AGRAM: Në disa medie austriake ende përdoret ky toponim. Fjala është për Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë. Ka disa shpjegime për këtë emër vendi. Disa supozojnë se Zagreb buron nga folja “zagrabiti” (të nxjerrësh (ujë)/të rrokësh diçka me dorë”, të tjerët mendojnë se buron nga thënia “za bregom” (pas malit apo kodrës) ose “za grebom” (pas pendës). Prej njërës nga këto fjalë duket se është formuar toponimi gjerman Agram gjatë sundimit të Kroacisë nga Perandoria Austro-Hungareze.
Kush ndërmerr një shëtitje nëpër këtë qytet shpejt do të vërejë gjurmët e Monarkisë danubiane: parqe të ndërtuara me zemërgjerësi, godina që u ngjajnë simotrave në Vjenë e Budapest, banesa me tavan të lartë. Fjalët gjermane që përdoren në komunikimin e përditshëm në Zagreb e gjetiu në Kroaci janë aq të shumta, saqë do të mbushnin më tepër se një faqe gazetë. Në Zagreb janë botuar edhe dy gazeta në gjuhën gjermane: “Agramer Tagblatt” dhe “Agramer Zeitung”, e cila për herë të parë u shtyp në vitin 1830.
BRIJUNI/BRIONI: Një arkipelag ishujsh në Adriatikun e epërm, afër Italisë, të cilët në vitin 1893 i bleu industrialisti austriak Paul Kupelwieser. Një vit më parë, më 1892, në një familje kroato-sllovene në fshatin Kumrovec kishte lindur Josip Brozi, më vonë i njohur si Tito. Pas Luftës së Dytë Botërore udhëheqësi i Jugosllavisë socialiste e shndërroi njërin nga ishujt e arkipelagut në rezidencë verore, këtu ai priti liderë botërorë dhe yje të kinemasë. Sot këtu mund të shihet një papagall, i cili dikur, sipas legjendës, thoshte fjalën “Tito”, disa lopë nga India (dhuratë e kryeministrit të Indisë, Javaharlal Nehru) si dhe zebrat dhe elefanti Lanka (dhuratë e kryeministres së Indisë, Indira Gandi).
CIBONA: Ekip legjendar i basketbollit, ku luante Drazhen Petroviqi.
DANAS: Revistë politike kroate. Platformë e rëndësishme e zërave opozitarë nga mbarë Jugosllavia. Në gjysmën e dytë të viteve 80-të revista lexohej shumë edhe në Kosovë për shkak të kritikave ndaj politikës represive të Beogradit. Në këtë revistë kanë shkruar rregullisht edhe shumë autorë nga Prishtina.
DOLAC: Treg i famshëm i Zagrebit, ku nganjëherë mund të dëgjosh dialog në gjuhën shqipe – mes shitësve të domateve dhe bananeve.
DRAGOJEVIQ, OLIVER: Këngëtar kroat. Debutoi në vitin 1961 dhe që nga atëherë mbetet njëri prej solistëve më të popullarizuar jo vetëm në Kroaci. Përkundër kërkesave Dragojeviq refuzon të mbajë koncert në Beograd.
DUBROVNIK: Raguza e dikurshme, një qytet i rëndësishëm ndërmjet dy Perandorive: asaj osmane dhe venedikase. Këtu Skënderbeu kishte marrë kredi për të financuar luftën e tij kundër osmanëve. Sot në këtë qytet punojnë shumë argjendarë shqiptarë, ndërsa zëvendëskryetar i qytetit të Dubrovnikut është socialdemokrati Niko Šalja (Nikë Shala). Përtej këtyre detajeve shqiptare Dubrovniku është njëri prej qyteteve më të rëndësishme të Kroacisë, qendër e turizmit dhe jetës kulturore, një portë e rëndësishme e vendit ndaj botës dhe fqinjëve – me përjashtim të serbëve, forcat e armatosura të të cilëve bombarduan qytetin në fillim të viteve 90-të, duke shkaktuar dëme të mëdha. I pyetur se përse po shkatërronin perlën e Adriatikut, një komandant serb ishte përgjigjur: “Do ta shkatërrojmë dhe do ta ndërtojmë një Dubrovnik edhe më të vjetër”. Në sytë e shkrimtarit irlandezo-britanik George Bernard Shaw Dubrovniku ishte thjesht “parajsë mbi tokë”.
ESPLANADE: Hoteli më ekskluziv në Zagreb, i ndërtuar në fillim të shekullit XX-të për të pritur udhëtarët e Orient-Expressit, trenit të famshëm që lidhte Parisin me Stambollin. Gjatë Jugosllavisë së Titos strehë politikanësh të lartë të nomenklaturës komuniste, çerdhe artistësh të famshëm ndërkombëtarë dhe vendi ku ziente ushqim kuzhinieri më i njohur i vendit: Stevo Karapanxha, reklamuesi i “Vegetës”, kuzhinieri që kishte pushtuar zemrat e të gjitha amvisave nga Sllovenia në Maqedoni.
FIUME: Kështu i thonë italianët qytetit të Rijekës. Në gjermanishten e vjetër Rijeka njihet edhe me emrin St. Veit am Flaum (nga lumen, që është fjalë latine dhe domethënë lumë). Për hungarezët Rijeka është Szentvit. Të gjitha këto toponime të ndryshme tregojnë mbi një të kaluar nën pushtete të ndryshme.
GOTOVAC, VLADO: Poet, mendimtar, eseist dhe politikan kroat. I dënuar dy herë nga regjimi i Titos me burg politik dhe i rrahur gati për vdekje nga policia e presidentit Franjo Tugjman ai mbetet njëri prej disidentëve më të rëndësishëm të Ballkanit dhe është krahasuar shpesh me disidentin çek Vaclav Havel. Gjatë viteve 90-të Gotovac ka organizuar shpesh aksione në përkrahje të çështjes së Kosovës.
GOTOVINA, ANTE: Gjeneral kroat, ish-legjionar francez, i kërkuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, i arrestuar në vitin 2005 në ishullin Teneriffa të Spanjës. Pasi u dënua me 24 vjet burg nga Gjykata e Hagës, sivjet befasisht u lirua si i pafajshëm nga shkalla e dytë.
HEBRANG, ANDRIJA: Politikan komunist kroat në Jugosllavinë e Titos, i akuzuar si spiun dhe me gjasë i vrarë në vitin 1949. I biri i tij me të njëjtin emër në vitin 1990 u anëtarësua në Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ) dhe u zgjodh ministër i shëndetësisë i Kroacisë së pavarur.
HORVAT, JOZHA: Shkrimtar. U bë i njohur sidomos me ditarin e tij të mbajtur gjatë udhëtimit me anije nëpër botë, i cili u botua në dy vëllime me titullin emblematik “Besa” (I dhe II). Përse “Besa”? Pak para se të nisej nga bregdeti kroat me anije Horvat u kishte thënë miqve të tij se po u jepte fjalën shqiptare të nderit (“besën”) se do të shëtiste të gjitha oqeanet e botës. Dhe duke u nisur e pagëzoi anijen me emrin “Besa”.
HUDELIST, DARKO: Gazetar kroat, autor i një libri për tronditjet e mëdha politike në Kosovë në fund të viteve 80-të (“Kosova – Beteja pa iluzione”).
ILOK: Qytet në lindje të Kroacisë, në kufi me Vojvodinën. Iloku është qendër e prodhimit të verës. Në këtë rajon jetojnë edhe pasardhësit e kelmendasve kosovarë, të cilët në vitin 1690 ikën nga Kosova bashkë me një pjesë të popullsisë sllave.
JERGOVIQ, MILENKO: Shkrimtar bashkëkohor kroat me prejardhje nga Bosnja, kolumnist gazetash dhe eseist. Veprat e tij letrare janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe trajtojnë kryesisht periudhën e luftërave dhe marrëzive ballkanike në dy dekadat e fundit. Në hapësirën gjermane Jergoviq u bë i njohur me vëllimin me tregime “Sarajevo Marlboro”, në të cilin ai përshkruan jetën e njerëzve të thjeshtë nga Sarajeva e rrethuar.
JASENOVAC: Kamp i shfarosjes së serbëve, hebrenjve, partizanëve dhe komunistëve kroatë, romëve etj. nga ana e ustashëve, kolaboracionistëve kroatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
KËRLEZHA, MIROSLAV: Njëri prej shkrimtarëve më të rëndësishëm kroat. Autor romanesh, dramash dhe poezish. Njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan, humanist dhe kritik i politikave serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Ka shkruar me admirim për Fan Nolin, të cilin e kishte takuar personalisht dhe e quante njërin prej njerëzve më të kulturuar në Europë. Një pjesë e konsiderueshme e veprës së tij është botuar edhe në gjuhën shqipe nga “Rilindja”.
KNIN: Qytet në Krajina, rajon i banuar kryesisht me serbë deri në vitin 1995. Mes viteve 1991-1995 kontrollohej nga forcat serbe, të cilat me mbështetjen e Beogradit luftonin për krijimin e Serbisë së Madhe. Në gusht të vitit 1995 ky rajon u fut nën kontroll nëpërmjet një aksioni të rrufeshëm të forcave të armatosura kroate.
KOSOR, JADRANKA: Gazetare, më vonë politikane e Bashkimit Demokratik Kroat të Franjo Tugjmanit. Kryeministre pas dorëheqjes së Ivo Sanaderit. E nënçmuar për shkak të gjinisë, e quajtur “çetnikusha” ngase kishte një degë familjare serbe, e përqeshur si “suzana” (lotuese) për arsye se si moderatore e një emisioni për refugjatë në Radio Zagreb shpesh kishte qarë, Kosor si kryeministre i befasoi të gjithë kritikët e saj: ashpërsoi luftën kundër korrupsionit, përshpejtoi reformimin e vendit dhe bëri hapat vendimtarë për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian.
KRAVATA: Kroatët me krenari thonë se vendi i tyre është vendlindja e kravatës, e cila prej shekujsh shërben si simbol i dominimit mashkullor apo i elegancës, varësisht nga pikëpamja ideologjike. Thuhet se zanafilla e kravatës mund të gjendet në vitin 1635, kur Europa ishte e shkatërruar nga Lufta Tridhjetëvjeçare dhe kur 6000 kroatë shkuan në Paris për të përkrahur Francën. Pjesë e uniformës së tyre ishte edhe një shami e lidhur nyjë rreth qafës – “à la Croate”, siç thoshin francezët, në mënyrën kroate.
KUMROVEC: Katund i bukur në krahinën e Zagorjes, vendlindje e Josip Broz Titos, ku çdo vit, më 25 maj, grumbullohen nostalgjikë të së kaluarës komuniste për të kujtuar idhullin e tyre.
MAKSIMIR: Park në Zagreb. Dhe emri i stadiumit të klubit të futbollit “Dinamo”.
MASPOK (për “masovni pokret”): Lëvizje politike e themeluar në vitet 60-të, e cila kërkonte më shumë mëvetësi të Republikës Socialiste të Kroacisë dhe shmangie të centralizmit jugosllav. Për këto kërkesa që vinin nga qarqet studentore dhe intelektuale kishte mirëkuptim edhe udhëheqja e atëhershme komuniste në Zagreb. Kundër Maspokut intervenoi vetë Josip Broz Tito, duke hequr nga postet liderët kryesorë kroatë.
MATVEJEVIQ, PREDRAG: Profesor universitar në Paris dhe Romë, ligjërues i letërsive sllave, humanist, shkrimtar dhe udhëpërshkrues i Mesdheut, autor i disa vëllimeve me ese, mbështetës i kauzës së Kosovës.
MESIQ, STIPE: Aktivist komunist, i burgosur për shkak të kritikës ndaj regjimit të liderit jugosllav Josip Broz Tito. Në periudhën e shkatërrimit të Jugosllavisë funksionar i Bashkimit Demokratik Kroat, partisë së themeluar nga Franjo Tugjmani, kryetar i fundit i Kryesisë së Jugosllavisë. Pas shkëputjes nga regjimi i Tugjmanit, të cilin e kishte kritikuar për shkak të përpjekjeve për ndarjen e Bosnjës në bashkëpunimin me prijësin serb Slobodan Milosheviq, Mesiqi themeloi një parti dhe dalëngadalë u bë figurë e pëlqyer politike në vend. Pas vdekjes së Tugjmanit Mesiq u zgjodh president i Kroacisë, duke u bërë mjaft popullor edhe në rajon, sidomos në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni. Afërsia e tij me autokratë si Hugo Chavez, Fidel Castro dhe Mahmud Ahmadinexhat ngjalli shpesh zemërimin e SHBA-ve. Një afërsi problematike Mesiq kultivoi edhe me disa biznesmenë e tregtarë shqiptarë të Kroacisë.
MLAKAR, OLIVER: Moderator i emisioneve të popullarizuara si “Kviskoteka”. Në vitin 1990 bashkë me Helga Vllahoviqin, moderatore kroato-austriake, Mlakar drejtoi finalen e “Eurovizionit” në Zagreb.
NOVI LIST: Gazetë e përditshme nga Rijeka.
OPATIJA: Qytet i mahnitshëm në rajonin e Istrës, me vila të mëdha dhe parqe ekzotike të stilit arkitektonik vjenez. Vend i pëlqyer nga aristokracia e Vjenës dhe nga artistë e shkrimtarë si Gustav Mahler, Anton Çehov dhe Franz Lehar.
PERKOVIQ, JOSIP: Ish-shef i shërbimit sekret të Republikës Socialiste të Kroacisë. Aktualisht autoritetet gjermane janë duke kërkuar ekstradimin e tij për shkak të dyshimit se në vitin 1983 ka organizuar vrasjen e Stjepan Gjurekoviqit në fshatin Wolfratshausen të Bavarisë. Gjurekoviq, një menaxher i kompanisë së naftës INA, kishte ikur në Gjermani, ku kishte paralajmëruar botimin e një libri mbi korrupsionin në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë. Perkoviq është 68-vjeçar dhe jeton i lirë në Kroaci. Revista “FOCUS” nga Mynihu shkroi më 17 qershor 2013 se agjentët jugosllavë kanë vrarë 22 disidentë në Gjermani. Mes tyre përmenden edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Qeveria kroate ka lënë të kuptohet se nuk do ta ekstradojë Perkoviqin, ndonëse si vend anëtar i BE-së Kroacia duhet të respektojë fletarrestimin europian. Perkoviq duket se ka lidhje të forta me politikën. I biri i tij Sasha ka qenë këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Stjepan Mesiq.
PLITIVICE: 16 liqene, të cilat lidhen mes veti me ujëvara, të rrethuara me kurora malore – një atraksion i madh turistik, i cili për çdo vit josh deri në një milion turistë.
RAÇAN, IVICA: Politikan i Lidhjes së Komunistëve të Kroacisë, me orientim socialdemokrat, roker dhe studiues i marksizmit. I lindur në Gjermani, ku ishte e internuar e ëma e tij, Raçan herët u kyç në radhët e komunistëve, por s’ishte dogmatik. Në vitin 1990 delegacioni slloven braktisi Kongresin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në shenjë proteste kundër krahut antireformator të prirë nga Slobodan Milosheviqi. Pas sllovenëve nga salla doli edhe Ivica Raçani me delegatët e Lidhjes së Komunistëve të Kroacisë. Me këtë veprim mori fund edhe Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë. Raçan ishte kryeministër i Kroacisë mes viteve 2000-2003. Mori pjesë në “chatin” e parë me qytetarë në Kroaci, me ç’rast pranoi se si i ri e kishte “dredh një xhoint”.
SANADER, IVO: Filolog i arsimuar në Innsbruck të Austrisë. Rrjedh nga një familje besimtare e qytetit bregdetar të Splitit. Në vitet 80-të jetoi në Austri. Pas pavarësimit të Kroacisë fillimisht ishte drejtor i Teatrit në Split, më vonë zëvendësministër i punëve të jashtme. Pas vdekjes së Franjo Tugjmanit, kryetarit të parë të Kroacisë së pavarur, në vitin 1999 Sanader mori drejtimin e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe pas vetëm tri vitesh në opozitë ia doli që në vitin 2003 ta kthejë partinë e tij në pushtet. Ishte kryeministër mes viteve 2003 dhe 2009. Gjatë kësaj kohe ai ishte arkitekt i politikës së integrimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Në të njëjtën kohë Sanader u bë edhe arkitekt i korrupsionit. Sa më shumë forcohej shteti, aq më aktive bëhej gjyqësia. Në fund Sanader u akuzua për një mori aferash korruptive dhe për njërën prej tyre u dënua me 10 vjet burg. Aktualisht po gjykohet për vepra të tjera penale.
STEPINAC, ALOJZIJE: Argjipeshkëv i Zagrebit dhe kardinal, i akuzuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte bashkëpunuar me forcat pushtuese dhe nuk kishte kundërshtuar sa duhet terrorin kundër hebrenjve, serbëve dhe pakicave të tjera nga ana e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Pas ngurrimit për të kundërshtuar regjimin kuisling të Ante Paveliqit, Stepinac u bë gjithnjë e më i zëshëm. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore regjimi komunist e dënoi atë me 16 vjet burg. Pas protestave të ashpra nga Vatikani dhe qeveritë perëndimore, Stepinac u lirua nga burgu pas 6 vitesh dhe u kthye në shtëpinë e lindjes, ku qëndroi deri në vdekje nën mbikëqyrjen e policisë.
SHUSHAK, GOJKO: I lindur në një familje ustashësh në Bosnjë-Hercegovinën e sotme, Shushak emigroi në fund të viteve 60-të në Kanada. Ishte aktiv në radhët e komunitetit kroat, hapi një piceri në Ottawa dhe thuhet se u bë milioner. U kthye në Kroaci në prag të shpalljes së pavarësisë dhe deri në vdekjen e tij nga kanceri në mushkëri në vitin 1998 ushtroi funksionin e ministrit të mbrojtjes.
TITO: Udhëheqës i Jugosllavisë komuniste. Në Zagreb një shesh qendror e mban emrin e tij, përkundër protestave të qarqeve ekstreme nacionaliste. Në anketa i prin listës si kroati më i madh i shekullit XX-të – përkundër të gjitha.
TORBARINA, TANJA: Gazetare e njohur, komentuese dhe kolumniste. Në vitet 80-të artikujt e saj – shpesh sarkastik – lexoheshin me interesim të madh edhe nga qarqet e interesuara për politikë në Kosovë. Vazhdon të shkruajë, por fama e dikurshme e saj është zbehur.
TUGJMAN, FRANJO: Partizan, gjeneral i Armatës Popullore të Jugosllavisë, kryetar i klubit të futbollit “Partizan” të Beogradit, historian, nacionalist kroat, kryetar i parë i Kroacisë së pavarur, autokrat, shef i gjithëpushtetshëm i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ).
UGRESHIQ, DUBRAVKA: Romanciere dhe eseiste nga Zagrebi. Një zë shumë kritik kundër politikës nacionaliste të Franjo Tugjmanit në vitet 90-të. Autore komentesh të mirëpritura në shtypin perëndimor, sidomos atë gjerman. Jeton në Amsterdam.
USKOK: Zyra për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë procesit të integrimit të Kroacisë në BE kjo zyrë ka zbuluar shumë afera korruptive dhe ka kryer punën vendimtare që fajtorët të nxirren para gjyqit dhe të dënohen. Rasti më prominent është ish-kryeministri Ivo Sanader.
VINODOL: Njëri prej lokaleve më të njohura në qendër të Zagrebit. Ushqim tradicional.
VJESNIK: Gazetë e rëndësishme e periudhës së socializmit, e cila lexohej dhe citohej nga mediet dhe politikanët jo vetëm perëndimorë. Vazhdoi të botohej edhe pas pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia, por ndikimi i kësaj të përditshmeje shkoi duke rënë. Më 20 prill të këtij viti doli numri i fundit i shtypur. Në vitin 1941 kryeredaktor i “Vjesnikut” ishte Josip Gjergja, arbëresh nga fshati Arbanasi afër Zarës. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte ambasador i Jugosllavisë në Shqipëri, Egjipt, Bullgari, Indi dhe Libi. Dha dorëheqje në vitin 1972 për shkak të mospajtimeve me Titon në lidhje me shtypjen e lëvizjes nacionale kroate të njohur si “Pranvera kroate”.
VUKOVAR: Qytet buzë Danubit, në kufi me Serbinë. Në kohën e Jugosllavisë qendër e rëndësishme ekonomike në trekëndëshin e tri republikave jugosllave: Kroaci, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë. Në vjeshtë të vitit 1991 u shkatërrua pothuaj plotësisht nga Armata Popullore e Jugosllavisë, e cila kontrollohej nga Beogradi. Me rastin e pushtimit të Vukovarit forcat serbe, mes tyre edhe shumë paramilitarë, rrëmbyen mbi 200 pacientë të spitalit të qytetit dhe i pushkatuan në një kombinat bujqësor në periferi. Mes të vrarëve janë edhe disa shqiptarë. Emrat dhe fotografitë e tyre mund të shihen në një muze përkujtimor.
ZARA: Të gjithë mbase e dimë se në këtë qytet dhe rrethinë jetojnë disa pasardhës të shqiptarëve: arbëreshët e Zarës. Këtu, ndërkaq, e dobishme është edhe kjo informatë: akulloret më të mira në Zarë i gjeni te lokali “Donat”, afër Kishës së Shën Donatit. E tepërt të thuhet se pronar i “Donatit” është një shqiptar nga Tetova. Zejtarë, argjendarë, e akullorebërës, menaxherë nga Maqedonia shqiptare dhe Kosova – bregdeti i Kroacisë është plot e përplot me ta. Njerëz të vyeshëm dhe të mirë. Tani, nga 1 korriku, ata edhe formalisht pjesë e Bashkimit Europian. Bashkë me qytetarët e tjerë të Kroacisë.
*KOHA DITORE
Une ketu ne USA e mesova qe Kravaten e kane shpikur kroatet dhe eshte me te vertete nje dicka shume elegante ne veshjen e njeriut,Po nuk kuptoj pse myslymanet e kane iant kravaten qe i jep nje shije shume fine veshjes se mashkullit ?
Sikur vetem per kete fakt , ajo fe duhet hequr nga ne shqiptaret , se tregon qe eshte nje fe kunder paraqitjes dinjitoze dhe me personalitet te njeriut
Por Kroacia qendron shume lart dhe e meriton te futet ne BE, edhe kur i shikon ato qytetet kroate duken shume te civilizuar –Sidomos qytet bregdetare te tyre jane shume te bukura
Kroacia duket shume here me e bukur dhe me moderne se Greqia.
Ambjentet e qyteteve te tyre rezatojne nje kulture gjemranike, Ruget shume te pastra , ndertimet shume estetike dhe me nderthurje te kulturave te ndryshme
Ata duket nga ndertimet e tyre qe jane popull me shije te holle artstike , ndersa ne jemi …..shume shume mbrapa
Sepse ne kemi drejtues dogmatike, qe per dogmen e tyre jane gati te sakrifikojne cdo gje,
ndaj dhe eshte e veshtire te behet Shqiperia
Duhet qe politkanet drejtues te jene njerez elastike, qe kur e shikojne se dogma e tyre politke po gabon, ata te kene krujaon ta korigjojne, jo vazhdojne si te cmendur ne ate drejtim qe jane ….
Ndoshta ne na ndodh kjo, sepse na mungon ajo paqja e brendeshme ne shpirtin tone qe eshte veti e nejrezve jo vetem inteligjente por edhe te civilizuar dhe moderne ne menatlitet
Nuk eshte lloja t ejetosh ne shoqeri
Psh ne Afriken e jugut kur benin protesta zezaket , nje grua e bardhe ju tha gazetareve:..Perse protestojne keta kunder nesh, Kete vend e kemi bere ne kaq te bukur dhe mdoern , jo keta __Keta e kane pasur gjithe jeten dhe nuk kishin bere azgje per vendin e tyre _-Erdhem ne e regulluam kete vend dhe e beme modern
Pavaresisht se ne parim human nuk eshte e drejte kjo qe thote kjo gruaja, por ne realitet jane ca popullsi qe dijne te jetojne ne shoqeri dhe te krijojne nje jete moderne per komunitetin e tyre ….
Ndersa ne kemi shumemmangesi ne kete drejtim …..
Po Tereza Kesovija-n, si ka mundesi e ke harrue?-kur i ke numeruar te gjithe, megjithese neve nuk na hyjne shume ne pune.
Kroatet na kane perkrahur gjithemone neve per arsye se i urrejne serbet.
Armiku i armikut tim, eshte miku im, perndryshe, po ti kishim ne kufij sic kemi serbet, armic do ishim, nuk jane me te mire se serbet.
@Suzana
Pajtohem plotesisht me mendimin tuaj madje do te shtoja se serbet jane shume me njerezor se kroatet.(uroj te mos me marrin si serbofil)Si jane
dhe cfare jane kroatet kete me se miri mund ta thone kosovaret qe kane
luftuar se bashku me kroatet kunder serbeve dhe si jane ndeshkuar pastaj
pas luftes.Kohe te gjate madje edhe te drejten e qendrimit ua kane mohuar ne Kroaci dhe nje numer te tyre madje edhe e kane deportuar ne Serbi.Me ka rastisur te lexoj shume memoare te hidhura te atyre qe kane perjetuar
abandonimin kroat.Me kujtohet kur filloi lufta dhe ende nuk ishin te konsoliduar dhe qellimi kryesor i luftes se tyre ishte rezistenca ndaj armikut historik te tyre serbit dhe clirimi i plote i vendit.Pasi te mbeshtetur nga faktori nderkombetar(Gjermania ne rradhe te pare)ngadhnjyen e tash filluan te bejne edhe agresorin duke uzurpuar toka vrare dhe djegur popullin e varfer te Bosnjes.Keta pra jane kroatet”Miqte tane”
Nuk disktuohet fare qe ata nuk jane miqte tane -Te gjitha popullsite e ish Jugosllavise jane armiqte tane, pavaresisht nese ata jane pro apo kunder serbit
Porse keta kroatet dijne te ndertojne jeten e tyre sipas regullave te Europes moderne,
ndersa ne nuk dijme te krijojme nje shoqeri moderne per veten tone .Ne vetemd ijme te zihemi dhe te shajme njeri tjetrin….edhe reformat ekonomike qe bejne politkanet tane, nuk i bejne me mendimin qe ti sherbejne popullit tone, por i bejne qe ti vijne pas avazit elites se EU-se
Por qe nuk diskutohet ata nuk jane miqte tane, as kroatet, as boshnjaket , as nje nga keto popullsite e Ballkanit dhe te ish jugosllavise