2005-2013: Ngjashmëri negative të rotacionit

19 Korrik 2013, 13:36Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

 

Në korrik 2005 u bë rotacioni politik me ikjen e PS dhe ardhjen e PD në pushtet. Më 2013 po ndodh e kundërta, ikën PD dhe vjen PS. Në dy rastet kemi dy muaj tranzicion pushteti, kemi debate mbi kohën e gjatë në pritje dhe mbi abuzimet që qeveria në detyrë mund të bëjë. Kjo ndodh në politikë, sidomos kur nuk ka kujtesë politike e publike. Sot PS akuzon PD se po zgjat procesin zgjedhor me ankimime dhe po abuzon me pushtetin dymujor, se mazhoranca e re duhet të marrë sa më parë përgjegjësinë e qeverisjes. PD mbrohet duke thënë: po zbaton ligjin, akuzon ashpër palën fituese dhe përpiqet të nxjerrë në pah padurimin e saj për pushtet. Në fakt e njëjta gjë ka ndodhur edhe më 2005, madje me një ton më të ashpër, edhe pse në krahë të kundërt. Konkretisht, me 3 korrik u bënë zgjedhjet, në disa zona pati shtyrje dhe siç dihet, të fundit zgjedhje mbanin datën 21 gusht, pra rreth 46 ditë më vonë nga data e zgjedhjeve. Ligji më 2005 dhe ai aktual (miratuar me konsensus PD-PS) thekson se parlamenti i ri mblidhet në shtator, pasi del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Rezultati përfundimtar më 2005 doli me 1 shtator dhe parlamenti i ri u thirr një ditë më vonë. Aktualisht (2013) rezultati zyrtar ende nuk ka dalë, ndaj nuk ka ende datë për mbledhjen e parlamentit të ri.

 

Gjithsesi krahasimi vlen në një aspekt tjetër: më 2005 PD (saktësisht me 19 korrik) i kërkoi me gjuhë ultimatumi presidentit Moisiu të mbledhë urgjent parlamentin, pa dalë rezultati final i zgjedhjeve. Argumenti: kemi fituar dhe qeveria legjitime ndodhej ende në opozitë! Një javë më vonë PD dhe S.Godo (atëherë me grupin drejtues e fitues në PD) iu kërkuan presidentit të bëjë negociata me Berishën për qeverinë e re, edhe pse kjo ishte dukshëm antikushtetuese. Presidenti refuzoi duke treguar kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Media e djathtë vijoi çdo ditë presionet publike kundër Presidentit, dhe me 9 gusht Godo në DW dhe Ngjela në TV i kërkuan Presidentit kompetenca “ekstra presidenciale” për thirrjen e parlamentit me 136 deputetë (4 ende mungonin!!!)

 

Pas presioneve të shumta, deklaratave të ashpra e kërcënuese të SB, JT apo IR në emër të PD, me 28 gusht një përfaqësi e PD (Topalli, Godo, Shehu, Mico, Ndoka) erdhën në presidencë me ultimatum për thirrjen e parlamentit pa dalë rezultati zyrtar. Takimi ishte shumë i ashpër dhe e thelloi konfliktin, pasi përfaqësia kërcënoi për shkaktim presidentin dhe ky i fundit qëndroi stoik në leximin kushtetues të ligjit. Pas takimit njëri prej drejtuesve kryesor të përfaqësisë pësoi tronditje shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital. Një vit më vonë nga kujtimet e protagonistëve u zbulua se skenari ishte shkarkimi i presidentit dhe zgjedhja e këtij personi pasues në postin e kreut të shtetit!!

 

Pas 8 vitesh e njëjta situatë, vetëm se palët kanë ndryshuar qëndrim. Ata që kërkonin me ngulm mbledhjen e parlamentit më 2005 tani janë kundër, dhe refuzojnë çdo kritikë të keqpërdorimit të pushtetit nga qeveria në detyrë. Ata që atëherë ishin në pushtet dhe refuzonin të hiqnin dorë nga kalvari i ankimimeve të gjata zgjedhore tani është në opozitë, ka fituar zgjedhjet dhe pret të marrë pushtetin! Këta të fundit nuk kërcënojnë siç ndodhi më 2005, por flasin për terma ekstra-kushtetues, si “qeverisja kujdestare”, etj. Zgjidhja normale janë e mbeten ligjet, ndryshimi ne Kod, normat etike, përgjegjësia politike, – tipare ende të huaja për politikanë që mbijetojnë në politikë duke marre peng interesin publik dhe sovranitetin qytetar!!!!

 

Mjaftojnë “detaje” të tilla për të kuptuar sa pak ka ndryshuar politika në Shqipëri, se vitet ikin por mentalitetet dhe kokat e nxehta mbeten!!

(http://www.afrim-krasniqi.info/2013/07/2005-2013-ngjashmeri-negative-te.html)

12 komente në “2005-2013: Ngjashmëri negative të rotacionit”

  1. rebeli says:

    Saliu eshte njeri i surprizave.Prisni se çdo te shpike deri ne mbledhjen e parlamentit te ri.Do te beje nje krim te ri per te mbuluar krimin e radhes.Pra ky njeri shkon gjitshmone e me thelle ne greminen ku eshte nisur vete.Po populli pse duhet te gremiset per faj te ketij psikopati?

    1. O Afrim KRASNIQI, kushuriri Sali Ram Berishes (nese do me shume per lidhjet e tua fisnore me Sali Ram Berishen, pyet nene tende, direkt kushurira e pare e Bishes Berisha), por si Ti dhe gjithe te tjeret pseud-te ikurit nga PD, Besnik Mustafaj + Aleksander Biberaj + Prec Zogaj dhe do te tjere Niveli-2, jeni spiunet e leshuar nga Berisha per te percare Opinionin Shqipetare. Gjithcka eshte e kuptueshme tashme kush jeni Ju, Ju MALOKET e Veriut, qe pabesine e keni parimin baze te brezave.
      V.O.Pa aspak respekt nga nje ish-kolegu Yt ne Universitet.

  2. Ndricim Llaska says:

    Z. Afrim nuk eshte e njejta situate perkundarzi nuk shoh asnje perfaqsi ti shkoje presidentit ti beje presion te beje negociata me Ramen per qeverine e re. Presidentit (megjithse e ka mbushur kupen eshte per tu shkrakuar)i eshte kerkuar te bashkpunoje te qendroje i paanshem ne ate rol qe ka kaq. Saliut i eshte thene mos te nderrmari veprime financiare qe do te ndikojne ne punen e qeverise se re. Dhe kjo eshte normale. Projekti i kryeminstrit Sali ka rene me vote masive. Pastaj ke nje situate krejt tjeter te Institucioneve te “pavaruara” sot keto institucione i ka Saliu ne nje dore te gjitha.

  3. Gjonii says:

    Mos e befte zoti mbare qe te vije PD-ke me ne pushtet.Ajo eshte nje parti me gangestera,me njerez antishqipetar te udhehequr nga krymafjozi Sali Berisha.Sote ajo eshte nje parti e urryer dhe duhet te nxiret jashte ligjit si parti fashiste.Te gjitha te keqijat qe ka bere ajo ja ka faturuar te tjereve,metode pune kjo e nje mafje te sofistikuar.

  4. WTF says:

    O Afrim, ai vend ka marre fund kur del dhe ti te japesh mendim. Ke ardh me valixhe druni ne Tirane dhe ke qene gjithe kohen kelysh i Berishes

  5. luis says:

    Sali Berisha eshte fatkeqesia kombetare sepse ai eshte simboli i njeriut primitiv qe mbledh rreth vehtes qelbesirat e vendit dhe meqe historia idioteske shqiptare ia dha mundesine ta sillte ne pushtet,ai me pare pranon vdekjen se largimin,prandaj mos u cudisni kur te degjoni te tjera maskaralleqe ne ditet ne vijim per rezultatin e zgjedhjeve.
    Pranimi i humbjes nga ana e tij ma do mendja se ai e quan marrezine me te madhe qe ka bere sepse ai po shikon se edhe te vetet nuk po interesohen me per te.

  6. Erion says:

    Duket pak e veshtire per ti afruar dy modelet e sjelljes. Praktika e nje qeverie ne ikje qe vetem ben administrimin normal te shtetit gjate periudhes tranzitore nuk eshte shkelje ligjesh apo nje kerkese anormale. Kontaktet e Rames me krere te institucioneve kushtetuese dhe jo vetem tregojne nje fryme tjeter. Me vjen keq z. Krasniqi por ngeleni gjithmone nje analist i anshem edhe pse mundoheni te paraqiteni ndryshe.
    Meqe ra fjala, sapo u vendos ne KQZ hapja e kutive ne Lezhe dhe Shkoder. Filloni krimineli lojen me zgjedhjet!

  7. Udheheqesi says:

    WTF- E PARA: TI mund te jesh antar i pd,po nuk je demokrat.
    Njeriu me shpirt demokrat,nuk ofendon njeri,po degjon ,apo lexon mendimet e tjetrit e pastaj vlereson memdimet.
    E DYTA: Qenkerke i varfer nga fjalori,pasi ke kopjuar shprehje qe perdorin vetem ata ,te cilet rrinr ulur buze tortuarit dhe shpikin ndinje fjale ,si gjoja te mencme,si psh kjo shprehja ,me valixhe druroi. Cili nuk ka ardhur me valxhe druri ne TIRANE? Ka mundesi ,qe ti te kesh ardhur ne Tirane kembezbathur,pa valixhe fare,e me pantallona te grisura para e mbrapa. Po edhe sikur te kesh ardhur me kostum,me valixhe meshine,me kepuce llustrafine e kapele republike,po ofendimi e percmimi qe u beni njerezve ,tregon se jeni bosh e u ka hyrvetja ne qef.

  8. Koli says:

    Unë mendoj te fitoj djali i Ilir Enver Hoxhës që është Lulzim Basha,megjithatë dhe Olldashi ka patur maman në bllok që ka punuar prane komandant Enverit te bibloteka.Të dy klysha të Enverit janë.

  9. arsen says:

    Po Aleanca Kuq e Zi, ka nai rol ketu…??…O Afrim!
    Cun i ri ke qene kur te beri Presidenti Keshilltar!!!!
    Zaten keshtu duhet te jete, biri keshillon baben…

  10. mergimtari usa. says:

    Fitorja e kualicjonit te majt esht shembull i tolerances dhe pjekuris poplitike qe po tregojne lideret e te majtes ne krahaim me fitoren e pd tet vjet me pare, kur banda e sali berishes mbas 15 ditesh te fitores kerkonte me cdo kusht te merte pushtetin menjeher, duke i ber presjon edhe presidentit, ndersa tani kerkon te zgjati jeten me zvaritje e pretekse nga mete ndryshmet vetem e vetem te mbreteroj si me pare, duke nxjer perpara kushtetuten qe dikur nuke e merte parasysh. Sali Berisha ik me nder dhe mos i ngarko vehtes krime te tjera per te cilat dote pergjigjesh se shpejti.

  11. agbi says:

    Ju z.Krasniqi rreshtoni ne shkrimin me lart ne mes te tjerave nje ser veprimesh qe kryen fituesit ne 2005-en ku futen edhe presione , ” kercenime “, ultimatume , deklarata super te ashpra etj, ndersa nga te sotmit nuk shikoj te keni rreshtuar ndonje veprim .
    Atehere nuk e kuptoj fare titullin e artikullit per ngjashmerinegative apo pozitive .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje