Katolikët e Idriz Seferit

12 Korrik 2013, 20:23Blog TEMA

Nga Ali Cenaj

 

Vetë Idriz Seferi, prijësi i madh i kryengritjeve të shqiptarëve në atë kohën kur pas muzgut të gjatë aziatik, po vendosej fati edhe i shqiptarëve në këtë gadishullin e lashtë të Ilirisë, strategu e komandanti të cilit i këndohet kënga e Betejës së Kaçanikut, do të ishte tmerruar edhe më shumë se ne dhe s’do të mund ta besonte se do të vijë dita që mu në vendlindjen e tij, dikush nga të vetët, jo vetëm t’ia kthejë shpinën por t’ia rrënojë edhe përmendoren, ashtu siç ndodhi një ditë më parë në vendim me emrin Miqibabë, në Karadak.

Dhe atë për çka? Merreni me mend, sepse s’paska qenë mysliman, siç e kishte emrin e mbiemrin por paska qenë katolik! Ashtu siç mund të jetë apo të ketë qenë edhe vetë rrënuesi i përmendores, nëse është pjesë e kësaj popullate të Karadakut e njohur për fenomenin e laramanëve. Si fenomen i shqiptarëve të cilët rënia e pushtimit turk i gjeti në mes të udhës të konvertimit nga katolikë më myslimanë. Dhe mbetën të tillë, në mes, as andej as këndej. Andaj morën emrin Laramanë. Me emra myslimanë në paraqitjet publike por brenda familjes ruajtën fenë e vjetër, kuptohet në diskrecion pasi duhej gjallëruar në një ambient primitiv diskriminues si ky që nuk e duruaka as një skulpturë në shkëmb.

Dhe si për ironi, këtë e bën dikush nga gjaku i shprishur i Seferëve që tashmë s’e njohin as vetveten. Si fundamentalistët talibanë në Afganistanë që vite më parë me raketa shkatërruan një nga monumentet më të mëdha botërore, Skulpturat Budiste tremijëvjeçare, të gdhendura në shkëmb, këta pasardhësit e talibanëve tanë në Karadak përsëritën vandalizmin e njëjtë: thyen një skulpturë të madhe në shkëmb të cilën kishte nisur ta skaliste skulptori i kësaj ane Hevzi Nuhiu. Artisti të cilin vite më parë, kisha pasur rastin ta takoja në mesin e arbëreshëve, në Shën Mitër Korona, ku kaluam një mbrëmje të paharrueshme në një ambient shqiptar në familjen e tij, mes skulpturave, shumë nga to me motive nga vendlindja, si “Daullxhinjtë”, drugdhendja që deri vonë zinte vendin e nderit në dhomën time të pritjes.

Artisti që me vite bëri emër me veprat e çmuara artistike edhe jashtë komunitetit arbëresh në Itali, si kurbetqarët që nuk thonë më kot se atdheu duhet më shumë kur është larg, kthen shpesh në Preshevë e në Karadak Dhe pas çdo vizite në shkëmbinjtë mbi Preshevë ka lënë prapa nga një vepër skulpturore në natyrë.

Kjo e Idriz Seferit do të duhej të ishte e radhës. Por dikush nga vandalët tanë mendor duke shkatërruar një vepër të tillë artistike, aq më keq me prapavijë fetare, treguan se as anticivilizuesja, antinjerëzorja e mbi të gjitha antikombëtarja nuk kanë fund. Ashtu si treguan se investimet e viteve të fundit të qarqeve fetare ekstremiste antiperëndimore që duan të na bëjnë mashë në duart e tyre kanë filluar te japin rezultatet konkrete.

Pas serisë së sulmeve mbi baza fetare mbi figurat kombëtare si Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, tash Idriz Seferi dhe sulmeve tjera të përditshme për të përçarë apo armiqësuar shqiptarët mbi baza fetare, edhe ata të Bashkësisë Islame por edhe qeveritarët duhet ta kuptojnë se mendësia strucit nuk ka sjellë kurrë një të mirë.

Është koha që shteti dhe populli të mobilizohen që sherrbudallë të tillë që në emër të fesë po i fryjnë urrejtjes ndërfetare, t’u ngushtohet rrethi dhe t’u kufizohet veprimtaria. Aq më shumë që vetë feja e mirëfilltë myslimane nuk e udhëzon askënd qe ta urrejë tjetrin pse i takon një besimi tjetër. Përkundrazi, predikon tolerancën, dashurinë dhe afrimin ndaj njeri- tjetrit.

Ekstremistë të tillë anti-kombëtar po pushtojnë hapësirën që u është lejuar. Nëse sot thyejnë skulptura apo varreza nesër radhën e kemi ne, njerëzit normalë të këtij vendi. Të këtillë çfarë jemi e çfarë ishim, me të gjitha diversitetet tona por edhe tolerancën fetare.

14 komente në “Katolikët e Idriz Seferit”

  1. albert says:

    Ju uroj nga zemra per kete shkrim te mrekullueshem.

    1. aqifi says:

      Byrazerllek, maskarallek, hyxhym lezet!

  2. nje tip says:

    ka ardhur koha te crrenjoset islami ne kosove. keta plehrat antishqiptare po e teprojne. nuk ma ha mendja te kete qene ndonje shqiptar qe e ka bere prishjen e statujes, por ndonje turk i sjelle nga jugosllavet ne vitet ’30, me synim qe te percanin shqiptaret e kosoves. une uroj te mos kete pershkallezime te kesaj gjendjeje, dhe qe edi dhe forcat nderkombetare t’u bejne presion politikaneve kosovare qe t’i zhdukin keto celulat islamike nga trojet shqiptare. kjo, fundja, eshte sfida e rradhes per shqiptarine.

  3. KACANIK o shkamb e gur

    vritesh e pritesh per flamur

    per flamurin e SKENDERIT

    luftojne djemte e IDRIZ SEFERIT

    Me e ironikja se edhe ne kohen e diktatures na mesonin keto kenge neper shkolla . Tani qe kemi me teper liri se atehere shkollat,institutet dhe akademite kane degraduar epo rrisim nje brez injorant qe dijne ose FACEBOOK ose hoxhen e katundit

  4. ALBAN DEGA says:

    KACANIK O SHKAMB E GUR

    …. Hej Kacanik o shkamb e gur
    Prishesh e digjesh per flamur
    Per flamurin e Skenderit
    Luftojne djemte e Idriz Seferit…
    … Mallkuar emri shqiptar cilitdo qe ngre doren turko- serbe kunder atdhetarit te sprovuar ne betejat per shqiptari Idriz Seferi
    Mallkuar !

  5. emer says:

    Me pelqeu shume artikulli juaj. Madje me beri edhe te qaj. Por, me dicka nuk jam dakort. Thoni: “vetë feja e mirëfilltë myslimane nuk e udhëzon askënd qe ta urrejë tjetrin pse i takon një besimi tjetër. Përkundrazi, predikon tolerancën, dashurinë dhe afrimin ndaj njeri- tjetrit.”
    Ne pjesen 9:5 te Kuranit thuhet qarte qe pas mbarimit te muajit te Ramazanit, duhet ti dalin perpara cdo besimtari te feve te tjera e cdo mosbesimtari, ti thone qe i pret vdekja nese nuk i bashkohen islamit, prit pergjigjen e tyre, dhe nese eshte jo, atehere bej prita, shqyeja deren, dhe copetoji…
    Islami nuk eshte fe e paqes miku im shqiptar. Besa e shqiptarit eshte pjes e tolerances, dashurise dhe afrimit.
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

    1. Splinter says:

      Kryptomuslims eshte termi qe eshte perdorur ne ate kohe per katoliket qe ishin konvertuar per tu shpetuar disa taksave
      Si edhe per te patur nje status me te larte ne rrethin shoqeror.
      Dihet qe sistemi I atehershem lejonte qe vetem muslimanet te mbanin arme.
      Gjithashtu ka patur edhe kufizime ne planin e ndertimit te shtepive per jomuslimanet qe sot duket si njefare diskriminimi.por qe ne ate kohe the ate sistem ka qene OKey.

  6. Diz_honi says:

    @emer.Njerez si ti qe i shtremberojne fjalet (Kur`anit) e kane bere kete fe te keqe. A e ke lexuare mire kete sure (TEVBE) se per cka flitet dhe te dalesh e te thuash se Islami nuk eshte fe paqeje!!!. Nuk je ti i pari as i fundit qe shpreh mllefin tend ne kete menyre.Munafiket ekzistojne qe nga shpallja e Kur`anit,por nese je muslimane shpresoj te te udhezoj Zoti, nese je i krishtere Zoti ta ndriqofte rrugen.

    1. Suzana (Kosove) says:

      @diz_honi…shikova mbreme nje video ne internet, i biri i shefit te Hamasi-it kishte nderruar Fe, i kishte kthyer shpinen Islamit dhe ishte konvertuar ne te krishter, kishte qene Prijes i Levizjes se rinise se Hamas-it. ja fjalet e tij pak a shume: Myslimanet e Botes jane njerez shume te mire, shume mikprites, shume te dashur…por eshte nje Problem i madh, Terroristi me i madh i te gjitha koherave eshte Muhamedi, Kurani eshte doktrine terrori (fjalet e tij, jo te miat)…pastaj vazhdoi, sado qe duket se Se feja Islame po rritet, ne fakt tha ky njeri, une i jap maksimum 10 vjet jetese Islamizmit, ´bomba` do te eksplodoj nga Brenda, jo nga armiqet e krishter…ishte vertete video shokuese, ju preferoj ta shikoni.

    2. Donoc says:

      Diz_honi, te lutem si mund ta gjej videon ne fjale .. ? Flm ne avance

  7. S says:

    shkrim i bukur dhe domethenes por kujt i thua se???nga ato ane ka vetem kafshe islamike me surrat njeriu

  8. mirel says:

    Si pergjigje nuk me ngelet tjeter vecse ti bashkohem korit te popullit qe I ngriti ne piedestal burrat e vertete me ane te kenges:

    “Hej Kacaniku Shkemb e Gur
    Digjesh e Pritesh per Flamur
    Per Flamurin e Skenderit
    Luftojne djemte o e Idriz Seferit”

    Ata qe godasin keto figura jane krimba te ndyre dhe e dine ku e kane vendin..ne hale
    Aq me teper islamiket e rinj..jane njelloj me serbin dhe ashtu duhet te trajtohen nga vete kosovaret.

  9. VL.HAS says:

    O Alban Dega , TE LUMTE MENDJA E DORA ! EDHE SE JE LARGE NE NJE VEND , KU NEVOJAT PER JETESE DHE PER SHUME ME TEPER , DEOMOS QE DO TI KESH TE PLOTESUARA , SI PERHERE ME ATO KOMENTET E TUA PLOT NDJENJE TE LART PATRIOTIZMI , SI NE CDO RAST EDHE KESAJ HERE , PERCONI MESAZHE FRYMEZIMI PER TE GJITHE ATA QE U RRJEDH NDER DEJE GJAK SHQIPTARI E QE I DUAN TE MIREN SHQIPTARISE .! Rasti e ka sjelle qe neser do jem ne PRIZEREN ,NE NJE DASEM TE NJE STERNIPI TE BABES TIM , NDAJ PER AQ SA DO MA LEJOJ MOMENTI DHE HAPESIRA , QE DO ME KRIJOHET , KETO MESAZHE SI ATO QE SHPREHNI JU KETU NE KOMENT ME VIJENE EDHE MUA , NE VETEDIJEN TIME , KU DHE DO I PERCJELLE PA AS ME TE VOGLIN NGURIM . TE PRIFT E MBARA KUDO QE TE NDODHESH !!….

  10. Splinter says:

    Kryptomuslims eshte termi qe eshte perdorur ne ate kohe per katoliket qe ishin konvertuar per tu shpetuar disa taksave
    Si edhe per te patur nje status me te larte ne rrethin shoqeror.
    Dihet qe sistemi I atehershem lejonte qe vetem muslimanet te mbanin arme.
    Gjithashtu ka patur edhe kufizime ne planin e ndertimit te shtepive per jomuslimanet qe sot duket si njefare diskriminimi.por qe ne ate kohe the ate sistem ka qene OKey. OK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje