A po çiftëzohet Vetëvendosje me ekstremizmin islamik?

1 Korrik 2013, 12:28Blog TEMA

Nga Arben Idrizi

 

Është hera e parë që ndaj një të bëme të zakonshme të dhunshme të Vetëvendosje reagojnë njëzëri të gjitha subjektet politike, institucionet e ndryshme në vend, opinionistët, etj.

Me gjasë Vetëvendosjes i mbeti të ngushëllohet vetëm nga përkrahja e ekstremizmit islamik.

Vërej se shumica janë të habitur pse Vetëvendosje nuk kërkon falje për këtë gjest dhune, duke harruar se po të kërkonte falje për këtë gjest, do të thoshte të kërkonte falje për çdo gjest të tillë të deritanishëm; e deri tani nuk ka bërë asgjë tjetër veçse gjeste të tilla dhune. Pra, do të thoshte të kërkonte falje për praninë e saj politike dhe ideologjike dhe me këtë të ulej dhe ta rishikonte të ardhmen e vet politike. Mbase për kundërshtarët e tyre do të ishte ideale, e ndoshta edhe për ata vetë, ama zor se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Për Vetëvendosjen dhuna është mjet. Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga dhuna. Aq më tepër kur (nëse do) të vijë në pushtet. Sepse atëherë do t’i duhet edhe më tepër.

Porse, tmerri dhe dyshimet e mia shkojnë më tej se kaq.

Çka ndodh kur dhuna si mjet i nacionalizmit bashkohet me dhunën si mjet i religjionit?

Pra, Vetëvendosje është duke i dhënë një kthesë të çuditshme nacionalizmit shqiptar në Kosovë (për aq sa ajo e përfaqëson dhe ngërthen në vete atë).

Logjikisht do të pritej që një lëvizje e tillë nacionaliste e pasluftës të ringjitej te lëvizjet e tjera të tilla të para dhe gjatë luftës, tek eksponentët, institucionet dhe burimet e tjera të tilla. Mirëpo, ata që dikur kishin një ideal të tillë si ‘Bashkimi kombëtar’ dhe edhe kishin marrë pjesë në luftë pothuajse më atë qëllim, sot mjaftohen me Kosovën shtet të pavarur dhe idealin tjetër: BE-në. Mund të jenë hedhur verbërisht në të, të mos e kenë idenë se çfarë është Europa e Bashkuar, ama janë aty, në anën e shumicës.

Do të thotë, Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra,të djeshme.

Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik. Edhe pse, çudia e zotit (me ‘z’ të vogël), janë më ateistë se unë që e kam thënë hapur.

Nuk mund ta di se ku do të çonte saktësisht tërë kjo po qe se ndodh vërtet. Ama, mendja nuk ma thotë se do të çonte në anën e duhur.

10 komente në “A po çiftëzohet Vetëvendosje me ekstremizmin islamik?”

  1. Lizander Saraci says:

    Po si nuk ju vjen turp qe publikoni artikuj nga 55 e Thacit! Po pse mer me Fahrot e atij “Berishes” se Drenices doni te beni gazetari ju?
    Ky qe akuzon Vetevendosje! per dhune dhe per lidhje me ekstremizmin fetar eshte thjesht nje maskara qe perfiton ose nga dashakeqesia ose nga injoranca juaj. Ky e di fort mire se pak jave me pare deputetet e VV u kercenuan me jete nga gomeret e Forumit te të Rinjve Muslimanë. Te akuzosh VV per ciftezim me ta mund te ishte gomarllik, nese kjo akuze nuk do vinte nga nje ushtar i atij qe ekstremistet fetare i ka ne koalicion. Ne kete rast ky eshte me e pakta maskarallik.

    1. albert says:

      E kush ishin ata deputete te VV qe u kercenuan me jete? Ishte deputetja e VV Alma Lama dhe jo Albini me shoke.Dhe e di perse Alma u kercenua? Sepse doli haptazi kunder teorise se Albinit per te drejten e mbajtjes se shamise ne shkolla. Dhe kesaj deputeteje iu urdherua(nga Forumi i te Rinjve Musliman) qe te kthehet ne Shqiperi, sepse ajo nuk eshte Kosovare. Dhe cka eshte me e keqja, ai Forum e fyeu ate dhe te gjitha grate e Shqiperise duke i quajtur kurva(lavire).Dhe Albini me shoke nuk i doli ne mbrojtje deputetes e cila eshte deputete e po te njejtit subjekt politik. Prandaj gazetari Arben Idrizi me te te drejte pyet ” A po ciftezohet VV me ekstremizmin islamik?”

  2. anticensurë says:

    o idrizi ke bërë një shkrim që nuk mund ta quaj artikull,për të vetmin shkaka se vetëm ke folur dhe nuk ke paraqitur argumente!!do të thuash “ju i dini”!është e vërtetë,por kur shkruhen artikujt shoqërohen me argumente,thjeshtë për të bërë lidhjen “e teorisë me praktikën”!
    shkruaj më qartë,sa për mbështetjen që VV i ka dhënë islamikëve është komplet e gabuar!!islamikët duhet të izolohen!!
    shqiptarët janë europian dhe jo arabë!myslymanizmi si besim nuk mund ti këthejë ata në arabë!askush me mëndje të shëndoshë nuk është kundër besimit,por është kundër islamizimit të shoqërisë!!

  3. mirel says:

    Ia ngjitet epitetin tani VV?
    Maskarenj te peshtire, krahasoni me terroristet VV, kur serbet qe Thaci ben komporomise ju kane djegur te gjalle, dhe vazhdojne tju terrorizojne ndersa therrisni per paqe.
    Plera

  4. Heron says:

    Dhune VV??? A vertete A?? Po Tahir Zemajn e te birin kush i vrau A???? AAK pra Ramushi!

    Po Shikun kush e urdheroi te vriste dhjetera shqiptare pa gjyq A???
    PDK pra Thaçi ???

    Pdk e Aak vrasin po problem e te dhunshem qenka VV?
    Ik mor dru i thate , mashtruesa me brire!

  5. elife sykadife says:

    Petro Nini Luarasin greket e akuzonin per portestant meqenese luftonte per Shqiperi. Sot nuk mund te te akuzojne me per protestant meqe ka kaluar ajo faze e injorances dhe kjo lloj feje nuk quhet me e keqe. Prandaj te akuzojne per islamizem e fondamentalizem islamik. Teknika mbetet e njejte vetem ndryshojne epitetet…

  6. alban4eva says:

    nje shkrim shume i peshtire dhe i qellimshem. te akuzohet VV per dhune eshte sakrilegj. eshte e vertete qe Albini e teproi me deklaraten e shamive islamike, por nuk mund te fajesosh VV-ne per dhune..!!!

    per mendimin tim, ne rruge analoge me Shqiperine, Kosova po tradhetohet dhe po shitet nga Thaci.!!! kosovaret duhet te ragojne me qendrimet e Thacit ne politiken e jashtme. Thaci po ben shume leshime ndaj Serbise, ne nje kohe qe Serbia nuk ka kerkuar falje dhe nuk ka demshperblyer ende krimet e luftes..!!

    shqiptaret e Shqiperise e hoqen qafe “serbin” e tyre, tani e kane radhen vellezerit shqiptare te Kosoves..!!
    nese tregohen te matur dhe te zgjuar, atehere do te marrin ne duart e tyre fatin e te ardhmes se tyre, ne te kundert do ti bien kokes me grushta gjithe jeten.

    sepse palacolleqet qe po firmos Thaci ne dem te Kosoves dhe ne favor te Serbise, do te jene me pasoja te renda per te ardhmen e shqiptareve te Kosoves..!!

  7. neo! says:

    Shkrimi i militantit te PDK-se dhe adhuruesit te SHIK-ut nuk eshte aspak reale, pajtohem plotesishte me komentuesit qe jane shume mire te informuar.

  8. Shtegtari says:

    Albini e prishi me ate punen e mesimit te fese neper shkolla, asgjekund tjeter nuk ndodh kjo ne Europe qe eshte objektivi final i kombit shqiptar ne Ballkan, ishalla i therret mendjes per kete pune!
    Per te tjerat :
    PUSHKA TOP!
    Gazetarucet e tipit te autorit te ketij shkrimi (=shkarravine) si ta kene me qejf

  9. studenti says:

    Daum s duam VV po rreshqet drejt dhunes . Por eshte zgjedhja e saj kjo. Ne fund te fundit do te marre noten nga populli. Besoj se do te shkoje sia ajo AK e Spahiut. Nje veprim me i zgjuar dhe paqesor do te ishte ne te mire te KS. E shoh te mirqene nje perpjekje per presion qeverise per me shume perpjekje ne demokratizimin e vendit, lufte korrupsionit e shpejtim te praktikave per ne NATO si fillim. Por si vend te dhunshem e te korruptuar zor se do t ju afroje kush ne europe aq me teper po filluat te beheni dhe me mjekrra pa rruar e shamija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje