I. Partia Demokratike gjendet para një udhëkryqi historik, jo vetëm për atë vetë si forcë politike, por për të ardhmen e vendit dhe demokracinë. Është një moment historik, që duhet vlerësuar për vetë rëndësinë që ka konfigurimi i ri i skenës politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Panorama e zymtë e një force politike të drobitur nga humbja, rëndohet edhe më tepër, po të kemi parasysh se PD që prej krijimit vuan nga mungesa e theksuar e demokracisë së brendshme, mungesa e lirisë për të shpalosur alternativa. PD duhet ta kishte konsideruar humbjen në këto zgjedhje si normale, sepse pas 8 viteve qeverisje humbja mund të ndodhte dhe në njëfarë mënyre duhej të gjendej më e përgatitur. Por kjo duket më shumë se një humbje e zakonshme.
Humbja thellohet, kur opsionet për krijimin e një fronti opozitar të fortë përballë mazhorancës së ekzagjeruar nga e majta janë të pakta, duke nisur që nga zgjedhja e kryetarit të PD-sa pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili mbeti në krye të saj për më shumë se dy dekada. Për një kohë të gjatë strukturat organizative dhe drejtuese të PD pothuajse nuk kanë funksionuar. Marrëdhëniet nga qendra në bazë kanë qenë një klishe e detajuar saktë, e mirëpërcaktuar, pa asnjë nevojë për të ndërtuar rrugë të reja komunikimi. Për fat të keq fraksionet brenda partisë pothuajse kanë munguar dhe ata që morën mundimin të largohen, shpejt u kthyen kokulur, të joshur nga pushteti, pa sjellë asnjë ide të re, duke qenë të detyruar të pranojnë paktin e heshtjes, i cili i ktheu ata në zyrtarë të rëndomtë.
II. Por pavarësisht humbjes të së drejtës për të qeverisur, PD ka shumë punë për të bërë. Kryeministri në largim, Berisha, ka lënë të kuptohet qartë se edhe pse do të jetë një anëtar i thjeshtë i PD, do të asistojë në zgjedhjen e kryetarit të ri, ç’ka do të thotë se ai do të vendosë për liderin e ardhshëm. Historia duket se po përsëritet, por në kahun e kundërt.
Në qershor të vitit 1991, Partia Socialiste (ish- PPSH) ishte para një dileme të ngjashme, kur i duhej të zgjidhte një kryetar të ri.
Sot, 22 vite më pas, ndodhemi në një tjetër kontekst politik. Shumë ngjarje kanë rrjedhur qysh atëherë, por jo aq shumë sa ta bëjnë të pamundur këtë krahasim.
Le t’i shohim më hollësisht:
Në vitin 1991, PPSH i fitoi të parat zgjedhje pluraliste, që zhvilloheshin në Shqipërinë e saposhndërruar nga një sistem totalitar në sistemin e ri pluralist. Zgjedhjet u zhvilluan më 31 mars 1991, ndërsa PD kishte vetëm pak muaj që ishte themeluar, më 12 dhjetor 1990. PPSH mundi të bëjë disa ndryshime të rëndësishme për kohën. Në listat e kandidatëve për deputetë u përfshi një grup intelektualësh, edhe pse ata kishin qenë afër nomenklaturës, por të papërlyer me mëkatet e sistemit. PPSH ndryshoi programin dhe statutin e saj, qoftë edhe formalisht, por e përshtati me programin e statutin e një partie në kushtet e një sistemi pluralist, e gatshme për të hyrë në garë elektorale. Anëtarësia u mobilizua, pasi partia kërcënohej si kurrë më parë. Pas 45 vitesh partisë-shtet i duhej të përballej me një kundërshtar, që ishte Partia Demokratike e sapothemluar. “Vullnetarët e Enverit” ishte një prej elementëve, që ndikuan në mobilizimin e anëtarësisë për të mbrojtur dhe mbajtur në këmbë në këto zgjedhje partinë.
Nga ana tjetër PD ishte krejt e papërgatitur. Kishte vetëm pak muaj që ishte themeluar dhe strukturat ende nuk ishin ngritur. Vetëm katër muaj kohë për të hyrë në zgjedhje, ishin shumë pak. Themeluesit e PD u shpërndanë me urgjencë ku mundën nëpër Shqipëri, në kushte mjaft të vështira dhe ia dolën të organizohen minimalisht nëpër qytete, duke ngritur strukturat, rreth të cilave afrohej elektorati. Ndërkohë doli në plan të parë edhe konkurrenca për të marrë postin e liderit. Sali Berisha ende nuk ishte zgjedhur si kryetar i partisë. PD kishte kaluar nëpër një sërë mbledhjesh të Komisionit Nismëtar, ku herë zgjidhej Azem Hajdari si kryetar i komisionit, herë Aleksandër Meksi dhe procedura kthehej e kthehej, deri sa u zgjodh në krye të komisionit nismëtar Sali Berisha. Dukej më i duhuri për shkak të specifikave. Si figurë që ishte identifikuar në lëvizjet e dhjetorit, jepte më shumë besim dhe siguri për opozitarët. Sidoqoftë, ky çorientim i organizimit të brendshëm të PD pati ndikimin e tij në betejën elektorale. Fushata e PD u përqendrua kryesisht në qytete, atje ku dhe ishte investuar më shumë në ngritjen e strukturave.
Këto elemente u reflektuan në rezultatin e zgjedhjeve. PPSH fitoi shumicën në kuvendin e pas zgjedhjeve të 31 marsit. PD fitoi thuajse në çdo qytet, ose në të gjitha qytetet e mëdha, ndërsa PPSH mori shumicën e votave në shkallë vendi. Menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, opozita nisi të riorganizohej dhe paralelisht me këtë vazhdonte edhe aksionin politik, duke shtuar dozat e opozitarizimit deri në rrëzimin e qeverisë së PPSH. Kjo e fundit dukej e çorientuar, edhe pse ky ishte një proces i natyrshëm, pasi për herë të parë ata gjendeshin përballë sulmeve opozitare dhe kishin një kundërshtar. Nga ana tjetër drejtuesit e PPSH kishin projektuar ndryshimin brenda tyre, duke ditur se e ardhmja e tyre në qeverisje nuk ishte e sigurt, ndaj dhe investimi po shkonte gjithnjë e më shumë drejt riorganizimit dhe njëherësh lënies së pushtetit, pra zgjedhjeve të parakohshme, të cilat opozita demokrate i kishte artikuluar si kërkesë qysh në ditët e para pas zgjedhjeve të 31 marsit. PPSH shpalli kongresin e dhjetë të saj në pranverën e vitit 1991. Grupe pune kishin përgatitur programin e ri, statutin dhe kishin bërë të gjithë ndryshimet e nevojshme për të ndryshuar fytyrën e partisë së vjetër. Elita politike ishte sfida kryesore. Cila do të ishte ajo dhe kush do të ishte përcaktuesi i listës finale? Padyshim Ramiz Alia. Ai ishte larguar formalisht nga partia, pasi u zgjodh nga parlamenti i ‘91 si president i vendit. Pra zyrtarisht Alia nuk kishte arsye të përzihej në punët e partisë. Megjithatë ai ishte prezent në çdo zhvillim që ndodhte brenda partisë për të thënë fjalën vendimtare.
Gjetja e pasardhësit ishte sfida e tij. Dhe kështu ndodhi. Dëshmitarë të atij kongresi e kanë pohuar publikisht se Fatos Nano ishte një zgjedhje e Ramiz Alisë. Nuk ishte i pari, natyrisht, pasi Alia kishte ftuar të tjerë intelektualë për t’ju ofruar postin e pasardhësit të partisë së vjetër, bashkë me mbështetjen për vazhdimësinë. Në një situatë specifike brenda PPSH, por edhe si moment i rëndësishëm i politikës, PPSH u shndërrua në PS brenda një nate dhe Ramiz Alia ia doli të përcaktojë elitën e re politike, që do të drejtonte partinë, të cilën ai kishte lënë formalisht qysh kur kishte pranuar postin e presidentit. Ramiz Alia e drejtoi procesin e (ri) themelimit të PS, duke i mbyllur rrugën çdo lloj përpjekje që dilte jashtë influencës së tij. Alia zgjodhi në krye të PS Fatos Nanon dhe disa intelektualë të tjerë u bënë anëtarë të forumeve drejtuese të partisë. Një parti që u ngrys PPSH dhe u gdhi PS. Ai ishte aty, në atë kongres, për të bekuar elitën e re politike, që do të drejtonte PSSH.
Ramiz Alia rrëzoi kategorikisht tezën, me të cilën tentuan të veprojnë një grup intelektualësh brenda PPSH, sipas së cilës ishte e nevojshme shpërndarja e PPSH dhe themelimi i një partie të re, jashtë ndikimit të Alisë dhe nomenklaturës komuniste. Synohej mbledhja e elektoratit të majtë, pra atij të PPSH në një parti të majtë të tipit socialdemokrat perëndimor. Sapo u informua me këtë detaj, Ramiz Alia e zhbëri lëvizjen që drejtohej nga Ismail Lleshi, Kastriot Islami, Moikom Zeqo, Fatos Nano, etj. me argumentin: “Ja ku e keni partinë, merreni dhe reformojeni”. Kjo është dëshmi e Ismail Lleshit, i cili shprehet se PS e humbi në atë moment shansin historik për t’u themeluar si një parti e majtë e tipit perëndimor dhe të ndahej nga e shkuara e saj komuniste. Duke mos ia dalë të kalohej në këtë rrugë, PS i pagoi kostot e së shkuarës gjatë gjithë rrugës së saj në tranzicion.
Kryetari i ri i PS, Fatos Nano, shpejt u bë shënjestra e PD. Bashkë me retorikën antikomuniste, PD përgatiti edhe akuzën për korrupsion ndaj kryetarit të ri të së majtës, Fatos Nano. Pavarësisht se si i shfrytëzoi PD këto dobësi të kundërshtarëve, Ramiz Alia i kishte lënë të djathtës disa armë të forta për ta sulmuar të majtën, e cila kishte marrë me vete të gjitha mëkatet e paraardhësve. PS nisi të ndahej realisht nga e shkuara komuniste vetëm pesë vite pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri.
III. Sot pas 22 vitesh, jemi në një situatë të ngjashme. Sigurisht nuk është e njëjtë, por ka shumë detaje që vlejnë të krahasohen.
Sali Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD, duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Por ka deklaruar se do të jetë në krye të procesit të zgjedhjeve të reja në parti. Pra ai do të shoqërojë pasardhësin në rrugën e tij drejt karriges së kryetarit. Ky është një element i ngjashëm me atë të PPSH në vitin 1991, edhe pse jemi në një tjetër kontekst politik. Me sa duket, Berisha ka projektuar Lulzim Bashën si pasardhës të tij, por a është ky procesi i duhur për të zgjedhur kryetarin e ri të PD?
Në rast se Lulzim Basha do të zgjidhet kryetar i PD pa një garë reale brenda kësaj partie, beteja e tij nis me të njëjtat disfavore, me të cilat e nisi edhe Fatos Nano 22 vite më parë.
Mbi të rëndojnë dy akuza të forta nga opozita: për korrupsion rreth faturës financiare të Rrugës së Kombit dhe 21 Janarin, kur ai ishte Ministër i Brendshëm. Sigurisht që mazhoranca e majtë do t’i përdorë dhe ripërdorë këto dy akuza, sa herë të ketë nevojë, pra sa herë që të gjendet e kërcënuar nga opozita. Cilado qoftë e vërteta mbi përgjegjësitë e Bashës për këto dy çështje, e majta do t’i përdorë ato si kërcënim, qoftë edhe për të prishur imazhin e Lulzim Bashës. Ai do të paragjykohet edhe si i zgjedhuri i Berishës dhe jo për kontributet e tij reale në politikë.
Pas dy vjetësh janë zgjedhjet lokale dhe Bashës i duhet të jetë më shumë se i suksesshëm për kohën e mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës. Kush do ta mbështesë kaq fort Lulzim Bashën në këtë betejë, përveç Berishës dhe një rrethi të ngushtë, që mund të përcaktojë zgjedhjen e tij në krye të PD? Sa koheziv është Lulzim Basha brenda PD dhe i aftë është ai të mobilizojë strukturat dhe elektoratin e kësaj partie për betejën e radhës? Duke qëndruar nën hijen e Berishës, atij i mungojnë disa elementë të rëndësishëm që mobilizojnë të djathtët. Një ndër to dhe kryesore është pikërisht karizma që ka pasur gjithnjë Berisha në këto 23 vite të drejtimit të partisë. Cilët janë ata drejtues aktualë të PD, që do të jenë të gatshëm për ta mbështetur Lulzim Bashën në këtë sfidë të rëndësishme, që mund ta marrë përsipër? Nga e kaluara, mund të arrijmë në përfundimin se ka shumë pak drejtues, që do ta mbështesin pa rezerva. Është pak e vështirë të besojmë se ata do të kenë të njëjtën disiplinë dhe përulje, siç kishin para Berishës. Këtë marrëdhënie vështirë se do të mund ta imponojë Basha. Po ashtu, duket e vështirë që Berisha të influencojë mjaftueshëm, duke mos qenë kryetar i PD. Ata kanë një model të caktuar të funksionimit të tyre rreth liderit Berisha dhe kjo nuk mund të zhbëhet menjëherë.
Pra, zgjedhja e komanduar e Bashës, ndoshta nuk do të ishte zgjedhja e duhur, por thjesht një përsëritje e gabimeve të kampit kundërshtar.
A kishte një rrugë tjetër e djathta për ta nisur ndryshimin e madh brenda saj? Sigurisht që ka shumë rrugë. Kanë kaluar 23 vite tranzicion dhe përvoja tashmë të ndihmon të gjesh rrugën e duhur. Mjafton të mos bëhen gabimet e së shkuarës, duke iu referuar historisë të së djathtës, por edhe të së majtës.
Dilema e 22 viteve më parë për të majtën, duket se në këtë moment vlen për PD.
E vërteta është, se PD ka shansin e madh që të zgjedhë rrugën e duhur në këtë udhëkryq, larg paragjykimeve të së kaluarës apo përllogaritjeve të rëndomta të politikës shqiptare.
IV. Ajo ç’ka i duhet PD në këto momente është pak më shumë idealizëm dhe largpamësi. Është momenti, kur Partia Demokratike dhe e djathta duhet të ndërtojnë muzeun e tyre, të shkëputen rrënjësisht nga e kaluara dhe të ndërtojnë një program opozitar, ashtu siç do të kishin ndërtuar një program qeverisës në rast fitore. Opozita është po aq e vlerësuar dhe e dobishme për popullin shqiptar dhe për vetë PD, sa edhe qeverisja.
Edhe pse zgjedhjet sapo kanë përfunduar dhe në listat e Partisë Demokratike janë shpallur fituesit, ka vend dhe mundësi për përmirësime brenda tyre. Nuk është kurrë vonë. Përkundrazi është koha e duhur për të ndërtuar një ekip të ri, qoftë edhe jashtë parlamentit.
Është koha që PD të riformulojë programin e saj për t’u shprehur përfundimisht qartë mbi çështjen e pronave, jashtë klientelizmit dhe populizmit. Është koha, që PD të mos i llogarisë ish të përndjekurit politikë si vota të sigurta dhe asgjë më tepër. Tani që nuk duhen shpërblyer më militantët, e djathta është më e lirë se kurrë për të riformuluar qëndrimin e saj rreth këtyre çështjeve nevralgjike, që do ta qartësonin njëherë e mirë drejt pikësynimit, që duhet të ketë një forcë vërtet e djathtë. Shkaqet e humbjes së thellë nuk duhen gjetur tek një njeri i vetëm, as tek puna e dobët gjatë fushatës, apo programi, por kryesisht tek shkalla e lartë e korrupsionit, pra mungesa e konkurrencës gjithkund, që përfshiu pothuajse gjithë drejtuesit e PD dhe zyrtarët e saj.
Para këtij udhëkryqi, ky është momenti më i mirë për të afruar rreth PD profesionistë dhe intelektualë, që e duan vërtet demokracinë dhe sistemin e vlerësimit mbi merita, ndryshe nga praktikat e dekorimit të militantëve. Atributet antikomuniste, që me të drejtë PD i mori pas rrëzimit të regjimit, nuk janë të mjaftueshme për të konkurruar në skenën politike pas 22 vitesh. Sot elitat politike kanë kritere të tjera për t’u përzgjedhur dhe është e nevojshme, që e djathta reale të përfaqësohet nga të djathtët, nëpërmjet filozofisë së djathtë dhe jo doktrinave.
Para se të zgjidhet me shpejtësi kryetari i ri i PD, do të ishte shumë e dobishme për PD projektimi i një gare të hapur për këtë post, ndoshta një periudhë të paktën 6 mujore, ku PD mund të ketë një kryesi të përzgjedhur dhe secilit nga pretendentëve për kreun e PD t’i krijohen mundësi të prezantojë idetë, potencialin dhe projeksionin e tij për PD, si partia kryesore e të djathtës. Në këtë mënyrë shumë intelektualë vërtet të djathtë dhe jo nga ata që thirren për peticione mediatike, do të jepnin kontributin e tyre për të rindërtuar një forcë të re dhe demokratike, që mund ta vendoste në vështirësi mazhorancën e majtë që në zgjedhjet e ardhshme. Një proces i hapur mund të unifikojë përsëri të djathtën, madje mund ta bëjë më të fortë, ndryshe nga një proces i mbyllur përjashtues. Në këtë mënyrë Partia Demokratike do të jetë përsëri në gjendje për ta bindur popullin shqiptar, se e djathta ka kapacitetet e saj, ka programin e saj, ka alternativën e saj dhe demokracinë e saj. Dhe rreth saj me siguri do të afrohen individë, jo vetëm me potenciale intelektuale, por edhe njerëz të lirë, që duan të anëtarësohen në një parti liberale, për të cilën aspiruan qysh në vitin 1990. Gara e Lulzim Bashës duhet të kalojë në këto etapa dhe nëse ndodh, ai me siguri do të marrë përmasat e liderit të nevojshëm për PD, do të jetë i gjithëpranuar, koheziv brenda partisë, i gatshëm ta udhëheqë në betejat e ardhshme elektorale.
Dhe për ta arritur këtë, sigurisht që nuk i duhen këshillat e disa analistëve mediatikë, që kanë marrë përsipër të bëjnë avokatin dhe orakullin e PD. Nuk i duhet as vlerësimi i paprecedent i disa funksionarëve, që mendojnë se populli shqiptar është injorant, sepse nuk votoi PD. Nuk i duhet as trashëgimia nga ish kryetari Berisha, që po le, ose po merr me vete një parti me tipare të lidershipit totalitar.
Përndryshe PD do të vazhdojë të ekzistojë si një parti klienteliste, e trembur nga ish studentët e dhjetorit, nga intelektualët dhe liberalët, derisa në zgjedhjet e ardhshme pas 4 vitesh të përfundojë si forcë e tretë politike në vend, duke krijuar një situatë të rrezikshme jo vetëm për PD, por për gjithë shqiptarët dhe demokracinë.
Brravo Luljeta
PD.se i duhen intelektualet si Mustafaj dhe Rusmaili dhe jo sherbetoret si Luli dhe Kelti. Mblidhuni bashke dhe rithemelojeni partine tone te mjere. Qe e volen, e molen, e shtrydhen dhe tani po e hedhin copa copa si kafshe e vtare qe ta gerryeje Rama dhe Meta
Rithemelim
Rivirgjerim?????
E keni humb 1 here ”virgjerine”,si planifikon me e fitu perseri mer lal?????
Jam dakort per rithemelimin e PD. Idealet e dhjetorit nuk duhet te vdesin si eshte bere deri me sot. Akom kemi ne kurris shkopinjt e sigurimit te shtetit ne ato dite te dhjetorit te 90. Ne studentet e asaj kohe nuk do ti harrojme kurre ato.
PDSh-ne do t’a themelojme néve,pa Saliun e bythelepiresit e klanit te hajnave e trafiqeve.Poshte kriminelet e hajnat me Saliun ne krye! Liri-Demokraci!
LULJETA
ME KE VJEDHUR IDETE
“DO TE TE HEDH NE GJYQ”
Ja se cfare kam komentuar ne TEMA para disa ditesh ne shkrimin
Shenasi Rama: Kryetari i ri i PD-së, një skllav i Familjes Berisha
…… Per postin e PD duhet te kandidojne edhe shume te ikur si psh ZEF BROZI, SHENASI RAMA etj….. Do te jete nje shprese e madhe per Shqiperine po te kemi dy parti me njerez dhe jo me SHTAZE sic ishte BERISHA.
…..SALLO TRAPI donte ta zgjidhte vete edhe kryetarin e PS. Tani PERFUNDOI VETE NE KOSHIN E PLEHRAVE…………..,
….Une e kam thene qe me pare se PD duhet te RIBEHET NGA THEMELET. Te shporret teoria antishqiptare e BERISHES dhe te RITHEMELOHET PD me njerez me shpirt te ri si SHENASI RAMA, BIBERAJ, TOPI, PATOZI, SELAMI (deri diku), BODE….
Nese PD e merr LULEZIM BASHA (anetari i FAMILJES) ruajeni kete shkrim, dhe psa 2 vjetesh do te me jepni te drejte se PD perfundimisht e MERR LUMI, ose SHKON PER LESH sic thote (jo une por XHOZI).
PER LULEZIM BASHEN DUA TE THEM SA ME POSHTE:
**********************************************************************
Do te ishte me mire qe PD te zgjidhte nje figure te paster dhe jo nje FIGURE KRIMI.
E them kete pasi ka dyshime te arsyeshme qe ky individ ka bere sa me poshte:
*****Ne kohen qe ka qene Minister i jashtem ka marre pjese ne tradhetine e faljes se Detit Greqise
*****Ne kohen qe ka qene Minister i Puneve Publike u provua me dokumenta zyrtare qe ky ka bere vjedhje masive ne rrugen Durres-Kukes. Per kete ceshtje u hap edhe njeproces gjyqesor qe u “Mbyll” me “procedura” duke mos hapur asgje.
*****Ne kohen qe ky ka qene ne Kosove mendohet qe ka ndihmuar ne ngritjen e akuzave kriminale ndaj ushtareve te UCK.
*****Ne kohen qe ka qene Minister i Brendeshem, pra edhe si drejtues i Gardes se Republikes, ka pergjegjesi te drejtperdrejt ne vrasjen e 4 martireve ne Bulevardin “deshmoret e Kombit” per te cilet duhet te shkonte direkt ne prokurori.
Pervec ketyre qe permenda me siper qe perbejne vepra te renda penale (duke perfshire vjedhje, vrasje dhe tradheti ndaj Atdheut) ky person ka marre 50 leke te vjetra bakshish nga une kur ishte KAMARIER ne RINAS. Kjo e fundit perben vetem kondravajtje. Tani ky veprim eshte i pamundur te provohet. Une kerkoj te falur qe i lashe 50 leke te vjetra, por nuk na shqitej nga tavolina pa marre dicka, edhe pse nuk i takonte. Duket se e ka ne gjak VESIN.
Shpresoj qe mbi te te fillojne sa me shpejt proceset penale, pasi edhe per ne shqiptaret, dhe per PD ne vecanti do te ishte nje moment fatlum.
PD largoi nje kriminel, nuk eshte normale qe ate ta zavendesoje nje kopje po aq e shemtuar sa i pari.
vetem e djathte qe nuk eshte pd-ja. nje parti qe votohet nga zonat me te varfra te shqiperise dhe mbi 1500 m mbi nivelin e detit nuk eshte e djathte. n.q.s nuk shnderrohet nga parti krahinoriste ne parti kombetare, me mire te shkrihet dhe ti lere vendit mundesine e organizimit te nje djathte moderne dhe kombetare ashtu si gjithe e djathta europiane. shqiperia ka nevoje per nje te djathte qe te mbroje interesat e shqiptareve dhe banda e saliut e ka treguar qe nuk e ben dot.vetem kur te dale dikush qe te hedhe posht periudhen antishqiptare te S.B atehere mund te reformohet e djathta
NJEREZIT E PRIVILEGJEVE KOMUNISTE NUK DUHET TE KENE VEND NE PD…DUKE FILLUAR NDA SALIU I PARI,,,E ME RRADHE,IMAMI..PASHKO..ETJ