‘Instinkti’ gjenial

19 Korrik 2013, 13:41Blog TEMA

Nga Rexhep Hoti

(Një shkrim në lidhje me analizën e z. Fatos Lubonja, me titull: “Nën qiellin e Europës”)

 

Shfaqja krejt hapur e mendimit që deri dje është ‘ofruar’ brenda shoqërisë shqiptare vetëm nëpërmjet formave të një konfidencialiteti të thellë, dëshmon për një arritje të shoqërisë shqiptare në proceset drejt demokratizimit të saj. E themi që në fillim këtë mendim, sepse jo gjithçka që nuk na pëlqen, na ngacmon apo edhe më keq, detyrimisht duhet të jetë e papranueshme apo e papublikuar. Përkundrazi. Në të vërtetë marrja me shkrimin e z. Lubonja nuk bëhet për t’iu përgjigjur atij domosdoshmërisht. Çdo njeri, pak a shumë, e ka mendimin e vet, pavarësisht rrethanave dhe interesave që ndikojnë tek ai. Vetë liria e shprehjes së shkruesit të shkrimit me titull “Nën qiellin e Evropës”, që të shoqëron me një ngjyrim socrealist (kjo metodë në Shqipëri është dëshmuar në shumë raste e zbatuar më shumë te të burgosurit e diktaturës sesa te vetë krijuesit e saj; është ky një paradoks i veçantë kujtoj), për t’i demaskuar “të vërtetat e tmerrshme”, sipas z. Lubonja, flet për nivelin e lartë të integritetit dhe të lirisë së shkruesit. Mirëpo, me këtë rast, duhet thënë gjithashtu se një pjesë e meritës, kur është në pyetje liria e shprehjes së mendimit, i takon edhe shoqërisë e cila ka krijuar ambient të tillë për shprehjen e mendimit ndryshe. Në të kundërtën, mosliria në shoqërinë shqiptare do të vihej në pikëpyetje!? Në pajtim me këtë mund të thuhet se edhe kombi dhe shtetet shqiptare, të ngarkuara me “mbisundimin e ideologjisë nacionaliste”, sipas autorit, kanë merita që kanë garantuar që, kushdo, kurdo dhe si të dëshirojë, të shprehet lirshëm, pa pasur asnjë pasojë.

 

Para se ta shpalosim idenë mbi instinktin gjenial të shkruesit do t’i ballafaqojmë disa mendime me autorin në fjalë.

E para, z. Lubonja thotë: “… dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta”. Në qoftë se fuqia juaj mendore ka lejuar një konstatim të tillë, atëherë me lejoni t’ju pyes përse nuk e keni deponuar këtë “të vërtetë” te organet e drejtësisë kudoqofshin ato, apo në Hagë. Derisa gjykata e drejtësisë ka konstatuar të kundërtën e të vërtetës që thoni ju, atëherë përse ju heshtni, z. Lubonja; përse nuk na thoni ku ndodhet e vërteta e kapshme për drejtësinë që ju e ditkeni aq qartë dhe e aq mirë!?

E dyta, ju pohoni botërisht “se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë”. Z. Lubonja po ju themi menjëherë se për këto akuza Haradinaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Në anën tjetër, ju që i keni lejuar vetes të deklaroheni publikisht me gjithë atë dije dhe informacion që keni mbi këto krime kaq të rënda që paskan ndodhur sipas jush, a i keni deponuar këto të vërteta diku? Nuk jam i prirë të besoj se ju keni shkruar diçka që nuk keni argumente!? Në të kundërtën, mund të pajtohemi se nuk mund të komunikojë asnjë njeri, aq më pak një intelektual shqiptar para mediave botërore në këtë mënyrë, pa pasur fakte dhe argumente të pakontestueshme!?

E treta, ju thoni publikisht para Europës “se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë”. E kam të vështirë ta besoj se çfarë jam duke lexuar vërtet. E tmerrshme! Ju bëni deklarime të tilla publike para ndërgjegjes europiane dhe dini kaq shumë dhe prapë rrini duarkryq!? Po përse nuk i depononi, në qoftë se vetëm nuk i keni deponuar, këto të vërteta që i thoni ju me kaq zell!? Ju nuk mund të thoni se do të merreshit si dëshmitar jo serioz në këtë rast!? Aq më tepër kur ju keni fakte dhe të dhëna konkrete për çka po deklaroheni botërisht!?

E katërta, ju flisni për disa raporte sikur t’i kishit hartuar vetë mbi çështjen për të cilën e trajtoni. A do të thotë se brenda këtyre raporteve, si ai i Këshillit të Europës, ka qenë e vërteta dhe Tribunali i Hagës e paska injoruar sipas jush!?

E pesta, ju shkoni edhe më larg ku konstatoni se “ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt”. Çfarë profecie! Vërtet, në qoftë se Tribunali i Hagës paska ditur kaq shume, atëherë përse nuk na thoni ju se kush e paska minuar drejtësinë atje!? Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian!? Madje rasti Limaj është ende në proces. Përse nuk vini në Prishtinë t’i depononi këto të vërteta, z. Lubonja!?

E gjashta, siç konstatoni edhe vetë “me gjithë këto fakte të tmerrshme”, pas këtij artikulli në Europë, ju keni edhe detyrim publik të bëni deponimin e fakteve dhe të argumenteve nëse jo kallëzim penal. Ju besoj se e keni kuptuar se me aktin e këtij publikimi ju keni hyrë në obligime jo vetëm njerëzore, por edhe ligjore. Do të isha i tmerruar në qoftë se pas këtij shkrimi nuk do t’ju vizitojë asnjë prokuror prej Tribunalit!?

E shtata, ju e arsyetoni mbështetjen e një logjike kriminale, siç po na troshisni, nëpërmjet “mbisundimit të ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’iu shpëlarë trurin njerëzve”. Z. Lubonja, të gjitha shtetet e Europës, ku ju po i paralajmëroni ‘të vërtetat e tmerrshme që po i disponuakit ju’, janë ndërtuar mbi doktrinën westphaliane, e cila buron dhe është ndërtuar prej interesave nacionale. Nëpërmjet saj është kurorëzuar ndërtimi i kombit/shtet. Ai është i tillë edhe sot e këtë. Prandaj, mendimi juaj në këtë rast, më shumë sesa i pasaktë, ka defekte serioze, në qoftë se do të mund të shprehem kështu pa u keqkuptua prej lexuesit!?

E teta, konstatimi juaj se Haradinaj u mbrojt në Hagë prej shqiptarëve për shkak të imazhit ndaj aspektit ndërkombëtar është tërësisht i pavërtetë. Shqiptarët ishin korrekt me Tribunalin e Hagës deri në fund. Për të mos thënë se në disa raste ishin edhe shumë gjakftohtë, mospërfillës. Ata respektuan vendimet dhe gjykimet e Tribunalit plotësisht, edhe pse kishin shumë arsye për të pasur mendim tjetër. Aq më pak, klasa politike shqiptare, ka menduar për ta përdorur fitoren e individëve shqiptar në Tribunal, që merret me individët e jo me shtetet, për qëllime politike. Jeni plotësisht i pasaktë. Realisht klasa politike shqiptare gjykimin e djemve në Tribunal e ka parë si një orvatje të prokurorisë së Tribunalit për të balancuar me pushtuesin e Kosovës. Z. Lubonja, Ramush Haradinaj ka luftuar për Lirinë e atdheut. Klasa politike shqiptare, sado e çoroditur që mund të jetë, realisht jo përtej çoroditjes së analistëve që mund t’i hasesh nëpër ekranet e mërzitshme të mediave në Shqipëri, ajo kurrë nuk ka hyrë në aranzhmane të tilla çfarë kërkoni për t’ia veshur ju. Madje, ajo njihet botërisht si klasë politike jonacionaliste. Në anën tjetër, mendoj se duhet t’ju vijë të paktën mërzi, se çështja shqiptare në Ballkan nuk është e zgjidhur ende, pavarësisht se ka dy shtete shqiptare përtashësisht. Ky është një realitet që qëndron pavarësisht se si mendojnë shqiptarët për vete apo të tjerët për ta, pavarësisht në qoftë se ata janë nacionalistë apo jo, pavarësisht në qoftë sa ata janë spiunë të fëlliqur deri në fund apo krenarë, pavarësisht nëse janë kreatura të neveritshme apo njerëz krejt normal. Me logjikën tuaj luftëtarët e UÇK u dashka të mos ekzistonin më midis të gjallëve, e lëre të kenë të drejtë për të gëzuar ekonomi të tyre individuale a familjare. Por përse nuk thoni atëherë se çfarë duhet bërë me ta, ndonëse mes rreshtave nuk është vështirë për të kuptuar se logjika e juaj, të paktën, do t’i internonte përjetë ato vajza e ata djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!? Nuk mund t’ju kuptoj!?

E nënta, shqiptarët mund të vuajnë nga e kundërta e asaj që thoni, e kurrë se ata janë kope. Shqiptarët duke e çmuar e mbiçmuar vetveten edhe në aspektin individual, kanë mbetur edhe sot e këtë dite një prej popujve me individualizëm më të theksuar. Individualizmi i tyre është i argumentuar edhe nëpërmjet suksesit e ndonjëherë edhe nëpërmjet aspekteve jo të mira, krejt negative. Prandaj teza juaj e huazuar prej hegjemonizmit ortodoks sllav – me mbi dyqind vjet vonesë, është krejt jo interesante dhe bajate për mijëvjeçarin e tretë. Madje këto mendime për shqiptarët nuk i thotë më as hegjemonizmi më i skajshëm ortodoks në Republikën e Serbisë, i cili u ndërtua mbi një identitet të rrejshëm qindravjeçar. Frustrimi juaj z. Lubonja me shqiptarët, që është prapë një dëshmi tipike e karakterizimit të shqiptarëve si individualist të fuqishëm edhe kur frustrohen, ju jep megjithatë të drejtën e skajshme që të shpreheni si të dëshironi ju në mesin e Tiranës kundër gjithkujt po edhe kundër komandantëve që ju i ditkeni për vrasës. Ndërkaq, në qoftë se keni dëshirë të deklaroni ndryshe statusin tuaj individual, mund të vini në Kosovën e ‘prapambetur’ ku e keni të garantuar me Kushtetutë statusin tuaj të dëshiruar. Dhe, askush s’do të jetë i habitur për këtë veprim tuajin dhe askush nuk do t’ju pyes asgjë. Pjesa dërrmuese nuk do të marrë vesh çfarë janë preferencat tuaja dhe çfarë keni zgjedhur në të vërtetë. Ka shumë ngjashmëri se frustrimi juaj m’i kujton nipat dhe mbesat e kolonializmit në Kosovë që rrekeshin deri pak kohë më parë, me aq zell, për ta thurur brengën e Kosovës prej rrezikut të Beogradi, ndërkohë që vetë ish-shteti kolonial nuk ishte i interesuar më për politika të tilla radikale. Dhe, krejt para se të kalojmë te pjesa e fundit, mund të them se individualizmi shqiptar ka qenë në funksion të plotë të ndërtimit të tri perandorive më të mëdha që kishte bota. Ata ishin aq shumë individualistë sa gjithmonë do t’u ketë dukur e vogël Shqipëria për ta qeverisur. Ata dëshiruan hapësira të pafundme dhe perandori të mëdha dhe këtë e dëshmuan historikisht. Kurse në rrafshin nacional, ‘filozofinë’ e mendimit mbi kopenë e shqiptarëve ju do ta keni marrë fuqishëm prej zgjedhjeve të fundit të shqiptarëve. Sot kudo individualizmi shqiptar mbizotëron nëpër metropolet e Europës dhe për madhësinë që ata kanë në kuptimin demografik, kjo përmasë mund të jetë e frikshme e jo e kundërta. Në këtë drejtim do të mund të diskutonim, por kam frikë se lakmia ndaj ekranit për t’u dukur, ju ka zhveshur në shumë drejtime. S’mund të shoh në mendimet tuaja më mendime prej një mendimtari sovran. Ju po e dëshmoni vetëm guximin e pafund dhe të pakontrolluar për të goditur djemtë e luftës së Kosovës pa kurrfarë përgjegjësie. Dhe, në këtë pikë jeni plotësisht i integruar në mendim dashakeqës. Por jeni shumë shtrembër. Kam shumë dhimbje që të shoh të zhdrejtpeshuar prej ceneve, smirës dhe hipokrizisë. E kam të vështirë të besojë çfarë ke shkruar, të bardhë në të zezë. Dhe ky mosbesim bazohet vetëm në motivin e rrënjës së panjerëzisë.

E dhjeta, ju e keni keqinterpretuar kolektivitetin e shqiptarëve. Ka kohë që e shoh këtë mendim të zi në kokën tuaj. Por, meqë jeni një grup ‘shokësh’ prej ekrani ‘të shitur’ për njerëz të ditur, ju keni krijuar monopol brenda rrethit dhe, kam përshtypjen, se nuk po mund të shihni dot përtej. Kolektiviteti i shqiptarëve është karakteristikë e tij që mund të haset edhe te populli hebre. Kolektiviteti në këtë rast është solidaritet, bujari, fisnikëri. Është njerëzi. Pse jo edhe një ndjenjë e fuqishme e një qenie kolektive jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për ta formësuar jetën me shijen e një loje kolektive, që mund të identifikohet me artin kolektiv të jetës, me lidhjen e veçantë të një komunikimi sipëran. Personalisht mendoj që duhet të jetë edhe një trashëgimi, padashur në këtë rast të futem më tej, sepse e kuptoj që do të mund të keqkuptohem, apo edhe pa dashje të shkas në ndonjë gabim, për të cilën z. Lubonja ka marrë në shërbim një super llup të digjitalizuar. Dhe, për këtë besoj se ka bërë shumë mirë që e ka marrë!

E njëmbëdhjeta, ju, z. Lubonja, flisni për nivelin e krimit dhe të korrupsionit në Kosovë, ndërkohë që ose nuk e dini ose keni ndonjë arsye tjetër, se Kosova e ka ftuar një mision të Bashkimit Europian pikërisht për këto çështje (EULEX). Prandaj para se të flisni më shumë në këtë drejtim, me hamendësime, është mirë t’i referoheni këtij misioni, i cili ka edhe fuqi të plotë ekzekutive, që do të thotë se i tejkalon larg më shumë raportimet dhe kallëzimet tuaja.

 

Vaji i z. Lubonja, për të mos thënë edhe më tej frustrimi i tij, e zbulon megjithatë instinktin e tij gjenial. Kjo më ngjan me instinktin që kanë kafshët pak çaste para se të ndodhin fatkeqësitë natyrore. Ky reagim ‘i pavetëdijshëm’ vije në kohën kur realisht ka marrë fund edhe praktikisht dominimi i shkollës sllave-ortodokse mbi shqiptarët. Nënshkrimi i “Marrëveshjes së Prillit”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, pa ndërmjetësimin e të privilegjuarve që kanë hartuar raport dhe kallëzim tash e njëqind vjet, pa praninë e nipave dhe mbesave të kolonializmit serbo-ortodoks, dëshmon për fundin e një shekulli të rëndë dhe të kushtueshëm për shqiptarët. Bashkimi Europian dhe diplomacia e shteteve euroatlantike dhe vetë Republika e Serbisë, tashmë kanë nënshkruar komunikim të ri me shqiptarët dhe me ngjan se ky është vaji apo më mirë të themi instinkti gjenial i nuhatjes mbi ndërrimin e epokave. Z. Lubonja edhe mund të kërkojë, siç ka kërkuar, për ta kryqëzuar më keq sesa propaganda ultra-nacionaliste serbe Ramush Haradinajn. Fundja, liria e Kosovës ia ka marrë pothuaj të gjithë djemtë kësaj familje. Ajo ka dëshmuar se ka dhënë gjithmonë dhe nuk mund të provokohet më as prej kallëzuesit në rang të lartë të elitës shqiptare. Mirëpo, përpjekja e z. Lubonja për ta gozhduar Ramush Haradinajn, ia heq maskën qëllimit vërtet të keq të këtij njeriu, i cili, mbase, në emër të kozmopolitizmit, është zhveshur edhe nga humanizmi. Shkrim i z. Lubonja është një kambanë e varrosjes së mendësisë së një shkolle hegjemoniste sllave ortodokse, të cilën ky zotëri ka pasur privilegjin ta shesë me para përpara shqiptarëve mbi dy dekada. Por duhet të lejohet të thuhet edhe e vërteta tjetër se faji nuk është i askujt përse z. Lubonja nuk ndihet mirë brenda lëkurës shqiptare ose thënë më ndryshe, përse atij nuk i bie mirë lëkura prej shqiptari. Çfarë ke more vëlla!?

20 komente në “‘Instinkti’ gjenial”

  1. gegetoske says:

    Ti artikullshkrues i njeh mire kuintat dhe prapaskenat! E din lojen qe luhet! Merru me punet tuaja ,se sa per te na dhene ata 3 nentituj dhe 9 mendimet mendoj se je lodhur kot. Gjerave te paravendosura eshte mire qe te mos u dalesh perballe, sepse je askush,ASKUSH,ASKUSH perpara atyre qe vendosin per ty, mua dhe gjithe te tjeret! p.s. Per te qene i sinqerte po ju them se nisa ta lexoj me deshire cfare eshte shkruar,por e lashe se nuk ia vlente!

  2. kirurg says:

    Ia ka lujt fene! Bravo! Lubonja dhe jo vetem ai, ka kohe qe po tregojne se “nuk ndihen mirë brenda lëkurës shqiptare ose thënë më ndryshe, përse atij nuk i bie mirë lëkura prej shqiptari”. Konkluzioni: ne vertet jemi komb dhe shoqeri shume tolerante, shume humane, shume e emancipuar. Ose, thene ndryshe, se pse shqiptaret kane arritur te mbijetojne dhe te mos zhberhen si race per mijera vjet persekutim, eshte nje asrye siperane, qe s’mund ta kuptoje gjithkush…

    1. Arber says:

      ..sepse nuk e ka lekuren prej shqiptari edhe idete i ka te sponsorizuara merret vesh prej ku.

  3. z-amir says:

    Po eshte more eshte e ka koken si nje bole dashi.

    1. k-amiri says:

      i paske qef ndoshta t’i jep hahahah

  4. lumi says:

    nje shkrim i shkelqyeshem mendoj se lubonja do te duhej te ishte i gezuaqr sikur njerzit te kishin durim dhe aftesi per ta trajtuar keshtu
    nje pergjigje brilate, bravo z. hoti

    1. raimondi says:

      Ne lidhje me Lubonjen ka dicka te vecante kur ai ben keto kritikat drjejuar kombit shqiptar, se ai ka nje qendrim konstant ne mediat e huaja, apo me gazetare e studjues te huaj sa here i jepet rasti te flasi
      Lubonja do blasfemoje njeriun shqiptar….

      Nuk mbaj mend ta kemi degjuar njehere te vetme Lubonjen qe te thote nje fjale psh kunder Propagandes Ultranacionlaiste qe bejne qarqet dhe qeeria grek, serbe dhe sllavo maqedonase

      Ka 23 vjet demokraci dhe ne jemi deshimtare te nje ofensive agresiver ne ekstrem te fqinjeve tane , ofensive e cila eshte shoqeruar jo vetem me fyerje nga proapganda gebelsiane e Greqise dhe Serbise ,por edhe me viktima te njeriut shqiptar …..Ku jane vrare e therur me mijera shqiptare ne Kosove, me qindra emgirante shqiptare jane vrare nga greket ne Greqi, apo kulmi kur nje organizate teroriste greke me emrin “Mavi” hyri ne Shqoiperi dhe vrau ushtaret shqiptare…dhe pas kesaj ata u priten ne Greqi si heronj….
      Kemi depduete te parlamentit grek qe jane te perbindeshem ne luften e fjaleve kunder Shqiperise,…dhe nuk kemi degjuar asnjehre Lubonjen , apo Lubonjat qe vegjetojne ne mediat tona te thone nje fjale per ultranacionalizmin e fqinjeve…….

      Dhe shohim se ne fjalen e tij ai nuk perton te stigmatiozje nacionalizmin e elitave shqiptare…!!!!! Nje nacionalziem qe nuk ekziston ne asnje rast te vetem,
      Le te na thote nje rast nacionalizmi , se elitat tona e kane mbush Shqiperine me varreza te gnejshterta greke ,
      I kane mbush kishat shqiptare me prifterinj greke, qe jane thellesisht antishqiptare, saqe bejne deklrata ku mbrojne krimet e Serbise ndaj njerezve te thjeshte shqiptare ne Kosove….Dhe Lubonja nuk thote gjysem fjale ne keto raste……

      __Nuk jam dakort me Meron kur thtoe qe Lubonja eshte i ceket

      Lubonja nuk eshte i ceket , ne analizat e tij eshte i sakte , por ai gabon me dashje kur vjen puna te godase kombin shqiptar ,ne auditoret e huaj, se
      kur gabon brenda Shqiperise edhe nuk ja veme re, por kur gabon ne mediat e huaja , ai behet Pale me propaganden agresive Serbo-Greke dhe ndihmon direkt jashtezakonisht shume per te na profiluar ne si nje komb negativ
      Ai e ve fjalen e tij ne sherbim te armiqeve tane per te “shape dhe horrible opinion” kunder popullit tone
      Dhe duhet te dime qe behet nje propgande jashtezakonisht e madhe kunder nesh

      Para ca muajsh nje profesor amerikan ju beri thirje intelektualeve shqiptare tek Gazeta Iliria ne USA , dhe tha :..intelektualet shqiptare dueht te vijne ketu ne perendim dhe te flasin ne univesretet tona dhe ne mediat tona , sepse duke mos folur propaganda antishqiptare po ju profilon ne nje menyre shume te keqe dhe kjo krijon nje opinion negativ , qe me vone eshte shume e veshtire te ndreqet

      __Pare ne kete prizem te profesorit amerikan qe eshte nje dashamires i Shqiperise , puna qe ben Lubonja eshte Kriminale kunder kombit tone

      ___Nga puna konstante kritizere qe ben Lubonja ne emdiat e huaja Eshte pa asnje dyshim ai simbol i termit amerikan “enemy combatant”…..

      Ca domethene ky term :_-Ky term perdoret per armiqte e paligjeshem te kombit,
      Dhe per keta lloj armiqsh nuk behet gjyq –Keta nuk perfitojne nga te drejtat e civlizimit qe ka nje komb, sepse
      keta lloj armiqsh futen ne radhet tona, ose jane tanet, shqiptare, dhe asbolutisht Lubonja eshte nje shqiptar sic jemi ne, ndaj edhe demi i tij eshte akoma me i madh ,

      Ai duke qene shqiptar dhe shan shqiptaret , eshte me i besueshem se propaganda antishqiptare qe bejne fqinjet, ndaj edhe eshte tejet e demshme vperimtaria e tij

      Eshte skandaloze ajo qe ka bere ky njeri ne keto 23 vjet —

      Une kam lexuar njehere nje liber te Noel Malkolm dhe aty ishte intervistuar Lubonja…..dhe te njejtin muhabet qe ka bere ketu bente Lubonja edhe me Noel Malkolm

      Po ca kuptimi ka te kritikosh vendin tend kur vendi jot mund te kete te meta plot, por nuk ka ndonje vpermitari kriminale kunder fqinjeve ne historine e tij, sic kane fqinjet kunder nesh………Lubonja si pjese e kombit tone ben punen e Akrepit , ndaj duke qene nje Enemy combatant Lubonja nuk meriton te trajtohet nga sistemi jone gjyqesor , por atij i duhet marre pashaporta dhe duhet ndjekur jashte Shqiperise si i padenje per emrin shqiptar, –Te mos lejohet me te shkeli ne Shqiperi _Kjo eshte me e pakta, sepse keta lloj Enemy Combatant shteti mund ti fuse ne burg pa gjyq , dhe eshte plotesisht i justifikuar edhe nqs i torturon per te gjetur arsyet dhe kush e nxit kete te sabotoje te emrin e kombit tone –Por sic thashe , me e lehta eshte qe kete Lubonjen ta ndjekin jashte Shqiperise si __Person non grata ..

      Ne lidhje me ate qe thote Lubonja per dy standartet e politkaneve tane, …ate lloj te foluri e perdorin gjtihe bota moderne

      Te gjithe ndryshe flasin per popullin e tyre dhe ndryshe flasin jashte,
      sidomos ne rajonin tone ashtu flasin te gjithe, se ne duhet te kemi edhe nje gje parasyh –Ne cilin rajon jetojme ?
      Nuk kemi fqinje vendet nordike, kemi fqinje grekun ku ushtria e tij e Nato-s kendon:…me zorret e shqiptareve do bejme litare…,
      kemi komshi serbin qe theri masakroi dhe i poqi te gjalle 12 mije shqiptare, kemi sllavo maqedonsit qe e vrane shqiptarin vetem pse nxori celularin nga xhepi per te folur…..

      Pra jetojme te rethuar nga fqinje agresive , qe qenien ne EU e perdorin per te ……bere zoret e shqiptareve litare….., nuk kemi fqinje Gjermanine, Angline, Suedine etj , ok __Pra te jemi me kembe ne toke /

      Ne, emigrantet jetojme ne vende demokratike , dhe shikojme se keta kane standarte te fjales s endershme me popullin e tyre vetem , ndersa me shtet e tjera bejne Politike , nuk kane nderhsmeri me te tjeret kane vetem te folur mbi bazen e interesit te shteti te tyre

      Ndaj , edhe aty kur flet per dy standartet ,Lubonja prape e perdor ate shprehje per te goditur kombin tone,
      Sepse cdo shtet ben politke me shtet e tjera , ndersa me popullin e tij sillet me ndershmeri –Kjo eshte moto e sotme

      Ministri jashtem serb e kthehu OKB-ne ne nje zyre ku diskretiohej Kosova dhe mburreshin krimet qe ta kishin bere kunde r nesh…dhe nuk doli ndonje intelekltual qe ti thoshte gje atij …sepse ai mbronte interesat e kombit te tij

      __Ndaj nuk eshte gabim sic thote Lubonja gjuha me dy standarte ( dmth kur ti flet me te huajte,
      por eshte gabim, dhe faj i rende biles
      kur ti flet me dy standarte me popullin tend i cili te paguan rogen, KJO ESHTE E PATOLERUESHME

      NDERSA NE LIDHJE ME SKIZOFRENINE do thosha se ajo nuk ka lidhje me ate qe e trajton i ligu Lubonja, por ajo qendron si e mete tek Intelektualet tane, tek Media, tek gazetaret etj
      Ja psh Edhe Mero thote qe perendimi u ngrit dhe e shpetoi Kosoven

      Kjo eshte nje gjysem e vertete, se perendimi nuk do ngrihej aspak ta shpetonte Kosoven, sic nuk u ngrit te shpetonte Bosnjen por e la te therej nga serbet

      Ishte shanci i jone qe Zonja ALBRIGHT DOLI NE KRAHUN TONE, se askush ne Europe dhe ketu en USA nuk ishte pro nesh.

      Pra intelektualet tane duhet te jene realiste, dhe te kutpojne se realiteti nuk eshte ashtu sic flitet , por eshte krejt ndryshe, pavaresisht se cfare thuhet

      Duhet te jetojme ne nje realtiet , por jo ne ate qe predikon Lubonja, por ne realitetin qe jetojme –Kush eshte ky?

      Europa nuk eshte aq dashamirese kuNDrejt nesh, dhe kombit tone, KJO PER SHKAK TE FESE QE NE KEMI –dHE DUHEN BERE GJERAT TE QARTA TEK NEJREZIT —-dhe E VETMJA QE E KA BERE KETE GJE TE QARTE DUKE UA HEDHUR EUROPIANEVE NE SY ISHTE jOZEFINA _-bRAVO I QOFTE JOZIT !, Se ne shikojme u vrane 12 mije ne Kosove , dhe ne vend ti keRKohet llogari Serbise,
      perkundrazi EU e perkedhel Serbine nderkaq qe Kosoves i ve detyrime dhe stigmatizon here pas here, DUKE E AKUZUAR PER KORUPSION E KRIME ETJ, KUR ENF AKT NE kOSOVE KANE UDHEHQEUR ATA TE eu-SE –Nqs ka korupsion jane ata fajtore, sepse ata e udheheqin vendin atje
      –Por pse ndodh kjo ?

      Gjithe puna eshte tek forca –Nuk duhet te genjejme veten, dhe Intelektualet nuk duhet te lejojne te skizofrenohen , por te kuptojne realitetin : _-Nqs ke forcen , te vjen edhe respekti, nqs nuk ke force , nuk e ruan njeri per ty dhe do te godasin te gjithe

      Intelektualet tane duhet qe te kerkojne qe shtet shqitpare ne Kosove e Shqiperi te risin forcen ushtarkae, ne menyre qe te na respektoje EU

      Serbia respektohet spese ka fuqine ushatarake dhe rezaton frike per trazira
      Atehere edhe ne duhet ritemi suhtarakisht ne menyre qe te vendosim ekuilbrin ne rajon, ndryshe do jemi gjithmone nen goditjen e te huajve “dashamires” te Europes nga jashte, dhe te “Lubonjave” te ndrsyhme nga brenda ……

      Ndaj , nqs ka skizofreni ne mjedisin shqiptar ai gjendet tek intelektualet , gazetaret, media etj te cilet po dalin si budallenj , se po na tallin te huajte per shkak te tyre, __-

      Nuk ka ne bote asnje shtet te vetem qe te mos e mbroje vete hapesiren ajrore , por ja mbrojne te tjeret –Kjo eshte gjeja me qesharake ne bote, APo shtet pa ushtri si Kosova __Dhe intelektualet tane degjone keto fjalet e bukura per integrim, bashkepunim, futje ne EU etj dhe i marin per ..” face value” kur nef akt keto jane ca garniutra , por qe ne total keto nga tendenca qe kane duket se do ndihmojne fqinjet tane dhe ne do na lene jashte perjete, ….se gjasme ne nuk i plotesojme dot standartet

      Po ca standarte ploteson Serbia, Maqedonia, Mali iz etj__Ato jane ekonomi ne krise, Brenda shteteve te tyre kane tensione sociale te tmershme–Ne Serbi u vra Kryeministri, ne Mal te zi Kryeministri merej me kontrabande drohge, Ne Maqedoni eshte ne nje krize totale ne cdo aspket —Shto pastaj te gjitha keto shtete ne rajonin tone te drejtat e minoriteteve i kane skandalzoe fare —
      Ndersa Shqiperia ne te gjitha keto tregues qendron shume me larte se fqinjet __Biles per ekonomine shqiptare flet me nota shume te mira Standart & Poors –Une u cudita se ata flisnin shkelqyer per treguesit e ekonomise sone dhe per speicalsitet tane
      ., shto pastaj te drejtat e njeriut en Shqiperi jane ne stadin me te larte ne Europe …Ka klasa greke me dy nxenes dhe nje mesues –Nuk ka ku te veje me , Kemi edhe Lubonjen qe flet ca te doje …dhe nuk i thote njeri gje –Ne asnje vend te botes nuk ka liri kaq te madhe fjale sa ne Shqiperi–As ne USA
      Pra Shqiperia ka treguesit me te mire per tu ebre anetare e EU-se dhe burkoratet e EU-se nuk e kane ne konsiderate fare

      Atehere Intelektualet shqiptare duhet te zgjohen –Te kerkojne te drejten per kombin e tyre , jo duke e kritikuar kombin e tyre, sepse e krahasojme Shqiperine me fqinjet jo me Vendet nordike, por duke i kerkuar llogari burokracise se EU-se qe perdor dy standarte per pranimet ne EU
      apo q elejon shtete si Greqia qe perdor organizata teroriste kunder nje vendi fqinj , apo kur ushtria e saj kendon kenge te denja per talebanet ….

      Ndaj shqiptaret ne pergjithesi dhe intelektualet ne vecanti nuk duhet te merren me kritika kunde rkombit te tyre ne arenen nderkombetare, sic ben Lubonja , por te bejne kritika ndaj fqinjeve qe na godasin pareshtur ..
      Duhet te veprojme si ekip te gjithe ne mbrojtje te interesave te kombit tone _-Keshtu bejne gjithe bota e qyteteruar –USA per interesat e kombit te saj beri aleance me me Bin Laden, ne te pakten te demaskojme krimet qe fqinjet tane bejne kunder nesh _Kaq , Eshte e morlashme kjo qe do bejme dhe e ndershm, sepse e drejta eshte ne anen tone, _-Ata na kane vrare ne,, ata bejne litare me zorrret tona , jo ne
      Ata jane xhelatet …ne jemi viktima
      e —Te pakten ta bejne kete pune intelektualet tane per te treguar se jane te moralshem. dhe se nuk jane skizofrenike..sic eshte i ligu …Enemy Combatant . me emrin Lubonja

  5. kastrati says:

    nje pergjigje interesante luboja me duket se ka rreshqitur per ndonje arsye qe nuk mrndoj se ia ka vlejt

    1. Dean says:

      Lubonja ka rreshqit se eshte pede,prandaj.
      Eshte 1 nga njerzit me te NDYRE qe mund te takosh ne kete jete.

  6. bedriu says:

    Një shkrim që paska nxjerr teza interesante. Mendoj se Lubonja vërtet është duke treguar se është harxhuar shumë. Ai është duke e torturuar vetveten. Ai nuk është duke shkruar, por është duke bërë thjesht absurde për t’u treguar i veçantë. Shqiptarët janë më të mençur sesa është duke menduar ai. Hoti iu paska përgjigjur vërtet bukur!

  7. lisi says:

    Z. Hoti pskeni hapur dilema te medha. nuk besoj se shkolla sllave do te marre fund te shqiptaret e4dhe nje kohe te gjate. si deshire eshte e mire. nje kulture shkrimi per lakmi,

  8. kosovari says:

    Z. Malaj, qenke zgjat ne “argumentet” e tua si shume. Ato qe i ka thane z.Lubonja, i thot(ne heshtje) ni perqindje e mire e popullit te Kosoves. Me vjen mire mua personalish, qe ka ardh koha qe dikush te shkruan pa frike per heronjet e badakut shqipetar…por prap se prap frika ashte e madhe tek populli!

    1. Dean says:

      C’a zoti Malaj,thua mor njeri?
      Ti duket qe as shkrimin nuk e ke lexuar.lene mo me dhen mendime te drejta.

  9. VL.HAS. says:

    I nderuar Rexhep HOTI ,se pari do te te falenderoja personalisht per kete shkrim analize shkencore qe i beni paraqitjes se pseudo shqiptarit Fatos Todi LUBONJA i ushqyer dhe i njesuar po me akuzat qe propoganda serbe ka ndermarre e ndermerr si gjithemone ndaj shqiptarve ne pergjithesi dhe ndaj atyre te Kosoves ne vecanti . Nuk eshte cudi qe kete , qe ky megalloman e nihilist i gjitheckaje te mire shqiptare , dhe i c’do arritjeje te shqiptarve ta kete si porosi te babaijt te tij te gjykuar nga regjimi qe lam pas , per ta erresuar e neperkembur po ashtu siq u perpoq per ta bere edhe i ati ne fushen e artit dhe te kultures shqiptare ku dhe dha hesap per tradheti ndaj atedheut . Shkrimi i tij ne ish rrugen e te atit ne sherbim te te huajve anti shqiptare mundet te jete kryer prej tij edhe me shperblime te fshehta,vetem e vetem per te coroditur shqiptaret dhe per ti c’orjentuar e larguar ata nga e drejta qe u tokon . Quditemi se si ky bire trdhetari dhe anti shqiptari te vazhdoj te percapet kaq shume duke e shitur vehten sikur vetem ky , ditka te beje analiza dhe verejtje per keto gjera qe shtroi ne ate artikull qe aq keq na zemroi . Siq ishte dhe i jati Todi TRADHETAR nE regjimin e me parshem edhe ky sot ne demokracine liberale te njeten gje bene duke shfry mellefin e vete per ato qe ka pesuar dikur . Ndoshta kjo tradhetia qenka semundje gjaku qe percjellet nga brezi ne brez per kete familjen LUBONJA . Reagimi i jua i nderuar HOTI ,ME ANE TE KETIJ SHKRIMI VERTETONI ATE qe e kane then shume te tjere ,se ate qe s’e arrijne gjeneralet me lufte e realizojne njerzit e shkences , artit dhe te kultures ne kohe paqeje . Kete sherbim po i beni dhe ju ketij parimi me kete shkrim i cili qofte vazhdimesi e intelektualit , patriotit te shquar te rene ne lufte Ukshin HOTIT . Ramush Haradinajt per periudhen e pas luftes edhe mundet qe ti gjejme ndonje gabim per ndonje paraqitje jo dhe aq serioze ne politiken e sotme , qe mesa duket jane dhe pasoje e atij shkollimi te mangut te kohes se ish pushtuesit serb , por kurre jo per ato per te cilat eshte akuzuar nga gjykatat nderkombetare . MENDESITE ,IDETE QE PARAQITEN NE SHKRIMIN E MEPAESHEM TE FATOS LUBONJES DUKE VENE NE NJE BALANCE KRIMET E PUSHTUESIT ME VEPRIMET MBROJTESE TE UCK PERBEJNE KRIM DHE TRADHETI PER KETE ANISHQIPETAR ME GJOJA SE PO U MESOKA KY , SE CFARE PASOJA te keqia sjellka NACIONALIZMI I NJE POPULLI QE GJYSMA E ME TEPER E TERITORIT TE TIJ Eshte GLLABERU nga TE TJERET . Edhe njehere te lumte mendja e jote e ndritur i nderuar Rexhep Hoti !

  10. berat says:

    Bravo z. Hoti. Shumë po përrallisin se Lubonja paska sulmuar gjoja heronjte e ku ta di se cafre. Po duke prej se largu se ky njeri ka marre te holla per te shkruar kunder nje njeriu dhe jiq ma shume. E mira eshte se spiunet te te gjitha ngjyrave kane mundsi te thone ete qe duan ta thone e te cilen deri dje e kane bere ne menyre te fdhete . sot e thone hapur. Po pse e serbia dhe greku kane qene jo normal sikur te mos i linin klushet e vet ne trohet shqiptare. Por edhe kjo khe eshte tejkaluar. Pajyoem me ate qe e z; Hoti. Ieshtja eshte a mund te thuash nje te vertet qe ti sherbeje njeriut dhe te mos jete qyqare duker vajtur se kush eshte kriminele e kush vrases e kush spiune. Lubnja ka shkruar gjithnjë marrezi kjo nuk eshte marrëzia e tij e fundit. FatekeqesiA E tij eshte se ai nga ngecur ne hapesuren e panjerzise e nuk po del dot prej saj

  11. berat says:

    bravo nje pergjigje e shkelqyer ju lumte z. hoti

  12. albana says:

    Eshte shkrimi i pare i z. Rexhep Hoti qe po lexoj. Pershtypja shume e mire qe m’u krijua nga shqipja e shkruar me ben te besoj se ka shkruar edhe here te tjera ne faqet e shtypit. Me vjen keq qe po e lexoj shqipen e tij me kaq vonese.
    Me kete nuk dua te them se pajtohem plotsisht me permbajtjen.
    Njerez qe e shkruajn kaq mire shqipen kemi gjithenje nevoje.

  13. z-amir says:

    or ti k-amiri heki dy shkronja ne mes dhe tamam te vije.

  14. Suzana (Kosove) says:

    Lubonja eshte bere HIT ne Serbi….Nje albanac qe punon per te miren e Serbise, thithe ajrin e Shqiperise..Ne Histori do futet ne nje thes me Esad Toptanin, Ahmet Zogun dhe “albanaca” tjere qe punuan e vepruan per te miren e Serbise.

  15. Mirez. Hoti, pergjigje e mire per vllahun lubonja qe per kete merr honorar te majme, per te lehur, kete here i lehu vetes, gjithnji prej zellit te teprum ja cjerrin masken vetes keta anal- istet anal- shitur, ato pare qe iu hedhin turinjve prej aty i bejne pune. Du te ve ne dukje kete: shiko sa holle i perdor antishqiptarizma gjerat, e rrotullon llapen sikur tere popujt e rruzullit te jene 100 here me te vyer se raca shqiptare edhe se megjithe mangesite e veset tona , kualiteti dhe virtutet e shqiptareve si popull tejkalojne ato te cdo kombi (nuk po du t’i e nje shifer heresit se do jem subjektiv e i padobishem, po mjafton argumenti i provum gjate historise: mbijetesa e shqiptareve,
    Edhe se te carku prej popullsi barbare, fanatike deri ne genocidizem, genocidizem me AkademiShkencash, jo vetem te OrthodoksiseKuqe).
    Per t’u evidentu: gjeja e mire ne kete mes eshte qe lubonja e ka ‘e zeza ne te bardhe’ kete,
    mbas te pares (lidhur me heroin tone kombetar Gj.Kastrioti, qe raca ktyre te ‘ndriturve’ e plasen ta bojn te tyrin,
    kaaaaaaq te ndritshem jane Hijenat, si perhere),
    ej, mor tos (tos= pluhur) eksperti per gjithcka/ per asgje vec te lefmes & lekurshitjes!
    na nxorre merzitine, ejvalla (s’di ta them ne greqisht a serbisht, po zere se e thashe),
    Hajd tung e t’mira, shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje