Ndërsa Edi Rama shijon i qetë fitoren spektakolare të së majtës, dhe tashmë sillet si kryeministër i vendit, vëmendja e mediave dhe opinionit politik është e përqendruar në zhvillimet e pritshme në Partinë Demokratike pas deklaratës së Sali Berishës për dorëheqje nga të gjitha funksionet.
Ky i fundit është shprehur qartë se procesi i zëvendësimit të lidershipit do të jetë i shpejtë, brenda 30 apo 40 ditësh, duke e kthyer këtë verë në një aksion politik brenda radhëve, kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbyllja e fushatës zgjedhore.
Ky nxitim i Sali Berishës, dhe kjo kohë e shkurtër në dispozicion për kandidatët e mundshëm, mbyll çdo hamendje për një garë emrash dhe vlerash (sadopak të mbetura në lidershipin aktual), dhe hap një epokë të re, atë të Lul Bashës.
Jo se dikush kishte mendim apo parashikim të kundërt me atë që po ndodh, por ajo që na bën të gjithëve të presim me kërshëri është nëse do të ketë kohë për nisjen e një aksioni kombëtar për reformimin e Partisë Demokratike si një nevojë urgjente për këtë forcë të sapodalë në opozitë.
Por a do të ketë përpjekje për të hapur një garë të fortë e të ndershme ku të përballet performanca e secilit nga kandidatët? Një pjesë e emrave të përfolur, tashmë e kanë deklaruar tërheqjen duke dëshmuar dhe një herë servilizmin e tyre thuajse gjenetik për Sali Berishën.
Në këtë pikë demokracia, një fjalë thuajse e panjohur në jetën e brendshme të PD-së, ka mbërritur në pikën më kritike të saj. Nëse deri më sot kjo forcë drejtohej me dorë të hekurt nga një njeri i vetëm, tashmë pritshmëria është që lidershipi i ri të jetë i përbërë nga një kryeservil dhe i përdorur i familjes së Sali Berishës, së bashku me personazhe barsoletash të tipit Noka, çka do t’i bëjë të ndjehen maksimalisht komodë ata që sot janë kthyer në pushtet.
Në këtë situatë, demokratët e bazës vazhdojnë të mbeten në atë gjendje konstante shock-u të pas 23 qershorit, ndërkohë që përpjekjet e vakëta të Besnik Mustafajt, Selami Xhepës apo Aleksandër Biberajt, ngjajnë me çadra të hapura kur nga qielli bien gurë, duke krijuar idenë e një gjendje dorëzimi të zërave kundër.
Edhe pse janë ditët e para që formalisht mund t’i konsiderojmë si post-Berisha dhe koha në dispozicion për të nisur një lëvizje është e limituar, këta individë të frymës kundër në Partinë Demokratike, kanë shansin e madh të krijimit të një fraksioni vlerash, të aftë për të realizuar një garë të fortë pavarësisht vështirësive dhe rrezikut të manipulimit të votave (kësaj radhe njerëzit e Berishës e bëjnë pa më të voglin sforcim). Megjithatë prova duhet bërë.
Në këtë stinë kaosi në PD nuk është e vështirë gjetja e përkrahësve dhe individëve që fajësojnë Berishën & Co për humbjen katastrofike, por është vështirë gjetja e një lideri që merr përsipër të vendosë emrin e tij përballë atij të Lul Bashës.
Vendi i tij i origjinës e penalizon që në nisje vetëkandidimin e Aleksandër Biberajt, për vetë përvojën e hidhur që ka ajo pjesë e pretenduar e demokratëve me patriotin e tij të sapodorëhequr dhe konsideratën e humbur për një lidership me origjinë tropojane.
Mjafton ky argument i deklaruar pa më të voglën dashakeqësi për të kuptuar se me Biberajn përballë, gjërat papritur mund të lehtësohen për Bashën.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për liberalin Besnik Mustafaj, që mund të jetë një vlerë e shtuar dhe determinues duke qëndruar si krah i djathtë i kandidatit të mundshëm të këtij fraksioni të supozuar.
Në këtë rebus emrash dhe profilesh politike, mendja më rikthehet tek Bamir Topi, nënkryetar për shumë vite i Partisë Demokratike. Edhe pse FRD, partia e drejtuar nga ai, së paku në Tiranë pësoi një humbje të pamenduar në këto zgjedhje, Bamir Topi mund të konsiderohet si një emër dinjitoz për drejtimin e Partisë Demokratike në opozitë.
Anëtarët e FRD-së janë mbi 90% ish-anëtarë të Partisë Demokratike dhe një lëvizje e Topit drejt kandidimit për kryetar të PD-së do të mirëkuptohej e madje do të mirëpritej nga mbështetësit e tij.
Ajo që mbetet për t’u ndjekur me vëmendje këto ditë është; së pari ambicia e zotit Topi për t’u futur në këtë garë; së dyti mbështetja që mundet të ketë tek të pakënaqurit në PD (një pjesë e tyre miq të tij); së treti krijimi i një enturazhi dinjitoz të papërlyerish që nga Besnik Mustafaj, Selami Xhepa, Mark Marku, Lajla Përnaska, Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa, Sali Shehu, etj, si fytyra e vërtetë e këtij fraksioni.
Sa i përket strategjisë mbi të cilën duhet ndërtuar kjo lëvizje, këtu qartësia nuk mungon. Gjithçka duhet të nisë nga baza, në çdo fshat e qytet të vendit, për ti mbledhur demokratët në salla, lokale, bilardo, shtëpi e kudo ata mund të grupohen. Për kthyer atyre besimin e humbur. Për t’i sqaruar se zgjedhjet u humbën jo se populli nuk e kuptoi Sali Berishën, por se ky i fundit gaboi aq shumë me popullin e tij saqë u ndëshkua me votë plebishitarë.
Ata që do kenë forcën e kurajën të vihen në krye të kësaj lëvizje, duhet të lënë kafenetë e Tiranës, studiot televizive dhe redaksitë e gazetave dhe të marrin mbarë Shqipërinë për t’u hapur sytë qytetarëve të djathtë se Lul Basha është vazhduesi i të njëjtës rrugë, asaj të abuzimit me pushtetin, vjedhjes dhe dhunës ndaj këtij populli.
T’i mbushin mendjen militantëve demokratë se Lul Basha mund të fitojë PD-në me votat e tyre, por ata do të mbeten përjetësisht opozitarë sepse Lul Basha asnjëherë nuk do të fitojë Shqipërinë pasi ka dhe do të ketë 70% të saj kundër sa kohë pas tij është Sali Berisha.
Kjo lëvizje duhet t’i mbushë mendjen demokratëve në të gjithë vendin se përpos largimit të familjes, është nevojë jetësore largimi nga drejtimi i Partisë Demokratike i arrogancës së Jozefinës, i cinizmit të Rulit, i servilizmit idiot të Nokës, apo i oportunizmit të Imamit.
T’u thonë të djathtëve shqiptarë se dalja në opozitë do t’i shërbejë Partisë Demokratike për t’u shëruar sa më shpejt nga kjo sëmundje e rëndë ku e kanë katandisur këto monstra që nuk kanë as minimumin e kurajës sa t’i kërkojnë falje zgjedhësve të tyre për katastrofën që shkaktuan në qytetet ku drejtuan fushatën.
Nuk mund të parashikoj nëse dikush do të jetë në gjendje të marrë përsipër një lëvizje të tillë, që do të ishte historike në Partinë Demokratike, por e vlerësoj apriori si mjaft të suksesshme nëse do mundësohet.
Një lëvizje e tillë “alla katarsis” e atyre personave të papërlyer me aferat e qeverisjes Berisha, e atyre dinjitarëve të mbetur të PD-së do të sillte një garë interesante për tu ndjekur gjatë ditëve më të nxehta të verës, një garë që të paktën do të ishte e vërtetë dhe jo ashtu siç po e sajojnë tani, përreth Lulit.
Dakort, Taulant, po ka bir nene vetem sa ta vendose Topin ne listen e kandidateve per te kokuruar?!
Ka shkarrashkruar kaq shume per tu munduar,i shkreti,me demek te beje diversion!
Gjithsesi,Bamir Topi eshte nje figure e nderuar dhe e respektuar e se djathtes,por ajo qe e demton shume eshte vota PRO Edi Rames ne zgjedhjet e majit 2011. Duket nje detaj pa rendesi,por ne fakt eshte shume i rendesishem. Eshte i rendesishem ,sepse ata qe do te votojne,nuk jane tipa si ky shkarrashkruesi,por anetaret e thjeshte te PD,te cilet nuk e kane pertypur dot,dhe,per kete jam mese i bindur ,nuk do t’ia falinn kurre Topit qe votoi Ramen. Nuk do t’ia falin sepse votoi gangsterin nazist te 21 janarit 2011,Edi Ramen ,qe beri te paren demostrate naziste ne Shqiperi.
Prandaj,opsioni Topi eshte ,per fat te keq, i djegur qe ne fillim,pavaresisht se zagaret e kelysheve te kuq mundohen te bejne ndonje diversion.
o kingu blu qe te ka ngel ora para viteve 90,por qe harron qe kryetari yt i dashtun ishte pjese e bllokut..gabon per diversionin e pozites..atyre u leverdis qe te qendroj sala..skan pse ta lodhin koken..pune na prishni neve te tjerve qe nuk na jepni nje alternative,qe te dime ku ta cojme voten po u zhgenjyem nga keta..sepse un kurr nuk do te votoj nje njeri si puna jote qe mendon qe nje vote plebishitare per ramen ishte me teper vote kunder berishes e bemave te tij..e ne kete raste nuk eshte koqe populli,por juve..dhe ne na ngelet te vuajm arrogancen epushtetit te ri sepse ju nuk na jepni alternativ..nejse e di qe si kupton keto rreshta…per me teper ne nje site si te tema..
Topi nuk ka shance ne partine e shpellarve. Ajo qe quhet baza e PD-se apo qendrestaret eshte nje repart injorantesh te pashoq.
Degjoni kete delirantin me siper se cfare leh…dhe me thoni prisni qe te reformohet PD-ja???
Partia Druvarve eshte e shkermoqur, ky thote doni te na beni divesion. Zot na ruaj, se paskemi qerruar nje te keqe te madhe me 23 Qershor.
Sa idjote mban persiper ky dhe ! A mund te kete figure me te plote naziste se sa Saliu e vandalet e tij,qe vrane diten ne dreke qytetare me duart ne xhepa,se kerkonin nje jete me te mire ?!Pastaj hodhi alibine e cadrave e stilolapsave,te vrasjes mbas shpine ne distanca te aferta,qe zhduku regjistrimet e kamerave vezhguese etj.,etj.Ti,z.Skypion je nje felliqesire e vertete edhe me i rrezikshem se vete Saliu e taborri i krimineleve qe e rrethojne.
Ca the ti re Poc ?! 21 Janari ishte e para demonstrate neonaziste ! Po ne Shtator te ’98-es mo “Daku”,ku paske qene ti,apo ske pas lind akoma dhe ke qene ne p.s ? Ai ishte grusht shteti i mirefillte me kallasha e deri dhe tanke,por askush su qellua !
SKYPION TE KAM SHKRUAR DHE HERE TJETER QE TI SKE PUNE TE KOMENTOSH BE GAZETA SHQIPTARE, POR NE ATO NE KEP TE SUNIOS. KE SHKRUAJTUR KESQ DHE PER GJUHEN SHQIPE NE KSIHAT MINORITARE. ATJE E NXORRE KOKEN. JU TE TJERE MOS U PERGJIGJNI KETIJ AKEU. ATJE NE KEP TE SYNETIT NE DETIN EGJE, TE ” NGRITURIT E XHAKETES, ESHTE DEFRIMI I MJEKERKROJTURIT”. MERE DHE ALDON, E PER DORE SI DY SHOQE TE MIRA, MBLIDHNI LECKAT NE QOFTE SE JENI NE SHQIPERI, DHE MBATHJANI TEK KALI I TROJES, QE U KA SHURRUAR NGA SIPER GJITH KETO VITE, JU, DHE PRINDERIT TUAJ QE I DHUNOI GJITH KETO VITE.
Puu, une si Demokrat me rrenje, do te ndisha si ne qiellin e shtate, nese z. Topi, do te merrte drejtimin e PD-se. Arsyet jane shume edhe te pa numerushme, do e them nje: berishizmi dhe klani i tij, nuk do te kishin vende ne PD me, e zgjedhjet e para qe do te mbahshin,padyshim se do te fitojn demokratet. _Vota ne kutin e Edi Kristaq Rames, eshte ni Alibi e berishizmit, z. Topi, e ka demantu kete vote me qindra here qe nuk eshte ashtu si mendon berishizmi!
eshte e vertete kush do ti vendosi ne lista?
nuk e shef se nga gara i detyroi berisha te terhiqej edhe vete topalli qe e ka pasur ender te veten pd?????????????
berisha e ve lulin jo se eshte me i afti i pd,,,por sepse pas lulit eshte berisha.(ose me sakte argita).
ajo argita qenka kaq idiote sa nuk e kupton qe nuk ka per ta votuar ndonjeher shqiperia ate.
sa me shume mundohen tja hedhin ketij populli(ta nxjerin budalla)aq me shume do te deshtojne.
Per Topin eshte dhene urdher qe te mos i afrohet godines se PDse. Ka snaipera ne tarace.
Pas 4 vjeteve ( pas deshtimit te dyte te PD me Lulin kryetar), vetem atehere FRD do te gelltise Partine Demokratike.
Z.Taulant argumentat tuaja jo vetem nuk jane te drejta por jane shume mjerane,vetem nje mendje e lodhur,e shterrur nga mendimet,boshe,nje mendje e cmendur,shkon deri ne marrezine “B.Topi kryetare iPD.Nese E.Rama do percaktonte kryetarin e PD sigurisht ai do emeronte votuesin e ti B.TOPI,ne menyre qe “opozia”te jete vegel e qeverise si ne kohen baballareve te bllokut.Sot bijet e bllokut me fitoren e zgjedhjeve do drejtojne vendin,do qeverisin pore kurre nuk do munden te ngrene ate kolere qe S.Berisha me PD ne fillim te viteve 90 e rrezoi,e groposi per te mos u ngritur me.Z Taulant pse i trembeni S BERISHES edhe kure ai nuk ka pushtet,bile nuk do jete as kryetar i opozites?Te jeni i sigurte se frika nuk ju ndihmon,perkundrazi.Te jeni i sigurte se PD eshte e do jete krenare per tere historine e saje ne vite,per liderin S.BERISHA,per liderin e ri qe do zgjedhe i cili nuk do jete nga lista e endrrave te kuqe e kryesuar nga B.TOPI.
Zoti Ridvan Bode ka mare me letra me vlere Leshpunuesen e Fierit,me siperfaqe gjigante per nje cop buke.
Me mbiemrin Ridvan Baçi,në atë perjudhë ishte ispektor për te perndjekurit politik në Fier, djali i xhahxait tij Shpëtin Baçi,që sot aktualisht punon Drejtor i policis së burgjeve të Shqiperisë.Zoti Rama ju lutemi shikoni keto abuzime me pronat e popullit prandaj jua dhame voten.
Partia demokratike u krijua si nevoje e e atyre “forcave te errta” qe nuk i mesuam dot kurre por qe te gjithe e dinim kush ishin. baza e saj ishin llumi i shoqerise shqiptare dhe qellimi i saj ishte goditja e kombit shqiptar per interesat e serbo-grekeve. Maskimi i kesaj lufte me pelerinen blu te luftes kunder “komunizmit” per 23 vite dhe nga ana tjeter nuk u percaktua prona private por u la ne meshiren e fatit as prone private dhe as prone socialiste e perbashket perbene tradhetine me te madhe te realizuar ndonjehere ndaj shqptareve ne te gjithe trevat e tyre ne Ballkanin- fuci baroti.
Shikoni reagimet alogjike dhe tere vrer te eksponenteve te PD-se dhe gjykoni se ne dore te kujt ka qene pushteti i sovranit. (Sa here permendet fjala sovran nga politikanet une shkoj per te vjelle)
Oer ti miku tim Taulant.A ja u heq dot skllaverine ketij populli ,qe
voton nga gjoksi?Nuk ka shume rendesi kush e udheheq nje popull,rendesi
ka ,se c fare nxjer ky popull nga gjiri i vet per ta qeverisur kete
popull.Ky populli timi dhe ky populli tend eshte njepopull skllav i
qelbur me vite te tera.Ky popull e ka me per zemer te vjedhi gjitonin se sa te luftoje skllaverusin e tij.
O shoku analist,po cfare Biberaj more aman, jo po Jastin Biber do na kondidoka per kryetar te PD-se. Ate e nxorri jashte nga FDR Bamir Topi,kurse ti po fantazon me duket!
Nuk e njoh artikullshkruesin, por ne momentin kur Sali Shehun e quan te paperlyer, ketu merr fund gjithcka!
Sali Shehu ka sherbyer si sekser prane Presidentit per emerime prokuroresh e gjyqtaresh kundrejt pagesave te majme.
Vertet Berisha duhej te ikte, por te serviresh Sali Shehun ne vend te Sali Berishes, kjo eshte vertet ku therret qameti…
PD paska prekur vertet fundin…
Mjere shqiptaret…
Rrofte Merja…
kushdo te zgjidhet ne vend te antishqiptarit Berisha eshte (per kete jam i sigurt) njemije here me i denje se ai …
Ore akoma ju qe komentoni gjasme dorheqen e berishes…..A ka mundesi qe berisha te lej qe te zgjidhet dikush per merita e mos ta kontrolloj familja???? jooooooo mer se ska per te ndodhur kurre. Do behen gjasme zgjedhje te lira..fiton luli….6 muaj para zgjedhjeve te tjera ilir floriri kalon nga luli dhe pd fiton zgjedhjet. Bashke qeverisje per te miren e shqiptarve prap floriri (qe po ja fut te gjithve) dhe basha… aaaaahhhhhh ska per te mar fund noi her ankthet dhe dhimbjet e shqiptarve per fat te keq
MENDOJ SE GABOHENI BAMIR TOPI NUK PLOTESON ASNJI KRITER PER KRYETAR I PD EDHE AI KA QENE USHTAR I BERISHES.I PA AFTE PER TE RIKRIJUAR NJE PARTI DEMOKRATIKE TE VERTETE.MENDOJ SE L.BASHA ESHTE PO AQ I PA AFTE.KA SHQIPERIA DJEM E VAJZA PER TE NDERTUAR NJI PARTI TE VERTETE.DR BERISHA TE MOS DREJTOJE POR TE KRIJOJE NJI9 GRUP PER ORGANIZIMIN E VEPRIMTARIVE PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE RI.MENDOJ QE ANTARET E KABINETIT QEVERITAR,TE NDALOHEN TE KANDIDOJENE.PAMVARESISHT HUMBJES PARTIA DEMOKRATIKE DO TRIUMFOJE E NE DO TA MBESHTETIM ME TE GJITHE MUNDESITE TONA PER TA NXJERE NGA HUMNERA DREJT FITOREVE TE REJA.ME RESPEKT
O Demir Olli,nqs je nga keta Hollet e Devollit,do te lejohej,se Devolli shquhet per naivitet.Si shpreson ti,qe Saliu te ngrere nje grup pune per te zgjedhur pasardhesin e tij,dhe te jete indiferent,pavaresisht se ke do zgjedhe komisioni.Qenke vertet per te ardhur keq.Ti nuk i ke kuptuar asgje,pra asgje Sali Berishes e djallezive te tij.Pervec keqardhjes qe ndjej per ty,s`kam c`te them tjeter.
K Islami eshte nje kandidature serioze per kryetar i PD: ish komunist; ish minister komunist,ish kryetar kuvendi konunist; ish minister i jashtem , deputet i te gjitha partive; aktualisht deputet i Partise Demokratike, nje nga heronjte e shpetimit te qeverise se saliut, etj.
Shume i sakte…!
Jma shume dakort me Jack qe Kastriot Islami te jete kryetari i ri i PD sepse i ploteson te gjitha kriteret e Doktorit,prandaj ju ftoj te gjithe demokrateve te hartojme nje peticion dhe ta paraqesim ne kuvendin e ardhshem te PD.
Josefina, Lul Basha, Sokol Olldashi apo tjeterkush prej listave aktuale te PD-se, nuk kane te drejten morale per te kandiduar post-Berishen.
Nese humbi berisha, humben edhe keta emra. Qe padyshim do jene aty, ne PD, por jo ne krye te saj.
Ne krye te PD-se do duhet te ngjiten, me vote, transparence, verifikim, vetem ata qe u ndeshen, u menjanuan apo u larguan prej Berishes.
Jo per te mohuar totalisht Berishen, por per tu bere Parti DEMOKRATIKE.
Tere te te perzenet dhe te ikurit per mungese frymemarrjeje nen diktatin e Berishes, duhen kthyer, qe te rriten gjasat dhe besimi par largimin e berishizmit si parti e centralizuar, pa transparence.
Berisha, duke deklaruar doreheqjen, s’ka pse ndjehet keq per kete.
BERUSHA BIE NGA NJE GABIM NE TJETRIN . PER HIRE TE KETI LULZIMI
PESOI HUMBJEN . NEQOFTESE RAMA DO TE ISHTE NE BASHKI BERISHA
DO TE FITONTE PERSERI . RREGULLI LULKEN PRISHI VETEN.
TANI ESHTE ME FATALE DUKE E BERE KRYETAR PD . KJO FORCE MERR FUND.
SHQIPERISE I RROFTE LULKA
NGA SA KE SHKRUAR, DUKESH QE JE TAMAM ASNJANES!
Bamir Topi do te ishte nje figure ku do te fuste konkurence menjehere ne politiken opozitare shqiptare..Nje person qe ka frymen e kompromisit dhe PD-ja do ngrihej menjehere ne pedestialin e te qenit opozite serjoze..Por eshte e kote ta argumentosh..Rrethanat per ate parti jane te minuara..
Eshte nje IRONI qe te bisedohet per nje “KRIMINEL” ne KRYEQYTET ne Tirane per nje vraste\ar te 4 HEROJVE
qe nuk u eshte thare gjaku por kane femijte te njome dhe te pa buke kjo ky krime eshte kryer nga
Basha qe teshti me vota te vjedhura eshte kryetar Qyteti me Berishen ne ikje dhe te lire!
Per PDne me e mira gje qe do ishte te burgosen per krime dhe vjedhje popullit mbare , te hidhet jashta ligjit
ky organizim i felliqur familjar dhe mafioze.
Nuk do kete udheheqes qe munde ta drejtoje ket organizate mafjeze dhe kriminale te turpshme qe
zaptoj cdo gjykate u denuen djelmet me te mire te kombit nga drejtesia-padrejtesia dhe askush nuk u ngrite per mbrojtjen e dinjitetit te tyre.
Bamir Topi nese eshte nje persone qe i shkaktoje dem PD eshte mire qe doli ne gare kunder PD por ai nu eshte per ate pune eshte si Dele shterpe.
Per tani duhet shiquar qe ta marr PD dhe ti ndryshojne emerin Edi Rama se ka vullnetar te mjaftueshem dhe keta punojne falas
Po si ka mundesi te harrohen dy nga me te medhenjte e PD-se,dy yjet e pashuar dy flamuret e partise,nul moken dhe nishanin. me nje nga keta te dy ne krye per para per fitore te tjera.me falni edhe une desh harrova nje,patozin.
Nga do ta vertitesh,te gjithe jane figura te konsumuara !
PD-ja humbi,sepse kishte keta “personalitete” pa vlera reale.
Thone qe midis qorrave,me i mire eshte ♣ çakeri.
Nuk ka mbetur asnje qe te mbush mendjen.
Berisha ka punuar vazhdimisht per kultin e tij,nuk ka lene hapsira,ka mbledhur rreth vetes,vetem kamikaz!Te gjithe jane imitues te Berishes,ne nje fare menyre shume poshte antivlerave berishjane.Gjate gjithe kohes kane ngritur kartonin,kane sharre Ramen dhe jane servilosur Berishes!
Berisha me njerzit qe ka mbledhur rreth vetes,eshte i sigurte,ata vetem per roje ne selia e PD-se,mund te konkurojne !
Shume antare te PD jane figura teper te neveritura ne popul. Per kere
jane fajtire vete me sjelljet e tyre ,si dhe me Abuzimet . Kjo parti qe
te jete nje opozite e forte duhet te bej nje Rotacion te brendeshem. qe te
konsolidohet . ndryshe 100vjet me Lulken dhe Zhelefinen do te qendroje ne Opzite
Ruajuni nga intrigat e Saliut. Eshte mjeshter ne parimin perca e sundo
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/28/lajm-i-fundit-frd-njeh-rezultatin-dhe-uron-fituesit-topi-pershendes-doreheqjen-e-berishes-por-smjafton/#comment-982882
KETU KENI FJALIMIN E BAMKES. PO PSE NUK FOLI KY DIKUR PËR ARROGANCË E KORUPSION TË PUSHTETIT AKTUAL, KUR ISHTE PRESIDENT? E PARA HERE QE NE HISTORINE BOTERORE TE POLITIKES, NJE ISH PRESIDENT, BEHET KRZETAR PARTIE. KY ËSHTË NJË GJARPËR I KEQ! SHIKON VETËM INTERESIN PERSONAL.FLET PËR TË TJERË DHE HEDH GURIN E FSHEH DORËN. SIÇ E THEM MË SIPËR, PYES EDHE NJEHERE, PSE NUK I THA KËTO KUR ISHTE PRESIDENT? TURP, E MBANIM DHE SI TË MATUR PA LE..
Ç ËSHTË MORE KJO FJALË KATARSIS ? NUK KA FJALË TJETËR NË SHQIP ? TË PARËT QË DUHEN Ç RRËNJOSUR NGA MEDIAT, JANË ATA QË NUK FLASIN SHQIP! TURP!
Nga të gjithë komentet e këtij shkrimi, më bëri përshtypje ,,komenti” i një ,,Skypion”-si që duket qartë që do të mbetet një mercenar besnik i Saliut. Ky lloji i veçantë mercenari, nuk mund të ketë as një element të kulturës demokratike kur përpiqet të mos përfilli votën plebishitare të një populli të tërë, përfshi dhe Shkodër Locen e cila të duron e të duron e, më në fund të jep një shuplakë përvëluese dhe një pështymë surratit…Sa për votën e Bamir Topit në vitin 2011 që, sipas këtij ,,analistit”, ia paska taksur E. Ramës, jo vetëm që nuk qëndron por ajo ishte e mbetet një trillim i Saliut dhe i mercenarëve injorantë të tij. Por edhe sikur të ishte e vërtetë, e ç rëndësi e vlerë ka ajo votë para 30 mijë votave të FRD. të Bamir Topit që ishin kundër Saliut dhe sojit e sorollopi të tij, përfshi dhe mercenarët e tij të llojit ,,skypion”?.
Servilizmi deri ne perdhosje te vetvetes si ai i nje Jozefine apo gomere te tipit Muli, kane bere qe ne radhet e PD, te ushtrojne veprimtarine e tyre ata qe dine te lepijne dhe te stakojne trurin si qender e rendesishme e qenieve njerezore. Jane tipa te tille qe voten ja japin “me deshire” Lulit te Saliut sepse me kete hap, mendojne se do ia lepijne nje here te fundit prapanicat, atij qe i sherbyen si qorra nje dekade te tere.
Skenat koreano-veriore te loteve te krokodilit per udheheqesin largpames qe u largua nga kjo bote dhe deklaratat prej te semuresh psiqike se qenkan krenare qe kane punuar prane Sali Berishes ,,,,”arktektit te Shqiperise moderne”,,,,tregojne se kjo parti ka nje te ardhme te veshtire para vetes. Personat si Bamir Topi apo Aleksander Biberaj nuk do ishin vetem nje zgjidhje serioze per strukturat partiake por edhe nje garant se Shqiperija ka nje opozite qe meriton emrin dhe njeh detyren e saj kushtetuese. Mirepo,,,,gjasat jane qe shqiptaret do shohin gallate me gojore si Luli i Bashkise se vjedhur qe drejtohet me telekomande nga ate qe e vune ne ate karrike dhe ata qe deri dje hanin njala dhe pinin vere me te,,,,,,,por sot jane krahu i djathte i atij qe duhet ti kishte marre keto vota vetem,,,,,pa ndihmen e 16 mandateve qe Zoti e din se c,do te sjellin per te.!!!!
Te krijohet pershtypja se gazetaret e gazetes “Tema” ose kane dale te gjithe nga nje vrime, ose i shkruan Merua te gjithe artikujt me emra te ndryshem. Ti o zotni Taulant dukesh qe ne krye te artikullit se ç’lloj gazetari je. Na ke “qendisur” nje artikull ku do te na flasesh per zhvillimet politike ne Partine Demokratike mbas humbjes se 23 Qershorit, dhe e fillon me nje fjali perverse qe nuk ka lidhje fare me brendesine e artikullit. Nuk eshte problemi se nuk eshte e vertete ajo qe shkruan ne krye te artikullit, por perveç aresyes per te dale hapur se nuk je gazetar, por nje “povre” militant i PS-se dhe nje admirues i zjarrte i Edi Rames, nuk kishe aresye tjeter per ta filluar artikullin me kete fjali. Me beso qe nuk behet fjale per xhelozi por eshte nje fiasko e vertete.Nuk do ishte me mire dhe me e ndershme nga ana jote qe ti gezoheshe fitores se PS-se dhe idhullit tend, dhe te shkruaje nje artikull sa nje çarçaf per fitoren e tyre, dhe ti lije ata te PD-se ti rregullojne vete punet e tyre. E them kete duke u nisur gjithmone nga fjalia me te cilen ke nisur kete shkrim, sepse siç te thashe dhe me siper, jo se nuk qendron, por te nxjerr zbuluar si nje gazetar koke e kembe militant i PS-se . Nje diçka tjeter qe nuk kuptoj eshte titulli qe i ke vene shkrimit:”Katarsis rreth Bamirit”. E ke titulluar vete keshtu apo ta ka sygjeruar dikush tjeter. E them kete sepse mbasi lexon shkrimin vihet re qarte qe titulli nuk ka lidhje fare me brendesine e shkrimit. Perderisa titulli i adresohet Bamirit, te le te kuptosh qe edhe artikulli do i referohet Bamirit, ndersa ne brendesi na flet per Lulin, per Salen, per fajtoret(sipas teje) qe çuan ne humbjen e se djathtes dhe per shume gjera te tjera, vetem katarsisin rreth Bamirit nuk e lexoj gjekundi. Ne mbyllje desha te shtoja se, jemi ngopur me gazetare militante si puna jote.
PD , per te hyre ne rrugen demokratike,sepse deri tani ka qene ,nen kryesine e Berishes, nje Parti e ” Lule
Lakres”’ e Brehthit. Nje parti nazifashiste , qe i shkaktoi nje tmerr popullit shqiptar ,i cili priste dicka ndryshe
nga e kaluara.Kurse ne te vertete Shqiperia u fut ne rrugen e nje diktature te eger e gjakatare,kriminelr e
vellavrasese, nje diktature qe kurre nuk e kishte pare kurre Shqiperia keto 100 vjetet e egzistences se saj.
Te tjera jane ato qe prallis propaganda e ndyre berishiane !!! Populli shqiptar tani e ka njohur c’eshte
diktatura e vertete !. Te tjerat jane perralla per femijet e kopshtit . Evropa dhe SHBA nuk e imagjinojne dot
kete qe po them une. Sepse gjerat i mat me standartet e veta. Kjo vjen nga mos njohja e realitetit shqiptar.
Skypion nuk eshte kingu blu po fenda e sales
Kemi lene pas nje enderr te keqe, e cila, pas 23 vitesh, shpresojme qe te mos na kthehet kurre me.
Bamiri kryetar? E qelluar do ishte per kuqaloshet,sepse u tregua president i dobet,mosmirenjohes dhe u be halabak i piktorit.Me i miri e dini se kush do ishte?Lexoni ke shajne komentuesit kuqaloshe dhe do e kuptoni se cili eshte me i miri,dmth ai me i shari nga sahanlepiresit dhe duduket qe adhurojne Edi gay-in.Mbani mend se cfar thoni sot dhe do shohim pas diku nje viti pushteti te kuqalosheve cfar do thoni
bamiri esht njeri i rrespektuar ishte dhe president me perpara ishte edhe minister esht shum i rrespektuar por ………..esht merita e saliut ai nuk duhet te jete mosmirnjohes……