Është jashtë çdo dyshimi që ju, demokratë, po kaloni kohën më të vështirë politike që pas vitit ‘97. Duke përjashtuar shkakun, më 23 qershor PD-ja u trondit po aq rëndë sa në atë vit. Në vitin 2013, përmasat e humbjes së mbështetjes popullore kanë arritur pothuajse madhësinë e vitit ‘97, në të cilin, dhe kjo nuk duhet harruar, PD-ja nuk kishte komisionerë në gjysmën jugore të trupit të shtetit. Pra, megjithëse ishit në pushtet, megjithëse ishit në komandë të procesit të votimit, megjithëse ishit në krye të numërimit të votave, gjashtëmbëdhjetë vjet më pas ju, demokratë, po përjetoni të njëjtën dramë të zvogëlimit të partisë. E gjitha kjo nuk ka si të shpjegohet veçse me atë që shkaku i fshehur pas humbjes së 23 qershorit duhet të jetë më i rëndë, më sundues, më tragjik se ai shkak që prodhoi humbjen tuaj në vitin ‘97. Është një “rënie e lirë” që ka ndodhur në jetën e partisë. Është një përplasje që ndodh gjithmonë nga rrëzimi prej lart. Është një thyerje qafe. Tragjizmin e zvogëlimit dramatik të PD-së e shton akoma më shumë koha në të cilin ndodh. PD-ja humbet peshë mbas ndërtimit të rrugës së kombit, mbas hyrjes në NATO, mbas shkurtimit të distancës me BE, mbas rritjes së rrogave, madje edhe mbas ndërtimit të tunelit të Elbasanit. Jashtë çdo dyshimi, me gjithë përpjekjet e qeveritarëve për t’i shndërruar shqiptarët në turmë, kope, ata, shqiptarët, reaguan dhe askush nuk mund të thotë që inteligjenca e shqiptarëve, të paktën këtë radhë, ishte një kusht i paplotësuar për t’u futur në BE. Tani është koha juaj demokratë. Shqiptarët i kanë bërë analizat e tyre. Ata i kanë marrë vendimet. Shqiptarët presin analizën tuaj, vendimin tuaj, demokratë!
Demokratë, ajo që i jep jetë ekzistencës suaj është përgjegjësia. Liria, misioni i shenjtë i juaji, vdes, shuhet menjëherë nëse nuk vihet para përgjegjësisë ai që e shkel, e kafshon lirinë. Pa përgjegjësinë liria shndërrohet në dhunë të të fortit ndaj më të dobëtit, në pushtet të njërit për sundimin e të tjerëve. Kështu ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Kështu ka ndodhur në PD, veçanërisht në tetë vitet e fundit. Mungesa e përgjegjësisë krijoi autoritarizmin, kultin e individit. Dhe e gjitha kjo është bërë në emrin tuaj demokratë, absolutisht. Pasi merrte votën tuaj në kuvendin e partisë (një votë që ka qenë gjithmonë nën peshën e një dyshimi të thellë), z. Berisha e shndërronte atë, votën tuaj, në një pushtet të vetin, i cili ishte absolut, sepse shndërrohej në një pushtet mbi ushtrimin e të cilit nuk jepej më llogari, sepse ushtrimi i tij zhvishej nga përgjegjësia (accountability). Tragjikisht, ju, demokratë, i jepnit aq pushtet z. Berisha sa të ishte i mjaftueshëm për të sunduar lirinë tuaj. I gjithë mekanizmi i shndërrimit të votës suaj në një sundim poshtërues mbi vetveten ndodhi sepse ju, demokratë, lejuat të transferonit pushtetin tuaj te njëshi pa i kërkuar atij llogari se si e përdorte atë. Kjo teknologji e poshtërimit nuk mund të aplikohej pa bashkëpunëtorë. Autoritarizmi nuk ushtrohet pa autoritarë. Autoritari i parë shumëfishon autoritarë të tjerë jo vetëm për të ushtruar pushtetin, por edhe për të siguruar jetëgjatësinë e tij. Prandaj nuk ka asnjë kufi midis autoritarëve, sepse nuk mund të thuash se ku mbaron një autoritar i keq për të filluar një autoritar i mirë. Sot, ata, autoritarët, bashkëpunëtorët që e ndihmuan çdo ditë z. Berisha të krijojë kultin e poshtërimit (individit) brenda PD-së, i keni para jush, nëpër salla, ndërsa iu luten për votën. Të komanduar njësoj si z. Berisha nga instinkti i marrjes së pushtetit për të sunduar lirinë tuaj, demokratë, ata janë përgjegjësit kryesorë për zvogëlimin dramatik të PD-së më 23 qershor. Por, ata nuk po dalin para jush për këtë. Nuk po dalin para jush për të shpjeguar humbjen, për të mbajtur përgjegjësi, përkundrazi, për të kërkuar pushtet. Akoma më zi. Për të ruajtur të njëjtën skemë të sundimit të PD-së. Për të ruajtur nesër kultin e z. Berisha edhe pa z. Berisha.
Në datën 22 të këtij muaji, ju demokratë do të shkoni para kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, me idenë se jeni para dy mundësive. Unë mendoj që, të paktën këtu, e keni gabim. Në datën 22 të këtij muaji, ju demokratë, keni më shumë se dy mundësi dhe jo virtualisht, por realisht. Një mundësi është të votoni për kandidatin 1; mundësia tjetër është të votoni për kandidatin 2; dhe, ju ftoj ta lexoni me vëmendje këtë pjesë, mundësia e tretë është të mos votoni për asnjërin, ose të votoni për të dy bashkë, pra, në thelb, të bëni të pavlefshme fletën e votimit. Le të marr pak rreshta për t’u sqaruar para jush, demokratë. Votimi për kandidatin 1 nuk ndryshon në asnjë pikëpamje nga votimi për kandidatin 2. Është një nga gjërat më të thjeshta të kësaj bote të vërtetosh që nuk ka asnjë ndryshim sinjifikativ midis kandidatit 1 dhe kandidatit 2. Kushdo të fitojë prej të dyve, nesër do të punojë nga mëngjesi në darkë, njësoj si dikur, në shërbim të z. Berisha dhe të kultit të tij të individit. Ndërsa ju, demokratët e thjeshtë, do të trajtoheni njësoj si më parë: si kopje psikosociale që u shërbeni pronarëve të rinj për të përjetësuar sundimin e tyre mbi partinë. Ka edhe një argument më shumë se pse do të ndodhë kështu, ekzaktësisht. I gjithë procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, sipas parimit një anëtar, një votë, është një proces ilegjitim për PD-në, sepse nuk ndodhet në statutin e saj. Një proces që nuk ndodhet në statut, nga ana tjetër, nuk mund të rregullohet ligjërisht, pra, mbi të nuk mund të përgatiten rregullore, modalitete. Si i tillë, i gjithë procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri është një proces që nesër mund të hidhet në erë nga një komision i thjeshtë revizionimi i PD-së, i cili mund të iniciohet nga një autoritet i partisë, nga kryesia e saj, dhe veçanërisht nga z. Berisha. Po prodhohet një kryetar jo legjitim nëpërmjet një procesi jo legjitim. Një kryetar që po nuk e komandoi me një fishkëllimë, z. Berisha e bën të paqenë me një lëvizje dore. Në majë të gjithë kësaj mund të shtohen edhe skandalet e qeverisjes, ku kanë marrë pjesë kandidati 1 dhe kandidati 2, të cilat, megjithëse shqiptarët nuk i morën vesh kurrë, nuk do të thotë që nuk janë atje, nuk do të thotë që janë fshirë nga kujtesa e z. Berisha. Në majë të gjithë kësaj, prandaj, mund të shtohet gjithçka që i mban peng. Ku përfshihen të gjallë dhe të vdekur.
Dhe le të vijmë te pjesa e fundit e letrës sime, demokratë. Nëse ju e bëni të pavlefshme fletën tuaj të votimit, atëherë edhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së, megjithëse nuk duhej të ishte nisur fare për shkak të ilegjitimitetit të tij, do të zhbëhet menjëherë dhe plotësisht. Ajo që do t’u mbetet të bëjnë pronarëve të PD-së është e detyrueshme dhe shumë e thjeshtë. Ose do të kërkojnë që zgjedhja e kryetarit të PD-së të bëhet sipas statutit të partisë, ose do të përpiqen ta ndryshojnë atë, statutin, për t’i dhënë legjitimitet procesit një anëtar, një votë dhe për të caktuar modalitetet. Por, të dashur demokratë, në të dyja këto raste, ata, pronarët e PD-së, do të detyrohen të bëjnë atë që nuk do të donin ta bëjnë kurrë: të thërrasin kuvendin e partisë, sepse pa të as nuk ndryshohet statuti, as nuk zgjidhet kryetari i ri sipas statutit ekzistues. Do të detyrohen, ata, pronarët e PD-së, t’ju mbledhin të gjithëve së bashku në sallën e Kuvendit. Atje ku do jeni të gjithë, jo të copëtuar nëpër Shqipëri, jo të shpërndarë, jo të dobët, pa energjinë e të qenët bashkë. Atje ku pronarët e PD-së duken të vegjël dhe nga ku ju mund të bëni të gjëmojë salla dhe t’u kërkoni, më në fund, të fillojnë nga shpjegimi i humbjes, nga përgjegjësia. Atje ku bëhet e pamundur që humbësit të bëhen liderë. Atje ku ju, demokratë, do të keni më në fund shansin të rithemeloni PD-në dhe të rrëzoni pronarët e saj të paligjshëm./ Shqip/
Nje shkrim i papare,i sakte dhe tragjik ne vertetesi
bravo te qofte o Besnik Gjongecaj,shpresoj qe DEMOKRATET e vertete ti therrasin mendjes dhe te djegin fletet e votimit dhe ti nxjerrin lakuriq keta kriminela qe duan te behen kryetare partie per te mbrojtur b…en e vet,se asgje nuk i plas per partine dhe njerzit e thjeshte…..THIRRINI MENDJES SA NUK JENI VONE O DEMOKRATE!
Nuk bëhet parti me llumin e ndyre te shoqërisë. Cdo parti e tillë është e destinuar dhe ështe e provuar që ka cikël të mbyllur. Në fund të ciklit të vet bën shpërthime, vrasje, mashtrime. Parti te tilla i ngjajne me shumë një koncentrati baltoz shoqëror që mund të krahësohet me të ashtuquajtura vrima të zeza që formohen si degjenerim i lëndës nga rritja astronomike e peshës specifike per shkak të uljes së volumit nga largimi i elektroneve etj. Ashtu si vrima e zezë nuk e lë dritën të dalë për shkak të forcës katastrofike gravitacionale, po ashtu edhe Berisha si vrima e zezë thith e thith elementin shoqëror deri sa vjen nje moment dhe shpërthen. Berisha = Vrimë e zezë (Bucchi Neri, Black hole), por në ndryshim nga këto ai mund ta hajë atë që hanë gratë.
Fakti qe behet nje gare jashtestatutore per zgjedhjen e kryetarit te ri te PD, tregon kalbjen e kesaj partyie dhe ja dakort, madje e kame nenvizuar ne nje shkrim, se partia demokratike duhet te rithemelohet
Me Berishen ne Parti, madje vetem me ndikimn e tij ne PD, nuk mundet te kete Parti Demokratike, sepse Berish eshtesekretari i rrepte i Partise, eshte komunisti i eger, miku i familjes se Enverit, eshte rritur me qumeshtin e Partise se Punes te shokut Enver. Qe eshte nje antidemokrat. Berisha e vertetoi qe ne ditet e para kur PD mori pusdhtetin. E para gje qe beri ishte grabitja e prones te pronateve te ligjshem, e dyta ishte mos demshperblimi i te persekutarve te komunizmit, Berisha demshperbleu bllokmenet qe dolen ne gjyq, por kurre nuk demshperbleu te persekutuarit antikomuniste. Keto jane mjaf per te treguar kush eshte Berisha. Me berishen nuk ka demokraci, ai duhet te dale para dejtesise per krimet e 23 viteve, per vrasjet e panumerta, per faljen e territorit shqiptar greqise, per prifterinjte greke qe komandojne ne Shqiperi , dhe per te gjithe bemat e tjera antishqiptare..
Cdokush qe sot vazhdon te jete antar me shpellen e PD-se, eshte nje plehre.
Diktatori i PD u shndrrua ne diktator iShqiperise ! Diktatori Berisha e ka marre me puc udheheqjen e PD.
Pastaj ”baca,, mori me puc shtetin e pushtetin shqiptar. Qysh prej 23 vjetesh Diktatori ka qene ilegjitim
ne shtetin e qeverine shqiptare !
Pa rinovimin total te PD . ajo do te mbetet nje bande mafiozesh ne duart e ”godfather,,-it ! Me Bashen dhe
Olldashin kjo parti do te degradoje ne nje bande kriminelesh qe kane kapur udheheqjen e kesaj bande ,
duke patur gjithemone doren e zeze te diktatorit pervers e te mbrapsht .
A ka ndonje demokrat , nga ata militantet e PD-se qe te kete durim dhe ta lexoje deri ne fund kete leter zmerile?
Besniku mori kurajo te flase,po flet per shurdhet.
Mer guximin te flase hapur per kandidatin 1 dhe 2,po demokrateve ju tregon rruge te gabuar.
B.Gjongecaj i njehe mire dredhite e S.Berishes dhe gjithnje i kane dalo keto dredhi se njerzit nuk harine ti pergjigjen me dredhi.
Thirja qe ben B.Gjongecaj eshte e gabuar, edhe sikur 90% e demokrateve ti bojkotojne zgjedhjet perseri kryetar do zgjidhet o kandidati 1 ose 2-shi,edhe me 100 vota.
Per mendimin tim zgjuarsia e B.Gjongecaj do ishte te shpallte ne letren e hapur kanditaturen e tij dhe votuesit te shuajne dy kanditaturat e shpallura dhe te shkruajne emrin e tij.
Dhe ne se kanditatura 3 do kish me shume vota do ta vinte ne veshtiresi pronaret e PD-es,keshtu qe vota e pavlefshme eshte si teoria e Fatos Lubonjes, po ne PD-e nuk mund te ndodhe ajo qe ndodhi ne 23 Qershor se demokratet s’kane dy alternativa per te zgjedhur.
eh PDja, rrahmet paste!!
nuk e mbledhin kuvendin padrinot dhe skan per ta mbledh ndonjehere deri sa te jete hija berishes ne ate parti te qelbur.
Besniku ka studjuar shume eshte me mend me vjen mire qe e ka bere kete leter . Jam e mendimit te gjifhe intelektualet te shkruajne nga nje leter se ne PD duhet nje reflektim i madh ne kete zhgenjim qe mori cdo demokrat dhe cdo shqipetar. PA NJE ANALIZE TE FHELLE NUK KA KUPTIM SEPSE NUK ESHTE VETEM FAJI I KRYEMINISTRIT SE NJE DORE NUK E MBAN DO TE SHTEPINE POR DUHET TE PUNOJNE TE GJIFHE DHE TI FHONE POPULLIT NA FALNI PO TE KENE PAK MORAL NJEREZOR , SEPSE NE VUAJME NGA SERVILAT .
Gjongecaj?
Akoma vazhdon PD me Bucpapaj, Gjongecaj, Malaj, Bashkurti, Mehmet Elezi?
letra eshte shume kuptim plote te gjitha keto qe behen ne pd jane formale dhe per te fituar kohe sali berish asgje nuk ka per te ndodhur perseri berisha do jete ne krye .Te gjitha jane fallco dhe ai prape do jete ne parti e pushtet
Mbledhja e kongresit eshte emergjente dhe e domosdoshme ndryshe PD do vazhdoje rrokllisjen drejt gremines. Shpetojeni……….
O Besnik e ke qare fare po kujt ia thua….maloku I shpellave jau ka shpla trurin me shurre dhe I terheq prej hunde ,I poshteron e I denigroi demokrate e shqiptare pa dallim feje e krahine. Kam nje si parandjenje qe vete demokratet kane per ti dhene nje plumb ne balle ketij monstre me fytyre ulkonje….. epo beri nje shqiperi te tere lemsh hundemadhi me ate fytyre antipatike si nje mi halesh….o zot ne ferr I vafte shpirti
Perendi, zoteria jetoka ne nje planet tjeter ! Si eshte e mundur te mendohet dhe shkruhet ne kete menyre? Po kush ka mundur, i nderuari zoteri, te ndaloj vdekjen qofte edhe te nje individi te vetem ne kete bote? PD, ashtu si cdo gje ne kete jete, lindi, u rrit, u plak (shpejt apo vone kjo eshte pergjegjesi e atyre qe kujdeseshin per jetegjatesine e saj) dhe natyrisht pritet qe te vdese. Ne kete bote cdokush mund te rroj shume apo pak mbi bazen e kujdesit qe tregon ai vet dhe te afermit e tij per te. Duket, PD qe e thene te vdes shpejt. Dhe ju perpiqeni qe kjo te ndodhe sa me vone. Eutanazia, fort i ndrituri zoteri, eshte nje domosdoshmeri qe shpejt apo vone do ta fitoj te drejten e qytetarise. Ndaj leri perrallat dhe lere PD te ece ne rrugen e saj…
Ah sa ngaterroheni me detaje dhe beheni lemsh.
Po cfare vlere ka statuti o Besnik? Ate e ndryshon Saliu si te doje brenda nates.
C’vlere ka bojkoti qe ti sygjeron? Atehere Saliu vendos kryetarin me voten e tij.
Ka vetem nje zgjidhje te vetme kjo pune. Largohuni sa me shpejt nga kjo parti menxyre. Bahuni bashke te gjithe te djathtet dhe formoni nje parti te re, te bazuar ne dieale te djathta, ne rregulla te pastra loje, dhe ne idealet e kombit, lirise, dhe demokracise.
PD-ja e mbylli misionin e saj.
Demokrate liridashes!
Kuptojeni se ka ardhur koha qe te clirohet partia nga Saliu dhe kukllat e tij.
Hija e kultit te Saliut u mundon ju dhe gjithe Shqiperine.
Gjeni forca te rigjeneroni Partine, duke shembur hijen e kultit te individit.
E cmoj fort ndjenjen e pergjegjesise se B.Gjongacajt,si nje nga themeluesit e PD-se.Por e shoh apeline tij mjaft futurist,per ate gjirizin e krimit dhe kusarise 23-vjecare,qe quhet PD, mbi shqiptaret e Shqiperine.
Me vjen thelbesisht keq qe Besniku (duke e respektuar ne sinqeritetin mreselenes) aspiron qe te ngjalle nje,kerme kombetarisht te rrezikshme.
Kerma ka vetem nje alternative (jo tre ) ate te varrosjes.
Ne Shqiperi ka njerez dinjitoze qe te themelojne nje te Djathte dinjitoze dhe patriote;kurrsesi te harxhojne kohe me rithemelime ne themele te kermosura.
Me respekt te vecante per zotin Gjongecaj,keto qe them me siper i kam bindje te patundshme;sepse Shqiperise i duhet urgjentisht nje Opozite dinjitoze,pa asnje lidhje me brekedhjerin e historise dhe nahijen e tij malinje.
po te te kishin hedhur kocka do ishe duke thene te kunderten te 55-a tani…
Shkrim i mirë! Këshilla të vlefshme për aktualizimin e humbjes katastrofike te PD,e cila po manipulohet me dy kanakare plotë pergjegjesi per humbjen,por qe i sherbejne si kone të zotit te Partise,Berishës!
Nuk po hyj ne analize si dhe kush e solli Berishen per krijimin artificial dhe me”projekt” të PD,pardesy veshur ne ardhje dhe me antiplumb vdekur politikisht,sepse shkon gjate!Per nje parti serioze me antare idealiste dhe te pergjegjshem,ne nje kohe tjeter,keto porosi letre ishin zgjidhje e padiskutueshme,sepse veprohet ne kundershtim me statutin dhe per mbulese “betonarmeje” te shkaqeve te humbjes!…Berisha do realizojë cmendurinë e tij edhe me ate qe gjer dje mund te quhej parti,sepse i duhet vazhdimesia qe rrjedh nga e kaluara tashme komplet zbuluar me urrejtjen e tij ndaj ish te persekutuarve,pronareve legjitim,humbjes së varësisë së Kosoves nga Serbia,anullimit te dhurimit te detit,burgut qe e pret per tragjedine ndaj Shqiperise se industrializuar e me vende pune,vrasjeve te shumta dhe enigmatike…Saliu do ne drejtim njeshin Basha dhe nese ai deshton si vrases dhe i korruptuar qe e njeh dhe shumica ne PD,dyshi me prejardhje te lartë komunistesh(perjashto nje fraksion gabimi)antare te KQPPSH,Olldashi eshtë vazhdues i kamufluar edhe si i perfolur me dosje e pseudonim “Trendafili”,publikuar kjo ne shtyp!Berisha mbijeton disi,me të dy ish ministrat e tij,që do i ngrene buste lavderimesh edhe ne të ardhmen…PD eshtë e varrosura nga Sovrani dhe nuk ka asnje shans ringritje edhe sikur te zbatoje Keshillat e sinqerta te z.Gjongecaj!Sepse koha e partive politike,si banda militantesh qe i imponohen me lista,zyra pune selite e partive,apo shpenzime marramendse per fushata po vdes !Italia varrosi partite e qendres dhe sakatoi me ndeshkime dy “pluralistet”PD të Bersanit dhe PDL të Berluskonit!…Eshte koha të zhduken partite politike…Sovrani të zgjedh drejtperdrejt ata qe ai vetpropozon…Edhe PS,LSI etj,jane parti të vendosura ne provë perkohësisht!Pas 300 ditësh flet per ato Sovrani!Gjer atehere Berisha ka varrin politik me bar mbuluar,kurse partinë e Ramizit,PD,Sovrani e ka futur ne arkivol per varrezë !….
Flet keshtu Besniku sepse nuk i dha pd asnje post,pasi ai iku ne vitin 1997 nga shqiperiae. E mbaj mend si sekretar te pergjithshem te pd nje fytre mjaft arrogante.
Edhe pse jam socialist,gjithnje kam menduar se edhe ne partine demokratike ka personalitete me individualitetin dhe formimin e duhur ! Si Besnik GJONGECAJ !Sinqerisht me ka sugjedtionuar me keet analize kaq egzakte dhe shume te dhimbeshme per vet demokratet dhe partine demokratike !
Thirrje nga nje burre i mencur, kush ka veshe ta degjoje, por jam i sigurte se ramyte dhe benet e bathoreve dhe kelmendasi trupjerdhur, sdine ta kuptojne thelbin e kesaj letre se mendja e tyre rreh per partine, rron partija pa marrin fryme ata, si dje edhe sot jane te njejtet, bythelepiresa pushteti dhe spiune, te farefisit te tyre.
Gjongecaj!
Ti leteren mire e bukur e ke bere,por vec adresen e paske ngaterruar pekez.
Kesaj letre eqe ke bere verei adresen:
Per LSI e per PS.
Pasi demokratete tani vec po argetohen.
Po argetohen se ashtu sic u konkludua qysh ne oret e pare te fillimit te numerimit.
Ishin perdorur sistemi urith per voten sheqershitare(sheqer ne kosheren e bleteve ne kembim te mjaltit.
Numerim i gabuar me qellim
E plotesim listash te rezultatit po ashtu me qellim te gabauara duke perfituar PS.
Prandaj,beji dhe korigjimet e fundit letres.
E nje lexoje perseri vete,dy te tjerat nisja,nje LSI-se e nje PS-se.
Pasi demokratet tani vertete jane duke u argetuar,me aktoret e cirkut,qe “fituan” zgjedhjet me vote PLEPISHITARE.
Kur nderkohe duhet te mesosh dhe se.
Ka dhe fitimtar HUMBES(LSI+PS).
E humbes FITIMTAR(PD).
Parti nga 2 kandidate llumi I ketij vendi do dale dy here llum.