Sfidat e qeverisë së re për pyjet e masakruara

6 Korrik 2013, 19:42Blog TEMA

Nga Mehmet Metaj

“Vetëm duke shfrytëzuar burimet natyrore, Shqipëria do të siguroje një jetë më të mirë!” (Sami Frashëri)

 

Shqipëria jonë mbetet ekonomikisht “e mjerë” edhe në këtë epokë krizash globale, me gjithë dy avantazhet historike “sui generis”, leva të zhvillimit që ajo ka: (i) pozicioni gjeografik dhe (ii) trashëgimia e burimeve natyrore.

Ajo mbetet ende vendi më i varfër i Evropës falë vandalizmave, keqpërdorimit dhe injorimit të tyre, dhe sidomos kontributit tonë permanent në shfarosjen barbare të burimeve natyrore, pa asnjë strategji kombëtare zhvillimi bazuar në këto burime.

Nga pasuritë tona natyrore kombëtare më të masakruara dhe të përçudnuara janë pyjet.

Po të bëjmë një bilanc krahasues me objektivat e qeverisë për tërë periudhën qeverisëse 8-vjeçare 2005- 2013, rezulton se jo vetëm që asnjë nga objektivat nuk është realizuar, por përkundrazi pyjet dhe burimet natyrore kanë pësuar përkeqësimin dhe shkatërrimin më të madh këtyre 20-viteve dhe sidomos pyjet dhe parqet kombëtare ku përveç shfarosjes barbare nga prerjet ilegale dhe kontrabanda e lëndës së drurit, druve të zjarrit dhe qymyrit, u dogjën dhe nga zjarret si dhe riviera bregdetare e zaptuar nga njerëz të pushtetit dhe me tagër PD-je.

 

I. Shifrat tronditëse për pyjet që kërkojnë zgjidhje emergjente janë:

1. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) ka qenë burimi kryesor i dëmtimit, keqadministrimit dhe shfarosjes të burimeve natyrore të vendit.

Për 8 vjet shkatërroi pyjet, ujërat, lumenjtë, i bëri sehir përmbytjes së Shkodrës e Lezhës nga prerjet barbare të pyjeve dhe mungesa e investimeve për ripyllëzime në ujëmbledhësa.

MMPAU është në konflikt interesi, njëkohësisht ushtron funksione rregullatore-politikbërëse dhe menaxhuese, në vend që ajo të jetë një institucion me funksion vetëm rregullator-politik-bërës dhe kontrollues-monitorues i mjedisit.

2. Është shkelur ligji i pyjeve nr. 9385, datë 4.5.2005. Që nga viti 2005 me ligj duhet të krijoheshin drejtoritë rajonale në përputhje me qarqet (12) për të siguruar një reformë institucionale të plotë e të përputhur me organizimin territorial të vendit.

3. Priten ilegalisht nga pyjet rreth 2-2.5 mln m3/vit që nga viti 1996-2005, ndërsa vjelja e vlerës së dëmit të kundravajtjeve në pyje ka mbetur në nivelet 1-2 %. Policia Pyjore është inekzistente.

4. Asnjë investim në mbrojtjen e tokës nga erozioni, i cili mbetet më i larti në Evropë, 30-40 ton/ha/vit (?!!).

5. Janë zaptuar rreth 50 mijë ha territore në bregdet dhe zona të tjera me vlera të veçanta natyrore-turistike dhe biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhë), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar në Gjirin e Lalëzit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnjë) dhe rivierën e Vlorë-Sarandës, etj, fenomen ky që vazhdon ende me gjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë. Dëmtim dhe shkatërrim i parikuperueshëm i zonave që janë bio-korridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi Dajt-Bizë-Martanesh, tjetërsuar PK-Lurë, PK-Bozdovec dhe u prenë shumica e kurorave të qyteteve.

6. Asnjë objektiv, program e investim për ripyllëzime, kur në Rio de Zhaneiro (RIO + 20, 1992- 2012, 13-22 qershor) u rimblodhën kryetarët e 100 shteteve dhe u mor angazhim- mbjelljen e 100 milion drurëve pyjore deri në 2017, tek ne nuk ka asnjë objektiv për mbjellje pyjesh dhe as dita simbolike e mbjelljeve në dhjetor nuk u bë dot.

7. Lulëzimi i kontrabandës së lëndës drusore dhe druve të zjarrit, ku nga 100 mije m3 që raportohen, janë prerë ilegalisht nga pyjet 2-2.5 mln m3/vit, dhe janë eksportuar kontrabande miliona metër kub dru zjarri dhe qymyr druri, duke shfarosur jo vetëm ato pak pyje të mbetur, por dhe parqet kombëtare dhe rezervat e pakta natyrore dhe turistike.

8. Përmbytjet biblike për shkak të prerje së pyjeve dhe zhveshjes së ujëmbledhësave. Nga prerjet e pyjeve në zonat e larta, kodrinore dhe malore, kanë ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve në masën mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës (nga 100 vjet të parashikuara në projekt).

9. Pyjet komunale: Në një gjendje impasi dhe paaftësie për të mbrojtur dhe mbarështuar pyjet, qeveria me justifikimin se s’mund t’i qeverisë dot pyjet me miratim të KM pas vitit 2005 gjeti “zgjidhjen” në formën më të papërshtatshme duke u dhënë 50 % (750,000 ha) të pyjeve dhe kullotave (250) komunave, por pa administratën teknike-menaxhuese. Këto pyje janë sot res nullius (pronë e askujt).

10. Djegia nga zjarret e pakontrolluar e rreth 10.000-15.000 ha/vit (sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit-Bruksel) me një vlere dëmi prej rreth 20 mln euro, ndërsa nga MMPAU janë raportuar 4.700 ha pyje dhe 1.400 ha kullota, dhe buxheti i shtetit nuk ka plan asnjë lekë për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarri dhe nuk ka më asnjë vrojtues-sinjalizues kur kanë qenë 350 të tillë deri në 2005-ën. U dogjën: Dajti, Lura, Bozdovesci, Tomorri, Llogara-Karaburuni, riviera bregdetare, Krasta e Krujës, etj.

 

II. Objektivat më prioritare-imediate për të rivendosur në normalitet pyjet dhe burimet natyrore janë:

1. Hartimin e legjislacionit të ri strikt, duke ndarë funksionet rregullatore nga ato menaxhuese dhe forcimi i strukturave për mbrojtjen e tyre.

2. Ringritjen e institucionit të pavarur, për menaxhimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave shtetërore në nivel qendror e lokal.

3. Strategjinë e re të zhvillimit të pyjeve dhe burimeve natyrore (pyje, kullota, ujëmbledhësa/ujara malore).

4. Moratorium 5-vjeçar për ndalimin e eksportit të druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit si dhe disiplinimi i gjuetisë.

5. Riinventarizimin kombëtar të pyjeve dhe kullotave dhe krijimin e Kadastrës Kombëtare.

*Drejtor Ekzekutiv, Qendra AlbaForest

15 komente në “Sfidat e qeverisë së re për pyjet e masakruara”

  1. al says:

    nga masakrat me te medhaja qe i jane bere shqiperise jane pyjet dhe lumejte. qeveria e re duhet medoemos te beje inventarin e atyre qe kane mbetur dhe te filloje pyllezimi sipas komunave. te gjitha pikat qe kane perdorur druret e pyjeve tona te futen ne site ,te gjitha ndermarrjet pyjore nga jugu ne veri dhe te shikohet pergjegjesia penale per shperdorim te prones publike[firmat jane klientre te pushtetit.] te ndryshohet ligji per zjarr venien, ne kodin penal dhe te trajtohet si veper kriminale me rrezik kombetar dhe denimi te jete jo me pak se 20 vjet dhe ti sekuestrohet pasuria. per firmat abuzuese ti shtetezohen parate e akumuluara si dhe asetet e tyre. pa vene drejtesi ,tek kjo prone nuk ka zhvillim. shikoni perlat e shqiperise si lura, bozdoveci munella e tjere dhe do te shikoni se ckan bere 23 vjet qeverite qe drejtuan kete vend.

  2. Illo says:

    Zoti Metaj , mbetet nga specjlistët e rrallë , që ka ngritur zërin gja t gjithë këtij tranzicioni traumatik dhe pa objekt për të qeverrisur , por për ta shkatërruar këtë vend me pasuri natyrore të mëdha , për frymë të popullsisë , duke llogaritur si asset klimën mesdhetare , që e ka privilegj vetëm 15 % të sipërfaqes së Globit . Kjo e Shqipërisë do të merret si pike referemi i një badërdije kombëtare të pa shëmbëllt . Kam një kërkesë , për professor Metën . Në rrast se do të ishte e mundur , që demi ekonomik , të vlerësohej me dollarë , sepse është më e kapshme , për lexusin . Për bujqësinë , unë e kam bërë këtë llogaritje dhe më del 30 milliard dollarë . Natyrisht është e vështirë një llogaritje e plotë , per pasuritë pyjore, ose e thënë më thjesht , kërkon kohë dhe shumë punë . Për bujqësinë është shumë e thjeshtë . Ju gjykoeni vetë. Me konsideratë : Illo Foto

  3. inspektori says:

    O zoti Mehmetaj po leri mor burre ato broçkullat e pozites gjeografike se kaq duan shqipet e fluturojne me pras ne bythe. Po ça pozite ke ti mor vlla, pse ja beni qejfin vetes kot, ne jemi aty ku na ka caktuar ekzistenca jone dhe kaq. Akoma me perrallat e shekullit te 12 ku diskutohej se nga do te kalonte ushtria e Gjengjis Kanit dhe vendet nga ku duhet te kalonte quheshin “strategjike” per ate kohe me te drejte. Pozita gjeografike mund te quhen kanali i Panamase ose ai i Suezit po ne asnje menyre nje vend me nje pozite mese normale si Shqiperia. Mjaft me keto debilitete se gjoja kemi vendet me te bukura ne bote e poziten me strategjike ne bote dhe detyrimisht duhet te jemi te pasur e te jetojme mire. Ka vende te bukura kudo neper bote. Po se ule bythen te punosh e te kesh shtet, jo pozite te kesh po ne planet tjeter te jemi prape keto bageti do te ngelim.

  4. inspektori says:

    Harrova te shtoj se per shkrimin ke mese te drejte. Vetem per faktin e pozites gjeografike kisha verejtje se e kam hasur edhe ne shkrime te tjera kete mani te gjoja pozites gjeografike.

  5. Mehmet Metaj says:

    Prsh Z. Illo dhe flm per sugjerimin e drejte per nje perllogaritje te vleres se demit-qe dhe ne pyje eshte tronditese !!!!!!!!!

  6. Mehmet Metaj says:

    Prsh Z. Inspektor dhe flm per komentin-lidhur me “Poziten tone gjeografike…” por une nuk e kam fjalen se ne jemi vend i arte apo gje-ostrategjik me kete pozite gjeografike sic mund te quhen kanali i Panamase ose ai i Suezit per NATO’n por per ate se jemi ne Mesdhe’..me gjithe te mirat e tij dhe une flas per burimet natyrore dhe kryesisht per pyjet-specialist i te cilesh fushe jam..ku mund e duhet te kete nje begati ekonomiko-sociale po te kete shtet-sic thua dhe ti. Flm dhe gjithe te mirat. M. Metaj

    1. inspektori says:

      Zoti Metaj flmn per repliken dhe mos ma merr per ters per gjuhen pak “trash” po ndonjehere edhe duhet kjo gjuhe se e kam hasur shpesh kete tendence te shqiptareve qe kujtojne pse kane ndonje vend te bukur duhet detyrimisht te jetojne mire nderkohe qe………..nuk duan te levizin prapanicen dhe akoma nuk kane shtet per te qene. Natyrisht qe jemi te privilegjuar nga natyra (por vetem nga natyra e jo nga zoti me keto qe po heqim) dhe nuk eshte per ta neglizhuar poziten me detin e pyjet e shumta qe fatkeqesisht nuk ekzistojne me. Zoti Metaj me gjithe vullnetin tuaj te mire jam skeptik per te ardhmen e Shqiperise ne aspektin mjedisor se per te ardhmen politike natyrisht qe jam jo skeptik po pesimist se me tipa si Meta ne pushtet ai vend nuk do te beje hajr ndonjehere. Dhe per kete nuk ke faj as ti as une po kokat budallaqe te shqiptareve qe votojne ne verberi te plote pa kurrfare ndergjegje dhe i japin ketij grupimi kriminal te quajtur LSI 16 deputete. Ta thashe kete se politikat mjedisore jane te lidhura ngushte me programet politike te partive ne teresi, dhe duke pasur njerez te tille ne drejtim, pyjet do te ngelin si ai femija jetim qe eshte pa nene por qe e genjejne duke i thene se “ti ke nje nene edhe pse se sheh ndonjehere”.

    2. mirel says:

      Zoti Metaj, mos u justifikoni para ketij budallait se cfare kupton kur permend fjalen pozite gjeografike te Shqiperise, qe sipas ketij te “mencurit” e krahason njelloj me arritjet e politikes shqiptare te viteve te fundit.
      Jam I sigurt qe kjo na la pa pozite fare

      1. inspektori says:

        Vete u fute brenda e s’po di te dalesh o intelektual kafesh. S’ke faj ti se po ul veten une te replikoj me tipa si puna jote qe s’dine te kuptojne ate qe lexojne. E lexove fjaline e fundit te komentit o dru i thate se i njomi eshte me i zgjuar se ti ku bej lidhjen midis shkrimit te zotit Metaj e politikes? Sa per kanalin e Suezit ata nuk jane bageti ripertypese si ti e shume shqiptare te tjere qe duruan Saliun e te tjere per 22 vjet, e sheh se ça bejne ata apo s’ke televizor ne shpi? Ik tashi futi nje kafe te piste e vazhdo me thashetheme se kete dini te beni….

  7. Qytetari says:

    O inspektori! Mendoj se e keq kupton zMetaj kur thote per poziten gjeografike,ai e citon per faktin se eshte realitet kjo pozite qe ka vendi yne e nuk po thote qe ska vend tjeter ne bote apo se jemi te dytet apo jo,ai e sqaron shume mire dhe e analizon saktesisht e perfundimi eshte po i njejti me ate qe thua ti ke fjalia e fundit,qe do ulur butha e do punuar ,pershendetje inspektor e respekte per artikullin

  8. Vllaho100% says:

    PASURINE KOMBETARE Pyjet Lumenjte Liqenet Minierat Naften Gazin etjetj nuk mund ta Ruaj vetem Shteti dhe Policia, per ate duhen te VetNdergjegjsohen Njerzia Populli, Kjo eshte 1Pasuri qe u perket atyre te Gjithve ndaj duhet te Kontribojne ne Ruajtjen dhe Mirmbajtjen e saj. Po su Rrit Shkalla e NDERGJEGJSIMIT te POPULLSISE eshte teper Veshtire te dilet nga kjo Situate ku po Vidhet dhe Bastardohet gjithcka. Urojme dhe Shpresojme me te miren…..

  9. mirel says:

    Inspektor, qenke nje idiot kategorik.
    Flet per pozicionin gjeografik sikur dikush te paska futur nje gjemb ne kembe.
    Leqe zoti Mehmetaj, e ka permendur vetem ne nje fjali, te ciles ti I kushtove nje koment te tere te stergjatur me mllefin e fjales “pozicion gjeografike”, ndersa per shkrimin mire qe u kujtove se ka te drejte.
    E paske keq shume me “poziconin”
    ..gjeografik..
    Te mendosh sa I rendon idiotizmit tend, qe shperthen me kaq kritika..
    Duhet ti rrish larg leximit te gazetave

    1. inspektori says:

      Po ku e pe idiotizmin tim ti bageti ripertypese, apo nuk te pelqeu se ishe bere gati edhe ti te tregoje te njejten broçkull, ate te pozicionit gjeografik te dhjere se me keto debilitete kenaqen bagetite e tipit tend. Ti vari k..rs je nga ata qe te mashtrojne çdo lloj sharlatani nga ata qe e quajne veten gjoja gazetare dhe qe tregojne broçkulla pa fund. Me duket se me paske ngaterruar me veten or çun intelektulesh….Ky tipi ketu lart as gazetar nuk eshte se ka shkruar diçka ne fund qe llullat e tua nuk e kane pare mesa duket, qe eshte drejtor ekzekutiv keshtu qe une nuk po lexoj kete si gazetar po ky thjesht ka paraqitur te dhena qe i ka ne dispozicion.

  10. mirel says:

    Pse kaq shume te pelqen pozita e kanalit te Suezit ty?
    E meriton te banosh atje

  11. tomorr says:

    po me malin e tomorrit te masakruar nga guroret e ilir metes si do behet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje