Tashmë dhe militanti me fanatik e kupton dhe pranon që rezultati kaq i thellë i fitores së aleancës së majtë, dhe humbja po kaq e thellë e aleancës së djathtë, nga përmasat është një revolucion elektoral.
Pra, jo thjesht një rotacion, ndryshim pushteti rutinë në demokraci, por përmbysje. Pa dyshim ky është një nokaut politik për të djathtën, më saktë një nokaut politik për Berishën.
Një rezultati të tillë është vështirë t’i gjesh “shokun” në historinë elektorale të vendeve demokratike.
Dhe doemos e para gjë që të shkon ndër mend është pyetja: pse një rezultat kaq i thellë?
Për ata që kanë ndjekur me vëmendje dhe realizëm politikën shqiptare, sigurisht që ndryshimi nuk është një gjë e papritur. Por e papritur është përmasa e ndryshimit.
Disa shpejtuan ta quajnë “të frikshëm” këtë rezultat. Unë mendoj se ky ndryshim i firmosur nga qytetarët kërkohet të jetë i thellë dhe ka një domethënie të thellë dhe, më mirë se ata që e komentojnë, e dinë vetë qytetarët që e kërkojnë.
Vota e qytetarëve duhet lexuar me kujdes: qytetarët duan një ndryshim radikal. Kjo është domethënia e këtij ndëshkimi elektoral.
Të ashtuquajturit analistë shëtitës nga ekrani në ekran, treguan se sa larg së vërtetës ishin krahasuar me popullin, qytetarët e thjeshtë.
Sofizmat e tyre nëpër studiot televizive dëshmojnë sa larg realitetit ishin ata.
Ky është një ndëshkim shembullor i maxhorancës aktuale dhe një projeksion se një ndëshkim i tillë tashmë nuk do të kursejë asnjë maxhorancë, që nuk dëgjon zërin e popullit, që shpërfill qytetarin e thjeshtë.
Dhe për çudi, shqiptarët e bënë këtë pa protesta dhe demonstrata, pasi qeveria arriti pas 21 janarit 2011, të shuajë çdo protestë popullore.
Arroganca e pushtetit ka qenë kaq e madhe saqë edhe greva e ish-të përndjekjeve politikë u shpërfill nga qeveria dhe ata u dhunuan nga policia duke arritur deri në vetësakrifikimin e njërit prej tyre, që u dogj me benzinë publikisht në sytë e gjithë botës.
Pra, ka shumë arsye për këtë, por arsyeja e të gjitha arsyeve mendojmë është qeverisja e korruptuar dhe arrogante e kësaj maxhorance, ku hajdutëria u kthye në një sport masiv të zyrtarëve të shtetit dhe tallja e nëpërkëmbja e qytetarit të thjeshtë u bë modë.
Sali Berisha ndërtoi një regjim me fasadë demokratike, por represiv në kuptimin real dhe figurativ.
Veçanërisht kërcënimi dhe ekzekutimi i opozitës me fjalë në parlament (ta bëj fytyrë si këpuca!!!) dhe vrasja e demonstruesve në bulevard bënë që fryma e revoltës publike të shuhej dhe të akumulohej në shpirtrat e shqiptarëve.
Kjo votë e madhe popullore ishte një duf, një shfryrje urrejtjeje kundër këtij njeriu problematik dhe të rrezikshëm.
Dy ishin armët më efikase të regjimit demofashist të Berishës: demagogjia e shfrenuar dhe terrori psikologjik.
Këtu ai ishte një usta i vërtete, një nxënës i zellshëm i Gebëlsit.
Por këto ia artikuloi vetëm opozita dhe një grusht njerëzish të medias. Ndërsa të tjerët, sahanlëpirës apo frikacakë të medias së shkruar apo elektronike i thurnin “hosana Barabait” deri më 22 qershor. Bile dhe tani që populli e përzuri.
Berisha ka meritën se instaloi gënjeshtrën dhe demagogjinë si mënyrë normale komunikimi, duke e shndërruar në një institucion. Ai krijoi një realitet virtual, si një prestigjiator profesionist, që nxjerr nga shamia mrekullira e që çuditërisht mashtroi përkohësisht shumë njerëz.
Ndërsa sovrani, me ketë rast, maxhorancës së re i ka sugjeruar se ç’duhet të bëjë. Ai i ka dhënë gjithë mundësinë qeverisë së re që del nga këto zgjedhje të realizojë gjithë ndryshimin e kërkuar. Jo vetëm korrigjimin e kursit të qeverisjes nëpërmjet reformave, por edhe ndëshkimin ligjor të fajtorëve.
Duhet të rihapen dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit qeveritar si ajo e Gërdecit, për vjedhjen e 230 milionë eurove të rrugës Durrës- Kukës, për 21 Janarin e 2011 etj.
Ky nuk është revansh dhe fitimtarët dhe Edi Rama duhet ta bëjnë këtë ne respekt të së drejtës.
Këtë kërkon populli i lodhur nga tamtamet e pareshtura të regjimit butaforik të rrëzuar më 23 qershor.
Ky është detyrim ndaj qytetarëve. Nuk duhet falenderuar një njeri që e çoi vendin, bashkë me detashmentet e tij besnike, në prag të luftës civile, që bëri grusht shteti më 1998 dhe si Hitleri në Mynih dikur, i hakërrehej maxhorancës frikacake (Fatos Nanos) se me demokratët (nënkupto banditët) e Mamurrasit dhe Laçit mund ta rrëzonte qeverinë legjitime sa herë të donte.
Kjo është një votë e madhe kundër korrupsionit të llahtarshëm dhe varfërisë së skajshme të qytetarëve.
Duhet të dënohen hajdutët e pasurive kombëtare në të gjitha nivelet, të gjithë ata që bënë rrush e kumbulla pasuritë e çmuara të nëntokës e mbitokës sonë të begatë, me koncesione e privatizime, që janë akte të pastra hajdutërie për të gjithë ata që rrjepin popullin (qytetarët nëse doni) dhe pasurohen për vete.
Ndëshkimi ndaj të korruptuarve nuk është një hakmarrje, por një akt normal juridik dhe moral për këdo që bën krime.
Dhe Edi Rama s’duhet të druhet prej saj. Edhe mesazhet e parë nga Europa për fitimtarët ishin: luftë korrupsionit dhe krimit. Të krijohet një administratë e pastër dhe meritokratike, duke u pastruar nga berishizmi si mentalitet qeverisjeje, një mentalitet gangsteri, ku qytetari duhej të paguante në çdo zyrë shtetërore, edhe kur s’duhej paguar, ndërsa kryeministri demagog pohonte ditë e natë të kundërtën.
Kurse analistët servilë dhe të paaftë i besonin marrëzitë ë tij.
Po berishizmi nuk mund të shkulet pa zhvendosjen e atyre që e realizuan atë dhe mbartin virusin berishist. Ky njeri krijoi një Shqipëri fallco.
Dhe e shiti sapunin për djathë për 13 vjet me radhë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Berisha arriti t’i imponohej me dhunë jo vetëm opozitës, por shumicës së shqiptarëve, që nuk e kanë votuar asnjëherë, me përjashtim të zgjedhjeve të 1992, ku për ironi ish-komunistët nuk ia vodhën votat. Nëse nuk i kuptojnë këto mesazhe të kësaj vote plebishitare, atëherë maxhoranca e re do t’i ketë ditët të shkurtra.
Duhet të ndërtohet së pari shteti ligjor, sikurse thoshte me të drejtë prof. Rexhep Qosja, si parakusht për një shoqëri të drejtë. Pa u bërë një drejtësi e pastër, pa korrupsion, dhe pa u ndëshkuar ata që kanë shkelur e shkelin ligjin, nuk ka shtet të së drejtës, por shtet mafioz, shtet të Maliqit të radhës. Populli kësaj here, me këtë votë, i kërkon qeverisë së re të mos amnistojë ata që kanë grabitur dhe vrarë.
Sigurisht duhen reforma, ligje, por ne nuk vuajmë nga këto. Ne vuajmë nga paraliza e ligjit, që vjen nga mungesa e vullnetit politik për ta zbatuar atë.
Ne nuk duhet ta paragjykojmë dhe besojmë se kjo maxhorancë e madhe do ta ketë vullnetin ta zbatojë ligjin.
Por, që të bëhet kjo, nuk mjafton vetëm vullneti politik, por dhe lartësia morale.
Ne besojmë që kjo maxhorancë e ka këtë. Nëse jo, ky do të ishte një zhgënjim edhe më i madh se i pari.
Duhet të rihapen dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit qeveritar si ajo e Gërdecit, për vjedhjen e 230 milionë eurove të rrugës Durrës- Kukës, për 21 Janarin e 2011
Ndëshkimi ndaj të korruptuarve nuk është një hakmarrje, por një akt normal juridik dhe moral për këdo që bën krime.
Mbi te gjitha eshte nje premtim qe i kane bere popullit kur i kerkuan voten…
Edi Rama duhet te mos perserise keto KRIME te Berishes:1-Te mos ndaje ministrite si prona te partive.2-Ministrite e SHENDETESISE,EKONOMISE,TRANSPORTIT dhe ate te BRENDESHME,kurre te mos i heqe nga administrimi i vet!3-Detyren e pare qe duhet t’u vere ministrive te jete :AUDITIMI I RREPTE I PERDORIMIT TE BURIMEVE FINANCIARE ,PUBLIKIMI I TYRE NE MEDIA DHE DHENIA PER NDJEKJE PENALE TE TE GJITHA SHKELJEVE DHE FAJTOREVE!4-Te vendoset nje here e pergjithmone praktika ,qe cdo institucion te afishoje nje numer telefoni falas ku populli te ankohet per cdo shkelje te administrates publike,policise etj.Per me shume kjo te mos behet formale sic e beri mashtruesi Berisha!
NJE PLAGJIATURE E PATURPSHME E TEMES
– Vjedhja e pasurise intelektuale eshte nje krim ne mbare boten
– Denoncoj jo vetem autorin por edhe botuesin e “Temes” Mero Baze
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nuk ka as tri dite qe pergezova botuesin e “Tema” Mero Baze per kontributin e tij ne fitoren plebishtitare te se majtes. I qendroj atij pergezimi pa hequr asnje presje, pa u futur ne motivet e tij qe i di cdo lexues.
Sot denoncoj plagjiaturen e mirefillte, vjedhjen e pasurise intelektuale tek ky shkrim i botuar prej ” Temes” .
Nuk eshte hera e pare qe Mero Baze e ben nje gje te tille personalisht apo nepermjet kalemxhinjve te tij. Jane dhjetra komentet e mia te kopjuara pjesrisht dhe qindra idete e mia te vjedhura teresisht edhe ne editoriale te Mero Bazes.
Kam heshtur jo pse i frikesohem Mero Bazes por per hir te luftes kunder se keqes me te madhe, kusarise se Berishes. Ne shume raste . sidomos kur ishte pjese e stanit dhe klanit te Berishes qysh ne vitin 1992 e kam kritikuar hapur e pa medyshje rolin e tij prej sherbetori e ….lepirsei te tij. Nuk heq asnje presje asaj cka kam shkruar e komentuar.
Kesaj here ai kalon cdo kufi duke botuar si koment komentesh shkrimin tim analitik ” RROTACION PUSHTETI APO … NJE REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK” dhe duke botuar si Opinion te “Temes” nje plagjiature te mirefillte te Petrit Qejvanit qe merr guximin te vjedhe ashiqare mendimet dhe esencen e komentit tim te mesiperm.
Po citoj fjale per fjale esencen e shkrimit te Petrit Qejvanit : Një revolucion elektoral
28 Qershor, 2013 | Postuar në: Opinion | Shkruar nga: TemA Select Language▼Nga Petrit Qejvani….
Tashmë dhe militanti me fanatik e kupton dhe pranon që rezultati kaq i thellë i fitores së aleancës së majtë, dhe humbja po kaq e thellë e aleancës së djathtë, nga përmasat është një revolucion elektoral.
Pra, jo thjesht një rotacion, ndryshim pushteti rutinë në demokraci, por përmbysje. Pa dyshim ky është një nokaut politik për të djathtën, më saktë një nokaut politik për Berishën….”
Po riprodhoj thelbin e shkrimit tim me titull:
“RROTACION PUSHTETI APO… REVOLUCION I MIREFILLTE DEMOKRATIK”
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Mesazhi thelbesor i 23 qershorit
Nje revolucion demokratik par excellance !
….Despoti i sterkorruptuar Sali Berisha dhe oborri i tij kusar e vrastar pesoi nokautin historik nga ky popull ne menyre te qete
Shume analiste te pozites e te opozites, te majfte e te djathte, blu e mavi … po a parqesin 23 qershorin si nje rrotacion te zakonshem pushteti. Rrotacion do te thote te nderrosh rrotat apo me se shumti kuajt e karroces qeveritare.
Vota masive, vota plebishitare mbare popullore , e te majteve por edhe e te djathteve, e jugoreve por edhe e verioreve, e mbare shqiptareve deshmon se nuk kemi te bejme me nje rrotacion. Mbi te gjitha e mbi gjithcka behet fjale per nje permbysje, per nje revolucion te mirefillte demokratik, paqesor…
Shkurt Petrit Qejvani dhe Tema kopjojne fjale per fjale idene, opinion kryesor ne analizen time.
Cila jane provat dhe deshmite e mia. Po permend vetem nje dhe kryesoren. Shkrimi i Petrit Qejvanit eshte botuar ne Tema ne oren si opinion Shkrimi im eshte botuar ne forme komenti nga Mero Baze qysh ne oren 7:30 PM pra mbasdite.
Komenti im me titull ” RROTACION PUSHTETI APO… NJE REVOLUCION I MIREFILLTE DEMORKATIK’ i eshte derguar Mero Bazes personalisht si Leter Botuesit ne oren 9:33 AM domethene gati 12 ore perpara.
Eshte e drejte e Mero Bazes te botoje apo mos botoje opinionet , komentet apo analizat e cilitdo qe e quan te aresyeshme.
Eshte shkelje e rende ligjore dhe krim per cilindo botues dhe autor te kopjoje pjeserisht apo teresisht idete, pasurin inteltkuale te ciltido person. E ketu vjedhja inteeltkuale ben mu.
Asnjehere nuk jam ankuar per mosbotimin e shkrimeve te mia si opinione apo ne ndonje rast edhe si editorial nga Mero Baze dhe Tema. Pse!?
Sepse shkrimet tek Tema kane pasur si synim vetem leximin e tyre nga shqiptaret, te cileve u jam shume mirenjohes per reagimet tyre pozitive apo negative qe kane qene jo te pakta.
Nje gazetar qe ka shkruar per vite te tera per gazetat me te medha e me te degjuara ne Ebvrope si ” El Pais” e Madridit ( e 4 ta ne Bote) “La Vanguardia” e Barcelones, ” Exselsior” e Meksikes apo “El Nacional ” e Buenos Airesit, komentet e te cilit jane ribotuar nga AP, UPI, AFP, ANSA, EFE… qe kontrllojne mbi 95 per qind te informacionit boteror, nje gazetar apo analist qe vetem para kater ditesh botoi ne gazeten me te madhe online ne Bote ” Huftington Post” me 150 milione abanonente e shume me teper lexues ne te pese kontinenetet nuk pret te beje emer nga nje gazeta modeste si “Tema”, qe eshte e dyta apo e treta e lexuar ne Shqiperi pas ” Shqiptarja. com” , “Ballkanweb” etj.
Por jo vetem cdo gazetar por edhe qytetar e ka per detyre ligjore dhe qyteTare, profesionale dhe njerezore te denoncoje cdo shkelje ligjore te kujtdoqofte aq me teper te nje media e botuesi qe ai i ka vleresuar me shume se sa e kane merituar. Cdo intelektual kudo ne Bote ka per detyre te mbroje pasurine e tij intelektuale nga cdo hajn i saj kushdo qofte ai.
Zoti Alban Dega,ne rradhe te pare dua tju pergezoj per shkrimet tuaja ne sherbim te demokracise se vertete ne Shqiperi.Pena juaj e mprehte na ka impresionuar gjithmone.Komenti shkrim i mesiperm nga ana juaj dhe ofendimet ne drejtim te zotit Petrit Qejvani qe eshte nje intelektual i nderuar dhe nje nga kritiket me te mire nuk ju nderon.Mendoj nuk eshte ne kulturen tuaj te flisni keshtu per nje itelektual te nderuar.Me respekt.
Duke vlerësuar maksimalisht këtë shkrim analizë të Petrit Qejvanit nga i cili, për hir të së vërtetës, kemi patur rastin të lexojmë edhe mjaft shkrime të tjera në po këtë linjë, më duket e ekzagjeruar ndërhyrja dhe shqetësimi i zotit Dega.
Kam patur rastin që të lexoj jo pak komente të z.Dega në Tema dhe pse jo kam ndjerë kënaqësi për forcën dhe kthjelltësinë e mendimit duke ndarë respekt për penën e tij.
Kjo ndërhyrje me kaq shumë revoltë ,jo thjesht për autorin e shkrimit por, edhe për botuesin e Temës dhe Temën vetë më duket e tepëruar dhe shpresoj nga vet z. Dega të reflektohet.
Unë e njoh nga afër autorin e shkrimit që Dega e quan plagjiaturë dhe për hir të së vërtetës më duhet të them se formimi i tij është shumë profesional, një krijues dhe kritik i njohur.
Nëse vërtet ka diçka që mbivendoset , pse jo duhet ta pranojmë edhe si përputhje mendimi…Sa herë na ndodh në jetë…
Do të uroja që në vend të shqetësimit e revoltës të zërë vend mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë. Miqësisht i shkruajta këto radhë.
Bravo zoti Alban. Kam nje kenaqesi te vecante kur lexoje komentet dhe shkrimet e tuaja qe ne shumicen e rasteve qendrojne disa here mbi nivelin mediocker te editorialeve dhe opinioneve qe mbushin faqet e gazetave shqiptare. Askush si ti nuk e ka njohur , analizuar dhe zbertthyer deri me detaje konceptin politik berishian. Askush si ti e me heret se ti nuk pâté paralajmeruar se c, rreziqe e deme do ti silte shqiptarve dhe Shqiperise Berisha dhe politika e tij klaniste. Tash me shume se 20 vet nuk kam njohur askend ne Boten editoriale shqiptare dhe nderkombetare te kete qene ndonje pene tjeter me aktive se ju ne lufte kuder berishizmit si filozofi politike dhe koncept qeverisje. Kontributi Juaj u dha shprese dhe guxim edhe te tjerve per te rezistuar asaj dalldie dallkaukesh e antishqiptare. E di qe edhe Ju dhe familja e Juaj paguat nje cmim te larte , por sacrifica e Juaj dhe e qindra te tjerve do te vlersohet e nderohet nga te gjithe ata qe duan lirine, drejtesine dhe dinjitetin njerzor. Ndaj dhe ju duhet te ndjeheni kaq shume krenar per kete 23 Qershor. Zoti e bekofte ate dhe Shqiperine.