Disa konstatime për shkeljet e KLD-së lidhur me vendimin e datës 21.06.2013 për rrëzimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës
Nga Arben Isaraj
Gjatë muajit qershor u konstatua një vendimmarrje që dëshmoi për përplasje midis dy institucioneve: KLD-së dhe Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, që është trupa profesionale dhe organi më i lartë vendimmarrës i shkollës.
Në datën 21 qershor 2013, pasi konkurruan tre anëtarë (njëri prej të cilëve u tërhoq disa orë para votimit), voton dhe propozon të riemërojë drejtoreshën ekzistuese si drejtori i shkollës për një mandat të ri katërvjeçar 2013-2017.
– Më datën 21.06.2013, Këshilli Drejtues i Shkollës pasi analizoi tre kandidaturat për drejtor: drejtoresha ekzistuese, një anëtar i KLD (që nuk dha asnjëherë dorëheqjen nga vendi i tij dhe kërkon promovim nga organi ku është pjesë) dhe një kandidat që u tërhoq ditën e votimit, vendosi t’i propozojë KLD që në vendin e drejtorit të riemërohet për një mandat katërvjeçar, drejtoresha ekzistuese.
-KLD-ja po në atë datë, më 21 qershor 2013, në një mbledhje rrufe dy orë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Shkollës, e rrëzon propozimin pa motivacion dhe pa shpjegime, ndërkohë kur duhet të operojë në këtë rast si një organ certifikues i procedurave (kjo gjë ndodh për herë të parë në historinë 16 vjeçare të shkollës).
-KLD-ja i mbledh anëtarët një orë para mbledhjes dhe i shtrëngon në këtë votim, ndërkohë kur bën edhe kontrata me anëtarët e vet me skemën: voto kundër Shkollës së Magjistraturës, të të ngre në karrierë e të të bëj gjyqtar Apeli në mbledhjen që vjen pas kësaj (sepse gjashtë a më shumë anëtarë kanë aplikuar për të zgjedhur veten si gjyqtarë Apeli në Tiranë e Durrës). I vetmi anëtar i KLD, që nuk ka konkurruar për gjyqtar Apeli, votoi kundër KLD dhe pro propozimit të Këshillit Drejtues të Magjistraturës.
-KLD-ja mirëpriti edhe anëtarin e fundit, Gjin Gjoni, që mbajti flamurin e fushatës kundër Shkollës së Magjistraturës, pikërisht me kushtin: Konferenca Gjyqësore do të votojë për ty, ti do votosh anëtarin tonë për drejtor në Shkollën e Magjistraturës.
-Është bërë një rregull i zakonshëm: Anëtarët e KLD-së shkojnë në këtë organ që të bëjnë karrierë vetë (prandaj duhet të dalë ligji i ri i KLD që të zgjidhë njëherë e mirë transformimin e këtij organi në një institucion të paanshëm e të ndershëm).
-Lufta kundër shkollës, që është i vetmi organ që bën seleksionimin e rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, ka filluar që një vit më parë. Brezi i magjistraturës, i diplomuar në korrik 2012, qëndron dhe e merr pagën në shtëpi, sepse Presidenti nuk i dekretoi ndonëse KLD mori vendim për ta në vendet vakant e caktuara prej KLD.
-Presioni që iu bë anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe atyre të KLD, u bë në emër të Presidentit dhe u përcoll nga nënkryetari i KLD-së e nga persona të tjerë me të gjitha format. Presioni goditi edhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili në mënyrë paradoksale votoi dy herë brenda ditës në të dy organet, edhe tek ai që e bëri propozimin, edhe tek ai që e rrëzoi dhe votoi kundër propozimit të organit që ai drejton. Votimi i tij dhe i nënkryetarit të KLD për herë të dytë në KLD e bën edhe vendimin e KLD ligjërisht të pavlefshëm.
-KLD vendosi t’i kërkojë shkollës të rihapë urgjent procedurën për kandidatura të reja. Kandidati që u rrëzua në fazën e parë prej tij, z. Neshat Fana mund të rikandidojë përsëri. Kandidaturat e reja priten deri në datën 10 korrik 2013. Në këtë datë pritet edhe procesverbali i mbledhjes së KLD që të analizohen arsyet e rrëzimit të propozimit, që procesi të mos vijojë me rrëzime të reja, deri sa të mbetet vetëm ai që duhet të dalë fitues.
-Shkolla është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur dhe i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit, por sipas KLD duhet të ndryshojë drejtim se nuk ka qenë në drejtimin e duhur??!!
-Shkolla katërvjeçarin që shkoi ka vetëm arritje, sepse ka forcuar standardet në përgatitjen dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve e prokurorëve, duke vendosur vlerësimin elektronik të kandidatëve, në bashkëpunim me USAID-in, ICITAP-in dhe Ambasadën Britanike, realizon një proces shumë objektiv në bashkëpunim me OSBE-në. Shkolla ka rritur edhe numrin e seminareve trajnuese e të botimeve.
Dihet teoria e humbesit: shkaterron çdo gje qe i del perpara.
Ketu tek kjo shkolle(magjstratura) nuk i kishte futur turinjte,tani i erdhi koha per ta shkateruar…
I late Gjin Gjon-rat me shoke ne sistemin e drejtesise ne vitet 2000 ? Tani shikojini hajrin sistemit te drejtesise ne Shqiperi ! Madje edhe vete shtetit inekzistent shqiptar !
Keto lloj lojrash ordinere te “juristeve” bandite dhe analfabete alla Berisha , duhet te marrin fund nje here dhe mire , ne rast se shqiptaret kane ndermend te ndertojne nje shtet te tyren !
Dikush mendoi se Berishovici u mund ! Jooo ai do te beje perpjekje deri ne fund qe ne varrin e tij ne mos te na marre te gjithe , te marre te pakten mengen e kemishes sone ……
Kujdes tranzicionin e bute juve , se mos eshte aq i “bute” sa fillon te mbaje ere !