Tash ndjej dhembshuri për të. Sali Berisha e ka zbritur nivelin e luftës e së tij nga snajperët, në thika dhe në jataganë klasik. Secili status i tij në Facebook është cinik, injorues dhe përfundon me një fjalë të urtë e të kriptë popullore.
E secilin jatagan, edhe thikën më të mprehtë, e ndryshk kripa.
Për të gjetur shkaqet planetare të dështimit të tij të papritur për mua, me 15 euro ia porosita online kartën natale te Bambalio Ramirus Sharma, astrologu i famshëm indian. Në kartën natale të Sali Berishës është dhënë një hartë me emra të yjeve dhe të planeteve, të vendosura njëra pas tjetrës në radhë, por të pazbërthyeshme për mua.
Sikur ta kisha ditur orën e saktë të ditëlindjes së tij, indiani mundan më siguroi se karta natale do të ishte edhe më precize, e saktë. Astrologu indian e pa që unë nuk jam bash-bash amatore, pa njohuri bazike për astrologjinë, prandaj, në Skype, nuk përtoi dhe ma shpjegoi se çfarë do të thotë kur një burrë e ka të vendosur planetin e dashurisë- Venerën në shenjën Scorpion.
Është xheloz në dashuri, është tepër xheloz, është jashtëzakonisht xheloz.
Xhelozia erotike ndaj subjektit që e do, është e madhe, sa Shqipëria. Me Venerën në Scorpion, burri mban nën kontroll të plotë dhe absolute gruan e tij.
Çdo lëvizje e saj është e monitoruar, çdo shikim i saj nga anash është i hetuar. Prapa secilit fustan të ri që e ka blerë gruaja e tij, ai e ka kërkuar një motiv. Këta xhelozë janë detektivë të spikatur, hetues, që kurrë askujt nuk i besojnë. E që është më së keqi, nëse besojnë dhe besimi i tyre tradhtohet, nuk falin, edhe po që se toka me qiellin do të bëheshin bashkë, nuk falin.
Kafshimi i një Venere në Scorpion është fatal, vdekjeprurës, një vdekje nga mundimi. Por, përpara se të të mbysë, Scorpioni të rrah me fjalë e me duar, sa herë që dyshon në besnikërinë tënde. Të ndëshkon me fjalë, me pare, me seks.
Dashuria e Sali Berishës lind nga rrënimi, nga shkatërrimi. Dhe, në momentin që e dashura e tij kujton që ai u zemërua me të, do të ikë dhe nuk do t’i kthehet më, Berisha kthehet edhe më i dashuruar, edhe më i dhënë, sepse siç tha z.Ramirus Sharma, dashuria e tij krijohet nga shkatërrimi.
E pabesueshme. Rrezik.
Përveç Veneres, planetit të dashurisë, zoti Ramirus Sharma më tregoi që Berisha edhe planetin e luftës, Marsin, e ka të vendosur po në Scorpion.
Pra, dashurinë dhe luftën e ka të vendosur në shenjën e mllefit, urrejtjes, destruksionit, hakmarrjes dhe ndëshkimit- në Scorpion.
Por, në dashuri dhe në luftë, gjithçka është fer.
Sipas astrologut indian, Berisha është dashnor i keq. Ai kujtoi që jam dashuruar vetë në të dhe më tha, ti je me krah, ti s’jeton dot e kontrolluar, prandaj ik nga ai.
Buzëqesha në vend të mohimit, nuk i tregova drejt se unë po e analizoj edhe nga ky aspekt planetar kryeministrin e larguar, por astrologu i njohur nuk kishte dëgjuar kurrë për emrin e tij.
Kur je humbës- edhe dukesh humbës. Kur dukesh humbës, njerëzit ta bëjnë rrafsh, askush s’të merr seriozisht, dhe askush s’të beson, se ti më as vetes nuk i beson.
Sali Berishën menjëherë e lodhi humbja, siç e lodhin ushtrinë luftërat e gjata. Tani që ka dështuar në fund të karrierës së tij, kur nga politika del i gjallë dhe i mundur, kur të gjithë ia kthejnë shpinën, unë e prirë nga dashuria për të mundurit, do të pranoja të bëhem këshilltarja e tij për hakmarrje.
Sepse, koha për të fituar ka shkuar. Tash ka mbetur vetëm një kohë e shkurtër, koha për t’u hakmarrë.
Hakmarrja është art. E ka Zotin e vet që quhet Nemesis. Jo gjithkush mund të hakmerret. Nganjëherë, kur pikëllimi im më duket i madh sa Kosova, dhe kur e shoh që s’jam e zonja ta kthej të keqen me të keqe, mendimi për hakmarrjen e Zotit më qetëson.
Hakmarrja është e ndaluar me ligj, si droga, prandaj është ngritur mbi ligjin. Pa ndihmën e Zotit as nuk mund të hakmerresh. Se, hakmarrja është dije. Është inteligjencë. Edhe arti i shtatë është i ndërtuar mbi hakmarrjen. Edhe Ferri është hakmarrje hyjnore e Zotit mbi njerëzit e lig.
Të dukesh i qetë dhe në paqe me mendimet t’ua, kur në fakt je duke u hakmarrë është një fitore supreme mbi armikun.
Njëherë desha t’ia propozoj të qetësohet me librin e Senekës “Mbi mllefin”, që shqip nuk është përkthyer kurrë. Kur e kam lexuar në serbisht këtë libër, unë për vete, një muaj kam qenë e qetë, njeri i mirë, nuk kam menduar keq për ata që më kanë lënduar, nuk jam zemëruar me askënd.
Por, sapo ka kaluar një muaj, është tretur edhe ndikimi i librit mbi karakterin tim melankolik, bashkë me mësimet e mia, dhe kështu prapë jam kthyer te vetja dhe kam dalë në gjah për t’i kërkuar ku janë e ku s’janë armiqtë e mi.
Temperamenti i Berishës është kolerik, dominant dhe autoritativ, prandaj, gjithkush, kush provon ta ngacmojë deri në tërbim, ia del me sukses dhe me lehtësi.
Libri mbi Mllefin (i Senekës), asgjë nuk i ndihmon, prandaj, po ia këshilloj hakmarrjen, duke filluar nga Kosova.
– Për ta mbajtur dashurinë e shqiptarëve të Kosovës, dhe për t’u hakmarrë ndaj atyre politikanëve të Kosovës që tash s’të flasin me gojë, dhe janë bërë me Edi Ramën, trego drejt kush e vrau Ahmet Krasniqin!
Ti e di, ke qenë 8 vjet kryeministër, i ke parë dosjet e vrasjeve:
– Trego kush e vrau gazetarin Ali Uka?
– Kush e vrau Ilir Konushevcin?
– A janë vrasësit e këtyre burrave, të strehuar në pozita të larta në institucionet e Kosovës?
– Trego drejt. Ti s’ke asgjë më për të humbur. Sepse, atë që e ke dashur- e ke humbur.
– Tash është koha që ta zbulosh dashurinë që nuk e ke njohur kurrë.
– Duke zbuluar vrasësit e këtyre viktimave që u vranë në Shqipëri, ti do ta çlirosh dhe do ta bësh shtet Kosovën;
– Ndërkohë, përpara se të zbulosh vrasësit e vërtetë, eja në Kosovë dhe ndërtoje një shtëpi në Bjeshkët e Nemuna. Kur dëgjon populli se Berisha ka blerë shtëpi në Rugovë, populli çmendet nga gëzimi, zhvillohet turizmi, dhe populli, natën ta ruan shtëpinë nga arushat dhe nga shqiponja.
– Shkruaj pak, fol pak. Kështu do të dukesh edhe mistik, edhe enigmatik, edhe atraktiv. Rivali do të mashtrohet, kur do të kujtojë se je pajtuar me humbjen.
– Kur flet pak, kur shkruan pak, ti ke kohë të dëgjosh veten, intuitën, zërin e shpirtit dhe të Zotit.
– Ti kurrë në jetë nuk e ke dëgjuar Zotin. Dëgjoje çfarë po të thotë;
Planeti i vdekjes, Saturni, tre vjet ka qëndruar në shenjën tënde të Peshores, dhe prandaj, nuk ke qenë i lumtur asnjë ditë, për asnjë çast të jetës tënde tri vjet. Saturni të ka mësuar me zor, t’i ka mësuar kufijtë, të ka njoftuar me kufijtë e vetvetes, ta ka mësuar me zor atë që nuk ke mundur ta mësosh në mënyrë të natyrshme, si njerëzit e rëndomtë që bëjnë.
Mos ia trego të vërtetën Edi Ramës. Pse ia thua gjithmonë të njëjtat mbiemra cilësorë: i dështuar, mjeran, shkretan, enver, hitler, don kishot…! Ne i kemi dëgjuar këto epitete që ia thua ti.
Ti tani duhet të na befasosh. Të thuash diçka që nuk e kemi dëgjuar kurrë. E vërteta është armë. Kur ia thua armikut të vërtetën, ia dorëzon armën.
Edi Rama fitoi përmbi injorimin tënd. Sepse, të injorosh rivalin është gabimi më i madh që e bën një strateg. Po ti kishe veç taktika dhe jo strategji, prandaj Edi Rama të mundi.
Si ish-mjek ti e di se veç një i paditur i injoron mikroorganizmat që nuk shihen me sy, por që ta shkatërrojnë edhe kuçedrën. Për ironi, ajo që nuk shihet, mikroorganizmi, e shkatërron njeriun, e vdes.
Provo lexoje Talmundin edhe një herë. Për moton hebraike, “Sy për sy-dhëmbë për dhëmbë”.
Kthe gjakun me gjak. Në vazhdim të hakmarrjes do ta shohësh që duhet t’ia thyesh edhe vetes dhëmbët. Sepse, për ta mundur armikun, së pari duhet të bëhesh edhe vet armik.
– Shtiru i dashur tani që je duke urryer;
– Uro me gojë, e mallko me shpirt;
– Shtiru që ka përfunduar lufta me Edi Ramën, derisa stërvit tinëz ushtar të ri që nuk ua dimë emrat;
– Pusho një vit, dhe ktheu pastaj, sepse të kam treguar se një vit Edi Rama e ka përkrahjen e Zotit Jupiter, pastaj do t’i duhet edhe atij një tjetër Zot.
me pelqeu shkrimi….teme qe gazetaret ne shqiperi zor se dine ta shtjellojne
Oh lere, shume i thelle …
Na line me keto percartjet e njerezve te c’ekuilibruar.
Sali Berisha duhet te jape llogari para gjyqit dhe filmi mbyllet me kaq!
Gjeniale!!!
Shkrimi me i bukur FILOZOFIK,qe kam lexuar ne jeten time!!!
LUM KOSOVA DHE SHQIPTARIZMI PER KETE VAJZE !!!
Te lumte Mero Baze per kete bashkepuntore fantastike!!!
Le ta lexojne dhe te mesojne te gjithe gazetaret shqiptare se si shkruhet me TRU E JO ME DORE!!!
Së pari do duhej të jap përgjigje për Remzi Hoxhën.
Sali Berisha burr shteti. I vetmi qe pati kurajon i tha Ilir metes “Inaf is Inaf”. Rama mori kete hedhurin te berishes dhe ndertoi “fitore”. Kjo filozofe na thot qe edi rama fitoi. Nje njeri normal me mir pastron halete se te qeverisi nje popull me ilir kokmeten – ky ishte mesazhi fundit moral i sali berishes.
O palle shkruhet enough jo inaf. Ik se le lere ne kete forum. Ne cdo koment do rrezatosh injorance dhe urrejtje.
Nji i paftyr si Sala nuk munet me na dhon mesazhe morale or ti zotni Safeti. Sala, mesa dukut, knej e tutje ka me bo ate punën qi prpozove zotnia jote. Ka p’t’pastru halet. Vetëm duhet mi thon me pas kujdes mos bjeri m’nai grop muti se ska kush ta qisi mo. Hajt tyrqeta pri Lomit.
O safet, dukesh qe je per ibret, ndoshta do ngelesh dhe pa breke, s’kalohet me kembe ky det, po do me te madhin traget. O safet, po pse i thua te zezes te bardhe, mos kujto se sy ke vetem ti. Jeni te çmendur qe merreni pas nje krimineli.
Safeti mban rroba banje,kurse ju miri(Fatmir),akoma jeni me rroba zbori,te zhytur ne kllire.
te lumte dora Kimete.
populli shqipetar i shqiperis ja tregoi vendin shushunjes se shqiperise dhe neperkes se kombit shipetar.
i ke ra gjat fort, ai esht thjesh i paditur dhe tip i urryer! e pranon edhe vet her pas here!
ma hoqe cmendurine ,,te falenderoj shum shum ,,,,,sb
cfar analize… po mir me skorpiont cfar keni?? skorpiont jan shenja me e mir e horoskopit!! hillary klinton skorpion esht..
thuaj peshorja.. te gjitha peshoret kerkojn pushtet me dhun dhe enveri peshore ka qen si saliu
shkrim ekselent ku metafora te pushton mendjen.filozofi e gjalle. bravo
ARTIKULL I PASHEMBULLT.KIMETE , URIME.
POR, ka edhe me, une do te shtoja kete- vrapo , rend o Sali Berisha, shko te psikiatri , te psikologu , te murgu , mbase ka pak shprese per ty!
Me parate qe ke vjedhur ngre nje spital dhe mjeko gratis shqiptaret te pakten si mjek se si kryeminister i corodite, degjenerove me iluminizmin tend obskurantist
Pas disa shkrimeve te saj qe ne nji far menyre ,
kishte dicka qi ja vinte ne dukje ate te gazetares ,
duket qi kimetes ti ket kapercy keq nervi e guxuar per me shume !
Nganjiher do ishte me mir qe tipa te tille gazetaresh ti qendrojn
kufijve te trurit te tyre perpara se te bejne si lopa .
Ta mbushin kazanin me qumesht e pastaj ta dredhin perseri vete .
Si nji gazetare per popullin e kosoves duket jo keq .
Sikur ju gazetart e kosoves sado te squt e patriota
tju duket vetja , te mesoni e njiheni me disa rregulla duke i rrespektuar kufijt llogjike .S’do ishte keq vallai .
Shkrimi eshte nji turbullir per peshqit e kosoves ,
nji shprehje e atij mentaliteti i cili smundet te kuptoj dot vehten
jasht prrallave alla nastradin.
Sikur te mesoheshin dhe kta nji dite te shikonin drejt kte Bote .
kur shikon
O,”shqipo”!
Qenke komplet serb,si Sali Berisha!!!
Kuptohesh nga larg(se vjen ere e m…..t),qe do ta mbrosh Berishen,por kesaj VAJZE TRIME DHE TE ZGJUAR KOSOVARE t’i vish anes,se nuk ke tru as sa fundi i kepuceve te saj!!!
LUM KOSOVA,QE E KA!!!
Nje shkrim i persosur,nje analize e sakte,nje zberthim filozofik per nje SUNDIMTAR TE URRYER,qe populli shqiptar e hodhi ne KOSHIN E PLEHRAVE TE HISTORISE!!!
JU HARROFTE EMRI,KUCEDRES SE VICIDOLIT!!!
hahahahahhaaahahahhaa, cereee filixi !!!
Pse kupton ti , felix cdua te them un me komentin tim ?!!!
Nuk e kuptoj pse jane kaq te guximshem te tille tru primitiv,
te cilet duhen patjeter ta rreklamojn ate se cjane kudo !
Un e vleresoj shkrimin nga nji kendveshtrim i cili per shume si ty apo te tjer si ty s’arrijn te kuptoje .
Ka nji dallim ne menyren e te menduarit dhe te parit te fenomeneve te jetes ne cdo aspek jo vetem asaj politike ,midis Shqiptarve te Shqiperise dhe Kosoves .Ky eshte nji rrealitet dhe ska te bej aspak me ndarje ,pra jane gjera qe shume ose sduan ti kuptojn ose nuk gjejn vend ne kokat e tyre .
Per mua kimetja eshte ne nje far menyre e talentuar dhe un i uroj shume suxsese por brenda hapsires se saj .Ktu qendron edhe ajo e te njohurit te kufijve ,si nje kritik o mamluker anadolak . Sa i takon sali berishes ai eshte admirusi juaj i koqevarve .Per mua e 98% te Shqiptarve te Shqiperise ai eshte kanceri ktij vendi . Nqs kimetes vertet i ka dhembur kritika ime miqesore ,do ti thoshja qe nqs do deshironte suxses duhet te jet e hapur per kritiken time edhe pse mundet te dhembi sado pak .Te ushtrosh nji kritik ,kjo sdo te thote aspak se ste pelqen dikush .Un kimeten e gjej simpatike dhe i uroj suxsese si gjithmon . Ti felix shko tani e nxirr lopen te kullos se eshte e diele .
sikur ti kishte shkruar keto termat astrologjik ne shqip do ishte me mir.
psh skorpion = akrep, venere=aferdita,…. pa logaritur ketu (Nemesis latinisht = Neme shqip) perendesha e hakmarrjes eshte krijuar me nje emer shqiptar, me ndryshim nga shumica e emrave te mitologjis greke, ajo ka emer shqiptar. nemes vjen nga fjala ilire “nem” qe te gjithe e dime qe do te thote me jep, dhe qe perdoret dhe sot ne shum treva shqipfolese. do te preferoja me shum kujdes nga ana e gazetareve per shqipen.
SHUME TE FALEMINDERIT E MREKULLUSHME ZONJA KIMETE . FUNDI I ARTIKULLIT SHUME I BUKUR
” ZEUSI MOLOSI PELLAZGJIK ESHTE ME EDI RAMEN ”
VENERA = AFERDITA = E DASHURISE
MARSI = ARI = PERENDIA E LUFTES
NEMESIS = NEM(JUG) = MALLKOJ
PLUTONI = HADES = PERENDIA E VDEKJES
JUPITERI = ZEUSI = QIELLI ME SHKREPTIMAT
SATURNI = TOSKANA = ITALIEN = PERENDIA E UJRAVE TERMALE
SKORPION = AKREPI =VRET VETVHTEN
Zonje sa per vrasjet e politikanve apo luftetarve te Kosoves ne Shqiperi apo ne Kosove mos pyet Berishen se atehere Sali Berisha ishte ne opozite.Pyet Fatos Klosin pyet Fatos Nanon pyet Xhavit Halitin pyet Adem Sylen pyet Skender Gjinushin pyet pse jo edhe Namik Doklen.Keta duhet ta dine mire kete pune.Pyet SHIK shqiptar ne ate kohe pyet SHIK e Kosoves me Kadri Veselin.
Mos ja kerko Sali Berishes por atyre qe e dine shume mire ti se e dine dhe qe mund te kene dore.Pyet Raxhep Qosen mos ka degjue gje rreth vrasjve ne vilen 31 gjate luftes pyet Hashim Thacin.Ne se ke frike ti pyetesh keta atehere shko merru me astrologji por jo me politike te shpifur.Pyet kush mund ta kete tradhetuar ne se eshte tradhetuar Adem Jasharin.Shume pyetje beji ne Kosove.Pyet Ramen me kliken per rreth per vrasjet ne Tirane e gjetke qe ka se ata duhet ta zbulojne po deshen.Jo Rama vete por bashkepuntoret e sotem te tije mund te dine shume.Ti Zonje ske ci ben gomarit dhe i bije samarit.Por me sa duket ti Zonje PESHESH E KOS PO HANE SPO BENE ME SHUME
Allahile a je Saloja ti se po ditke mire ke me e pyete
Tete vite ka pase mundesi me i shiku dosjet e me i zbulu rastet,por i ka shantazhu njerezit me dosje per qellime kriminale.
Po per Remzi Hoxhen nuk duhet pyetur padroni yt?
O keltis Kruja po a nuk ishte Saliu yt tete vjet kryeminister!? Eshte e vertete qe ato vrasje u bene ne kohen e Nanos dhe Nanua supozohet qe ka ndihmuar vrasesit, pra nuk pritej qe ai edhe t’i zbulonte. Po ç’beri ky yti? Nanon nga kriminel qe i thoshte me pare kur ishte ne opozite e beri mik kur u be kryeminister.
Po mire o keltis Kruja po Remzi Hoxhen kush e vrau?! Saliu yt ishte president ne ate kohe kur SHIKU vrau Remzi Hoxhen dhe jo vetem qe e mbuloi vrasjen por vrasesit direkte te tij i ndihmoi me te gjitha menyrat deri edhe duke i emeruar ne poste te rendesishme. Per Remzi Hoxhen vetem i madhi Zot e dha ndeshkimin e tij per njeshin e athershem te SHIK-ut. Saliu duhet te perghigjet edhe per kete krim shteteror.
Nik
KE MBRON ? TE HUMBURIN ? TREGETARIN E VENEDIKUT?????????
Ani na kemi mendu qe Hashimi ,Kadria,Lushtaku ,Xhaviti jane te rrezikshem.Keta kurgju nuk kokan kane cka koka kane Salihu coftina e shkive.
KOHA E BERISHES MBAROI!
AJO PAK KOHE QE I KA MBETUR S’ESHTE PER ASKEND, AS PER PD-ne, AS PER QYTETARET, AS PER PLEQERINE, POR VETEM PER NE ,GJAKSIT.
NE QE KEMI FJETUR ME KUFOMAT E FEMIJEVE TANE PER VITE!
ATA QE NA VRAU, POSHTEROI DHE TALLI!
ESHTE KOHA QE PJELLET E TIJ KERMA, QE BREDHIN ME VALIXHET E PARAVE VJEDHUR KETIJ POPULLI, TE PAGUAJNE COPAT E MISHIT TE FEMIJEVE TANE, QE I JATI NA HODHI PRAGUT.
JETOJME VETEM PER HAKMARRJE, NGA ATO QE TE NGJETHIN MISHIN.
JETEN NA E MORI SALIU.
Bravoooo. Te lumte zonje e nderuar/
Me vjen keq por, une nuk arrita te kuptoj qellimin e ketij shkrimi. Pune skorpjoni, Venerash, dhe budallalliqe te tjera. Ka shume mundesi qe, nuk kam te drejte se, ne fakt keto gjera me yjet dhe parashikime te ndryshme vete historia e njerezimit ka treguar se kane qene budallalliqe. Me qindra here keta “Guru” kane parashikuar fundin e botes dhe per fat egziston akoma.
Shpesh ne tv te ndryshme dalin kata “sharlatane” dhe provojne githmone se, thenjet e tyre nuk kane asnje baze shkencore. Mendoj se, ky eshte nje treg qe, stimulohet edhe nga mediat per te zhvatur njerezit e shkrete qe, enderojne per fatin e tyre dhe sidomos per gjetjen e ndonje shoku te jetes ose sherimit nga ndonje semundje e pasherueshme.
Eshte fakt se, keto “sharlatanizma” nuk kane asnje baze shkencore dhe shfrytezojne shpresen dhe friken e njerezve per i zhvatur ata.
Dua te pohoj se une gjithmone para se te jepja ndonje provim, nje komshie e vjeter ( grua shume e mire ) me hidhte vilxhan dhe nena ime hidhte nje gote me uje pas meje neper shkalle. Ishte nje ritual qe me jepte me shume siguri dhe shprese m.gj.s nuk i besoja ketij rituali.
Edhe nje here ka shume mundesi qe ta kem gabim por ky eshte mendimi im.
Plaku?!, eshte 1 pershkrim metaforik i gjendjes shpirterore qe po perjeton sot BARBARI i Vicidolit,por si dhe 1 “tentativ” ,nga ana e autores se shkrimit,per ta pershkruar “fenomenin Berisha” si 1 gjendje patologjike e 1 grupimi te caktuar individesh brenda races njerezore.E nderthurur me element “hyjnor” dhe “mistik” ,per fat te Keq,te le te kuptosh se edhe LIGESIA jone(ne kete rast e perfaqesuar nga BARBARI), nuk eshte gje tjeter vecse Fati yne i shkruar nder Yje shume,shume kohe perpara.Te demoralizon pak,pasi justifikon faktin se PSIKOPATE si Neroni,Hitleri,Berisha nuk jane 1 rastesi,por DESTINY.Megjithate nuk le hije Dyshimi se Berisha eshte 1 PSIKOPAT i Lindur.
Nuk e besoja se nga Kosova do vinte 1 shkrim i tille,.une e shijova per vete,plaku.
Gjith te mirat.
Dean,
Faleminderit per shpjegimet ne shkrimin tend. Sic duket une kam probleme kur eshte fjala per “mistiken” dhe “ceshtejet hyjnore”, sepse nga qe nuk i kuptoj edhe nuk dua te merrem me to.Italjanet perdorin shume shprehjen une jam Shen Tomazzo ne kuptimin qe, besoj vetem gjerat qe shof dhe sidomos prek vete me doren time.
M.gj.ate nuk pretendoj kurre se ky shkrim eshte pa vlera per njerezit e tjere.
Dean, ti thua : “Neroni,Hitleri,Berisha nuk jane 1 rastesi,por DESTINY.”
Dean, ne jemi ne Forum me shume se dy vite, e njofim dhe respektojme njeri tjetrin. Ne kete kuader me lejo te lutem qe te mos jem aspak dakord me ty per sa shkrun ne lidhje me “DESTINY”.
Une e urrej fjalen destiny, sepse mendoj se, kjo fjale eshte prodhim i ideologjise se sklavti qe ndoshta u hymnezua nga te pasurit dhe te fortet e kesaj bote dhe ndoshta edhe nga kisha e cila, duke mos qene ne gjendje te shpjegoje shume fenomene te shoqeise njerezore gjeti zgjidhjen e thjeshte dhe genjeshtare “destiny”. Ne kete menyre ajo i thoshte te varferit se, nuk ke se cfare te besh, fati vendosi qe, ti te jesh i varfer dhe i dobet dhe ti bindesh te pasurit dhe te fortit.
Dean, me vjen shume mire qe ti shijove shkrimin siper, sepse shija letrare lavdi zotit nuk eshte e njejte per te gjithe dhe kjo eshte edhe e bukura e letersise dhe artit, pra shumellojshmeria e interpretimit te saj.
Dean, te uroj nje dite te djele te kendeshme.
Ne disa pika jam krejt kunder menyres tuaj te besimit dhe mendimit,por nuk po i futem t’i sqaroj, sepse secili ka kendveshtrimin e vet per Boten dhe Jeten.Ne fund te fundit,”mesuesi” me i mire ne kete jete eshte PERVOJA Vetjake,se sa dikush qe e takon ne internet.Dhe padyshim,pervoja e jetes suaj eshte edhe udherrefyesi me i sakte,per ju.
Edhe une te uroj 1 te Diele te kendshme dhe 1 Jave te lehte qe pason.
Pershendetje.
Plaku, me fal por, ky shkrim eshte i thelle, shuuume i thelle. Por arsyetimi yt eshte i ceket, shuuume i ceket. Keshtu qe me mire mos hyr ne pyje te tilla se humb rrugen, vella.
Perseri me fal, e.
Nga larg,
Faleminderit per ofendimin. Sic thashe edhe me siper per Dean, letersia dhe arti kane nje gje shume te bukur dhe te mahniteshme sepse,ato kane nje shumellojshmeri te habiteshme interpretimi. Kjo ne kuptimin qe,ajo qe nuk me pelqen mua te pelqen ty.Une mendoj se,fakti qe,une edhe ti kemi sic duket shije te ndryshme letrare duhet pranuar dhe jo ofenduar.
Diktatoret e botes kane tentuar me vite me radhe qe,populli te kete shijen e tyre. Kujtoj mendimin e Maksim Gorkit ne lidhje me letersine e cila duhetj klasifikuar ose kunder ose
me idete socjaliste pra ose e bardhe ose e zeze duke harruar qe natyra vete ka shume ngjyra si p.sh. ngjyrat e ylberit. Le te kujtojme Hitlerin i cili dogji me tonelata libra qe ishin kunder teorive e tija racore etj.
Nga larg, per te qene i sinqerte une e zbatova porosine tende per te mos hyre ne ” pyje te Tilla, dhe nuk e lexova deri ne fund shkrimin e zonjes Kimete sepse,une kam Probleme te medha me hymnizimet dhe mistifikimet dhe mendoj se kjo gje eshte e drejta ime.
Une dua te jem si italjanet, dua te jem Shen Tomazzo dhe besoj vetem gjerat qe shof dhe sidomos prek me doren time.
Me fal, por une kam ndoshta idene e gabuar qe,shue njerez, ndoshta edhe ti, hymnezojne gjerat qe nuk i kuptojne. Une di qe,shkrimtaret e medhenj jane shume te thjeshte dhe te kuptueshem dhe prandaj lexohen dhe admirohen nga masa e gjere e popullit.
Pastaj, une mendoj se Sala eshte nje hic, nje zero me bisht dhe nuk kuptoj se pse shkruhet kaq shume per te.
Per mua personalisht nga ana ideologjike dhe filosofike Sala eshte nje Zero me bisht perpara Hitlerit, Musolinit, Stalinit, Mao Ce Dunit.Keta njerez kishin nje bindje te gabuar filosofike, u futen neper burgje, shkruajten shume libra per te mbrojtur idete e tyre. Sala nuk kishte as nje ide filosofike, nuk u fut anjehere ne burg, nuk ka shkruar kurre nje liber. Ai ishte dhe eshte nje Zero me bisht nje Liliput i mjere.
Me thoni ju lutem se,cfare ideje kishte Sala pervec se te intrigonte, te genjente, te mesonte qeverite e Europes se si te shmangnin krizen, te vriste, te pushtonte institucjonet e pamvarura, te vidhte. Ai ishte nje ordiner dhe nuk arrij te kutpoj se pse duhet te shkruhet per te.
Jam i bindur se,historia nuk do merret me te sepse ai nuk kishte vlera. Ai vrau vlerat e shoqerise shqiptare dhe ajo i tregoi vendin ketij horri me 23 qershor.
Pershendetje
SHUME TE FALEMINDERIT E MREKULLUSHME ZONJA KIMETE . FUNDI I ARTIKULLIT SHUME I BUKUR
” ZEUSI MOLOSI PELLAZGJIK ESHTE ME EDI RAMEN “
Duhet lexuar 2 here te kuptosh cilesine e shkrimit..Gazetare e zgjuar..
Un nuk e kuptoi Kimeten,a shkruan tregime letrare a ben analize te zhvillimeve politike,me berishen mos u merrni shume se eshte marre mi rrah “gomarin” qe eshte tu ngordhe.
Nuk e di pse duhet ta dije kryeministri kush e vrau kete apo ate person.
ke harxhu kot leket me karten, ai eshte thjesht psikopat i lindurdhe harron te pije ilacet.
Me qi Kimetja ja paska nise astrologjise, po i tham edhe une dy-tri gjyse te verteta. Ka dy lloje perllogaritje te vendosjes se hyjeve ne momentin apo diten e lindjes se nji nierit. E para asht ajo e horoskopit tropikal, qi perdoret ne perendim, kurse ajo mâ e sakta perdoret prej hindianve edhe babilonasve te vjeter e asht ai sidereal ose yjor. Ky i dyti asht ma i sakte, pse ka lidhje me planetet e jo me hyjsite( costellazione).
Nji gjâ e habitshme asht kjo. Te tane diktatoret qi kane sundue Shqypnine prej 1925 kane lè ne tetor: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia…e “dulcis in fundo”, Sali Berisha.
Tetori nuk asht i Peshores, por i Virgjneshes edhe ndikohet prej planetit Merkur, nder mâ te vegjlit e sistemit diellor, por mâ i zhurmeshmi e i hidhuni, por i jashtezakonshem per komunikim, karizmatik, xheloz( edhe pak sumçe) e mbi çdo gjâ tjeter, planeti i POLITIKES.
A e kuptoni tesh pse kane pase “sukses” kta te katert ne politike? Nji pjese te fajit e ka Merkuri.
Ne se e lexon Berisha ka per t’u pithit (lajthitur)…
Asht hera e dyte brend ady ditve qe e ndjke shkrimin e kesaj.More vigane e vertet.
Kete te sotmin e dnoqa per hater te shkrimit etpare per Thaçin.Sepse me pelqeu paksi shume e bukurmire.
Mirpo kur e fillova ta lexoi.Thashe qe ia paska hyre rromantikes.Por me durim vashdove dhe i mahnitur mbeta.Po kjo ti preka drut shkurt qe sak burre nanet qe ti dali para e jo ma ti dalin Sala i Berishes.Se dhe kjo Berishes,po me Kimet ama,po u queka.Po kerka mysybet forca dhe tmerri qe po argumentoka ne filozofin e fuqishme me rromantizmin e prakticizmin ne keto rreshta kunjeri ma i fuqishem se tjetri.
O ty tu bafti dita njimije mori fiznike qe jo vetem Berisha te ka me Kimet.Po dhe ne keshtu po na pelqen te te kemi vertet me Kimete.Tu baft shendet e dije qumshit qe te ka dhane nana me gjinje,florinit paskeshin kene.
Asht hera e dyte brenda dy ditve qe e ndjek shkrimin e kesaj zonjushe.More vigane e vertet.
Kete te sotmin e ndoqa per hater te shkrimit te pare per Thaçin.Sepse me pelqeu paksi shume e bukurmire.
Mirpo kur e fillova ta lexoi.Thashe qe ia paska hyre rromantikes.Por me durim vashdove dhe i mahnitur mbeta.Po kjo ti preka drut shkurt qe s’ka burre nanet qe ti dali para e jo ma ti dalin Sala i Berishes.Se dhe kjo e Berishes,po me Kimet ama,po u queka.Po kerka mysybet forca dhe tmerri qe po argumentoka ne filozofin e fuqishme me rromantizmin e prakticizmin ne keto rreshta,ku njeri ma i fuqishem se tjetri.
O ty tu bafti dita njimije mori fiznike qe jo vetem Berisha te ka me Kimet.Po dhe ne keshtu po na pelqen te te kemi vertet me Kimete.Tu baft shendet e dije qumshit qe te ka dhane nana me gjinje,florinit paskeshin kene.
Kimete tunde dybekun edhe ti
Jam mehnitur se tepermi me shkrimet e kesaj zonje.Vertet Kosova i ka te paket njerezit e letrave por disa shkelqejne ne menyre marramendese.
Nje metafore e perkryer e denje per letraret e kalibrit boteror.
Nje bravo te forte zonje.Po te cilesoj zonje se mbase je zonjushe por pershkrimet e tua jane pershkrime te kohes se aristrokacise e prandaj e meriton te quhesh zonje e nderuar.
Po ti kishte dy pare mend i pandreqshmi Sali do e lexonte kete shkrim dhe vertet do behej te pakten nje muaj njeri.
Shkrim ekselent. Nje analize e thelle dhe e vecante. Komplimente zonje.
Nganjehere mundohemi te dukemi te zgjuar – duke perdorur terma astrologjik e hokus-pokus – por ne fund arrijme te kunderten. PS: nuk jam militant i Berishes por jam militant i Shqiperise.
E dashur Kimete,
Po ve re se ne komentet qe ndjekin shkrimin tuaj, ka nga ata qe ju lavderojne, nga ata qe ju shajne, por jane pakte ata qe analizojne thelbin a asaj qe kerkoni te thoni. Kjo eshte ne thelb e verteta e kombit Shqiptar.
Gjithmone i etur per nje prijes. Cuditerisht, rradhe-here e zgjedh vet. Shpesh ai shfaqet si i derguar i frymes se shenjte, merr pamje vezulluese dhe mahnit masen. Populli ngazellehet! I qesh buza. Erdhi me ne fund! Populli pret, pret se ka kohe qe pret. Kalon koha, bie shkelqimi, shkon durimi. Por i lejon edhe kohe mjaft qe ta provoje ne shpirt dhimbjen qe do ti shkaktohet. Shpreson tek prijesi, shpreson ai qe i serviloset nga pas, shpreson ai qe vuan. Shpreson populli!
E c’rendesi ka nese prijesi do te zgjedhe nje udhe kundrejt nje tjetre. Per fatin e mire te popullit prijesit nuk jane te perjetshem. Ne do te vrase e prese, apo ne do te ndjelle vuajtje, ne do te hakmerret apo jo. Populli shpreson! Shpreson kush vuan, shpreson kush serviloset.
Sa eshte e ndare dhe bashke dita me naten, aq eshte dhe e verteta me genjeshtren. Pikerisht per kete arsye nuk behet dot ndarja se kush eshte ne cilin rol. Tashme duhet ta dime se populli eshte aktor dhe luan rol.
Ajo qe vazhdon te luhet nuk eshte tragjedi, perndryshe do te kishim heronj. Kjo eshte nje komedi, dhe populli e di. Eshte bere me kenaqesi pjese ne rol. Emrat per te cilet ju kerkoni nje pergjigje nuk ekzistojne. Aktori popull i harron me kenaqesi sepse ata nuk kane pjese ne rol.
Aktorit popull tashme i eshte ofruar “loje” me standarte. Ne menyre qe edhe qe te jete pjese e nje komedie me te madhe.
Roma (e lashte) eshte fajtori i standarteve. Legjenda e do qe nje shpirt i lire – Enea, te themelonte ate cka do te vendoste standarte. E pra skllaveria e shekujve ka pushtuar shpirt-in e lire te nje kombi te tere. E ka shthurur deri ne piken kulminante ku te arrije te mendoje se vetem ne nje rol mund te gjej vetveten. Mund te imagjinoni nje komb te tere Arlekinesh ne nje komedi te pafundte.
Kjo eshte e vertete e dashur Kimete,
per mendimin tim te gjith ata qe h. m. kunder sali berishes jan flliqesra te millosheviqit dhe pik .
Po ti @gaga? Ti që ha m… për Sali Berishën. Çfarë fëlliqësire je dhe e kujt je???
shkrim qe e ka bere autoren te lodhet kaq shume ,por nuk ja vlen te merresh pse humbi sali muti !sali shkerdhata ka qene i humbur qe ne 1994 n dhe kush nuk e ka kuptuar kete kohe eshte njeri i trash ose naiv !Asgje tjeter !
Shkrim interesant dhe i bukur.
Kjo eshte Autore e mrekullueshme, e rangut boteror.
Kimete, vec nje gje nuk po me pelqen te ti, pse boton te Tema.
Kimetja nuk shkruan tek Tema. Tema dhe shume portale tjera i ” huazojne” shkrimet e Kimetes nga blogu i saj ne Facebook, natyrisht alla shqiptarqe. Kimeten mund ta lexojme ne blogun e saj ne Facebook, pothuajse cdo dite me tema ekskluzive.
Nje femer fatale. Edhe shkruan bukur – edhe sex bombe ?