Bilanci i këtyne zgjedhjeve mund të themi se ishte ma se pozitiv. Vetëm nji i vdekun, disa të plagosun e të lënduem, pak tritol aty-këtu, të gjitha këto janë gjana që do të harrohen shpejt, si prej fitimtarëve ashtu edhe prej të mundunve, të cilët e kanë mendjen me e përjetësue kujtimin e “liderit të dashun” me togfjalësha vajtimtarë me reminishenca koreanoveriore.
Përtej fitores së majtë dhe mundësisë që i jepet së djathtës me u ripërtrí dhe me u kthye me të vërtetë në nji të djathtë me njerëz dhe me program të denjë, prej këtyne zgjedhjeve u pa se shqiptarët janë të polarizuem shpirtnisht. Nji numër i pafund partísh politike që konkuruen u ndanë me nji grusht miza në duer, kjo gja për mue asht nji sinjal i drejtpërdrejtë i vullnetit të përgjithshëm të shqiptarëve.
Kam qenë gjithnji i bindun se, në mungesë të ideologjive të forta, na mjaftojnë dy pole të njitrajtshme politike dhe na dalin e na teprojnë 90 deputetë, tue pasë gjithnji parasysh se tradicionalisht tek ne të paktën nji e treta e atyne që hyjnë në parlament nuk bajnë tjetër veçse zhvendosen thjesht në hapsinë.
Mjafton me pa listën e gjatë të partive politike shqiptare për me kuptue se tek ne politika ka nji tendencë fragmentarizuese që nuk përkon me orientimin shpirtnor të shqiptarëve. Në listën zgjedhore shohim se ka pesë parti që përdorin cilsorin “demokristian”, në nji kohë që nuk ka asnji politikan shqiptar që të ketë tregue s’parit me vepra e mandej edhe me fjalë se njeh ndopak dhe ka si qëllim me u frymzue dhe me frymzue politikën shqiptare me idealet e A. De Gasperi-t, R. Schuman-it, K. Adenauer-it. Ekzistenca e pesë partive demokristiane tregon se ata qytetarë që frymzohen prej parimeve demokristiane tek ne, dhe janë padyshim nji pakicë, janë të destinuem mos me pasë kurrë asnji lloj peshet politike; pra, ata që kanë vendosë e mundësue këto varietete “demokristiane” e kanë dijtë mirë se kështu getizojnë nji pjesë të elektoratit dhe madje denigrojnë vlerat kristiane. Si mund të ekzistojë nji parti demokristiane pa politikanë demokristianë! Në fakt nuk mjafton me qenë i krishtenë për me qenë demokristian. Fishta dhe Gurakuqi me shokë në vitet ’20, kur flitej për mundësinë e nji partie të tillë e përjashtuen menjiherë ketë hipotezë dhe krijuen grupin “Ora e Maleve” ku merrnin pjesë të krishtenë e muhamedanë.
Por nuk kanë ma shumë arsye me ekzistue, në parim dhe jo në realitet, edhe parti si puna e atyne që gjoja mbrojnë çeshtjen çame. Edhe nji parti e vetme po të ekzistonte në Shqipni, ajo duhet ta kishte për zemër dhe ta mbronte çeshtjen çame, ashtu siç duhet të mbronte çeshtjen e pensionistave, të mjedisit, të unitetit kombtar, të shendetit të banorëve të Republikës, çeshtjen e drejtësisë, të personave me handikape etj.
Fragmentarizimi i shpirtit politik asht shenjë i dobësisë së politikës dhe i çorientimit të saj.
Statutet e partive politike frymzohen dhe orientohen prej ligjit themeltar të Republikës, i cili asht burimi ideal i çdo veprimi politik, kjo gja do të mjaftonte që dy pole të theksonin disa prej postulateve kushtetuese pa degradue në kauza mikroskopike e afatshkurta, thjesht të nënkuptueme apo të shprehuna haptas në programin e çdo partie. Sot kemi parti që figurojnë në listën e zgjedhjeve të fundit që do të duhet të pushonin së ekzistuemi në momentin që do të publikohej nji dekret i thjeshtë ministerial i cili do të zgjidhte kauzën minimaliste për të cilën ato parti janë krijue. Asgja nuk duhet të shumohet pa nevojë, thotë nji moto antike, e tek ne çoroditja e klasës politike ka sjellë me vete nji shumësi të panevojshme e çorientuese entesh të kota.
Nji numër i konsiderueshëm partísh politike qysh në emën thekson unitetin kombtar, integritetin territorial, nacionalizmin e vlera si këto. Po të tjerat mos ndoshta pohojnë të kundërtën?
Tek e mbramja nuk qenë këto parti (janë të paktën nja dhjetë sish) që u hodhën përpjetë me fakte dhe me vendosmëni kundër marrëveshtjes me Greqinë për hapsinën detare, por nji kolonel në pension, i cili madje u instrumentalizue prej nji sharlatani vanitoz si K. Spahiu. Si mund t’i besohej nji individi si Spahiu, i cili kur ishte në krye të KLD-së linte krejtsisht mbas doret detyrën e naltë që i ishte besue dhe për të cilën madje paguhej me paret e taksapaguesve shqiptarë për me u marrë me metingje të sherbetisuna me nji nacionalizëm kallp? Vota e ndërshkoi me të drejtë protagonizmin dhe pseudo-nacionalizmin e tij folklorik.
Sot kemi dy forca të randësishme politike dhe nji konsorcium që kalon herë andej herë këtej simbas interesave të çastit. Asht kuptimplotë fakti se votuesit shqiptarë janë të ndamë në dy kampe, tue tregue se nuk e duen fragmentarizimin e shpirtit politik.
Tashti do të shohim se çka do të jetë në gjendje me ba Edi Rama, i cili hyn për herë të parë në parlament dhe s’ka drejtue kurrë nji qeveri. Berisha asht mundue me e paraqitë në fushatën e fundit si nji zero. Unë s’e kam takue kurrë Edi Ramën dhe nuk e di nëse asht me të vërtetë nji zero. Di vetëm se edhe në qoftë nji zero ka lanë mbrapa tek e majta që kryeson dhe tek kundërshtarët e tij shumë zero të mirëfillta dhe ka mbërrijtë me vu përpara vetes numrat real të votave të shqiptarëve. Por edhe në qoftë nji zero, e këtu me vjen ndër mend nji shprehje e Theodor Lessing-ut i cili në vitin 1925, me rastin e zgjedhjes së Hindenburg-ut shprehej: “Ma mirë nji zero sesa nji Neron” (Besser ein Zero als ein Nero).
Por un s’e besoj se Berisha mendon vërtet që Rama asht nji zero, pse po të ishte zero Berisha do ta kishte përkrahë siç ka ba me shumë tjerë tue nisë tek Fatos Nanoja dhe tue mbarue tek Nishani dekorativ i republikës.
Teper bukur, le te shporren partite kote qe nuk kane asnje rol, shumica drejtohen nga idioter si puna e atij te Permetit qe kercenonte: i rafte kanceri atyre qe nuk me votojne
persa i perket vleresimit tend per berishen duhet ta gjykosh ne kusheet teper te veshtira postkoministe dhe po te jesh me pak tendencioz e ben shume mire.
Rrespekte z. Ndreca
Burisha te na rruat ! Me eksperiencen qe ka mund te bahet keshilltar i bashar al asadit. Ndreca te lumte. Ti kishim nja 10 vete qe shkruajne keshtu por mjerisht analista shqiptare jane sahanlepires ,injorante dhe thellesisht te korruptuar vec mero bazes. Selame te panderprera !
Do te thosha me teper ka bipolarizim interesash te njerezve qe i ndjekin politikanet shqiptare ne veprimtarite e tyre, se sa bipolarizim te vertete ne politiken shqiptare.Per kete flet edhe nderhyrja e biznesmeneve ne punet e politikes.Politika eshte llogari !! Kush e harron kete e ka kot. Bilanci i zgjedhjeve dhe partive qe muaren pjese ne to flet se “sa fort leviz guri i kandarit ne peshoren politike te shqiptareve”, per zgjedhjet e tyre apo preferencat per partite. Fakti qe ka disa parti anemike tregon se ato i pastron vete realiteti i zgjedhjes qe ben populli shqiptar ne fushatat zgjedhore.Boll te ndjekim me vemendje se si leviz kurba e perkrahesve te tyre ne keto 22 vjet. Uroj qe Edi Rama te mos harroje 21 Janarin, flijimin e 4 njerezve te pafajshem qe aspironin per nje jete me te mire dhe per me shume liri,demokraci e dinjitet kombetar,qe mos te humbim territore nga njerez te papergjegjshem,qe ne ndjekje te konjukturave politike sakrifikojne interesat kombetare.Greqia eshte ne pritje te zbatimit te marreveshjes qe firmosi Lulzim Basha ?!!
Kam filluar ti lexoj me qejf shkrimet e Ndreces,ka shume qartesi dhe thellesi ne mendimet e tij.
Respekt edhe nga une z. Ndreca.Rama ka tashme lejen e popullit te beje nje kushtetute te re, dhe vec ndryshimeve per ndarjen reale te pushteteve,jetesimine e parimit “kontroll e ballance”, patjeter duhet te rishkruaje nenet per partite politike per te zhdukur nga skena politike disa semundje kanceroze si xhuvelizmat, gjinushizmat, ndokizmat,lloj-lloj aventurieresh nacionaliste, fshatareske,sindikaliste,komunisto-puniste,fashisto-zogisto-balliste,particka me nje anetar e nje kryetar,,duke i goditur aty ku u dhemb, ne menyren e financimit te partive politike.Priju ketyre shushunjezave burimin e parave dhe te shohim sa u vlen lekura.Ata mund te akuzojne se keshtu “goditet pluralizmi”, por askush nuk thote ti ndaloje partite, por te ndaloje mjeljen nga to te lopes se arte,buxhetit te shtetit.Burimet pastaj ti gjejne vete, sigurisht sipas nje ligji, nga anetaresia, dhuratat,etj.
Sa i randsishm asht shkrimi, aq shume e sh’mton gjuha e munguar letrare.
Ndreca, pranoni realitetin: Shqiptaret duhet te dalin me nje gjuhe te unifikuar.
Jo se jam kunder perdorimit te dialektit, por insistimi juaj nuk me duket se vjen nga origjinaliteti, por nga kofortesia.
#mirel Po c ‘thua o derezi, pse eshte kokefortesi te shkruash gegerisht? Ke degjuar valle per Camajn, Koliqin zotrote? Mos u beni fanatike te standardit, na duhet nje standard me i gjere, vetem kaq.
“coptimi i votes” ka ndodhur kohet e fundit edhe ne boten perindimore dhe ket realitet, politika shqiptare nuk duhet ta shohi si nje, te papritur.
Ne ket realitet lind pytja: per se ndodh “coptimi i votes”?
cilat jane elementat, patjeter te bashkuar bashke, qe bejne, ne mynyre qe vota te “coptohet”?
Duke gjetur elementat qe “coptojne voten”, ne nje moment te dyte, mund te bejme edhe kategorimin e te ketyre elementave, sipas rendesise se tyre, dhe ne nje moment te trete, mund te bejme edhe punen kirurgjike mbi keta elementa, duke filluar “operacionin” e tyne, me anen e metodologjise.
Ket pune e bejne analistat e vertete!