Nga Veton Surroi
Edhe unë jam njëri prej listës tashmë të gjatë të njerëzve të shkrimit a të folurit publik që prisnin se do të ndodhë rotacioni politik në Shqipëri, por jo në përmasat e rezultateve zgjedhore. Sipas deklarimit të prijësve të së majtës, as ata nuk kanë pritur një rezultat të këtillë.
Nëse është kështu, ekziston një shpërputhje në analizë, mes pritshmërisë së atyre që i lexojnë shenjat e publikut dhe pritshmërisë së vetë publikut. Shqipëria që fliste para zgjedhjeve ishte ndryshe prej Shqipërisë së heshtur, asaj që votoi. Po përpiqem, në shtatë pika, të interpretoj zërin e Shqipërisë së heshtur, një kuptim krejtësisht individual që mendoj se mund t’i hyjë në shërbim qeverisjes së re.
1. Një votë jo domosdoshmërish “për”
Pika më mobilizuese e këtyre zgjedhjeve nuk ka qenë programi i PS-së për “Rilindje”, por thirrja që “katragjyshi të ikë në pension”. Këto zgjedhje, shikuar kështu, kanë pasur si prioritet largimin e Berishës dhe brenda këtij prioriteti votuesi është siguruar nga mesazhi i një poli të majtë të bashkuar, e të determinuar që Berishën ta zbresë nga pushteti.
Shqipëria e heshtur, e dalë në zgjedhje, ka manifestuar votën e saj kundër Berishës, por kjo votë kundër nuk duhet të interpretohet domosdoshmërish dhe njëkohësisht si votë “për” dhe e pakusht për polin e majtë.
Pra, kemi me një “regime change”, rrëzim regjimi, me votë. Mësimi numër një për qeverinë: kjo votë nuk ishte e zakonshme, por në formë plebishitare tregoi se çfarë nuk do në qeverisje. Mësimi numër dy: si të shndërrohet në program qeverisës “për” ajo që ishte votë “kundër” (Berishës).
2. “Kapitalizmi i dirigjuar”
Vota masovike “kundër” Berishës ishte votë kundër autoritarizmit të tij. Në tetë vitet e fundit, pas një faze të konsolidimit të një shkapërderdhje të trashëguar qeverisjeje nga socialistët, pushteti i PD-së manifestoi apetit të pangopshëm kontrolli të jetës me instrumentet autoritare të kufizimit të të drejtave.
Në jetën politike, pushteti i Kryeministrit në largim u përpoq, me sukses, që të vërë kontrollin (personal) mbi segmente të rëndësishme të sundimit të ligjit, të tëhollojë deri në padukje ndarjen e pushteteve dhe të përdorë, pa hezitim, dhunë deri në vrasje, ndaj atyre që i konsideronte si rrezik për të.
U replikua, në jetën ekonomike, tendenca për monopolizim të pushtetit. Ekonomia e vendit qe gjithnjë e më pak hapësirë për konkurrencë të lirë, e gjithnjë e më shumë një strukturim i qartë i një rrjeti klientelist. Një autokraci në qeverisje u komplimentua, në ekonomi, nga një kapitalizëm i dirigjuar, duke e ushqyer njëri-tjetrin.
Mësimi numër tre për qeverinë: Programi “për” është program i krijimit të lirive politike dhe ekonomike, si dhe ai i ndarjes së pushteteve. Ky mësim i thjeshtë ka një sfidë ca më të ndërlikuar: Si të bëhet krijimi i hapësirave të lirisë, duke mos e bërë zëvendësimin mekanik të pushtetit (prej atij blu në atë rozë)?
Çfarë zgjidhjesh, që të mos jenë vetëm të një poli politik, do bërë për presidentin, prokurorin, shefin e SHISH-it? Si të bëhet demonopolizimi i një rrjeti klientelist në biznes e të mos ndërtohet një tjetër, me ngjyrë rozë?
Si të mos e përsërisin të kaluarën e tyre partnerët e koalicionit që do të vijë në pushtet, sepse as precedenca e tyre nuk është edhe gjithaq shndritëse?
3. Si të quhet revolucioni?
Edi Rama e barasvlerësoi rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të vitit 1992, kur u rrëzua pushteti i simbolizuar nga Ramiz Alia. Ky vlerësim mund të jetë i saktë nëse gjërat marrin emrin e tyre të vërtetë. Asokohe, u bë një revolucion me votë, dhe iu dha fund komunizmit. Këso here mund të ndodhë që u bë revolucioni me votë dhe se po i jepet fund postkomunizmit.
Por, jo domosdoshmërish. Poli fitues i së majtës ka mundësinë që këtë moment ta identifikojë vetëm si rotacion politik, të merret me sanimin e pasojave të qeverisjes së kaluar dhe pas tre vjetësh ta zërë veten duke u përgatitur për zgjedhje të reja. Nëse e bën vetëm këtë, gjasat janë të vogla për transformim cilësor në sistemin e funksionimit të vendit.
Por, poli fitues mund ta identifikojë zërin e Shqipërisë së heshtur, që doli në votë, si zërin e një revolucioni, i cili do që në fund të katërvjeçarit të qeverisjes socialiste ta shohë një vend që vlerëson se tranzicionit i erdhi fundi. Se jemi normalë. Se, në fjalët e parullës së parë revolucionare të vitit 1991, jemi si e gjithë Europa.
Nëse është kjo rruga që përzgjidhet, atëherë qeverisja e ardhshme ka para vetes dy korniza të të njëjtit program qeverisës. E para është konsolidimi i shtetit dhe e dyta është nxjerrja e tij prej tranzicionit.
Rreziku permanent në këtë rrugë është që konsolidimi të marrë tërë energjitë, që në shtator qeveria e re të gdhijë me njohurinë se e ka arkën bosh, administratën të politizuar (e të frikësuar për shkak të këtij fakti) dhe listën e gjatë të institucioneve që duhej të ishin të pavarura e që duhet sanuar.
Rreziku i njëllojtë e permanent, është që “fundi i tranzicionit” të identifikohet me marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe që vendi, me arkën bosh, me institucione të partizuara e disfunksionale, me një listë të gjatë pasojash që duhen sanuar nga qeverisja e kaluar të shpresojë se do të ndodhë edhe një “miracle of democracy” dhe se gjendja do të ndryshojë në vend falë ndërhyrjes së negociateve të BE-së. Mësimi numër katër për qeverinë: Përcaktimi i cakut konceptual (historik) që duhet të arrihet në fund të mandatit.
4. Pritshmëria (versioni i parë): Njëqind ditë vetmi
Konsolidimi i shtetit do të kërkojë shenjat e prekshme: vota e Shqipërisë së heshtur kundër qeverisjes Berisha pret që pas ndëshkimit me vota, një verdikt moral, të pasohet nga një verdikt administrativ-ligjor.
Do të kërkohet sanksionimi ligjor në hapësirën e krijuar nga fshirja e linjave ndarëse të pushteteve. Aty ku janë ngushtuar liritë politike, përfshirë edhe vrasjet e 21 janarit, tash do të kërkohet që dënimi moral i votës të përcillet me proces tjetër dënimi.
Aty ku janë ngushtuar liritë ekonomike, përfshirë tenderët dhe koncesionet, do të kërkohet jo vetëm vendosja e konkurrencës së lirë, por edhe ndëshkimi për monopolet joligjore të së kaluarës.
Njëqind ditët e para do të jenë kyçe për të treguar thellësinë dhe shpejtësinë e ndryshimeve që mund t’i sjellë qeverisja e re. Në njëqind ditët e para, pritshmëria për ndryshime dhe përkrahja për to është po aq plebishitare sa ishte edhe vota “kundër” në zgjedhjet e 23 qershorit. Të gjitha ato që mund të bëhen brenda 100 ditëve të para janë pakrahasimisht më të lehta se sa pas tyre.
Mësimi numër pesë për qeverinë është i rëndë: Si ta përkthejë pritshmërinë për ndëshkimin administrativ-ligjor të regjimit të kaluar në kuadër të një projekti më të gjerë të vendosjes së sundimit të ligjit?
5. Pritshmëria (versioni i dytë): Njëqind ditë vetmi
Vota e Shqipërisë së heshtur kundër autokracisë së Berishës ka qenë edhe vota kundër shpërfilljes që ia ka bërë Berisha opozitës. Tashmë, kur ndërrojnë rolet, qeverisja e re, posaçërisht me numrat impresivë që i ka në Kuvend, duhet të ketë një kujdes të veçantë për opozitën.
Shqipëria ka nevojë që të mos jetë vendi ku fituesi në zgjedhje i fiton të gjitha dhe humbësi i humb të gjitha. Qeverisjes së re i nevojitet që konsolidimi i shtetit të mos përjetohet si “ndjekje shtrigash” të PD-së.
Qeverisjes së re, gjithashtu, i nevojitet opozita për të ndërtuar një vizion unik europian të vendit, një konsensus që do të lehtësonte rrugën integruese të Shqipërisë brenda BE-së.
Që të dyja këto duhet të demonstrohen në 100 ditët e para të qeverisjes së saj. Nëse nuk bëhen në 100 ditët e para, qeverisja e re mund të ballafaqohet me një opozitë të frikësuar, të vendosur në transhetë e mbrojtjes fizike.
Mësimi numër gjashtë: Pushteti i ri duhet të ofrojë platformë unifikuese për të ardhmen europiane të Shqipërisë, me opozitën si hisedare në të.
6. Mallkimi i iPad-it
Sali Berisha përpiqej të tregonte ecjen e tij bashkëkohëse duke mbajtur gjithnjë me vete iPad dhe duke e lavdëruar “Facebook”-un si njërën prej çudive të reja botërore. Së bashku me rrugët (të Kombit dhe të tjera të asfaltuara), Berisha ia atribuonte depërtimin e internetit në Shqipëri qeverisjes së tij.
IPad-i, “Facebook”-u dhe rrugët e hapura (së bashku me liberalizimin e vizave) janë shenja të globalizimit të qytetarëve të Shqipërisë. Globalizimi filloi me emigrantët e atëhershëm dhe potencialë që para njëzet vjetëve votuan fundin e komunizmit. Një gjeneratë e tërë të rinjsh, të rritur në sajë të një ekonomie që e ndërtuan emigrantët me paratë e dërguara prapa, votuan fundin e postkomunizmit.
Fëmijët e lindur dhe rritur në tranzicion janë ata që sollën ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit. “Facebook”-u dhe interneti, së bashku me rrugët dhe liberalizimin e vizave, ndikuan në formë vendimtare, por jo ashtu siç besonte Berisha. Të hapur drejt botës si kurrë më parë, këta të rinj nuk mund të pranonin formën e një pushteti që po mbyllej gjithnjë e më shumë brenda vetes, madje deri në kufijtë e ngushtë familjarë.
Mësimi numër shtatë për qeverinë: Vendi ka një cilësi të re votuesish, aso që nuk u mashtruan me parulla për mirëqenie nga ana e Berishës. Por, aso që nuk do të mashtrohen as me parullat post-Berishiste.
7. Një provim i dhënë pjekurie
Shpërputhja më e madhe mes të shkruarit e të folurit publik për Shqipërinë dhe Shqipërisë së heshtur u pa më 24, 25 dhe ditët e tjera të fundqershorit.
Vendi përjetoi zgjedhjet e para të pranueshme nga të gjithë, pas atyre të parave, organizuar (paradoksalisht) nga pushteti i Ramiz Alisë. Kthesa dramatike në vota nuk u reflektua në rrugë. Të dyja polet garuese e morën situatën e re me një sens përgjegjësie.
Në javën e fundit të qershorit, të gjithë ata që flasin dhe shkruajnë publikisht për Shqipërinë e gjetën veten duke hulumtuar kodet e fshehura që i kishte shqiptuar Shqipëria e heshtur në ditën e zgjedhjeve. Por, në shumicë, të gjithë ata që flasin e shkruajnë ende nuk po mund të akomodohen me një realitet të ri: aftësinë e vendit që të përjetojë me normalitet garën elektorale.
Mësimi numër tetë për qeverinë: Shqipëria e heshtur është më e pjekur se ç’është përshkruar. Ky është një moment unikal, një kornizë e thellë pozitive veprimi për cilëndo qeveri, si kjo e ardhmja, që duhet të jetë po aq normale sa ç’është trupi elektoral që e solli në pushtet.
Lexoje shqip,Veton:Mafia kosovare me Sali Berishen i bene varrin Shqiperise.Kete e di dhe bufi.
Zoti Surroi eshte nje intelektual i spikatur dhe ju ‘lexuesi’ as mund ta lexoni as kendoni pa le kuptoni……shume lehte shikohet kapaciteti i ulet i botkuptimit,dhe primitiv i ‘analizes duke tentuar ta ndaje kombin tone te vogel ne ‘provinca, ku katundi juaj eshte me me drite .nga ,rezatimi’ juaj…..Krijesa te tilla ka ne cdo katund ….Njeriu ka lindur me civilizimin .arsyen…e gomari gjuan shqelma…(gomari i pa trainuar)
Leximi eshte i thjeshte . Pse nuk doni ta lexoni.
Sali Berisha po ju thoshte shqiptareve se dhe 100 vjet po te jetonte ai do te ishte ne krye te gjithckaje ne kete vend.
Populli tha: Te ndihmojme zotin per ta zbrit nga kali. Dhe e ndihmoj.
Po a mundet te duronte kete deri sa ta zbriste zoti me ato mjetet e veta. Jo. Prandaj votoi pervecse per Rilindjen dhe KUNDAR Saliut e ne ndihme te ZOTIT.
Vota e 23 qershorit tregoi se Shqiperia nuk eshte aspak e heshtur;ajo eshte bere sa racionale aq edhe e denje per djersen e mundin e saj te perditshem.Nuk ka nevoje fare te vish verdalle,si pordha neper breke,per te lexuar nje gje aq te qashter sa ska ku te veje.
Fallxhoreve te piruetave te studiove e gazetave ,Shqiperia e 23 qershorit u dha diplomen e llapaqenerise dhe kurverimit politik transparent;nderkaq vete mori ate te mencurise europianiste.TUNG,zoti V.Surroi.
Përveç iPad-id dhe Facebook-ut, Saliu ecte paralel me krimet ekonomike e politike në qeverisje dhe ndërtimin e një xhamie turke me 4 minare, simbol i primitivizmit dhe nënshtrimjt para fesë së pushtuesit.
Analize perfekte
…kosovarët po pozicionohen keq. Bile dhe figura të njohura, gazetarë apo politikanë. Analiza e z.Surroi është më shumë një përpjekje, që ti mbushë mendjen vetes, por dhe 90% të kosovarëve që janë dumsalistë, që të pranojnë këtë realitet të “hidhur”. 23 Qershori, ishte një leksion demokracie edhe për Kosovën. Sa më shpejt ta kuptojnë, aq më mirë për ta…
Nga mesimi numer tete: “Kthesa dramatike në vota nuk u reflektua në rrugë…”. Pikerisht edhe per kete nuk u votua PeDe-ja. Sepse popullit i dhimbte koka nga rrugecerit e Sales, te cilet ne rast fitoreje do te sherthenin ne ekstaze ne Tirane dhe ne rrethe. Ishte edhe lufte midis kultures dhe lumpenit ( llumit ), midis te urtes dhe te zhurmeshmes, midis qetesise dhe shthurjes…
Shqiptaret duan ta ndiejne veten ne vendin e tyre dhe jo si ne nje vend te pushtuar nga kryqezatat e huneve… Me se fundi po e perjetojne si nje clirim… Ose po thone: SHYQYR, ME SE FUNDI TE LIRE !!!
saliu ne realitet ndertoi Serbine jo Shqiperine me rrugen e “kombit” mos kujtojme vjedhjet nga parate e rrugeve qe u arxhuan pa trasparencen dhe saktesine matematikore.
E MAJTA SHQIPTARE E FUQISHME.NUK PO MUNDEN ENDE TA SHKATRROJNE PERFUNDIMISHTE. KETA SILLEN SI KORBAT RRETH SAJE PER TA ELEMINUAR PERFUNDIMISHTE.!PORE E KAN TE PA MUNDUR.
Te vjen shume keq kur shikon skena te tilla qe tallen me popullin e shumvuajtur shqiptare. Nje loje e rrezikshme eshte luajtrur kurriz te tyre tashe e 22 vjet te pakten. E majta shume e fuqishme.Ajo çliroi vendin nga okupatori duke e radhitur shqiperin perkrahe kualicionit antifashit me te fiqishem botrore perkrahe Anglo- Ameriokanve dhe Sovjetikve.
E majta shqiptare shume e fuqishme.Perballoi te gjith reformat 50 vjeçare qe ishe PKSH i ndermori duke e renditur shqiperin perkrahe vendeve te shvilluera botrore. Shqiperia me Akademi Ushtrarake dhe me ushtri moderne me armatim te kohes, me bujqesi te perparuar duke siguruar buken ne vende, me arsim te nivelit bashkohore perendimore, me shendetsi te pashembullt per nuvelin qe kishim.
E majta shqiptare duke pranuar dialektiken pranoj ndryshimin duka ja lene shqiperin dhe pushtetit te gjith shqiptarve nje shqiperi pa droge, pa borxhe dhe pa prostitucion.
E majta ja la pushtetin pluralizmit politik dhe u tha ja ku e keni vazhdoni, ejani te hyjme ne gare elektorale, dhe fitoni pushtetin ne rruge demokratike dhe te ecimi edhe me shum se çkemi ecur.
Pore nuk ndodhi keshtu.! Pas fitores se Marsit 1992, pas tre mujve populli pa me syt e tyre se e djethta shqiptare nuk ishte e pergatitur per te mbajtur pushtetin , ndaje ne rruge demokratike ajo ja hoqi pushtetin dhe pushteti venmdor pas tre muajve perseri kalon majtas.
E djathta shqiptar qe nga ajo kohe ka pesuar fjasko, per kete perendimi u desh te te nderhyje me dhembje te madhe tek e majta shqiptare me qellim qe ta dobsonte ate dhe te krijonte mundesin e nje rrotacioni politike.
-Per kete Fatos Nano qe nga burgu ju turr te majtes shqiptare me akuza nga me te ndryshme bilazi kur e majta shqiptar ishte ne kulmin e fuqishemm te aktiviteti te saj politik. Pra Fatosi i perbalti te gjithe,.
-Do te vije puna tek shkatrrimi i shtetit ku qarqet antishqiptare te ulura kembekryqe tashme ne shqiperi ata do ti vejne flaken shqiperi me ndihmen e Sali Berishes dhe per kete populli i revoltuar i sakatuar nga renja e shteti e detyroi Berishen te mbath opingat drejte „babait te“ tije Ahmet Zogut.
-Pore politika shkatrruse zuri vende edhe tek kreu i se majtes shqiptar .Keshtu Nano beri te pa munduren dhe e rikthen Berishen ne rruge kjo per te zezen e shqiptarve.
-Berisha edhe perse humbi pushtetin ai nuk u dorzua.Berisha tashme kishte mbeshtetje tek Nano, dhe tek perendimoret,perendimoret me iden e mose shkrirjes tersishte te se djethtes shqiptare e mbeshteten ate pambarimishte..
-Perendimoret luftojne per krahun e djethte ne te miren e shqiptarve, Berishe kete lufte nuk e vene ne ndihme te shqiptarve dhe te se djathtes shqiptarepore kete ndihem e ven ne perkrahje te qarqeve me rreaksioinare antishqiptare dhe te familjes se vet..
-Pra Berish aspak kete perkrahje nuk e vuri ne funksion te permirsimit te imazhit te se djathtes pore vetem e vetem ne sherbim te qarqeve antishqiptare dhe te monopoleve te cilat shqiperin e duan vetem si vende tregu.
-Ketu gjeti vende edhe „ideja“ me rreaksionare e Berishe per leshimin e ekonomise shqiuptar ne nivelin zero.
– Ne zbatim te porosive te ketyre qarqeve Berisha do te vije ne pushtet me ndihme e Nonos. Pore Nano do ti vej kushte Berishe per reaLIZIMIN E PIKAVE TE MICITACESIT QE TASHME ATO DIHEN. Pra Nano i le pushtetin Berishe ne kembim te ketyre amanetev te Greqise dhe si i till terhiqet nga pushteti edhe nga politike dhe se bashku me nje pjese deputetesh socialiste do ti mbajne pushtetin Berishes..
-Per 8 vjet Berisha realizoi te gjitha porosite e Micitracesit duke mbajtur Janullatesin, duke ngritur varrezet greke me kockat e te vdekurve tane, duke miratuar ligjin per vetedeklarimin e kombesis dhe te fese , duke bere ligjin per inventarizimin e pasurise se palujtshme te pasuris se minoriteti nga qeveria Greke, duke hapur shkolla greke edhe atje ku nuk ka minopritet dhe e fundit duke i dhen edhe 355 milje detde Greqise. Te gjith keto tashme nga Berisha jane realizuar.
Keto veprime te Berishes krijuan nje revolte tek populli shqiptare.Vetoni thot popull i heshtur pore ne te vertet nuk eshte i heshtur .Ai protestoi disa here.Protestoi per Gerdecin duke bere rruge ne kembe nga vendi i ngjarjes deri ne qender te Titanes, protestoi nepermes greves se deputeteve qe u instalua para kryeministrise , protestoi edhe me 21 Janar pore Berish ketu i jep funde demokracis duke vrare kate veta dhe pa degjuar fare pendes ku vete Berisha ne Parlament ka deklaruar disa here se ua beje edhe me keq se me 21 Janar.
Gjendja ekonomike e shtetit sa vjen dhe po bie edhe kj si rezultat i nje keqmenxhim te ekonomise shqiptare,
E maJTA SHQIPTARE NE KETO KUSHTE U DUKE SE U TKURRE, U DUKE SE PO HESHTE PORE NE TE VERTET AJO JO VETM QE NUK HESHTI PORE I DOLI POPULLIT SHQIPTAR MNJE PROGRAM TE PA PARE NDONJEHER JO THJESHT ME EMRIN RILINDJE PORE me masa konkrete.
Ne keto kushte edhe nderkombetaret kete radhe ata u duke se heshten ata nuk nderhyne pore ata paralajmruan per mosprekjen e votes. Ne keto kushte zhvillimi i zgjedhjeve u be i standarteve persa i perket procesit te votimit, pore Berisha i kishte gati mekanizmat per ta tjetersuar voten.Ketu eshte edhe ndihma e ndekombetarve te cilet me ket qendrim treguan se e majta shqiptare nuk ka fituar vetem me 23 Qershor, nje fitore te tille e pati edhe me 2009 nga ku nuk u hapen kurre kutit e votimit, nje fitoret te tille e patem edhe ne 2011 –ten pore ajo u grabit dhe ne ate kohe ndofta per hire te nje rrotacioni te pa merituar nderkombetaret heshten dhe ndihmuan Berishen.
Me qe Berisha nuk ka qen kurr ne gjendje te lexoi ndihmen e perendimit, me qe Berisha nuk deshi kurre kete ndihme te veje ne funksion te sovratit popull edhe arriti qe shqiptaret ta votojn te majten ne menyre plebishitare.
o ali mu bëre më keq se alban dega!!
të paktën albani del diku,kurse ti përveçse ke harruar të përmëndësh tërë planet 5 vjeçare ke harruar dhe të dalësh diku!!
shkrimi i veton surroit ështe¨shkrim shqiptari!jo shkrim krahu!!
nuk jam një fans i tij,bile shpesh nuk më ka pëlqyer por dy shkrimet e fundit i ka shumë të mirë!!sidomos ky i fundit është i shkëlqyer!!
jep një mendim të fuqishëm për atë që duhet të bëjë kjo qeveri për të mos zhgënjyer atë pjesë të heshtur(që thotë ai)ose jo të heshtur (që thua ti)!!!
shkrim i shkëlqyer z,surroi!!
bashk me shkrimin Fred Abrahams”Shqiptarët zgjodhën një formë më demokratike të korrupsionit”,janë shkrimet më cilësore!!shkrimi i …ishte një vlerësim i asaj që kishte ndodhur kurse shkrimi tuaj i asaj që duhet të ndodhë!!të shpresojmë se do të dëgjohen këto shkrime!!shpresoj që dëshira të jetë për të bërë shqipërinë,shtetin dhe jo si deri sot për të fituar pushtetin!!
vështirë,por të shpresojmë!!
Per anticensuren.!
Nuk po e perbuz shkrimin , shkrimi eshte i mire, pore nuk me pelcen mendimi kur thote: “Si ta lexosh shqiperin e heshtur.”
Si mendon ti anticensure.Vertet shqiperia ishte e heshtur.? Une nuk them se shqiperia ISHTE E HESHTUR, PORE MENYRA E RREVOLTES KETE KOHET E FUNDIT NDERROI KAHUN E DREJTIMIT. Nga revolte ne rruge, u kthye ne rrevolte ne dyqan, rrevolte kunder institucioneve natyrishte e heshtur pore jo e pa kuptueshme. Perse z.Surroi thote se shqiperia heshti.
A vertet heshti per Gerdecin.
A vertet heshti per 21 Janarin.
A vertet heshti per dhenjen e detit greqise e shume probleme te tjera.
Une i bera nje retrospektive te majtes shqiptare per ti treguar edhe Veton Surroit se kjo e majte shqiptare eshte e veteme ,pa partner ne zhvillimin e demokracise. Pra eshte sikur po leron ne are me nje “ka” pasi njeri ka rene ne gjunje dhe nuk e terheq zgjedhen . Keshtu edhe me te majten.E majta po vepron vetem.
tani ke nje problem se sipas analisteve mjafte te djethte shkuan tek e majta dhe kryesishte tek Ilir Meta. Ne te vertet po te thellohemi pake keta nuk jen te djathte, pasi ne shqiperi te djathta munde te jene shume pake. Te djetht nje pjes jane bere thjeshte per nivel politik, pore e djathta ne koncemtin tradicional nuke ekziston ose eshte ne minorance per gjithmone. Berisha ka qeverisur me te majte duke menduar keta te fundit se vertet Berisha do te beje shtetin. Kure ata e pane qe shteti nga Berisha nuk munde te behet kurre ata u kthyen perseri ne origjinen reale te tyre.
Ne kete kuptim e kam trejtuar problemein.
Po edhe nje here po ta perseris.Berisha pati mbeshtetije nga Perendimi dhe nga SHBA per ta bere te djethten dhe shtetin pore kjo nuk ndodhi.Duke qene se ne shqiperi nuk ka te djathte edhe Evropa kerkon nja te djathte shqiptare ndaj dhe ata u kthyen ne Kosove ku atje e kaluan djathtas edhe ASHIM Thacin.
Nuk e di a me kupton apo jo ne se ke perseri vrejtje mi thuaj.
Une te mirepres.
Shkrim i mire nga ,Veton Surroi.