Si nisi dhe si përfundoi

13 Korrik 2013, 11:47Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

Kështu nisi shteti, me burra të mençur, të provuar, të respektuar dhe përfaqësues. E krijuan shtetin kur nuk ishte, krijuan institucionet nga themeli, krijuan kushtetutë e ligje, ministri e drejtori, shkollë e spitale, institucione fetare shqiptare e organizata civile apo kulturore. Edhe ata ishin ndarë në dy parti, edhe ata votoheshin, edhe ata donin pushtet, edhe ata mund të merreshin me tenderë, por zgjodhën të ishin të ndryshëm, provuan të bëjnë shtet, ndonjëherë gabuan por në tërësinë e tyre nuk ka dilemë se ata arritën të bëjnë më të mirën e tyre për qytetarët, shoqërinë dhe vendin. Ndaj sot i respektojnë, i nderojmë, i citojmë dhe sa herë shohim dështimet e sotme, – i kujtojmë me një ndjenjë romantike!

Sa kontrast i thellë me parlamentin e shekullit të ri shtetëror: parlamenti i ri do të ketë pak juristë, më pak se gishtat e dorës, pak ekonomistë, pak ekspertë të marrëdhënie ndërkombëtare, pothuajse asnjë konstitucionalit apo historian, asnjë filozof apo intelektual me krijimtari të njohur e vlerësuar publike, dhe natyrisht asnjë të diplomuar në shkencat politike….por do të ketë 6 biznesmenë të lojërave të fatit, 11 biznesmenë në fushën e ndërtimit, 5 biznesmenë në biznesin e minierave, disa të tjerë që merren me aluminin apo naftën, me dritaret apo portat e hekurit, pije freskuese apo produktet e shportës, me miellin apo hotelerinë. Nuk do kemi asnjë akademik, por do te kemi në parlament të paktën katër ish bodigardë, të paktën tre deputetë deri para pak kohësh në kërkim nga policia dhe natyrisht, të paktën dhjetë deputetë me diplomë të blerë në dy krahët e autostradës për në Rinas!

Ata nuk kanë faj! Ata provuan, ata guxuan dhe ne i pranuam, u ngritëm mbi supe, i mbështetëm dhe i votuam. I gëzofshim! Janë produkti jonë, i shoqërisë tonë, i kulturës tonë politike, i sistemit tonë politik e përfaqësues, i sistemit tonë të vlerave dhe meritokracisë!

Një sinjal dëshpërues për brezat e rinj, për sistemin tonë universitar, për pritshmëritë e mëdha integruese, për shpresat utopike të fitojmë kohën e humbur, dhe mbi të gjitha, – se sa kemi mësuar nga e kaluara 100 vjeçare dhe se si duam ta projektojmë të ardhmen e shtetit tonë në 100 vitet e ardhshme!

42 komente në “Si nisi dhe si përfundoi”

  1. anonim says:

    Nje produkt i sistemi elektoral te dashuruar nga Edi Rama dhe te pranuar me hile nga Sali Berisha.

    Le te kthehet sistemi mazhoritar dhe e shikoni se sa i voton njeri keta.

    1. antonio says:

      Mos u merrni me Edi Ramen dhe Sali Berishen!!!
      Ky eshte PRODUKTI KRIMINAL I KAPITALIZMIT,QE I VUTE PRAPA PER TA ZBUTUR CA NJE CILESOR “DEMOKRATIK”!!!
      Keta jane “NJEREZIT E RI” TE KAPITALIZMIT!!!
      Pse, cfare prisnit ju, me shumeeeeeeeeeeee????
      KURRE NUK MUND TE JETE KAPITALIZMI NJE SISTEM I VLERAVE HUMANE!!!
      AI ESHTE AQ I EGER SA “NJERIU PO HA NJERIUN”!!!
      Do ta kerkoni SOCIALIZMIN(jo ju kelyshet e FASHIOS),por nuk do ta gjeni!!!
      Edhe ju ish te perndjekurit politike,ME TE RESPEKTUAR KENI QENE NE KAMPET E INTERNIMIT SE SA NE KAMPET E SOTME TE BERISHIZMIT!!!
      Atehere te pakten NUK U LINTE NJERI T’I VINIT FLAKEN VETES!!!

    2. Arti says:

      Zoterinj!! Me mire nje biznesmen se nje gangster apo diçka tjeter prandaj mos u shqetsoni per cilesine e parlamentit por shikoni median se ajo eshte themeli I demokracise jo deputet qe shkojne e vijne..? Tung

      1. Shefqet Cela says:

        Fjala “gazetar gangster” eshte poafundesisht larg nga ky gazetar qe ngre kete problem te dhimshem te demokracise sone. Nuk eshte hera e pare qe ben kete veprim te guximshem qytetar.
        Nderime per gazetarin qytetar KRASNIQI!
        Persa i perket krahasimit me Parlamentin e viteve njezet nuk ka asnje sens. Ku Lezha, ku Zharri.
        Mjafton te shikojme si jane sistemuar ata inteektuale te mirefillte. Thjeshtesisht. Pa denglat e ketyre fytyrave te neveritura qe kapardisen neper makina lluksoze, por brenda jane fyçka. Mjafton te permend dy shembuj:
        1. Fatura ne barin e parlamentit. Dy byrek me gjize…
        2. Darka ne Malin e Dajtit. Cifteli muzike, raki, MEZE TURSHI..

  2. VERONIKA says:

    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO !
    MEDALJE PER KTE ZOTERINE QE SHKRUAN !

    ESHTE TURP QE NJE KOMB TRIMASH
    DREJTOHET NGA KESI KRIMBASH ! F.KONICA

    KOKEPALAR KENI ATE QE MERITONI !
    KY ESHTE SISTEMI I PLEHRAVE …OPS VLERAVE QE JU KANE EDUKUAR DHE JU PO EDUKONI !
    KY ESHTE REZULTATI I LEGJIMITETIT TE HALEANCAVE !
    QELBESIRA TE GJITHA KRAHEVE BASHKOHUNI ,SE SI DERRAT NE LLUM DO ZHGRYHENI!

  3. besim says:

    Bashkohu dhe ti Veronike qelbesira. Laje dhe ti zhguallin tend

  4. iliri says:

    Zoti Afrim po pse nuk na ben dhe per ata qe krijuan shtetin nje llogari sa ishin jurista, sa ekonomista , sa bisnesmen dhe cfar shkolle dominonte ne pergjithesi?Me duket se per nga biznesmenlleku ishin te gjith bejler me prona .

  5. frano says:

    Po, i dashur Afrim vertet keshtu pati nise ne parlamentin e pare te ’21-shit; me keta burra kaq te vlerte qe jane nderi dhe vlera e kombit.Ata shkuan atje se donin ” me e ba Shqipnine”.Ndersa keta te sotmit duan…”me e ba rrush e kumbulla Shqipnine”.Fali Zot per gjithçka te bajne”.Fajtoret nuk jane e as nuk do te jene ata, per çdo te keqe qe do te mund te bejne, fajtoret e medhenj jane nominuesit e tyre per te hyre ne deren e asaj aule qe duhej te ishte tempull…sigurisht edhe ne rreth dymilion te tjere qe nuk i abandonojme ATA TE DY dhe bashke me ta 140 te tjeret.

  6. jovan says:

    ne jemi te kalbur me koh djali afrim…qe nga ardhja e satrapit zog me ndihmen e serbit qe dhe ky burri e ka ber hero..vazhdojm me kriminelin enver qe na la ja 100 vjet mbrapa..vazhduam demokraci[gjasme]me agentin e udb saliovicin u rrotullum me bixhozxhiun fatos nano u kthyem prap te sali rrumpalla..e tani skemi car humbim me na ngelet vetem te provojm e te shpresojm…..por emrusi i perbashket esht si gjithmon beogradi……edi ta shofim ca do bohet dhe me kte..por……………

  7. qwe says:

    Po pse a nuk kemi 20 perqind te popullit pa shkolle ose me universitete ne dy anet e autostrades? A nuk kemi 10 % qe i kerkon policia ne gjithe boten? A nuk kemi 80 % te popullit te implikuar me vjedhjen, korrupsionin, pranimin e vjedhjes, dhe pranimin e korrupsionit ? A nuk kemi edhe 2% kriminele apo kriminele potenciale ?

    Krasniqi mos harro se deputetet jane perfaqsues te popullit. Ne kete pike parlamenti i perfaqson me se miri…

  8. Ajet Delaj says:

    July 13, 2013

    RINGRITJA E PARTISE DEMOKRATIKE DUHET TE NISE NGA BAZA NESE VERTETE DUAN QE TE RIKTHEHEN NE PUSHTET DIKUR.

    Te besh analizen e humbjes se Partise Demokratike eshte nje pune dhe nisme mjaft e veshtire pasi eshte tersisht nje terren i pashkelur se paku prej 21vjet qe nga humbja e pare e zgjedhjeve vendore te korikut 1992 referendumit per kushtetuten ne 97tren e deri ne rrezimin e turpshem e perfundimtar te 23 Qershorit 2013.
    Mund te shtoj ketu se eshte jo vtem e veshtire por edhe e pamundur ne nje artikull gazete mjafte te shkurter te pasqyrosh veprimtarine e nje partie politike mjaft te rendesishme e shprese madhe ne 1990 por qe degradon per 23 vjet ne nje thes te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjet.
    Ne anen tjeter per nje ish student aktiv te atij dhjetori te larget te harruar e tradhtuar analiza e vdekjes se Partise Demokratike dhem dyfish dhe i ngjane kujtimeve te atij prindi qe kujton femijen e tije qe pas nje lengate te gjate i vdiq ne lulen e rinise vetem 23 vjecar.
    Prapseprape kujtimet sherojne zemren dhe kure arrihet ne konkluzionin se vdekja ishte e pashmangshme edhe per njerin me te dashur njeri disi lehtesohet pra ngushedhohet.
    Se pari duhet thene se partia politike ne nje nje system pluralist nuk eshte parti e gjithe popullit sipas parimeve leniniste por nje grupim personash qe kane ide dhe aspirate te perbashketa duke u shnderruar ne perfaqesues e frymezues te nje shtrese e grupimi shoqeror.
    Sa me te kthjellta e gjitheperfshirse te jete ideali dhe aspirate e nje partie politike si ne rrafshin personal te individit por dhe ne rrafshin shoqeror e ceshtjet kombetare te te tere shoqerise aq me shume votues rreshtohen perkrah saje duke beret e mundur qe nje force politike te vije ne pushtet per te implementuar idete e vizionin e saje megjithse numri i votuesve eshte shume here me i madh se i antareve te saje.
    Pra forca e nje formacioni politik ne nje shoqeri te lire e demokratike qendron tek idete dhe vizioni qe percojne e jo tek vargu i gjate i liderve apo kollaret e tyre e aq me keq kur hirarket e forumet e partise zerohen mbas njeshit te partise qe rendohet e perbuzet ne perpjestim te drejte me te parat sic ka ndollur realisht ne Partine Demokratike.
    Historia modern e shoqerive te civilizuara njef raste te shumta per partite politike qe ashtu sic ngriihen me rrembim shuhem po me rrembim per te njetat arsye degjenerimin dhe shterrimin e ideve te liderve qe i ngriten keto formacione politike .
    Renja e nje partie politike per te mos u ngritur me ndoll vetem atehere kure kupola drejtuese per nje kohe te gjate bllokon qarkullimin e elitave ne tere hirarkine e partise se bashku me demokracine e brendeshme te saje. Te biesh nga pushteti pas 8 vjet qeverisje eshte gjeja me normale per nje parti politike por kure elektorati te fshin duke te hequr edhe te drejten e pakices bllokuese kushtetuese atehere dicka e madhe ka ndollur
    Pra arsyet kryesore te te renjes se turpshe te Partise Demokratike jane dy: Bllokimi i qarkullimit te elitave ne kreun e Partise Demokratike per 22 vjet me radhe nga Sali Berisha dhe rrudhja derin ne kufizim ekstrem i demokracise se brendshme duke shkuar deri atje sa te kopjoje deri ne perversitet metodologjine e partise komuniste qe bertiste e ulerinte vetem per fitore e arritje ne vendin me te varfer te Europes.
    Ketu duhet germuar e gjetur trera ato mangesi , mentalitet, vese e deri krime te Partise Demokratike pergjate tere jetes se saje kryesisht mbas ardhjes se pare te saje ne pushtet.
    Pra ne nje parti politike tip piramide qe gradualisht shnderrohet ne gjysme diktature brenda radheve te saja ku kerkon se qe ket praktike e filozofi ta shtrije mbi tere shoqerine pergjigjsia bie kryesisht mbi kryesuesin e piramides por nuk duhet te mbesin pa faj krejt piramida e partise ku ne mevartesi te lartesise se personave te ndahet edhe masa e fajit politik pasi ate penale nese ekziston duhet ta percaktoje shteti i cliruar tashme nga kjo peshe e rende uzurpuese gjusmediktatoriale me se pakti pasi mund te jete me shume .
    Ardhja ne kete dite apo derexhe sic i thote shqiperia e mesme e Partise Demokratike ishte e pritur dhe shume themelues te saje e kane parashikuar dhe thene ne kohe te ndryshme te histories se saje qe ne ditet e para te themelimit e deri ne ditet e sotme ku tere shqiptaret e shohin PD permbys.
    E them qe ne ditet e para pasi tashme dihet se krijesa e studenteve Partia Demokratike si mungese e pervojes u mbyt qe ne djep nga misionaret e diktatorit te fundit komunist Ramiz Alia. Tashme eshte e qarte se Sli Berisha i derguari i Ramizit u afrua prane Partise Demokratike te studenteve si “mik” dhe me ndihmen e miqve te tjere te sigurimit te shtetit komunist arriti ta transformoje e sundoje kete krijese per 23 vjet.
    Nuk do ndalem ne luften permanente e te pameshirshme te ketij misionari komunist per te mos lejuar ringjadhjen e te djathtes e atikomunisteve ne truallin e shqiptareve por edhe luften legale dhe ilegale kunder se majtes qe po reformohej me qellimin e vetem perjetsimin e pushtetit te tije si tek ish vellezrit e tije ne repuplikat ruse pasi 23 Qershori tregoje se shqiptaret tashme e njohin.
    Per mua problem real i te djathteve por edhe i kret shqiptareve nuk eshte reformimi dhe ringritja e Partise Demokratike por qartesimi i tyre se Partia Demokratike eshte shnderruar ne parti nekomuniste dhe per 23 vjet kane sunduar nekomunistet ne Shqiperi me kapacitet te plote e filozofi e praktika kriminale me pluralizem fallso me nje parti Berisha-Nano dhe asnje dite nuk kane arritur per 23 vjet te qeverisin liberalet demokrate te djathte apo te majte qofshin ata.
    Pra per sa kohe shqiptaret por kryesisht te djathtet te mos kuptojne misionin qellimin dhe veprimtarine e Sali Berishes jo vetem qe nuk do arrijne te rilindin Partine Demokratike te Studenteve te Djetorit 90te por do i bejne nje dem te pariparueshem vete vizionit te se djathtes ne Shqiperi.
    Per mua e majta e realizoje misionin e saje historic duke reformuar veteveten me largimin e misionarit te Ramiz Alise , Fatos Nanos nga radhet e veta por edhe largimin e simezit te tije Sali Berishes nga pushteti duke bere vertete epoke sic kane thene me nje goje Ambasadoret e shkelqyer Ameriikane Arvizu,Withers.
    Pra sa me shpejt qe antaresia te kuptoje dhe te shkeputet nga filozofia dhe praktikat nekomuniste te Sali Berishes aq me shpejt Partia Demokratike do rikthehet tek idealet dhe fryma e dhjetorit 90te duke u shnderruar ne alternative pushtetit te majte per te miren e antarsise se saje por edhe per te miren e funksionimit te sistemit demokratik ne Shqiperi.
    Problemi eshte qe shqiptaret te mos vonohen me teper pasi mbeturinat e nekomunizmit do i fshije fryma e lirise dhe shteti ligjor qe do ngrihet ne ditet dhe vitet ne vazhdim pasi sa me shpejt qe filozofia e djathte te konsolidohet e ridimensionohet ne spektrin e djathte te politikes aq me funksionale e rezultativ do jete vete pushtetit i majte .
    Pra e djathta nuk eshte deshire apo vullnet i nje shtrese apo kadegorie njerzore por domosdoshmeri qe me ne fund edhe Shqiperia te hyje ne rrugen normale te shoqerive te lira demokratike qe shqiptaret kane aspiruar gjithnje.Ne 90te menduam se e arritn por nuk kishte qene e then u deshen edhe 23 vjet perpjekje per tu shkeputur nga komunizmi se paku si structure shteterore pasi tru mykur ka pasur e do kete edhe per shume kohe.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Albana says:

      Ajet ke bere nje analize te shkelqyer ne kete artikull qe une mendoj qe e ke vezhguar dhe e njeh mire situaten ne Shqiperi. Eshte detyre e menjehershme e se djathtes te vertete qe ne fillim te viteve 90 kishin kaq shume shpresa, por qe keto shpresa jane goditur rende nga mashtrueset neokomuniste Nano Berisha te organizohet per te miren e se djathtes, por edhe te tere shoqerise Shqipetare.

  9. lakuriqi says:

    Shume te drejte ke zoti Afrim.po si ta largonim kafshen e eger qe i ishte bere kryeministria kafaz.

  10. gjergji says:

    Tani nuk kuptoj nje gje une, nga ky shkrim….. keta burrrat e fotografive qe ne po i ngreme aq larte, ku ndryshojne nga keta burrat e sotem, qe po i dhjesim fare…???? Sa nga keta ish burrra kane keto shkolla kaq te larta qe pretendoka ky Afrimi, kur te pakten njeri prej tyre, Zogolli i famshem, nuk kishte shkolle fare..??? Pastaj perveçse bene shtetin e pare çfare tjeter ben keta burra me dy pellembe mustaqe qe nuk e bene edhe keta te sotmit…??? edhe ate shtet deshen te medhenjte qe tua linin dhe u perpoqen ta benin, por nje mut bene……Po te lexosh shkrimet e atyre viteve, te tera ato qe i kane bere ata burrat e vjeter me dy pellembe mustaqe, i kane bere edhe keta burrat e sotem qerose, e pa mustaqe. Te gjitha tradhetite, akraballeqet, cicmicet politike, korrupsionet, vjedhjet e parave publike, gerr merret politike, vrasjet pas shpine, aktet nga me te turpshmet e deri me patriotike, te tera si atehere edhe me sot. Ndryshe, po te kishin bere aq te mira ata dje, nuk do te ishim ne kete derexhe sot…. Ndaj glorifikimi i tyre nuk ben gje tjeter, thjesh sjell shemtimin e tyre….. lerini rehat atje ku jane dhe mos te flasim per ato qe deshen dhe nuk i bene, por te flasim per ato qe deshen dhe i bene dhe ashtu siç munden ti bejne….

  11. alban4eva says:

    as nuk ka krahasim midis ketyre burrave ne foto lart, me keta pisat dhe hajvanet e sotem.. ata ishin burra me plot kuptimin e fjales, pavaresisht se disa prej tyre e menderosen me vone, si psh Zogu.

    por s’mund te krahasosh psh, Gjergj Fishten apo Luigj Gurakuqin me Nard Ndoken apo Sokol Olldelen ose Mul Noken.. pffffffffffffffff, as nuk mund ta mendosh te besh krahasim.. eshte njesoj si te krahasosh cokollaten me mutin..!!

    ky vend nuk behet po nuk u larguan nga politika vemjet dhe jashteqitjet e kombit shqiptar..!! dhe jo vetem te largohen, por edhe te japin llogari perpara drejtesise..!! kur te filloje largimi, por sidomos ndeshkimi i llumit te kombit shqiptar, atehere mund te themi qe Shqiperia e ka filluar Rilindjen me hapin e duhur, perndryshe kjo Rilindje do te ngelet vec ne leter..!!

  12. tomori i beratit says:

    o aFRIM.mE GJITHE respektin QE KAM PER PERSONIN TUAJ rastesisht gjeta disa shkrime tuajat “te vjetra”.Shume elozhe i ke thur sales bre bur megjithate te te pergezoj sepse nje llaf i urte thote-me mire vone se kurrrrrrrr.Sinqerisht urime Afrim.

  13. Elbasansja says:

    Shkrim shume koherent por do te theksoja qe nuk jam dakort me analizen qe I behet permbajtjes se parlamentit. Eshte e vertete qe do te kemi njerez te rinj ne parlament por kjo nuk I jep te drejte asnjerit pjej nesh per te gjykuar sa jane te ndjekur nga drejtesia dhe sa jane pa shkolle dhe sa keshtu e ashtu. Thua qe nuk ka asnje te diplomuar ne Shkenca politike, nuk eshte e vertete, ne partine Socialiste te diplomuar jashte ne Sh. Politike jane T. Balla dhe D. Bushati. Ne cdo vend demokratik ka vend per tu perfaqesuar edhe nga njerez te cilet koha do te provoje aftesite e tyre politike. Ajo qe te vjen inat eshte keto lloj artikujsh analitike shkruhen gjithmone mbasi behet fakt apo zgjedhjet kane perfunduar dhe tashme nuk na ngelet gje tjeter vec te presim cdo na bejne keta dhe tjetra te fillojme qe tani te ushqejme opinionin me ato kualitete parlamentare do te deshironim te shikojme ne kete legjislature por edhe ne te ardhmet. Respekt

    1. VERONIKA says:

      Ti elbasansja mos je gje ajo deKania intelektuHALE qe firmosi ne leter te bardhe ????? Apo je ndonje nga ato qe diplomonte ajo deKania ??
      Ndjese ,po jam kurioze e madhe dhe nuk harroj asgje !
      Nuk paskemi te drejte te themi qe jane ne ndjekje nga drejtesia ????
      Nuk paskemi te drejte te themi qe jane pa shkolle ????
      Zonje ,jeni mire nga mendja ?? A keni mendje ??? Shiko se duhet dhe te funksionoje ,jo te jete thjesht organ inaktiv .

      Juve ju vjen inat se kto artikuj shkruhen mbasi mbarojne zgjedhjet ????
      Kurse mua me vjen inat qe kemi me shume se gjysmen analfabet !

      Do ju shkruaj nje histori ,per te cilen mendoj se gjithe Elbasani duhet te kishte hapur dyert e zise ,dhe ju duhet te vini kujen ,me gjithe ata te diplomuarit ne shkencat e kurverise politike .
      Bujar Nishani {Mehmeti} bir i nje komunisti dhe vete oficer i sigurimit te shtetit ,sapo emeroi ne Gjykaten e Larte te Shtetit {kurve} BESNIK YMERAJ, HETUES SPECIAL I ENVERIT {ish kolegu i kapterr nishanit}
      VRASES I ANDRONIKA CAPRAZIT ,VETE KY KRIMINEL E BURGOSI PER VITE TE TERA DHE E TORTUROI DERI NE VDEKJE !

      E DINI PSE NDODHIN KTO ZONJE NGA ELBASANI ???
      SEPSE ANALFABETET SI JU QE VETEM DREJTONI GISHTIN DREJT KTIJ “ARMIKUT” SHKRIMTAR ,NJESOJ SI ATEHER KUR KEPUCARET PREKUROR GJYKONIN ,DHE SOT BASHKE ME ATA TE DIPPPPPPLLOMUARIT ME FIRME TE BARDHE NE KURVERITE POLITIKE RRINI DHE PRISNI CFARE DO NDODHE !
      ASGJE NUK DO NDODHE ,KA MIZA QE PRESIN DHE DUKE PRITUR VDESIN ….
      JU SKLLEVER KENI LINDUR DHE SKLLEVER IDIOT DO VDISNI !!!!!!!!

  14. kosovari says:

    Afrim, je aq i amel e aq i vokt…, sa qe edhe ky shkrimi ashte madheshtia vet. Afrim, afrim tkoft!

  15. otto says:

    mund te kete te drejte ne kohe normale dhe jo ne nje kohe kur kemi diktatura qe duhen rrezuar.Mjeti justifikon qellimin.qellimi ishte rrezimim e diktatorit berisha

  16. Dashnor Kozaj says:

    Afrim ,te njoh mire.Vet e kemi fajin, Une jam economist,kam mbaruar ne fakultetin e Tiranes,ne degen ,EKONOMIST per INDUSTRINE, nismetar I Partise Demokratike.Edhe sot e kesaj dite e mbaj mend mire,programin e themelimit te saj,si dhe statutin.Partia Demokratike, ne program kishte, kthimin e pronave te grabitura nga regjimi famekeq,komunist dhe shperndarjen e Mjeteve te Prodhimit tek Forcat Prodhuese .Me emerimin ne krye te P.D,se, komunistin fanatik,,fshatar ne origjin spiun I sigurimit te shtetit,agjent I UDB,se, Serbe,Sali Ram Berishen, u be e mundur tradhetia me e madhe qe I ka ndodhur,kombit tone,shqiptar. Ne specialistat shqiptar arritem te prodhojme ; mbi 2 miljon ton nafte bruto ne vit,me anen e te ciles ndertuam hidrocentralet gjigante qe kemi sot,Shqiperia ,prodhonte mineral kromi ne nje sasi qe zinim vendin e trete ne bote,per sasi prodhimi,prodhonim mineral bakri,te cilin e perpunonim dhe e kthenim ne tela dhe kabllo transmetimi te energjise elektrike,prodhonim celiqe dhe hekur per ndertime,nuk importonim as dhe nje kilogram.Prodhonim plehra fosfatike ne kombinatin e Lacit.Prodhonim plehra azotike megjithe ure, ne uzinen teper moderne,ne qytetin e Fierit.Prodhonim INSTRUMENTA mates per industrine Mekanike,Shqiperia para vitit 1992,ishte nje vend Industrialo_Bujqesor, sot eshte kthyer ne nje vend te falimentuar totalisht.Te gjitha ,industrite qe permenda me siper,jane zhdukur te gjitha,i fundit ishte Azotiku I Fierit, qe u cmontua para nje viti dhe u shit per skrap .Turp,per ne shqiptaret,ketu ne Itali,kjo uzine ka mbi 60 vjet,dhe punon dhe sot,e nuk I eshte hequr asnje bulon,Ne shqiptaret perse e shkateruam uzinen e Azotikut ne FIER,po tani qe do na kaloj tubacioni I T.A.P,it ,te dera e Azotikut,ne FIER, ku do ta gjejme. AFRIM KRASNIQI. Perse ne shqiptaret ,prishem sistemin e vaditjeve dhe kullimit ne te gjithe vendin.Perse pranuam Ne, si nismetar te Partise Demokratikete na vinin njerez te importuar si puna e Gjergj Bojaxhiut,i cili ne detyrat qe I dhuroj Sali Berisha ka qene njelloj sikur te marresh nje qen, e ta vendosesh ne nje bibloteke, aq sa do mesoj ky qen ne biblotek aq mesoj GJergj Bojaxhiu, ne detyrat teper te rendesishme,si zv,minister,drejtor ne K.E.Sh,sha,dhe drejtor I inspektoriatit te ndertimit, ne vendin tone,Kush do I korigjoj krimet qe jane kryer.Kush do I shpronesoj femijet e Sali Berishes me gjithe keta Gjergj Bojaxhite,Lulzim Bashat,Andis Harasanat Arben Malajt,Fatos Nanot ,Ilir Flori Metat,etj……..etj ………etj……………..; Pra I nderuar Afrim e kemi vet fajin, se kur denoncoja une thyerjen e embargos,qe kryente Ridvan Bode me Sali Berishen,Ju benit sehir me mua ,ne vitin e larget 1993,kur une kerkoja,qe te ndahej administrimi I ekonomise dhe pronesia e industries, ne rastin konkret ,une kam kerkuar,ne vitin 1994,qe te shkeputeshim,si industri nafte ,ne vet administrim, dhe ndaj Tiranes te korruptuar dhe te degjeneruar ne plot kuptimin e fjales,e ndaj shtetit te paguanim vetem,tatimin,.JU zoti Afrim benit sehir kur mua me arrestonin,morrat e kuq si :Fatos Nano ,Kastriot Islami,Ylli Bufi,Arben Rakipi ,qe ishin te porositur nga I korruptuari,drejtor doganash,fshatari I Rakickes,Ridvan Bode dhe mesuesi I tij,Sali Berisha.Kur une ,ne krye te komisjonit per ekspertizen e Fajdeve,ne vitin 2006, tentova qe te nxirrja te vertetat e vjedhjeve ,[disa miljarda,ne dollar Amerikan],Te gjithe demokratet e ndershem ,si dhe I gjithe populli shqiptar,qendronin indifferent,qe po u zhdukeshin leket nga xhepat e tyre, Ne fund ,ne vitin 2008, une kerkoj qe te behej vleresim, real I pasuris kombetare,te Operatorit,te Shperndarjes,te Energjise Elektrike ,ne Shqiperi,perballem me karambol automobilistik e ne 2010.me akuz,per tu burgosur,sikur une kasha ofenduar,juristin e Gjergji Bojaxhiut, Ju zoti Afrim, [demokratet e ndershem]benit rolin e indiferentit.Vetem vjedhja nga privatizimit te O.S.Sh,se kap Shumen prej 600 miljon,euro. Qe realizoj alpinisti Gjergji Bojaxhiu .Deri me sot,as gjykata, as prokuroria,nuk e kane vene ujin ne zjarr,per ta zgjidhur,kete krim monstruoz qe I ka ndodhur Shqiperise tone dhe popullit. Afrim ,Indiferenca, keto pasoja ka,Shqiperia eshte kthyer,ne vitin 1920. Te fala nga Dashnor Kozaj,une si shqiptar I ndershem e kam kryer detyren time ndaj Atdheut,e si shperblim mora, vdekjen e djalit, vite burgu,Tani e keni radhe Ju,qe te ngrini industrine e Shqiperise,ne nivelin e vitit 1992, por me nje sugjerim,qe te mos pranoni,Ilir Meten, qe derivatet e tij ,shkateruan nje pjes te industries te Naftes dhe Azotikun e Fierit

    1. valter says:

      Bravo Dashnor Kozaj! Jam i nje mendimi me ju. Fatkeqesisht ne jemi drejtuar nga antishqitare por me e keqja eshte se vendit tone nuk i erdhi e keqja nga keta antishqiptare por nga indiferentizmi i shqiptareve te ndershem qe terhoqen bythen te tere dhe e lane qe ky vend te shkoj ne humner dhe ska me ekonomist ta menaxhoj, ka falimentuar fatkeqesisht!

    2. Albana says:

      Dashnor, u impresionova shume nga artikulli juaj dhe mendoj qe ka akoma intelektuale te ndershem qe ndryshe nga pseudo intelektualet indiferente dhe hipokrite flasin dhe tregojne te verteten ashtu sic eshte per ate c’ka ndodhur ne Shqiperine tone. Shpresoj qe intelektualet e theksoj kete intelektualet sepse ato jane pjesa udheheqese e shoqerise te analizojne, te reflektojne dhe mos te lejojne qe te perseriten te njejtat gabime vetem per disa interesa te vogla te momentit ose per nje mbijetese te momentit. Une personalisht nuk kam ndonje shprese tek “rilindja” e Rames duke menduar qe ka ne koalicion Ilir Meten. Per mua ishte nje koalicion i pamoralshem, pa parime per arsye qe dihen. Zoti e ndihmofte Shqiperine dhe shpresoj qe te kete me shume intelektuale si ju megjithese nuk ju njoh personalisht, por rrjeshtat qe keni shkruar flasin shume te nxjerrin Shqiperine nga kjo lemeri.

  17. mesh(igje)tar realist says:

    Dallimi midis atyne zotnive ne foto e ktyne sot ne kolltuqe, asht se ata te paret kishin pàre sa per vedi e dije perendimore, kurse keta te sotmit hîne ne politike bark e xhep-bosh e me shkolla te kohes se Partise, shkolla kot, te viteve 40-50, te tejkalueme prej zhvillimit te fuqishem te vendeve europiane prej gjyses se dyte te shek.XX.

    Mos te harrojme se ata te paret ishin idealista, por edhe realista e jo barbare e shkatrrues, si brezi qe duel prej luftes “nacional-socialiste”.

    Idealizmi i ktyne zotnive ne foto ka vdeke ne vitet ’60-’70 e asht vorrose ne vitet ’90.

  18. po me kujtohet ajo shprehja; e bukur vlora po do desha te ishte pa vlonjate,edhe kjo puna e parlamentareve e duam te jene patriote e te ndershem por puna eshte se ku ti gjejme,antivlerat perbejne rreth 80 % te popullsise,se ndrysh ne kto 70 vjet do shkelqenim diku por vetem krime dhe hajdutllek kjo eshte raca e sotme mos shifni endra me sy hapur

  19. Varfanjaku says:

    Afrim, me vjen keq se je munduar por nuk ke thene asgje qe te vleje perkundrazi…..

    Analize eshte ajo e komentusit Gjergji…… .Lexoje, komentin e tij me kujdes, pa pasion, dhe do te shikosh se eshte e vertete ajo qe thot Gjergji,,, po te kishin bere me mire ato burra ,e ne vijim dhe pas ardhesit e tyre do te ishte me ndryshe..tani.

    Kush e vrau Luigj Gurakuqin ? Kush urdheroi vrasjen e atij liberatori????

    Thellohu ne histori kur do te permendesh figura te kohes kaluar…Historija ua ka dhene vendin e tyre…Lexo elegjin e Fan Nolit per Luigj Gurakuqin dhe nje here edhe mundohu te thuash dicka qe te vleje ….

    Ndersa per parlamenin e ri nuk eshte gje e mencur t’i paragjykosh e pergojosh ata pa filluar akoma nga puna.

    Kalemxhinj si puna jote, duan te shperndajne mjergull, qe te dobesojne shpresen per nje jete me te mire.
    Indirekt ti i sherben Saliut, i cili e katandisi vendin ne diktature, kur intelektualet u ndrydhen, ose u ben sherbetore puthadores te tipit Dhori Kule, Zhani Ciko, e Kac Islami.

    Ti Afrim, mos kujto se je me i mencur nga nje milion njerez qe e aprovuan kete parlament, brenda te cilit ka shume persona te pergatitur shkencerisht dhe me perkushtim.

  20. Albana says:

    Artikull shume i bukur sepse pasqyron nje te vertete.

  21. thjesht says:

    Fole edhe ti Afrim…? Harrove qe ti dhe shoket e tu benit “te fortin” kur benit ligjin me emrin e Berishes ne goje…?Harrove qe ti dhe shoket e tu jeni nje nga arsyet e gjithe atyre qe ngre ne shkrimin tend…?Te mbaj mend mire kur ne sarande kercenoje drejtorin e gjimnazit ose te nxjerr nxenesit ne miting ose do ta poshoje nga puna. Mos ben desidentit tani

  22. F. Rushiti says:

    Shqiptaret jane drejtuar prej te pa afteve per 100 vite.

  23. Nje Nip,i njerit prej atyre Burrave says:

    Sa per sqarim per te gjthe ata qe shkruajne dhe thone:E mo cfare kane bere keta burra me dy pllambe mustaqe?Me kryesorja,bene shtete duke shkrire pasurine dhe jeten e Tyre,ndersa keta te sotmit,te gjithe pa perjashtim,shkaterruan shtetin dhe gjithecka tjeter per tu pasuruar.
    Pasardhesit e tyre,mbas vitit 1990,moren arratine per buken e gojes,sepse pronat e tyre u zaptuan dhe u tjetersuan nga keta te sotmit.

  24. MUA S’DO ME DUKEJ ASPAK CUDI NJI PERFUNDIM I TILLE ,
    KUR SHIKON SE NE SHQIPERI KA ME SHUME ANTISHQIPTAR
    SE SHQIPTARE , MADJE ANTISHQIPTARET KRIJOJNE PARTI POLITIKE
    DHE DREJTOJN VENDIN ATJE KU ATA I URDHEROJN ARMIQTE E SHQIPERISE .
    FAKTI QE SHQIPTARET PASI E PESUAN ME ZOGOLLIN QE PAS POSHTERIMIT QE AI I BERI KTIJ KOMBI , PERSERITET SOT NE KTE SHEKULL PERSERI DHE NE PERMASA AKOMA ME TE KATASTROFALE E TE SHEMTUARA TREGON QARTE GJITHCKA
    MADJE EDHE ATE SE NE SHQIPTARET MERITOJM TE NA QUAJN IDIOT ; SEPSE NA PELQEN AI .

    Shifni pra sot te gjithe dijne kush eshte PD-ja e sali berisha
    dhe perseri askush nuk reagon ,e krimineli vazhdon i qet te shkaterroj deri ne minuten e fundit kte shtet ,kte vend ne sherbim te tutoreve te tij . KOMB PA ZOTE ,qe trembet nga cdo hajvane

  25. kel ukaj says:

    Z. Dashnor, paskemi dy gjera te perbashketa, e me lejo te shpreh mendime modeste per ate çka thua. Ke harruar Hidroçentralin e Banjes qe do te leshonte 20% te tokes shqiptare nen uje. Ke harruar Hekurudhen Milot-Klos qe ishte ndertuar 80% dhe u shkaterrua. Ne Klos ka qene gati ne mbarim traverbanku prej pese km nga ku do te merrej Kromi. Nje veper shume strategjike dhe shume fitimprurese. Njerzit duhet te imagjinojne se lendet e para si Krom, Baker, Nikel, Nafta jane rritur 3-4 here nga 1993-1993. Pjeserisht ndaj mendimet me Zoterine Tuaj por analiza qe ben te çon ne te njejtat gjurme ku e ka çuar Sali QENI Shqiperine. Demokratet e vertete nuk merren me individet, nuk gjykon askend por nderton institucine e rregulla qe i ben individet te levizin ne rregulla e brenda vijave te bardha. Shqiperia ne 1990 ka pasur pak qe kane pasur ide te qarta se çfare do te ndodhte. Cfare kemi mbjellur ne 1990 eshte duke u korrur sot. Baza e nje shteti demokratik duhet te jene te drejtat e njeriut. PPSH,nga 8 dhjetori 1990 e deri me 22 Mars 1992 i respektoj te drejtat e njeriut. Per shembull asnje nenepunes nuk u hodh ne rruge per shkak te bindjeve politike. Sali QENI sapo erdhi ne pushtet i fshiu i persekutoj nenpunesit e rregjimit te vjeter. Po nenepunesit e rregjimit komunist para se gjithash ishin njerz dhe kane te drejta te cilat u neperkemben ne menyre te pameshirshme. U zhduk Kodi i Punes e kaloj ne politizim te gjitheshkaje. Deri ne ate shkalle sa Sali QENI ishte President dhe njeheresh Krytari i PD, nuk ishte “uniteti i kombit” po “perçarsi i kombit”. Une kam pretenduar e pretendoj se jam demokrat i vertete po jo si te tjeret e dhjetoristet e dhjere qe Une i krahasoj me 200 petritat komuniste. Une kurre nuk jam bashkuar me krimet e per kete e kam paguar. Nuk ka gje “shqiperine e shqiptaret i kam dhjere”, por gjerat e padrejta luftohen ne origjine dhe jo ne pasoje. Dhjetoristet dhe shume demokrate jane te perlyer ne mekatet e ketyre 23 viteteve nuk ka me “bashkefajtore”, ata jane fajtore, shqipetaret jane humbesit e medhenj. “Injoranca” e atyre qe erdhen ne pushtet ne 1992 ka qene e pashoqe nuk e kane pas idene se çfare eshte shteti. Nuk besoj as ne keta qe vijne, “Shqiptaret jane njerz me bisht, e nuk mund te formojne shtet e qytet”.

  26. georges says:

    Nje popull grabitqar s’mund te perfaqesohet me njerez te mencur dhe trima. Kur ky popull do te shikoje nga vlerat dhe ligjet atehere do te kemi nje parlament burrash. Perse ndodh kjo zoti Krasniqi, sepse nga 1944 e deri tehu ne krye te ketij vendi ka klane qe mund ti perkufizojme si klani i shqiperise veriut, klani i shqiperise mesme dhe klani i shqiperise jugut. Te tre keto klane bejne nje lufte per te grabitur pronen e pronarit legjitim ne dem te Sundimit te Ligjit dhe Shtetit. Ju te gjithe analizoni por harroni qe PRONA kur ata burra qe ke nxjerre ne plan te pare ISHTE E SHENJTE DHE MBROHEJ ME LIGJ, keta burrat e sotshem jane ne krah te grabitesit me dhune qe ka pushtuar politiken shqiptare qysh ne vitin 1944, pa edhe jane ne ane te horrit, morrit dhe katunarit grabitqar.

  27. nje tip says:

    po pra, ku jane ata burra shteti qe bene parlamentin e pare shqiptar? ku eshte ai sulejman delvina, qe beri nje xhuxh si ahmet zogu president?

    po ik, mer afrim. futi nje dore petulla aty, se per ate pune je.

  28. Lisi says:

    Sigurisht,sot postet e shtetit qe qendron 100 vjet ne tranzicion,jane fitore e parase jo e mendjes,karakterit dhe integritetit te njerezeve. Oj e mejera Shqiperi,kush te ka qite me krye ne hi…?!

  29. Qivaro Brumbulli says:

    Po mor po!
    Kshtu thonin edhe komunistet ne koh te enverit : te punojn per shtet.
    Tash duhet me ken antikomunista.
    Esht rruga amerikane, kush ka pare ka pushtet
    I lumt dhe e gzofshin pushtetin bisnesmenat
    Edhe ata qe kan ndertu Ameriken bisnesmena ishin dhe jo profesora llafesh.
    Kush osht i zoti le ta mori pushtetin qoft edhe tuj ble votat ne tregun e lir.
    Osht ekononomi tregu,le te ket edhe treg legal votash.
    Kush pagu me mir merr me shum vota
    Kjo esht puro demokraci me ekonomi tregu

  30. Qivaro Brumbulli says:

    Kurse ata te rreshtit te par paskan gjet tamom sajim shqiptarce, kan shtri karriget me u ul.
    Si bicim shtes apartamenti sot.
    Ndertim pa leje mo
    Shife.
    Qysh ne fillim,dhe qysh prej “baballarve te kombit” ndodh shkelja e rregullit,dhe bohet “me te hudhme” nga shqiptart.
    Prandaj edhe s,bojn dot shtet.
    Se e kan mendjen me shkel ligjet e rreglla.
    Karriga osht bo me qendru ne kater kemb e jo “barkas shtri,brinjazi” si ke shqiptart.
    Ne esenc ata te fotos me ngjajn si ca kryetar fisesh tribu te marr nga pyjet e amazones dhe xhunglat e afrikes dhe te vesh forcnisht me kullaro.
    Dava shqiptarqiqsh

  31. arti says:

    Dashnor Kozaj,si eshte e mundur qe ju prodhonit gjithcka dhe perfunduat deri aty sa as me buke s ngopeashit.

  32. Dashnor Kozaj says:

    Pergjigje per komentuesin Arti . I nderuar ,arti .Ne ate kohe vidhej gjithecka dhe nuk kontrolloje dot asgje ,ishte diktature, Te keshilloj te lexosh librin e Agim Hamitit, me titull, Odiseja e nje Dedektivi.

  33. Valter Hoxha says:

    Ta shpjegoj une i nderuar Arti me pak fjale (PHD ekonomi, France). Kur drejton nje territor behet llogari ne detaje i burimeve te disponueshme (toke, ato njerezore dhe kapital). Keto burime duhet te jene ne ekuiliber perndryshe kalon ne KRIZE ose depresion ekonomik siç kaluam ne duke shternguar rripin midis 1980-91.
    Perse sngopeshim me buke?
    Raporti toke bujqesore per banor kaloi nga 6000 m² ne 1945 ne afersisht 2000m² ne 90 (e filluam me 900 mij banor ne 1945 dhe perfunduam me 3200 mije ne 90), qe do te thote e perkthyer ne energji ushqyese (kilo/kalori) gati gati ishim ne limite (llogarit jane te thjeshta:
    -mesatarisht 2000 kilokalori qe i duhet nje njeriu ne dite baraze 530 mije ne vit.
    -1ha toke bujqesore ose 10000 m² prodhonte nese nuk gabohem ne ate kohe gati mesatarisht 20 kv grur per ha qe per 2000m² i bie te jet 1/5 ose 4 kv.
    -1 kg grur ka 1500 kilo/kalori per 4 kv ose 400kg kemi 600 mije kilokalori).
    Pra 530 mije nga 600 mij nuk jane shume large. Ne nje territor te percaktuar mire kufijte ku ske mundesi ti zgjerosh, nje shtet per te mbajtur sigurin ushqimore i duhet per banor minimumi 2000 m² toke bujqesore e cilesise se pare(Kina si shtet qe i beri me mire llogarit diti ta menaxhonte kete situat, duke u then popullit te vet boll, nje femij ndryshe ose do hanin njeri tjetrin ose do ket revolta popullore, dhe une do tu shtyp me taks, ashtu siç beri, ose do ti lesh te ikin ashtu siç morem ne kufijte dhe detet por puna eshte se asnje shtet i botes se zhvilluar spranon pa viza. I nderuar Arti, demografija eshte arma me e fuqishme per te pushtuar nje shtet ose per ta kolonizuar apo per te hequr nje sistem politik dhe per te vendosur nje tjeter. Vendet arabe gjithashtu kane ren ne te njejten gracke sot. Franca e ka 4000 m² per banor sot, dhe sjane budallenje, jane shtet qe bujqesia eshte sektori i dyte me i rendesishem mbas turizmit, ata eksportojne produkte ushqimore. Amerikanet e kane shume here me shume dhe jane eksportuesit me te medhenje, Anglia ka akoma Australin, kanada qe jane hambare. Bota perndimore hoqi kufijte e mallrave dhe te sherbimeve por jo ato per njerzit (bota e tret si puna jone kishin gjithnje nevoj per viza dhe kane akoma). Faktore tjeter qe shkeputja me kinen. Puna eshte se atij shteti i duhej valut per te plotesuar nevojat per pjese kembimi qe deri ateher ja siguronte vellai i madh (kina)(per industrin qe permend Dashnori), ndryshe do te kishte blokazh te proceseve te prodhimit. Pra nje pjese e produkteve ushqimore qe duhet te hanim ne shkonte per eksport, dhe ai racioni energjitik ne na kalonte me pak se normalja. Plus, ishte lufta e ftohte SHBA-URSS e atij shteti i duhesh investim ne mbrojtje. Dhe ne fund, padyshim korrupsioni filloi te bente punen e vet. Administrata filloi te kalbesh pasi sistemi nuk kishte nje kundra peshe qe te shikonte ku gabonte (jo me kot ne sisteme me demokraci ka opozite pasi ajo eshte pasqyra ku qeveria shikon gabimet e drejtimit). Pra e then shkurt, une mendoj qe ne u tradhetua nga drejtuesit tane ne menyren me barbare (inteligjencen e burgosen, shfrytezuan injorancen e popullit duke injektuar nje ideologjie qe predikonte diktature, perdoren djersen e tij per te ndertuar shume vepra ku pergjat ketyre 23 vjeteve te pseudodemokracise i shiten dhe u pasuruan). Mbas rrezimit te atij sistemi pushtetin e moren ne dore po e njejta klase por filizat me te keqinje qe ata mostra kishin pjelle(kete se di te te shpjegoj)dhe sot ne krahasim me 1990 jo vetem qe jemi shume here me keq ekonomikisht (pasi jemi fundosur deri ne gryk me borxhe, me nje infrasturktur ekonomike te shkaterruar, kemi kaluar nga nje vend idustrialo-bujqesor qe ishim para 90 ne bujqesi primitive) por jemi shkateruar edhe nga ana shoqerore (shendeti i popullit eshte katastrof (kancer, diabet, alergji, sida etj.), arsimi pertok ( njerez analfabet, ndodhen ne universitet dhe sdin te shkruaj as emrin e tyre e jo me te bejne veprime me thyesa), mjedisi i shkateruar totalisht ( ndotje, pyje qe ske me, zjarre nga te gjitha anet qe edhe lufte te kishim ber sdo arrinim ne ket pike) per te mos folur per mbrojtjen apo ushtrin shqiptare qe te vjen turp te thuash qe kemi ushtri (izraeli eshte shteti qe normal ska nevoj per ushtri se ka gjithe ameriken mbrapa por jo atje edhe grate bejne sherbim pasi nuk i dihet kurre se çfare sjell e nesermja, dhe hisotira ne meson se ka pasur edhe kombe qe jane zhdukur apo qe u eshte ber genocid pikerisht se skane pasur mbrojtje (rasti i shqiptareve te kosoves eshte i fresket, i çameve etj.). Pra e per ta mbyllur, dhe ketu dua te mbeshtes komentuesin Dashnor, eshte nje shprehje qe dikush thot se e ka then Napoleoni dhe burime te tjera per AJshtajnin : “Boten nuk do ti vij fundi nga njerzit e poshter por nga indiferentizmi i njerzeve”, edhe neve gjithnje te keqen e kemi pasur nga indiferentizmi i klases intelektuale dhe nga drejtues qe kane pare interesat e tyre personale dhe jo ato te kombit shqiptar.

  34. Mali says:

    C’do popull meriton parlamentin dhe qeverin qe ka.

  35. beso says:

    nga fotoja e te shkuares me rezulton se gjysma e mustaqellinjve ia beri gropen gjysmes tjeter.Ca dhuruan troje,ca u bene kryeministra nazifashiste,ca mbeten burra te mire gjers vdiqen e ca u vrane pas shpine.Me nje fjale,dje,si sot,s’ke nga merr shembull.Bisnesmenet vertet duhet te merren seriozisht me bisneset,se pari per te ritur pasurine per familjen e tyre,se dyti per te dhene kontributin e tyre ne te miren e pergjithshme.Minutat e shtrenjta te menaxhimit te bisnesit te tyre nuk vlejne ato oret e tera kot duke debatuar per argumenta”LESHI”siç tha ajo zonja e shkuarjes per lesh.Pse bisnesmenet duan me çdop kusht te behen deputete,natyrisht kane te drejten e tyre si çdo qytetar,ndersa le shije te hidhur domosdo,per sa thashe me siper,qe nese menaxhimi i bisnesit i paguan me shume,pse duhet te qorollisen per 1 milion leke te vjetra ne muaj?Ndersa,per mustaqellinjte e fotos,per argumentin se ata qene te zotet te bejne shtet,po qe per ate pune edhe nje arixhi pa shkolle fare e ben shtetin,por sesa shtet ben,kjo eshte per t’u diskutuar.Zogolli pagoi nje ekip italian dhe u tha:merrni e me beni nje shtet ne karte.Ata ia bene,natyrisht duke bere hesapin e interesave te tyre;ku qendron zotesia e Zogollit ketu?Ai shtetin ne karte nuk e zbatoi asnjehere ne terren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje