Shërbim civil me më të mirët e të dyja skuadrave

12 Korrik 2013, 18:00Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Zakonisht shërbimet civile apo punonjësit profesionistë të administratave publike i ndjejnë lëkundjet sizmike pas përplasjeve tektonike politike vetëm në shoqëritë më

pak të avancuar dhe ato të pastabilizuara demokratikisht.

Ky fenomen ndodh në të shumtën dërmuese të rasteve pasi proceset fillestare rekrutuese nuk kanë pasur sa duhet kriteret profesionale, sesa ato të rekomandimeve politike, në dëm të performancës dhe rritjes së kapaciteteve civile dhe administruese në çdo instancë apo institucion publik.

Personalisht, gjatë tërë karrierës time profesionale kam punuar vetëm në institucione publike, si në Shqipëri apo edhe në Angli, pikërisht në institucione të financuara nga buxheti shtetëror dhe taksapaguesit respektivë.

Kjo më ka dhënë mundësinë e provimit të të dy niveleve të shërbimit civil, nivele me diferencë të vetëkuptueshme.

Kryeministri në pritje shkaktoi një furtunë politike përmes një thirrje të sinqertë deri në të kundërtën e saj, kur kërkoi që më të aftët, më të zotët dhe profesionistë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, të kontribuonin për programin e qeverisë së votëbesuar nga shqiptarët apo për skuadrën e tij të Rilindjes.

Dikush e cilësoi këtë eufemizëm nga frika e zhbërjes që ndodh rëndom sa herë ndërrohen kuajt politikë në Shqipëri, të dendjes së organikave dhe administratës civile me militantë partiakë më shumë sesa me profesionistë të mirëfilltë.

Që fituesit do shpërblejnë njerëzit e tyre me ardhjen në pushtet, në bazë të aksiomës së famshme “ç’të duhet pushteti kur nuk e shfrytëzon”, kjo është realisht e pashmangshme.

Sfida mbetet balanca apo tendenca drejt prishjes së proporcionit në të mirë të profesionistëve në kurriz të militantëve.

Një kryeministër i zoti mbetet gjithmonë ai që rrethohet me njerëz të zotë dhe që dinë të bëjnë punën që u ngarkohet, pavarësisht nga bindjet politike që mund të kenë. Dhe kjo shkon më poshtë në nivelet e tjera të hierarkisë së administrimit publik.

Gjatë thuajse dy dekadave të punës në BBC, dhe kam përjetuar ndërrime qeverish të ndryshme, të paktën në institucionin që punoja nuk kishte ndërrime stafesh në vartësi se kush fitonte, laburistët apo konservatorët.

Kuptohet mund të kishte ndonjë drejtues të lartë që mund të ikte ose të vinte, për shkak të një lloj preference politike të caktuar, por kjo kurrë nuk reflektohej në nivelet imediate të hierarkisë poshtë tij.

Dhe kjo ndodhte pasi kriteret e punësimit dhe rekrutimit janë profesionale dhe të bazuara në atë që quhet “job description” apo kërkesat e vendit të punës, thënë pak më ndryshe, që janë të imunizuara dhe formuluara jashtë çdo lloj ndikimi politik, por thjesht dhe strikt profesionale për vetë specifikën e institucionit.

Pa folur pastaj për praktikën e reklamimit të vendit të punës dhe procesit të intervistimit dhe rekrutimit.

Siç ndodh rëndom në Perëndim, ka forma dhe lloje të ndryshme kontratash pune dhe gjithnjë e më shumë po mbizotërojnë ose po dominojnë ato afatshkurtrat, që nga gjashtë mujoret e deri tek një ose dyvjeçaret, me shansin për marrjen e kontratës së përhershme ose të vazhdueshme të punësimit, në bazë të performancës dhe nevojës institucionale për një post të tillë.

Gjithnjë e më shumë, perëndimoret po ambientohen ne kohët moderne me idenë se “nuk ka vend pune të përjetshëm”.

Sakaq, performanca është e kontrollueshme dhe vlerësohet periodikisht një herë në vit me objektiva të caktuara dhe identifikim arritjesh dhe dështimesh apo mangësish në performancën individuale apo edhe institucionale, që bëhet mbi baza dhe procedura të mirëdefinuara nga menaxheri i linjës për vartësin dhe deri tek eprori i eprorit.

Problemi i bindjeve politike, që është më prevalent në shoqëritë e brishta demokratike, është i zgjidhur përmes varjes së bindjeve tek dera e institucionit kur hyn në ndërtesë, kur në këtë institucion për nga vetë natyra dhe specifika, bindjet politike apo partiake edhe mund të interferojnë në punën e përditshme, si në një institucion mediatik.

Kjo është e vaksinuar përmes kodit të etikës dhe kontratës së punës, e cila e përcakton qartë një kriter të tillë, i cili nuk mund të imagjinohet të dalë mbi kriteret editoriale, në rastin e përvojës personale.

Ndërkaq në institucione të tjera publike, më pak të asociuara me politikë të mirëfilltë, as që imagjinohet që bindja politike e një pjesëtari të stafit të jetë sadopak ndikuese në përditshmërinë institucionale.

Pikërisht kjo përvojë bën që stafet administrative të jenë tërësisht stafe specialistësh të mirëfilltë, nga ekspertiza e të cilëve dhe përvoja përfitojnë qeveritë e ditës. Kjo bën që vende të caktuara të kategorizohen si vende që kanë kapacitete të mjaftueshme menaxhuese ose jo.

Në Shqipëri po duket se po mendohet seriozisht që kjo praktikë perëndimore të fillojë të mbillet. Të paktën këtë të le ta besosh retorika. Por gjithsesi kjo mbetet të shihet.

Por që në Shqipëri ka shumë militantë nëpër zyrat e administratës dhe të shtetit që vegjetojnë, kjo s’ka pikën e dyshimit.

Po aq, s’ka pikë dyshimi që ka njerëz si të vjetër ashtu dhe të rinj të shkolluar në vend dhe jashtë, që janë specialistë të mirëfilltë dhe kanë krijuar CV-ra dhe përvojë të admirueshme profesionale për të cilën kanë investuar privatisht, por edhe shoqëria.

Dhe pikërisht kjo kategori profesionistësh safi, do të duhet të qëmtohen dhe inkurajohen të punojnë të qetë si vlera të shoqërisë, pavarësisht se votojnë Berishën apo Ramën, Metën apo Idrizin, për aq kohë sa bëjnë siç duhet atë që pritet dhe është parashikuar në kontratën e punës dhe paguhen për të.

Ndaj qeveria e re ka nevojë të identifikojë dhe mbrojë këtë pjesë të shërbimit civil shqiptar që do të mundësonte vazhdimësinë profesionale të institucioneve shqiptare.

Ashtu siç do duhet të largohen të paaftët që nuk janë në gjendje profesionalisht ta bëjnë punën, por gjithmonë përmes procedurash transparente dhe të ndershme.

Ka shumë specialistë që edhe janë pushuar në të shkuarën padrejtësisht nga vendet e tyre të punës, thjesht për shkak të bindjeve të tyre politike, dhe që largimet e tyre të punës janë provuar si të padrejta nga gjykatat dhe drejtësia, kategori që të gjithë do të duhet të ri-rekrutohen aty ku kanë qenë dhe t’i nënshtrohen ndoshta sërish të njëjtës konkurrencë të ndershme për të njëjtin vend pune me koleget aktuale për të merituar ndershmërisht atë që padrejtësisht u është mohuar nga drejtues politikë të qeverisë në largim.

Ka një tendencë paska kompleksuese që i mëshohet më shumë të arsimuarve në Perëndim dhe jashtë Shqipërisë, përkundrejt atyre të arsimuar në Shqipëri.

Përgjithësisht dhe shumica e atyre që janë arsimuar jashtë, kanë se çfarë t’i japin administratës shqiptare, por jo domosdoshmërisht, për shkak të një diplomë apo një kualifikimi akademik që mund të kenë marrë në një shtet tjetër.

E them këtë pasi jo në pak raste, ka shumë prej tyre që kanë studiuar vërtet në Perëndim, por jo se kanë domosdoshmërisht një përgatitje të spikatur, jo vetëm për shkak të institucioneve arsimore ku mund të kenë studiuar e që mund të mos jenë edhe aq lart në rankimet akademike, por edhe për faktin se jo pak studentë shkojnë jashtë dhe studiojnë ose bëjnë sikur studiojnë dhe marrin një diplomë, pasi kanë pasur një mundësi financiare më të mirë nga prindërit.

Numerikisht po aq të diplomuar në Shqipëri, mund të jenë po aq akademikë dhe më të përgatitur sa edhe ata që mund të kenë mbaruar studimet e plota ose pasuniversitare ne Itali, SHBA, Francë apo Britani.

Dhe së fundmi, nuk do mund të mos përmend një paralele historike të një ngjarje të kabinetit të revolucionit të qershorit të 1924 dhe qeverisë së Nolit, e cila nxori në pension Bajram Currin, Hysni Currin dhe Sali Vranishtin, e që ma kujtoi në Facebook, nipi i këtij të fundit, miku i lashtë i fakultetit Arben Saliu, sipas të cilit në administratën e re të Ramës nuk duhet të ndodhë siç ngjau pas Luftës së Vlorës, kur ata që u gjakosën mbi pritat me tela u shpërblyen me një kg rrush dhe një qylaf, ndërsa në krye të vendit zunë vend ata që e kundronin gjëmimin e armëve nga kafenetë apo ambientet e bixhozit.

“Në administratën e kabinetit Rama duhet të përfshihen ata që kanë sakrifikuar në emër të ndërtimit të shtetit ligjor dhe që mbi ndërgjegjen e tyre nuk rëndojnë mëkate morale. Në rast se mëkatarët morale vijnë me lugë në brez në emër të kontributit politik për të rrëmbyer thelën më të majme, pushteti i ri do shënjestrohet në radhë të parë nga votuesit e tij”. 

8 komente në “Shërbim civil me më të mirët e të dyja skuadrave”

  1. ali says:

    Po te patem ty ne parlament o Kaci cdo problem e kemi te zgjidhur sepse duke qene Ti ne ”faltore,, do t’i
    ndimosh ”budallenjt” qe te zgjidhin problemet e mprehta qe kerkon Evropa ,sepse vetem Ju e njihni kultu-
    ren politike dhe ekonomike evropiane . C.V -ja jote eshte unikale jo vetem ne Shqiperi por me gjere. Gati-
    gati ke arritur Ajshtain ! O mendje ndritur ! O don Kishot qe boten mbrapsht desh ta kthente dhe me ushte
    ta mberthente ! Si nuk te vjen turp ore mjeran, qe flet brockllulla ,duke i quajtur nje milion votues budallenj
    dhe vetem fytyra jote qe te urren nje popull i tere, na qenka e zgjuar ! Rron shqiponja ne maje te malit,rron
    dhe miza ne bythe te kalit. Miza te takon ty zoti Kaci ! Qerohu or mjeran Mallakastre !

  2. ali says:

    Shenim ky koment i takon Kacit ,por pa dashur, eshte futur ketu. !

  3. Tina says:

    Ndonese nuk jam e sigurt per karrieren 20 vjecare te Benit ne BBC, pasi ai ka qene thjesht nje foles dhe grumbullues informacioni me standarte shume te uleta profesionale, ai cek nje teme interesante. Sidomos partneret presin se cdo beje mazhoranca e re.

    Koncepti I “jobs for life” eshte drejt minimizimi, jo si Beni psh qe eshte paguar nga BBC derisa sessioni shqip u shkri, a thua se nuk kishte te tjere.

    Njerezit punesohen ne baze te CV dhe performances ne disa etapa te intervistimit duke u bazuar ne kritere qe dalin nga pershkrimi I punes (job description). Pas punesimit ne merite, punedhenesi ka nje program trajnimi me sistemet dhe procedurat dhe vleresimi cdo 4-6 jave nga menaxheri I linjes ku identifikohen pikat e forta dhe ato qe Kane nevoje per zhvillim. Jepet support ku ka nevoje. Cdo vit ka nje vleresim (performance appraisal), dhe ne mes te vitit rishikohet performanca dhe arritjet e te metat. Ne nderkohe, ka metoda te perhershme te vendosjes se standarteve (standard setting), te disciplines, misconduct e te tjera si keto. Kualifikimi I vazhdueshem eshte nje tjeter etape dhe detyrim. Natyrshem, qe per cdo veprim apo mase ka nje sistem te brendshem ankesash dhe me pas tribunale punesimi. Sindikatat kane rol.

    1. fl says:

      Ku ka sindikata ne Shqiperi o milet. Shume sakte eshte shprehur sidomos per ata qe kane studiuar jashte dhe duan te kthehen ketu ne sektore shteterore dhe jo private, ku rrogat jane me te larta

  4. Zef Kallami says:

    Bukur e qendise iden e vendit te punes.Qe administrata te mos ndrojne kuajt sa here ndrohen partite ne hypje zbritje.
    Ne fund more shembullin e qeverise se Nolit qe nxorri ne pension Bajram Currin.Ishte i pa shkolle zoteri dhe vendi i pune sot jo vetem don njeri me shkolle por te pergatitur profesionalisht me diplome.Mos karrabolo vetveten por jepi rruge nisjes se fillimit dhe mbylle normal ne logjike.Mos e ngaterro ate kohe analfabetike me universitaret sot.Qe luftaret e sakrificave i shperblej me nji kg rrush.Ideja e Rames persa e kuptoi une asht teper e sakte dhe precize.Kerkesa e CV nuk len rruge per ato te sakrifices pa nivel arsimore te bejne pune ingjinieri apo drejtues,sepse keti te pa shkollumit duhet ti vihet nji te dyte si pune bodigardi per ti lexuar shkresat Bajram Currit.Nese vihen ne pune keto te sakrifices pa nivel arsimore e per ma teper hiq fare profesionalisht,Rilindja do ftohet tej e per tej tajares.Keshtu Shqiperia kurr nuk do bahet.
    Ai profesionalisti me diplome te larte qe luante bixhoz i merret Cv dhe nese nji i dyte qe perleshesh me xhemimet paraqet te njejten nivel CV.Pa dyshim qe vendi i takon te sakrifikuarit.Po nese nuk ka athere jo nuk bahet gabim por i behet shume mire vendit te punes me profesionalistin me shkolle te larte qe ndigjonte nga mejhana xhemimet e armeve.Keshtu e mendoj iden e z.Rama dhe administraten stabile pa ndrime kuajsh.
    Tregon nji universitar per korrektesen e edukates gjermane.Shkurt:
    I jati profesor merr djalin e vet ne provim.Nuk e kaloi provimin.Vet i Ati i thote: Ti djali im.Nuk ben per kete nivel shkolle.Te keshilloj te shkosh ne filan universitet dhe profil tjeter qe mendoj se do e marresh.
    E pyeten per kureshtje profesorin,pse keshtu.Profesori iu pergjigj.Sot ketu asht ne teori qeshtja.Neser del ne jete,ne praktike dhe merr dynjan m’qafe.Une nuk mund ta uli prestigjin e shkolles por dhe nivelin tim si profesor.Djali im nuk asht pa mend por jo per kete shkolle.

  5. Lisi says:

    Ideja është shume e mire. Por ky Beni qe thote se e gjithe karriera e tij ka qene e lidhur me sektorin publik, tani sikur punon per TCHN. Besoj se e din qe Topi nuk është sektor publik, por kanal privat me pikpamje te theksuara politike. Apo as kete nuk e ka marre vesh Manaj.

    1. Ahu says:

      O lisi ka punu Ne tvsh Dhe Bbc ndaj ! Po dukesh qe je dru lisi!

      1. Lisi says:

        Mire o Ahu mire, une e bera nderhyrjen meqe ti the se “gjate gjithe karrieres sime kam punuar vetem ne institucione publike”. E kam fjalen tek menyra dhe saktesia e te shprehurit. Por idene e ke shtruar shume mire. Ndoshta venia e barazimit midis atyre qe shkollohen ne Perendim e te tjereve ne Shqiperi është pak e kerkuar. Ti ka kohe qe je shkeputur nga ky vend e kujton se universiteti i tanishem është njelloj si ai i kohes tende, kur ketu mezi e more nje pese ne anglisht dhe ishe i barabarte midis te barabarteve ne Londer. Madje i lexoj me kenaqesi shkrimet e tua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje