Kryeministri në ardhje

18 Korrik 2013, 19:49Blog TEMA

Nga Lulëzim Krasniqi*

 

E majta ka fituar jo si rezultat i një opozitarizmi pragmatik duke treguar vlera të një demokracie të mirëfilltë, por pikërisht për shkak të dështimit të së djathtës.

Jam i sigurt se po të kishte qenë e majta opozitë pragmatike  nuk do të kishte dështuar kaq thellë e djathta, por realisht, nuk do të kishte stagnuar Shqipëria në proceset politike, ekonomike dhe sociale.

Prandaj, e majta është votuar nga qytetarët në mungesë të një fryme reale demokratike në Shqipëri, nuk është votuar sa i përket programit të saj.

Ajo është votuar sepse qytetarët e Shqipërisë tashmë kanë qenë të lodhur nga Sali Berisha dhe qeverisja e tij, e cila tashmë pati uzurpuar dhe kufizuar lirinë e tyre politike dhe socio-ekonomike.

Edi Rama e ka kuptuar tashmë se fitorja e së majtës kundër të djathtës ka qenë shumë e lehtë, më e lehtë se që ka parashikuar edha vetë ai.

Prandaj tendenca e disa “analistëve” për ta bërë faktor kryesor Ilir Metën nuk qëndron.

Tendenca e tillë ka për qëllim të prodhojë një opozitë brenda pozitës. Gjë që për mendimin tim nuk është analitike, as e moralshme dhe as profesionale.

Edi ka kuptuar se më lehtë e ka mundur Saliun, se sa do të qeverisë shtetin.

Qeverisja do të jetë shumë më e vështirë, do të ketë shumë punë, sidomos në pavarësimin e plotë të sistemit të drejtësisë, i cili do të jetë baza e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Edi Rama në fillim do të tregojë se a do jetë politika harmoni e interesave në favor të interesave individuale dhe grupore, apo harmoni e interesave në favor të interesave të qytetarëve. Dhe, kjo do të dihet me zgjedhjen e njerëzve nga ai në përbërjen e qeverisë.

Me një qeverisje racionale funksionale dhe demokratike brenda shtetit, do të ndikojë që proceset politike të qarkullojnë pozitivisht në rrjedhat e mëtutjeshme të Shqipërisë në politikën e jashtme dhe në integrimet evropiane.

Edi duhet ta dijë se demokracia do të lulëzojë vetëm nëse menaxhon pasurinë e shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë në interes të tyre.

Edi duhet ta dijë se demokraci funksionale do të thotë sistem i pavarur i drejtësisë, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale për qytetarët. Që nënkupton liri politike dhe socio-ekonomike për qytetarët. Që nënkupton integrim më i shpejtë në BE.

Edi duhet urgjentisht ta pavarësojë sistemin e drejtësisë nga ekzekutivi dhe legjislativi.

Drejtësia do të ketë për detyrë të zbulojë dhe ndëshkojë përgjegjësit dhe vrasësit e viktimave të protestave të vitit 2011 dhe rasteve të tjera kriminale, ku dyshohet se janë inkriminuar qarqe të politikës, më qëllim që të triumfojë  demokracia.

Në rast se nuk zbulohen ata, atëherë secili që do të vijë në pushtet dhe për ta mbajtur atë do të marrë jetë njerëzish, e kjo do të thotë se rotacionet politike do të dyshohen se bëjnë marrëveshje në prapaskenë për ta mbrojtur njëri-tjetrin në emër të “stabilitetit të vendit dhe demokracisë”.

Shpresoj që, në qeverisjen e Edit do të triumfojë demokracia funksionale. Edhe pse me shpresë dhe me optimizëm deri sot nuk është rregulluar asgjë.

Çdo gjë rregullohet me punë konkrete.

Në të kundërtën, do të ndodhë kthimi në pikën zero, vrasje e dyfishtë e demokracisë dhe stagnim i mëtutjeshëm në integrimet evropiane.

*Autori i shkrimit është studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë

3 komente në “Kryeministri në ardhje”

  1. elio says:

    i gjithe shkrimi me duket si ai proverbi “sikur te kishte halla k…do ishte xhaxha”…

  2. sizmografi says:

    Ne se qeveria e re e Z.Rama mbulon mekatet e qeverise se Saliut,apo ben sikur i lufton, qeveria e re rezohet pas disa muajsh.

  3. Gëzimi says:

    Një analizë shumë e kompletuar…
    Edi, puno për popull dhe mos e bëj popullin argat për vete, përndryshe do ikësh edhe më keq se Sala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje