Me këtë rezultat elektoral tokërrëshqitës për Berishën, duket se toka mund t’i rrëshqasë nën këmbë edhe kryeministrit në pritje. Rezultati është i frikshëm, dhe në një analizë të hollë është jo i shëndetshëm për demokracinë shqiptare, që në shumicën e herëve kondicionohet nga lavjerrësi që herë shkon ekstremisht djathtas e herë ekstremisht majtas. Këto ekstreme dhe strese demokratike dëmtojnë në radhë të pare korpet, por edhe antikorpet në organizmin shëndetligë të demokracisë shqiptare. Një mazhorancë kaq e fuqishme dhe një opozitë kaq jo-ndikuese, përbëjnë shtratin e arrogancës qeverisëse, nëse nuk mbahet nën kontroll.
Ky rezultat i thellë ka vlerë për stadin aktual të demokracisë shqiptare të dëmtuar vetëm për të bërë ato ndryshime kushtetuese dhe korrigjime të berishizmit, ku institucionet që duhet të jenë të pavarura, janë nën kontrollin e kryeministrit të ditës.
Vetëm për kaq e shoh të dobishëm këtë rezultat marramendës, ndërsa për qeverisjen dhe administrimin e punëve të përditshme të vendit është kanosës, aq më tepër me ingredientët e pushtetit të ardhshëm.
Nuk po flas për legjendat urbane të deformimit demokratik të votës në këto zgjedhje, për të cilat do duhet analizuar dhe gjendur shkaqet, pasi përbëjnë rrezikun më të madh për çdo demokraci dhe krijimin e një shteti mafioz në tërësinë e tij.
Nuk po flas për “një votë, një viç”, “një votë, një zarf me x euro brenda” apo “betohu për Kuran e Bibël se do votosh për ne”, që ndonjë forcë pragmatiste më shumë se ndonjë tjetër aplikoi në shumë zona zgjedhore.
Shqiptarët, edhe pse në shumicë ishin për rotacionin, kapërcimi i pritshmërive në thellësinë e fitores është padyshim dhe ta pranojmë, edhe rezultante edhe e këtyre praktikave të dëmshme me pasoja të jashtëzakonshme për të sotmen dhe të ardhmen e sistemit politikë në Shqipëri, i cili mund të deformohet në mënyrë të pakorrigjueshme si praktike dhe mentalitet.
Rama do të duhet të qeverisë me një parti, e cila vetëquhet pragmatiste si LSI-ja, e cila njihet për kujdesin e veçante për elektoratin e saj dhe të të tjerëve, ku edhe falë pushtetit dhe administrimit të ministrive që ka pasur në kohën e Berishës, ka punësuar në maksimum, madje edhe mbi organika, simpatizantë të saj apo edhe jo të tillë.
Ka premtuar edhe punësime dhe privilegje të tjera edhe në fushatë dhe ka shfrytëzuar lidhjet e biznesit dhe biznesmenë në zona të caktuara, që të ndikojnë në votën e qytetarëve përmes praktikave të përfolura që njihen në nivele lokale me hollësi shumë më të frikshme sesa mund të thuhen në një analizë.
Por këtë praktikë, ku më shumë e ku më pak, e kanë përdorur edhe parti të tjera kryesore që fituan apo humbën. Shqetësimi me këtë deformim të vullnetit politik, i transformuar përtej pritshmërive dhe të vetë fituesve, mbart rrezikun e minimit të funksionimit të shtetit dhe korruptimit të tij.
Fatkeqësisht parlamenti shqiptar i përngjan gjithnjë e më shumë jo asaj që në Angli quhet Dhoma e Komuneve, por Dhomës së Tregtisë dhe Biznesit, për shkak të karkalecëzimit të foltores nga njerëz që kanë konflikte ashiqare interesi.
Ndoshta Shqipëria mund të jetë në krye të vendeve që kanë përqindjet më të larta të biznesmenëve në parlamentin e vendit, ku gjëja më e pakët, do të ishte ajo që premtoi Berisha në 2005 dhe që nuk e bëri si duhet, heqjen dorë nga bizneset e tyre, nëse do të duhet të jenë ligjvënës.
Nëse jo, çdo ligj i propozuar apo miratuar është i paragjykuar si në shërbim të interesave të tyre të biznesit. Në një vend si Anglia, “nëna e parlamentarizmit”, nëse zbulohet se një deputet bën ose ngre një çështje në seancë parlamentare për një çështje, e cila mund të jetë e ndikuar apo sponsorizuar nga biznese të caktuar, ndëshkohet jashtëzakonisht rëndë.
Por ajo që shoh si rrezik akoma më të madh është kondicionimi i aleatëve ose LSI në rastin konkret në qeverinë e ardhshme, e cila mund të jetë fatale për Rilindjen apo modelin e ri të Ramës.
Nëse LSI do të kërkojë shumë më tepër poste qeveritare dhe do të tregohet e pangopur për pushtet nisur nga shifrat e deputetëve të saj, kjo do t’ia pamundësojë vizionin Ramës për të qeverisur ndryshe nga Berisha, i cili i la dorë të lirë Metës në dikasteret që kontrollonte nga frika e humbjes së pushtetit, të cilin eventualisht e humbi edhe për shkak të korrupsionit ose perceptimit të tij në popull .
Nëse Rama do të ndihet i duarlidhur në qeverisjen dhe votëbesimin e dhënë bujarisht nga shqiptarët, e nëse Meta do të tregohet i papërmbajtur dhe i pakontrolluar në dikasteret që do kërkojë, duke adoptuar të njëjtat taktika si në katër vitet e kaluara, si mjet fundor, do të ishte në nderin dhe seriozitetin e Ramës si politikan modern, që të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe të mos bënte gabimin fatal të Berishës, i cili nëse do të kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme pas video-skandalit pa shkuar tek 21 janari, ndoshta do kishte fituar me kartën e moralit, dhe sot e kësaj dite do ishte ende në pushtet.
Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për qeverisje të mirë dhe model ndryshe, por mbi të gjitha ka nevojë për besimin se vota të jepet për të qeverisur dhe shërbyer dhe jo për t’u vetëshpërblyer.
Nëqoftëse edhe një përqindje shumë e vogël e asaj praktike që ndodhi në qeverisjen e kaluar të koalicionit do të evidentohet në mandatin e Rilindjes, nuk duhet të habitemi që me kaq shumë korrupsion dhe para të dyshimta në lojë, votëblerja do shkojë në përmasa të paimagjinueshme, e PS dhe PD mund të shndërrohen, ironikisht, në parti opozitare një ditë të bukur.
Këtu, nëse edhe opozita e re do ketë dëshirën për të bërë shtet më në fund, do të duhet të japë kontributin e saj, nëse koha e thërret, për të bërë të paimagjinueshmen dhe “kompromisin antihistorik” për hir të Shqipërisë së nesërme dhe në shenjë reflektimi dhe modernizimi nga ana e saj.
Sfida më e madhe edhe morale e Rames dhe koalicionit të tij është bërja e shtetit që Berisha me koalicionin e tij qeverisës e deformoi deri në kufijtë e pariparueshmes, pas kapjes së tij.
Nëse nuk do ta bëjë, të mos harrojë se shqiptaret treguan se dinë të ndëshkojnë. Nëse nuk mundet, le t’ua thotë hapur atyre dhe shqiptarët e mençur do dine ta mirëkuptojnë dhe vlerësojnë edhe në kutitë e votimit.
Kjo do ishte Rilindja e zhveshur nga idilikja, Rilindja më e bukur e Shqipërisë, me shtet modern më në fund dhe të pa kapur nga askush.
Nese? Patjetr. Rama nuk eshte Berisha e as Fatosi. Ilir Meta eshte me ne fund humbesi i lojrave. Ilir Meta nese e humb edhe kete radhe besimin e Edi Rames dhe elektoratit te PS?- le ta zgjedhe vete çmimin e humbjes???
Vota e 23 qershorit ishte e qarte.Aq e qarte ishte,sa nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme,se ajo ishte per LSI-ne dhe Ilir Meten dhe jo per “Rilindjen” e te fandaksurit Rama.Shifrat flasin shume qarte: “Rilindja” e Edvin Kristaq Rames mori po aq mandate sa ne 2009,cka do te thote qe populli shqiptar i beri naften rilindjes se Rames dhe Rames vete.Prandaj,kokezbathuri Manaj,spekulon ashtu sic e ka zakon.Por,edhe si spekulim,nuk eshte origjinal,sepse,shume analiste dallkauke ,te gjithe ne PS,me Ramen ne krye spekulojne me kete. Dhe ,ja ku jemi tek mashtrimi i pare i mazhorances se re,e s’ka sesi te ndodhe ndryshe me nje Aleance Qelbesirash.
Ne te njejten kohe kjo deshmon edhe per leximin e mbrapshte qe kryeqelbesira e kesaj aleance i ka bere votes se qytetareve,i cili me arrogance,voten qe populli i dha qartazi Ilir Metes,aleatit kryesor te Berishes keto kater vjet,i konsideron si vota per te,duke fyer, ashtu sic e ka zakon popullin votues.
E gjithe “analiza” medemek,e ketij gazetari medikoer,mbeshtetet mbi kete spekulim dhe mashtrim.
Por,ketu kemi te bejme edhe me nje fenomen te vjeter tashme,dhe qe do ta shohim te shfaqet ne nje forme me agresive ne ditet ne vijim,ate te sulmeve ndaj LSI-se dhe Metes. Rama,akoma pa marre pushtetin i ka ndersyer zagaret e tij,qe te bejne ate qe kane bere per 5 vjet ndaj Ilir Metes.Rasti i ketij shkarrashkruesi eshte shembulli me domethenes.
Pertej euforise se fitores,Edi Rama eshte shume ne siklet sepse e di shume mire qe populli nuk votoi ate ,por kundershtarin e vertete te tij,qe nuk eshte Berisha,por Meta(mos harroni luften brenda llojit),dhe per kete mund t’ju kujtoj se ,per te eleminuar politikisht Meten,Rama bashkepunoi me Berishen,bile vuri dore edhe ne Kushtetute dhe Kod Zgjedhor.
Une personalisht jam i bindur se Aleanca e Qelbesirave,nuk do te funskionoje.Zgjedhjet e parakohshme ,qe sot,jane makthi i Edi Rames.Ato jane te pashmangshme ,te pakten,brenda gjysmes se pare te mandatit.Levizja politike e Berishes,dhe te tjerat qe do te pasojne,kane lidhje pikerisht me kete qe do te ndodhe. Po ju jap vetem nje argument,aq shume te perfolur keto dite,e qe ka te beje me ndryshimin e vetem ne keto zgjedhje,i cili ndryshim ka ndodhur mes dy partive qe kane qeverisur bashke keto kater vjet,pra Partise Demokratike – Levizjes Socialiste per Integrim.I gjithe ai qe quhet “ndryshim i madh” ,ka te beje ne te vertete me kete ndryshim te “vogel” ku votat e njerit aleat shkojne tek aleati tjeter.
Edi Rama e di mire kete.Ilir Meta po ashtu.Por me mire se te gjithe e di Sali Berisha. Mundesite per te bere prapesi nga Edi Rama,tashme jane zeruar,per shkak dhe vetem per shkak te Ilir Metes,i cili sherben si fre apo si kopan ne rast se Rama e con neper mend te hedhe vickela .
Megjithese me vjen ndot te ndjek (a)logjiken e ketij kokzbathuri shkarrashkrues, dua te them se eshte krejt qesharake te besosh ne ndonje aftesi shtetformuese te Edi Rames,i cili ,ne mendesine e tij eshte njelloj anarshisti snob,qe pushtetin e shikon vetem si vetrealizim te tij si person. Per te gjithe ata qe nuk me besojne per keto qe po them,le te lexojne nje interviste te Rames ne “Le Courrier des Balcans”,te cilen e ka botuar muzhiku-analist,Muc Nano,tek “ResPublica” e tij.
Ne kete interviste,avdalli i politikes shqiptare,Edi Rama,thote qe arsyeja se pse merret me politike,eshte se ai ka nje problem me vdekjen,dhe se do te lere emer ne histori…!!! – Kjo eshte nje marrezi e padegjuar me pare nga nje politikan! Kjo eshte cmenduri! Vetem te mendoni,se kryetari i partise me te madhe ne vend,Kryeministri i ardhshem i Shqiperise,ne vend qe te thote se ka hyre ne politike per te kontribuuar per popullin e tij,thote nje marrezi(ne fakt edhe gazetaret franceze kishin ngelur gojehapur).Vetem nje psikopat mund te kepuse brockulla te tilla,dhe ky quhet Edi Rama,kryeministri i ardhshem (tmerr)i vendit.
Nuk kane tru per mireqenie e perparim te vertete, as Beduin Harami, fyell bosh, e as Ilir gjysmaku, i levizshmi i perjetshem (perpetuum mobile) si ja ka vû edhe emnin e partise se vet neofashiste, ky i fundit hajdut, si Zogu, i thesarit te shtetit ne 2000, thesar qe u zhduk si bora mbas shiut. Fatkeqesisht, triumvirati Rama-Meta-Berisha asht halà i gjalle, e veç ndoj mrekulli e plote e mbinatyrshme, e jo e pjeseshme si ajo e 23 qershorit, mundet me i nxjerre te tre te papune, kta femije e kelysha te papenduem te Shqipnise Islamo-socialisto-komuniste te hoxhes gjinokastrit.
skypion.. do te deshiroja shume qe ti te kishe te drejte, dhe qe i gjati tja fusi ketij Mutes njeher e pergjithmone. por me duket pak e mundshme. me duket se ne do bashkjetojme me kete hajdutin pergjithmon… e kam fjalen per ne shqiptaret. dhe ky i korruptumi do shkatarroje ter qeverisjen socialiste, sic beri me ate demokraten. prandaj nese meta mbetet ne pushtet deri ne fund te mandatit, te jeni te sigurt, zgjedhjet e ardhsjme do jene 80 me 50 per PD.
Manaj je shume korrekt politikisht me kte shkrim .
Po ta kishe shkruar me gjuhe me pak diplomatike ,{ke parasysh kur u them skllever ,kokepalar ,prrrrrrrragmatist rrrrripjelles ,injorant dhe shtet mafjoz…e pra kjo eshte por ti nuk je une dhe ne fakt tani jemi ne moment delikat ,po na impononi te pressssssssim ,tu japim bessssssssim
qe per ne perkthehet 3 mandate fitues etj.
Eshte i frikshmem pushteti qe moren ,dhe fakti qe gjithmone ne nje gjuhe diplomatike te pakten TI ke kurajon te pranosh cfare ishte ky rezultat kaq i lumturrrrrrrrrr per kokepalaret ,ju nderon dhe behet sadopak oksigjen per dike qe do realisht te kuptoj dicka .Behet sadopak ngushellim per dike qe mendon se eshte i marre ne mes te ktyre idioteve te lumtur .Sinqerisht pyes gjithmone veten “Jam marrosurr ???
Nejse ,per te qendruar ketu , duhet te jesh anormal !
Rilindja ???? Nuk do funksionoje Manaj ,nuk funksionon .
Nqs ben pakt me djallin ,vetem djajte do te bejne vizite !
KOMPLIMENTA ,NJE NGA OPINIONET ME TE SHKELQYER !
Zoti Manaj me kete shkrim jeni analisti me serioz pas zgjedhjeve dhe keni piketuar problemin kryesor….Ne keto zgjedhje perkunder fitores se te majtes qe dukej dhe pritej i eshte dhene nje goditje e rende Shqiperise,realisht PS do te duhej te ishte forca qe duhej te shtonte deputet sipas parimit opozitar,ky shtim i votave per LSI eshte mister i lexueshem,plus deputetet biznismene dhe LSI ka mundesi ta shenderrojne Ps ne nje parti te njejte me PD,nese kjo oligarki vazhdon atehere Made in Rusia ne Shqiperi eshte e sigurte…
—analize e shkelqyer per nje problem shume shqetesues per demokracine dhe qeverisjen shqiptare
Mikesha time Vlonjate,ata qe nuk jane cuditur,nga marezite e 60 vjeteve
nuk cuditen nga nje marezi e votimit te kaluar?Nga nje kope njerzish
pa forme e pa tru,nuk mund te presesh me shume,kjo turrme nje here
voton nje sharlatan dhe me pas voton sharlatanin tjeter.Lexo.
Ben mbrekulli Zoti,por ben mbrekulli dhe djalli,biles disa here mbrekullit e djallit eresojne dhe ato te Zotit.Ne nje popull sy ky toni
djalli e ka shume te thjeshte per tu besuar mbrekullija e tij.Eshte
veshtire tek nje popull me nje traum te madhe te dalloi,cila mbrekulli
eshte vertet e Zotit dhe cila e djallit,dhe ne familjet tona kemi
shume probleme me keto mbrekullira.Kur kam pyetur priftin tim te respektuar katolik Kol Hardhine,per keto mbrekullira,me eshte pergjigjur..Mbrekullija e Zotit te jep te duroshe,urine dhe etjen.
Mbrekkulija e djallit te jep pasuri per tu c thurur.Populli tend dhe timi eshte populli qe i premton pasuri per ta c thurur ,dhe ai e pranon.
Po ty ai vrare pse t eberi zoti nje VC, qe mos te te bjere rrufeja. Ti ke rene ne dashuri me veten? je nje bastard i vrerosur. Ky populli tone ty te ben shurren si VC qe je. Vrafsh veten jarebij.
Shqiptaret e larguan PD-ne se ishin te lodhur, te raskapitur, te shtrydhur deri ne palce, te genjyer e te poshteruar, te vjedhur dhe te tradhetuar, ishin te vrare dhe te ç’nderuar… Populli nuk ka me durim, nuk ka me besim dhe nese do shohe se Rilindja nuk ishte per TE por per disa qe ta vjedhin dhe ta tradhetojne perseri, atehere nuk do perdori me voten por grushtin e tij. Berishianizmi e shteroi teresisht durimin dhe urtesine e ketij populli.
Persiatje dhe perpjekje per koment . ne frymen e mjegulles se Londres …Mos e be si analistet e ketushem ciliste te cilet qe tani kane adaptuar nje fryme dhe optike , njelloj me stilin dhe kendveshtrimin tuaj …Te pakten teorikisht koncepti i Rilindjes packa nga sa e keni kuptuar ju, nga populli mori votebesimi , aq sa te gjithe ne te jemi optimiste … Edhe ju me tejqyren e analistit nga Londra , prisni te formohet qeveria. te filloj punen …. me pas do keni kohe qe teleskopin ta zevendesoni me mikroskopin e vezhguesit korrekt !
Shkrim i shkelqyer ,ishallah e lexon Rama ose ia thone keshilltaret e tij.Rama rezisto ndaj presionit te Metes,mos e lere te marr githshka Ngri deputetet ta kundershtojne kete pazar pa principe ,perndryshe fundi yt eshte shume i shpejte.Meta do mundohet me intriga te mataroj deputetet e tu te pakenaqur,midis atyre te rinjve karierist te pangopur per pushtet,ose atyre bisnesmene qe do te bejne presion per te te zhvatur.
Hapi par ndrysho kushtetuten duke e shpene ate ku ishte,perndryshe do akuzohesh se abuzon me pushtetin e madh.Ndrysho presidentin qe do ta terheq nga hunda Meta dhe Berisha.Forco partine dhe jepu autoritet figuave te PS qe duhet te tratojne kerkesat e bazes.Mos harro premtimet per kujdesin ndaj njerezve.Ndoshta premtimet qe kane kosto nuk do i realizosh shpejt por socialistet mos i harro.pas dy vjetesh ke zgjedhje dhe nje humbje do sell revanshin e Metes kunder teje.
Them qe ekziston nje marrveshje e fshehte berisha-rama-meta per te ruajtur berishen dhe familjen e tij.Duke mos patur bese tek rama(se nje dite te bukur u del nga vathi)i kane vu per kundrapeshe rondokopin meta me 16 deputet te dhuruar me 50mije lekshat e dhene per nje vote leke keto te vjedhura popullit shqiptar.Unè do deshiroja qe rama mos te jete ne marrveshje por faktet tregojne te kunderten(a nuk ishte rama qe ne opinion te fevzos tha qe salen ta nxjerrim ne pension te bute)ne nje kohe qe sala ka shume llogari per ti dhene popullit shqiptar si 21 janari,gerdeci,fazlliçi,falja e detit greqise,interkonjeksioni me Kosoven lere pastaj 97-ta qe”eshte nje dosje e zeze qe nuk ka per tu hapur kurre”siç ka thene i ndjeri Zhulali….
Megjithe konsideraten, teksa lexoja paragrafin e meposhtem, thashe me vete: “Ku jeton ky njeri, mor jahu?”
E pse ta lexoj me tej? Verdikti i popullit “Rezultati është i frikshëm…”. S’e ke jetuar vete, ndaj. Ate e ka “dirixhuar” antitirania. Madje, Ben, vazhdoj t’i qendroj mendimit se rezultati ishte akoma me i thelle, po i “doli punes para”, LSI. Vota e tyre eshte dyshimi me i madh elektoral i ketyre 23 vjeteve!
Turp!
“Me këtë rezultat elektoral tokërrëshqitës për Berishën, duket se toka mund t’i rrëshqasë nën këmbë edhe kryeministrit në pritje. Rezultati është i frikshëm, dhe në një analizë të hollë është jo i shëndetshëm për demokracinë shqiptare…”