Dje presidenti i Republikës mori rolin e garantit kushtetues. Në një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë , kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm etj., z. Nishani u dha zemër institucioneve të “tij” që të mos stepen e frikësohen gjatë fazës së tranzitimit të pushtetit nga një maxhorancë në tjetrën.
Nga ky “takim pune”, meqë vërtet duket të ketë qenë i tillë, së pari del që krerët e institucioneve kushtetuese duket ta kenë lexuar më mirë se presidenti i tyre votën e 23 qershorit, meqë ndjehen të frikësuar e të stepur. Këto institucione, para dhe gjatë zgjedhjeve, kanë qenë në krye të listës së institucioneve të korruptuara të sondazheve publike kombëtare e ndërkombëtare dhe vota e 23 qershorit nuk ka qenë vetëm kundër Berishës, po ka qenë dhe është dhe votë kundër tyre.
Së dyti, nga ky “takim pune” del që presidenti ynë e ndien veten garant kushtetues. Dhe, në pozitën e këtij garanti, i lejon vetes luksin të bëjë një replikë në distancë me kryeministrin e ri, pas disa takimeve që ky bëri me disa nga krerët e institucioneve tona “kushtetuese”.
Në këtë rast, presidenti ynë ose e sheh, ose bën sikur nuk e sheh handikapin që ka përballë, pra handikapin që ai vetë, së bashku me krerët e institucioneve “kushtetuese” është produkt i një maxhorance që u rrëzua. Parulla berishiste: “Gjithë pushtetin sovjetëve” e bën të qartë për këdo që jemi përballë institucioneve “kushtetuese” që janë produkti i një maxhorance të rrëzuar. Pra, kemi përballë një fakt që prodhohet e mund të prodhohet vetëm nga demokraci hibride si kjo e jona, për të cilën duket sikur ende presidenti ynë nuk është në dijeni. Por, në të vërtetë, dinjitoze do të kish qenë që krerët e këtyre institucioneve “kushtetuese”, duke ndjekur shembullin e shefit të tyre direkt, të kishin dhënë dorëheqjen e të merrnin dhe ata gjitha përgjegjësitë mbi vete.
Fakti që nuk kemi dorëheqje, por kemi krerë “të trembur”, në realitetin e kësaj demokracie hibride ku gjëllijmë, mund të përkthehet fare thjeshtë: këta krerë institucionesh janë një pritje që pushteti i ri t’u bëjë një thirrje dhe, nga shërbëtorë të Berishës, të kthehen në shërbëtorë të Edi Ramës. Gjë për të cilën, me sa duket, presidenti ynë nuk është në dijeni. Siç nuk është në dijeni që nuk e ka tagrin për të qenë “garant”.
Tani të kthehemi te presidenti. Vota e 23 qershorit ka qenë dhe një votë kundër kapjes së shtetit nga pushteti, pra, nga kryeministri. Pavarësisht se si e ka emrin ky, Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Fakti që kemi dështuar njëzet vjet për të pasur një president që të ketë tagrin e një garanti kushtetues, siç është dhe ky që kemi, duhet të kthejë në qendër të debatit vetë Kushtetutën. Për zgjedhjen e presidentit. Opsionet që kemi provuar, ai i zgjedhjes së presidentit nga parlamenti me shumicë të cilësuar, apo ky që kemi me votat e shumicës, në të dy rastet nuk ka prodhuar institucione të pavarura. Fjala vjen, prokurorinë e Përgjithshme e kemi aq të pavarur, saqë Ina Rama, për performancën e saj, ende dhe sot e kësaj dite është jashtë sistemit, “pa punë”. Gjë për të cilën, me sa duket, si për të tjerat, presidenti ynë nuk duket të jetë në dijeni.
Ka mbetur një opsion, ai i zgjedhjes së presidentit nga populli. Kryeministrat e derisotshëm kanë qenë të gjithë kundër këtij presidenti. Dhe janë fshehur pas faktit që ne qenkemi Republikë Parlamentare. Por, të tilla janë të gjitha republikat e tjera rreth e më larg nesh, e megjithatë presidentin e tyre e zgjedhin nga populli. Natyrisht, që dhe ato nuk janë republika të përkryera, as “presidenciale”, (megjithëse Franca nuk ndjehet keq me të vetën, madje është krenare për të).
Së fundmi: Një president i zgjedhur nga populli ka më shumë shanse të jetë garant kushtetues e të prodhojë institucione të pavarura të shtetit, se sa një president i zgjedhur nga parlamenti. Ndër të tjera, z. Edi Rama është dhe përballë kësaj sfide. Do të sillet ai si kryeministrat e tjerë të derisotshëm? Pritshmëria publike ka votuar për të kundërtën. Dhe shpreson të kundërtën. Në mos do të vazhdojmë të kemi një president si ky i sotmi, i cili ende nuk është në dijeni se jetojmë/gjëllijmë në një demokraci hibride.
Jari u thote Krereve te Institucioneve.Mos kini frike nga pushteti i ri qe po vjen.Dikush duhet atehere te pyese Jarin.Po kur ishte pushteti i vjeter kishin frike keta???Ne fakt Jari po ju thote.Bindjuni si keni bere gjer tash vetem Berishes dhe jo Rames,perndryshe ai ju uron jete te gjate femijeve tuaj.Jane ne hall te madh jari me Bushtren e Vucidolit,se mos sherbetoret e tyre te djeshem,behen sherbetore te pushtetit te ri.Presidenti sot,i kercenoi ne merin e pushtetit te djeshem dhe ne emrin e tij personal.
Presidenti i Shqiperise si produkt berishjan i katapultuar nga nje vrases i Oltes 12 vjecare dhe i dhjetra te plagosurve tek revolta e shkolles se bashkuar te ushtarakeve,ndjen friken e tij,frike qe ja kultivon dhunuesve te ligjit ne vite.
Edi Rama nese nuk don te behet pale me boten e krim-korrupionit ne bangen e akuzes per mijra krime ne vite,pa tjeter qe do te kerkoje nje gjyqesor dhe president te paster dhe te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotemen sa korruptive aq dhe kriminale ne vite.
Nderhyrjet ne kushtette brenda normave te lirise e demokracise si dhe nje president nga populli eshte pjese e sitemeve te lira dhe demokratike,vetem bota e krim-korrupsionit dhe politikanet e pa ngopur me para te piset e pushtet pa kufi kane frike nga to.
Te shpresojme nga Rama,nese Rama ka mesuar dicka nga histroia,por aleanca me super te korruptuarin Ilir Meta nuk jep shume shperese.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e dhunuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.VEPRO TANI.
Te gjithe ata sot te mbledhur rreth kapterit Jari e kane kuptuar se jane nen meshiren shtypse te rrulit RAMA-META
Nga ky fakt si shpeton dot gjysma-gjeli Nishani me shefin i tij plak
Pas Shtatorit fillojne reformat. Kush nuk pershtatet me “ritmin” e ri, spostohet.
o nishanli, pse ke fjete deri tani – pse nuk i thirre me pare – nuk ta mbante – ti je ai buri qe mezi te del zeri edhe kur te thone te flasesh.
KY I PARALIZUARI DUHET HEQUR ME CEREMONI,I PARI DUHET HEQUR KY SPIUN
Posti i Presidentit ne vendin tone ka qene me probleme,si per menyren e zgjedhjes ashtu dhe per ushtrimin e detyres. Per te ardhur keq qe nuk jane nxjerr mesime dhe nuk eshte gjetur zgjidhja e duhur.
Presidenti ka dashur zgjedhur direkt nga populli.
Kujtoni si jane sjelle kryetaret e partise- kryeministrat me presidentet: sillen e duan t’i kene si vartes, si produkt te tyre (ne te beme president).Ne dallim nga paraardhesit ky aktuali eshte emeruar pa koncesus,votuar formalisht nga nje shumice e thjeshte te nje mazhorance problematike me kushtetuten e ndtyshuar ne menyre antikushtetuese.
Rrjedhimishte Jari dhe ata qe mblodhi ai (per t’u dhene zemer),nuk meritojne te vazhdojne me tej aty ku jane , te ikin mbas te” dorehequrit” e te plotesohen keto institucione ne menyre demokratike.
ky eshte nje buratin i berishes
Ky eshte sakat i shkreti.
Lene Jarin te gezoj,se ai nuk i prish pune njeriu.Pas 2 muajsh,kur birisha te mos jete me ne pushtet,edhe ky ka per ta kthyer pllaken.Por,tani per tani,i duhet a luaj akoma rolin.Ne rinin e tij,Jar Mehmeti,ka qen shume dobic i madh dhe din mire se kur eshte momenti me e ndru pllaken.Jepi disa muaj kohe dhe do ta shikosh Jarin se sa “President” parimor qe eshte.
Thirrje te tipit komunist per te shantazhue presidentin dhe te gjithe institucionet e pamvarura bene ky ideollog komust ky fare Dervishi.
Ne njeren ane kritikon Berishen per pushtet sovjetesh por me nje hile ne fakt bene kerkese per pushtet sovjtesh komunisto revanshist
Problematika e ketij “takimi pune” te siamezit te Berishes,ose zgjatimit apendiks te pushtetit te rrezuar, sipas gjykimit tim, nuk mund te kalohej me kete shkrim, as me kete vemendje te mediave shqiptare. SRB-i tenton te transferoje “fuqine” e tij te kapterr Mehmeti (Nishani), paralelisht me nje perbaltosje alaberishe te fitores se 23 qershorit.
Gjithnje sipas meje, faktori politik, sidomos FITIMTARET, e ka shperfillur (si dhe autori i ketij shkrimi, M. Dervishi), minimizuar, lene ne harrese nje shkrim te diteve te fundit te Prof. Ardian Ndreces per Presidentin. Fakti qe M. Dervishi nuk ka reference ndaj tij, qofte dhe rimarrje te tezave, ose nuk e njeh artikullin e z. Ndreca, ose nuk eshte i te njejtit mendim qe eshte: “Bujari ju degjon” duhet te beje gati plackat per te gjitha arsyet qe permend z. Ndreca, M. Dervishi dhe vota popullore e 23 qershorit, te cilen SRB-i po mundohet, pra, ta perbaltoje, ta paraqese si aksident elektoral, mashtrim popullor ndaj premtimeve te magiorances se re.
Mbase, precedenti ne detyre mund t’i kete treguar ne kete “takim pune” edhe ndonje histori trimerore qe qarkullon incognito gjithandej per nje 14/1 shtator tjeter, po me 30 shtator te ketij viti. Pra, SRB-it nuk i mjaftoi berjen e Shqiperise si nje Palermo tjeter, tani synoka ta beje edhe njehere rrafsh. Ekipi po ngrihet! U zgjua edhe Alibeaj!
Nuk iu dha ndonje informacion precedenti se ku ndodhet Agron Kulicaj dhe pse?
Kam pershtypjen se shlodhja e FITIMTAREVE po shkon gjate. Edhe e mediave. Pritet rrotacioni i pushtetit, por mediat nuk duhet te kishin humbur kete rast te “takimit te punes” me precedentin. As neser s’duhet ta humbasin!
Presidenti i ka thone ketyre krereve te institucioneve qe te japin doreheqjen .
E po ç’të bëjë Jari i shkretë;
Saliu është gjallë akoma, nga t’ia mbajë?
Vertet asht bela me politiken e me zgjedhjet ne Shqiperi.
Ideja per ta zgjedhur presidentin nga populli asht nji veper shume pozitive.Sepse nji president i tille nuk i nenshtrohet asnji partie politike por i sherben kushtetutes dhe popullit.
Por dhe kjo nuk asht e sigurte.Sepse ekziston e drejta e protestave.Gje kjo qe shfrytezohet nga politika.Ketu fillon dhe friga negative per interresat e x pertie te beje qe te ngrihet populli per heqjen e Presidentit.
Kryesore do ishte qe kater pushtetet te jen absolutisht te pa varuna.Ku te behet me ligj qe nuk lejohet asnji i huaj qiban te nderhyje ne qeshtjet e pavarsise te institucioneve.Nderhyrja e politikes te denohet me ligj.
z met ju uroj per komentin e bukur si nje gazetar profesionist. kur vota popullore e 23 qershorit ishte si ajo e 22 marsit1992 kur populli votoi per rrezimin e komunizmit berisha dhe ato qe e mbeshtesin ate duhet ti therrasin mendjes se ishte nje vote kunder nje pushteti qe kishte kapur te gjithe institucionet e pavarura
Zgjedhja e presidentit nga ppulli eshte e pa diskutushme por don kohen e vet,e vetmja gje qe nuk kerkon kohe eshte eshte zhdukja nga presidenca e ketije bashibuzuku qe e vuri qeveria me e ndyre qe njeh populli shqiptare.
“gjithe pushtetin sovjeteve” motoja e Berishes … Thelbi i artikullit. Te tjerat ,se c’do beje handikapati me sklleverit,apo ata me te, apo keta te rinjte qe vijne me te dy keta etj… jane ujera. Mero : Sa shume jane shtuar disidentet kohet e fundit, ne se e ke vene re ??? Po nuk pata vend t’ja u botosh te gjitha ti ,dergoji ca nga 55-a tani i boton edhe Balliu .
Po u treguat te dobet dhe ta lini te livadhise krykriminelin Berishaatehere harram e paci voten e popullit. Merreni zvarre dhe cojeni te deponoje ne gjykate. ne se keni vendosur te beni shtet te barabarte per te gjithe Saliu duhet te merret fillimisht si deshmitar dhe pastaj te shikohet pozicioni i tij.Por ju te dashur Socialiste beni minimalen qe populli te clirohet nga makthi i padrejtesise me sistemin e drejtesise.Merreni Saliun per brekesh dhe plaseni ne prokurori. Jane vrare 4 vete dhe ngjarja nuk eshte zbardhur. 50% e suksesit tuaj te qeverisjes do te jete ndeshkimi i krimit te pandeshkuar. Perndryshe vetegjyqesia do te dale jashte kontrollit dhenuk ka per te patur me drejtesi. Hakmarrja dhe vrasjet do te rriten ne menyre hiperbolike dhe shteti do te bjere ne kolaps.
Presidenti eshte i paligjshem sepse nuk eshte zgjedhur me konsensus e as me 3/5. Nxirrini nje raport paaftesie kapterrit te Saliut dhe zgjidhni nje president tjeter. Keni edhe gurin edhe arren. Mos prisni me shume dhe veproni pa hezitim. Po patet qofte dhe nje gram Gandizem e keni te humbur davane. Populli u dha voten ta perdorni pa meshire kunder Berisheve kriminele dhe hajdute. Krimet jane aq te shumta nga keta qeveritare sa nuk i mban dheu. Po nuk i adresut atje ku kane vendin keto krime atehere ato do tju bien ne koke juve vete shume shpejt. Ju jeni brenda kushtetutes keni 84 mandate. Veproni dhe reformoni shtetin e katandisur mos me keq nga llumi i malokerise. Mos u matni dy here. Act Now.
Pa shikoni vendimet e fundit te Keshillit te Larte te Drejtesise,Kryetar i te cilit eshte ky i ashtuquajtur president dhe do te kuptoni se sa serioz eshte ky Jari yne,po nejse do te thote dicka edhe ai se ndryshe do thonin qe eshte memec
Ky Nishani qe luan rolin e Presidentit, nese don t’i mbetet sa do pak i dentitet ne shtator duhet te jape doreheqjen dhe te dalin ne pension si invalid.
Ishte shume cinike dhe e shemtuar fjala e presidentit, ashtu si te gjitha gjerat qe ka bere deri me tani.Tani u kujtua ai te behet garant, eshte per te qeshur e per te qare.Ne vend qe te pranoje procesin e zgjedhjeve, te pershendese fituesit dhe votuesit, ai u jep zemer krereve te institucioneve,dhe pikerisht atyre me te koruptuara qe, ti rezistojne revanshit.Ne ckohe jetojme,si e ka emrin kjo menyre qeverisje, per ke punon ky president??!!
Nga ana tjeter po perballemi me nje fushate me te eger se ajo per zgjedhjet nga demokratet.Sapo e humben pushtetin me vote, bertasin se nuk do lejojne maxhorancen e re ta gezoje dhe se ne 2015 do ta rrezojne.Me kembe e me duar te egzaltuar,perpara ca burrave me thinja e plakave demokrate, te dy kandidatet po shpalosin te gjithe arsenalin e tyre te sharjeve per kundershtarin, ashtu sic dine te bejne vetem ata, ne fushaten per kryetarin e ri.Ah more Sali cna bere,po te mos kishe dhene doreheqjen, do na i kishe kursyer keto parodi donkishoteske ne kete behar te nxehte. .
Ky Jari eshte nje shurdhjes e Berishes, prandaj te gjithe duhet te kene parasysh se si servil i tij i tille do mbetet. Une mendoj se ai ka dash ur te tregoje se eshte akoma gjalle, saper ate mosdorheqjen ai ska kellqe. Po te kete edhe 5% te dinjitetit te Ramiz Alis, duhet te jap menjehere dorheqjen. Po ky do vazhdoje te zvarritet, ndersa keta qe vine ne pushtet do vazhdojne ta injorojne siç edjhe e meriton.