“Gezi” i Tiranës

4 Korrik 2013, 20:01Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Qytetarët turq ia dolën të ndalojnë prerjen e pemëve në parkun Gezi në Stamboll.

Lajm i mirë ky për mbarë botën demokratike. Lajm i mirë, pa dyshim, edhe për qytetarët e Tiranës.

Por përjetimi i mirë për qytetarët e Tiranës nuk mund të mos përzihet me dhimbjen që “Gezi” i Tiranës, lulishtja e Namazgjasë, nuk ekziston më.

Ajo u masakrua pikërisht në ato net kur qytetarët e Stambollit i bënë netët ditë për të mos lejuar masakrën mbi parkun Gezi.

Ne si qytetarë të Tiranës nuk na falet që heshtëm, apo thjesht e ngecëm betejën për mbrojtjen e parkut nëpër kafene e më së shumti në ndonjë ekran apo kolonë gazete.

Rasti i Namazgjasë është në një këndvështrim edhe më flagrant se rasti i parkut Gezi në Stamboll, pasi atje ishte një plan, kurse për Namazgjanë nuk ka një plan.

Ajo që është servirur, është një skicë e modeluar në kompjuter e një xhamie, që kish për qëllim të shmangte debatin dhe të krijonte terren të qetë për masakrën e prerjes së pemëve e më pas, siç po del, të derdhjes së mijëra m3 beton aty për ndërtime gradaçelash ose ndërtime miks, duke përfshirë ndoshta dhe një xhami.

Themi ndoshta xhami, mbasi pas një diskutimi të munguar me besimtarët myslimanë, por dhe me gjithë qytetarët e Tiranës, mund të mos pranohet vendi, arkitektura, disharmonia urbanistike, afërsia e xhamisë me ndërtesat e banimit dhe me vetë parlamentin, si dhe kostoja e ndërtimit të saj mund të jetë e papërballueshme.

Edhe pse kemi një “ndoshta” të stërmadhe, kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri në detyrë i vendit ia dolën (ndryshe nga Erdogani, që nuk ia doli dot) t’i presin pemët dhjetëravjeçare të Gezi-t të Tiranës, ashtu siç ia dolën të presin dhjetëra pemë të tjera tek Rruga e Elbasanit duke tharë kështu çdo vit nga një oaz oksigjeni në Tiranë.

E humbëm edhe lulishten e Namazgjas. Ajo që na mbetet është të ruajmë dinjitetin e qytetarinë tonë. Le të flasin qytetarët. Le të shkojmë në referendum për Gezi-n e Tiranës, siç duket se po bëjnë banorët e Stambollit për Gezi-n e famshëm.

Vetë autoritetet e pushtetit në Turqi janë shprehur: “Ne nuk do të ndërmarrin ndonjë hap derisa procesi gjyqësor të ketë mbaruar. Edhe nëse vendimi i hap rrugën projektit, qeveria do të mbajë një referendum për të ditur se çfarë duan banorët”.

E nëse referendumi ynë e rrëzon planin e Bashës si për Namazgjanë (por dhe për të gjithë Planin Rregullues të Tiranës), ne do të mund ta rilindim Namazgjanë.

Të parët në këtë proces rilindje duhet të jenë vetë qytetarët, besimtarë myslimanë.

10 komente në ““Gezi” i Tiranës”

  1. kleos says:

    ke te drejte or mik…me dhimbte shpirti kur i shihja ato pemet qe priteshin

  2. shqiptari says:

    Me xhami kerkojne te shkojn ne europe keto pengjyzela!!!!

    Or njerez ne qofte se e ndjeni veten evropian largohuni nga
    mentaliteti oriental, ne shqiptaret nuk kemi as edhe nje
    lidhje me kulturen e dhunshme dhe iponuese orientale.

    Turku na pushtoi per 500 vjet dhe na imponoi nje fe qe
    nuk eshte e jona.

  3. durimi says:

    urgjent del te mbillet bar e te hiqen panelet e teneqeve, qe nuk mund te rrine aty me vite. po e fituan referendumin pallat ndertuesit hallall.

  4. BARDHYLI-FR says:

    Ne qofte se ndertohen xhamite ne qytete dhe kryeqytete te Europes,nder me te mirat qe egzistojne nder myslimane ne bote,si ne Zagreb,afer Beogradit,Rijeke,Strasburg,Paris etj.ku,tradicionalisht kane qene me te krishtere,si mund te flitet per nje pengese te ndertimit te nje xhamie ne Tirane,kur dihet se ne zemer te Tiranes,u ndertua katedrala ortodokse greke me ne krye agjentin grek,Janullatos,uzurpatorin e fronit te KOASH?!Kerkesa per nje referendum eshte nje absurd,nje sherr qe e trillojne antishqiptaret,per t’ia mohuar me shume se gjysmes se banoreve te Tiranes,nje objek fetar qe e meritojne,siç e meritojne edhe ata ne Prishtine,te cilet tanime,kane filluar me projektin.Kjo xhami ne Tirane,nuk ndertohet vetem per tiransat por,edhe per te gjithe ata qe e vizitojne Tiranen si kryeqytet te Shqiperise ku jane kurreshtare te shohin tempujte fetare te te gjitha besimeve fetare qe tregojne harmonine tradicionale fetare nder shqiptare.Tirana,tanime,padrejtesisht eshte vonuar,ne ndertimin e ketij objekti-xhamise.Ne qofte se dikush e pengon kete objekt,le ta kuptoje drejt se,nje dite,te gjithe shqiptaret e Shqiperise Etnike do t’i kete ne Tirane,ne”Gezi” te Tiranes.

    1. Artan says:

      Ia ke fut kot o Bardhyl. Fakti qe nje xhami ngrihet ne Zagreb apo Beograd nuk do te thote qe ajo te ngrihet ne Tirane. Shqiptaret ndryshe nga Serbet dhe Kroatet kan nevoje emergjente te shkeputen nga stigma e influencave mesjetare te mendesise arabo-islamike te shek te 6t.

      E ndersa Zagrebi e Beogradi i kane ato xhami sa per sy e faqe, gjoja per te treguar tolerance fetare, pasi rrenjet e tyre jane thellesisht kristiane dhe europiane, ne keto xhamite tona na kthehen ne strofulla ekstremistesh islamqen qe na shajne identitet e hero, gjuhe e flamur, dhe na lyejne te tere si komb me ngjyren jeshile te arabise.

      E ne nje ambient te tille arabo-islamik, as bari nuk rritet le me ekonomia e investimet.

      Sepse as ai Janullatosi qe eshte grek, o Bardhi, nuk ta shan e nuk ta mallkon heroin komebtar, as nene Terezen, as flamurin, as gjuhen, ashtu sic ta shajne e ta mohojne shqiptaret e arabizuar te zhyt ne pisllekun dhe injorancen xhahile islamike.

      Shqiperia nuk ka asnji interes ti perngjaje apo te promovoje kulturen orientale ne trojet e saj, kur kjo kulture eshte thellesisht kunder interesit tone kombetar qe shtrihet ne perendim dhe ne aleancat tona me Ameriken dhe NATO.

  5. alban4eva says:

    mos prisni perendim dhe qytetrim nga S-halè shurra dhe Lul torta. ndoshta shume shqiptare kane harruar qe S-halè serbi na futi ne konferencen e cemendur islamike pa pyetur fare popullin.
    biles ka militante dhe salista qe nuk e dine fare kete gje. ose e dine dhe nuk u intereson, sepse cdo gje qe ben Baca i tyre eshte normale dhe mundesisht e shenjte..!!
    qeveria e re e Rames duhet te nxjerre te pavlere cdo lloj projekti shkaterrues qe kane ndermarre keta dy xhelatet aty lart ne foto..!! dhe keta duhen futur ne burg qe te dy..!!

  6. mira says:

    Nuk ka nevoje per referendum se dihet se si do te dale. referendum eshte 23 qershori.
    Xhamia dhe parku nukane te bejne fare me politiken. Jam e bindur qe te gjithe te rinjte jane kunder ketyre xhamive qe prishin parqet ne mes te Tiranes.
    Keto jane alibia e sali-halese per te shkateruar shqiperine dhe per te betonizuar Tiranen. Lul-pederasti nuk i hynte gjuha ne goje duke akuzuar Ramen se e betonizpoi Tiranen. Ku eshte tani ky qelbesire dhe krimb gjirizi? Duhet te shkoje ne burg per te gjithe tradhetite dhe shperdorimet dhe vjedhjet qe i ka bere ketij vendi bashke me mostren qe e polli.

  7. Bazarhesap says:

    Po ajo Kisha Katolike te ish Pallati i Pionerve Po ajo Kisha Ortodokse ne mes te Tiranes per ju te sa po ardhur ne Tirane ,aty ku do ndertohet xhamia eshte PRONE PRIVATE dhe jo parku para ish Eksopzites qe barbarisht u shkaterua apo parku i Liqnit artificial.

  8. monitor says:

    Nuk eshte prone private ajo o bazarhesap,dhe nuk i perket komunitetit musliman ,kjo sa per informacion.Sinqerisht do ishte me mire qe ndertimi i kulteve fetare ne shqiperi te ishte kontrolluar qe ne fillim ,sepse ne pergjithesi shqiperia nuk ka nevoje per te gjitha keto ndertime .Edhe kishat me mire te ishin riparuar ato te vjetrat se sa te ndertoheshin pa kriter sic ka ndodhur vitet e fundit

  9. durimi says:

    keta qe gjoja mbrojne xhamine duket se e kane hallin tek pallatet qe duan te ndertojne aty. Xhamine e ka Tirana, xhami historike e Ethem Beut, bash ne qender te kryyeqytetit. Kjo eshte reference per turistet. Nuk mund te kete 2 xhami ne qender te qytetit. xhami e re duhet per ti bere karshillik xhamise historike? Sigurisht mund te ndertoje komuniteti myliman xhami ne plot vende te tjera, por jo ne qender, se qendra eshte e gjithe banoreve te qytetit.
    argumenti pse u ndertua katedralja dertojme dhe nje xhami nuk qendron. Ishte nje qendrim arrogant i Nanos atehere e per hir te se vertetes nje grup ambjentalistesh ne ate kohe e hodhen dhe ne gjyq, por nuk ja vari njeri.
    ky qe thote prone private, se paska idene fare. sipas tij pronari i sheshit skenderbej pash mund te ndertoj aty psh nje fabrike cimentoje. keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje