Riker tha se Vetëvendosja janë palaço me sjellje nihiliste të papranueshme në shekullin XXI në Evropë.
Pra, Niçe që ishte nihilist është i papranueshëm në shekullin e sotit të Gjermanisë.
Nuk është keq me qenë palaço. Se palaço ka qenë Baster Kiton, për palaço amerikanët e marrin edhe Çarli Çaplinin. Palaçot janë njerëz. Pa qenë njeri s’mund të jesh palaço. Pra, palaçot janë performues komik që i karakterizon veshja bizare, kapelat e mëdha, këpucët gjigante, dhe maskat me hundë të kuqe e të madhe.
Palaçot e kalërojnë zebrën, elefantin, gomarin, s’lënë kënd që s’e kalërojnë. Vetëvendosja janë palaço të dëshpëruar, sepse nuk e kalërojnë askend. Në mungesë të zebrave, elefantëve e gomarëve në Kosovë, ata kur po futen në kuvend si palaço civil, askush nuk po qesh me performancën e tyre. Ata nuk dinë të varen e të kacavaren nëpër abazhure të Kuvendit dhe nuk po ecin më maja të gishtave nëpër litar, e as nuk po kërcejnë nga tavani në dysheme dhe kur po kërcejnë nga dyshemeja nuk po e prekin dot tavanin.
Riker e ka pasur parasysh karakterin e tipit të dytë të palaçove, që janë palaçot e gëzuar (auguste), anarkistët që me performancat e tyre, veshur me kostume bizare, qeverinë e disponojnë, e bëjnë me qesh. Riker tha se kushdo që është kundër marrëveshjes me Serbinë, është kundër Amerikës.
Se marrëveshja është vlerë e pamohueshme, fetish që s’duhet të relativizohet, se lëre ti që të mohohet, se marrëveshja është edhe më e rëndësishme se Bibla për Rikerin, se Biblën guxoi Martin Luteri që ta protestojë e ta ta redaktojë.
Kurse, marrëveshjen me Serbinë guxojnë ta mohojnë vetëm armiqtë e Amerikës. Mbasi që Kosova nuk e ka një Martin Luter.
Palaçot nuk janë për përbuzje. Dashuria e tyre është e sofistikuar dhe gjithmonë përfundon me një fund të gëzuar. Palaçot janë si peshqit e Emir Koshturicës në ‘Arizona dream’, që nuk mendojnë sepse i dinë të gjitha. Dhe që e rrezikojnë jetën e tyre për t’i bërë të tjerët të qeshin.
Palaçot duken kriminelë të Kuvendit të Kosovës, kurse kriminelët e vërtetë të Kuvendit po duken si të dashurit e Zotit dhe të Amerikës.
Ama, përkohësisht, si Gadafi që dukej një kriminel i lumtur në tendën e hapur në oborrin e Donald Trampit, gjatë vizitës së tij në State Departament.
Edhe të dua ty, i dashur Riker, edhe në të njëjtën kohë jam kundër marrëveshjes. Pa qenë palaço nuk e kupton si ndjehem unë e si ndjehemi ne që dashurinë ndaj teje nuk e kushtëzojmë me marrëveshjen e Hashim Thaçit me Serbinë.
Edhe në Partinë Republikane gjen senator amerikan që është kundër marrëveshjes me Serbinë, dhe kjo nuk i bën senatorët republikan anti-amerikanë.
Të ishte dashuria kaq e thjesht, siç thotë i dashuri im Riker, ‘o me mua, o kundër meje’, qielli do të ishte i kuq.
Palaçot janë këtu për t’ju bërë të qeshni.
E pse s’po qeshni pra? Karakteret e palaçove janë: polic, bukëpjekës, kasap.
Kur na shihni me fytyrë të maskuar me të bardhë, dhe të veshur këmbë e kokë me të bardha dijeni që jemi ne palaçot e dëshpëruar.
Qani për ne.
E nëse na shihni të gëzuar, të veshur me këpuca gjigante, me kostume të çuditshme e shumëngjyrëshe, qeshni me ne, kënaquni.
Palaçot nuk e lëndojnë një damë ambasadore, përkundrazi puna e palaçove është t’ia kthejnë buzëqeshjen ambasadores.
Për shkak se akrobacionet fizike performohen me zor, palaçot në fund e rrezikojnë vetëm jetën e tyre.
I dashuri Riker, na e bëri me dije që kryeministri nuk ka pasur alternativë tjetër përveç ta pranojë marrëveshjen.
E amnistoi.
Kimetja godet prap, lum Kosova qe e ka
E mjerë Kosova që nuk ka një medium të pavarur që ti thotë këto të vërteta. Të pakët nga Kosova e lexojnë Temën, fatëkeqësisht.
Kosova me keqardhje e them qe ska as nivel lexuesish. Gjynaf per kimeten qe shkruan per ata qe as nuk kuptojne, per kosovaret koketul qe sali berishen e konsiderojne hero
Komenti si i Janës nuk e rrit mendjekthjellësinë as të “kosovarëve” as gjysmës së “shqiptarëve” që ende votojnë për Sali Berishën. Përshëndetje Jana, nga një kokëtul.
Interesant eshte se te gjithe Berishajt jane inteligjente ….
ah moj Jana, Jana, po si moj nuk ka, po nga Kosova ka dale kjo vajze, atje eshte edukuar, kosovaret ndoshta nuk e flasin gjuhen zyrtare ashtu si ju, por nuk jane budallenj ori Janice. Ja edhe une si kosovare e kuptova shume bukur Kimeten, disa lexues nga Shqiperia, me sa lexova, nuk e kishin kuptuar, apo e kishin keqkuptuar, prandaj mos u ngut…se e bene m….t, themi neve andej nga Kosova.
O Jana , o trape , po Salen e konsiderojne hero 40% e shqiptareve, ti flet per kosovaret
Ajo PD qe votohet ne Shqiperi nga gjysma e elektoratit shqiptar, votohet per shkak te Sales, , jo per ata te tjeret qe jane qesharake
Ja pse duhet ta konsiderojne 40% e kosovareve Berishen “hero”!!!
1-Sali Berisha eshte akuzuar hapur ne gazeten “Koha Ditore” te Kosoves si AGJENT I UDB-se ish Jugosllave dhe ka HESHTUR deri sot!!!
2-Para 1999-tes,Sali Berisha ka ARRESTUAR E BURGOSUR PER INTERESAT SERBE,heroin e vertete te Kosoves ADEM JASHARIN dhe luftetaret e tjere THACI etj!!
Ka vrare Remzi Hoxhen vetem se ka zbuluar bashkepunimin e Berishes me serbet!!
3-Ka FURNIZUAR TANKET SERBE ME NAFTE,per te vrare djemte e UCK-se!!!
4-UCK-ne e ka cilesuar si marksiste-leniniste dhe TERRORISTE!!!
5-Berisha ka qene kunder konferences se Rambujese,qe NATO te mos e sulmonte Serbine!!!
6-Berisha ka bashkepunuar me banditin serbo-boshnjak Damir Fazllic duke i falur mijra HEKTARE toke bregdetare ne Shqiperi vetem me 1 EURO per M/2!!!
7-Berisha ndertoi rrugen Durres-Kukes,duke vjedhur mbi 400 milion euro !!!
8-Berisha u premtoi kosovareve se do t’u vinte ne dispozicion portin e SHENGJINIT,por deri me sot mashtroi!!!
9-Berisha perdori dhenien e DYSHTETESISE per kosovaret vetem per t’i shfrytezuar qe te votojne per ate ne zgjedhjet ne Shqiperi!!!
10-Berisha beri TRADHETINE me te MADHE kombetare,duke i FALUR GREQISE 400 KM/2 nga DETI JON,vetem per ,qe ata ta mbeshtetnin ate per te SUNDUAR!!!
Kjo pjese deti ka rezerva NAFTE DHE GAZI me vlere ……150 MILIARD EURO!!!
11-Sali Berisha duke GRABITUR PASURITE E SHQIPERISE HODHI NE ERE NJE FSHAT
TE TERE SI GERDECI DUKE VRARE 26 VETE DHE PLAGOSUR MBI 400 TE TJERE,pa llogaritur shkaterrimet e shtepive e bizneseve rrotull me vlere 2-3 MILIARD EURO!!!
12-Berisha ka PERMBYTUR 4 here Shkodren dhe RRETHINAT E SAJ duke shkaterruar me qindra shtepi,biznese,te mbjella dhe nuk i ka DEMSHPERBLYER ASNJE!!!
13-Berisha ka vene nen SHERBIMIN E VET DIKTATORIAL TE GJITHE INSTITUCIONET E PAVARURA DHE KUSHTETUESE duke SUNDUAR me DORE TE HEKURT!!!
Te gjithe KRIMINELET DHE HAJDUTET e medhenj i ka bere DEPUTETE E MINISTRA!!!
14-Berisha ka perdorur ne cdo vend e kohe nje FJALOR RRUGACESH KUNDER KRYETARIT TE OPOZITES DHE DEPUTETEVE te tjere opozitare duke u bere NJERIU ME I URRYER NE SHQIPERI!!!
15-Sali Berisha ka VJEDHUR ZGJEDHJET NE SHQIPERI NE TE GJITHA RASTET,pervec te fundit,ku u mundua,por POPULLI SHQIPTAR I THA:NDAL!! ketij BARBARI SERB!!!
16-SALI BERISHEN DHE KLIKEN E TIJ FASHISTE POPULLI SHQIPTAR E VOTOI KUNDER ME NJE VOTE MASIVE DUKE E HEDHUR NE KOSHIN E PLEHRAVE TE HISTORISE!!!
17-Sali Berisha LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE PER CLIRIMIN E VENDIT NGA PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE E KA CILESUAR SI LUFTE CIVILE DHE ASNJEHERE NUK E NJOHU 29 NENTORI SI DITE TE CLIRIMIT TE SHQIPERISE!!!
18-Sali Berisha i ka PERCARE SHQIPTARET si asnje PUSHTUES ME PARE duke mbjelle URREJTJEN midis nesh!!!
Ne se edhe pas ketyre RREFIMEVE PER ATA QE NUK I KANE DITUR,KOSOVARET E MBAJNE PRAP PER “hero”,S.Berishen,atehere NUK DUHET TE JENI ME GJAK SHQIPTARI,POR JENI ARMIQ ME SHUMICEN E SHQIPTAREVE,QE E URREJNE KETE MONSTER SERBE!!!
Jana,(eshte shkurt per Janullatos?)
ne kosove Berisha nuk eshte votuar asnje here.Ne nuk kemi asnje perqindje te dashurise se Kosoves per Berishen.Por ne kemi nje 40% dashurie te shqiptareve ne Shqiperi per Berishen…Apo e kam gabim.Te lutem me korrigjo nese e kam gabim!
Kaq mire e njeh Kosoven ti sa je ne gjendje te thuash qe lexohet apo nuk lexohet atje???
Po ne Shqiperi sa lexohet?Lexova nje shkrim te Tupes qe ankohej se ne Tirane ,nuk shiten librat,Apo ja fut kot dhe ai.
Nuk paska qen fare nevoja per keqardhje i/e dashur Jana! Ne kosovaret krijojm e ndertojm me pasion, sepse pasioni grryen shratin por nuk ndalet, ekunderta emocioni shemb digen-duhet te fillojm prej tpares…Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi, prap Saliu…,jeta vazhdon, te shohim qndodh me piktorin(Edin) a do te ket pasion APO emocion…Personale: Kujdes i/e dashur, se ne heren tjeter nuk do te amnistoj per fjalorin qyqar. Gjith te mirat!
[email protected] ju po i amnistoni krimet barbare serbe, mos me amnistoni as mua. Une sakte e di cfare po flas. Gazetaret si Kimetja jane te censuruar ne Kosove. Nuk kane ardhmeri ne ate vend te udhehequr nga mjeranet. Shqiperia e ka gazeten Tema, qe me sakrifica te botuesit ka arritur te mbetet gazete e gazetareve te pavarur, ndersa Kosova nuk e ka asnje medium te pavarur, asnje. Gazeta koha ditore eshte kampion i censures.
Cfare thua o Tupalla, shkrimet e Kimetes botohen rregullisht tek gazeta express apo telegrafi…nga atje i merr gazeta Tema, mos ja fut kot,
Nëse është siç thua ti, më thuaj të lutem se në cilin medium në Kosovë është botuar ky shkrim? Kur kritikohen politikanët shqiptar në Kosovë apo Shqipëri, çdoherë do të botohet diku ai shkrim, por kur kritikohen ata Amerikan ose BE-an në Kosovë nuk mund të botohen.
Nuk kuptoj dicka rreth perfaquesve te VeteVendosjes ne Kuvendin e Kosoves.
A mund dikush te me thote mbi cfare principesh eshte e ndertuar platforma e tyre.
A jane ata ne te vertete per nje shoqeri te civilizuar ne Kosove? Cfare do te thote jo-kompromisi me Serbine per ta? A do te ishte e mundur qe ata ta transformonin demostrimin e tyre ne nje revolucion te vertete? Pos sikur ata te mund te arrijne ate qe kerkojne, a do te kishim ndonje garanci qe ata nuk do mund te kompletonin metamorfozen e tyre dhe te ktheheshin ne perbindesh te shperfyturuar?
Ne kete menyre ndoshta do te mund te realizohej dhe endrra e pas-ardhesve te Ottomaneve, per nje ishull ne Evrope – nje Kosove Islamike nen nje identitet Turko-Arab?
A mos valle vajta pak larg me imagjinaten time?!
Realisht, cfare eshte Kosova per Kosovaret?
a,…Albin Kurti, para se te kerciste lufta ne Kosove ka qene Lider i studenteve te UP, ne fakt ishin studentet e UP ateher qe e nderkometarizuan problemin e Kosoves po aq sa edhe familja Jashari dhe masakra e Racakut. Ne ate kohe vertete ishte i adhuruar ne Kosove. Gjate kohes sa zgjati lufta, nuk dij cfare roli ka pase, kam degjuar se Serbia e kishte burgosur dhe derguar ne burgun e Pozharevcit. Nuk dij Platformen apo programin e Albinit, por une kam pershtypjen se Albin Kurti ka nje urrejtje patologjike per Hashim Thaqin si Person, nuk e dij nga vjen kjo, vetem e dij si jane shqiptaret, xhelozia dhe urrejtja per shqiptarin tjeter i mbyt.
Fakt eshte qe populli ne Kosove nuk eshte i kenaqur me qeverisjen e Thaqit dhe me korrupsionin, por fakt eshte se per keto vite kjo Qeveri ka investuar shume ne Kosove, fakt tjeter eshte poashtu se shqiptaret vet si popull dhe si individ, jane tej mase te korruptuar, nuk eshte vetem Qeveria ajo, si eshte populli, ashtu eshte edhe Qeveria. Dhe ja ku del pastaj levizja VV, qe bertet e shane per cdo gje te keqe ne Kosove, kjo levizje se pari deklaron se nuk ka ambicie politike, por me shume e nxjerr veten si levizje qytetare, por me kalimin e kohes, e nderron mendjen dhe del ne zgjedhje, eshte e njejta gje sikur qe kane bere islamistet e shitur per para arabe, se pari dalin ne protesta kinse “myslimanet-shqiptare” qenkan te diskriminuar ne nje vend qe 95% e popullit eshte myslimane, dhe ia arrijne qellimit (ndertimin e Xhamise ne cender te Prishtines), edhe pse pas luftes, ne cdo cep te Prishtines e Kosoves ishin ngritur xhami, si kepurdhat pas shiut. Tash kjo “levizja” islamike na eshte bere Parti Politike, nje metode e njejte qe ka perdore VV e A. Kurtit. A. Kurti eshte nje person shume arrogant, ne krah te tij ka edhe nje Person me emrin Florim Krasniqi, akoma me arrogant se Albini, dhe keta te dy jane shtylla e kesaj partie, ne Kuvendin e Kosoves keta dy sillen sikur ne bashqen e babes, nuk kane pike respekti as per Partite tjera, as per qytetaret e Kosoves. Me nje fjale keta jane ne gjendje te bashkepunojne jo vetem me islamistet, por edhe me dreqin vet, vetem per pushtet.
Per fat te mire, qytetaret e Kosoves, jane lodhe nga keta njerez, ne tubimet e tyre nuk arrijne te mbledhin me shume se 300 njerez, une shpresoj se ne zgjedhjet e ardheshme, nuk do te marrin asnje deputet fare. pershendes,
Faleminderit Suzana!
Sa po të paguan Thaqi për avokati oj servile, nëse je vërtet femër. Më parë besoj se je ndonjë bu(b)rec që fshihet pas fundit të kësaj “Suzane”. Nuk u përgjigje as në pyetjen e mësipërme?
Cfare po thua keshtu a.! Kerthiza e Kosoves eshte e lidhur me ate qe i dha jete. Ajo qe thua ti mund te ndodhe vetem po ti presin korden ombelikale.
Ne kete shkrim eshte e qarte – te gjithe jane “palaco” ne Kosove. Ata qe jane ne krye, ata qe kerkojne te jene ne krye, ata qe mbajne ne kembe ate qe eshte ne krye, ata qe ushqejne ke eshte dhe nuk eshte krye. Apo, mos eshte e kunderta?!
Sidoqofte, cfare eshte realisht Kosova (per Kosovaret)? Nje skene ne cilen po luhet “i pagliacci”!
Edhe nje ese e mrekullueshme qe tregon Superioritetin e mencurise shqiptare
Kimete shpresoj qe ti nuk je me talibanet e vetevendosjes. Perndryshe shkruan shume bukur
Kimete ju berish’t luani bukur me fjale mirepo goditja e Rikerit ishte e fuqishme, por e shoh qe ty si avokate e vv nuk te paska rrezuar, perkundrazi te paska frymezuar
Kimete, ju Berishte luani bukur me fjale. Goditja e Rikerit ishte e fuqishme por e shoh qe ty si avokate e vv nuk te paska rrezuar, cuditerisht te paska frymezuar
RIKE NJE XOPE IDIOT QE NUK JA VAR NJERI NE BOTE DHE VJEN BEN TE FORIN NE SHQIPERI, TERE PLEHRAT E HUAJA BEJNE INTERESANTIN NE SHQIPERI SEPSE NE VETE I LEJOJME ATA TE SILLEN KESHTU
Albatros meso shqipen pastaj fol.
Mbaje mend moj kimete ,qe edhe mbas clirimit patronazhi serb per kosoven e vogel vazhdon ,me mire mut se i vogel
Rikari amerikan konsiston i gjithi ne nji palacio ,
ai s’do ta kishte te nevojeshme asnji art kostumi ,
nderkoh qe te qenit bixarr ja misheron ai suurrat prej pederi diplomat !
Si ne Shqiperi e Kosove poltikat nderkombetare kerkojn te demoralizojn
shpirtin Shqiptar e nenshtrojn me te tilla goditje qe kane sigurishte nji efekt psikologjik ,qe do te thote ; Shqiptar “mshele at goj” !!!
Me te tilla gotitje qe kjo diplomaci kllounesh amerikane etj perendimor ,qe ushtrojn intensivisht kunder shqiptareve ne pergjithsi ,
duke u munduar qe te “Sapolindurin” ta paraqisin si nji iluzion optik ,
para syve te shqiptarit dhe imponohen shqiptarve duke kercenuar nen
emrin Amerikan ,synon qarte gjunjezimin e shqiptarve perball interesave te perendimoreve ,te cilat duken tashme qarte te jene gjithcka tjeter se ne interes te shqiptareve .
Shqiptaret kane e njohin per Zote SHQIPTARINE gjakun e gjuhen e vet e asnji lloj monstre qe te merr ne mbrojtje nga qent e terbuar e kerkon si gatuaje per qejfin e vet .
Qe ti kercenosh hapur shqiptaret duke thene ose beni si ju thote amerika ose ne te kundert …jeni klloun ne oborrin e europianeve ,kjo eshte skndaloze .Po obama ckar thot mo “Yes ve can ” . Nji presion i tille i bere hapur eshte nji forme diktature alla usaRikar ky eshte kulmi cfar kta i lejojn vetes ne kte vend . Nji nuk arrij te kuptoj un perse Vetvendosja fshihet perball ktyre palaciove te tille qofshin kta amerikane apo serb apo ufo-rane .
Tayson ke folur me nje shqipe te kulluar,tani ne duhet ti kthejme syte nga afrika se ajo eshte me zhvilluar,Degjo mor injorant lirine ju kosovaret e keni nga Amerika dhe Europa,vertet qe bete dhe lufte por pa ndihmen e fuqive te medha vetem sdo ta arrinit kurre,mos u beni mosmirenjohes kunder atyre qe ju kane ndihmuar se dhe Zoti ju a kthen shpinen.nje keshille ne injorancen tende mos fol ne emer te shqiptareve se se gezon ate te drejte morale,jo ti por asnje njeri i kallepit tend.
Nje nga eset me te bukura qe kam lexuar,bravo Kimete me kimet.Kam shume rezerva per sjelljet e fundit te Albinit,por kjo ese eshte brilante.
E moj me mori malli per shkrimet tua.Me je bere opsesion moj goce.Je unike.Te lumte .
C te them tjeter vetem te lumte.Pas nje shkrimi te tille s te mbetet te shtish gje tjeter.
E lexova,me pelqeu shume.Jeni e paaneshme per ata qe dine te kuptojne kontekstin.Ata qe nuk dine dhe nuk done te shohin ,mos pafshin kurre.Tivetm vazhdo keshtu te paste nena.
Nuk kam hasur asnjehere ne nje njeri qe di aq bukur te shkruaj nje ese akademike si ty.Lum Kosova qe te ka.
Nje ze e mendje e kthjedhet…Ze kristal-intelektual shqiptare e ditur qe me ben optimist per te ardhmen se kemi vajza e djem qe nuk kane dadhim me ata te europes moderne….Lexojeni edhe nje her ju lutem shrimin e saj……..Pa inate e fyerje…..I lumte dora e mendja…Ku jane vajzat e djemte e ketij niveli????!!!!!!!!???????.Dukuni me dinjitet…
allah allah, cshka osht kjo sevda qi paske per kto kaur ti mi kimete
Me bere ‘xheloz’ Kimete!
Prapseprap, Ti mbetesh’dashuria ime’!
Me kimet,Kimete!
Jeni e mrekullueshme z. Kimete. Mëkat që nuk punoni për ndonjë gazetë a medium tjetër informativ.
Bravo Kimete! Ashtu si je e bukur ke edhe mendjen!Nuk jam i informuar mbi veprimet e fundit te levizjes VV por di te them nje gje qe Albinin kur e kam degjuar njeher ne nje media shqiptare ka folur shume bukur dhe smu duk aspak sharlatan.
Sa per komentuesen “Suzana” me vjen keq e dashur por ke nevoj per pak literature qytetare. Duhet te dish qe nje njeri te quhet qytetar duhet te karakterizohet nga te pakten kater kritere baze:
1. Cilesine e shtetesise: qe do te thote te ket nenshtetsine kosovare. Kjo rrjedh nga perkatesia ndaj idividit dhe shtetit te KOsoves. Keshtu ne momentin qe nje person ne KOsove kap moshen 18 vjeç dhe qe seshte i perjashtuar nga te drejtat e tij civike (e drejte kjo qe i lejone nje individi te marr pjese dhe te ushtroj PUSHTET POLITIK(dhe besoj se keta te VV e kane).
2. Te drejta dhe detyrime: qe do te thote qe perveç te drejtave civile ose te drejtave te lirise(qe jane te drejtat qe i gezojne te gjithe njerzit pa perjashtim), duhet te ket te drejtat civike qe permenda edhe me larte. Keto te drejta jane : te kesh te drejte te votosh dhe te kesh te drejte te kandidosh per tu zgjedhur. Ketyre te drejtave u jane bashkngjitur edhe detyrimet si te respektosh ligjin, paguash taksa etc.
3. Pjesmarrje aktive ne jeten shoqerore: qe do te thote te interesohesh mbi vendimet publike, te informohesh, te debatosh keto vendime dhe te besh zgjedhjet e tua personale ne baze te argumentave te kunderta. Ky quhet qytetar aktiv pasi kemi edhe ata pasiv (ai qe kenaqet vetem te votoj dhe te mos tja dij seç behet me me jeten politike)…
4. Detyrim moral: qe do te thote se pjesmarrja aktive ne jeten shoqerore duhet te shoqerohet nga disa karakteristika morale qe zakonisht i grupojme me termin civizem (permbledh cilesi qe i lejone nje individi te luaj rolin e tij te devotshem ndaj shoqerise, ndaj interesit te pergjithshem, te ket sensin e detyrimeve kolektive). Keto jane zakonisht vota, pagesa e taksave dhe mbrojtja e atdheut…Pra mendoj se ata te VV kane te drejt te marrin pjese ne jeten politike te vendit dhe te perfaqsohen per pikpamjet e tyre ashtu siç çdo qytetar tjeter qe disponon keto qe te permenda me larte!
Me duket pak cinike. Te permendesh te drejta baze ndoshta duket bukur. Por si mund ti praktikosh keto te drejta per te tere ne Kosove.
Per shembull, le te imagjinojme Kosoven totalisht te pavarur dhe me te drejta te plota te njohura ne arenen nderkombetare. A do te mund une nje qytetar i Kosoves, por i nje grupi etnik Serb, Rome, Turk apo cfaredo qofte, me perkatesi fetare te Krishtere Ortodokse (Sllave, Greke, apo Shqiptare) te praktikoja te drejtat dhe detyrimet e mia ndaj shoqerise se shtetit te Kosoves pa patur edhe problemin me te vogel me pjese te tjera te po kesaj shoqerie?
Ne qofte se pergjigjja eshte po – atehere populli i Kosoves eshte pertej efektit te dhimbjeve te shkaktuara nga e kaluara. Ajo qe me duket e pamundur eshte qe te jem ne te njejten kohe paqesor dhe vrases, qytetar dhe barbar.
Perderisa realiteti tregon ndryshe, Kosova dhe elementet e qytetarise ne shkrimin e mesiperm kane shume pak te perbashketa.
Kimetja eshte e mallkuar qe jeton ne Kosove. Kosova eshte fole analfabetesh, me ndonje perjashtim te vogel qe nuk me kujtohet. Ik Kimete nga ai vend, nga ata njerez qe as nuk te kuptojne, as nuk te cmojne. Sot edhe Evropes i mungojne zera origjinal dhe atraktiv. E perseris, mekat qe shkruan per kosovaret, eshte njesoj si te hudhesh xhevahire perpara derrave, derrat nuk dine dhe i hane xhevahiret. Uroj te mos dorezohesh dhe te shkelqesh gjithmone. Suksese
Jana, dakord me ju. Une i lexoj mediat kosovare dhe autore me analfabete se kosovaret nuk gjen as ne Afrike. Ik Kimete nga vehabistet kosovare se s’ka ardhmeri Kosova. Me beso qe edhe mua me vjen keq qe zeri qytetar i Kimetes vie nga Kosova e shurdher.
Jana, Ty te paska marre ndonje Kosovar ashtu harbutce… qe ende qenke e trullosur. Kimetja eshte femije i ambientit intelektual kosovar moj e mjere!
@Jana, cfare te paska ndodh me kosovaret, cfare pervoje te keqe paske me ta, qe i urreke kaq shume
Edhe une pajtohem me komentuesit qe mendojne se ky shkrim nuk eshte per kosovaret frikacak. Dashuria e kosovareve per amerikanet eshte e verber, dashuri idjotesh. Njejte i duan edhe pushtuesit turq e serb se jane debile. Ky shkrim te ben krenar, shkruar nga nje mendje e bukur e cliruar nga dogmat. Dialektika e te menduarit te Kimetes nuk mund te perqafohet as te kuptohet nga shoqeria primitive kosovare. Me vjen keq, por keshtu eshte.
Ju qe i urreni vellezerit Kosovare, kush ju ka ashtu ne tru, aman se lat name…debil…
O Kimete o yll.
Ja paska numeruar atij qerosit amerikan qe ben si i forte ne kosove
Amerika te ngopme djathe e te ngordh per uje.Ajo shikon interesat e veta(normale)por duke u tallur me popujt e vegjel(kriminale) Vetem kurmer gjithçka nga nje popull vetem athere i shet qeverite qe i kane sherbyer. Ka abuzuar rendshem me afeksionin e popullit shqiptar ndaj Amerikes.
Rikeri la fol si komunist stalinist. Hashimi po i blen me pare edhe ambasadoret
Une jam kunder cdokujt qe punon kunder pavaresise se Kosoves qofte ky dhe Riker.