Procesi mbrenda PD-së e ka humbë deri edhe fasadën e zgjedhjes apo të përzgjedhjes së kryetarit të saj dhe asht kthye në nji kërkim mistiko-fetar, nji kërkim i Dalai Lamës së ri që do të marrin në duer pushtetin partiak. Por a mund të jetë Lulzim Basha Dalai Lama i ri PD-së?
Ai asht tipi i njeriut të cilit nuk i ngjitet asnji lloj autoriteti. Edhe po të veshte pallton e Napoleonit menjiherë mbas betejës së Austerlicit të gjithë ushtarët do të shkonin ma parë me i thirrë “urra” atendentit të kuzhinës fushore apo prostitutave të fshatit përbri sesa atij. Imagjinoni po të veshte kilotat e Napoleonit menjiherë mbas Waterloo-së, e data 23 qershor ka qenë nji Waterloo!
Berisha e ka konceptue gjithmonë pushtetin si nji “character indelebilis”, diçka e përzieme mes tribales dhe fetares. Ka preferue kryesisht fitoret apo vjedhjet plebishitare, edhe pse i ka pranue me qejf edhe ato me pak vota diferencë. Ai nuk ka qenë kurrë i mandatuemi i askujt, ai vetëm ka dhanë mandate, ka dërgue të tijtë herë me vu prita e herë me ra në prita por nuk ka njohtë realisht askënd sipër vetes.
Pushteti i tij ka pasë gjithmonë diçka prej atij që Max Weber quente pushtet tradicional, mbajtja e përcjellja e të cilit nuk asht e lidhun me kompetencat apo dijet, dhe pushtet karizmatik, që ndërthurë në vetvete karakterin e jashtëzakonshëm dhe personal të liderit.
Ndërsa Basha nuk ka asnji lloj karizmet, Berisha asht i dukshëm edhe kur s’asht i pranishëm. Basha me Berishën janë larg siç asht mënyra kushtore me urdhnoren. Tropojani asht lider karizmatik e i ban ndjekësat me besue se ka cilësina magjike, asht demagog, profet (i rremë), ka dishepuj që e duen dhe e urrejnë njiheresh si fëmijë. Berisha nuk e njeh frikën për aq kohë sa ka pushtetin në dorë, madje atij nuk ia shtin mneren as vetvetja e pame në pasqyrën e vetmisë së ndërgjegjes.
Basha asht si nji krymb mëndafshit, i brishtë e i pambrojtun, i destinuem për përdorime femnore, prandaj nji shqytar si ai nuk i vlen askujt. Cilësitë e liderit nuk i kanë as femnat që militojnë në at’ parti, disa të kujtojnë egërsinë e matriarkatit, do tjera ngjasojnë me femna kazermash, të ashpërsueme prej eksperiencave e të përuluna njiheresh. Si Berisha nuk ka asnji në PD, madje edhe ai që dikush e pandehte deri vonë si ma i miri, Eduard Selami, në cirkun e PD-së doli se mund të luente vetëm pjesën e palaços.
Edhe pse Berisha asht nji lider karizmatik historia e tij padyshim që do të përfundojë shumë shpejt, i kanë shterrë forcat dhe nji Berishë i dytë nuk ekziston. Ky asht fati i politikës sonë, të cilën ai e transformoi nga nji derivat të lirisë pa frena në nji derivat kompleks të ligësisë dhe kaosit shpirtnor.
Në ketë aspekt Berisha ka qenë vijues i sistemit të maparshëm, pse po ai kaos ka qenë konstantja shpirtnore e vetë komunizmit, regjim ku programi i vetëm, i qartë dhe i pandryshueshëm ishte terrori, dhe gjithçka tjetër, aleancat, politikat ekonomike, paçavuret e ndryshme ideologjike ndërroheshin pesëqindmijëherë pa asnji skrupull. Berisha ka përfaqsue deri tash torturën e hijes së gjatë të nji regjimi që sa ma shumë largohej në kohë e aq ma shumë terr projektonte mbi ne.
Sot ka shumë gjasa që punët të marrin nji kthesë të vërtetë. Gjithsesi, berishizmi do të mbesin edhe për pak kohë në kambë, si faza e fundit shpirtnore e komunizmit oriental shqiptar e mandej do të kthehet nga ka ardhë, në asgja.
Sot, disa, me të drejtë shqetsohen për shtysat vetero-komuniste të PS-së. Për mue komunistat e vërtetë të PS-së nuk përbajnë rrezik pse janë veç do gogsima t’nji ushqimi të pabluem, nji lloj pllakatizmit me bojna ujit që zbehen përditë e ma shumë nën rrebeshet e Nanës Natyrë.
Rreziqet janë të tjera, shumë ma të reja në gjendje civile, ma të mëdhaja dhe ma serioze.
Rama asht ende pa pushtet, madje s’ka pasë kurrë në dorë pushtet të mirëfilltë politik. Nesër ai do të jetë i mveshun me nji pushtet të papamë ma parë dhe kjo gja e ven para mundësisë me e përshpejtue kohën tue çlirue energji që do të mundësonin nji reformin rranjësor të gjithë shoqnisë. Do të shohim se çka do të jetë i zoti me ba!
Jam i bindun se ndër 12 mundimet e Herkulit, ai ma i lodhshmi dhe ma i vështiri nuk ka qenë as vrasja e luanit të Nemesë, as vrasja e Hidrës së Lernës apo kapja e demit kretez, por pastrimi i stallave të Augéas.
A propos, tek ne stallat ka 100 vjetë që nuk pastrohen.
shpetimi per cerdhen e kusaro – krimineleve aka PD eshte BURGU !
Analizat e zotni Ardian Ndreces,do te ishin me te vertete interesante,por se c’ka dicka qe stonon,dhe bile shume,ne to. Ajo qe stonon,- dhe kete e them edhe si nje informacion gratis per te gjithe idiotet e dobishem qe gezohen apo hidherohen, sipas shkrimeve, pro apo kunder Rames,- ka te beje me ate qe ne rrethet intelektuale njihet si “katolikocentrizem”;nje nder perfaqesuesit me te zeshem te katolikocentrizmit eshte zotni Ardian Ndreca.Se c’eshte katolikocentrizmi,per kete,mundohuni ta kuptoni vete.
Pikerisht,ky kend veshtrimi i zotni Ndreces kushtezon edhe analizen e tij,ku Berishes i theksohet,ne menyre te terthorte, perkatesia e tij fetare.Ne cdo shkrim qe ka lidhje me politiken,zotni Ndreca nuk na kursen aspak nga keto aludime,qe ,te themi te drejten i perkasin nje kohe te shkuar,kohes se pordhes…
Edi Rama, qe kur erdhi ne krye te PS-se,ka bere disa perpjekje jo edhe aq te lavdishme per te terhequr kete fluks katolikocentristesh,qe fundja e fundit ishin veriore.Nga Partia Socialiste,verioret jane pare(ne fakt paragjykuar me shume) perhere si votues te djathte.Dhe sipas Rames,miklimi i katolikocentristeve,ishte nje mundesi per te terhequr drejt PS-se,te pakten nje pjese te verioreve.
Per ata qe e kuptojne marredhenien delikate mes fese dhe politikes,e dine shume mire se c’taktike idiote dhe e rrezikshme ishte (dhe eshte) kjo e Rames. Kete ia kane vene ne dukje Rames vete, madje, disa intelektuale te perkatesise katolike,dhe qe kane pare tek Rama nje sjellje ogurzeze per kohezionin social,kulturor te vendit.
Zotni Ardian Ndreca i di shume mire keto pehlivanlleqe te Edi Rames,por nuk i bejne pershtypje(qe duhej t’i benin si intelektual qe eshte),perkundrazi ndjehet i perkedhelur ne ate ndjeshmerine e tij katolikocentriste.
Bile ndjehet aq i perkedhelur,sa e shikon Ramen si Profetin,Shpetimtarin, Te Shenjuarin,apo Herkulin qe destini i ka caktuar nje mision fisnik,ate te shpetimit te kombit,te botes mbare…!
Shko mer plak se qenke i rrjedh fare nga trute, shko ene futja nje paçe me Balliun se te bo mire vallahi
Analiza është krejt e pagoditur ne krahasimin qe behet me Dalaj Lamen. Ndoshta Ndreca don te beje interesantin duke perdore edhe variantin gegenisht, kjo është zgjedhja e tij. Me vjen keq vertet qe autori nuk e njeh fare Dalaj Lamen, udheheqesin shpirteror te Tibetit.
Ha, ha, ha, sa kam qeshur, i ka bere nje portret Lules se Bashkise…
Keto artikuj jane perla te gazetarise shqiptare.
Te sjellin nder mend Fishten,Konicen.
Te sjellin nder mend rilindasit e vertete.
Komplimente Ardian se edhe ate gegnishten e larget per lexuesit e sotem po na e sjell me kaq muzike sa edhe une qe jam nga jugu i thelle kam nise ta shijoj pa mase.
Pergezime,nje mal me pergezime,me shume per gjuhen e perdorur,natyrisht dhe per vertetesine assolute te shkrimit.
Per andisi
pershendetjet i mija,do te deshiroja me zemer te plote,qe keto gazetat
qe mender te hapin fundomen nga mengjezi deri ne darke,me shkrime dhe
levdata te peshtira,e me sharje te pa kuptimta,te mbuloheshin nga kejo
shqiptari e zgjuar dhe gjithe elegance si e ketij Ndrece.
Pershendetje nga gjirokastriti Ndreca tim.
Andis,
Kam te njejten mendje me ty per shkrimin e Ardianit. Thjesht brilant ne ide dhe ne leksike.
Respekte Ardian.
Nje person qe englendiset nga Italia me gegerishten e tij dhe pandeh se kjo i jep te drejte te beje gjykatesin e rrepte te gjithe botes. Analize e ceket, skematike. Propagande socialiste ne dialekt. E çfare thote? Asgje. Vetem i bashkohet korit te se majtes qe nuk e fsheh deshiren per te pare ne krye te PD-se nje humbes si Sokol Olldashi.
Ti duhet te jesh dora vet, Nishani.
Nuk ka njeri ne bote qe e shpeton ate cerdhe kriminelesh.Sa te jete Saliu pas Bashes dhe Xhozi ne hije ajo parti nuk ringrihet me.Asnje nuk i beson ata perbindsha e mashtrues.
Saliu iku ne menyren me te turpshme e poshteruese ashtu sic e meritonte nja kriminel ordiner si ai.Dhe zevendesuesin e tij ka gjetur bashkefajtorin ne krimin e 21 Janarit Lul Bashen,qe te dy mbas perdes qe te dy urdheronin vrasjet dhe planifikonin qe tja hidhnin fajin e vrasjeve opozites.Edhe kriminel edhe mashtrues qe te dy te nje kalibri dhe per kete duhet te pergjigjen para drejtesise.
Akoma ky me dialekt gege? Nuk gjeti ndonje psikolog qe t’ja kuroje kompleksin e inferioritetit?
Po leri o Punisher i leshit budallalleqet e perpiqu te kuptosh ndonje gje, c’ke punuar asokohe hetues ne Dege?
Nuk eshte hic problem perdorimi civil i dialektit; nuk mund te mohoet perdorimi i gjuhes se nenes, ne komunikimin jo zyrtar, eshte cenim lirie, dhe mbase une e ti (si toske) e ndjejme me pak, per shkak te rrjedhave historike qe paraprine standartizimin… E rendesishme eshte qe standarti te funksionoje aty ku duhet, ne komunikimi zyrtar dhe ne edukimin arsimor. Debatet mbi standartin, jane nje diskutim i gjate, ku patjeter ka beteja te stimuluara edhe prej komplekseve, qe ti permend.
Do te thoja qe nuk eshte i kompleksuar sic mundoheni ta beni.Perkundrazi do te ishte inferior po te mos shkruante ne dialekt.
,te punisher, Ske marre vesh per as gje…As nuk ke per te marre….Turbullirat mendore jane te rrezikeshme,,,e kure kapaciteti eshte i vogel-tronditese .Kjo nuk ndalon as ata qe fizikisht jetojne ne perendim…nga taksapaguesit e atij vendi bujar…
Saliu dhe Luli bashkefajtore ne krim dhe per kete duhet te pergjigjen,bashkefajtore ne vjedhjen e 230 milion euro dhe per kete duhet te pergjigjen,bashkefajtore ne vjedhjen e zgjedhjeve dhe per kete duhet te pergjigjen.
Luli krietar i partise se leshit pu pu pu!!!!!!!! Iken per lesh Saliu e Luli qe te dy plehra.
Artikull shume i mire, vetem se dialektelizmi i perdorur ( i panevojshem) te lodh kur e lexon.
Te gjithe politikanet tane jane produkte te shoqerise sone.
Si te gjithe produktet edhe ata kane afatet e tyre te skadences dikush e ka me afat me te gjate dikush me afat me te shkurter.
analize e thelle dhe e bukur en kuptimin stilistikor te fjales.Ky eshte kryeatikull jo ai ,i ANDE BUSHATES hipokrite
I dashur mik,
I sakte, konciz,elitar. Urime zoti Ndreca.
Me lejo vetem nje sugjerim teknik:
Une jam nga Shqiperia e mesme, ndersa ti “prej Shkodret”. Do me pelqente qe nese ndonje dite te takohemi, te me thuash “jam nga Shkodra”.
Duhet te respektojme te gjithe, vlerat tona te perbashketa dhe te sanksionuara per sa kohe qe ato jane ne fuqi. Jemi vend i vogel me percarje te madhe.
Ne kete aspekt nuk do te deshiroja qe kur te lexoj me kenaqesi shkrimet e tua te me kujtohet Jozefina Topalli.
Brilante!!!!!!!!!!!!!
vecanarisht kjo e fundit.
Jam i bindun se ndër 12 mundimet e Herkulit, ai ma i lodhshmi dhe ma i vështiri nuk ka qenë as vrasja e luanit të Nemesë, as vrasja e Hidrës së Lernës apo kapja e demit kretez, por pastrimi i stallave të Augéas.
A propos, tek ne stallat ka 100 vjetë që nuk pastrohen.
Urime per shkrimin zoti Ndreca. Serioz, i shkruar bukur, pothuajse ese, me nje gegnishte qe na ben nder dhe nje shikim realist, pa urrejtje e fyerje.
Kjo eshte perle fare:
“Si Berisha nuk ka asnji në PD, madje edhe ai që dikush e pandehte deri vonë si ma i miri, Eduard Selami, në cirkun e PD-së doli se mund të luente vetëm pjesën e palaços”.
Zoteri, as nuk e mora mundimin te lexoja ato qe ke shkruar por titulli artikullit eshte komplet pa lidhje.
Dalai Lama eshte nje njeri paqesor, lider shpirteror, dhe kunder dhunes.
Bariu i ardhshem i PDse duhet te jete skizofren, lidhje me krimin, dhe pro dhunes, mbi te gjitha duhet te jete VERIOR.
-Shume bukur..analize e persosur,me nivel.
Ne kjofte se hoxha Enver ka kene i fundmi sulltan i kuq, trashegimtar direkt i administrates se vyshkun e te kalbun islamo-otomane ne Shqypni, haxhi Sala ka me u kujtue si i fundmi bajraktar gego-mysliman i politikes xhonturke shqyptare. Me kete te fundit vdes edhe hija e mesianizmit islamik nder shqyptare.
Ju mund te jeni gjithcka, zoti Ndreca, por vec politikan dhe aq me pak fetar nuk jeni. Ju duhet ta dini se ne politike cdo e mire ka kohen e saj. Mjerisht ju quani arritje gjithcka qe ka lidhje me kundershtimin e sundimit te Berishes dhe as ju shkon nder mend se kjo eshte nje e vertete e pjeseshme. Ju cilesoni palaco nje individ si Eduard Selami, i cili, te pakten politikisht, nuk ka bere as me te voglin gabim deri tani. Por ju me kujtoni ate thirrjen qe i beri nje bande revolucionaresh Nene Terezes per te marre pjese ne nje tubim kunder luftes, dhe ajo jua ktheu me miresine qe i buronte nga zemra, se ” nuk do te merrte pjese kurre ne nje tubim kunder luftes. Por nese do te ftohej ne nje tubim pro paqes kishte per te qene kurdohere ne balle”. Ndaj, zoti Ndreca, eshte mire qe ti vini fre dallgeve tuaja te urrejtjes, pasi as mos shpreso se ato do tu nxirnin nje dite ne breg.
S’ka asnjë lidhje e folmja e mjerueshme e xhozit & CO me gjuhën brilante të prof. Ndrecës. Kjo është gegnishte safi. Prof. Ndreca është nga të paktët intelektualë veriorë që e shkruan kaq bukur, do të kisha dëshirë ta dëgjoja si e flet. Pse duhet të thotë: jam nga Shkodra? Edhe elbasanllinjtë ashtu thonë: jam prej Elbasani.
O z.Ndrece,ben mire qe shkruan dhe shume me mire qe shkruan ne dialektin e Xhozefines,por te pakten thuaj dicka qe mbare populli e ka te qarte.Mos u mundoni te beni analistin dhe injoroni vehten.Thuaj o z.Analist qe ne krye deri sot kemi patur nje TRAP,nje injorant nje percares te popullit te vet,nje kriminel qe punoi pa u lodhur me banden e tij per shkaterimin e ketij kombi.Dhe kjo bande duhet shkateruar duke u perballur me togat e zeza per gjemen qe i beri ketij kombi per 23 vjet.Lerini furcat se valle nuk gjendet nje udheheqes si Berisha,po nje BANDIT,si Berisha se ky nuk ishte udheheqes.Me gjith se gjuhen letrare dhe drejtshkrimin i njeh mire te pelqen te shkruash ne gegerisht,kjo eshte zgjidhja jote,por ama mos u fryni si gjela per gjera qe populli i hodhi ne koshin e plerave.
Besojme se duke qene nje “punetor” i mire dhe sic pastroi Tiranen do beje dicka per Shqiperine.
Persa i perket stallave kam frike shume se sdo ta arrije jo se Rama nuk do por disa nga ata qe e pasojne, kane historira qe lene shume per te deshiruar.
Deshirojme dhe shpresojme qe ai te filloje te beje me te vertete Rilindjen.Jemi me te, te gjithe populli shqiptar pret qe te marre pak fryme,me drejtesi dhe shume “pastrim”.
Skypion te djeg ato qe thote zoti Ndreca.Kuptohet se ti je edukuar dhe pushtuar ne trup dhe ne shpirt me brezni nga doktrina islamike dhe nuk te pelqen doktrina kristiane europiane.
Nje parti demokratike me perberje te tipit komunisto-islamik berishist dhe me trashegimtar ku i behet kurban para deres se bashkise dashi i therur nga ca mbeturina anadollake kurre nuk mund te quhet nje parti europiane.
Perse hiqeni hipokrite te neveritshem dhe nuk thoni hapur se ne nuk jemi per europe sepse nuk mund te udhetojne bashke dy kultura komplet te kunderta.
Sali Berisha dhe me shume te bijte jane pjella me islamike e denje per nje vend ekstremist arab dhe si te tille ata do ia mbyllin cdo dere ndonje te krishteri qe e do vertet partine demokratike sepse c’eshte e verteta te krishteret ne ate parti jane njerezit me naive dhe jane shfrytezuar ne menyre perfekte nga sulltani Sali.
Jozefina Topalli nuk eshte mire te quhet me ate emer aq keq eshte indoktrinuar nga sulltani Sali sepse ne vend qe ajo te ndikonte qe ajo parti te ngjyrosej me ngjyra europiane e degdisi ne nje parti te tipit ekstrem oriental.
Partia socialiste fale edhe nje elektorati shume me te emancipuar dhe qe jane jug pavaresisht besimit fetar ata nuk paten kurre paragjykime se u drejtuan dhe po drejtohet nga te krishtere dhe si te tille keta jane shume afer me mentalitet prane europes e ndersa demokratet jane per ti degdisur ne xhungel ose ne vendet arabe sepse edhe ato te krishtere qe e mbeshtesin ate parti nuk kane asgje te perbashket me kulturen europine kur nuk njohin tolerancen dhe argumentin perkundrazi urrejtje dhe xhelozi.
Me militantet demokrate mund te bisedosh vetem neqoftese e ke armen ne brez perndyshe duhet te heshtesh ose ne te kundert te perfundosh ne viktime.
Ne fund bravo te qofte per kete analize zoti ARDIAN NDRECA.
Ardian Ndreca!
Admirim e respekt per ty!Fjalet i ke gozhde ei mberthen aty ku duhet,ne c’do fraze nje mendim,jo dengje me kashte.
Je diametralisht i kundert me analistet prostituta qe kane mbytur televizionet.
Une jam 100% lab ,por gegerishtja jote me tingellon embel-sikur lexoja Migjenin apo Qemal Stafen…!
Bravo Ardian,te lexova me shume kenaqes,faleminderit!