Një përgjigje

16 Korrik 2013, 21:14Blog TEMA

Nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që mendohet se proklamon Islamin e keq. Me shumë se Shefqet Krasniqi – Imami i Kosovës është tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të qenë në krye të besimtarëve islamë të Kosovës

Nga Baton Haxhiu

 

“Ka kohë që me shqetësim lexojmë kollumnat e zotëri Dr. Shefqet Krasniqit. Ato nuk janë edhe aq problematike saqë është figura dhe lidhjet e tij me rrjete të ndryshme nga skena radikale islame që gjenden në observim e sipër nga shumë shtete demokratike. Tekstet e zotërisë në fjalë shquhen nga një antioksidentalizëm – çka është e natyrshme-  të theksuar, duke minuar sidomos vlerat iluministe dhe ato demokrate-republikane të rendit evropian, kështu siç përpiqemi ta imitojmë – fatkeqësisht pa sukses.

Natyrisht kemi parasysh fjalën e lirë. Pa rezervën edhe më të vogël konsideroj se çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kjo mirëpo vlen brenda ca konditave etike, politike, profesionale publicistike dhe shoqërore. Autori Krasniqi shpesh i shkel ca prej këtyre me sugjerimet që i bën nga perspektiva e kornizuar dhe shablloneve në favor të vetëm të religjionit dhe doktrinës së tij panislame”.

Kështu me shkruan miku dhe kolegu im nga Zvicra, Xhemal Ahmeti.

Një sqarim për fillim. Se shqetësimi yt është edhe shqetësim imi, por për dallim nga ti, i dashur Xhemal, unë nuk i marr shumë seriozisht neoislamët. Pse?

Kosova e pasluftës po ballafaqohet me fillet e reja të një gjuhe tjetër të besimit islam. Kryesisht ka të bëjë me paragjykimin dominues që ka Perëndimi dhe kultura perëndimore mbi besimtaret islamë në Kosovë. Por “sunduesit” e së drejtës islame në Kosovë, besimin nuk e shohin mbi vlerat e besimit dhe mbi dëshirën për të besuar. Ata po ndërhyjnë në pikën kryesore të shoqërisë kosovare: islamistët e rinj po ndërtojnë diskursin në një hapësirë perëndimore siç është Kosova duke dashur që gjuha që flasin të përshkruhet si gjuhë e “Rilindjes”, të një Islami antiperëndimor. Ky diskurs e ka bazën e paprekur që nga koha e themeluesit të Islamit – që feja dhe shteti duhet të jenë bashkë. Dhe, kjo gjuhë, edhe nga të rinjtë e ardhur në Kosovë (Islam), pas kaq shekujsh të Islamit nuk kanë ardhur me ide dhe bindje të reja, të reformuara, të ndryshuara. Model ky i gjykimit fashist, që praktikojnë edhe neoislamistët prezentë në Kosovën e pasluftës.

Islamistët e rinj nuk duan besim. Ata duan pushtet sepse për ta Islami është shteti. Për ta identiteti dhe qeverisja janë të bashkuara dhe janë të ngulitura në kokën, kujtesën dhe ndërgjegjen nëpërmjet shkrimeve, bisedave, klandestinizmit, rekrutimit të fëmijëve dhe gjuhës, që përdoret në shumicën e xhamive të Kosovës. Islamistët e rinj pra, sipas kësaj logjike,  ndarjen e shtetit nga feja e shohin të pakuptimtë, sepse i konsiderojnë këto dy entitete të pandara.

Dhe meqë fjalitë dhe storiet televizive janë biznes atëherë, natyrshëm mund të lexoni ndonjë gazetë apo të ktheheni në ndonjë transmetim lajmesh dhe jeni i detyruar të ndesheni me tregimet e radikalëve islamikë shpeshherë duke kërcënuar të tjerë, por edhe duke kërcënuar njëri- tjetrin – dhe gjithmonë vetëm në lidhje me të gjithë të tjerët.

Në Prishtine, “xhihadistë”, me mbështetjen e një grupi hoxhallarësh, janë përleshur me grupet besnike të fesë dhe besimit normal tradicional të vendit të njohur ndërkombëtarisht.

Disa ëahhabi- stë, secili duke pretenduar të përfaqësojnë Islamin e vërtetë, mbajnë nën presion besimtarët.

“Partia e Zotit” të tyre kërkon të shkatërrojë demokracinë duke provokuar për të eliminuar gjithçka që është arritur deri më tani.

Në Kosovë si dhe në Evropë, prodhuesit, romancierë, gazetarë, karikaturistë dhe regjisorë janë gjithnjë e më të kujdesshëm nga frika e kërcënimeve me vdekje nga neoislamistët.

Islami radikal – është i qartë, por pyetja është se pse ky diskurs i dhunshëm edhe në Kosovën tolerante; pse kaq shumë momente tendosjeje dhe intolerante?

Ngjitja e Islamit radikal në Kosove është, ndoshta, kulmi i natyrshëm i jovlerës, nga fakti sepse periferia konsumon gjithmonë një shekull me vonesë sistemet politike. E sistemet politike në të gjitha vendet ku ka Islam janë të dështuara sepse janë shtyrë nga ideologjitë moralisht të falimentuara, e njëkohësisht të udhëhequra nga diktatorë mizorë – ose të dyja bashkë -, despotë autoritarë benzinë-monarkish, që sundojnë mbi shtetet arabe.

Neoislamistët kosovarë, të ardhur me dije brutale, e shohin Islamin radikal si derë të fortë për pushtet. Por harrojnë se ne dimë shumë mirë se sistemet dhe mënyrat e tilla të të menduarit janë totalitare dhe para së gjithash, moralisht të falimentuara.  Ndryshe fashizmit apo komunizmit, që janë shkatërruar nga vetvetja dhe nga ndikimi i jashtëm, Islami radikal po rritet në nivel lokal, dhe vështire po rrënohet nga akuzat e kontaminimit që vijnë nga faqet e gazetave.

Në të vërtetë, islamistët e një bote periferike çfarë është Kosova, pretendojnë të zhvillojnë xhihad kundër modernizmit dhe globalizmit të botës perëndimore. Mesazh ky që bëhet i rezonueshëm rëndom në vendet e varfra myslimane dhe në Kosovën me mercenarë të importuar islamo-fanatikësh.

Akutshëm imponohet pyetja; nga çka financohet “Lëvizja” e këtyre islamistëve të Kosovës së varfër? Kush i kontrollon fitimet e tyre?

Fitime të mëdha vijnë nga burime të panjohura nga e gjithë bota myslimane; për të mbështetur aktivitetin e tyre dhe mbi varfërinë dhe injorancën e ca shtresave kosovare për të mundësuar retorikën përjashtuese dhe linçuese të këtyre islamistëve në Kosovë.

Nuk ka ende ndonjë arsye tjetër për rritjen e islamistëve në Kosove: Ata ndjejnë një hezitim të vazhdueshëm në Perëndim. Në Kosove duhen paralizuar ata. Duhet t’ua bëjmë edhe më kategorikisht qartë se sa te padijshëm, panevojshëm dhe të padobishëm janë.

Duhet çmaskuar propaganda e tyre. Ata zhvillojnë një luftë të “shkëlqyeshme” agjitative gjoja të jenë viktimat e imperializmit, kolonializmit perëndimor dhe racizmit.

Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që pjesa më e madhe e njerëzve te Kosovës, ata që dinë të mendojnë, kanë mbyllur veshët dhe tolerojnë mizorinë e tyre në mbytje, duke kërcënuar liritë e grave dhe duke kërcënuar gjithashtu me vrasje jobesimtarët.

Pra, i dashur Xhemal, ne a mund të mbrojmë veten kundër përhapjes se fshehtë të Islamit radikal? Këtu po mundohem të jap disa sugjerime:

Troç duhet thënë, ta identifikojnë islamin radikal si fashizoid – pa u brengosur nëse disa prej nesh kërcënohemi. Ne do të flasim ndershmërisht rreth ekstremistëve në mesin e Islamit të ndershëm në Kosovë, që ka një tradite tolerance me dekada.

Vlerësojmë historinë dhe traditat e një qytetërimi unik perëndimor në Kosovë dhe për t’i kujtuar botës se ne nuk kemi asgjë për të kërkuar falje për këta njerëz, por kemi besimtarë shumë të mirë për t’i ofruar për të tjerët.

Së fundi, të mbajtur të sigurt në një luftë në të cilën vullneti ynë dhe morali janë në çdo hap aq të rëndësishëm dhe duhet t’iu tregojmë atyre se ne nuk jemi të dobët shpirtërisht përballë fashizmit islam, sepse në këto troje kanë dështuar shumë fashizma, siç dështoi ai millosheviqian. Këtë gjuhë dhe këtë veprim ata duan.

Krejt në fund kolegu im, nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që pretendon se proklamon Islamin e keq. Më shume se Shefqet Krasniqi – është Imami i Kosovës problem si tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të jetë në krye të besimtarëve islam të Kosovës.

56 komente në “Një përgjigje”

  1. Shkrim brilant. Nuk mendoja qe baton haxhiu do artikulonte kaq trimnisht. Duhet qe intelektualet e kosoves te ngrihen kunder fashizmit Islam. Te kujtojne prijsin e tyre ibrahim rugoven i cili donte nji kosove europiane. Ngrihuni sot si batoni…neser do jete vone…do ju pushtoje frika te ciles ja hap rrugen indiferenca e sotme. Shqiptaret duhet ti presin fijet e keqija me boten e erret islamike dhe te deshmojne qe e meritojne kontinentin ne te cilin i vendosi Zoti.

    1. WEB says:

      Jo me shume ,por edhe nje 5 vjecar tjeter, rrymat islamike ne kosove do triunfojne per tre motive shume te forta ,e para jane plaget e shoqerise ,si vjedhja ,korrupsioni ,morali i femres ,ndihmen per te varferit ,alkoli,degjenerimi i te rinjve ,shoqata homoseksualesh qe ne kohen e SFRJ ishin thjesht tabu per kosovaret dhe te paimagjinueshme te shikoheshin ne rruge .Ne kete aspekt islamiket jane shume te ndjeshem dhe bejne nje pune te shkelqyer dhe u kundervinen ketyre fenomeneve duke korrur sukses ne te gjitha shtresat e popullsise kosovare.E dyta ,po nen petkun e nacionalizmit islamik dalin pothuajse patriote te ndezur, ku kundershtojne me force bizneset serbe ,mallrat serbe ,akordet serbe duke i kujtuar popullsise kosovare masakrat e serbo-cetnikeve ,dhe i kendojne llozhe heronjve te uck duke i kujtuar se vdiqen si muslimane te devotshem .Dhe e treta dhe me e rendesishmja eshte urrejtja qe po perhapet kohet e fundit, per forcat e ndryshme policore apo administrative si eulex apo vezhgues te tjere qe monitorojne progreset e kosoves drejt integrimit ne BE.Te cilet mbeshtesin hapur planin ose akordin, per nje mitrovice serbe me institucionet e saj te pavarura ,qe vete kosovaret e konsideruan nje tradheti te evropes dhe pergjegjesi te thacit. Islamiket ne kete aspekt po lozin shume djallezuar ,ata jane perdite ne kontakt me popullin ,dhe ne terren lozet me mire se sa nga lartesia e karriges se thacit qe medon vetem te mbushe xhepin e tij.Ne mos nje marrje pushteti me dhune apo me zgjedhje te rregullta, nje dite do kete nje perplasje midis dy faksioneve islame ,atij “tradicional” dhe atij konservator sic po ndodh keto dite ne egjipt

      1. kirurg says:

        Shume kthjellet!

        1. kushtro says:

          PERGJIGJA E VETME QE NE KEMI PER KETE ANTI ISLAMIST EDHE PER TE TJERET QE E URREJNE ISLAMIN DHE BESIMTARET VJEN NGA KURANI:

          KURAN SURJA SAFF:
          8. Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por
          Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë
          jobesimtarët.
          SURJA [ÂL ‘IMRÂN]
          119. Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan juve dhe ju i besoni të
          gjitha librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne
          besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i
          kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me
          mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.

          1. kushtro says:

            All-llahu xhel-le shanuhu thotë:”Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë,edhe pse idhujtarët e urrejnë”.(Es-Saff:9)

            Ky ajet na përgëzon se ardhmëria i takon Islamit me mbisundim,me të ngritur lartë dhe me dominim mbi të gjitha fetë.

            Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thot
            “Do të kaplon kjo çeshtje (islami) atë që ka kapluar dita dhe nata.All-llahu nuk do të len shtëpi prej qerpiqi e as shtëpi prej tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në te këtë din,me krenarin e krenarit dhe me mposhtjeb e të mposhturit,krenari me të cilën rrit All-llahu islamin dhe mposhtje me të cilën mposht All-llahu kufrin”.

            Transmeton Ahmedi,Taberaniju në “Mu’xhemul-kebir”,Ibni Hibani në “sahihgun” e tij.Hadithi është sahih.Shiqo “Tahdhirus-saxhid”,fq.118.

      2. moni says:

        Morali i femres??? Po pse meshkujt qe shkojne me keto femra te pamoralshme jane me te moralshem??!!!

      3. moni says:

        Islami (i zotit Krasniqi) eshte me teper anti kombetar dhe kulturor per sa kohe qe perkujton dhe ngre figurat e sulltaneve pushtues dhe ul figuren e heroit kombetar Skenderbeut! Kosovaret duhet te kuptojne qe nese ajo cfare flasin keta tipa eshte nacionalizem atehere nuk eshte shqiptar!!!

    2. Durresaku me prejardhje myslimane says:

      Bravo Baton, duhet sprastruar kombi nga felliqesirat islamike radikale qe po e vene ne rrezik kombin. Islami radikal ne Shqiperi eshte inkurajuar nga familja Berisha. Ne jemi myslimane evropiane jo arabe, t’i luftojme me anen e ligjit dhe t’i shporrim kermat.

    3. d says:

      Muzike e njohur kjo e radikalizmit ne Kosove. Eshte folur e sterfolur kjo teme ne Shqiperi, derisa tani ka dale nga moda. Pas disa vitesh do te dale mode dhe atje. Vec, deri atehre, njerez si Batoni kujdesen qe pasojat e nje percarjeje te mundshme te jene sa me te medha, sic edhe eshte injektuar kjo ne Shqiperi. Por perpara se te flasim per Islamin radikal te disa njerezve pa shume mend e vizion, te flasim pak per radikalizimin antifetar, injektimin e urrejtjes dhe percarjes nderfetare, prej lidereve te opinionit publik, sic jane Baton Haxhiu, Imer Mushkolaj, e me rradhe.
      Ja nje trajtese per kete fenomen, e disa koheve me pare: http://www.e-zani.com/2012/09/04/kercenimet-e-gjuhes-se-urrejtjes/

    4. tefik fazliu says:

      une po shoh nje naivitet si ne shkrimin e baton haxhiut po ashtu edhe ne komentet e lexusve mbi te gjitha ne shprehjet e kti pseoudo intelektualit apo ma mir me than te keti ne thojza gazetari ,qe na flitka per vlera demokratike evroperendimore duk e quajt islamin fashist .simbas juve demokraci dhe vler qenka me sha tjetrin ne religjion dhe me nje term qe eshte pjell e vendit qe ju po thireni se ka vlera ,fashizmi dhe komunizmi qe te dyja kan zanafill perendimore dhe nuk kan te bejne me islamin. karl marksi dhe frederi engelsi jan evropian ,po ashtu edhe adolf hitleri eshte evropian ,stalini evropian ,edhe enver hoxha evropin .luften e par botrore kush e filloj muslimanet ,po luften e dyt botrore kush muslimanet ,kushi vrau dhe i masakroj dhe i dogji neper fura njerzit muslimanet ,miljona shqiptar te shperngulur neper bot pas ramjes se perandoris othmane kush i deboj muslimanet.ne birmani kush po masakrohet e po digjen per se gjalli ,ne irak mbi njemilon musliman jan vrar prej kujt prej muslimanve ,avganistani ka pushtuar apo eshte i pushtuar ,ujgur stani po vret apo po vriten .shqiptaret e kosoves dhe te qameris u vran dhe u debuan nga atdheu i tyre prej muslimanve apo prej evropianve,ne qameri te gjith shqipetaret jo musliman jan ne vendin e tyre vetem shqipetaret musliman jan vra dhe jan debu nga vatrat e tyre,muslimanet e bosnes prej kujt u masakruan prej orientit apo prej evropes dhe evropianve .luanin nuk mujn ta friksojn te lehurit e qenit e as ta ndalin ,kjo fe eshte e garantuar prej krijuesit te vet ,ju as jeni te paret e as te mramt nuk ka shtepi qe nuk ka hy ky din evropa po konvertohet masovikisht ne islam ,sikur mos te kishte vlera ky islam kaher ishte haruar dhe do ta perfundoj me nje thanje te voltit kur eshte pyet si e pranove islamin ,,tha shum thjesht sikur te kishte qen religjion i mendjes njerzore ,lufta qe po ibehet per zhdukje duke fillu prej vet pjestaeve te saj kaher do ishte zhdukur , tek ka rezistu te gjitha kohrave nuk don shum koment qe eshte ligj i zotit dhe i zbritur prej vet zotit .

  2. etnik says:

    Bismilahi Rrahmani Rhahim
    mos fol pa lidhje o mixha Baton

    1. hamdurulam says:

      Nga pershendetje kuptohesh qe nuk je autokton ne Kosove . C’mund te presesh nga ardhacaket qe hiqen si vendas ?

  3. Kosovari says:

    Botoni, dhe talebanet tolerant ne Kosove…!!!???

  4. Zara Aliu says:

    Ju lumte zoteri Baton Haxhiu!

  5. Kosovari says:

    Soji i Batonit, eshte mbeshtetesi me i zellshem i Islamit Politike.

    Kosova eshte nje shtet ne betonim e siper ne parimet anti europiane dhe anti amerikane.
    Batoni dhe soji i ti jane pro europiane dhe pro amerikane ekujvalente me sasine e eurove dhe dollarit qe e zhvatin ne emer te tolerances.

    Perderi sa zotri Shefqet Krasniqi eshte i dinjitetshem dhe i sinqerte e thote/predikone islamin e vertete, keta soji i Batonit jane asgje me shume se sa shpirte shitur.

    Batoni me kete shkrime po bene biznes me “moralin e ti tolerant”.

    Batoni dhe soji i ti do iu bien maskat kur nga Kosova per ne SHBA do kthehen ne arkivole ushtare te vrare amerikane nga kosovaret e Batonit.

    Atehere Batoni dhe bashkmendimtaret e ti di ndezin qirinje kote sepse askush nuk do iu besone rrenave te tyre.

    Batoni dhe te gjithe soji si ky, urrejtes te perbetuar te ish Presidentit Rugova nuk jane asgje me shume se sa pararoje e Mulla Shefqet Krasniqit.

    Ibrahim Rugova ne Kosove eshte urrejte dhe urrehet ende vetem nga fundamentalistet islamik.

    Ne kete fushe si urrejtes i Ibrahim Rugoves, Baton Haxhiu eshte nen KAMPION i kampionit veton surrati.

    1. plaku says:

      Kosovari,
      Lexova shkrimin tend dhe kisha keto gjera per te thene :
      – Une vete jam ateist por mendoj se, per sa kohe qe, feja mbetet nje ceshtje personale, eshte e ndare nga shteti dhe nuk merret me politike dhe nuk do pushtet eshte nje gje shume e mire per ata qe e besojne.
      – Dua ta pranoj se, nuk e njof fare shoqerine kosovare pervec disa familjeve kosovare ketu ne Zvicer per te cilat kam mendimin me te mire. Me ka habitur fakti, sidomos kohet e fundit qe, ata jane shume te shqetesuar per humbjen e Sales ne zgjedhje. Ky eshte mendimi dhe e drejta te tyre.
      – Ti thua : “Kosova eshte nje shtet ne betonim e siper ne parimet anti europiane dhe anti amerikane.”
      Harrove zoteri se, po te mos ishte Europa dhe Amerika ti do ishe akoma nen serbin. Mos valle ke aluzjon se, u clirove vete nga Serbia ?Pse nuk erdhen per te te ndihmuar ne lufte kunder serbit vendet islame?
      – Islami do pushtet dhe ky eshte problemi. Islami nuk e merr dot pushtetin sepse, koha nuk punon per te. Mbeshtetja e Islamit eshte injoranca. Rinia kosovare po shkollohet, perdor internetin etj. Baza e Islamit eshte marrja e pushtetit gje qe keta gje nuk do ta arrije kurre sepse, se pari populli dhe rinia e Kosoves nuk do ta lejojne dhe me e rendesishmja ne harten politike strategjike te Europes dhe Amerikes Kosova do jete anetare e BE.
      – Nuk arrij dot te te kuptoj me perrallat mbi ushtaret amerikane qe, do vriten ne Kosove. Hej mik, Kosova nuk ka breke ne buthe dhe nuk ka buke te haje dhe jo te luftoje kunder Amerikes. Zbrit poshte ne toke, more mik dhe mos fluturo me pras ne bythe.
      – Mos u mundo te perdoresh populismin si argument ne lidhje me Eurot qe merrr Batoni.
      – Pse e perdor kaq shume fjalen “urrejtje”. Fjale urrejtje nuk te con larg. Dashuria dhe dialogu midis njeri tjeterit eshte e ardhmja e Kosoves .
      – Jam dakord me mendimin se, artikulli i Batonit eshte nje artikull brilant.
      Pershendetje.

      1. Kosovari says:

        Per Plakun,

        Po duket se tu paska atrofuar truri dhe pas dy fjalive te para ia ke huqur kote.

        Lexoje shkrimin me kujdes, une vetem pershkrova realitetin qe po ndodhe ne Kosove (Kosmetistan do ishte me drejte) e me perqendrim tek prostitucioni shpirterore i Batonit dhe sojit te ti.

        Per dallim nga ti qe nuk jeton ne Kososve, une jetoje ketu dhe e njofe ne palce paftyresin e shqipfolesve.
        Nese ndonej here te humbe rruga e vjene ne Kossove (kosmetistan) dhe prezentohu si muslmian (me shuem se sa shqiptar) deh do e shofesh se si e hyjnizojne ushtrine turke shqipfolesit se si gjoja ushtria turke dhe turkia e ka shpetuar shqiptaret.

        MOs u befaso se perse shqipfolesit e makedonise dhe ksosovaret e vajtojne salen, por shiko e analizo me thelle dhe do e gjeshe te veretetn.

        Kuptohet nese ke sy per te pare veshe per te ndegjaur e keni ende te gajlle trurin per te menduar.
        Shijoje pleqerine ne Zvicer, …

        1. plaku says:

          Kosovari,
          Kam bindjen se, islamistet nuk jane ne gjendje te menaxhojne nje shtet. Shif per shembull ne Egjypt. U bene zgjedhje demokratike,me te drejte fituan vellezerit myslimane dhe moren pushtetin. Bota i njohu zgjedhjet dhe qeverine e islamistit Musi.
          Populli egjyptin priti nje vit dhe pa se, islamistet nuk ishin ne gjendje te luftonin analfabetizmin dhe varferine.
          Shtresa e mesme liberale egjyptiane perfitoi nga kjo pazotesi dhe ngriti mbi 20 miljon egjyptiane kunder Musit.
          Mos harro se, ne Kosove eshte dicka krejt tjeter. Ne Kosove jane trupat e Natos, rinia po shkollohet, sipas planeve politiko strategjike te BE dhe USA Kosova do futet ne BE. Turqia ka problemet e veta dhe nuk ka as kohe dhe as mjete te merret me Kosoven. MOs harro se Turqia eshte ne Nato.
          Mendoj se, kosovaret duhet te jene visionare dhe te mos fluturojne me prase ne bythe. Kosova eshte ne Europe dhe ne Europe nuk ka vend per islamisem sepse BE ka mjete kolosale financjare dhe ushtrarake ta kundershtoje kete ender islamike. Feja duhet te jete e ndare nga shteti. Islamistet nuk kane breke ne bythe dhe jo te marrin pushtetin ne Kosove. Pra fe myslimane po, por ne asnje menyre islamisem.
          Pershendetje.

  6. Fita says:

    Eshte e nevojshme dhe e domosdoshme qe edhe ne Shqiperi te punohet ne kete drejtim, sa seshte vone.

  7. one says:

    ah baton , baton… Allahu nuk harron!

  8. Loriku says:

    Islami politik nuk ka vend ne shoqerite moderne, e sidomos jo ne shoqerite para-moderne si e jona ku mund vetem te mbyse idete (edhe ashtu te pakta) qe mund ta cojne shoqerine perpara. Jam 100 % pro ushtrimit te fese lirshem – mysliman, katolik, ortodoks etj kudo e kurdo – por jam 100 % kunder islamit politik, katolicizmit politik, ortodoksizmit politik apo cfaredo lloj feje qe pretendon te ngrihet mbi themele politike dhe te beje perpjekje per tu mbivendosur apo per ti bere karshillek konceptit sekular te shtetit. Eshte loje e rrezikshme me zjarrin e fanatikeve fetare qe nese nuk u vihet vija e kuqe – si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, Maqedoni e gjetiu – nuk do dine te ndalen – e besa nuk do te kete as kush ti ndale me nese ua zgjasin shume. Cmenduria ne Kosove eshte drejtorite arsimore ndalojne perdorimin e shamive ne shkolla ndersa politikanet lejojne regjistrimin e partive islamiste! Paradokset e tilla duhet te sherbejne si alarm per te gjithe njerezit qe kane ndonje grimce vizion per te ardhmen e shtetit qe ti thone stop diskriminimit fetar dhe njekohesisht stop islamit politik.

  9. Koci says:

    Analiza e mire,kurajo e shkelqyer.Qeni leh atje ku ha,pritu financimet ketyre njerezve dhe rezultatet do jene te shpejta se propoganda e tyre eshte e varfer.Ata me shume se te indoktrinuar jane kriptomaterialiste qe me gjuhe te drunjte e bajate manipulojne shtresat vunerabel duke synuar masat, pra bazen e piramides ne shoqerine njerezore.Edhe pse dukshem te manget ne ide,keta luajne me sasine ,me turmat,si e vetmja mundesi per sukses. Ambjenti ju duhet bere i padurueshem,qe te ndihen si te huaj ne teritorin shqipetar.

  10. visi says:

    E lexova me vemendje kete editorial te Batonit. E ndersa u informova ne internet per Shefqet Krasniqin kush eshte ky person, mu kujtua qe para pak ditesh ishte i ftuar ne nje emision me tematike fetare. Rastesisht e ndoqa dhe me te vertete ju them, ne asnje moment nuk degjova ndonje fraze apo thirrje prej tij, qe nxiste islamin radikal. Une nuk e di se cfare predikon ne jeten e perditshme ky person, po te tilla editoriale, per mendimin tim modest vecse ndjellin ndasite ndermjet feve ne Kosove e Shqiperi. Sepse njerezit kane mendimet e veta per menyren se si i praktikojne apo perceptojne nje fe. Mjafton qe keto mendime mos te cenojne rendin apo shoqerine ne pergjithesi. Nese te tilla gjera shfrytezohen nga terroriste, kriminele apo cfaredo qofshin me ta ka pune shteti nepermjet policise e drejtesise. Nese Batoni merr persiper te trajtoje kete teme delikate, duhet ta bej ne menyre me te plote e me te drejte. sepse pa u dashur te zgjatem shume, te tilla tema nese nuk trajtohen ne menyre te plote, nxisin islamofobine, e kjo padyshim seshte gje e mire, pasi minon ate qe ne shqipetaret kemi te shenjte, tolerancen fetare.

    1. albert says:

      visi,
      Ky fare hoxhe publikisht deklaroi: ” Inshalla jemi prej atyre qe i urrejme te krishteret”.

  11. kosovari says:

    Z.Haxhiu, na ki dhan pak shpres me kit shkrim extrem tbukur dhe fort tmenudum. Kosova sot ne periferi po sdirgjet nga ky Islam i importum…Ju intelektualet, e kini per detyr qe ta ndimoni shoqnin mbar shqiptare, konkretisht kosovare, nga ky importim i keq Islam. Te lumt Pena e qofsh i nerum Z.Haxhiu!

  12. gjergji says:

    Islami në thelb nuk ndryshon nga fashizmi dhe nazizmi ! Problemi është se udhëheqja politike duhet të distancohet qartë kundër tij !

  13. goni itali says:

    Kjo fara keqe e ciganëve islamike po shtohet dhe po bëhet më e dhunshme.
    Ju lumtë o Baton trimi., dhe shpreso që kjo luftë të bëhet nga të gjithë patriotët shqiptarë, çdo ditë, që plehrat shqipfolës të ndjejnë forcën e Shqipeve. Dhe shteti duhet të luftojë këto mbetje osmane, e jo të mundohet të përfitojë ndonjë votë më shumë prej tyre, kur i duhen, si Thaçi dhe berisha

  14. sali says:

    Populli kosovar eshte populli me injorant ne Ewrope .Dhe atje ku ka injorance lulezon Myslamizmi fanatik.

  15. Halimi says:

    Shefqeti edhe n’varrime fol kunder Amerikes dhe Perëndimit, e jo mo n’ vende tjera. Ne ndeja thot se duhet mu martu me kusherina, se kshtu ka thane allahu, qellimin e ka ta thej at krenarin kombtare shqiptare. Ky dhe shokt e ktina, e dojne ma shum Serbin se ju jep ma shum te drejta islamike. Krasniqi, Kim Mehmeti dhe Olsi Jazexhi organizojn rinin kunder perendimit, se cka do t’ dalin , do ta shofmi…

  16. Lumi i Vlores says:

    Kosova eshte tashme mes Injorances dhe Islamit ekstrem.
    Si e tille ajo s’do te kete kurre vend ne Shqiperi.
    Ne se ajo nuk ngrihet sa s’eshte vone, kunder krimit dhe injorances fetare, atehere le tu bashkohet vendeve islamike. Por, me Shqiperine, KURRE !

    1. tefik fazliu says:

      o komunist o greko fil po nuk na nevoitet shqiperia me komunista e greko fila me sahan lpirsa te grekve ,po flamurin ne vlor kush e ngriti milladin popviqi apo ismil qemajli ne deklareaten e pavarsis se shqiperis qe e nenshkruan prej 48 deputeteve 24 ishin hoxhallar o i mjer o servil po lexo pak e mos jeto ne iluzione .

  17. K. Frasheri says:

    NESE KOSOVA DO TE PERQAFOJE ISLAMIN DHE DREJT ASAJ PO SHKON SHOQERIA E SAJ, AJO DO TE BRAKTISET SHUME SHPEJT NGA PERENDIMI DHE EUROPA.

  18. Artan says:

    nese Kosova vazhdon me kete islamizim, ma se pari do braktiset nga Shqiperia, pra shteti meme, lene pastaj nga Europa e amerika.

    Islami asht ma zi se Serbi e Greku per ne. Po na kalb nga brenda. Shume shpejt shqiptaret nuk do vdesin me per vendin e vet, por per Allah e arabi. Mjere ne.

  19. lexuesi... says:

    Baton, cili eshte themeluesi i Islamit, sic ke hamendesuar me kete shprehje? Po ju gjersa nuk keni kuptuar se Islami nuk eshte i themeluar nga askush (qartazi hamendesoni se e ka themeluar Muhamedi), porse eshte formati jetesor qe Zoti ka shpallur per njeriun, atehere ne injorance e kafsheri do endeni. Durim sa te mbyllesh syte e te ikesh nga kjo bote, se fort mire ke per ta kuptuar kete qe po te them. Thote Zoti ne Kuran se ate dite, (diten e ballafaqimit final pra mes Zotit e roberve), shume njerez do kishin dashur te ishin myslimane. Ah sa do deshirosh dhe ti morr Baton! Do e qash me lot kete jete prej publicisti e mendimtari te madh, nese do shkosh me kete status ne at`bote!

    1. adi says:

      Po si e shpjegon qe sot e kesaj dite vendet ku ka me shume kafsheri dhe prapambetje jane ato myslymane?

      1. Bujari says:

        Spjegimi qëndron në këmbë para se personit të parë t’i lindë ideja për këtë pyetje (pasi që ti nuk je i pari dhe kjo është një pyetje që vjen nga injorantët).

        Nëse e dëgjon CNN, BBC… KlanKS dhe mediat si kjo, qoftë të shkruara apo elektronike,sigurisht që do të vish në konkluzion që në vendet muslimane ka më së shumti kafshëri dhe prapambetje.

        Por shtrohet pyetja çka nënkuptojmë me kafshëri?! – Nëse me kafshëri nënkuptojmë vrasje, dhunime, vjedhje, drogë, alkool, degjenerim… dhe të gjitha këto duke buruar nga natyrshmëria e njerëzve të rëndomtë, atëherë është e qartë që kjo gjendet në mesin e vendeve përëndimore. Dhe e tërë kjo në nivel qytetarësh.

        Ndërsa në nivel qeveritar/shtetëror gjithashtu kjo kafshëri ka qenë pjesë e hapsirës perëndimore të globit. Kur them ka qenë aludojë në faktin kur kjo kafshëri e kanë ushtruar ndaj njëra-tjetrës dhe brenda vet-vetës(Inkuzicioni, Lufta e I-re dhe II-te botërore, Luftat civile dhe të ftofta, etj – të gjitha në perëndim). Kjo kafshëri ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot, por me një qasje të moderuar ku këtë kafshëri nuk e ushtrojnë brenda territoreve të veta por e kanë zhvendosur në vende të tjera përmes luftërave dhe kolonizimit me ç’rast, duke u ndier të dështuar në luftë me burra, kanë vrarë miliona fëmijë, gra dhe pleq.

        Ti mund të thuash shiko sot vendet ku janë muslimanët?! – Edhe këtu tashmë është bërë e qartë që liderët diktatorial që po i shkatërrojnë vendet muslimane kanë qenë të instaluar nga kolonitë perëndimore që me dhunë i kanë kolonizuar dhe po ashtu me dhunë i kanë vendosur qentë e tyre në pushtet.
        Dikush mund të thotë por Perëndimi po e përkrah reformën në këto vende?! – Sigurisht, pasi që po e sheh ndryshimin dhe dëshiron të shtiret si mik, por cila është prapa skena? Ja një shembull: Perëndimi i përkrahi revolucionet e pranverës arabe (kuptohet pasi që këto revolucione morën përmasa gjithë-popullore) ndërsa pas rrëzimit të diktatorëve i mbështet partitë me ideologji dhe staf nga ish-regjimet. Grusht-shteti në Egjipt, i sponzorizuar nga SHBA dhe Mbreti i Arabise Saudite (ky i fundit një kafshë e vendosur nga perëndimi në kohën e kolonializmit), tregon qartë favorizimin e kafshërisë ndaj perëndimit.
        Por, po ju vjen fundi!

        Ndërsa sa i përket prapambeturisë, nuk besoj që e ke fjalën për vendet e Gadishullit Arabik (Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet). E nëse e ke fjalën për vendet si Afganistani, duke pasur parasysh gjatësinë kohore që janë në luftë me perëndimin apo me ruset janë shumë shumë mirë.

        E nëse e ke fjalën për vende të tjera (psh në Afrikë) atëherë a thua pse vuajnë nga uria njerëzit në ato vende?! – Sepse kur kanë shkuar perëndimorët kanë gjetur mikpritje të madhe, dhe këtë mik-pritje e kanë keqpërdorur duka ua vjedhur pasuritë e tyre (diamente, ari, nafte dhe gaz). Edhe këtu po ta ilustrojë se kujt i përket kafshëria me një shembull: në Afrikë vdesin me miliona nga uria, ndërsa vendet perëndimore e hudhin grurin dhe të mirat tjera bujqësore në deti vetëm dhe vetëm për ta ruajtur çmimin në bursa.

        Dhe përfundimisht: prapambeturi është prapambeturia e trurit jo e gurit!

        1. adi says:

          Llomotitja jote eshte nje perzierje islamizmi, komunizmi dhe sindrome te poskolonializmit dhe nacionalizmi arab. Pervec islamizmit te tjerat i ke te gjitha te huazuara nga mendimi perendimor.

          Per te pazotet, dembelet dhe injorantet gjithmone e kane fajin te tjeret. Po pse kur ndiqke “formatin jetesor qe Zoti ka shpallur per njeriun” perfundoke ne kete derexhe. Nuk kam nevoje te shoh CNN per te ditur se ne c’prapambetje kulturore dhe sociale jetojne popujt myslymane. Mbuluar nga pislleku dhe plehrat. Kam qene edhe ne Egjypt edhe ne Marok po edhe ne Gjermani edhe ne Austri dhe di ta bej krahasimin. Dhe ne Ballkan ne Shqiptaret jemi te fundit sepse jemi te vetmit qe jemi gjysem te islamizuar. Njerez si puna juaj doni te mbuloni mutin me shurre dhe filloni beni sofizma o e verteta nuk mbulohet dot.

          Sa per Arabine Saudite, Katarin, Kuvajtin, Emiratet jane te gjitha vende te pasura por te prapambetura. Kane para prej naftes po nuk jane ne gjendje te bejne asnje kasolle vete. Jane thjesht konsumatore te mallrave te perendimit. Parate qe perendimi ia jep prej naftes ja merr prap duke i shitur lodra te shtrenjta. Viktima te injorances se tyre. S’jane ne gjendje te konkurojne ne asnje fushe – as shkence, as art e letersi, as arkitekture, as filozofi as ku di une cfare. Nje byth vend si Izraeli ka 60 vjet qe i ben zbor. I bejne thjesht hije tokes. Dhe kur te mbaroje nafta qe kane do kthehen ne tendat e veta dhe do vine verdalle me gamilje nga oazi ne oaz duke tregu perralla dhe duke grabit karvane

        2. Jeti says:

          Kur s’ke cfare thua me mire mos fol, se me ja fut kot. Edhe dicka duhet te dish une mysliman jam por s’kam pse te jem xheloz se perendimoret jane me zgjuar dhe civilizuar se myslymanet, ne nuk kemi kapacitete per te zhfrytezuar burimet tona natyrale dhe njerezore, kur te arrijme keto nivele, qe vijne vetem nepermjet studimit atehere nuk do te jemi ne gjendje te flasim ne kete menyre urrejtje sepse te studiarit na ka civilizuar dhe ndryshuar mentalitetin, shpreaoj te kuptosh se c’fare kam shkruar.

    2. 1 lexues says:

      Lexues……, besoj që dhe unë si batoni do të shkojmë një dintë në “botën tjetër”. Atje po patëm fatin të takojm zotin, allahun,do ti themi se ti ma kishe paralajmëruar. Ndoshta ne kemi për të vujtur,por ti ke për të marrë një bonus. Vazhdo kështu se ke për të bër karrierë atje lart. Këtu poshtë, dukesh si koqe kandari.

  20. arnaut says:

    Me vjen keq z. Haxhiu, por vetem ne Kosove mundet nje gazetar deri tani i nderuar, te dale e te akuzoje para e mbrapa imamet me te nderuar te Kosoves, si imam Krasniqi e Naim Ternaven pa paraqitur as proven me te vogel per ato c’ka thote. A mund te na jepni nje shembull te nje editoriali te vetem te imam Krasniqit ku ai mbeshtet islamin radikal? A mund te na tregoni nje radikal te vetem te cilin mbron Naim Ternava?
    Keto sulme te tilla pa krye duket sikur jane shpikur vetem per te hutuar mendjet e lexuesve e per te hedhur benzine mbi zjarrin e islamofobise qe ka perfshire disa nga elitat mediatike te Kosoves ne nje menyre shume te organizuar kohet e fundit.

    Turp Haxhiu Turp.

  21. dardania says:

    E pergezoj zotin Haxhiu per perpjekjet e tije per nje integrim te kosoves ne shoqerine perendimore dhe nuk eshte vetem ky artikull qe pasqyron perpjekjet e tij… Vertete i lumte.Duhet theksuar se eshte pjesa me e madhe e kosovarve qe deshiron ate qe zoti Haxhiu sugjeron..Por per fat te keq eshte nje pjese e kosovareve te cilet mbine si kepurdhat(ll)pas shiut me shfaqe tejet ekstremiste islame..Me te vertete besimi duhet te jete i lire por terrorizmi nuk duhet te jete i lire.Shefqet Krasniqit,si nje trumbetues i terrorizmit duhet t’i tregohet vendi.(ne burg ose ne Arabi).Ai tashme ja ka arritur qellimit;ai i ka percare kosovaret dhe i ka futur ne konflikt me njeri-tjetrin.Shume shpejt pasojat do te jene drastike..Mesa duket percarja e popullit te kosoves i’u intereson shumkujt,edhe atyre qe jane ne pushtet,sepse keshtu ato pasurohen me mire.Pa i merzitur lexuesit dua te them qe pergjigja me e mire ndaj injorantit Shefqet Krasniqi eshte qe sa me shume mysliman kosovare te konvertohen ne besim kristian the atehere do ta kuptoje se ca po ii ben kosoves Shefqet Krasniqi qe mos e gzofte mbiemrin qe ka se po na korit fisin..Une do ta bej shume shpejt…

  22. Papaku says:

    Qysh dalin armiqt e Islamit si kepurthat, o plasni se Islami po lulzon ?

  23. Baton, duket qe se njeh ASPAK Islamin, parimet e tij dhe raportin qe ai sistem hyjnor vendos me individin, familjen, shoqerine dhe shtetin! E meqenese nuk e njeh, vetem hamendeson duke u kthyer ne nje islamofob te neveritshem qe ben shkrime me pagese, kunder shumices absolute te shqiptareve ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Shqiperi, si dhe kunder besimit me te madh sot ne bote me plot 2 miliarde njerez!!!
    Mund te kisha filluar te ti analizoja duke t’i rrezuar nje nga nje te gjitha hamendesite qe I shet si teza ne pacavure-shkrimin tend, por nuk ia vlen sepse per fat te keq ti di pak ose ASPAK nga Islami, sovraniteti, legjitimiteti, shteti, lirite dhe te drejtat themelore individuale!
    Me vjen keq qe harxhova kohen duke te lexuar ty! Ma ke borxh!!!

  24. adi says:

    1. Islamiket jane aleatet kryesor te Serbise kunder nacionalizmit shqiptar.
    2. Eshte gabim te mendosh qe vetem islamizmi radikal nuk e ndan fene nga shteti. Islamizmi is ka fillesat ne shtetin fetar.Ata myslymane (si ne Shqiperi) qe pranojne ndarjen e fese nga shteti jane ne ndikimin e kultures perendimore dhe nuk jane myslymane te vertete

  25. Budallenjte ne fillim te terheqin ne nivelin e tyre e pastaj te mundin me eksperiencen qe kane, thote Mark Twain! Kjo eshte ajo qe po mundohet te beje edhe Baton islamofobi! As elokuenca jote Baton nuk e mbulon dot injorancen e thelle lidhur me temen. Dhe faktikisht nga e gjithe kjo sinfoni e kompozuar keto nete vere, kuptojm se deri ku mund te arrije njeriu nga etja per para dhe fame! Ti o miniBaton injoron gjigandet mediatike europiane qe trumpetojne perqafimin e Islamit dhe dyfishimin e pervitshem te muslimaneve ne Europen te ciles ti i referohesh! George Bernard Show ka thene: Ne te ardhmen recetat e doktoreve do te jene namazi i muslimaneve dhe agjerimi i tyre. Ndersa Wolfgang Gete thote: Zoti e bekofte ate njeri (Muhamedin a.s)qe e solli per njerezimin Kuranin! Ti do qe Islami t’i sherbeje politikes!!!???? Kjo eshte njesoj sikur te ftosh hoxhen ne burdello! Perpara se te besh nga keto shkrime amatoreske ben mire te informohash rreth temes, o palogazetar! Islami o njeri, eshte modeli unik i jeteses ku njeriu gjen mbeshtetje ne te drejten e tij, ku edhe jomuslimanet mbrohen me ligj te Allahut ne ushtrimin e fese edhe te jetes se tyre! Vetem nese ti zgjedh te behesh gay, o Baton, me ligj Islam te fluturon koka! Mos u merr me dr.Shefqet Krasniqin dhe Naim Ternaven se para tyre je si miza ne byth te kalit! Islami,o Baton i nones, i ngjan Drinit te bardhe qe s’mund te helmohet nga shurra jote, prandaj merru me ato kockat e vogla qe bluan perdite se ato te medhate te mbesin ne fyt deri sa te dali shpirti….

  26. Arsimi says:

    Është shumë e çuditshme se si Batoni shkruan këso shkrime kundër myslimanëve dhe Myftisë së Kosovës dhe kundër Dr. Krasniqit, ndërsa në televizionin që udhëheqë ai (Klan Kosova) për çdo ditë ka emisione me tematikë fetare ku pjesëmarrës është edhe Dr. Shefqeti. Pse Batoni e mundëson këtë? Sepse merr para për tu emituar këto emisione. Çfarë hipokrizie!? Andaj edhe ky shkrim është si pasojë e mendimit të tij dhe besimit të tij(agnostik) por edhe me qellim të sigurimit të fondeve nga organizata dhe forume të ndryshme anti-islame se kinse unë jam ai që do e mbroj Kosovën nga Islami. Shkrimi i tij nuk është i argumentuar e sidomos kur flet për financat e “radikalëve”:

    “Akutshëm imponohet pyetja; nga çka financohet “Lëvizja” e këtyre islamistëve të Kosovës së varfër? Kush i kontrollon fitimet e tyre?
    Fitime të mëdha vijnë nga burime të panjohura nga e gjithë bota myslimane; për të mbështetur aktivitetin e tyre dhe mbi varfërinë dhe injorancën e ca shtresave kosovare për të mundësuar retorikën përjashtuese dhe linçuese të këtyre islamistëve në Kosovë.”
    Nuk e ka argumentuar aspak burimin e financave, por e di mirë pse. Sepse opinioni publik asnjëherë nuk hynë në detaje por mjaftohet me gënjeshtra sipërfaqësore të shumë “gazetarëve” që mundohen të bëhen të njohur duke fyer Islamin dhe myslimanët. Por edhe nëse nuk sjellin argumente nuk e kanë problem sepse myslimanët janë të urtë dhe asnjëherë nuk i kanë përballur me drejtësinë këta pseudo gazetarë për shpifjet e tyre, andaj do kemi kësi lloj dezinformimesh deri sa myslimanët të mbushën mend dhe të e përdorin sistemin gjyqësorë për tu mbrojtur nga antiislamistët e llojit të Batonit.
    Sa për informatë burimi i financave të tyre është vet qytetari i Kosovës ku hyjnë shumë doktora shkencash të ndryshme, biznismen të suksesshëm deri të njerëzit e thjeshtë që e duan fenë e tyre islame. Jam i bindur që kurr nuk do të keni sukses në këtë mision që keni marrë dhe rezultati do të jetë ose poshtërimi i juaj ose do të udhëzimi juaj në islam nëse do Zoti. Këtë shembull e kemi parë tek njerëz shumë më të fuqishëm se ju.

  27. Dashi says:

    Shkrim I bukur!Kam bindjen(100%) se populli shqiptar ne Kosove do ta hedhi poshte islamin ekstrem(vet jam mysliman) dhe do ti bashkohet gjysmes se gjakut pertej kufrirt.Jemipopull qe u kemi mbijetuar shekujve dhe do te mbijetojme te bashkuar dhe kete here.

  28. Shkodrani says:

    Shihni vendet islamike ne gjithe boten, jane barbare e shkuar barbaresh, sapo te mbaroje nafta do kthehen ne epoken e gurit dhe do kullosin devete ne oaze, plehra

  29. linda says:

    Islam “radikal”, “tolerant” apo “soft” nuk ka. Ka vetem nje Islam dhe cdohere vetem nje ka qene. Islami nuk eshte klerik por ai i ka burimet e veta te pandryshueshme, ceshtja eshte a ma pak te devotshem a ma shume. E nese dikujt i pengon kjo fe atehere i themi se na vjen keq por trenit nuk i dilet perpara.

  30. Shqiptari says:

    Shkrimi juaj Z Baton me duket shume siperfaqesor dhe i pa bazuar ne fakte reale.
    1. Thua qe Islami eshte i prapambetur sepse ne shekuj nuk eshte i reformuar. Po te them qe per reformim kane nevoj rregullat qe vihen nga njerezit sepse njeriu eshte i manget ne ide dhe perceptim dhe si i tille, here pas here ka nevoj qe rregullat te cilat ai vendos kane nevoj per reformime. Ndersa Islami qe vjen me nje ligj te zbritur nga Zoti nuk ka nevoj per reformime. Sepse Ai qe na ka krijuar na njef me mire dhe e di se cfare na nevojitet.
    2. Thua qe Islami eshte antieuropian. Po te ishte i tille zoteri nuk do te perqafohej ne mase te gjere sic po ndodh ne perendim, ku nga statistikat mesojm se ne vende si Gjermania konvertohen ne Islam rreth 5000 persona ne nje vit.
    3. Thua qe kur nje vend qeveriset nga Muslimanet ai nuk eshte i sukseshem. Po te kujtoj se Islami erdhi ne nje vend te humbur dhe me nje shpejtesi marramendese u perhap nga Andaluzia ( Spanja) gjer ne Kine. Si dhe po te kujtoj se sa here ne Palestine, Andaluzi etj kane qeverisur Muslimanet, nuk ka pasur luftra por vetem paqe dhe te gjitha besimet e tjera kane qene te lira. Nje shembull aktual i nje qeverisje te sukseshme Muslimane eshte qeveria e Erdoganit qe e nxorri brenda pak vitesh Turqine nga nje vend i mbytur ne borxhe ne nje vend mjaft te fuqishem ekonomik. dhe kete e arriti mes politikash ku si parim ishte ndershmeria. Ke te drejte ne fakt te thuash se Islami ska lidhje me politiken e kesaj kohe sepse politika e ksaj kohe eshte e bazuar mbi vjedhje mbi korrupsion. Ndoshta kjo eshte arsyeja e vertete qe trembeni Zoteri sepse nese fuqizohet Islami dhe behet pjese e politikes nuk ka me vend per kete politike te shtrember qe ju po e mbroni, nuk e di se me cfare qellimi.

    1. albani says:

      Dhe pse jame mese i sigurt se nuk ka per ta lexuar kete shkrim Z.Baton Haxhiu per vet faktin si para ardhesit e tij te iluminur hidh gurin dhe fshij doren ,pastaj te mblidhen nje tufe budallenjsh ndermjet tyre dhe une ta nxjerin nga lumi i zi nga te vjellurave e qenve te zinj.Duke ditur se ne kohen e sotme njerezit qe inspirojne vlera dhe ligje duhet te jene o perendimor te ilminuar se te te tjert te cilet i perkasin nje bote te hershme me diturin e dhuruar nga zoti na qenkan ne erresire totale dhe demtuese per shoqerin europiane ,dhe kjo per vete faktin se kjo bote e ndritur nga Zoti i boteve ose Allahu si pas nesh rradikalistave fondamental islam demtojme ose cjerrim maskat e te iluminurve me driten e Satanit zotit te Batonit!Vlerat tuaja z.Baton nuk jane vec se intrigat pas shpina qe i beni politkes se kosoves dhe shqiperis dukee ditur se sa mire ju i mbroni padronet e iluminuar qe ju zhvisheni nga cdo vlere njerzore para tyre ne llozhat me orgjit e shpifura dhe ktu ju e filloni iluminzmin.

  31. ermir says:

    islam feja dhe ideologjija qe te kthen ne mesjet.

  32. Muhamed J.KAJOLLI says:

    Shqiptarë, nuk ka dyshim se jemi shumë mbarapa popujve të tjerë në shumë fusha zhvillimore, si në teknologji ashtu edhe në arsim dhe edukim. Përpara se ta sulmojmë njëri tjetrin, qoftë me të drejtë ose me pa të drejtë, ne, duhet më shumë të dëgjojmë se sa të flasim. Jemi një popull që ende nuk kemi stabilitet nacional e as fetar, prandaj nëse do të shikohemi si vllezër mbase do të na jepet shansi të zhvillohemi, nëse e shikojmë njëri tjetrin si armiqë, atëherë siç thotë populli, na ka hangër ujku.
    Po shoh dhe po lexoj gjera, them që nuk do të dukeshin të hijshme si një shqiptar e aq më tepër kur vetes i themi muslimanë. Sikur Batoni ashtu edhe të tjerët që mendojnë si ai që pretendojnë se janë demokratë dhe atyre muslimanëve që mendojnë sikur Batoni ju themi:
    1. Muslimanët e vërtetë jamë më demokratë se kushdo tjetër në botë. Atyre ju është thënë se kanë prejardhje njerëzore dhe njëri tjetrin duhet respektuar si vëllau vëllanë(pa marrë parasyshë se cilës fe i përket). Një shoqëri që e ka të mbjellur intolerancën thërret për tolerancë, prandaj muslimanët fjalën tolerancë nuk e njohin se nuk urrejnë asnjë njeri përveç mizorëve…

    2. Identiteti i shqiptarëve është:
    a. Iliridas, ballkanas, evropian dhe evroaziatik – shikuar në aspektin gjeografik
    b. Shqiptarë shikuar në aspektin kombëtar,
    c. Musliman e i krishterë shikuar në aspektin fetar
    d. Shumë pak i rëdnsishëm në botë në aspektin teknologjik dhe arsimor…

    3. Ndërsa bashkëfetarëve të mi ju them, ata nuk janë shembulli ynë, respektoni All-llahun përmbajuni Kur’anit do të ejni të shpëtuar në këtë botë dhe në botën tjetër.

  33. Bedri Tirona says:

    Sa naiv qe je o i mjeri Baton Baxhiu … Islamin “radikal” e ka luftu Millosheviqi ne BiH, vetem e vetem per tu justifiku para perendimit kinse po luftoj xhihadista qe jane “kercenim” per Evrope. Edhe ti jo se ben gje por vetem ti e di se ku lepihesh me ate gjuhen tende elokuente… Po nejse sa i perket Dr. Shefqet Krasniqit, ka edhe ai disa mangesi ne metodologjine e tij te thirrjes ne Islam (dhe vetem Islam, as radikal as tolerant), por ama surrati jot kur flet per Dr. Krasniqin qe eshte ish luftatar i UCK qe ka luftu kunder klyshve te Millosheviqit, ne kohen kur ti ke qene “me pushime” diku rreth Kosoves, se tka ardhur rende te thuash se je i arratisur i kampeve ku strehoeshin kosovaret gjate luftes.

  34. Bedri Tirona says:

    Nje pyetje percilljani zoterise nga une nqs mundet: Pse sedl hapats e te kritikon politiken e vendit te tij aq haptas sa foli Fatos Lubonja???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje