Dallimi mes suksesit real politik që ka arritur populli ynë gjatë historisë së tij dhe qëllimeve të kota, për të cilat është derdhur gjaku i kombit tonë, është me rëndësi, është me rëndësi për përcaktimin e politikës sot e në të ardhmen.
Në periudha depresioni kombëtar, ngjan sikur të gjithë janë të zhytur në baltë dhe rrinë aty pa lëvizur, pa pasur asnjë ide, por ndodh që njëri prej tyre sodit yjet… dhe pas këtij meditimi i lind ndonjë ide.
Thuhet se idetë janë shumë të rrezikshme, prandaj është shumë më mirë të mbështetesh tek gjërat reale; nganjëherë ato të dëmtojnë, por janë më të mira.
A nuk jemi mbështetur këto 22 vjet tek gjërat reale pa u përpjekur të krijojmë ndonjë ide se si mund të dilet prej baltës ku kemi ngecur? Duket se kemi pasur “frikë” prej ideve, i kemi konsideruar si të rrezikshme, apo mos ndoshta shumicës prej nesh nuk u ka pëlqyer të dalin nga kjo gjendje baltosje, madje ata, që u zhytën të parët menduan se nuk mund të rrinin të vetëm aty, prandaj filluan të ‘zgjasnin nga pak baltë kujtdo, që kalonte aty pari, madje kulmi arriti kur njeriu që krijoi idenë e pastrimit të baltës, madje guxoi të ngrinte zërin për të bërë shumë pjesëmarrës në identifikimin dhe luftën ndaj baltës, pikërisht në këtë moment u krijua edhe e ashtuquajtura ‘Makineria e Baltës’, e cila synonte nga njëra anë të mbante sa më larg njerëz të pastër dhe të baltoste vetë idenë që guxonte të shkatërronte këtë Makineri Balte.
Nga ana tjetër, për të thithur brenda saj me çdo mjet ideatorin, ‘njeriun e rrezikshëm’ që nuk njihte realitetin, që nuk e kuptonte se këtu i thonë Shqipëri e jo Danimarkë.
Këta njerëz të zhytur në këtë baltë 22 vjeçare, mbajtën aty për dore shumicën e popullit, e kryesisht të rinjtë, aty në baltë gjërat dukeshin mirë, pa lodhje, pa djersitje, pa garë reale, pa fitime të merituara… Meritë? Kjo fjalë nuk ka pasur asnjë kuptim, madje kush mendonte se i kishte këto të fundit, nuk shfaqej si i tillë. Po balta? Çfarë do thonë ata të baltës? Do fillojnë të hedhin ndonjë copë prej saj? Madje kur organizoheshin në ‘ekip’, ata të gjuanin jo vetëm me një copë, por dy- tre edhe më shumë derisa të filloje të mendoje se mbrojtja më e mirë është të gjuajë mbrapsht me baltë.
Duket sikur e ekzagjeroj?
Pse nuk është e vërtetë se në kohën e baltës, një student kishte turp të tregonte ‘10’-at me meritë? Sepse të njëjtat i kishte edhe ai i baltës. Kështu, nëse studenti me merita tregonte duke u skuqur diplomën, duhej të ishte i përgatitur për të ‘ngrënë’ ndonjë top balte pas kokës, sepse si mund të guxojë një njeri të tregohet ndryshe nga shumica e baltosur? Këtij njeriu i mbeten dy rrugë: Ose të fillojë ngadalë të futë në baltë majën e këmbës e pastaj ajo vetë ta thithte dhe atje ndihej i mbrojtur, dhe ajo skuqja e fytyrës, nga ato garat e konkurset me emocione ‘të lodhshme’ t’i harronte përgjithmonë, ose të vazhdonte me atë jetën e vështirë të studimeve, konkurseve, provimeve, garave pafund me shpresën se një ditë, ndoshta një ditë, balta do të shteronte, sepse njerëzit e baltës me dëshirë, është e vështirë të besosh se mund të dalin me bindje të plotë prej saj.
Nuk ka gjë më të fuqishme se kur koha e idesë ka ardhur….
Besoni se ka ardhur?
Kush beson vërtetë se koha e idesë ka ardhur dhe nëse beson në Zot, lutjet e tij drejt Zotit tani më s’duhet të jenë: “Falna Zot mëkatet tona”, por “ndëshkona o Zot për paudhësitë tona”.
Nuk besoni se ideja ka ardhur?
Ne ndëshkohemi për mohimet tona. Çdo impuls që ne përpiqemi ta mbytim, mbin tek ne dhe na helmon…
Pershendetje njeriut te pa baltosur,pershendetje njeriut jo mekatare.Me behet qefi qe dikush nga inteligjenca Shqipetare merr guximin dhe flet per baltosjen qe eshte bere ne Trurit pjellor te kombit tone,por do te shtoja qe nuk jemi te baltosur vetem brenda kufirit politik territorial SHQIPETARE ,,,Jemi njesoj ne KOSOSVE.Per fatin tone te keq ajo pjese e trurit te kombit tone qe nuk e pelqente te behej pis nga kjo “balte ” mekatare iku ,vrapoj drejt perendimit,Europe apo USA,ndoshta dhe me larg Kanada dhe Australi.U be te pakten 2 jave qe ne SHQIPERI u rrezua nje sistem ku u mundua te ngrinte kalate me balte dhe te na bente pis edhe ne qe u ben dekata qe jetojme jashte ,duke ngritur sistemin zinxhir komunist ,mos punoni se keni njerzit ne perendim ,sepse ne Shqiperi njerizt kane lindur vetem per qef edhe pse ata jane mbuluar nga kjo “balte “me arome shume te keqe.Ka ardhur koha kur ne si komb jo vetem ne SHQIPERI por edhejashte kufijve te shohim me syrin e qarte ,,,MIREQENIA nuk vjen nga kjo “balte ” e piset ,por me shkollim dhe pune ,,,,Njerzit ne Shqiperi duhet te kuptojne se cfare beme ne qe ikiem nga frika se ajo “BALTE ” do na menderoste edhe ne ne shprit ata te fillojne te pastrojne veten dhe te denojne fajtoret ,dhe jo ti lejne fajtoret e kesaj “BALTE”te jpin deklarata se i vjen keq per partite qe humbin dhe japin doreheqje (NANO-BERISHA)sepse keta jane pergjegjes per baltosjen e zemrave dhe shpirterave tane.Mos lini qe injoranca qe ka marre diplomat me para tiu vere per fund sepse do jete vundi i juaj ,fundi i SHQIPERISE.Jetojme ne 2013 edhe gjerat ndryshojne me shpejtesi ,vertet skemi rene ne recesion ekonomik,,,por kemi rene ne RECESION MENDOR…..Nje vend qe nuk ka ekonimi nuk mund te bjere ne recesion ekonomik sepse ky term nuk njihet ne vende qe jane te mbuluar me BALTEN mesjetare NANO-BERISHIANE
O Genc me vjen mire qe prezantohesh me emrin tend por me vjen keq qe e paska kuptuar kaq vone apo mos po e dredh.Ti apo Ju patet “nderin” qe perfaqesuat ate regjim berishian ne Kanada ne rolin e konsullit te nderit te shqiperise qe i bere pritje ati fare Saliu.Cpaska ndodh valle me ju apo po e ben si ajo ne shprehjen me mire vone se kurre.Jo more Genc kombit tone nuk i duhen bur(pa RR)a si puna juaj qe cthoni ne mengjez nuk e thoni ne darke.Prandaj mos bej komente dhe behesh “trim” pas lufte dhe del hapur me emrin tend.Nje bashkeqytetari jot torontez.
Ca ja fut pordhes o Magdalena ???
Ju jeni i vemti kabinet qeveritar ne bote qe jeni te koruptuar pa filluar punen ende — hahahahahahahahahaaha
Ju jeni per ne librin e Guiness , ti na hapesh dhe na ben moral ,hahahahahahahahaha
Po te jeni aq te moralshem ju, prisheni aleancen me Meten dhe shkoni
ne zgjedhje perseri se tani nuk ua vjedh voten njeri dhe te shikojme sa perqind te elektoratit fitoni ju moj Magda ..
Ate aleancen me Meten bete shume mire qe e bete per te leviZur Salen nga pushteti
qe te mos vidhet vota
tani bujrum , prisheni aleancen , nqs jeni tamam me moral dhe kunder korupsionit ….dhe shkoni ne zgjedhje perseri
Edhe USA keshtu beri __Ne luften e dyte boterore beri aleance em Stalinin per te hequr nje te keqe me te madhe Hitlerin –Ama sapo e hoqen Hitlerin, direkt u divorcuan nga aleanca me Stalinin, se nuk mudn te demtonin vlerat e tyre morale
Urdhero bejeni dhe ju , meqe pretendoni se populli ju voton –Tani do duket sa ju voton populli ..!!
Znj. magdalena Ramohito meriton respekt pafundesisht per metaforen e perdorur , per analizen dhe realitetin qe ka nxjerre lakuriq prej saj .Kam perseritur shpesh se shqiptaret veprojne ne kushtet e nenvetedijes e ne keto kushte liria e tyre quhet liri e pa legjitimuar . Edhe liria e mendimit eshte e anestezuar nga kjo gjendje.Duke kerkuar “te keqen me te vogel”, nga koha e Enverit e deri me sot kemi ardhur duke i rrotulluar e duke i rrokullisur ato aq sa Saliu ,qe na dilte i keqi me i vogel krahasuar me Enverin me 1990,te behej “e keqja me e madhe” ne 97-ten dhe pas nje pushimi per t`jua lene rradhen te keqinjve qe ishin me te vegjel se ai , te rikthehej me statusin e te keqes me te vogel per tu bere e keqja e pa durueshme . Une nuk i kuptoj ata komentues qe nuk e kuptojne se e kane humbur te drejten per te gjykuar mbi artikullshkruesen persa kohe nuk kane folur asnjehre si te pavarur dhe asnjehere nuk kane thene se si e keqja e vogel si ajo e madhe jane dy copa te se njejtes se keqe dhe llumnaja 24 vjecare eshte ndotese per kedo qe e sheh ,per kedo qe qendron ne te dhe per kedo qe kalon andej si indiferent , vrojtues apo studiues ! Edhe njehere respekte per znj.Magalena dhe urime ne punen e saj si profesioniste e suksesshme !
majakovcki ,,,Me duket se me ngaterron me dike tjeter ,por une jetoj ne LONDER dhe sjam ai qe mendon ti por thjesht nje qytetare BRITANIK -Londinez.Nuk kam qene ndonjehere ne sherbim te BERISHES dhe njeihem ne TIRANE si anti -Berishian dhe ketu ne LONDER anti -SALI,anti PD,,,sepse Pd [ja beri te mundur shkaterrimin e Shqiperise dhe Shqipetareve ne shprirt ,u munduan te na baltosin shpirtin .Pra shpresoj te kuptosh se jam jo politikane apo aventurier i PD,,,por dikush qe eshte free MASON dhe nje chef guzhine ne LONDER ,,te respektoj per mendimin,,Une kam lindur ne pasterti dhe nuk mund ta linja PD dhe BERISHEN te na “baltoste “klm
O Mero
Mos e ulni imazhin e gazetes tuaj me shkrime te ketilla. Magda mund te shkruante tek Pioneri apo tek gazeta Puna.
Pa nivel, politikisht e anshme,pa idera dhe besoj qe ka cuar edhe CV tek Rama.
Jam kurioz te di se ku punon kjo artikullshkruese dhe cfare background ka.
O Korcari mos mej me qellim sikur nuk e njeh zonjen e cv e saj, e njeh qe cke me ate pune. s’ke lene qiell e toke pa bere bashke, dhe te ka vrare syte e trute cv e saj, profesionale e morale. Por sherbimet sekrete kane per detyre shkaterrimin e njerezve me profesionist dhe te motivuar, kete i beri Enver Hoxhes, por s’mund t’ia beje Edi Rames… Nese ka nje gje qe duhet zhbere me rrenje ne SHqiperi jane strukturat e SHISH. Aty fle lepuri dhe po ukap ky lepur SHqiperia e fiton davane…por cdo gje ne kohen e saj…
O Magdalena, Te pershendes o Zonje e nderuar!
Ti moj motra ime ke lindur per te jetuar si e persekutuar dhe pike. te mbaj mend perpara 90-tes e persekutuar, pas 90 ato muajt e ndryshimit, qe me thoshe: S’te lene komunistet te shashe rregjimin e tyre se jane keta qe kane vuajtur jo une’ edhe ike…Po pse u ktheve??? Qe te kontribuoje per demokracine?? Po Ky regjimi Berishiano-meta pse te largoi nga puna?? Sepse nuk i pelqenin idete e tua, deshen idete e hajduteve. Po ti moj motra ime ke qe nga 2oo7 ne media qe shkruan kunder regjimit, po nuk ka shqiptar qe s’e kupton se ku punojne ata qe shkruajne kunder regjimit.
Tani qe te erdhi Koha e Idese, koha tende, mos u bej mereak nga korickat e baltes, sepse ti je bere aq e forte sa s’ka balte qe te ben pis.
Tani eshte KOHA E IDEVE dhe njerezit qe kane luftuar dhemb per dhemb me balten, duhet te ndjehen shume te forte dhe dhe sup me sup, sepse balta, ka veti qe fute neper plasaritjet…
O profesore magda, po ju keni punuar ne universitet dhe na jeni prezantuar duke na thene se jeni larguaar nga Ministria ne kuader te ristrukturimit. na keni dhene lenden ‘Drejtim Marketingu’, por pervec kesaj na sqaronit edhe pyetje jashte lende. Te kujtohet une te kam pyetur pse punoni si asistente kur ne fakt keni grade doktor, por ju qeshet dhe me thate: mesohu te mos besh komente, dhe nuk e harroj kurre,
Ooooooooooooooooooooo e dashur Magdalena !
Kudo mbizoteron llumi njerez pa personalitet ,te paafte ne krye qe perpiqen denigrojne ,te cilet shkojne ne institucionet e shtetit dhe paguhen nga populli per te vjedhur popullin .Por rrjepja nuk paska fund
sa kur na bie fati i keq te shkojme neper spitale babezia nuk pyet as per jeten e te afermeve tane.
Problemi eshte se ka humbur nocioni i punes,i njerut me personalitet dhe me parime sepse shumica e heshtur eshte e ndrydhur ,pasi keta te zgjedhurit na kane vjedhur,vrare e prere dhe duke na poshteruar edhe me organet e drejtesise qe gjithmon jan ne anen e tyre.
Do zoti te mos vazhdoj keshtu.
Te pershendes per kurajon pasi flet me mendien e shume njerezve qe me vote e thane pergjigjen e tyre .
Me te vertet kjo puna e ideve eshte e rrezikshme por e temerrshme eshte kur kjo ndodh ne demokraci (te kuptoj shume mire qe kjo eshte pikpyetja me e madhe edhe per ty)mendoj qe problemi nuk jane sistemet
por llumraxhinjte hypin ne maj te tyre dhe degjenerojne edhe demokracit sidomos ato te brishta.
ti Alma je krye llumi. Nje hipokrite e paskrupullt