Një fushatë elektorale e qetë, votime të qeta, pranim rezultati pa kontestime të dukshme, ky është përgjithësisht bilanci i votimeve të qershorit 2013. Partia Demokratike ose ishte e përgatitur për humbjen e saj, ose u shokua nga kjo humbje katastrofike. Nuk po e kupton akoma vendin e saj real në konfigurimin e ri politik.
Berisha i përlotur e pranoi përgjegjësinë e humbjes, një veprim që nuk llogaritej se do të pranohej lehtë nga ky tip politikani, që ëndërronte pushtet të përjetshëm. A ishte kjo një lojë politike e Berishës, apo dorëzim përballë faktit të kryer?! Bën sikur tërhiqet, meqë populli s’e do, pastaj nuk lë gjë pa bërë, gur pa lëvizur, vendim absurd pa marrë për të dobësuar dhe rrënuar shtetin?
Berisha, tashmë i vjetër në politikë, por tej mase i djallëzuar në veprime, ka lëshuar tani dy nga figurat më të komprometuara në PD, hajna të një niveli të lartë, në një fushatë sa të pistë, po aq edhe të pamoralshme ndaj të majtës, që fitoi pushtetin me zgjedhjet e 23 qershorit. Shihet qartë se kjo gjuhë e egër dhe vulgare, këto kërcënime dhe skërmitje dhëmbësh nga Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë prapavijën e Berishës, në rrugën e tyre të vazhdimësisë në PD.
Përmes duartrokitjeve frenetike alla komuniste të mbështetësve të tij, Lulzim Basha hedh baltë mbi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, imiton liderin historik të PD-së dhe po kërkon të ushtrojë presion psikologjik mbi qeverinë e re, që akoma nuk ka filluar nga puna. Kuptohet se ai zbaton skenarin e përgatitur nga vetë Berisha, i cili kërkon që ta kthejë PD-në, edhe pse tashmë në opozitë, në një parti kamikaze, në mbrojtje të tij dhe të familjes së tij, pasi ai frikësohet realisht nga ndonjë arrestim i mundshëm dhe dalje përballë drejtësisë, së bashku me Lulzim Bashën për krimet e kryera.
Demokratët e vërtetë po heshtin, po shikojnë një fushatë të pashembullt në historinë e politikës shqiptare, një fushatë gjoja demokratike brenda partisë, ku dy kandidatët kryesorë nuk merren me analizën e humbjes drastike që pësoi partia e tyre në zgjedhje, por merren me kundërshtarin politik të tyre. Kjo fushatë e pozicionuar kështu, tregon se është vazhdimësi e fushatës humbëse të 23 qershorit dhe nuk është synim i zgjedhjeve demokratike të kryetarit të ri të PD-së, pasi kryetari ekzistues sipas kandidatëve nuk ka bërë asgjë keq, por meqë ai u tërhoq, në kohën kur është akoma kryeministër në detyrë, po mundohet ta lërë PD-në në dorën e dikujt, që zgjidhet po me metodat e berishizmit dhe në shërbim të familjes Berisha. Saliu kështu komandon si Komeini i Iranit nga prapaskena kukullat politike të tij, të cilët kanë mbushur xhepat me miliona Euro gjatë kohës që vendin e qeveriste PD.
Partia Demokratike dhe demokratët e vërtetë duhet të jenë të ndërgjegjshëm, se partia e tyre po kalon drejt një sundimtari tjetër të emëruar nga Berisha, i cili synon ta përgatisë PD-në për rrugën agresive në një opozitë të gjatë, në shërbim të një personi, në mënyrë që synimet dhe ëndrrat famëzeza të Berishës të bëhen realitet. Kryetari i PD-së po zgjidhet gjoja demokratikisht, por siç po shihet përditë, këto zgjedhje janë një farsë, për aq kohë sa Berisha e instrumentalizon procesin zgjedhor, përmes presioneve nga zyra e kryeministrit. Ndonëse jemi në vitin 2013, po përjetojmë këto ditë përsëri frymën e tmerrshme të vitit të mbrapshtë ’97, nga kryetari taktikisht i “vetëlarguar” Berisha.
Financat shqiptare kanë prekur fundin. Është konsumuar rreth 90% e buxhetit vjetor të parashikuar për këtë vit dhe qeveria e re nuk do të ketë pará as që të paguajë rrogat e administratës, menjëherë sapo të marrë qeverinë në dorë. Nga ana tjetër, “ushtarët” e Berishës në një fushatë partiake po dalin hapur, që së shpejti Shqipëria do të ketë trazira! Kjo mendje e errët e Berishës çfarë po synon t’i bëjë vendit? Ta destabilizojë! Se Luli e Sokoli e kanë rrëzuar tashmë qeverinë e majtë dhe Edi Ramën, pa filluar akoma nga puna! Thirrjet e tyre ngjajnë me thirrjet e Vëllazërisë Myslimane të Morsit në Egjipt, janë thirrje të qarta për trazira, janë thirrje për të mbuluar krimet e tyre, janë thirrje për destabilizim të vendit.
Me lëvizjet e fundit, sistemi i drejtësisë u kap tërësisht nga Nishani, kuptohet se me urdhër të Berishës. Policia dhe mafia shtet janë plotësisht në shërbim të Berishës, grabitjet, vrasjet mafioze, vrasjet e grave nga burrat e denoncuar (pavarësisht lotëve të krokodilit të Jozefinës), rritja e pasigurisë për jetën etj. etj. janë dëshmia më e keqe e një shteti të rrënuar, që vihet në shërbim të planeve ogurzeza të Berishës për rritjen e frikës, pasigurisë dhe pakënaqësisë në popull. Prandaj u votua kaq masivisht e majta shqiptare, që t’i jepte fund këtij rrënimi, por Berisha po i shfrytëzon këto 2 muaj, jo për të bërë kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore tek fitimtarët e rinj, por për të krijuar parakushtet për destabilizimin e vendit.
Populli duhet të jetë i durueshëm dhe i vëmendshëm, nuk duhet të bjerë pré e provokatorëve të inkriminuar siç është edhe Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, të cilët kanë lidhje edhe me krimin e organizuar dhe po luajnë me kartën e Berishës, për të krijuar një situatë tensioni artificial në vend. Berisha nga njëra anë pranon humbjen, e dorëhiqet dhe nga ana tjetër i verbohen sytë nga urrejtja e hakmarrja dhe vazhdon të marrë vendime si kryeministër në ikje, vendime që dëmtojnë qeverisjen e përgjegjshme. Maxhoranca aktuale që po përgatitet të marrë pushtetin, nuk duhet të bjerë pré e këtyre provokimeve, por as duhet të heshtë përpara këtyre “trimave të çakërdisur” dhe deklaratave që kanë për bazë urrejtjen, dhunën verbale dhe që i paraprijnë një situate jo fort të këndshme në shtator.
Lulzim Basha, ky hajdut i Rrugës së Kombit me mbi 250 milionë euro, të cilin Berisha e mori në mbrojtje nga drejtësia, ministër i Brendshëm që vrau 4 protestues të pafajshëm me 21 janar së bashku me Saliun, një njeri që me bekimin e Saliut vodhi votat në sy të ndërkombëtarëve për kryebashkiakun e Tiranës, e ka mprehur shpatën dhe kërkon të mbjellë terror në Shqipëri, kërkon rrëzimin e qeverisë pa filluar akoma nga puna. Pra, po krijohet një situatë absurde e tensioneve të stisura, që nuk i shërben vendit.
I rrëzuar tashmë nga vota popullore, Berisha ka lëshuar në fushën e luftimit Lulin dhe Sokolin, që të krijojnë çoroditje në popull, të krijojnë paragjykime e pakënaqësi, duke përdorur fjalorin e tyre vulgar e të turpshëm. Ata në mendtë e tyre do e rrëzojnë Ramën për 2 muaj… në përpjekje për të bërë të mundur zbatimin e planit destabilizues grek në Shqipëri, të destabilizimit përmes protestave.
E majta shqiptare duhet të fillojë të qeverisë dhe ta lërë drejtësinë të lirë, që të arrestojë të gjithë ata, që kanë abuzuar me pushtetin dhe paratë tona publike, duke përfshirë këtu edhe Berishën vetë. Populli do drejtësi, drejtësia i qetëson shpirtrat e mijëra nënave, që humbën fëmijët dhe të afërmit e tyre, që nga trazirat e ‘97-ës e deri sot. Berisha është politikani i vetëm aktiv, që ka vrarë shqiptarë, pa u dënuar akoma! Qeveria e re duhet ta ketë parasysh se, për sa kohë Berisha është i lirë, mendja e tij e sëmurë do të prodhojë gjithmonë situata trazirash të pakëndshme për vendin. Prandaj, qeveria e re, duhet të mendojë edhe metodat, që do të përdoren për t’i bërë ballë planeve djallëzore të këtij sharlatani politik dhe të krijohet siguria dhe stabiliteti në vend, sa më shpejt që të jetë e mundur!
Shqipëria do të çlirohet atë ditë që Saliu, ky KRIMINEL I RREZIKSHËM do të jetë brenda hekurave të burgut.
nje koment exelent parlamenti i ri dhe qeveria socialiste duhet te kene kujdes nga ato qe kerkojne destabilizim te vendit berisha eshte ai qe do vazhdoj te drejtoj partine demokratike sa te jete ne politike
Vertet duhet patur kujdes.
Por parase te merret drejtesia me gjykimin e kriminelve tip Lul Sokol Berisha duhet pastruar drejtesine nga infeksionet,kuadro korruptive te vendosur aty ne drejtesi per ti sherbyer treshes Lul Sokol Berisha.
Kjo drejtesi qe asht sot nuk ben drejtesi por imponon popullin te protestoj per padrejtesin qe jep drejtesia.Kjo do shkaktoj turbullira ne vend qe do i shfrytezojne Lul Sokoli me skenarin Berisha.
O Mero, nderroja emrin gazetes, beje “Zeri i Popullit” hahahaha, hajde gazetari hajde…
Eduart ,ajo nuk ka qene zeri i popullit…. keshtu i thoshnin,por ne te
vertete ka qene zeri i bythes… Avash avash dhe kesaj Temes,do ti vendoset nje nofke tjeter se shpejti,nga me orgjinalet,ka shembuj shume
aty ne shqiperi me te tilla gjera per te qeshur.
pse zeri popullit nuk te pelqen ty eduart? Po cili ze te pelqen, zeri saliut?!
cdo veprim antikushtetues ,si vend i natos ,dihet cfare fundi do kete.populli ne votime foli paster. tani kol kingu dhe luljeta i dhante zoti kurajo ,le ta provojne me force . i dalte per hajer.
Dakort me shkrimin…Por ka nje vecanti: Berisha nuk po pergatit kryetarin e ri te PD-se..sepse , jam i bindur qe do te ndodhe keshtu: Ne fund te kesaj “fushate”, Sokoli dhe Luli do te deklarojne terheqjen nga Kryetarlleku sepse ” Anetaret e PD-se, duan per kryetar Sali Berishen” pra e kerkojne “masat”(sic kerkonin dikur Enver trimin).
Eshte e vertet zoti Gjin se Berisha dhe lakenjte kerkojne te bejne trazira si ne 97 por kjo eshte nje enderr e semure e tyre sepse askush nuk e ka ndermend te sakrifikoje per te.
Vete vota masive kunder tij e deshmon kete dhe ky jo vetem qe kete objektiv te tij te semure nuk ka per ta arritur shpejt por jam i sigurte se kurre.
Ka militante te semure qe e kerkojne nje gje te tille por perballe furise se shumices keta jane te detyruar te behen lepuj.
Berisha se shpejti do iki ne harrese dhe askush nuk do kujtohet per te.
Drejtesia me keta palaco ka shume pune per te bere dhe do te behet qe njerezia ta kuptojne se me ligjin nuk duhet te irritohesh por te heshtesh dhe te shikosh punen tende.
Do e shohim se sa do i vleje lekura ketyre spurdhjakeve qe lehin si qente.
Shkrim i perkryer! Me nje mendjemprehtesi mbreselenese. Pergezime! Ndoshta jeni nga ata te pakte qe nuk besoni se Saliu do te largohet ashtu sic edhe u votua, sic largohen te gjithe ata kryeministra te mundur me voten e popullit. Jo! Ai eshte “dorehequr”, por nuk eshte larguar dhe nuk do te largohet kurre pa krijuar edhe nje vellavrasje tjeter si ajo e 1997.
Sic thote edhe nje gazetar tjeter (Xhevdet Shehu), “Kujdes ai nuk ka ikur! Prandaj dorëheqja e tij e djeshme është thjesht një iluzion. Ai vetëm sa bëri një rit që e bëjnë të gjithë të humburit. Ai vetëm pranoi humbjen. Po ai e ka vërtetuar se edhe pasi ikën, kthehet prapë, sikurse u kthye pas 97 s për t’i sjellë gjëma të tjera këtij populli. Prandaj mos u gëzoni para kohe. Nuk ka vend për ngazëllim. Edhe po të pranojmë për një moment se iku Berisha, nuk mund të pranojmë se iku berishizmi, si frymë, si model politik, si arketip administrimi. A nuk kemi thënë se berishizmi i ka përmbytur të gjithë institucionet e këtij vendi? Falangat e tij gjallojnë në të gjitha institucionet dhe administratën e shtetit dhe derisa të krijohet qeveria e re andej nga shtatori, kushedi ç’u pjell mendja! Pra: Kujdes! Ai nuk ka ikur ende”. Viktor Hygoi thoshte “Sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt!. Me shume se kaq nuk mund te thuhet. Pra, ne duhet te kemi kujdes, Ai nuk ka ikur!
Ishalla e denojne per te gjitha krimet e bera te populli i tij
mezi e presim kete
do zoti..
e kush do ta destabilizoje, trimat nga kopeja e lepujve te SB. Nese do te ishin trima ata do ta shtynin nje fjale ters – shikoni me Leninin ne krye perpara. Olldashi dhe Basha kane vite qe jane lepuj dhe nuk ka rast ne histri qe lepujt te behen luane – ndofta behen minj po kjo pranohet zoolgjokisht.
Shpellari Sali Berisha per 23 viti pati sukses ne ate qe Shqiperia te gjindet ne vendin e fundit nga shtetet e Ballkanit per kandidat te BE (Edhepse Shqiperia nuk kaloj neper luiftera si shtetet e tjera te Ballkanit).Qellimin e kishte te Bente Shqiperinennje shtet Aziatik. Shqipetaret duhet te jene te kenaqur qe paten sukses te lirohen nga ky aziatik. Perdryshe Shqiperia nuk kishte shkua as nje hap prepare nga Europa. Gjeja me e rendesishme eshte te formohet shteti I sundimit te ligjit dhe I qetesise publike. Saliu do mundohet, si gjer tani, duke mos kurresye asgje, qe PD te kethehet ne npushtet. Me ata qe ekzekutuan demonstruasit dhe vjedhen popullin.
nardino — 16 Korrik, 2013 në 10:42 pm
Po hidhen bazat per destabilizimin civil te shoqerise, po projektojne rikthimin e 97. Ndoshta ne kaos e kane me te lehte per ti shpetuar drejtesise dhe me shume probabilitet do te rishfaqen si shpetues te demokracise shqiptare.
NESE DO KETE NJE 97 TJETER POPULLI NUK ESHTE BUDALL DO TI DJEGE ME BENZINE TE GJITHE, NGA I PARI DERI TEK I FUNDIT.
nE ASNJE MENYRE NUK DUHET TE LUAJNE ME ZJARRIN SE DEMET JANE PER TE GJITHE NE….
http://www.gazetatema.net/web/2013/07/16/krim-si-ndeshkim/
Aventurieri i Ballkanit !
Sali Berisha do te njihet ne historine e Ballkanit te shek. 21 si nje ”K/minister,, aventurier i rrezikshem !
Per te ruajtur pushtetin e tij diktatorial e kriminal doli para zgjedhjeve te 23 Qershorit me parrullat ultra-
nacionaliste, duke ngjallur shqetesim serioz ne komunitetit evropian dhe atij amerikan .Pse Berisha
ndermori nje fushate te tille ncionaliste duke e maskuar me parrulla ”patriotike,, ? Ka nje mije aresye pse
ky aventurier ndermori kete fushate : se pari , bota perendimore demokratike filloi te distancohet nga ky
kriminel ordiner filloi te njihet me pergatitjen e tij per te mos bere zgjedhje te drejta dhe te ndereshme ,
por per t’i vjedhur ato sic kishte bere vazhdimisht qe ne vitet e para te ardhjes ne pushtet , qe prej 23 vje-
tesh. Se dyti, ngjarjet Gerdecit dhe tragjedia e 21 janarit e binden Evropen dhe SHBA se ne Qeverine shqip-
tare kemi te bejme me nje diktature te korruptur deri ne palce , se ne Shqiperi cdo dite po shkelen te drejtat
e njerut dhe se ka nje perndjekje brutale te organeve te shtypit, sidomos perndjekje e turpshme nga regjimi
te gazeteve ‘Tema,, ”shekulli,, etj .si dhe TV. ”TOP CHANEL,, …
Krahas shtypjeve te lirive demokratike, gjendja ekonomike kishte arritur ne nje situate kolapsi qe vazhdon
deri ne minutat e fundit te ekzistences se kesaj qeverie berishiane duke lene trashegim qeverise ardheshme
ne shtator nje ”Toke te djegur,,. Regimi berishian i rrit gjoja rrogat me 4-5 perqind,ne nje kohe qe e ka bosha-
tisur plotesisht Banken .Para se lere kolltukun Berisha po praktikon anarkine,vrasjet ,gjurulldine per t’i
thene botes se pa mua nuk do te kete stabilitet ne Shqiperi. Planet e tij jane diabolie VIGJILENTE !!!!!!
PERSHENDES AUTORIN E SHKRIMIT ANALITIK GJIN MUSA, TE SITUATES PASZGJEDHORE NE SHQIPERI DHE PERPJEKJET ESTERIKE TE BLLOKUT PD-ist REAKSIONAR, KRIMINAL DHE ANTISHQIPTAR TE MIREORGANIZUAR E DIRIGJUAR NGA KRYEKRIMINELI I SHQIPTAREVE SALI BERISHA. JAM ME MENDIMIN QE QEVERIA E RE NUK DUHET TE BEJE GJUMIN MBI DAFINA DHE TE DEHET NGA FITORJA E MERITUAR, POR TE MARRE TE GJITHA MASAT PER TE PARANDALUAR SKENARET E PERGATITUR ME KOHE NGA BERISHA DHE BANDA E TIJ KRIMINALE.
qe berisha do vijoj me opozitarizmin barbar por kesaj rradhe nen masken e bashes kjo nuk diskutohet, por i takon rames te gjej nje menyre te re reagimi e tille qe do ta nxjerri berishen sic eshte ne te vertete, nje barbar i shekullit te 5. Ky reagim nuk duhet te jete me burgim, nenvleftesim apo te tjera por mbi te gjitha duke transformuar Shqiperine ne te njejten menyre sic beri me Tiranen. Transformimi qe shpresohet te ndodhi ne Shqiperi eshte menyra me e mire per te treguar se cfar perfaqeson ne te vertet Berisha
Per nje megalloman e injorant si Berisha humbja e thell eshte jo vetem e papranushme (brenda tij )por dhe befasuse ndja kerkon te ngushelloj vehten me nje rreagim te ashper ndaj maxhorances se neserme . Dhe per ditet qe i kane ngelur s’po nguron te aplikoi teorine e tokes se djegur .por dhe pas shtatorit do fyej , do shai e do sabotoi ke te mundi e cfare te mundi . Ky njeri mban mbi shpatulla qindra akuza si vrasje , vjedhje ,mashtrime , korupsion e tj e tj ,Mbeshtetur mbi keto akuza drejtesia duhet te thote fjalen e vete per ti prer rrugen te keqes qe erdhi nga i keqi .