Po të mos ishte e keqja?

17 Korrik 2013, 19:27Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Në këtë botë ka dy lloj tragjedish: njëra që shkaktohet kur njeriu s’e arrin atë që dëshiron, tjetra ngaqë e arrin. Kjo e fundit është më e rënda, sepse është tragjedia e vërtetë- Oscar Wilde

 

Sa shpesh njeriu në jetën e tij të përditshme, i gjendur përballë një situate të keqe, e shkaktuar sigurisht prej mendjes së një njeriu të mbrapshtë, i cili i nisur nga vullneti jo i mirë arrin ta pengojë me mjete të ndyta, të ulëta se: ‘Sa shumë duhet të ketë vuajtur njeriu për të ndier aq shumë nevojë për të qenë një palaço’?

Të keqen e kemi gjithmonë pranë, madje shumë, shumë më pranë sa e mendojmë ndonjëherë me mendjelehtësi. I buzëqeshim çdo ditë i shtrëngojmë duart me të, ecim në të njëjtën rrugë, blejmë bukën në të njëjtin market, thithim natyrisht të njëjtin ajër, ndajmë të njëjtën atdhe.

Dhe luftojmë secili për të arritur synimin e tij. Por ne nuk e njohim atë, nuk e shquajmë dot, sepse ajo ka një maskë, të cilën e ngjesh fort në fytyrën e saj të shëmtuar dhe shpesh, jo shpesh, por përherë flet  dhe buzëqesh me ne “ndan” të njëjtat emocione, vlera, parime me ne, madje psherëtin…shumë më shumë se ne dhe qahet “Pse bota është kaq e padrejtë”?

Dhe ashtu siç është e maskuar mirë, afron veshin e hap sytë për të kuptuar planet tona.

Po ç’plane?

Planet si të punojmë me dinjitet në punën tonë të përditshme, dhe të fitojmë jetesën, duke e dashur punën e jetën. Këto për ne duken gjera normale, por për gjënë e keqe këto janë shumë, tepër shumë. Prandaj ajo të afrohet e përgjërohet për ne, “mallkon” njerëzit e liq, që nuk e lënë këtë popull të jetojë i qetë e në paqe dhe prapë me ndonjë pyetje prej zemre të dhimbur zbulon ndonjë projekt tëndin.

Por ç’projekt?

Ndonjë synim që dëshiron ta arrish, për t’u vetërealizuar, sepse teknologjia ecën, dhe më të rinjtë avancojnë, dhe ty të duhet të fitosh jetën e përditshme me dinjitet e me dashuri, me dashuri edhe për atë të keqen, që në fakt nuk e shquan dot.

Megjithëse të gjithë e dimë se e keqja endet midis nesh, nuk dimë të mbrohemi, nuk e vrasim mendjen shumë për të sepse mendja na thotë: “Thuaje të vërtetën sado të kushtojë”.

Eh, është një budallallëk t’i hapesh së keqes, aq më keq ta lëshosh ndonjëherë veten në mëshirën e saj, sepse e keqja nuk do të dëgjojë të vërtetën për veten e saj. Asnjëherë nuk merr dhe nuk do të marrë përgjegjësinë e madhe që bie mbi të. Ajo më mirë preferon të mbetet e keqe me maskë natyrisht, ose të bëhet një e Keqe e Madhe. Do që të bëhet e pasur, Kryetare, sekretar shoqate ose pse jo sekretar e Shoqatës “RILINDJA Morale”. Vetëm përgjegjësi për punën e saj nuk do të ketë, asaj i shmanget me të gjitha mjetet e mënyrat. Kjo e keqja me maskë gjithçka do të bëhet por nuk do të mbajë përgjegjësi për ato që flet, si p.sh për përmirësimin e banesës e të qarkullimit, për arsimin, për zbulimet, për administrimin ose për çfarëdolloj gjëje tjetër.

Kjo e keqja arrin synimet e saj sigurisht duke pasur një padron.

Që të mundet dikush të pushojë së qenuri skllav i një padroni dhe të bëhet skllav i kujtdo tjetër, i duhet së pari të zhdukë njërin padron shtypës, p.sh. ish- kryetarin e partisë së tij, por nuk mundet kushdo të zbatojë një politikë të tillë kriminale po nuk pati ideale të larta dhe motive fisnike.

Prandaj e keqja rri gjithë ditën e rrethuar nga shumë ndihmës e kasnecë, sepse e vetme nuk mund ta çojë veprën e saj të madhe deri në fund.

Por një ditë maska bie dhe e keqja del e gjallë me gjithë shëmtimin e saj. Gjuha e gjatë e saj fillon të nxjerrë helm.

Këtu fillon divorci me të keqen.

Dhe nuk është e lehtë sepse të duhet të gjuash nga gjumi gjithë kapacitetin tënd dhe aftësitë e tua. E keqja që të ka akuzuar si njeri pa vlera, pa nivel, pa aftësi, i ka bërë llogaritë gabim, sepse ti je ai që nuk i jep llogari askujt përveç dikujt që di më shumë se vet ti. Dhe e përcakton ti, se kush  i njeh më mirë vlerat, vështirësitë dhe mangësitë e zbulimit tënd.

Ti i respekton të gjitha ligjet logjike me rreptësi, por kundërshton e lufton me fanatizëm ato që janë të kota e absurd. Mobilizon të gjitha forcat e tua dhe fiton. Fiton mbi të keqen, aq thellë sa as që e kishe imagjinuar më parë.

Po mirë, po sikur e keqja të mos ekzistonte si do ishte jeta jote?

E ke pyetur ndonjëherë veten tënde?

Të gjitha talentet e tua e aftësitë do të ishin në gjumë dhe ti çdo ditë do bëje plane për të fituar jetën e përditshme, por mos harro! Me të keqen e maskuar krah teje.

Tani që arrite atë për të cilën luftove, kjo tragjedia e vërtetë, sepse e keqja është gjithmonë aty. Ajo ka shumë emra…

13 komente në “Po të mos ishte e keqja?”

  1. Askushi says:

    He moj Ramohito,shyqyr qe u duke se na bere merak,kaloi nje dite e i gjysem pa te pare.Po ku humbe moj aman…,duke gjemuar e gerrmuar Oskarin?!
    Po mos u lodh shume moj korbe,se te ra bretku tuj gerrmu,e s’le pus pa i qit fundin;Pusit te burimeve njerzore, Pusit te te keqes,dikur,dikur Pusit te gjysmes se te keqes…!
    Aman moj Ramohito,ne gjith kto puse qe po germon,po ndonje pike uje kur do na e japesh moj aman,se ne te tjeret bejme si bejme, po Xha Temes ju tha gurrmazi fare.Apo s’eshte dhe vape tani!

    1. VERONIKA says:

      Ha ha ha Askushi ,tani me erdhi mua per te qeshur .
      Kte ndjesi pata dhe une “perseri e keqja {e} Ramohito_s ???
      Por mu desh te korrigjohem kur e lexova .Nqs nuk konsumohet me politiken eshte tejet e vlefshme .Problemet sociale jane tematika qe askush nuk mund ti shkruaje me mire .Nejse perdor dhe rilindjen …morale ,hahahah po ne fakt eshte fjale fjalori dhe na duhet ta perserisim shpesh .
      “Urrej” Oscar Wild ,sepse kam lexuar nje thenien e tij per duhanin
      “Nga njera ane qendron cigarja dhe nga ana tjeter idioti qe e pi ”
      hahhahahaha sa her qe e ndez ..them “dhe ai idioti qe nuk e piu vdiq njesoj si do vdes une …por ne fakt me djeg pak paaftesia ime .
      Nejse Ramohito ka te drejte ,e keqja eshte gjithmone nje hap me para se e mira ,nuk e di pse …thote qe e mundim …mah kam dyshime mbi kte
      Por te pakten nje gje eshte e sigurt ,nqs nuk do ishte e keqja nuk do dinim vleren e se mires .Me pelqen ky shkrim ,mendim i thelle .
      Uroj qe mos ta kete me ne te ‘keqinjte’ qe po e “persekutojme” hahhahhahahahahaha ne jemi te “keqija” pa dem ….por ata qe mendojme se ishte nje e keqe qe e “shkulem” ,ose problemi me kta qe i mendojme te mire qe vendosem …hem …uroj mos te kete qene maska qe na thote Ramohito!
      KLM …dhe pini uje …se mos prisni pusin e burimeve ..njerzore hahhahhahahah .

      1. plaku says:

        VERONIKA,
        Ne lidhje me pirjen e duhanit gjermanet thone dicka te bukur :
        “Wenn du rauchst, stirbst du
        Wenn du nicht rauchst stirbst du auch,
        Aber mehr gesund, So rauchst du.

        Ne se pi duhan ti vdes,
        Ne se nuk pi duhan ti vdes gjithashtu
        Po me i shendetshem,
        Keshtu qe pie duhanin.
        Pershendetje

      2. qwe says:

        VERA-NIKA per ty kemi pergatitur nje pus septik dhe aty mund te pish me bollek, sepse ne fakt ti edhe rraca jote aty keni lindur dhe aty do te vdisni, prandaj nuk e dallon dot te keqen sepse ti je brenda deri tek VERA….e veshit.

    2. plaku says:

      Askushi,
      Cfare jane keto ofendime qe shkruan more njeri i mire. Zonja Ramohito ka shkrur nje Esse mbi te keqen dhe ti e ofendon duke treguar nivelin tend. Ne se shkrimet e Ramohitos nuk te pelqejne mos i lexo more bir. Pse duhet te ofendosh nje zonje grua qe, mund te ishte nga mosha edhe nena jote.
      Te siguroj se, Shqiperia eshte me fat te kete gra me kulture si zonja Ramohito.
      Kush je ti more njeri i mire, kush te ka autorizuar qe te shperndash ofendime majtas dhe djathtas.
      Argumento, apo nuk je ne gjendje. Helbete kur njeriu nuk eshte i afte te argumentoje perdor injorancen dhe ofendimet.
      Pershendetje

  2. Saimir says:

    Mqs e ky artkull fillon me nje thenie te O.Wilde po e komentoj me nje thenie te Tij.
    “Asnjeri nga ne nuk mund ti duroj dot ato njerez qe kane te njejtat difektet tona”.
    Komplimente per artikullin.

  3. eni says:

    Po e keqja ka shume emra, kjo eshte shume e vertete. Sot talebanet i kerkuan falje nje personi pse tentuan ta vrisnin dhe e sqaronin se ai kishte folur keq kunder tyre. Ta mendosh qe talebanet kerkojne falje??? Une i imagjinoj ata si nje e keqe e frikshme. Ja pra ndodh qe e keqja kerkon falje.

    E keqja eshte nxitja me e madhe per njerezit e mire. Une nuk besoj se ajo eshte nje hap para, por besoj se te keqinjte jane te shumte ne numer, prandaj na duhet nje shtet i forte,me nje piramide me baze te gjere. Kesaj i them une te fitosh perfundimisht mbi te keqen.

    Faleminderit per shkrimin, me pelqen e te lexoj shpesh

  4. F.P. says:

    Aktual dhe me interes.shkrimi i mire,por tharton Vere-niken se e djeg

  5. alma says:

    Te pershendes Magdalena .
    Shkrimi eshte shume real per fenomenin aq shume te perhapur ne shoqerine shqiptare .Te pergezoj per ate qe ti i ben publike dhe qe ndoshta ata qe kan fuqin qe u dha vota popullore te bejne nje revolucion qe eshte shume i veshtire,ate te vlerave njerzore dhe intelektuale ,tu japin njerezve te thjeshte shpresen qe ky vend do behet dhe nga ky vend te mos largohet me e mira e tij por por sklleverit qe nderrojne padron qe mbijetojne ne institucionet e ketij shteti dhe i degjenerojne ato deri ne dhimbje per shtetasit e vet.

    Me shprese te mos jese keshtu Shqiperia.

  6. atdheu says:

    E MIRA DHE E KEQJA JANE SHUME PRANE
    DITA DHE NATA PO KAQ

  7. atdheu says:

    E MIRA DHE E KEQJA JANE SHUME PRANE
    DITA DHE NATA PO KAQ
    E BUKURA DHE E SHEMTUARA PO ASHTU
    REAGIMI NGA MOS REAGIMI
    REALIZIMI NGA MOS REALIZIMI
    MIENJOHJA NGA MOS MIRENJOHJA
    BARAZIA NGA MOS BARAZIA
    PRESPEKTIVE APO MOS PESPEKTIVE
    Z,MAGDALENA RAMOHITO SI PERHERE ME NJE LOGJIKE
    TE FORTE DHE MENCURI TRAJTON TEMA NE SHERBIM TE
    PAKUSHTEZUAR TE SHQIPERISE DHE BREZAVE
    RESPEKT

  8. EMIRA says:

    PERSHENDETJE O NJERI SHPELLAR DHE PSIKOPAT QWE.TI NUK KE TRU TE ARRISH TE VLERESOSH TE MIREN SEPSE NUK KE MIRESI NE SHPIRT KE VEC MJERIM DHE ARROGANCE.MENDON SE TI JE ZOTI NE TOKE DHE BEN CFARE TE DUASH.TI JE NJE HIC DHE ESHTE MEKAT TE EKZISTOSH MBI TOKE SEPSE TI SE MERITON .MJERE GRUAJA DHE FEMIJET CFARE PERBINDESHI KANE PRANE TYRE.SA PER FJALET POMPOZE TE KESAJ LAVIRES ALMA AJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE QE I RENDON TOKES,SEPSE PAS FJALEVE TE SAJ FSHIHET INTRIGA DHE FALSITETI.

    1. eni says:

      @E mira,

      Nga fjalet qe ti nxjerr prej shpirit tat, duket se emri nuk te shkon per shtat.

      Intriga eshte dhurata qe te ka dhene perendia dhe e keqja eshte ne genin tend, por mos u merzit se nuk je e vetme….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje