Rama, me mandatin e tij të parë si kryebashkiak, ia doli që Tiranës t’ia kthejë lumin dhe gjelbërimin e vjedhur nga ndërtimet. E ka shansin ta bëjë të njëjtën me bregdetin e Shqipërisë si kryeministër në ardhje. A do t’ia dalë t’i rrënojë ndërtimet kaotike dhe të ndërtojë një rrugë buzë detit, siç e kanë të gjitha shtetet e tjera adriatike? I vjen në formë të sfidës kryeministrore: të jesh apo të mos jesh!
Nga Adriatik Kelmendi*
EDI RAMA E KA bërë një herë dhe i është ofruar shansi ta përsërisë vetveten. Atë që ka treguar me mandatin e parë si kryebashkiak i Tiranës e ka në dorë ta tregojë edhe si kryeministër i Shqipërisë.
Dhe ç’është e vërteta, për atë që bëri në mandatin e parë me Tiranën meritat nuk ia kanë hëngër as kundërshtarët e tij më të mëdhenj politikë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën e Lulzim Bashën. Të gjithë ia kanë zgjatur dorën për pastrimin e qendrës së kryeqytetit shqiptar nga godinat e shumta pa leje dhe kthimin e një pamjeje dinjitoze Tiranës.
Tirana e viteve ’90, ndonëse kishte pasur gjelbërim e lumë, i kishte humbur ato dhe Rama duke qenë i pakompromis ia ktheu edhe gjelbërimin e edhe lumin. Shqipëria e viteve të fundit, ndonëse ka bregdet e det, i ka humbur ato dhe do të varet nga Rama se a do t’i rikthehen.
Ndërtimet e çoroditura, shpesh pa leje e edhe më shpesh pa asnjë kriter urbanistik e estetik, bashkë me mungesën e rrugëve të mira përgjatë bregdetit, kanë bërë që njerëzit ta kenë të vështirë t’i shohin ato që do të duhej të ishin bukuri detare.
Tash Rama, pra, mbetet të dëshmojë se mund të kthehet në atë Ramën e mandatit të parë të kryebashkisë, i pandikueshëm nga interesat grupore, bizneset, aleancat politike e të tjera, për të cilat jo rrallë u kritikua në mandatet pasuese.
A do ta ketë fuqinë ta bëjë? Besoj se i vjen në formë të sfidës kryeministrore: të jesh apo të mos jesh!
E KA FILLUAR me fjalë të mëdha ende pa u ulur zyrtarisht në karrigen e të parit të Qeverisë së Shqipërisë. Në një takim me krerët e Bashkive të zonave bregdetare, Rama ka kërkuar që të ndalet hovi i ndërtimeve pa leje atje, i cili, sipas tij, po shfrytëzon vakumin institucional deri më ndërrimin formal të udhëheqësve të qeverive.
Mirëpo, sigurisht se vetëm ndalja e ndërtimeve në proces, nuk do të mjaftojë. Pa rrënime të shumë godinave që kanë ngulfatur brigjet detare të Shqipërisë, nuk do të arrihet asgjë.
Bregu i detit të Shqipërisë sot ka filluar të marrë kritika gjithnjë e më të mira në gazeta e revista prestigjioze ndërkombëtare, por vetëm kur flitet për bukuritë e virgjëra natyrore. Kurse, tek bëhet fjalë për infrastrukturën, me keqardhje lehtësisht mund të konstatohet se bëhet fjalë për bregdetin më kaotik në të gjithë Evropën.
Thjeshtë, nuk ka edhe ndonjë vend në kontinentin e vjetër, i cili ka pasur fatin që të kufizohet me ujëra detare ose oqeanike, që të ketë një kaos të atillë ndërtimesh përgjatë vijës së detit, siç e ka Shqipëria.
A do të vazhdojë të mbetet kështu e ndoshta të katandiset edhe më keq, apo do të ia delet që bukuria natyrore bregdetare të barasvlerësohet me bukuri të ndërtuara nga dora e njeriut?
Sali Berisha nuk e ndaloi dot. A do ta bëjë Edi Rama?
SALI BERISHA MEGJITHATË ia ka dalë që të lë diçka të mirë sa i përket infrastrukturës. Pavarësisht polemikave lidhur me çmimin dhe cilësinë e punimeve, shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë gjithnjë do ta kujtojnë se në kohën e tij u ndërtuan rrugë të rëndësishme, përfshirë këtu edhe atë më madhoren – Rrugën e Kombit drejt Kosovës.
Por, Berisha, siç konstatohet me lehtësi, s’e ka përsëritur të njëjtën me bregdetin.
Shqipëria, po ashtu, është vendi i vetëm që kufizohet me Detin Adriatik (e më poshtë me atë Jon), e i cili nuk ka një rrugë magjistrale, ose çfarëdo, që përshkohet buzë vijës së detit. Filluar nga jugu i Italisë e deri te veriu i saj, duke vazhduar pastaj tatëpjetë me Slloveninë, Kroacinë e Malin e Zi, që të gjitha këto shtete kanë vijë të pandërprerë rrugore nga e cila secili udhëtar ka mundësi që të kënaqet me bukuritë magjepsëse të një prej deteve më të njohura në botë, atij Adriatik. Vetëm me të arritur në afërsi të Shqipërisë, sipas një logjike që s’ka se si shpjegohet me arsye të shëndoshë, rruga e braktis bregun e detit dhe i qepet fushave e kodrave gjarpërore, si të ishte vizatuar nga ndonjë i çmendur që ka inat bukuritë e detit.
Siç mund ta verifikojë gjithsecili me një kërkim të shpejtë edhe në Google Earth, Plazhi i Madh i Ulqinit, që shtrihet deri në vijën kufitare Mal i Zi-Shqipëri, është vetëm 6-7 minuta larg Velipojës, në qoftë se do të ishte e ndërtuar një rrugë krejt standarde automobilistike aty. Mirëpo, sot, një udhëtari që niset nga Ulqini i duhet të bëjë rreth një orë e njëzet minuta rrugëtim me mjete transporti rrugor për të arritur në Velipojë.
Së këndejmi, një udhëtari jo fort të informuar me gjeografinë e Ballkanit Jugor, e i cili ka rrugëtuar përgjatë detit që nga Italia e poshtë, fare lehtë mund t’i krijohet përshtypja e gabuar se bregdeti i Adriatikut përfundon në Mal të Zi dhe se nga aty ose duhet vazhduar në rrugë kontinentale, ose do kthyer mbrapshtë. Kjo sigurisht se ka qenë një e vërtetë përgjatë pjesës më të madhe të Shekullit XX, kur Shqipëria komuniste ishte e bunkerizuar, por pse të vazhdojë të jetë pak a shumë ngjashëm edhe mbi 20 vjet pas rënies së komunizmit, vetëm për shkak të mungesës së rrugës?
Plus, që një rrugë e mirë që do ta afronte Ulqinin më afër me bregdetin e Shqipërisë, do të kishte edhe përfitim politik e praktik për shqiptarët ulqinakë, natyrshëm duke i integruar në hapësirën etnike të përbashkët, pavarësisht se të ndarë me kufi shtetëror.
Por, mbi të gjitha, rruga e Adriatikut e Jonit, që do të vazhdohej nëpër Shqipëri, do të bënte që përfundimisht bregdeti shqiptar të ishte pjesë e pandashme e ofertës së gjerë turistike të shteteve bregdetare të Evropës Jugore.
NËSE RAMA DO QË në legatën e tij si kryeministër i Shqipërisë ta ketë një vepër me garanci që s’do të harrohet për shumë breza që vijnë, fati ia ka sjellë një rast të artë – t’ia kthejë detin Shqipërisë.
Me rrënimet kaotike përgjatë bregdetit dhe vendosjen e rregullit ndërtimor, dhe me ndërtimin e rrugës bregdetare Adriatik-Jon, nga Mali i Zi e deri në Greqi, Shqipërisë do të mund t’i kthehej deti që i është vjedhur… dhe shumë më tepër.
*KOHA DITORE
O shoku Gazetar! ?
-Ndertimet e paligjshme ne ate kohe i ka prishur Ilir Meta, ish kryeminister dhe jo Edi Rama. Informohu pak e pastaj dil e zhgarravit ndonje rresht aty. ? ? ?
Kaq sa per dijeni. Dhe mos harro; shko e futi ndonje tas me groshe kallmeti, se me gjasë vetem per ate pune qenke.
—ti i LSI — e ke, gabim , ILIR META ne mandatin e tij si km. ka vjedhur vetem floririn dhe jo me kote e quajne ILIR -floriri dhe ne mandatin e tij te fundit si nenekryeminister , ka vjedhur me bllok ne dore me ze e figure—-kaqe sa per dijeni –per pune te tjera populli nuk e mba mend
—–dhe ju moderatoret kur komentojme kunder ILIRIT sikur nuk i pasqyroni komentet tona
Edi do tia kthej detim bashk me nje nga ishujt grek.
ore ti para foles Tiranene e ndryshoj Edi dhe jo Iliri dhe prap tani besimi eshte te Edi jo te Iliri me Moniken .
KUSH JE TI KELMENDI?????
Z.Kelmendi tregohesh i pa duruar,eshte si para nje pjate me supe dhe ta fllosh drejt e nga fela. Jo populli e thote me kohe urtesine e tij,fillohet nga lengu, javash,javash se te ziret ne gryke.Kjo pyetja tuaj edhe nese je dashamires e con punen ne zjarr shume shpejt.
Eshte fakt qe para Z.Rama ka shume probleme me paresore se ajo qe gucet ti.
Rama s’ka mendjen tende, Rama ka reth tij ustallare te politikes dhe nuk ben gafa kaqe shpjt se desheron ti.Plus qe ka SHBA,BE, kosulente dhe qe do ti respektoje jo si sali profani.
Ne je burre i sakte,renditi Rames punet me primare qe duhet te beje te pakten deri ne Nr rendor 10-te.
Pastaj shko ne thelen e supes zorteria Kelmendi.Ti qelmendi po te ishe ne vend te Rames nga deti do ta filloje???????
I nderuar emigranti,
Ideja e zotit Kelmendi nuk eshte e keqe!
Ai nuk thote askund se duhet filluar se pari me rrugen bregdetare.
Sigurisht, ti ke te drejte kur thua se para Qeverise se re eshte nje mal i madh me pune.
E para, duhet te funksionoje shteti!
Duhet te funksionoje ligji….
Duhet te rregullohen mardheniet e punes, punedhenes-punemarres, qe eshte themeli i vet transformimit te shoqerise!
Puntorit ti garantohen me ligj ne realitet te drejtat e tij dhe te denohet ashper kushdo qe merr neper kembe ate qe derdh djersen!
Shqiperia nuk do beje çudira, por ato qekane bere te tjeret!
Organizimi shteteror dhe privat i pastrimit te plehrave nepermjet mbledhjes dhe manipulimit te tyre, eshte thembra e Akilit, qe te ndryshoje ambientin dhe te afroj turistet!
Shqiperia ka nje nga bregdetet me te bukura te Mesdheut, sepse ka Rivieren e mrekullueshme dhe ka reren me te mire ne gjthe vendet mesdhetare! E provuar kjo shkencerisht, me analiza!
Por dhe rruga bregdetare, do te afronte nje mundesi te madhe.
Ajo mund te ndertohet nga investitore te huaje dhe te behet me pagese, siç e ka Italia, Kroacia, Sllovenia dhe te tjere…
Nuk ka nevoje qe te investoje vetem shteti shqiptar.
Edhe diçka.
Kush mendon se Edi Rama do beje çudira me vitin e par, e ka gabim!
Shqiperia ka aq shume pune per te bere, sa i duhet nje perpjekje vigani per te ndryshuar Kaosin e Sali Rrumpalles!…
Ligji i shkaterrimit te ndertimeve pa leje eshte i Majkos, por per arsye qe dihen (ja futi gishtin Meta), i ra Metes ta implementonte dhe faktikisht bashkia e Tiranes (Edi Rama) as qe kishte gisht ne zhdukjen e ketyre godinave pergjat lanes, sepse ajo i perket dyshes Majko/Meta.
Edi Rama kishte vetem grupin e Soros qe ngriti nje PR/marketing dhe ngriti kultin e njeriut qe pastroi Tiranen, por qe ne fakt e vetmja gje qe mund ti njihet Rames eshte bojatisja alla-jevgjitshe e pallateve ne Tirane.
Eshte mire qe keto shkrime (gjoja kritike) qe duken te ideuara nga makineria britanike e te berit marketing, te mos vazhdojne sepse mund te cojne ne percarje te metejshme midis PS dhe LSI. Gje qe nuk do ishte ne interes te Rames.
o goni mamaja jote e propozoj edi ramen,qe u be kryetari ma i mire ne bote,sepse kete besoi edhe un,respekte nga SHBA.
Ti idiot lexo librin `Kurban` te Edi Rames dhe do kuptosh cfare eshte bere ne ata kohe qe ti paske qene kufome e gjalle.
PS- Eshte liber qe ka fakte te pakontestuara nga askush per pjesen e prishjeve ne Tirane
Ate detin! cilin det? As mos e çoni ne mend ate pune se u shkel Greku. Ceshtja e detit e vendos Greku dhe jo Sali QENI ose Edi Rama. Eshte firmos eshte vulos mos e kruani se Greku edhe grate ua merr shqiptareve me shtetin e dhjere qe keni. Do ta shihni?
Shume e sakte, ishte Ilir Meta qe urdheroi Mithat Havarin qe ishte drejtori i Policise Ndertimore, po te ishte per Ramen do ishin shtuar dhe me shume
Ka gjera me te rendesishme per te bere Rama se sa ajo qe propozon ti. Ne radhe te pare te riparoje demet e pallogariteshme qe i ka sjelle Berisha Shqiperise duke e kthyer ne vendin pa drejtesi dhe ne varferi te plote. Arka e shtetit eshte bosh, borxhet ne stratosfere, pastaj te shikoje rruge lluksi qe propozon ti. Dukesh qe e simpatizon Berishen dhe i thua Edit a je i zoti tia kalosh Berishes me rruget? Haron qe “Rruga e Kombit” eshte bere me taksat e shqipareve me shtrejte nga cmund te behej dhe meriten e merr Berisha. Kjo eshte llogjika e kosovareve, dhe tani i bejne karshillik Edit qe te beje te njejten gje si Berisha, ti beje parate “rrush e kumbulla”. Jo i dashur Kelmendi, mendoni dhe veproni si shumica e shqiptareve te Shqiperise, se jemi nje komb.
Edi Rama gezon te jete Kryetar botrore te Qyteteve.
Nul eshte Filozofi por shkruesime siper qe thote se i takon pastrimi
i Tiranes Ilir Metes nuk eshte gje tjeter vetem filozofi “Kosit”.
Tirana u be qytet metropol ne Europe me Edi Ramen kurse me Berishen e te tjeret si ne Afganistan nga Edi Rama e moren qytetin e Tiranes gati
vetem me qeverise.
eshte me te vertet e habiteshme ne fakte e dija qe keta njerez u paguashin nga dikush per ato qe shkruanin po tani po e kuptoj qe keni nje nivel inteligjence zero me e thjeshta ngjyrat qe beri ai ne tirane i quani ndryshim sa per dieni ndryshim quhet nje rruge traktori ne autostrat per sa i perket se kjo rruge ka perfitime ju nuk jeni ne gjendje ta shpjegoni une kame nje shk eshte i majte pas zgjedhjeve e takoj imagjinoni gezimin dhe me thote edhe rruga qe beri ne elbasan u prish nuk mjafton kjo por thote ci duhet shqiperis gazi i them ju jo qe injorancen e keni siperfaqesore po e keni ne GJAKE po te jete puna qe une te diskutoj pse rruga pse gazi pse tuneli pse hidrocentrali ateher te flasim per under 16 se jemi ne rregull .
Ke prekur thembren e Akilit o Adriatik.
Te shikojme sa burre dhe patriot eshte Rama.
Megjithese jemi nen epoken ku patriotizmi shikohet si atavizem, ndersa grabitjet e territoreve si deformim gjeografik.
Pune artistesh, ske ci thua
Mire ky gazetari(leshi) qe nuk di te shkruaj Shqip mire (gabime drejtshkrimore),po nuk ka ndonje tjeter qe te beje korrigjimet ne gazete ?
O Albi, o kokemushke. Une s’i gjeta asnje gabim drejtshkrimor shkrimit te z. Kelmendi, por t’i gjeta ty me shume se 5 ne vetem 1 fjali te shpifur qe ke shkruar!
Apo, nuk po te pelqen ajo qe thuhet e s’ke se si ta kundershtosh ndryshe, or analfabet!
O KRIPTOOPOZITAR!
E vertete eshte qe Iliri ka prishur parate e popullit, ka shkateruar kete vend ,me politiken e tij te interest dhe me moton ; ” paguaj vota me para te vjedhura se keshtu fiton”
Doni te dini per METEN; Shko ne google,lexo korupsioni I Metes.
Kush ka punuar ne administrate e dimire kush eshte META!
Sa budallenje jeni,qe keni sy vetem per lanen dhe per parkun,dhe ju ka ngelur sahati aty.Po pse gjithe keto pallate qe jane bere dhe po na marin frymen kush i ka bere,apo nuk i shikoni se jane te vegjel.Behuni realist dhe ta themi te gjithe se Tirona ka ikur per lesh dhe eshte betonizuar e gjitha,dhe pergjithesia bjen te Rama se ka qen 11 vjet kryetar bashkie dhe nuk mbjedhur vetem peme por ka dhene qindra leje ndertimi ku jane prishur dhe shum lulishte.
jam shume optimist se edi do tja arije qellimit
Ne France bregdeti eshte pasuri kombtare edhe nuk shitet:nje rryp 5 m i lire per te gjithe eshte i detyrueshme edhe per plazhet private,qe marrin me qira Bregdetin nga shteti per shfryetezim po Duke respektuar ate distance 5 métra publique.
zoti kelmendi kam pershtypjen se ju nuk e njihni historine e popullit shqiptar.Po ta njihnit nuk do ta merrnit mundimin te shkruani kete artikull qe per mendimin tim eshte komplet pa vlere.Mundohuni te informoheni apo te keni sadopak dijeni per rrugen e partise komuniste shqiptare dhe pasardhesve te saj te sotem hapni e lexoni dokumente ,me masakren e tivarit deri ne sot ku ne cdo moment klyshet e popovicit e papadreut jane aktive kondra shqiperise, kosoves e shqiptareve kudo qe jane …. dhe vetvetiu do vije pergjigja e pyetjes tuaj
Sa interesat e ngushta i paska prekur z. Kelmendi me kete shkrim, por shihet edhe nga disa komentues qesharake.
Une vetem mund ta pergezoj autorin.
Duhet dikush nga jashte Shqiperia per te pare kaosin qe eshte brenda.
Mos e permend shume ate rrugen e kombit se qe atehere e mori lumi ekonomine shqiptare…sepse u vodhen plot 250 milion euro.
Po e paguajme edhe sot rrugen e kombit te leshit
Sa shkrim pozitiv, bukur i shkruar dhe me ide te bukura. Edi Rama, bashke me Meten, kane premtuar Rilindjen. Rilindja behet vetem duke rilindur… edhe me bregdetin.
Te pastrohet bregdeti e te jete i lire per te gjithe shtepite qe duken si ne afganistane ne dete te hidhen
ti o vlora 1 po na e paguan rrugen e kombit?? paske para shume more morracak