Vapa e Mesdheut të dembelos pa e kuptuar dhe e përzierë me rehatllëkun e racës tonë ose të dremit të tërin ose në të kundërt të shtyn të bësh hesape për të tjerët. Fushata elektorale mbaroi-mendoja këto ditë, pse mos e bëj dhe unë inventarin e saj?
Ca i yshtur nga graviteti epirot e ca i magnetizuar nga profesioni si gazetar nuk përtova të harxhoj kohë për veten dhe për të tretët. Dhe lukunia e gazetarëve, opinionistëve, kolumnistëve, shërbëtorëve, idealistëve, të paguarve dhe kompetentëve parakaloi në mendjen time edhe me ngjyra edhe bardh e zi. Sot nuk po përtoj për atë racë gebelsianësh të shkruaj e të kuvendoj me ju dhe duke marrë përgjegjësi në vetën e parë numri njëjës, të flas hapur siç i ka hije një përmetari që flet pa lustra.
Miliona minuta e orë, qindra mijëra artikuj dhe programe televizive, miliona lekë të reja dhe euro të vjetra, favore dhe qoka pa fund, maskarallëk dhe shitje bythe pa limit filluan qysh në post 21 janarin e 2011-ës e u tretën si gojë të mekura të hënën e fundit të qershorit 2013. Ne këtej dhe ata andej u vumë në llogoret e betejës të qëllonim me topa e batare si të pabarabartë. Këtej nga ne kërcënimet vërshonin si përmbytjet e Shkodrës, andej matanë paraja lumë si Lana pas shiut por e ndotur. Këtej prisheshin biznese, digjeshin makina, dhunoheshin eksponentë andej matanë gardistët i ruanin dhe i rruanin gebelsianët e pushtetit. Programoheshin debate artificiale, atakime të pështira, kërkohej me ngulm lavazh kolektiv truri dhe gjindja, audienca pra çoç shtirej sikur i besonte.
Fillonte Çlirim Peka ufëzonte çdo muzg, Fevzoja opinionoste dhe katranoste çdo ekuilibër çdo natë, Arturi i zhejeve gradonte 360 edhe hapësirat e cunguara të opozitarizmit, Artani, hoxha i pushtetit, nuk linte minare pushteti pa syfosur dhe kështu mbyllej java e ndotur me Çanin e zonës së (m)(q)(l)irë. Paraditeve u punua në rreth 10 mijë kilometra rrugë duke prerë rreth 21 mijë kilometra shirita e pasdite ekranet e televizioneve nxinin nga kërcënime burrash e grash me varje palmash të kundërshtarëve të dobët. Shish-i survejonte, policia ndiqte e kërcënonte, ushtria përgjonte, tatimet mbysnin, spitalet të mbyllnin dyert, arsimi analfabetizonte militantizmin, parlamentarizmi jozefinoste fjalën e lirë ndërsa vota sashenkëzohej dhe ristanohej pa pikë turpi, pa pikë respekti për Kushtetutë dhe integrim.
Prokuroria, gjykatat, entet publike, presidenca hanin çdo ditë çorbën e prishur të oborrit dhe do nisin të vjellin pas shtatorit mes një kaosi që mjerë kush do e sistemojë. Tek tuk mediumet e mbytura opozitare përpiqeshin mes pengesave titane të ndiznin dritën e kuqe të alarmit por regjimi të merrte në shenjë e të snajperizonte porsi gazetarin Fatos Mahmutaj. Brukseli liberalizoi vizat por shkelte një sy sa herë qeveria e këtushme mbyste çdo sakrificë lirie dhe informimi. Dukej shpesh sikur po na harronin dhe ne raca arjane rronim vetëm për pak ajër e për pak përshesh. Kishte filluar tjetërsimi i çdo shqise dhe rikuperimi i një indiference mbarëpopullore të trembte. Nën zë diskutohej se enverizmi po përsëritej kësaj here i llangosur në blu e porsi kubanezët e viteve ’60 kishe dy alternativa: bëj pakt me regjimin dhe mbyll gojën, vegjeto këtu ose ik qërohu nga ky vend dhe kundro si kavjet vendin tënd në internet nga diku larg. Fundja bukë dhe domate kishte për të tërë. Uji vjen me orar por nuk të than etja, plazhe me bukë me vete ka, kafen e pi dhe 50 lekëshe te lagjja, Greta me Çiljetën këndojnë pa lekë në çdo miting, çunat e gardës të shërbejnë 24 orë mjafton të kesh theks të njëjtë me ta, biznesin e mbyt me gjoba nëse nuk bën punë hangari, universitetet private u shpartalluan me studentë 9-vjeçaresh, në Facebook i mban varur të gjithë me statuset e Erlës. Fundja çfarë ka më shumë Bjellorusia, Azerbajxhani, Ukraina, Moldavia, Rusia, Turkmenistani, Taxhikistani …?
Ndoshta ndonjë ditë a do të guxojë dikush nga ne gazetarët të kalkulojë sesa para publike, sa tonelata mashtrimesh, intrigash, kërcënimesh, joshjesh, pazaresh të fëlliqura u investuan këto vitet e fundit vetëm e vetëm të mbahej ende në pushtet frika dhe poshtërimi? Ndonjë prokuror magjistrat apo pasionant do të mundë të investigojë dhe hetojë sa ishin e sa janë pasuritë e opinionistëve të majtë e të djathtë, taksat që paguajnë, rrobat që veshin. Ndonjë prift, hoxhë apo baba teqeje do të guxojë tu kërkojnë të rrëfehen këtyre mëkatarëve që porsi beniaminë puthadorësh dëmtuan, penguan dhe dhunuan këtë vend. A do të mbajë njeri përgjegjësi pse paratë e taksave për investime publike u konvertuan në reklama dhe honorare për shërbëtorë klanesh të klaneve?
Qeveria e re me dhe pa mëkatet e së kaluarës duhet të rilindë bashkë me premtimet elektorale edhe lirinë sublime të informimit. Ekuilibrat mes mediumeve të tyre dhe të atyre duhet të standardizohen, qokat e reklamave duhet të zbehen sepse edhe Edi edhe Iliri dikur në pushtet me apo pa dashje i kanë akumuluar si eksperienca . Loja me opinionistë tellallë që zhgaravisin realitetin tashmë ka dalë jashtë mode. Njerëzia u vel me freskun që bëjnë Fevziu, Çani, Peka, Çupi, Guma, Çili dhe sesa i besuan këta kodoshë e tregoi me votën historike të 23 qershorit. Vitaliteti i audiencës (të varfër në xhepa) shqiptare pasuroi përfundimisht pjekurinë kolektive të vendimmarrjes. Kësaj here u shkatërruan përfundimisht themelet e mediumeve të korruptuara kopuke. Sa nga kokëfortësia e racës dhe sa nga inovacionet e teknologjisë moderne nuk guxon dot më asnjë fevzi pushteti të shesë pordhët për grosh.
Prandaj i dashur ministër dhe deputet mos u hap bythësh çdo natë duke paguar moderatorin e duke mashtruar nëpër studio televizive por shtroju punës. Kështu kursen edhe paratë që ke ndërmend të vjedhësh, kështu betonizon edhe mandatin që kësaj here ia more katragjyshit me meritë. Fundja nëse nuk ke ndërmend të vrasësh dhe ti opozitarizmin pse do të të duhen opinionistë si ata që mbronin vdekjet e 21 janarit?
*fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
je i madh plako
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=437927366306495&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
WELL DONE PERMETAR, WELL DONE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html
dy thanje labidare ke shkrujt o Bled
“Zhelefinizmi i Parlamentit” dhe “Ristanizimi i Votes se lire”.un po shtoj dhe “Salizimi i Shtetit”
Keto fjale kan me hy ne fjalorin e gjuhes shqipe.
Je gjigand o bledi, por mos haro se do kesh material per te shkruar akoma.Plehrat vazhdojne te qelbin dhe ti si nikoqir i endrave te popullit do te dish ti trajtosh.Kerma akoma mban ere.
kot sa lavderon gazetaret; miopia e tyre disinformoi politikanet e maxhorances
Eh Bledi, nje nga ato sallatat tende te zakonshme por gjeniale. Kesaj rradhe e kishe kursyer doren ne erezat qe e bejne dhe me te shijshme…por ….te lumte….jo vetem pene e forte por dhe nje shpirt i forte qe e leviz kete pene….
Meriton nje bravooo gjigande!Thjesht brilante,si gjithmone I drejtperdrejt me bythelepirsat e pushtetit.
Gazetaria e mediat,jan e keqeja e ketij populli jo politikanet!!kete taa mbani mend.
Gjashte legenet.
kater koqe kandari ngelen ne historine e medias te 22 viteve: qimi peka, blendi fevzo,fari balliu,frok qupi.Bythelepiresat me pa skrupull,me legenet e kombit kur mbronin vrasesit e shqiptareve,ajdutet,dallkauket,delenxhinjte e Shqiperise.Pas tyre vijne kurvari i zones se lire arjan cani me mustaqe mutin artur zhein.Gjithe filmimet e tyre ndricojne sa pa karakter kane qene per vite te tera,JAZEK,JAZEK,JAZEK buka shqiptare qe ju ka ushqyer.
BRRAVO NO COMENT
E keqja eshte o Bledo, se bythesh po hapen ata qe humben pushtetin. I ke degjuar Lulushin, Kolin, Berishen ( se Berisha nuk eshte i pari ne renditje, por i treti. Numeroji me gishta po deshe. A nuk del i treti nga do qe ta fillosh numerimin). Pa lere kur shqyhet bythesh dhe Kaco Islami. Kjo eshte te kesh dy byth. Nje ta cash e nje ta mbash…
servilet nenkputo sumlepirsat ta fusin koken ne M..
Keshtu ndodhi edhe me SB e kompani servilesh te cilet ishin lepe-peqe kumandantit komunist.
Raca Ariane nuk ka te zinj si puna jote ,megjithate I like your lips.
haha GUMA- bukur e ke then Bledi.
Je i madh si gazetar, Bledo, por shumë më i madh je si Përmetar! Ashtu të lumtë, per maskarenjt vetëm me rroçkë shkruaj se ata vetëm atë gjuhë kuptojnë!
Deshiroj te shtoj dicka me mirkuptin tuaj.
Keta gazetar kodosha sahalepires na ndihmuan shume ne fitoren e madhe,sa me shume flisnin ata aq me shume na rritej ne urrejtaja per regjimin vrastar,ne ne fytyrat e tyre shikonim fytyren e shperfyteruar te saliut.NE ne zerin e tyre degjonim klithmat e satrtapit,ne kollaret e tyre litarin qe na shtergohej cgo dite,ne ato buzeqeshjet e tyre te shtira shikonim helmin e gjarprit…..
Dhe mendoj se e “mertojne” nje “falenderim” qe me parat e pushtetit qe ju kishin zene syte ishin verbuar por s na verbuan dot ne,na ndihmuan te ngriheshim ne kemb e ti shporrnim kete horra
Te falenderoj z gazetar
Gazetaret e ”analistet,, kopuke si Fevziu, Cili,Cani,Prec dallaverexhiu, Cupi, Balliu i vrare lije, etj . do te
bejne mire te gjejne analiste te rinj te pa korruptuar qe shtypi dhe televizionet t’ i aktivizojne . Eshte ne
nderin e ketyre organeve qe te jene sa me objektive ne paraqitjen e realitetit shqiptar. Gazetaret dhe
analistet e lartpermendur deshtuan ne menyre te turpshme ne intervistat e perditeshme . Parashikimet
tyre ishin aq larg realitetit shqiptar sa po te isha une s’do ma shifnit kurre fytyren me ne TV. Por dihet
kur ”ustai ,, tyre nuk ka turp dhe cdo dite ne menyre delirante shkruan marrezira ”facebook,, te tijen ahere
si do te kene turp sejmenet e tij ,lakejt e shitur ”per nje grusht eurosh me shume,, Keto jane sahanlepiresit
qe diktatori i perfshiu ne vorbullen e tij te korrupsionit . Shqiptare ”quo vadis,, ?!
U be nje kohe e gjate qe nuke po shohe komentet e ALBAN DEGA New York, c’u be me te ?
barbara,atje(Neww York)s’ka pak qe ka gdhire,’duroni’ dhe pak(taksirate do e keni)dhe komentet e tije do te vershojne nga 2-3 ne c’do faqe,nderkohe pini nje kafe qe ta ‘mbani’ trurin ne forme!
Bravo z.Blendi analiza me realiste qe kemi lexuar deri tani,te lumte.
Përmeti mund të mburet me ty Bledi. Edhe unë jam krenar, se e ndjej vehten gjysëm përmetar (Kam bërë gjimnazin aty, ahere kur ti ndoshta ishe në kopësht). Vazhdo në këtë mënyrë dhe do jesh i nderuar.
Nje replike e shkurter me ” Dielli mbi shqypni “: Ju sugjeroni qe fjalet “Zhelefenizem “, ” Ristanizmi i fjales se lire “, apo ” Salizmi i shtetit “, te hyjne ne fjalorin e gjuhes shqipe ! Jam kunder, sepse keto fjale a togfjalesha , do te na pegerin ( ndyjne ) , fjalorin e shqipes letrare. Me mire do te jete qe te mbeten si gojdhena per t’u treguar brezave te ardhshe: ” NA ISHTE NJEHERE NJE FEMER, ME EMRIN JOZEFINE ! NA E CUAN NE KRYE TE PARLAMENTIT SHQIPTAR ! AJO , MENJEHER SA U UL NE KETE KARRIGE,I VURI BYTHA MAJE ! PASTAJ, I FLISTE GJUHA PARA MENDJES , SA QE FILLOI TA HIDHTE DHE SHURREN PERPJETE. ISHTE PAK BUKUROSHE, POR GOJESHTHURUR E ZEMERZEZE ! KISHTE PER ZEMER VETEM SALI BIRISHEN ( TE TJERET NUK I DIME QE NGA PASHUKU ) DHE ME NE FUND , VETE THA VETE E PESOI : S H K O I P E R L E S H !
Sidoqofte per ta kompletuar shkrimin e Bledit duhet qe:
Berisha pasi dha doreheqjen nga Kryetar i Partise Demokratike.
Duhej te rivendoste kandidaturen si nje nga konkurentet,per kryetar te Partise Demokratike,nje anetar nje vote.
Ne,ne kete drejtim kemi eksperience,ne kohen e Lakerorit.
Kur Edi dha doreheqjen nga kryetar i Partise Socialiste.
E astaj,fet rikonkuroi.
Bazuar ne kete eksperinece qe Manja e di shume mire.
Duhej ti beje thirje Berishes,te vere kandidaturen pasi eshte akoma ne kohe.
Se lakeror ka plot.
Besoj ne kohen e Lakerorit Manja do te kete shkruar dicka.
Se forconte partine.
Qe e kuptoi me mire,kush jane bythelepiresat.
E po te krahasoje Manja farsen e Lakrorizimit te Partise Socialiste.
Kur i dorehequri,rikandidoi dhe fitoi.
Tani qe Berisha dha doreheqjen dhe si burre shteti nuk rikandidon me.
Por ka leshuar dy silura ku njera eshte me e gjalle se tjetra
Bashen dhe Olldashen.
Sigurisht qe Manen e ka kapur zilia.
Pasi krahason cirkun e Lakerorit.
Me realitetin e dy silurave me te njeten force shpertyese.
Bashen e Olldashen.
Kur me cirkun e doreheqjes e rikandidimit e gjetjes se Lakerorit,u cirkezuat te tere.
Si kukulla humoristike.
Flm Bledi,
Ke nje forme te shkruari, te bukur, te drejte-perdrejte dhe te kendshme.
Nga shkrimi i sotem vecoj:
“Qeveria e re me dhe pa mëkatet e së kaluarës duhet të rilindë bashkë me premtimet elektorale edhe lirinë sublime të informimit. Ekuilibrat mes mediumeve të tyre dhe të atyre duhet të standardizohen, qokat e reklamave duhet të zbehen sepse edhe Edi edhe Iliri dikur në pushtet me apo pa dashje i kanë akumuluar si eksperienca . Loja me opinionistë tellallë që zhgaravisin realitetin tashmë ka dalë jashtë mode. Njerëzia u vel me freskun që bëjnë Fevziu, Çani, Peka, Çupi, Guma, Çili dhe sesa i besuan këta kodoshë e tregoi me votën historike të 23 qershorit. Vitaliteti i audiencës (të varfër në xhepa) shqiptare pasuroi përfundimisht pjekurinë kolektive të vendimmarrjes. Kësaj here u shkatërruan përfundimisht themelet e mediumeve të korruptuara kopuke. Sa nga kokëfortësia e racës dhe sa nga inovacionet e teknologjisë moderne nuk guxon dot më asnjë fevzi pushteti të shesë pordhët për grosh”.
BLENDI JE SHUME I SAKTE.KETA OPINIONISTE HIPOKRITE DUHEN DISKREDITUAR.JU JENI ILACI I DUHUR PER TA. BRAVO.
“..gebelsianet e pushtetit”?
Jo mor Bled, “qelbesianet e pushtetit”, kjo po u shkon per shtat.
Ky fevzo ka filluar ndonje emision te titulluar 180 grade ?
Fevzo esht marros pas Grigjes thon………
Qeveria e re, duhet duhet duhet duhet duhet……ngrije lart flamurin e “duhet” por shpejt do ta kuptosh mqs nuk e paske kuptuar deri tani qe nuk ka asnje ndryshim ndermjet teje dhe Fevziut apo Canit etj.etj. ashtu si nuk ka ndermjet PS dhe PD, prandaj bishti i atij flamuri qe po valevit shpejt do te perfundoje ne ate pjese qe ti je hap shume.
Duhet, duhet, duhet, duhet……………………………..