Burrecat dhe mediat po vrasin gratë shqiptare!!!

16 Korrik 2013, 11:05Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

 

Ky është nga ato shkrime që fjalët të bëhen lëmsh në fyt dhe në mëndje dhe nuk di nga ta kapësh fillin.

Gratë që hanë dhe tashmë shtohen me një ritëm makabër, ritëm skizofren, ritëm që veç burrecat e një vendi (jo shteti) barbar mund ta arrijnë.

Nuk po dua të imagjinoj skenën e fundit të jetëve të tyre, ankthin, tmerrin, sytë e shqyer dhe vetminë makabre, nuk po dua të imagjinoj, por vuajtjen, ankthin dhe frikën i kam në sy dhe në shpirt.

Armata e hiç-ëve

Një lukuni kaotike shqiptarësh arsimohen prej vitesh në fusha universitare si psikologji, sociologji, punonjës socialë etj, por kjo lukuni e çorganizuar në strukturën dhe thelbin e saj kurrë nuk i uli të ndenjurat dhe të studiojë pikërisht këtë fenomen kaq kriminal shqiptar, fenomenin e shqyerjes dhe krimit në familje sidomos atë të vrasjes barbare ndaj grave.

Kjo lukuni hiç-ash, bashkë me shushunjat e pjesës më të madhe të pseudo shoqërisë civile shqiptare, që masturbohet nëpër salla konferencash të Rogner-it, Sheraton-it, Hotel Tiranës, etj, nuk po justifikon as semestrin e parë të vitit të parë të shkollave që kanë bërë. Ende ne shqiptarët e viteve 2000 po përpëlitemi mes llahtarës së pasojave, por dhe pyetjeve pa kokë.

1. Pse meshkujt shqiptarë zënë vendin e parë në rajon për trafikimin me qëllim prostitucioni të bashkatdhetareve të tyre, ç’i shtyn ata, si funksionon truri, gjeneza dhe morali i tyre?

2. Në ç’stad ndodhet familja shqiptare, si, pse, çfarë të kaluare ka, si krijohet ajo në numrin më të madh të rasteve, me shkesi, dashuri, interesa mbijetese, a ndikon lloji i krijimit të një martese në ecurinë e saj?

3. Çfarë koncepti kanë meshkujt shqiptarë për bashkëshortet e tyre, çfarë modeli kanë pasur në familjet e origjinës?

4. A ndikon formimi i tyre arsimor, profesioni, ana financiare, veset, alkooli, kumari në këtë llahtar që ka pushtuar familjen shqiptare?

5. A ka statistika me të dhëna të detajuara, po bazë të dhënash a ka kjo dynja e organizuar që gjasme quhet shtet, se sa gra të dhunuara ka në territorin e Shqipërisë, në total, sa të divorcuara dhe sa me urdhër mbrojtje nga burrat mostra dështakë.

Këto pyetje dhe dhjetëra të tjera rrinë mbështetur në tëmthat tanë fiks si pushka a thika e burrecave ndaj femrës shqiptare.

Pyetje që s’duan mund, duan thjesht shpirt e përkushtim për t’ju përgjigjur, e të mendosh se ka disa drejtori që hanë bukë haram gjasme se mbrojnë gratë nga dhuna, Drejtori të tilla harami dhe bashkëpunimi në krim ke në ministrinë e Kserës, në ministrinë e Nokës, por dhe ato drejtori si gati të gjitha drejtoritë e këtij shteti palaço bëjnë sikur, dhe ato rrahin ujë në mulli, ujë i cili nuk është ujë, por është gjak femrash shqiptare, gjak, i cili, falë dhe tyre, po shtohet në mënyrë tragjike.

Armata e medias kriminale       

Çdo ditë perëndie në mënyrë perverse, sidomos në mediat kryesore kombëtare, shikon se si pikërisht kjo media që duhet të luante një rol edukativ, parandalues dhe ndëshkues është shndërruar në zëdhënësen më makabër të krimit.

Mediat shqiptare po stimulojnë, amplifikojnë, reklamojnë në mënyrë barbare vrasjet ndaj grave. Kronikat e tyre tashmë janë shndërruar në një shëmbëlltyrë perverse të telenovelave horror. Niveli i tyre profesional, human dhe atdhetar tashmë ka cakitur fundin.

Media shqiptare e ka flakur në tualet kodin e etikës bashkë me moralin, dinjitetin dhe profesionalizmin e saj.

Është kjo media, që kurrë nuk pati këllqe të hetojë mafien makabër në politikë, të ketë kurajë të hetojë pasuritë dhe lidhjet e politikës me krimin, është pikërisht po kjo media që bashkë me vrasësin kap thikën dhe mbas vdekjes ja ngul dhe tre herë të tjera shqiptares së mjerë, dhe bashkë me kronikën perverse që transmeton, arrin që dhe një kodoshi pasiv t’ia ngrejë puplat e krimit dhe ta stimulojë që të ndjekë fatin e kodoshit vrastar të mëparshëm.

Armata e politikës kriminale

Ndërkohë që Berisha, një ndër liderët më përçarës dhe krimndjellës të këtij vendi, qurravitet për humbjen, por ndërkohë vazhdon është në detyrë, një grua e ndjerë, e mjerë, e vetmuar vritet në Shqipëri.

Ndërkohë që Rama s’arrin të menaxhojë qurravitjet e deputetëve të listave të qylit dhe ambiciet e tyre me “hallin e madh” se do jenë deputetë apo ministra, dhe hallin tjetër se sa shumë do ia kafshojë Meta pushtetin, pikërisht në ato dakika një grua është duke u rrahur dhe vrarë barbarisht nga burreci pa zot, pa shtet, ndaj dhe pa frikë. Të dy sa më sipër heshtin, dhe heshtja është kurajë për burrecat pa shtet, ndaj pa frikë.

Armata e krimit policor, gjyqësorit dhe prokurorisë antishqiptare

Çdo vrasje, përsëris, çdo vrasje është një vrasje e paralajmëruar, policia shqiptare tashmë ka damkën në surrat, të kompromisit, kodoshllëkut dhe bashkëveprimit me krimin. Parandalimi, hetimi, qoftë dhe këqyrja e vendit të ngjarjes pa zhdukur, manipuluar ose shitur provat tashmë janë fjalë të huaja në punën e policisë shqiptare.

Rezulton pa përjashtim se çdo viktimë ka shkuar paraprakisht në polici, por ajo është injoruar, përdhosur dhe i është dhënë çakallit burrec për ushqim.

Por policia shqiptare nuk ndalet me kaq, pasi e flak tutje të mjerën e dhunuar, e dhunon dhe mbas vdekjes. Deklaratat e policisë shqiptare janë dhe ato idiote dhe kriminale njësoj si sjellja e saj.

Përherë fajin indirekt e ka viktima, që sipas kësaj policie viktima kish probleme, depresioni, xhelozie etj (me pak fjalë e kish hallall vdekjen).

Nuk dua të merrem më me këtë polici pasi personalisht ja kam hequr vizën, tashmë të gjithë shqiptarët janë nën pushtetin e krimit dhe të rastësisë së mbijetesës.

Prokuroria dhe gjyqësori shqiptar, e njëjta gjë sa më sipër, të treja janë pjella të një nëne, nënës antishtet, korrupsion dhe vëllavrasje pa ndalim.

3 fjalë të fundit

Mendoj për ato të mjera, të cilat ndoshta ditën që ju prenë jetën, ju prenë dhe vuajtjet që kush e di sa kohë i hiqnin në shpirt, mendoj për krijesat e tyre të lëna pas mes traumës barbare, braktisjes totale nga shteti dhe strukturat e tyre që duhet t’i ndihin dhe tundimit për të qenë fotokopje të trishta të modelit familjar.

Mendoj për çdo grua shqiptare në çdo cep të kësaj toke të vogël që quhet Shqipëri, njoh, ndjej mbijetesën e tyre të stërmundimshme për mbijetesë, për të çuar përpara këtë popull me zemrën, shpirtin e plagosur dhe barkun pjellor, bark, i cili pavarësisht thikave vazhdon rigjeneron shqiptarë dhe ndjehem e mpakur, e trishtë e vetmuar.

Ruajna o veç ti o perëndi nga shqiptarët tanë.

32 komente në “Burrecat dhe mediat po vrasin gratë shqiptare!!!”

  1. manto says:

    Nuk e di se si kryeministri ne ngjitje ,edhe vete i perfolur per dhune ndaj grave ,te shfaqe ndjeshmerine dhe nervin e duhur qe fenomene te tilla te parandalohen pa rezultuar ne fenomene tragjike.

  2. Argita says:

    TE GJITHA VRASJET VIJNE SI PASOJE E MBESHTETJES SE KRIMIT NGA PROKURORE ,POLICE ,GJYQTARET E KORUPTUAR,NESE NUK VIHET DREJTESIA NE SHQIPERI ,SHQPERIA DO FUTET NE NJE VELLAVRASJE,NE NJE GJAKMARJE QE NUK DO DALI DOT, EDHE ATYRE QE NUK I KANE NDONJE TRAGJEDI DUHET TE NGRIEMI TE GJITHE TE VENDOSET DREJTESIA,TE SHPETOJME FEMIJET TANE NGA KJO FARE E KEQE QE NA INSTALOJ FAMILJA BERISHA,TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME SHQIPERINE NGA KRIMI NGA GJAKMARJA NESER DO JETE SHUME VONE. FLM . Z. BRIXHILDA

  3. Denisa says:

    Ke shume te drejte ne ato qe thua. Vec te shihje, psh, Androniki Kolkan dje tek Xhaxhiu, duke mbyllur lajmin per vrasjen dhe duke kaluar tek lajmi tjeter me nje qetesi vrasese. Nuk kishte asnje koment mbylles me nje opinion por vetem si nje passing news, ‘u vra kafsha e radhes’, ndersa une AK, jam nje klas me larte qe s’kam te bej me keto. Shife nga emri dhe e kupton shume mire se nga i vjen arroganca dhe ftohesija vrasese e saj!

  4. EDI says:

    Keshtu si shprehesh ti eshte shume e lehte, te shajme gjithcka dhe te gjithe dhe dalim vete te lare.

  5. P.D. says:

    Shqiptarin e paska mbajtur frika ne regjimin monist dhe sapo ju zgidh litari tregoi fytyren e vertete jo vetem brenda Shqiperis por edhe jashte saj ku ne te gjitha kronikat televizive europiane do te flitet pothuasje cdo dite per kriminalitetin shqiptare.Po cfare burrash jane ata qe ushtrojne dhune dhe vrasin gra dhe femije,cfare rrace jane ata qe rrembejne gra dhe femije per ti trafikuar per prostitucion.Ju me te drejte zonje kritikuat forcat e rendit dhe eshte e vertete qe ato jo ne pak raste jane pale me krimin.Vetem ne Shqiperi ndodh qe ne krye te organeve kryesore te policise drejtojne njerez te akuzuar me fakte qe kane lidhje me krimin e organizuar por qe perkrahen nga instancat te larta te partise akoma ne pushtet.Sa per gjykatat shqiptare tani ne e dime me,saqe te gjitha institucionet nderkombetare e kane cilesuar si sistemi gjyqesore me i kalburi dhe korruptuari ne bote.Gjykatesit tane nuk merren me gjyqet kundra krimit por si e si te pasurojne familjen e Berishes me gjyqe farsa kundra deputeteve te opozites.Shpresojme dhe duhet te shpresojme qe maxhoranca e re qe do marre frenat e shtetit ne dore te ndryshoje dicka ne mos populli do mbetet akoma ne doren e zotit.

    1. inspektori says:

      O njeri i mire hiç dore nga mendimet se gjoja po i marrin me zor femrat shqiptare per ti shfrytezuar si prostituta. Duke qene se jam ne brendesi te muhabetit po te them se nuk e imagjinon se sa kurva shqiptare ka qe vijne per te punuar me qejf “per te bere leke” se keshtu thone. Dhe mund te çuditesh akoma me shume po ta dish se punojne si te pavarura, dmth nuk kane te gjitha “çun”. Kjo lloj pune eshte bere ne mode dhe se kane per turp fare, e kupton ti se ça behet apo jo? Mos u genje nga gazetat qe mundohen te tregojne se gjoja i marrin me zor, gazetat ate pune kane te mbushin faqet, po e verteta e madhe qe duhet thene eshte se shume femra shqiptare jane ç’akorduar komplet. Mjafton te shohesh se si u festua 8 marsi ne Tirane te klub Mumja me zezake e kara ne skene dhe e kupton se ça behet.

      1. eni says:

        Monika mund ti dije me mire keto pune

      2. VERONIKA says:

        Inspektori apo tutori ,sa ne brendesi jeni ??? Deri ku arrin cinizmi i juaj ??? Oh ,te lutem mos me shoko ,me mire mos te me tregosh .

        Ok inspektor ,tutor ,dua te jem prostitute ,dua te jem lavire ,dua qe me ato 5 minuta te fal dashuri ,qejf ,orgazem ….dua qe instiktet e tua shtazore te shfryhen tek une ne kte menyre ,dua te hidhni prezervativin …jo te nxirrni automatikun …mjaft me gjak
        Nuk dua te me gjakosni me shkopinj ,nuk dua te me dhunoni qysh ne bark pjellen tuaj ,sepse ne kohen e vet dhe ai vec gjak do derdhi
        Mjaft mor njeri ,mor ari ,mor tutor ,inspektor ,kujtohu qe dhe ty nje gjysem putane te ka pjelle ,nje cope gruaje ka qene …
        Ka mundesi mor njeri te kuptosh qe shes trupin tim ,qe nuk meritoj te vdes per kete .
        Gaboj ??/ Po ne kte felliqesire jete nuk ka asgje te drejte ,eshte shperndar gabim qysh kur na linden ,na pollen .Ata qe me vendosen limitin e ndershmerise me perdhunuan nenen ,mendjen ,jeten .
        Me martuan pa arriturr moshen e pubertetit ,si nene rrita nje te re te harbuar nga dritat e trotuareve …nga ‘a don qymyr zoteri” per disa qindarka ,kuptova ngaqe qymyrin se perdor me kush ,kuptova qe mishi i bardhe pjell me shume .Ata klientet me te mire jane ata qe bejne ligje ,ministra ,deputet ,ata qe japin fonde …per mbrojtjen e gruas ,femres ,eshte ai kleriku qe bordellon se lejon por ama dashuria ime 5 minuteshe e con ne parajse me shume here se Zoti i tij kopil .
        Mos me gjyko ,paragjyko ,i dashur tutor ,inspektor ,qe dhe une dua ca me shume te holla ,qe dua ta jetoj keshtu gabim kte jete .
        Mos me vri i dashur tutor ,inspektor …sepse une vec dashuri fal
        Eshte “moll e ndalume ” ??? Po nuk e kam une fajin …e ka fajin EVA ,e ka fajin Zoti kopil qe me la ketu …mes jush !

        GRUAJA TRADHETON …POR AMA me burra ,burreca ….JANE BURRECA !
        {kujdes inspektor per kategorine ku hyni …pastroni njollat tuaja para se te tregoni pisllekun e tjetrit }

        1. eni says:

          Ha ha ha hah VERONIKA ME SA DUKET po na kerkon te ligjerohet prostitucioni ne SHqiperi. Prandaj e “ka share” aq shume Meten, qe te behej e besueshme. Dhetani na mban ato fjalimet e dialogjeve te filmave me prostitucion….DMTH na ligjeroni. Ne djall vafshi me gjithe ato parate tuaja te felliqura ngadoqe i fitoni, iu kthefshin tek femijet mbrapsh. Ju zgjyra qe e keni kapur kete vend peng. Doni ta beni si RUSINE…provojeni!

          1. VERONIKA says:

            Me vjen mire Eni qe me ndjekerke me vemendje dhe te bej per te qeshur .Zakonisht qajne .
            Kam share Meten qe te behesha e besueshme ????
            Zonje mos po japim ndonje provim ktu ne dhe une se di ende ???
            Hajt pra ,mesohuni te dialogoni njeher secili me idete e veta pa dashur te arrini ndonje perfitim ,pa pasur friken e dosjeve .
            Zonje ,ligjshmeria ne cdo drejtim ,theksoj LIGJI do e bej kte vend dhe ne drejtim te prostitucionit .Mesohuni te kuptoni qe mund te zgjidhni ,jo vetem te prostituoheni per teseren e partise dhe vendin e punes .Hahahaha Eni ,po ty nuk te ka ikur ende Rusia nga mendja ,ty laviret social politike po te drejtojne ne shtepi ,shtet, tv ,pune …ne cdo qenie po ju skllaverojne dhe ti me thua ..Provojeni ??????
            Hajt moj njeri me bisht ,ik civilizohu ,leri mallkimet si drane pa shkolle !

            Inspektori ,po me duket shume normale .Jane te lire te jetojne si te duan derisa nuk cenohet liria ime !
            Zezak …pse zezak ??? Cfare dmth kjo ???Njeri ,quhet njeri inspektori .Pse ju xhelozon “manalli” i tij ??? Keni frike nga krahasimi ??? Qetesohuni ,do gjeni dike qe do ju vleresoje jo vetem per “manallin” ..uroj ,shpresoj te jete keshtu !
            Inspektori ,kam qene dhe une ne brendesi te ksaj drame ,dhe sinqerisht kurre nuk kam ndeshur “qejfin” e madh te prostituimit .Kam pare mjerimin e zhgenjimit ,dhe syte qe ne moshen 20 vjec e kishin humbur shkelqimin …i kam pare te perloteshin se donin te ktheheshin te mjerimi i tyre ,ne fshat me dhi e lope …por kurre nuk i kam pare te qejfit .Kjo qe keni shkruar nuk ju nderon .Do ishim shume te lumtur te gjithe sikur te ishte si thoni ju .Ju kujtoj qe dhe sikur te duan ,nje shoqeri e shendoshe dhe nje emancipim i kulturuar nuk lejon femijet e saj te prostituohen .I shkollon …edukon …I vetmi popull me bisht qe shkon feston dasmen mbi lokale qe jane ngritur me lek te pista femijesh jemi ne
            Kjo eshte kultura dhe qejfi jone …dhe sidomos ky eshte limiti i ndershmerise qe kemi !Ky artikull sidoqofte po flete per vrasje ,per gjak …dhe ju jeni duke drejtuar gishtin te ndershmeria .Mos me quani patetike ….kurohuni sepse nga dhuna verbale te ajo fizike ..eshte pak minuta larg .Kte jua thote nje qe ka qene me pozite me te madhe se ju …Ispektor !

            1. eni says:

              Po sigurisht qe je ne brendesi te kesaj drame, more VERONIKA, ti je i perfshire ne interesa ne kete drame, keshtu do rrisni edhe “punesimin” edhe do “shpetojne” edhe ato plakat e Nartes. Ju ka stervitur UDB ja juve, ju beni lesh e li dynjane e vec kur i del tymi del fytyra juaj e ndyre. Ne te gjithe boten sherbimet punojne per shtetin ju punoni per burdelat e drogen.

        2. inspektori says:

          Po une nuk kam thene se duhet te vriten moj Veronika, pse kercen ti keshtu? Une kam thene nje te vertete, te pelqen apo s’te pelqen ty eshte pune tjeter. Leri keto recitime patetike po hapi syte edhe shih se ça behet. Te duket normal ty te festojne me zezake per 8 mars, bytha e katunareve qe deri dje s’kishin pare çamçakez me sy sot festojne dhe fotografojne manallat e zezakeve me telefon, a thua se eshte ndonje arritje fotografimi i manalles se zezakut. O goce a gru ça je, ky pis milet e ka kuptu demokracine nga bytha, mos e harro kete. Fjalet e tjera jane fukarallek.

          1. v says:

            sigurimsat keshtu e katandisen kete vend

  6. gazetari says:

    znj.gjikondi, kur flet per mediat, pse nuk i specifikon? Jo te gjitha mediat veprojne ashtu. Boll me kete “te gjithe ne nje thes” qe te kemi mundesi te themi me pas: “Nuk e kisha me ty e kisha me ate tjetrin…”. Joooo. Cilat media?? Me emra!! Boll me pergjegjesira “kolektive” alla berishe

  7. tea says:

    Keto pjella impotente jane prodhim vendi nga nenat shqiptare qe i mesojne te hane ne kurriz te motrave e grave duke mos mbajtur asnje pergjegjesi. Meshkuj te tille, ne nje bote konkuruese nuk gjejne veten ca nga paaftesia e ca nga mentaliteti i “kafes se lagjes”-ku pervec dhunes verbale seksuale qe hedhin per cdo qenie femerore qe kalon aty pari nuk arriten kurre te kerkojne nga vetja te rrisin cilesine e jetes se tyre mbi te gjitha e jo me te femrave qe kane ne krah! Neandertali do i kishte zili keto qenie per primitivitetin e tyre!

  8. Pirdhselirohesh says:

    Femrat ne shqiperi jane bere trecereku lavire, kjo na flet per burrat. Kan faj sigurisht por boll na u hoqet si te moralshme. Kane fillu tu bo gare me u pallu dhe ne vendet publike, mjafton te besh nje xhiro lokaleve naten, nuk po themi pastaj qe 24 ore ne 24 cdo dite jave eshte party pa hesap, droge, alkol, femra qe lidhen qe 14 vjece. Fajin e ka degjenerimi i pergjithshem familjar qe i meson me vec nje synim, pare pare pare sa me shpejt e me cdo muet te mundshem. Nuk po flas pastaj per veshjen qe duken trecereku si eskorta dmth prostituta high end filmash. Boll na u hoqet si viktima e vini gishtin kokes. Burri shqiptar ka te meta, por femra emancipon 3 4 vjet me heret se nje mashkull, ajo ka per detyre te jete bosht i shoqerise jo tebehet nje mushke e cfaredoshme.

  9. ZZ says:

    Ky eshte Berishistani i felliqur.. normal si ta kete shtetin ne dore nje shpellar shpelle do ta beje. Akoma nuk ka mesuar te ece drejt shtaza.. krijese qe nuk di as biciklete, as makine, as motorr, as te loze futboll, basketboll, volejboll, pluskon si legen, as tenis dhe as pingpong..

    Mjere Qytetaria.. Saliu eshte Antinjeriu. Dhe shteti i tij eshte antishteti.

  10. Claus says:

    E prisja me kersheri shkrimin tuaj. E prisja me kersheri te merrja vesh, te mesoja se ku do te godisje me penen tuaj qe rralle here me zhgenjen.

    E lexova dhe e rilexova. Me aq force dhe proteste ve ne dukje gjakun qe ka mbuluar rruget e Tiranes dhe tere Shqiperise, egersine, makabritetin dhe kontrastet e medha midis hoteleve luksoze te Tiranes ku mbahen konferenca shterpe dhe „peizazhit plot mjerim, plot xhelozi, plot kriminalitet“ qe rrethojne ato konferenca qe kalojne cdo cak cinizmi.

    Po a jane fajtore burrecat dhe mediat qe po vrasin grate shqiptare?

    Une mendoj se „Jo“, ata jane vetem masha ne duart e dikujt. Ata jane ekzekutues por njekohesisht edhe viktima, fundja fundit ata jane rezultati i asaj c`fare kemi mbjelle.

    Flet shtypi, flasin gazetare, shtohet numri i policeve, gjykohen dhe burgosen, burgjet jane mbushur plot me kriminele dhe vrases, flet Xhozi, flet dhe Avokati i Popullit, flasin te gjithe, te gjithe…Ligji kercet dhembet, por askush nuk do t`ia dije perseri.

    E pra nuk e kane fajin as „burrecet“, dhe as mediat, as Mul Noka dhe as policia, por fajtor eshte i tere sistemi, tere shoqeria.

    Fara qe u hodh ne vitet `90 ishte nje fare e keqe, nje mutacion i ndyre i demokracise e cila u hodh ne nje toke po ashtu te djerre dhe plot ferra, nga ku dolen filiza te asaj fare te keqe qe u kryeqezuan bashke me ato ferra perreth tyre.

    Te gjithe shkruajne, dikush direkt dhe dikush indirekt leviz neper labirintet e asaj se c`ka do te thote, por askush nuk shkon deri ne fund te ketij labirinti.

    Edhe ju, Brizida, rrotulloheni dhe rrotulloheni, por….pas tre ditesh shkrimi juaj do te jete harruar dhe krimi tjeter do te ndjeke ate te radhes.
    Perseri mediat dhe gazetat do te shkrujane, perseri do te dalesh me nje shkrim si ky i sotmi dhe kjo pune do te shkoje si ne nje reaksion zinxhir por pa ndarje te metjeshme berthame, pra pa „shperthim atomik“!

    Kjo eshte plage e ketij sistemi qe kemi ngritur, e ketij sistemi ku mjerimi, varferia, papunesia degjenerimi shoqeror jane ulur kembekryq.
    E c`fare mund te mendoje nje gua a nje burre i papune, zhytur ne mjerim dhe varferi, nje rrufites pijesh alkoolike, kur ne TV u del nje Laura Vorpsi dhe nje Sonila Meco ku parate e rrogave i harxhojne ne injeksione botoxi?
    E pra eshte e hidhur, keto kontraste dhe padyshim qe keto te bejne agresiv, te bejne kriminel, ku shkakun vetem per te shfryre dufet e jetes se mjere e gjen tek gruaja dhe tek familja.

    Sa aktuale jane keto vargje te Migjenit te madh sot:

    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni –
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
    kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
    E pra ku ta gjej kete „Migjen“ sot e te godase me grushtin e tij te hekurt kete mutacion te ketij sistemi te ngritur mbi germadhat e nje mentaliteti oriental?

    E di qe ajo dite do shume kohe qe do te vije, por te pakten keto shtresa qe vegjetojne ne media dhe ne zyrat plot shkelqim me parate e fituara mbi gjak dhe droge mos te tallen te pakten duke u bere karshi popullit te thjeshte dhe plot halle qe mezi e nxjerr diten me buke per vete dhe per kalamajte me pamjet e tyre plot „shkelqim“.
    Shkelqim mjerues.
    Me teper respekt per njerezit, me teper dinjtet dhe punesim.
    Eshte apel apo lutje, kete merreni si ta doni.
    Pershendetje

    1. Sallakja says:

      Ke plotesishte te drejte.
      Po te jesh djale i ri do me behej shume qejfi.
      Por nuk besoj.

  11. alban4eva says:

    epo jena dashurues te “nxehte” ne shqypot, dashurojme aq shume saqe i vrasim grate. dashuri kafsherore alla shqiptarce..!!

  12. Meri says:

    TE gjithe kan faje ,pergjegjesi as njeri..duhet filluar nga rrenjet e jo nga maja,te kritikosh te tjeret eshte e lehte,do te doja te beja nji pyetje juve zonje,c’fare keni bere e po beni per te ndihmuar kete shoqeri te coroditur.?

  13. ALBAN DEGA says:

    Opinione :

    GRUAJA ESHTE PERENDESHA E NJEREZIMIT

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “E ka vdekur në dru, ndërsa fëmijët i përgjëroheshin t’i falte jetën nënës së tyre. Ngjarja makabre, ku nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pas goditjeve me shkop druri, ka ndodhur në fshatin Fushë – Mamurras të rrethit të Kurbinit.
    Valbona Lleshi, 17 vjet me e re se bashkëshortit i saj, është rrahuar për minuta të tëra, deri sa i ka vdekur në duar Marjan Lleshit.
    Britmat rrëqethëse të gruas apo dhe lutjet e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç, nuk kanë zbutur tërbimin e 44 vjeçarit.
    Pasi i ka nxjerrë fëmijët jashtë shtëpisë, Marjani, me një shkop, ka filluar të gjuajë mbi trupin e gruas të tij, ndërkohë që për shkak të britmave që kanë dëgjuar, fqinjët kanë lajmëruar policinë, pa mundur të ndërhyjnë për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes Valbonën.
    Në mesin e shtëpisë, policia ka gjetur trupin e pajetë të gruas, ndërsa fëmijët të traumatizuar nga skena makabre.
    Vrasja makaber ka ndodhur. Askush e asgje ne kete Bote nuk mund ta rikthejne ne jete Valbonen e mjere! Ajo varroet neser!
    Askush e asgje nuk mund te heqe nga mendja e dy femijeve pamjet llahtaritese te nje bishe njerezore apo te nje burre bishe! Burri barbar i saj do te kalbet ne burg…
    Nje e vdekur per se vdekuri nga duart e nje burri vampir… Tre te vdekur per se gjalli nga barbaria e nje burri bishe!
    Kater jete te rrenuara perjete. Dy femije jetim! Nje nene me nje fund te lemerisshem! Nje bishe e gjalle me gjakune kanibalizmit te tij perjte ne duar, ne shpirt ne trurin e tij prej kanibali. Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh mbi gruan ne sy te fmeijeve tu, te vrasish shoqen tende te jetes… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete. Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
    Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone! Grua eshte motra jone! Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes! Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
    Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!…. Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen, si per motren, si per bijen, si per gruan. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje!
    Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise; Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes! Gruaja eshte fisnikeria e jetes! Gruaja eshte jeta vete…
    Gruaja eshte Perendesha e njerezimit

    1. Gjergji says:

      Te lumte vella nuk i heq asnje presje sa thua. Vjen nga qyteterimi dhe jo nga mrizi i grave fatkeqe.
      Po ajo eshte perendesha e njerezimit

  14. Xhoni says:

    Nje nder gjerat me te bukura qe lexova diten e sotme. Analize e sakte. Nje shoqeri maskiliste qe gruas nuk i njeh asnje vlere me perjashtim te seksit. Nje pafundesi shoqatash qe vetem tryeza te rrumbullakta dine te bejne.
    Faleminderit.

  15. Sallakja says:

    Complimenti, brava, 100 here brava.
    Oh sa kohe kisha qe nuk lexoja dicka dicka
    Interesante nga dora e nje shqiptari apo
    shqiptare ne rastin konkret.
    Nje shkrim perfekt, i ke thene te gjitha.
    Gazetare,politikane sensibile,inteligjete,
    dhe nje pene e mrekullueshme.
    Nuk ekzagjeroj po te them se je nje
    Concentrato di bravura talento e umanità.

    Me vje shume keq me veten time qe nuk kam
    lexuar me pare asnje gje nga shkrimet e tua.
    Brizida Gjikondi ?
    Jo, jo nuk te kam hasur asgjekundi
    Megjithese mbiemri yt ( une jam nga jugu )
    Sa di buon sangue.

    Scrivi, continui a scrivere, la tua penna è molto
    più forte che loro coltello.

  16. Zef Kallami says:

    Kusha tha se Migjeni vdic.E nese vdic,Ai u ringjall.
    Ai,rron behet i gjalle,me frymzimin nga partia demokratike.Nji nga arritjet e Sali Berishes ne ringjalljen e gjigandit MI-GJENI.

  17. luis says:

    Ka kombe qe u duhet demokracia dhe udhetojne se bashku ne harmoni,por ka kombe qe u duhet diktatura te pakten qe te ngjasojne sikur jane ne harmoni.
    Kombet qe perulen deri ne peshtirosje kur u tregon kerbacin meritojne vetem diktaturen.
    Kombet qe e urrejne padrejtesine dhe luftojne dhemb per dhemb deri ta vendosin ate meritojne demokracine.
    E pra sot kemi dy kampe te kunderta ne globi tokesor.
    Kombet islamike qe e urrejne gjinine femerore megjithse jane me shtazet per ta perdorur per seks dhe me ne fund edhe ti vrasin.
    Kombet e krishtera qe e respektojne ne maksimum gjinine femerore dhe qe ndertojne nje shoqeri te emacipuar se bashku.
    Nuk duhet te hidhemi sa andej kendej kjo eshte e verteta dhe pike.
    Shqiptaret jane trima vetem ndaj te pambrojturit e ndersa ndaj te fortit lepihen si kurvat.
    Njehere e pyeten JEZUSIN disa nga turma qe prisnin te shpetonin nga zgjedha e sundimit romak dhe grek se kur do ta ndryshoni sistemin.JEZUSI u pergjigj se para se te nderrohet sistemi duhet tu ndryshohet mentaliteti juaj.Pra domethene nuk mundet kurrsesi te ndertohet nje shoqeri e drejte po nuk u ndergjegjesua krejt shoqeria per ta kultivuar dhe mbrojtur ate.
    Edi Rama ka nje mision teper te veshtire perpara sepse ne 20 vjet te ashtuquajtur demokraci ne nga ana morale dhe kulturore shoqeria shqiptare ka patur degradimin me te eger ne historine e saj nga nje idiot kryeminister.E rendesishme eshte qe te hedhin bazat per nje shoqeri te emancipuar.
    Kam dyshim dhe pothuajse nuk mund te besoj kurre se shqiptaret po nuk u shkeputen nga doktrina islamike nuk e kane te mundur ecjen perpara.
    Kjo doktrine eshte stimuluesja e te gjitha te keqijave.

  18. v says:

    Luis, jam dakord me ty gjithmone, por kete shoqeri nuk e shkaterroi vetem nje Kryeminister, ky vend ka pasur tre Kryeministra se Pandin s’po e quajme per aresye se nuk ka pas ndikim negativ. Edi Rama ka nje barre te rende persiper, sepse brenda ka Kryeministrin qe do te legalizoje prostitucionin ne kete vend qe nuk eshte akoma gati. Sepse policia e shtetit qe do beje Edi Rama nuk ka kapacitete te tilla qe te ruaj edhe Burdelat e Monikes. Prandaj Edit Zoti i ruajte jeten, dhe le te mos e filloje me arrogance, te mesoje prej gabimeve te Kened-ve

  19. Pinci says:

    ironia eshte qe ky shkrim postohet te Tema.gazeta e pare qe nxorri shprehjen gjeniale “e vdes de dru”.

  20. Te lumte Briside, e ke qendisur! Mjafton te te lexosh komentet ketu poshte shkrimit tend, per te kuptuar mentalitetin maskilist e denigrues te shoqerise sone.

  21. ALBATROS says:

    FEMRAT JANE LAVIR DHE TANI PO VRASIN DHE BURRAT DHE VJEHRRAT NE GJUME SI ATO LAVIRET NE DIBER QE VRANE VJEHRREN SE I MORI VESH QE KISHIN DASHNOR. Femra ne Shqiperi lyhet si klloun dhe vishet si nje prostitute e droguar, kur ato nuk kane respekt per veten atehere si presin te kene meshkujt per to? Une respektoj nje femer zonje me gjithe shpirt po urrej nje lavire e kthyer ne meshkull me gjithe zemer, sot femrat pijne hashah dhe perdorin droge dhe alkohol me shume se meshkujt, rrijne papune dhe nuk punojne dhe presin nga meshkujt por dhe kur punojne rroga qe kane nuk u del as per cigare dhe per te bere floket, cdo nder, pozite, para qe ofrohet ne shkembim te seksit ose cdo shperblim material qe ofrohet quhet prostitucion, femra shqiptare eshte shume lavire dhe materialiste dhe keshtu e meriton dhe kete trajtim. Sa per prostitucionin ka bere organizata e femrave ne komber e bashkuara nje studim dhe doli qe mes shume se 96 perqind e femrave shqiptare qe kishin ik prostituta kishin ik me deshire, ka pasur dhe intervista nga gazetat me prostitutat qe punonin ne Tirane dhe ato e kane pohuar qe punojne per vete dhe jo per buken e gojes por per tu pasuruar, fajin e kane vete femrat dhe ku shkaterrohet femra shkaterrohet shoqeria, kjo eshte metoda sataniste masonike e perdorur nga cifutet per krijimin e RENDIT TE RI BOTEROR DHE QEVERISE BOTERORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje