Ditët duken sikur rrokullisen pa lënë asnjë gjurmë… Njerëzia as i vënë re si ikën stinët. As vjeshtën, as dimrin, as pranverën… Por nuk është njësoj për verën. Kjo stinë u jep kuptimin jetëve të tyre. Kjo stinë sjell gjithçka. Në këtë stinë frymët e tyre sikur ndalen pezull në ajër.
Do ta bëjë përsëri vallë – pëshpërit gjithësia. Po vjen momenti. Njerëzit fillojnë lëvizin nëpër rrugë, loto-bastet gumëzhijnë më shumë se kur luhet Botërori. Të gjithë i ka mbërthyer kureshtja…, por ende asgjë.
Njerëzit përpiqen me vetëmohim të zhyten në rutinën e ditës, të mos e japin veten. Në pamje të parë duket se ia dalin mbanë. Duket sikur askush nuk e ka më mendjen atje: as fëmijët që po lahen në det, as prindërit që shëllohen në diell… as keqbërësit që po vrapojnë të shpëtojnë, as policët që po rendin t’i kapin… as ata që janë duke ngrënë, as ata që kanë gatuar për ta… as ata që po flenë, as ata që po dëgjojnë hardrock… as ata që po bëjnë dashuri, as ata që mjaftohen me revista erotike…
Në pamje të parë duket se askush nuk e ka më mendjen atje. Në pamje të parë duket sikur jeta po përpiqet të gjejë rrugën e saj të paqëllimtë. Sikur askush nuk e ka mendjen askund.
Po vetëm në pamje të parë, ama.
Sepse askush nuk e ruan dot qetësinë gjatë. Kurioziteti po kthehet në ankth. Njerëzit fillojnë të tradhtojnë veten, halucinacionet arrijnë temperaturën më të lartë: fëmijëve në det cironka po u duket si peshkaqen, prindërve dielli po u duket hënë… keqbërësit kujtojnë se po ndiqen nga alienët, policët betohen për Arsen Lupenin… gjumashët po flenë me sy hapur, hardrock-fans shikojnë ëndrra me Britney Spears… ata që bëjnë dashuri nuk arrijnë dot orgazmën, të tjerë që shikojnë revista erotike preken e u mbushen sytë me lot …
Shkurt, gjithësia po shfillohet. Ankthi i ndrojtur po mbulon gjithçka. Koha ndalet!
Sy që shohin njeri-tjetrin, sy që pyesin veç një gjë: A do ta bëjë edhe këtë verë? A do ta thyejë?
Po pyesni edhe ju? E shihni pra!
Vërtet, a do tentojë edhe këtë verë Ai ta thyeje rekordin? Cilin rekord?! Jo, jo atë të Murit Kinez, as atë të malit Dajt. Joooooo!
Fjala është për atë të sportit akoma më ekstrem: qëndrimin me këmbë në rërë brenda në det! Mos më thoni jo, ishte tamam si tani moti, kur ai thyente rekordet me ritmin e Sergey Bubka.
Valle a do arrijë ta thyejë? Të thyejë çfarë? Atë pra…… rekordin.
Të gjithë presin! Koha është ndalur! Çdo gjë tjetër ngelet në hije…
HA HA HA HA HA HA HA.
UNE THEM, PO!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html
Una themi or ti shok, kët rradhe ka p’t’thy qafën. Hajt tyrqeta pri Lomit.
Ja ky djali eshte vlonjat dhe dihet qe eshte me PS-ne –Mua nuk me pelqejne tendencat e shkrimeve te tij, dhe menura se si i paraqet idete e tija me tendence malinje
por qe sidoqofte duket qe eshte djale i kultivuar….
A nuk mund te zgjidhej ky djali qe ka bere kete shkrim depudet per PS-ne ne qarkun e Vlores,
meqense eshte edhe kuadro i PS-se se Vlores, , ne vend psh te Luiza Xhuvanit apo te Koqo Kokedhimjes, apo Martes etj..?
Ja qe paska Vlora nje djale te ri, ( meqense Edi i kerkon te rinj, megjithse Kokedhimja eshte i thyer ne moshe ) qe mund ta perfaqsoje qytetin tone ne Parlamentin Shqiptar,
Pse te na perfaqsoje njera qe eshte nga ..ura e Namazgjase dhe s’e njef fare Vloren ?
Apo na perfaqson Kokedhimja qe ne Vlore vjen vetem kur kalon me autobuz per te vajtur ne Qiparo ,
dhe te tjere te sojit te tyre ?
Ju te PS-se se Vlores jeni njerez pa personalitet fare
Ju vlonjateve te PS-se ju ka poshteruar kreu i PS-se duke mos ju pasur aspak ne konsiderate per te perfaqsuar qytetin tuaj ne Parlament
Edhe pushtuesit turk , italiane e gjermane ne Vlore vendosnin ne krye vlonjatet, nuk mernin nga Bregu, apo nga fundi i botes dhe ti vendosnin per te perfaqsuar Vloren …?
Pra edhe pushtuesit kishin respekt more per popullin e Vlores ,ndersa
kreu juaj i PS-se nuk kishte aspak besim e respekt per ju ….
Ju ngelet duke i bere duart gjak nga duartrokitjet frenetike per dike qe ju poshteroi ne menyren me te piste…
Besoj o moderator , ky koment e merr noten kaluse per te kaluar censuren tende , apo jo ? lol.
Nuk dine vlonjatet te vleresojne o Raimond,joo!
Nuk ka gje per te ditur aty, se vlonjatet kane zgjedhur kryesine e PS-se ne Vlore , dhe ata te kryesise se PS-se se Vlores duhej te shkonin ne Tirane dhe te protestonin fuqishem perballe kryesise se PS-se ne Tirane ne lidhje me anashkalimin q eju eshte bere kuadrove te PS-se se Vlores nga kreu Edi Rama
Nuk jane justifikime ato qe thote Edi, -Ai flet sikur eshte Mao ce Duni,
Se shoku Mao vinte ke i donte qejfi ne krye te Partise se tij dhe pastaj per te justifikuar emerimet e tij te qelbura i ngjyroste menyren e perzgjedhjes se tyre me nje fare fetishizimi….sikur ate pune e dinte kreu i Partise ,
se vetem ata kishin aftesine te kuptonin vlerat e rralla ,lol,qe mund te kishte edhe tek ndonje i zgjedhur qe dukej hajvan fare , saqe mund t ekrahasohej me Koqo Kokedhimjen sot
Keshtu po e ben edhe Edi sot me Vloren ne demokraci dhe ne keto kohe moderne
Ne fakt une them per kete djalin meqense Edi i ka qejf njerezit qe bejne hartime, dhe qe ky sidoqofte eshte shume here me larte se Koqo, Luiza, Marta, etj
por qe une personalisht jam totalisht kunder ketyre te rinjve ,
Te rinjte nuk kane eksperience drejtimi, DUHET TE PUNOJNE AKOMA SA TE PIQEN , PASTAJ VIHEN NE DREJTIM ….dhe ne Vlore une njof plot kuadro, Inxhinjere, tekonlloge, profesore, mejek, oficere agronome etj qe jane inteligjente dhe kane qene te talentuar ne drejtim …dhe me e bukura eshte se ata te gjithe jane te majte , socialsite__
Po natyrisht Edi edhe mund ti kete hequr dhe e ka mbush me skopionsa -PS-ne e Vlores,
Po nejse tani cdo gje , mori fund dhe sociot e Vlores jane shume te kanqur nga poshterimi qe ju eshte bere duke mos u marre ne kosndierate fare nga shefi i tyre
dhe se kane mundesi ti bejne duart cope e cike duke duartrokitur per te tjeret……
Nga heret e pakta qe ke te drejte mo Raimondo. Kete djalin une nuk e njoh vete personalisht po me pelqejn shum shkrimet e tija dhe degjoj fjal shum te mira per te ne Vlor. Po di qe nuk e kane qejf keta vipat e PS ne Vlor se kan hall se u ze karigen e i le ne hije. Po dhe ti Ilir ke ndopak ambicje apo jo ? Gjithe ai djal leviz e meri zvare keta merhumet. Vlora ka nevoj per djem si ty.
Hahaha e bukur!
Qendrimi me kembe ne rere
Ja se ka impenjime tani , po pregatit rekordin e ri me tulipin hollandez ?
Ne fakt tani andej nga thyhen me dysh rekordet e notit ka vajtur treshja Edi, Kokedhimja dhe Kokelopa –hahahahaha
Filluan keta tani sportin e rekordit te Notit
Tani nuk do kemi Rekordmen te Dhermiut , por do kemi Rekordmenet e Qipaorit ..looooooooooooool
Rekordmeni i Dhermiut e la garen …..por ngushellohemi se filluan garat Rekordmenet e Qiparoit .
.Keta garojne si ekip..loool
Ja se ka impenjime tani , po pregatit rekordin e ri me tulipin hollandez
Mungonin shkrimet e tua ca kohe Ilir. Mua me pelqejne shume.
Me pak perpjekje ka per t’ thy karna.
Por kjo s’varet nga ne….
ahahahaha. fiks fare te njejten gje mendova para pak ditesh e po benim gallat ne nje drke po vetem se nuk e shkruaja dot kaq me humor e ironi. po kete vit ngelem pa rekord me duket ?
Hahahahahahahahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaahhaaaaaaaa kom qesh me lot
KET VERE E THYU RREKORDIN TAMAM 1 MILION VOTA KUNDER ,VEREN TJETER UROJME TI THYEJ NEN TOKE RREKORDET
O Ilir, je i papare. Edhe po te mos ta kishte ne mendje, tani qe ja kujtove ti do ta beje se s’ben. Ha,ha,ha, rrofsh se kam qesh me lot.
Ke stil shume te bukur te shkruari. Urime Ilir ?
Pyet Ilir Meten o Ilir Metja se ai di edhe gjera te paditshme!