëlitën në frikën e humbjes së vendit të punës. Si shenjë e një politike që ka kthyer faqen e re të historisë. Në të gjithë administratën shtetërore, pasi ju nuk duhet të harroni se shqiptarët janë ende shumë të varfër.Shqipërinë nuk e kanë grabitur demokratët e ndershëm. Nuk e kanë syrgjynosur ata, dhe jo e jo, kurrë ta bajnë atë një vend të pajetueshëm.

Ju duhet të kuptoni, se s’ka shumë udhëheqës që arrijnë në një majë të tillë dhe vetëm më të mirët prej tyre e kuptojnë se previlegji që kanë, është i lidhur me një përgjegjësi të madhe, sidomos kur është puna për të shtruar rrugën për një komb që po rilind.

Një rast i tillë mund të jeni ju Edi. Sot, sytë e bashkatdhetarëve janë drejtuar nga ju, nga gjestet tuaja. Po të doni të leni hidhërimin tuaj të flasë, t’i tregoni qejfin atyre që të kanë rrahur, ofenduar thellë në honet e shpirtit që kumbojnë, t’i ndëshkoni të gjithë ata që kanë përkrahur ose ndihmuar kundërshtarin tuaj politik, askush nuk mund të ndalojë. Po të doni ju mund ta bëni Shqipërinë më të pajetuar dhe shqiptarin më të varfër, në fund, klasën politike akoma edhe më të pasur, askush nuk mund të qortojë, të paktën për njëfarë kohe. Por ju duhet të keni kujdes të jepni shenja krejt të tjera dhe të qarta. Jo vetëm duhet t’i falni ata që kanë përndjekur familjen tuaj, por ju duhet të shkoni në shtëpinë e Berishës një të dielë, bashkë me Gregun dhe Lindën të pini një kafe me kundërshtarin tuaj më të egër politik që mund të keni pasur në jetën intelektuale dhe politike. Për t’i treguar, së fundi, se e kaluara ka ikur tashmë, dhe se edhe ai bashkë me bashkëshortën, vajzën, djalin dhe nipërit dhe mbesat ka vendin e tij në Shqipërinë e re të rilindur.

Mesazhi duhet të jetë i qartë. Unë, Edi Kristaq Rama, që jam rrahur nga regjimi juaj, që jam ofenduar familjarisht, përbaltur, që jo rrallherë më ka ardhur turp nga vetja të dalë përball miqve nga ofendimet tuaja, sot, unë që po bëj më shumë se çdokush tjetër për t’i dhënë fund kësaj urrejtje, duke qenë kryeministër i vendit erdha tek ju, e të ulëm nën strehën e njeriut që desh më syrgjynosi për së gjalli, dhe piva një kafe me të. Që nesër, askush të mos guxojë të tregojë militantizëm të tepruar dhe zell hakmarrës.

Pasi jam shumë i sigurtë se simbolet janë të fuqishme dhe kur vijnë prej një njeriu kaq të vendosur, kaq të dëgjuar, kaq të admiruar, ato nganjëherë mund t’i kthejnë drejtimin historisë.

30 komente në “Poshtëroje gjyshin me punë”

  1. Lora says:

    Mos u mundoni kot. Edi Ramen do ta mundin megallomanet qe do behen padrone te PS, si padronet e PD-se qe iken. Kush mund te rroje ne Shqiperi pa militiantizem? I keni pare dhe degjuar harbutet si mezi presin ti turren pushtetit? Do pasurohen e fryjne gjoksin te paaftet e PS-se si deri dje frynin gjoksin dhe xhepin te paaftet e PD=se. Mjere njerezit e ndershem qe rrojne me dinjitet ne skamje. Pane rreze drite te Edi Rama, por erresira i pret nese Edi Rama nuk u ve fre hienave qe e rrethojne. Rilindja eshte vetem utopi e Edi Rames dhe e nje grushti njerezish idealiste qe e besuan dhe ndjene me zemer.

    1. Teknokrati says:

      Pas sloganit “batakçinj te te gjitha qarqeve mblidhuni” dhe pas rrezimit spektakolar te rregjimit duhet te bejme shume kujdes nga hienat e rilindjes, qe i njohim te gjithe pavaresisht ngjyres apo lekures. Vetem nje transformim kirurgjik i drejtesise dhe vendosja e nje presidenti,ministri drejtesie dhe kryeprokurori te pavarur dhe ne lartesine e detyrave(gjetje te veshtira por jo te pamundura)do te beje te mundur ecjen me ritme dhe energji te shumfishta.Vetem atehere njerezit e thjeshte dhe biznesmenet e ndershem do te kuptojne qe ky eshte vendi i duhur qe te gjithe kemi enderruar. PERPARA …..

      1. Vlora says:

        cfar jane keto brockulla.

        boll ka treguar civilizim rama kur berisha vrau 26 vet ne gerdec dhe i rahu krahet per ti treguar mbeshtetjen e tij.

        dhe ja ku aritem.

        ne asnje menyre ta luftoj,por ska edhe pse ta mbuloj.

        me berishen te meret drejtesia dhe historia.

        1. Majakovski says:

          Jam i te njejtit mendim. Edi Rama ka treguar nje civilizim ekstrem. Ai do te tregoje civilizim kur te kerkoje zbatimin me korrektesi te ligjit. Si mund te ulet Edi Rama ne kafe me Berishen Sali kur dihet qe eshte familjarisht autori i Gerdecit vrasesi i md shume se 26 njerezve. Vrasesi i 4 personave protestues paqesor te 21 janarit etj etj….Po Edi me Linden duhet te perulen para ketyre viktimave dhe para marjes se detyres te shkojne ne familjet e tyre per nje kafe dhe tju luten atyre ta bekojne ne punet e mira qe do te beje. Ky eshte civilizim dhe besoj Edi do ta bej do te perunjet para tyre. I uroj megjithe zemer suksese e shoh ate si Abraham Linkolnin e Shqiperise e me shume. Shkrimi i ketij gazetaruci eshte kot.

    2. I nderuari Reldar Dedaj;
      Nuk te njoh sepse ne profesion jam petagog tek Mjeksia dhe e njoh qe kur kam qene student kete Monstren Sali Ram Berisha, por per sa shkruan me siper me teper se Edi Ramen, Ofendon shumicen plebishitare (mbi 65%)te Popullit qe nuk votoi Neo-Diktatorin e post Diktatures se 1990, duke e marre ne mbrojtje (dhe vertete vetem ne 1992 ka fituar PD, e kete e tregojne te gjitha faktet deri me sot). Nuk merret ne mbrojtje nje Mashtrues, Hajdut dhe nje Vrastar qe nga 1990/1991, pra; 22-vjet ne Pushtet te dhunshem, aq sa mundi se nuk e linte Perendimi se me keq do e bente. Prandaj, lere Ramen e Meten te bejne maksimumin e PASTRIMIT te gjithckaje Made in Berisha and Company, e asgje e keqe nuk ka per te ndodhur, cdo gje ne vend te vet, “”Ruralet duan dekada per tu bere Urbane”” + “”Shteti duhet kurdohere te drejtohet nga Urbanet edhe kur ata shfaqin ndonje difekt qe nuk krahasohet me difektet e Ruraleve””; thote Elliot D. McArthur (sociolog e psikiater Britanik).

    3. objektiv says:

      Kjo eshte shume e vertete!
      I ndershmi e ha gjithmone ne kete vend dhe me deputetet qe ka vene rama ne lista do e haje akoma edhe me keq! Mjere ata qe i besojne akoma ketij qe kushedi ne cfare kllapie do e fuse Shqiperine tone

  2. hasan says:

    Po a nuk e falem njehere qe dogji Shqiperine dhe nuk i hyri gjemb ne kembe?Po drejtesi nuk do te bejme a?Jo hakmarrje po drejtesi.Na mesoke qe te veje siç vajti Berisha tek Meta ne Lalez disa ore para gjyqit.Berisha e kalbi Nanon ne burg per ndihmat qe vinin nga Italia.Po Rama dmth populli çfare kusuri ka ti tjetersohen pasurite per familjen e ishit?Po nuk vuri shtetin e se drejtes atehere ka kaluar edhe Salen per genjeshtra.

  3. roland says:

    sali berisha ka vrare…..toleranca esht e demshme perballe ketij vrasesi te popullit te tij. me 21 janar ky vrases denoi popullin e tij me vdekje, me 23 qershor populli denoi vrasesin me vdekje. edi duhet ta kuptoje se detyra e tij KRYESORE esht te ndjeke popullin dhe ta plase pas hekurave. me vrases nuk pihet kafe!!

  4. mallakastrioti says:

    Or dedaj,turp te kesh per keto qe shkruan. Agjenti potencial I Serbis qe ka falimentuar Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen eshte ky qen qe quhet sali ram berisha ,ky eshte njeriu me I poshter qe jeton ne planetin Toke. Ai ka shkaterruar ekonomine e vendit tone . Jane shkateruar te gjitha strukturat e ekonomise. SI ato prodhuese dhe oto te sferes jo prodhuese. Po te pyes ty z. dedaj. Sa miniera punojne,si ato te kromit,te bakrit,te hekur nikelit ,fabrikat e pasurimit te tyre ,fabrika e telave ne Shkoder ,fabrika e pasurimit,bakrit,te kromit ,kombinati I Lacit, azotiku I Fierit, ku eshte qe tani qe do vij gazi I T.A.P.it, pse te mos ishte ne gatishmeri per pune ,Ku jane veprat e vaditjes me uje ,te kullimit , etj ,etj ,se duhen romane te tera qe te pershkruhen krimet qe ka bere ,agjenti potencial iUDB,te Serbise srb .Ky njeri ka vetem nje rruge te vetme ,te perballet me drejtesine per krimet qe ka bere ne keto 23 vjet, ne e lenshin te gjalle hasmit qe ka. Plus krimet qe ka bere ndaj Kosoves, tradhetite ,etj ,etj

    1. dona says:

      jam dakort me ju malakastrioti
      gjithe populli po pret gjykimin e denimin e serbit sali berisha familjarisht dhe bandes se tij lul basha me shoke .vetem keshtu do te kete drejtesi zhvillim dhe demokraci per shqiperine dhe kosoven.
      heqja e busteve te panevojshme .bust i takon vetem ata qe e linden Shqiperine .te zhduket busti i zogut miku e mbeshtetesi i serbit gjithashtu

  5. enea says:

    Te bindi me pune skeptiket!!!

  6. endri says:

    Ore Rreli, je ne metro ti mo???

    Jo po te shkoje te Berishat Edi dhe tu thote, hajde vazhdoni vidhni edhe pasi te keni ikur nga pushteti.
    More trapi, po gjithe ato krime qe ka bere ai me sorrollopin e vet kush do ti paguaj?? Atje ne burg e kane vendin per çdo gje qe kane bere.
    More vesh mo Rrel trapi!!

  7. ali says:

    Z.Dedaj vetem ne Bibel mund te gjeshe te gjitha keto terminologji kaq meshiredhenese se ne jeten e perditeshme,zor se praktikohet ”meshira kristiane”. Une jam dakort qe te mos kete ”gjueti shtrigash”
    as ”hakmarrje”, sic beri gaspadin Berisha gjate 23 vjeteve te diktatures se tij. Por ama disa gjera patjeter
    duhen vene ne vend. Pse ? Sepse po nuk u vune ne vend, pasardhesit e Berishes,qofte te djathte apo te
    majte do te veprojne si Berisha ose me keq se Ai. Po nuk i ”hyri gjemb ne kembe Berishes” ,dijeni mire se
    ne shqiperi nuk do te kemi kurre demokraci . Do te kemi njeamalgame diktature,bajraktarizmi ,demokracie
    per militantet e partise ne pushtet dhe shteti i se drejtes kurre nuk do te funksionoje ne Shqiperi.
    Shqiperia ,per pasoje , kurre nuk donte behet pjese e botes se qyteteruar. Populli shqiptar per jete te jeteve
    do te mbaje mbi supet e tij ”gurin e Zizifit”.
    Shkurt Berisha duhet te mbaje pergjegjesi per nje mal me krime,por vecanerisht per 97, Gerdecin,21 janarin
    ej.etj.

  8. liri a vdekje says:

    Normal qe njerezit qajne per vendet e punes sidomos ata qe sdine te bejne gje tjeter vetem servilin e sherbetorin e pare ,per ket njeri sduhet te ket meshire se esht nje e keqe e kombit shqiptare qe emigroi eliten shqiptare duke e zevendesuar me idiot e injorant tipa alla noka e ndoka ,uroj tashti zoterinjt ish te burgos politik qe kusur mos ti lene ku ta shofin me veze e domate deri ne at moment kur te veproj drejtesija dhe zoti per varret qe ka hap

  9. VERONIKA says:

    E nisa kot leximin e ktij opinioni.Isha kurioze sepse shoh manine e te gjithe analisteve ,per te folur per lotet e krokodilit ..ops Berishes .
    Ne fakt ju Reldar flisni pak si me perbuje ,ose kjo eshte ndjesia ime per lotet e militanteve .Por ata ne fakt jane ata lotet me te sinqerte ,qe nuk krahasohen me teatrin e ktij me siper .
    Nejse ju mendoni se duhet te kerkonte falje ,por askujt nuk i duhet dhe ktu ka ende shume qe duhet te kerkojne falje ,por qe ende se kane ber dhe kurr nuk do ta bejne .Jane krenar te mjer dhe te dhjer !
    Aty nga fundi me qoroditet fare …uroj qe ky opinion i juaji mos te na persekutoje mendjen per muajt qe do vijne .
    Rama duhet te pije kafe me Berishen ??? Duhet te marri dhe Gregun ???
    Pse duhet ti prezantoj Zhgelzenin dhe shpuren e dashnoreve ???
    Ju e justifikoni ne emrin e nje ‘riedukimi qytetar ”
    Kush jeni ju Reldar ,nga vini ,cfare shkolle kini ???
    A ke degjuar ndonjeher per drejtesine juridike ,sociale ???
    A ke idene e impaktit ne publik te nje veprimi te tille prej nje Lideri qe mendojme se eshte votuar nga me shume se gjysma e ktij populli ???
    A e ke idene se cfare ka bere ky njeri per 17 vjet pushtet ????
    Militarizem te tepruar dhe zell hakmarres ???????????????????
    U votua ky njeri sepse PREMTOI SHTET ,DREJTESI ,ZHVILLIM !
    Nuk u votua as per maskarade kafesh ,qe sidoqofte nuk tregon qytetari as per zell hakmarres .Ai duhet te jape llogari ,ai dhe shpura e tij .
    Vetem keshtu ky Lideri do diferencohet nga ky shpellar …sigurisht nuk do jete pirja e kafes qe do e bej te vleresuar .

    Reldar ,kjo eshte nje pacavure madiatike prej injoranti !
    Meqe ra fjala zt Dedaj ,i keni gjetur rrenjet tuaja ndonjeher ,a keni pire kafe familjarisht me ata te krahut tjeter ???? Ftoni dhe te vdekurit tuaj …flasin me shume !

    Hesht kokebosh bulevardi ,se i vetmi poshterim ktu eshte per gjyshrit tuaj !

  10. alex says:

    Krimet nuk e ka ne dore Edi Rama ti fale, krimet duhet te gjykohen dhe denohen. Mund te falet shpifja dhe denigrimi por krimi kurre.

    Dhe ti bukurosh Deda, mjaft me shashkat qe po hedh, e shoh qe do te matesh pulsin e njerezve, por ta dish qe kete here nuk harojme kollaj.

    Kam pare kater njerez qe u jane hapur trute ne trotuar ne 21 janar, ne kete moment mora pozicion dhe vandosa me ke do te jem.
    21 Janari shenoi njehere e mire jetet tona, aty kuptova se Berisha eshte nje monster.

  11. nuk harroj says:

    O une dhe se bashku me mua shumica e komentuesve nuk jemi ne rregull nga trute o ky “gazetari”ka lindur i rrjedhur.Qysh more i thua te marri zonjen dhe djalin e tij e te pije kafe me kriminelin?Mos valle rastesisht harruat ti thoni te mare dhe te emen,ate qe e ka share e nuk i ka lene gje pa thene.Tani me shume e kurre shpellari nqs ata lot(qe per mua jane lot korkodili)jane te vertete,duhet te ngrihet mbi veten dhe ti kerkoje falje publike asaj zonje,motres se balles dhe shume e shume te tjereve.Dhe pastaj te veje e te mbylet ne nje manastir e te mos degjojme me per te.Apo ty more gazetaruc nuk te ka hyre gjemb ne kembetere keta vite?Apo tani dhe familjet e 26 te vrareve te gerdecit te vene e te pine kafe me te,mediun,etj?apo familjaret e te vrareve te 21 janarit te vene e ti thone ti juree shteti?Mos luani keshtu me dhimbjen e njerezve o gazetaruc se gjaku nuk behet uje.Nqs te dhimbset katragjyshi me antiplumb shko e shkruaj te plera balliu.hajt siktirr!

    1. liver says:

      Na mallengjeve dhe ti si ai lotkrokodili

  12. Majlinda says:

    edi mund ta beje shume mire kete qe thoni ju,dhe bile jam e bindur qe e ka nje plan te tille,te shkoje dhe te pije nje kafe dhe ta fali per gjithcka i ka bere atij dhe familjes,por…..drejtesia,qe eshte nje tjeter kapitull duhet te beje punen e vet,pa u ndikuar nga askush dhe mbi te gjitha nga Edi Rama!

  13. skela says:

    Dikush e permendi shume sakte qe populli nuk do hakmarrje por drejtesi. Ne se nuk behet drejtesi per jetet e vrara atehere kemi te bejme as me shume as me pak me rregjim te ngjajshem me saliun.
    Kam frike se Saliu e ka blere lirine e paprekshmerine duke shitur keto zgjedhje.

  14. psy says:

    Jo more Reldar,je gabim..Edi duhet te ndeshkoje vrasesit dhe ne asnje menyre te pije kafe me t’a.Ku e ke pare ti qe te vrasesh e te mos ndeshkohesh…cfare je ti, ndonje katolik nga ata qe thone kur te qellon nga nje faqe jepi tjetren.E beri Berisha kete qe thua ti,nuk e ndeshkoi Nanon dhe korrupsionin e tij pasi po pregatiste te vetin,kish ardhur te pasurohej dhe jo te punonte per popullin,erdhi me slloganin “duar te pastra”,por si po iken???Duhet vene drejtesia per Gerdecin dhe 21 Janarin,per parate e vjedhur e plot gjynahe si keto.

  15. Lerdi says:

    Gazetari po thote ne shkrim se Edi Rama duhet te jape shembullin personal se qeverisja e neserme nuk duhet te perdoret si nje mjet per tu hakmarre personalisht. Ndersa institucionet e pavarura duhet te bejne punen e tyre. Kjo eshte dicka tjeter qe gazetari nuk e cik fare ne shkrim por qe e lene te nenkuptohet. Rama duhet te beje berishizmin ti vije pas eres se europianizimit te vendit, me pune, respekt dhe ndere per te gjithe shqiptaret qofshin ata te majte dhe te djathte.

  16. beso says:

    sepse me vjen per te qeshur kur lexoj mosha shume te reja,madje dhe adoleshente,qe te kapluar nga aveniri i artit te te shkruarit nisin e japin te tere leksione per klasen politike e madje direkt vete drejtuesit te PS,a thua Edi Rama zbriti direkt nga planeti X dhe i duhet te mesoje si te hedhe kembet.Kjo puna e kafese me Linden dhe djalin,kjo qenka e lezetshme…Ore Reldar,nuk di e ke pseudonim apo emer te vertete,pse ore,gjaqe personale po zgjidh Rama me Berishen?Per afera kaq te ngushta thirret nje popull i tere te votoje,gjasme te rregulloje relacionet Rama me Berishen?Kurre a pifte kafe Rama me Berishen apo u pajtofshin apo folshin kurre;per popullin keto gjera hyjne ne sferen e kurioziteteve.Per shumicen e zgjedhesve dhe per ata qe nuk munden te votonin,kryesore eshte qeverisja me sa me pak gabime.Qan saliu apo jo,shperdorimet e stermedha duhen ekzaminuar,se eshte shperdoruar pasuria kombetare e keto gjera nuk duhen kurrsesi sistemuar me kafera familjare.Ka institucione drejtesie qe paguhen profumisht per kete pune.Sa per sjelljen anglosaksone te drejtuesve te koalicioneve-e para here qe ndodh-sikur me duket se nuk e kishin nga vetja.Do kete qene Arvizu ose ndonje emisar tjeter aty verdalle,qe kesaj here e morren seriozisht shkopin dhe kur dashkan amerikanet te behen zgjedhjet fair play u bekerkan si do zoti vete,biles pa KQZ fare.Propozoj qe Lefterise t’i pergjysmohet rroga,se nuk punoi fare.Atyre Arvizuve do dhene kafen,se na kursyen nje muaj me sherre,loje luftash dhe rezultate te kontestuara,se po te ishte per kryetaret qe thua ti te pijne kafen te djelen,tjeter do ishte muzika.

    1. inspektori says:

      Kete desha ti them edhe une po ja paske thene shume mire beso. Ore Baze ça jane keto shkrime adoleshentesh qe kalojne ne kete gazete qe me kalimin e kohes po behet nje palo gazete? Ky Reldari a si e ka emrin se paska haberin se si funksionon bota e shteti, nuk eshte bere bota duke pire kafe “burrnie” or djalosh kokebosh, bota nuk njeh burrni po njeh mirenjohje morale per arritjet e njeh burg per abuzimet e shkeljet or burre i vogel. Ata qe jane ngarkuar nga Baze qe te kontrollojne cilesine e shkrimeve te destinuara per botim qenkan me nje kapacitet te dobet intelektual dhe mungese sinteze politike.

  17. banija01 says:

    Mendoje se te gjithe ata qe e urrejne S.Berishen kur e pane ne ate dalje e meshiruan.
    Berishes i ishte thare goja pa filluar te lexonte,i binin djerse te ftohta dhe fshihej me leter sikur te mos kishte kamera,nuk guxonte te shihte militantet e tij drejte e ne sy.

    Nga te gjitha keto te gjithe e meshiruam,po kur filloi te numeronte “sukseset ” nen qeverisjen e tij ,aty fillonte te tretej ai meshirim dhe ngadal fillonte te shfaqej antipatia per te.

    Jame i mendimit se Rama duhet te jete tolerante me ato qe thote autori i shkrimit qe kane lidhje me familjen Rama.

    Rama nuk duhet te jete tolerante me krimet qe ka bere S.Berisha ketij vendi,nuk duhet te toleroje korupsionin e qeveritareve te tij,
    pasurimin femijeve te Berishes.

    Te gjitha keto nuk mund te shuhen me nje falje qe mund te kerkoje Berisha.

    Thirja qe ben autori eshte denigruese,ai do qe edhe Rama te bjere ne nivelin e Nanos e Berishes dhe njerezit me te drejte te thone se te gjithe politikanet jane njesoje se edhe Lubonja kete shenje barazimi vinte dhe bente thirje per nje kryq te madhe,po fatmiresisht nuk e degjoje populli.

  18. Arturi says:

    Edi Rama ka treguar, pervec rasteve te tjera, edhe ne diten e pare te fitores se zgjedhjeve, se eshte qytetar i civilizuar.
    Nuk ka asgje te keqe qe t’i beje vizite Berishes ne shtepi, dhe t’i deshmoje se ia ka falur fyerjet dhe denigrimet prej rrugaçi, qe bente Berisha. Kjo tregon force karakteri. Ama, deri ketu!
    Edi nuk mund t’i premtoje atij siguri dhe garanci nga hetimi i organeve te drejtesise. Nqs edhe Edi, njelloj si Saliu, do te pengoje organet e drejtesise, per te shmangur nga pergjegjesia fajtoret per korrupsion dhe krime ne vrasje, atehere zemerimi popullor do te bjere edhe mbi te!

  19. Te gjithe keta qe shkruajne per pirjen e kafes ne shtepine e kriminelit Sali ,jane te paguar nga po nga ky kriminel per te matur popullin ,por populli e dha verdiktin e tij me ate votim,qe ky kriminel e ka vendin ne burg,edhe nje ngjarje keni haruar ,djegjen e kryeminstris ne 1998,vrasjen e Azem Hajdarit.Edi Rama mba fjalen para popullit per te vedosur drejtesi,dhe drejtesia duhet te fillohet me krye kriminelin Sali Berisha,e duke vazhduar me Lule Bashen.

  20. elida says:

    Një koment për reldarin.Je i përgjumur apo të ka treguar saliu se çfarë të shkruash????
    Si mund të thuash se duhet të pijnë kafe edi e saliu,këtë vetëm një i marrë mund ta thotë!!Po ky popull qindra djem e vajza të zhdukur,vrarë nga regjimi satrapit Sali.Me një kafe do japë llogari saliu.Sa grupe të RENEA ka çuar saliu që në 97 në jug të shqipërisë e sot kërkohen si të humbur.Një kushëri i imi shpëtoi në 97 nga një grup i marrë peng nga SHIK vetëm nga mbiemri i vëllait të tij që kishte oficer në SHIK e Gjirokastrës,kurse të tjerët i kërkon Aida Shtino te njerëz të humbur.
    Jo vetëm këto po Gerdecin po 21 janari,po bandat që ka lëshuar saliu për të tmerruar njerëzit e të vjedhë votat këto 8 vjet kush do japë llogari për këto,për korrupsionin,abuzimet në shumë vendime të gjykatësve etj.Votën plebishitare duhet që ta mendojë mirë Edi se ky popull nuk harroi krimet e berishës.Sa vjet ne tiranësit po paguajmë drita e ujë trefishin a çmimit që vlen vetëm për të kompensuar vjedhjet e badhorasve sauksave apo të gjithë mbështetesve të saliut hajdut, se motoja e tij ishte unë të vjedh popullin mbarë çecenet e tij të vidhnin njerëzit e ndershëm e që respektojnë ligjin,i hoqi nga puna të aftët për të futur idiotet me universitet por pa tetëvjeçare e gjimnaz.E ky vend që të futet në drejtim të respektimit të ligjit të parët duhet të dënohen shkelësit e tij që nga saliu e me rradhë.Por nëse saliu ka blerë faljen ndaj dorëzimit të pushtetit kjo do të ishte pabesia me e madhe që i bëhet popullit shqiptar dhe Edi shumë shpejt do ta kuptonte këtë.

  21. ali says:

    Dita e ”strukjes”se Sal Ram Berishes ende nuk ka ardhur zoti gazetar,por nje dite populli eshte ne pritje qe
    te vije. Populli ka durim . Ai do te prese derisa Lopcari i Vicidolit te perballet me drejtesine per krimet e
    ndyra mbrapa shpine ,ne erresire te nates ,me pabesi karaktristike per te ka vrare, ka vjedhur e grabitur
    popullin fukara shqiptar. Eshte tallur ne menyret me te poshter me fstkeqet pensioniste ,duke i dhene nje
    pension mizerabel 600 mije pensionisteve . 130 mije leke mezatarisht. Kjo eshte nje fyerje e padurueshme
    per keta njrerez qe punuan nje jete te tere ! Por me e padurueshme ishte ajo qe ky sharlatan i ores se pare
    shkonte ne Evrope dhe mburrej me ”bumun ” ekonomik shqiptar, ”me rritjen e rrogave e pensioneve” . E
    mashtronte Evropen sikur ajo te ishte ne nje planet tjeter dhe te mos e njihte gjendjen ne Shqiperi dhe perra-
    e K/ministrit shqiptar ! La name ne forumet evropiane duke i dhene ”leksione ” te huajve per ”albanian miracle”. Turp i botes !!! Kur dihet se ne Shqiperi mijra vete merrnin buken me liste.!!! Kur dihet se pensionet
    ne shqiperi nuk mjaftojne as per blerjen e bukes. Vetem per blerjen e bukes thate sqaroj !!! Nderkohe qe
    Ministrat e tij , sapo te ardhur nga dhite menjehere filluan t’u trashet qafa,si ajo e Mulit,bariun e dhive te Hasit
    filluan te kapardisen e gogesitin neper benza te shtrenja,si ajo e vete K/ministrit me vlere 700 mije Euro !!!!.
    Quo Vadis ? ! Mr. K/minister ! Ti s’ke patur breke ne bythe,flije me trung ne koke ne vend te jashtikut,
    per buke kishe kollomoqin e misrit dhe per gjelle turshin e lakrave ! Ku u bere Ti dhe sejmenet e shpura jote
    te kapardiseshe e shaje tere miletin qe nuk te thurte ditirambe e hosana ty. Fundi QuoVadis!!!.

  22. Nikua says:

    Dom Kishoti, donte edhe 100 vjet ”kryeminister”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje