Problemi më i madh që ka Shqipëria sot është drejtësia. Ose e thënë më mirë dhe më qartë: Mungesa e drejtësisë.
Një nga tri kolonat mbi të cilat ngrihet dhe mbi të cilat duhet të mbahet në këmbë shteti shqiptar sot, ka rënë.
Për rrjedhojë, është prishur i gjithë drejtpeshimi i jetës sociale të vendit.
Presidenti Bujar Nishani, nën trysninë dhe diktatin e Kryeministrit Sali Berisha dhe interesave të mazhorancës së ikur që ai përfaqëson, i vunë kazmën e fundit drejtësisë.
Duke vendosur në të gjitha postet dhe funksionet kyçe të sistemit, të gjithë kamikazët e tyre juridike.
Të cilët më shumë se për mbajtjen drejt të peshores së drejtësisë, janë shquar si njerëz që e kanë çuar kandarin andej nga kanë qenë interesat politike të pushtetit të qeverisë së rrëzuar me votën e 23 qershorit 2013.
Duke qenë se humbi kontrollin mbi mazhorancën qeverisëse (ekzekutivin) dhe mazhorancën parlamentare (legjislativi), Berisha dhe njerëzit e tij, të gjitha kapitalet e tyre po i investojnë tek pushteti i tretë (drejtësia).
Me shpresën se nëpërmjet kontrollit të këtij pushteti, me anë të njerëzve të tyre, do të mund t’i shpëtojnë edhe ndëshkimit për abuzimet e tyre gjatë 8 apo 22 viteve të fundit.
Por, edhe do të mund të mbajnë të dobësuar mazhorancën e re. Duke e futur atë në morsën e drejtësisë dhe arkës bosh që po lënë pas.
Me ëndrrën se në këtë mënyrë, do të ringrenë shpejt nga honi ku kanë rënë, opozitën e tyre të re, për t’u rikthyer sërish në pushtet.
Është një skenar i lexueshëm, për këdo që njeh sadopak mënyrën se si bën politikë, por mbi të gjitha opozitë Sali Berisha dhe njerëzit e tij.
Shansi i madh është që Berisha u dëbua me votë dhe berishizmi sa më shumë të kalojë koha, aq më pak do të ketë mundësi të aplikohet më në Shqipëri.
Ndaj, më shumë se kjo, duhet të na shqetësojë diçka tjetër. Më e madhe dhe më shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe Shqipërinë. Mazhoranca e re me 84 vota duhet të na bëjë koshient dhe të përgjegjshëm përpara historisë së re, për të rregulluar njëherë e përgjithmonë DREJTESINE.
E cila është kolona me e rëndësishme e të gjithë sistemit, pasi është garante e saj.
Asnjë popull, asnjë komb dhe asnjë shtet nëpër histori, nuk ka arritur që të përparojë, të zhvillohet dhe të pasurohet, nëse nuk ka rregulluar dhe zgjidhur më parë çështjen e drejtësisë.
Që nga koha e Platonit dhe Aristotelit drejtësia është cilësuar si një virtyt themelor që u mundëson njerëzve të jetojnë në harmoni me njëri- tjetrin.
Ne nuk na lypset një drejtësi e re “e majtë”, përkundër drejtësisë aktuale “të djathtë”.
Ne na duhet një pushtet real i ligjit dhe jurisprudencës, që rrok dhe e harmonizon në një, që nga e drejta romake, e drejta civile, e drejta natyrore, etj dhe deri tek ligjet dhe standardet e të drejtës dhe drejtësisë së BE.
Ne na duhet një drejtësi e drejtë, nga të gjithë dhe për të gjithë.
Dihet puna e Berishes, do beje ate qe ka bere gjithmone.
PLASENI NE BURG DHE SASHENKAT E XHEZOT E TIJ DO TE DENOJNE ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/shut-up.html
Krahasoni analizat dhe shkrimet nga krahu jone me anal-izat e Kacit, Fahriut, Ypit dhe Ypve nga krahu tjeter.
Cfare mjerimi qe ka kapluar Partine e Druvarve…
duhet formimi i repuplikes se re dhe ju i keni votat ,doni te hyni ne histori i keni gjitha shancet dhe faktoret ,berisha esht nje i vdekur qe ecen ,shperfilleni sa me shume e lereni te merret me FB e miqte me profile falce ne FB
Ok. Shume bukur. Filloni nga video e Ilir Metes qe tju besojme.
Sakte!Apo e moren ne rilindje me qellim riedukimi?
E dha vendimin Gjykata e Larte. S’ka me te larte se ajo.
Une them ta fillojme tani me denimin e vrasjeve psh. kush qelloi, kush urdheroi, kush ishte pronar… etj etj
nuk ka nevoje te besosh ti qe ke ngele pa emer! qwe , ky eshte emri? Nevoje per te besuar kane ata qe zhduken çerdhe e grerezave, tani e ka radhe çerdhja e gjarperinjeve (drejtesia) pastaj presidenti semure qe do largohet si i pa afte me raport mjeko-ligjor ( e ka kushtetuta) qe vuan nga mendja, dora dhe hemoragjia berishiane. E keshtu do pastrohet dalengadale , se vajti kohe qe eshte felliqur jo vetem nga brenda, por prune dhe plehra nga jashte.
NE NA DUHET NJE DREJTESI E DREJTE , NGA TE GJITHE DHE PER TE GJITHE.
Kjo i dashur shqiptar eshte kryefjala e çdo gjeje dhe po e bere e fitove ne se jo humbe perfundimishte dhe mos ngri kok me se nuk ka asnje shans per tu rregulluare.
Bravo Alfred Peza per mendimin dhe vizionin qe ju percjell gjithe shqiptareve,bravo djale i mire dhe i urte me rrenjet ne Peqin qytet ku kam filluare karjeren dhe kam ndertuare famijlen.
bravo fredi. nje analize e perkryer, qe do te thote kush ka vesh le te degjoj, kush ka sy le te shikoj,dhe kush ka mendje le te arsyetojdhe te kuptoj,duke filluar qe nga edi rama e deri tek me i fundit ne detyre ne kete mazhoranc. ideale.
Prandaj dhe populli votoi masivisht RILINDJE.U LODH ME KORRUPSIONIN DHE MUNGESEN E DREJTESISE.
Fredi te uroj suksese ne politike dhe gjithe te mirat ?
Gjerat i ke shkruar mire z.Alfred por kundershtaret politike qe keni perballe po ju trajtojne si armiq.
Gjyshi juaj i nderuari Fadil Peza ka qene kovac i nderuar dhe nje nga njerzit me te thjeshte dhe me te respektuar te Peqinit.
Ai e perdorte mire kudhren dhe cekicin.
Nqs nuk do ti shtypni koken ne kudher me hekur te nxehte kryekrimineleve Berishes e Bashes ne muajt e pare te marrjes pushtetit atehere ata do ju rrezojne nga pushteti para gjelit te ketij vitit te ri.
Kete e kerkon gjaku i 21 janarit qe me duket se ju e keni harruar…
Shansin per te hyre ne histori e keni. Votat i keni. Filloni na lart.. Mos e beni si Fatosi i la te benin qejf mbas 1997 dhe tani na fryhen si gjelat ne maje te plehut.. E na japin mend per revanshin e PS , kur PS nuk ka ardhur akoma ne pushtet.
Frediiiiiiii ,o shoku Peza po cfare flet mor njeri ????
Po gjyqesorin e ka votuar {emeruar} ai HALEati juaj …si harrove ti ????
Arken bosh ???? Zot na mbaj mendjen ….po ik mor shoku Peza ,ik andej nga vellezrit TOLA ,pyet ate Tavon per ato tenderat miliardere ne mjekesi …
jo se mund te them dhe per P.Vasilin ,A.Harasanin …padronet e vjeter te klikes se PS me ALB Petrolin ..ehuuuuu sa shume qe jane …
Ah mor Fredi ,po ishe mire si gazetar …ja denanconit ndonje afere …epo asgje nuk ndodh ,ti shkruaj partia hic asgje …secili ben cfare do …te majte ,te djathte dhe ne balance i mban ai i mesit .Po ctu desh mor shoku Peza politika ???
FREDI e di si behet kjo pune ??? Sekuestrim ,sekuestrim nga zhgelzeneria deri te hajnia me e vogel …dhe sidomos ate te mesit mos e harroni ,ate HALEatin tuaj .Ja une filloj te mendoj se do ja dhurojne vete pronat pushtetit te ri popullor …nejse per kte punen e ‘dhurimit” nuk te mesoj dot gje ,ke eksperience me te vjeter se une …e ke shume …familjare .Nuk ju …fusin dot asgje ,keni 84 numra ,pra mos na justifiko asgje ….hyret ne valle …e pra kerceni !
shume bukur,por drejtesi me ilir meten nuk shohe,ka te njejten moshe me mua qe po shkruaje keto fjale,cfare pune ka kryer deri me sote, cfare profesini ka,politikan deri ne pension.bukur forte.
Po u treguat te dobet dhe ta lini te livadhise krykriminelin Berishaatehere harram e paci voten e popullit. Merreni zvarre dhe cojeni te deponoje ne gjykate. ne se keni vendosur te beni shtet te barabarte per te gjithe Saliu duhet te merret fillimisht si deshmitar dhe pastaj te shikohet pozicioni i tij.Por ju te dashur Socialiste beni minimalen qe populli te clirohet nga makthi i padrejtesise me sistemin e drejtesise.Merreni Saliun per brekesh dhe plaseni ne prokurori. Jane vrare 4 vete dhe ngjarja nuk eshte zbardhur. 50% e suksesit tuaj te qeverisjes do te jete ndeshkimi i krimit te pandeshkuar. Perndryshe vetegjyqesia do te dale jashte kontrollit dhenuk ka per te patur me drejtesi. Hakmarrja dhe vrasjet do te rriten ne menyre hiperbolike dhe shteti do te bjere ne kolaps.
Presidenti eshte i paligjshem sepse nuk eshte zgjedhur me konsensus e as me 3/5. Nxirrini nje raport paaftesie kapterrit te Saliut dhe zgjidhni nje president tjeter. Keni edhe gurin edhe arren. Mos prisni me shume dhe veproni pa hezitim. Po patet qofte dhe nje gram Gandizem e keni te humbur davane. Populli u dha voten ta perdorni pa meshire kunder Berisheve kriminele dhe hajdute. Krimet jane aq te shumta nga keta qeveritare sa nuk i mban dheu. Ju jeni brenda kushtetutes keni 84 mandate. Veproni dhe reformoni shtetin e katandisur mos me keq nga llumi i malokerise. Mos u matni dy here. Act Now.
—leri pallavrat , tendosuni mire ne parlament dhe beni t gjithe pushtetet e pavarura , ashtu sic i kerkon kushtetuta —vendosni ndeshkushmerin dhe atehere pushteti gjyqesor behet i pavarur , por jo tek ne por tek politikanet qe kane bere krime dhe korrupsion
Po qe se doni me vu drejtesi, bujar Nishanin niseni ne Shtepi e mandej nje njeri te ndershem e te afte veni President, per 6 muaj keni gjithecka ne rregull.Po se hoqet Presidentin invalid e te pa ndershem nuk ka drejtesi e perparim te shpejte.