Partia Demokratike po ngutet në akuzat e saj ndaj qeverisë së ardhshme të kryeministrit Rama në lidhje me atë që ajo e quan, premtime të pambajtura prej tij të bëra gjatë fushatës elektorale. Kur duhen edhe rreth 55 ditë që të konstituohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, pas të cilës merr formë qeveria dhe programi i saj 4- vjeçar, PD-ja po sillet sikur Rama ka hipur në karrigen e kryeministrit dhe po qeveris vendin përkundër atyre çka u zotua gjatë fushatës.
Gjithkush e di se dy formacionet kryesore të koalicionit, PS- LSI, kanë ngritur grupin e punës për të bashkërenduar pikat kyçe mbi të cilat do bazohet programi qeverisën në planin afatshkurtër të njëqind dhe treqind ditëve, si dhe në planin më të gjerë, atë të katër viteve të mandatit.
Duke qenë se Partia Demokratike është në fazën e zgjedhjeve brenda radhëve të saj, shihet se ka një strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut nga ajo që po ndodh aty nga lufta e klaneve dhe bërrylave për të ngritur njërin e ulur tjetrin, dhe për ta kanalizuar vëmendjen e publikut në ato premtime që demek mazhoranca e re nuk po i mban.
Nuk mund të vihet në dyshim që regjisori i gjithë kësaj skeme është Sali Berisha, pasi ka një sinkron midis deklaratave që ai i përcjell nëpërmjet zëdhënëses së tij dhe atyre që lëshojnë në media eksponentë të PD-së, përfshi edhe dy kandidatët për kryetar të partisë.
Sa më shumë afron 22 korriku, aq më të shpeshta do të bëhen deklaratat e tyre dhe aq më shumë frymë diversioni do të kenë, për të arritur qëllimin që ata shpresojnë se, do mbjellin në popull një ndjenjë zhgënjimi për votën që ia dhanë të majtës.
Është komplet qesharake kjo situatë që vjen për shkak të dëshpërimit që shoqëron selinë dhe lidershipin blu pas humbjes katastrofike që pësuan. Ky lidership, që ndonëse ka dhënë dorëheqjen, vijon të menaxhojë, përpos të tjerave, edhe deklaratat ndaj kryeministrit të zgjedhur Rama, ka një të metë të pandreqshme që i mat të tjerët me kutin e vet. Bie fjala, premtimin e tij më madhor që e risolli në pushtet në vitin 2005, luftën me Duar të Pastra kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk e realizoi, por e ngriti në sistem gjatë tetë viteve të qeverisjes. Jo vetëm kaq, por sistemi i tij korruptiv u shtri deri tek drejtuesi i ekzekutivit dhe si një reaksion zinxhir mbërtheu gjithë institucionet, të varura e të pavarura, ku secili luftonte të kapte thelën e vet.
Nuk vihet në dyshin që Rama do t’i realizojë ato zotime që mori përpara shqiptarëve përgjatë ditëve të fushatës. Ato nuk ishin zotime që bëheshin aty për aty, por ishin pjesë e një programi të studiuar e hartuar me ekspertë të fushës për gati dy vjet dhe që u formësua në atë që u quajt Programi i Rilindjes. Natyrisht, në kuadër të bashkëqeverisjes, i duhet të marrë edhe konsensusin e partnerit në koalicion pasi vota e shqiptarëve nuk qe e mjaftueshme për t’i dhënë PS-së një mazhorancë me 71 mandate.
Sigurisht, çdo njeri racional ishte i ndërgjegjshëm që shumë zotime të Ramës nuk mund të realizohen qysh në 6 muajt e parë të qeverisjes. Në ndryshim nga Berisha i 2005-s, Rama po merr në dorëzim një shtet të kalbur e tërësisht të korruptuar. Berisha po zbaton një skenar që deri në fillim të shtatorit të sabotojë shumë sektorë të ekonomisë dhe financave si dhe të shesë ç’të mundet nga ajo pasuri që u ka mbetur shqiptarëve.
Ndërkohë që ndërmerr hapa negativë që e çojnë më shumë në greminë ekonominë shqiptare, Berisha po i kërkon llogari Ramës se pse nuk po mban premtimet!!! Është djallëzi e pashoqe dhe cinizëm i neveritshëm i një njeriu që pasi ka qeverisur në mënyrë tribale këtë vend, mundohet të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës të ndonjë frazë deklarate nga dy bashkëkryetarët e grupit të punës, për t’ia servirur më pas ato publikut si dështim i një pune e cila ende nuk ka nisur.
Ndonëse Berisha vijon ende të qeverisë këtë vend, bile merr edhe vendime të kundraligjshme, ai duhet të bëjë durim deri në shtator ku do të njihet ashtu si dhe të gjithë ne, me programin e ri qeverisës. Dhe, hap pas hapi, përgjatë 4 viteve, bashkë me mëkëmbësin e tij në parti, t’i bëjnë opozitë konstruktive çdo premtimi të dhënë e çdo zotimi të pambajtur nga qeveria Rama. Veçse, kam frikë se do zhgënjehet thellë, aq thellë sa e zhgënjeu edhe vota e shqiptarëve. Fundja, ia mori dorën zhgënjimeve…
Nese anterate e PD-ke do te tregojne veten se jane vertet te afte dhe te zgjuar.Duhet te marrin guxim dhe eksperience diturie nga sovrani qe e dermoi PD-ke pikrisht sepse ne krye ishte vet Berisha qe popullit i erdhi shpirti ne maje te hundes duke e duruar ne cdo 4 vjet rrenat e tija te shoqruara vertetesisht me praktika,korruptive dhe krime.Behuni te guximshem dhe i jashtqitni me vote krejtesisht nga partia.Dhe mos u tutni se nuk kane as tager as fuqi te ju marrin neper kembe.Sepse iu kane ngordhur morrat dhe me voten tuaj i jashqiteni si jashqitjet e ujrave te zeza ne kanalet e zi.
Shpresoj se jeni me mend e te guximshem.Asht ne nderin dhe ne te mirent tuaj dhe te ardhmes se popullit,pa dalime politike.
Nese anterate e PD-ke do te tregojne veten se jane vertet te afte dhe te zgjuar.Duhet te marrin guxim dhe eksperience diturie nga sovrani qe e dermoi PD-ke pikrisht sepse ne krye ishte vet Berisha qe popullit i erdhi shpirti ne maje te hundes duke e duruar ne cdo 4 vjet rrenat e tija te shoqruara vertetesisht me praktika,korruptive dhe krime.Behuni te guximshem dhe i jashtqitni me vote krejtesisht nga partia.Dhe mos u tutni se nuk kane as tager as fuqi te ju marrin neper kembe.Sepse iu kane ngordhur morrat dhe me voten tuaj i jashqiteni si jashqitjet e ujrave te zeza ne kanalet e zi.
Shpresoj se jeni me mend e te guximshem.Asht ne nderin dhe ne te mirent tuaj dhe te ardhmes se popullit,pa dallime politike.
Ore qelbanik, akoma nuk u ngope duke e dhunuar e mashtruar kete popull?!!
Gjysma e popullit tend punon haleve te botes per te prure para ne SHqiperi per te mbajtur me buke njerezit e tyre te dashur e ti na derdellis per mireqenie rrot me rrote me Gjermanine!!!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html
vetem drejtesia i lan hesapet me ket rrugac politik! ti jepet drejtesise! asnje shteg tjeter te mos i lihet ketij pushti qe mori ne qafe nje popull!
Eshte shume e vertete ajo qe shkruan autori. Por kjo taktike e pafytyre tregon edhe nje here tjeter djallezine dhe ligesine qe ka zaptuar shpirtin dhe mendjen e ketij njeriu te zbritur nga guvat. Duke pasur parasysh se kjo qenie nuk njeh asnje skrupull dhe eshte gati te beje gjithçka per te riardhur ne pushtet, mund te konsiderohet fat hyjnor dhe mrekulli qe populli nuk u mashtrua nga demagogjia e tij qe mund te krahasohet vetem me ate gebelsiane. Populli shqiptar u tregua gjeni qe e hoqi kete monster nga pushteti me te cilin sillej sikur ia kishte falur i ati nga Viçi-Doli. Por pikerisht per kete arsye ky mjeshter i diversionit dhe perversionit e akuzon indirekt popullin si budalla, pra qe qenka mashtruar nga premtimet elektorale te Rames. Kjo deshmon edhe urrejtjen e tij ndaj atyre qe nuk u mashtruan dhe e konsideruan te zbriturin me valixhe druri ne Tirane si rrezikun me te madh per demokracine ne vend. Ishte perbindesh dhe i te 99-tave kur ishte ne pushtet, por duket se do ngelet i tille edhe kur te jete ne opozite. Nuk thone me kot qe: Huqi del pas shpirtit! Dhe keshtu do te ngelet deri diten e fundit: – i pabese, dinak, i djallezuar, llapaqen, shpifes, urrejtes etj etj. Shqiperia shpetoi me 23 qershor nga kolera. Tani atij i duhet bere e qarte se Shqiperia votoi kunder tij dhe jo pro Rames, qe mori po aq vota sa legjislaturen e kaluar. Ndersa ai mori vetem gjysmat, megjithese kishte pushtuar dhe bere zap presidentin – kapter, prokurorine, gjykatat, policine, administraten, etj etj. Per çdo dite atij i duhet kujtuar se Shqiperia votoi kunder Balozit te Zi, kunder atij qe donte te shiste detin, mikut te Fazlliçit, kunder atij qe me 21 janar vrau per ate pushtet 4 te pafajshem ne trotuar. Kunder atij qe nuk ka lene ambasador amerikan pa e bere armik, po ashtu si me çdo president apo kryeprokuror. Dhe keto gjera atij i duhen kujtuar çdo dite, çdo minute, ne radio, televizione, gazeta, forume, mbledhje, konferenca shtypi, deklarata etj etj. Nuk i duhet lene asnje milimeter terren. Derri sa te plasi nga marrazi. Dhe ne qoftese Rama eshte i zene me programin e Shqiperise se ardhshme, nuk ka arsye qe nuk lejohet Erion Braçe e kompani qe ne emer te partise socialiste te ja numerojne qelbesires “bemat” e tij gjate ketyre 20 vjeteve te fundit. Lufta vazhdon o Edi Rama, se Kuçedra eshte plagosur dhe terhequr per te mjekuar plaget qe mori me 23 qershor, por ende nuk ka dhene shpirt!
Bravo. Shume e sakte
Populli votoi kunder Sali Berishes,por edhe PRO PARTISE SOCIALISTE!!!
Sa per sasine e votave,qe thua ti katarakt ,se PS-ja mori aq sa ne 2009-ten,ketu ben DIVERSION te njejte me ate qe ben Berisha:Pra ul vleren e PS-se dhe RRIT vleren e LSI-se!!!
PS-ja mori votat e njerezve te ndershem qe i kane besuar asaj me ndergjegje!!!
LSI-a mori votat e njerezve INTERESAXHINJ per 1 vend pune,edhe duke bere mashtrime te tilla duke u premtuar njerezve se ,
-VOTONI PER NE,QE TE SIGURONI PUNEN!KUSHDO TE FITOJE NE DO JEMI ME FITUESIN!PRA ME NE JENI ME TE SIGURTE!!
-Forma tjeter eshte PAGESA E BORXHEVE TE NJEREZVE NE LISTAT E DYQANEVE,qe eshte blerje vote!!!
ME KETO NUK ESHTE MARRE KURRE PS-ja,o “katarakt”!!!
Ne se LSI do ishte jashtew koalicionit me PS-ne,edhe me keto mashtrime nuk do merrte me shume se 3-4 mandate!!!
ME KRYESORJA:
PS-ja ISHTE FORCA E VETME OPOZITARE,QE PERBALLOI DHE MUNDI SALI BERISHEN NE KETO 8 VJERT E JO LSI-a,QE QEVERISI ME BERISHEN!!!
NUK MATET CDO GJE ME VOTAT,POR ME PUNEN!!!
GJITHNJE HAJDUTI KA ME SHUME LEKE NE XHEP SE I NDERSHMI E PUNTORI!!!
Nuk kane faj keta se vrane e vodhen ne vitin 1997 e nuk ju hyri gjemb ne kembe… Uroj qe mos ta kalojne pa u lagur kesaj radhe. Nuk mund te vazhdohet keshtu, po ju treguar vendin keture hajduteve nuk ka paqe ne kete vend
Për mua kjo që po vazhdon të bëjë Berisha sot është djallëzi debile sepse ai ende nuk e ka kuptuar se pikërisht kjo lloj mënyre e të bërit politikë e nxori jo nokaut por jashtë ringut. Aq më keq për të dhe për pasardhësit e tij të cilët me sa duket janë në një gjatësi vale me të. Keqardhje për demokratët e thjeshtë.
Lereni te llomotisin se keshtu diskretitojne veten ! Rama do dhe nje muj e ca keta llapazqne
delirante flasin per mos mbajtjen e premtimeve nga ana e tij. Ore c’e kujtoni ju popullin
shqiptar bageti, lope te Vicidolit ! Jo more jo ! Populli shqiptar ju njeh mire juve dhe veset
tuaja: ju jeni batakcinj, ky mund ta quajme ”mekatin,, tuaj me te vogel, ju jeni vrases, ju jeni
hajna, ju jeni primitive, ju jeni grabites, ju jeni bajraktare primitive, duke e mbeshtetur primi-
tivitetin tuaj te kanuni, ju jeni tribaliste ,prandaj mbushet cdo qoshe e qender te Tiranes me
zyrtare eksklusivisht nga nje nahi,nahia e padronit tuaj! Ju jeni sinonim e preversitetit dhe
depravacionit !
Ne Shtator qe diten e pare te Ed Rames si KM do te gajasemi me sumlepirsat e SB – do ta kthejne timonin 180 grade dhe do te thone gjera qe do te na cudisin per SB dhe PD.
Shikoni cfare deklaratash prej idiotesh te kalkuluara nga SB – ai qe do te vij si KM nuk po i mban premtimet !!! Une qe jam KM ne detyre i kam mbajtur – por populli me dha nje shkelm te forte bytheve prej te ciles nuk do ta marr vetem me.
Pra sipas idoteve te PD – poplli eshte trap se nuk kupton se kush i mban premtimet.
Hajdut ky por edhe ata qe e perzune me vote me keq se ky!popull i manipuluar per 5 leke qe besojne se kane gjetur mesian!popull qe nuk i heq rrenjet komuniste nga trupi dhe ja u jep niperve e mbesave duke kujtuar se ju ben mire dhe kete e shikon sidomos ne kete gazete qe gumezhijne si grenzat pa pike objektiviteti!thjesht popull qe duhet te lihet jashte evropes me kete formim qe ka!Perjashtohen 1,5 miljon njerez qe nuk ju afruan kutive te votimit dhe qe refuzojne cdo hajdut te gjitha ngjyrave!Tju rroje Rama me Meten se edhe Enverit i thonit:baba!
Vetem ne shqiptaret,vazhdojme te mos te kuptojme te verteten e vuajtur rendshem: Berisha eshte nje katundar mesjetar dhe nje i semure i lindur psiqik,me psikopatine e tij,qe i eshte agravuar me kalimin e viteve,por vecanrisht,keto dy dekada,kur na vuri ne rrjesht.
Perse ka ndodhur qe ne kete te semure e kemi mbajtur ne menyre absurde,kaq kohe mbi vehte? Nga qe kjo ka ndodhur per cdo dite,porcion mbas pocioni dhe kemi kaluar ne budallallepsje?Apo ,nga kultura jone pothuaj e munguar qytetare, qe kemi bere sehir pushtuesit dhe diktatoret me te eger dhe asgjesues,te kultures dhe humanizmit europian, me friken dhe interesat tona te ulta.
A thua do zgjohemi me ne fund.Veshtire,veshtire,por jo e pamundur.
Pse kush paska fituar keshtu?
Ka fituar Partia Socialiste me 63 deputete.
Apo i kryeakuzuari nga Partia Socialiste,pra LSi qe nga 1 ose asnje deputete qe duhej te merte,bazuar ne akuzat e vete PS.
Ne 16 here hero.Qe i bie 1600% me shume.
E nga i kryeakuzuar ne kryeministri,nga 1 ose asnje deputet mer 16 depuete,e behet dhe kryeipare i pralamentit.
Keshtu qenka perzene me vote plepishitare apo sheqershitare gjigandi Berisha!!??
Kur nderkohe Edi ka zbritur tani ne rrotabuzin luksoz me qira e ka hipur ne gomarin me qira me 16 kembe te Ilirit.
Pranda:
Berisha eshte humebsi FITIMTAR
E Edi eshte fitimtari HUMBES.
Qe ka premtuar Diellin bashke me Henen me taksa pa taksa e rruge mali i Zi-Greqi.
Perrallis o perrallis. Mbaje veten me te mira. Keni ngrene nje shkelm bytheve me 23 qershor saqe kurre nuk do ta merrni me veten. Urrejeni popullin sa te doni, por ai ua tregoi vendin se ku e keni. Dhe per sa i takon premtimeve, ka nje lloj rradhe. Vete Edi Rama ka deklaruar se nuk ka drejtesi pa ndeshkim. Ky eshte per mua pretimi me i rendesishem i tij. Qe do te thote qe pergjegjesit e Gerdecit, te 21 Janarit, shitesve te Detit, vjedhesve te pasurise se popullit etj etj duhet tu vihen prangat. Por per tu bere i mundur realizimi i te gjithe premtimeve se pari duhet shkulur me rrenje gjithe sistemi i ngritur nga Berisha, duke filluar me administraten, policine, gjyqesorin, prokurorine etj etj. Dhe do te shikoni pastaj se sa bukur dhe sa shpejt do te mbahen premtimet. Si do qe te jete pergatituni per te lene zyrat e marra me teser partie si dhe per nja 12 vjet te mira ne opozite. Ngushellime te perzemerta.
Kur qeveria e re te filloj ndryshimet dhe duke I ven para drejtesis te gjith ata abuzuan me Gerdecin , 21janarin apo dhe korrupsionet e tjera PD ja do thote qe esht luft klasash dhe do nxis protesta. Nuk esht e leht per qeverin e re te mar nje aksion te ri. Megjithate populli shqiptar e ka kuptuar se qeveria me ne krye sali berishen kriminalizuan cdo institucion shteteror dhe e mbajti nje popull te ter nen sundimin e fshehur diktatorial.
I uroj pun te mbare qeveris se re dhe shpresoj qe ti ve para drejtesis te gjith ata arrogant dhe kriminele qe terrorizuan nje popull te tere.
Qeveria e PD nuk ishte demokratike por komuniste.
POULLI I PERZURI SE NUK DO TI SHOHE ME ME SY KETA TE PA CIPE HIQEN SIKUR NUK KA NDODHUR GJE
Sidoqofte bindja ime eshte se si shume jane 63 kembesor ne gomarin me qira me 16 kembe te Ilir Metes.
E thone se gomari po te hidhi ka hije te rende,nuk ben me preokopi.
Tani qe fituan me vote sheqershitari(sheqer ne koshere te blteve ne kembim te mjaltit).
Do bejne drejtesi e do administrojne shtetin ne Shqiperi.
Prandaj rriqi urte,ulni kurrizin e punoni 18 ore non stopn ne sherbim te shtetit e qytetarit.
Pasi jeni ne tre objektive ne cdo moment:
1-Gomarit mund ti ngaterohen kembet ne cdo moment
2-Premtimet mund tu akuzojne ne cdo moment
3-Opoziten do e keni si pulle poste(jo si ne bashkine Tirane qe e kish bunkerizuar),me eksperte qe do u ndjeke centimeter me centimeter.
Prandaj,po nuk e patet,blijeni nje kapele engrijani Profesor Doktor Sali Berishes.
Pasi tani do e kuptoni,cdo te thote,te jesh me qira te tjetri e te mbash premtimet qe ke dhene.
Nuk dua te besoj se Rama do qeverris me keq nga i meparshmi, por me cudit kafsheria e malokerise qe akoma i tund kapelen kafshes kriminel qe rrenoi vendin. Rrace muti qe e kerkon me qiri konfliktimin, se s’ke c’i thua tjeter.
BABA E BIR SA BUKUR