Kush e pengon zbatimin e vendimeve të gjykatave...

10 Korrik 2013, 11:09Blog TEMA

-Letër e hapur për zotin Lulzim Basha

Nga Valbona Paluka

 

Nderimet e mia më të sinqerta për Ju zoti Basha për angazhimin tuaj të shprehur ditën e djeshme në media: “Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”.

Vërtet u gëzova, por në moment u kujtova: a nuk jam unë e larguar nga puna që në vitin 2010 si Drejtoreshë e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kam fituar të gjithë shkallët e sistemit juridik shqiptar për rikthim në vendin e punës dhe pagën; jam me një vendim të Komisionit të Shërbimit Civil nëntor 2010; vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë në mars 2011; jam me një vendim të Gjykatës Kushtetuese për cenim të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor në korrik 2012; jam me një proces ligjor të hapur në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg… Dhe jam jo vetëm e pakthyer në pozicionin e punës, por edhe e papunë.

Jam ajo që ofrova njohuritë, eksperiencën dhe kontributin tim si eksperte e fushës së sigurisë ushqimore jo vetëm për ngritjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011 ku jo vetëm nuk u pranova në strukturat e këtij institucioni, por nuk mora kurrë asnjë reagim për kontributin e dhënë.

A do ketë struktura të tjera juridike ku unë duhet të drejtohem për largimin tim nga puna?

A thua z.Basha se mungesa e zyrës dhe grupi i punës e bëri të pamundur ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë që merret  “Në emër të Republikës së Shqipërisë”?

Unë jam rast konkret, publik, me vendimet gjyqësore të mia janë njohur të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës, kryetari i Këshillit të Ministrave, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit sepse unë kam kontribuar dhe besoj në shtetin ligjor.

Janë njohur me këto vendime dhe mosveprime të pushtetarëve shqiptarë edhe institucionet ndërkombëtare si OSBE, Delegacioni Evropian, Ambasada Gjermane.

Të gjitha këto hapa të ndërmarra nga unë janë në respekt të dinjitetit, punës dhe shtetit ligjor.

Por a nuk është ky një abuzivizëm flagrant i ndodhur, real, me faturë ligjore, financiare, morale? Pse duhet pritur për të filluar “nesër” me preokupimin tuaj në mbështetje të nëpunësit civil të cenuar.

A duhen zbatuar ligjet dhe vendimet e gjyqësorit vetëm për rastet imagjinare dhe të pritshme?

Z.Basha, ajo që duhet të bëhet me një ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe që nuk është bërë kurrë në këtë atdheun tonë të dashur është të vihet gishti mbi ata shtetarë që janë përgjegjës për largimet pa kriter nga puna, për ata që nuk zbatojnë vendimet e gjyqësorit, për shkaktarët e dëmeve morale e materiale ndaj të larguarit padrejtësisht nga puna, duke i bërë me ligj të paguajnë ata, dhe vetëm ata, të gjithë faturën financiare për individët.

Duhet t’i themi stop teorisë se buxheti i shtetit paguan këto fatura. Shteti është bërë si lopa që ka përherë qumësht.

Përse me një vendim gjykate një të dënuari me burg i vihen prangat dhe “shkon te vendi i tij i punës” me apo pa pëlqimin e titullarit dhe me një vendim gjykate një nëpunës nuk mund të shkojë serbes në vendin e punës ku e ka kthyer një vendim që në krye mban shprehjen: NE EMER TE REPUBLIKES”?

A është i pozicionuar një titullar institucioni mbi Kushtetutën e Republikës?

Jam e sigurt që shteti ligjor do të triumfojë dhe vendimet e gjykatave një ditë do të ekzekutohen, por kam bindjen se kjo bëhet vetëm me respektim të shtetit ligjor.

Unë marr kurajën qytetare të shpreh rastin tim, por janë dhjetëra qytetarë shqiptarë që vazhdojnë nëpërkëmben me gjithë vendimet gjyqësore për kthim në pune dhe u shkatërrohet dita- ditës imazhi dhe karriera profesionale.

33 komente në “Kush e pengon zbatimin e vendimeve të gjykatave…”

  1. D12 says:

    po kta demokratet ke duan te genjejne deri me sot kane pasur pushtetin madje e kane deri ne shtator dhe ankohen sikur te kene qene tere kohen ne opozite. gjykatat i kane shfrytezuar si kane dashur deri me tani, tani qe nuk jane me ne pushtet e kuptojne qe do tju duhet te perballen me ligjin dhe ankohen. Burg per te gjithe ata qe kane abuzuar me pushtetin.

    1. dani says:

      Basha ka qene ai qe i ka ndaluar gjykatat te bejne detyren e tyre sepse ka pasur frike nga bemat e tija gjate ketyre 8 viteve. Bashes i ka hyre frika tani qe gjykatat do te jene te lira.

  2. Dean says:

    Po c’a e merr seriozisht ate Pederast,moj Valbona?
    Ai thjesht po mundohet te krijoje Justifikimin e rradhes per te hudh ne lufte turma trushpelaresh te PeDe-se.

  3. VERONIKA says:

    Valbona Paluka, e kuptojne te gjithe efektin qe kerkon te besh me kete leter… Ti je nje nga ato qe ke larguar socialistet nga puna megjithese thuhej se kishe teseren e PS ne xhep…ke qene per nje kohe shume te gjate prane Jemin Gjanes, nuk kam te drjte te te akuzoj, por gjithe te drejten te dyshoj, moj Valbone se ti kanakarja e Jeminit u zevendesove me nje kanakare te Rulit. Zgjidhini brenda perbrenda Partise tuaj punet e berrylave, por se pari duhet te gjykoheni si keni punuar me Jeminin

    Na ngordhi kali i rane thonjte…

    1. Per VERE-se-IKA says:

      “moj” veronika. Kjo zonja nuk eshte duke shkruar se si ajo jeton jeten personale te saj por per vendime gjykatash qe nuk zbatohen nga shtabet e Lulit kur nderkohe ai thote qe do i zbatoje qe sot e tutje… Ngelet tere jeten tuaj duke u mare me llafe. Popull pa breke, pa tru dhe pa pike turpi. Na hapet barkun me hamendesirat dhe llafet e pazarit tuaja. Shikoni familjet tuaja nese keni buke te hani se ngelet kafeneve. Pupull parazit!!!

      Befshi qejf me morrat qe keni
      Toronto, Kanada

  4. Tonini says:

    Sa njeri fals dhe bosh qe je o Lul.

    Nuk emocionon dot askend.

  5. artan says:

    O zonje ne kohen e ministrit Gjana Ju keni qene shume e forte per te mos thene ndonje gje tjeter….per punen ta kam llafin.

  6. pasqyra says:

    E kush i pjerth me bashe e lafshe,Te dy ministrat hajdute te pd-s kane frike dhjesin nga frika se nuk do kene antare qe ti mbrojne,ndaj dhe mundohen me cdo kusht te genjejne idiotet qe u vene nga pas .Fundi i tyre eshte shume e shpejte dhe do gajasemi te gjithe kur te shohim se sa trima jane keta bythecer.

  7. qytetari says:

    Ha ha haaaaaaaaaaaaaaa,sa bukur e dredh Valbona e te gjitha partive !

  8. Palacos says:

    Ore ti Palaco Basha,pse tani qe u ndeshkuat nga 1milion Shqiptare u kujtuat ju per partiaket tuaj qe do te largohen nga puna se jane aty jo per merita te tyre por si militante partie te PD. Po per gjithe ato qindra te larguar me pa te drejte dhe qe kane fituar procest gjyqesore per tu rikthyer ne pune sic eshte dhe rasti i kesaj zonje te nderuar,kush do te pergjigjet zBasha? Jepuni pergjigje ketyre njehere pastaj merakosuni per partiaket tuaj qe kane mbushur administratenve shtetit.

  9. Saliu Kaputt ! says:

    Dhe Lulja e bashkise thote ” bjerini ju, bjerini se i bini mire ” !

  10. Kaput says:

    Sa me shume njerez te kontribuoojne per demokracine, por ama te mos kerkojme mbeshtetje nga njerez me integritet te dyhsimte. Kjo Valbona ka qene ne grupin e punes te jemin Gjanes qe “ristrukturoi” Organiken, dhe me doren e saj i largoi te gjithe ata qe mund ta pengonin jo ne karriere se ate e kishte te zgjidhur, por qe mund ta pengonin…

  11. elona says:

    Zoti Rama ne kemi votur per RILINDJEN e Shqiperise e jo per rilindje te dyshimta…. te behet kujdes ne perzgjedhjen e njerezve me integritet, nuk ka humbur Shqiperia pe rnjerez te ndershem. te rehabilitohen njerezit e ndershem, e jo marifetcinjte

  12. xy says:

    Bravo zonja Valbona per kurajon.Per te cilen zbatim te ligjit flet more Vrases–Hajdut–Genjeshtar-Frikacak–Njeri pa moral–Shperdorues dhe njeri pa autoritet dhe integritet.Pate “fatin e mire” ta trgoje dy here kete pune 1-Me gjyqin e abuzimeve Durres–Kukes 2–Me vrasjet e 21 Janarit,ne te dyja u tregove legen dhe frikacak.Meqenese thua per zbatimin e ligjit dhe kete e kuptuar me vonese,prit deri ne shtator qe te fillojne te dy gjyqet kunder teje.Kuptove Luleeeeeeeeeee????

  13. elona says:

    o XY,

    Kete s’ka anevoje ta tregoje Valbona qe ne gjyq eshte si e akuzuar dhe jo akuzuese. Kemi Zonjen e nderuar Durda e te tjere njerez te ndershem e viktima te regjimit Berisha-Meta. C’hyn Valbona ketu? Apo thjesht po perdoret, si njeri pa cipe qe eshte? problemi eshte te mos zhgenjehen shqiptaret, pa Valbonat ne kete vend jane me shumice e zor se do pastrohen. Nuk na duhet nje “putane” per te diskredituar “pronarin e Burdeles”.

    1. vz gjirokastriti says:

      elona mikesha time,ose miku tim
      Eshte shum veshtire te pastrohet… BURDELLUA SHQIPTARE.Ne kete bote
      te zakonshme po te shikoshe me vemendje me shume zerin dhe akuzat i
      ngritin kurvat dhe kurvaret.Po te lexoshe me vemendje,predikimet e
      profeteve ketu e 2000 vjet perpara ati gjen shoqerine e ndyre te kesaj
      klase te degjeneruar.Te gjithe vene tek kurva,te gjithe marin gurin ne
      dore per ta goditur putanen,qe kane bene qejfin me te.Qejfin e duan te
      gjithe,por nuk duan te denancohen per kurverine.Te gjithe fain ja hedhin kurves qe kan ben qejf.Kur ju kerkohet se kush nuk ka vajtur per
      te tu degjeneruar le te filloi ta goditi i pari putanen e mjere ,qe ka
      dhene vetem kenaqesine,te gjithe largohen te pjerdhur dhe te degjeneruar.Shqiperija eshte putana e mjere dhe kurverija eshte kjo mase qe lufton me shpirt te mari pushtetin per ta shkerdhier kete te mjere shqiperi… putane.. me te pa drejte.PUTANA ESHTE SIMBOLI I BERJES SE KENAQESISE,QE NUK ESHTE DENUAR NGA ZOTI.

  14. ILIRET says:

    Nje miku im para dy tre ditesh me tha: Une dua pune, prandaj kam sakrifikuar tete vjet. Sic me hoqi Sala mua, ashtu ti heqe Rama pedeistat. As me plasi fare.Nuk ngeli injorant pa hyre ne pune.

  15. trasparenca says:

    SALI KATRAURA

  16. inspektori says:

    Zonja Paluka, vetem fakti qe e ke filluar letren me “elozhe dhe respekte” per butakun Bytha (Basha) te ben te mendosh qe “ketu ka tradhti burra”. Si mund ti besh kaq respekte nje butaku pederast si Bytha (Basha)? Problemi tjeter eshte se ti kur ke qene ne detyre i ke shkelur me kembe te tjeret keshtu qe tani bej ca pushim se e kane radhen te tjeret. Sa per shtetin ligjor ate lere fare se s’ja vlen te diskutosh………….

  17. elona says:

    Te faleminderit Inspektori, je transparent, por ata qe jane persekutuar e perndjekur e qe jane kacafytur me regjimin e qe kane merita te verteta besoj se e meritojne te kontribuojne ne qeverisje apo? Sipas ILIRET Kjo qeveria e re do punoje me hajdutet e Sali Berishes dhe Ilir Metes apo do kete nevoje edhe per njerez te ndershem e shtetdashes?

    Ndersa gjirokastriti eshte ti ekzistencialisti, apo ndonje sherbetor i sherbimeve sekrete qe shfrytezon situatat per te trullosur njerezit.
    VC gjirokastritit i bej te fala se shqiptaret i njohin mire keta lloj agjentesh qe ckermitin dhembet kur Shqiperi e mjere eshte ne veshtiresi..

    1. vz gjirokastriti says:

      Per elonen.
      Te pershendes dhe nje here po qe se je ti… elona.. qe ke komentuar me
      larte ,dhe jo dikush tjeter ,qe perdor emrin tend??????.
      Komentin e kisha per ate qe ka bene artikullin,dhe jo per ti qe te
      mbeshteta ne komentin qe ka bene.Po qe se eshte dikush tjeter ,le te
      vije te mari nje gjisht nga AMELI I BYTHES TIME PER TA PROVUAR,SE DO
      TI BEJE MIRE PER SHENDETIN.

      1. elona says:

        Ore VC po ti le nam o gomar nje e dy e kishtin atje….Car m…burri je ti na kerreve zorret e barkut

  18. asnjans says:

    Nje njeri te zoti nuk e heq njeri nga puna as berisha as rama por edhe po e hoqen ai qe eshte i ditur dhe i zoti punon privatisht ose ne ndonje institucion privat,leter e hapur e fletrrufete na kujtojne kohet e shkuara kinezerira,nje njeri i zgjuar dhe i zoti nuk mburet une kam bere kete apo ate nqs ke qene antare partie mire kane bere qe te kane hequr.

    1. elona says:

      Asnjanes cm cm mc nuk eshte fjala per mburrje une kam bere ate kete.

      Puna eshte se po te hoqi Sala ti mund te fillosh diku tjeter, por vjen nje dite qe te heqin, sepse varet nga shkalla e opozitarizmit qe ke bere. Ne se e ke goditur qeverine ne media gje krejt normale, Monika me Argiten te fut emrin ne listat e zeza dhe ti qan sa here mer pergjigje negative, ndersa sheh, ca kokqoshe nga Skrapari e tropoja qe s’dine as 4 as 5 po rdine te vjedhin. Kupton. Ti asnjanes na tregu qysh e ke zgjidhur kete pune se une per vete edhe dosjen personale ma kishte kontrolluar shishi me thane, gjoja ai burri i shishit me kishte cun teze…terrorrr beso asnjanes.

      Erdhi koha e Edi Rames vetem prit edhe shpreso

  19. keltis says:

    O zonje punonjesit e Bashkive dhe Komunave ndrrohen ne tere boten kur ndrrohen drejtuesit pra krahu politik.Une jetoj jashte ne nje shtet demokratik te Be me neshtetsi te tije dhe ne komune largohen punojsit kur fiton opozita.Administratat qenderore nuk ndershohen por lokalet gjithmone mos e ngaterro.Ishin antare te kshillit bashkijak Tirane te Ps dhe kerkonin te rrinin ne pune me Bashen dy gra para dy vitesh.Absurditet.Bashkite kane fond pagash limit por jo numer te caktuar punojsish.Sa do te jete numri i punonjesve e vendos kryetari por duhet qe fondi i pagave te jete brenda limitit.Mund te mbash 20 punonjes me shume por me paga me te ulta per te gjithe pa kalue fondin e pagave.

    1. P.D. says:

      Te genjesh esht ne natyren tende mor mik por ne asnje vend te botes te europes as qe behet fjale qe punonjesit e bashkive nderrohen saher nderrohen kryetaret.Jane keshilltaret qe nderrohen injorant;

  20. Treviso says:

    Te zbatohet ligji per ato qe kane vendim gjykate dhe te paguhen nga data e pushimit deri ne daten e rifillimit te punes, por, por jo ne korriz te popullit. Keto leke te dalin nga ato qe kan marre vendimet e gabuara per pusimet nga puna. Lulzim Basha me fjalimet qe mban neper fushate, do beje mire ti drejtohet vete hetuesise ber punet e bukura qe ka bere kunder popullit dhe shtetit. Mos te kujtoje se do ta shpetoje Ilir Meta.
    Pse sali krimineli nuk beri zhurme pas humbjes? Ai e dinte shume mire se humbjen e kishte nga shoku i shokut te tije qe neser shpreson ta ndihmoje qe te mos denohen.

  21. desi says:

    sa mire do ishte qe te kish me shume zera qe tja thyejne hundet Lul Bashes qe hoqi dynjane nga bashkia dhe nuk ndjeu “dhimbje”, tashti po i dhimben per vdekje ato qe do te heqi Rama.Shti fall Lul Basha sa te jene edhe ky milet qe nuk ven kujen!!!

  22. davide says:

    Si gjithmone kurajoze zonja Paluka,Nuk mund te fshihen nga kujtesa e konsumatoreve perpjekjet tuaja maksimale ne mbrojtje te sigurise ushqimore qe nga etiketimi i produkteve ne markete deri tek kontrolli i mish,peshkut etj .O njerez nuk e ndieni qe ka 3 vjet qe nuk flitet me per ushqimin qe konsumojme nga vjen ,a eshte i certifikuar,a kontrollohet apo thjesht vendoset vula OK

    Sa pak njerez si ju kemi…,eshte vertet per te ardhur keq… Te shpresojme qe se shpejti te jesh pjese e rendesishme e stafit te Ministrise se Bujq.

  23. edhe nje tjeter says:

    Zonjen Paluka nuk e njoh personalisht dhe hera e pare qe e degjoj si emer, por si puna jote moj zonje ka shume ne Shqiperin tone, dhe nje nga ato jam edhe une, me te gjitha vendimet e gjykatave Shqiptere ne dore, per te cilat qeveria e Lul Butakut, e Lulit qe vetem qesh si handikapat, as qe e ka vene ujin ne zjarr fare.
    Le te shpresojme tek RILINDJA, qe me ne fund do ti respektoj vendimet gjyqesore te formes se prere te gjykatave tona se perndryshe pse na duhen gjykatat nese nuk zbatojme vendimet e tyre.

  24. elona says:

    Etiketimet e te gjitha ato qe i atribuoni Valbones jane nje flluske sapuni. valbona ka qene pjese e sistemit te korruptuar, bente nje pune e dy korrupsion. Ajo te paguaj demet qe ka shkaktuar ne kete shoqeri gjate kohes qe ka qene ne krah te Jemin Gjanes. Ah Valbone sa gabohesh, RILINDJA ka “heronjte” e saj ti nuk mund te shkelesh mbi ta!!! Ti je NJe KAMELEONE, por zgjedhjen tende e ke bere. Nese ti fut gishtin e madh te kembes ne administraten e Edi Rames, atehere “nje dore me e forte” se vete Edi Rama do e drejtoje kete vend. Thjeshte do fryje era ne nje drejtim tjeter, por anija do lundroje ne te njejtat ujra. Bravo per guximin qe ke! Te tjere njerez vrasin veten, e te tjere kane guximin te na hedhin hi syve.

  25. Adriani says:

    Mos I besoni Bashes per cfare flet e premton. Ai ka mesuar permendesh cfare I ka thene Berisha te flase e te genjeje simpatizantet e PD e popullin. Ky mendjen e ka te serbi se atij I sherben e jo te qytetaret e Tiranes e Shqiperise. Raste si znj Valbona ka shume por ato nuk I interesojne Bashes ai do vetem te premtoje e genjeje ne nje gare koti pasi ate e ka emeruar berisha si kretar PD duke spostuar shume njerez te tjere ne PD qe jane me besnike, me patriote e me shqiptare se Luli

  26. elona says:

    Basha e Valbona jane nje kallep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje