Nuk ishte votë bujare, ishte votë besimi

2 Korrik 2013, 19:01Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Gjithnjë i referohemi datës 23 qershor 2013 si një ditë votimi plebishitare për Partinë Socialiste në veçanti, por edhe për të majtën në përgjithësi. Fitorja, e cila shumëkënd e la të stepur, ndoshta edhe vetë lidershipin e së majtës, por vetë popullin, i cili u derdh atë të diel për në qendrat e votimit nuk e çuditi aspak, përkundrazi e gëzoi dhe i shtoi besimin, besimin e munguar në këto 22 vjet post- komuniste, kur populli votonte e ‘dikush’ tjetër numëronte.

Elektorati i majtë, por jo vetëm, vazhdon të festojë, të shijojë lirinë (atë të përgjimeve dhe provokimeve), por akoma nuk ka marrë ndonjë gjë konkrete, për faktin e thjeshtë dhe që dihet nga të gjithë, sepse qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do akoma kohë të fillojë nga puna.

Në rrugë kryqëzojmë duart duke uruar njëri-tjetrin: “Hajde urime”, por përse? – sepse festë nuk ka (festë tradicionale), urojmë njeri- tjetrin e qeshim sepse rruga ku ecim është ‘e boshatisur’ nga bashkatdhetarët tanë, që na rrinin nga pas kurrizit, për të kapur ndonjë copëz bisede, dhe kjo është nervozuese edhe sikur një rast i vetëm e i shkëputur të jetë e jo më me vite…, urojmë se shpresojmë se kështu do të vazhdojë jeta jonë ditë pas dite, me problemet e përditshme me intrigat e vogla ndaj njëri– tjetrit e me bërrylat e zakonshëm, të cilat janë pjesë e pandashme e garës së racës njerëzore, por e rëndësishme është të jemi në garë e të mos përjashtohemi për një fjalë goje, sepse kjo rëndon mbi individin, por mbi të gjitha, gradualisht gërryen vetë sistemin duke sjellë në fund fare rrënim të ekonomisë, të jetës sociale e kulturore, atrofizim të shpirtit, paralizë totale, e cila në fund fare shtrin përdhe vetë ‘arkitektin’.

Kështu ka ndodhur gjithmonë, në të gjitha kohërat, por ka njerëz, të cilët e humbin durimin e nuk vazhdojnë dot me hapin e të tjerëve… dhe ka ‘arkitektë’ që nuk e kuptojnë fare, sepse nuk kanë vesh të mprehtë për të dëgjuar ato kërcitjet dhe rënkimet e trarëve të ngrehinës së tyre, derisa vjen momenti kur vala e zemërimit ngrihet si një dallgë e furishme dhe e thërrmon në mijëra copëza të vogla.

Kështu ndodhi më 23 qershor. Miliona komentues nëpër blogje, kryesisht tek gazeta TEMA ONLINE e rrjete sociale si FB, diskutonin e i kundërviheshin njëri– tjetrit se kjo gjendje kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. E pjesa tjetër predikonte mahisjen e plagës derisa shpërthimi i abscesit do të ndodhte pa dhimbje.

Ka në këtë botë gjithmonë thënie dhe kundërthënie, ka pacifistë dhe militaristë, ka gjithmonë një palë që kundërshton palën tjetër, dhe në gjithë këtë proces të gjithë mësojnë prej njeri tjetrit.

E liga, që ka shumë emra, mund të fitojë përkohësisht, por vjen një moment që ajo kalb veten…

Duke uruar njëra- tjetrën këto ditë me një fqinjën time për fitoren e 23 qershorit, më impresionoi fjala e saj kur tha “ndonjë gjë s’kam për të marrë, po ja më duket vetja e çliruar”, por në fakt unë e kam parë atë si punonte në një biznes të vogël, e cila paguante qira për ambientin, por pas disa ditësh e pashë disa metra larg atij ambienti, të cilin me sa dukej e kishte lënë, pasi nuk e përballonte dot qiranë, ndoshta edhe prej presionit të jeniçerëve të qeverisë, dhe mbi një tel të improvizuar ajo kishte varur veshjet që tregtonte.

Edhe sot në atë gjendje është, por ndjehet e çliruar….

Kujdes! Shkruante një autor- “Ai akoma nuk ka ikur”, por festoni thotë dikush tjetër- “aparaturat e përgjimit janë çmontuar”….

Ndërsa lideri i opozitës Edi Rama premtoi në festën e fitores se do të na provojë se nuk do të jetë diktator si paraardhësit e tij.

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, në urimin që i bënte të majtës për fitoren e thellë, theksonte se populli u tregua “bujar” në këto votime.

Ndërsa, në fakt kjo votë plebishitare i përket vetëm Kryeministrit të votëbesuar ta lexojë ashtu siç duhet lexuar, dhe në fakt, ai e ka quajtur si një ‘VOTË BESIMI’ dhe në të gjitha urimet që i drejtohen atij nga votuesit, i theksojnë pikërisht këtë gjë: “Kemi besim tek ty Edi Rama” dhe besimi është ndershmëria. Ndershmëria është të tregosh të vërtetën -dhe me fjalë të tjera është përputhja e fjalëve të thëna me realitetin.

Integriteti është përputhja e realitetit me fjalët tona, me fjalë të tjera, të mbash premtimet dhe të përmbushësh shpresat.

Për këtë u votua në mënyrë plebishitare, sepse Edi Rama nuk premtoi parajsën në tokë, por komunikoi ndershmërisht me njerëzit dhe e mori votën e tyre prej besimit që krijoi tek ta, jo prej “bujarisë”.

Megjithëse të varfrit nga natyra janë bujar, ata sa herë japin e dinë se nuk u mbarohet.

Do desha ta mbyll me dy vargje të Sadiut:

“Mos qoftë i pasur, kush është zuzar

E mos qoftë i varfër, kush është bujar”

8 komente në “Nuk ishte votë bujare, ishte votë besimi”

  1. inspektori says:

    Po lere se u be bajat o zonje me keto shkrime, e morem vesh, pastaj per cilin popull thua qe “u derdh e votoi masivisht…..” mos valle e ke fjalen per kete popull bageti qe i dha 16 deputete grupimit kriminal te quajtur LSI. Po lere tani te lutem o zonje, te vetmit qe kane fituar jane leseistet, socialistet sa moren ne 2009 aq moren edhe tani, dhe nuk eshte merite e tyre qe fituan po nje ardhje ne maje te hundes nga Saliu dhe kafshet e tij, prandaj fituan sociot. Hajde tani shih bej ndonje gje tjeter, vetem shkrime e shkrime, u bene te gjithe shkrimtare ça bohet kshu………….

    1. raimondi says:

      Ca ja fut o Magda !

      Populli votoi masivisht per depudetet qe hane buken e shqiptareve dhe bejne duvane e grekut –loool hahahaha

      Votoi populli masivisht per listen e kandidateve te PS-se , ku 90% ishin te koruptuar skandaloze ,shto pastaj Antishqiptare, biznesmene te dyshimte ,
      –si dhe me nje njeanshmeri te theksuar religioze

      Magda mos shkuraj me artikuj te tille se diskretitohesh

      Si mund te votoheshit ju te PS-se Ju kishit ne lista me shume te koruptuar se PD-ja qe ishte ne pushtet

      Ju ishin rasti i vecante ne bote ku opozita shfaqet me e koruptuar se pushteti
      Le pastaj ajo lista e kandidateve tuaj ishte nje liste shokesh e miqsh e hartuar ne kafene …

      Kreu juaj nuk ka as repsketin me minimal per koleget e punes, por ka respekt vetem per ata me te cilet ka interesa

      Ajo liste e PS-se tregon Konfliktin e Interesit qe ka Kryetari juaj me pushtetin qe do marri,
      ndaj atij nuk i takon te jete kreu i pushtetit.

      ____Kur fitoi zgjedhjet kjo opozite kaq e diskretituar , do te thote se gjendja ekonomike ne Shqiperi eshte skandaloze fare …

      1. coku says:

        O Raimond, kur do fillosh pune, se CV e ke te pasur me Historine e Shqiperise…

  2. Alma says:

    Kopmblimentet emia Magdalena. Po eshte e vertete se kemi votuar per tia besuar Shqiperine Edi Rames, dhe kjo nuk ka te beje me bujarine. kemi besim se Edi Rama Kryeminister, do te realizoje premtimet e bera dhe i urojme pune te mbare

  3. erifranc says:

    Perhsendetje! Edi Rama ka marre voten e shqiptareve perhere, por te tjeret “ikane numeruar”. Nuk diskutohet fares vota e 23 qershorit ishte per Edi Ramen, si i vetmi njeri qe di te premtoje ato qe mund te beje. I uroj ati suksese.

  4. Tomori i beratit says:

    Magdalena je NJESH.Lere inspektorin se duket qe akoma nuk e ka mare veten nga NOKAUTI.Avash o inspektor shiko drejt se do te GREMISESH.

  5. selam salaria says:

    O moj e dashur Magdalena !

    Une kam mendimin tim dhe ti ke mendimin tend ,per voten e kam fjalen .
    Nuk diskutohet fare qe eshte vote besimi ,por per te disaten here dhe me ne fund ja arritem jo te fitojme po ta ruajm fitoren.
    Arritja me e madhe eshte se banda kete here nuk mundi ti afrohej kutive .
    Ne nje bashkebisedim dy aktiviste te PD ku njeri kishte shkuar per here
    te par ne numerimin e votave i thoshte tjetrit : ore sa inat me vinte kur numeronim PS,PS,PS…………………..dhe ne çdo kuti vetem 3 deri 5 vota PD,tjetri ja priste rri o budalla se keshtu ka qene gjithmon
    po i kemi sistemuar ,o zot çfar terrorri te te perfaqesojne horrat me voten tende.
    Ndoshta ne nuk dim shume por kuptojme qe nje dore e forte ua ka futur te dy kembet ne nje kepuce horrave me mandat dhe me uniforme qe nuk guxuan kete here te preknin voten .
    A do ket me kuptim per kapon shprehja “ju votoni se une numeroj”,shpresoj qe te enderroj ne perjetesi.
    Dhe se fundi i pershendes te gjithe bashkeatdhetaret e mi qe nuk u lodhen kurr duke luftuar me vote diktatorin e demokracise .

  6. liqeni says:

    E rendesishme ishte fitorja e Rilindjes dhe se ne c menyre ska rendesi,edhe sikur Alkaida te propozonte per ndihme do ishte pranuar nga Rilindja se te tjerat i ka bere!Dhe keto vetem per nje “qellim” te mire!Ne fakt ne boten e qyteteruar dhe demokratike kjo eshte nje gje qe denohet kurse ne vendin e shqiponjave gjen aprovim aq sa edhe kryetari i kuvendit te shqiperise shikohet me fryme miqesore kur duhej te ishte prapa hekurave por jo kur e thote Rilindja e ka thene zoti dhe ai behet nga kriminel dhe hajdut ne shenjtor dhe kryetar kuvendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje