-Kur hajduti të tregon hajdutin
Sali Berisha ka nisur betejën e tij të re për të risjellë në skenë konfliktin e vjetër politik, të cilin menduam se e lamë pas. Ai po jep sinjale të qarta se është në nisje të një beteje të gjatë për ta hedhur poshtë rezultatin që na tregoi vota e 23 qershorit në atë që ai e konsideron si “manipulim të votave nga opozita”. Duket si një film komik që jo vetëm s’të bën për të qeshur, por të nervozon. Të nervozon për faktin se këtë e thotë ai që është rekordmeni (jo vetëm kombëtar) për ideimin, organizimin dhe zbatimin e manipulimit të votës.
Po të hapësh shtypin e përditshëm të para 23 qershorit, në asnjë media të majtë, të djathtë apo të pavarur, s’do të gjesh qoftë edhe një artikull të vetëm se opozita do të manipulonte vullnetin e popullit, për më tepër në qarqe të veriut. Bile ka qenë komplet e kundërta, ku ishte qeveria në fokus të akuzave se po bënte presion të fortë si në aspektin psikologjik dhe atë të blerjes së votave. Askund nuk vihej në dyshim fitorja e opozitës, por gjithkund ekzistonte frika se Berisha do ia vidhte prapë atë. Bile, në forumet online, ku komentoheshin zhvillimet e ditës, kishte akuza permanente ndaj Edi Ramës se po tregohej i mefshtë ndaj masave manipulative që po ndërmerrte qeveria.
Zgjedhjet përfunduan dhe fatmirësisht vullneti popullor për ta shporrur nga pushteti Sali Berishën ishte plebishitar. Kjo padyshim ka ndikuar në psikikën e çekuilibruar të tij që, si marifetçi për të krijuar situata sureale me komplote të brendshme e të jashtme, të ndërmarrë nisma që nëpërmjet marionetave që ka emëruar në KQZ të zhbëjë atë vullnet që populli e shprehu me votë.
Kush është përgjegjës për livadhisjen e mafies?
Propaganda gebelsiane ka nisur të rivihet në punë me terma të frikshëm ku përmendet mafia që është marrë me trafiqet e drogës dhe prostitucionit e cila, sipas propagandës, ka tjetërsuar rezultatin. Kjo mafie, fillimisht paska blerë votuesit, pastaj komisionerët e PD-së, dhe më pas ka manipuluar votat. Pyetjet që lindin këtu janë:
-Cili ka qenë në pushtet deri më 23 qershor, jo pak po 8 vite rresht? Mos vallë ka qenë Berisha? Ky, çfarë ka bërë për evidentimin, dokumentimin, arrestimin dhe dënimin e kësaj mafie?
-Cila është arsyeja që e ka lënë të lirë? Mos vallë ka bashkëpunuar dhe ka ndarë paratë me të? Apo e ka lënë të lirë që ta kishte si mjet shantazhi për ta mbajtur nën kontroll duke i tundur prangat e burgut?
Apo, mos vallë gjithë kjo tymnajë që ngrihet është thjesht një nga trillet e çmendurive të Berishës?
Sido që ta rrotullosh e ngado që ta kapësh, në të gjitha rastet del se Berisha është fajtor. Fajtor se ka lënë të livadhisë brenda territorit administrativ që ai qeveris si i mandatuar për të luftuar krimin, mafien, për të cilën ligji të dënon edhe për mosveprim.
Frika sikur rezultati të qe i ngushtë
Shumë analistë tashmë po ngrenë shqetësimin se çdo të ndodhte sikur rezultati të ishte i ngushtë. Nuk mund të vihet më në dyshim që skenari i Berishës ka qenë i tillë ku ai e dinte se do humbte, por që diferenca të ishte në kufijtë që mund të ndryshohej. Në kuadër të një “transparence” që atij i hyn në punë sa herë është në vështirësi, ai do riniste po atë lojë me të cilën solli në krye të bashkisë Tiranë, Lulzim Bashën. Vendimmarrja e fundit e KQZ-së s’lë më asnjë shteg dyshimi në këtë drejtim.
E gjithë makineria e Berishës qe përgatitur për datën 23 qershor ku nëpërmjet manovrave me listat e zgjedhësve, shpërnguljen e tyre nga njëra qendër votimi apo qark në tjetrin, angazhimi për mbledhjen e kartave të identifikimit, presioni për fotografimin e votës, presioni ndaj nëpunësve për të garantuar të paktën 10 vota nëse donin të mbanin vendin e punës, blerja e votave me para ose me mall (p.sh. rasti i Gaz Dibrës në Fiks Fare), frikësimi i zgjedhësve të opozitës ditën e votimit për t’u kthyer mbrapsht, e kështu me radhë, ishin pjesa e parë e skenarit për të ndikuar që diferenca pozitë- opozitë të ishte sa më e ngushtë. Por Berisha nuk arriti të përballojë dot humbjen e thellë që doli si një uragan pak orë pasi nisi numërimi. Kjo humbje ishte kaq e shtrirë në çdo qendër votimi anembanë Shqipërisë, saqë s’kish zot që t’i vinte fre.
Ajo që po ndodh tani është nga ato skenarë të dalë boje që Berisha me të tijtë i shpikin atypëraty me idenë se s’kanë se ç’të humbin më. Tashmë ai e ka të humbur davanë, por synon që të dalë sa më i larë nga turpi që i solli të djathtës. Dhe Berisha ka treguar se është nga ata që s’e ka për gjë ta hajë turpin me bukë.
Ligji sipas Sali Berishës
Sali Berisha e ka trajtuar ligjin si ia ka dashur qejfi. Ndonëse ligji flet qartë, ai s’e ka patur për gjë t’i thotë njëherë i bardhë e njëherë i zi. Dhe, në të gjitha herët, e ka përdorur në avantazh të interesave të veta.
Kështu, në 2009-ën nuk pranoi të hapte kutitë edhe pse poshtë dritares së tij kishte dhjetëra politikanë e qytetarë në grevë urie (përfshi edhe deputetin Kadeli, të cilit duhet t’i kërkojë falje për vuajtjen që i shkaktoi, meqë tani e ka pjesë të partisë së vet). Nuk u tërhoq nga kërkesa e opozitës për hapjen e kutive as kur iu kërkua nga partnerët ndërkombëtarë. Gjithmonë u tundte ligjin që sipas tij e ndalonte një gjë të tillë. Sot ai po bën atë që ia mohoi dikur opozitës.
Në vijim të veprimeve të kundraligjshme në të cilat ai më vonë bie vetë në gropë, do jetë edhe fakti që pas shtatorit përbërja e KQZ-së do të ndryshojë. Kur u shkarkua përfaqësuesi i LSI-së, argumenti i Berishës (dhe anal-istëve rreth tij) qe se opozita nuk mund të ketë mazhorancën në KQZ pasi zgjedhjet i organizon qeveria. Opozita këmbëngulte se anëtarët e KQZ-së kanë mandat 6-vjeçar dhe s’mund të shkarkohen.
Kur mazhoranca e re të kërkojë pas shtatorit që të ketë mazhorancën në KQZ-së (meqë zgjedhjet sipas Berishës i organizon qeveria), padiskutim që Berisha do ta kundërshtojë e do thotë se anëtarët e KQZ-së kanë mandat. Gjithsesi, kjo katërshe ka kusure të tjera siç janë jo vetëm vendimmarrjet e paligjshme që po bëjnë, por edhe shpërdorimi i mbi dy milionë eurove nga dështimi i procesit të identifikimit elektronik të zgjedhësve, për të cilat duhet të përgjigjen edhe penalisht.
Jo më Ristanizim, por Berishizim
Është e kotë tashmë të akuzon Leftërinë, e para saj Ristanin e me radhë, e të fusësh në gjuhën politike termin “Ristanizim” apo “Sashenkëzim” të procesit zgjedhor. Absolutisht që çdo njeri prej tyre është një kukull që vihet në lëvizje nga një dorë e vetme: Berisha. Prandaj çdo gjë e keqe në këtë vend s’do emër tjetër veç ‘Berishizëm’ dhe ‘Berishizim’. Është ky strumbullari i të gjithave ç’ndodhin. Berishizmi në demokraci është njësoj si Enverizmi në diktaturë. Kultura berishiste ka indoktrinuar jo vetëm klasën politike, por gjithë shoqërinë mbarë. Vjedhja, zhvatja, depersonalizimi, hakmarrja, urrejtja, ndasia, përçmimi, shpërdorimi i detyrës e i fondeve publike, mosndëshkueshmëria, presioni politik, nepotizmi, servilizmi, klanizmi, padrejtësia… tashmë kanë një emër që i përmbledh: Berishizëm. Është një sistem i tërë shoqëroro- politik që vuan nga kjo sëmundje. Berishizmi u mboll në popull për 23 vite me radhë si një farë e keqe që është rritur si ato bimët zvarranike e na është mbledhur rreth qafës e s’po na lë të marrim dot frymë.
Fatkeqësisht nga berishizmi nuk po çlirohet dot partia që e pësoi prej tij. Bile, të dy kandidatët përpiqen sekush ta glorifikojë emrin dhe frymën e tij. Është e kotë të merresh me njërin a me tjetrin, sepse jo vetëm ata, por gjithkush brenda asaj partie është një kukull që si ndahet shpirti nga berishizmi.
Kjo lloj kulture ka për të qëndruar gjatë në genet e demokratëve dhe për këtë arsye opozita e re ka nevojë për jetëgjatësi opozitare. Mund të duket e habitshme, pasi në një shoqëri demokratike opozitës i urohet ardhja sa më shpejt në pushtet. Por, kur kjo lloj opozite që pritet pas shtatorit e ka të vështirë të ndahet nga idhujt e rrejshëm që bënë gjithçka vetëm për veten e tyre dhe një rrethi shumë të ngushtë bashkëpunëtorësh, duke sjellë dëme të pariparueshme për vendin, e vetmja mundësi për t’u pastruar është që të rrinë sa më gjatë në opozitë. Pse jo, të dalin edhe forcë e tretë politike, siç u ndodhi në qarkun Berat, pasi vetëm kështu vjen një kohë e kthjellohen se me berishizëm s’mund të vijnë kurrë në pushtet.
Vetë populli u nda më 23 qershor nga kjo kulturë e shëmtuar dhe është radha e politikës që të bëjë edhe ajo ndarjen e saj. Mazhoranca e re edhe qeveria Rama jo thjesht duhet të qeverisin mirë, por shumë mirë. Kjo qeveri duhet të na ndajë përfundimisht nga kulturat zogiste, enveriste dhe berishiste, për të sjellë përfundimisht edhe në Shqipëri kulturën evropiane të të menduarit e të vepruarit. Padiskutim, edhe atë të të qeverisurit.
berisha,berishizmi dhe berishizmi=berisha,barbari e fatkeqsi.
idhujt e enverit,,,ramizit, e berishes nuk kane me per te ardhur ne pushtet.
shqiptaret as i kane votuar ndonjehere dhe as kane per ti votuar.
berisha ne pushtet ka ardhur vetem fale manovrave,dhe ilir metes.
ashtu si enverizmi ishte nje lloj versioni ideologjik teper i vecante, edhe berishizmi perfaqson nje lloj demokrature hibride gjithashtu te papare asgjekundi.ne shiqptaret lem nam si per mire edhe per keq.
Berishizmi do jete rrenimi i pandalshem i PD-se. Ne fund do ngelin vetem shpellaret (ose sic i thone keta qendrestaret)
Zoti Altin ke shkruar nje analize perfekte dhe c’eshte e verteta jam i nje mendje me ju per gjithe c’fare thoni.
Partia demokratike per mua jo per nje kohe te gjate qe duhet te qendroje ne opozite por ajo nuk duhet risjelle kurren e kurres.
Mbase e kam gabim por populli me voten kundra qe i dha nuk e deshiron ta shohe me ne skene mbase edhe me keq se regjimin komunist ekstrem te Emver Hoxhes.
Nuk mundet dhe as nuk duhet te votohet partia demokratike e cila ka ne gjirin e vet elektoratin me te felliqur dhe njerezit me te peshtire.
Eshte gabim fatal te mendohet se partia demokratike vlen te pakten si opozite.
Parta demokratike si ne opozite si ne pozite ka treguar se eshte nje parti rrugacesh dhe kriminelash dhe per kete fajtor eshte vec Berisha nje njeri i semure mendor i denje per psikiatri dhe ne e kemi duruar plot 22 vjet deri sa shkaterroj cdo gje te vlefshme ne kete vend.
Berishizmi nuk duhet denuar vetem fizikisht por edhe si doktrine dhe te kalohet ne analet e historise si e keqja kombetare ashtu sic e meritojne te gjithe ata lidera qe punuan kunder popullit te tyre.
Atij nuk duhet ti njihet asnje merite.
Edhe vete Ramiz Alia sikur te kishte qene ne pushtet ne kohen pas rrezimit te komunizmit do kishim qene me mire dhe me te lire si nga ana ekonomike ashtu dhe sociale.
Ky ka futur nje fryme percarese mes njerezve saqe megjithe tolerancen qe me karakterizon disa miq te mi kur flitet ne kete drejtim te irritojne dhe te tjetersojne aq revanshiste qe jane.Di te them se keta jane gati edhe te vrasin po paten gje ne dore aq kane nje urrejtje ndaj pales tjeter edhe pse fituam nuk i kam ngacmuar aspak dhe e kam kaluar ne heshtje sic tha Edi Rama me te drejte per arsye te etikes.Troc keta nuk jane qenie njerezore por kafshe dhe si te tille duhet te rrine tere jeten nen hyqem se ndryshe keta nuk nohin norma dhe ligje.
Kur do te perfundoje ky ankth, i quajtur “berishizem”?!
Metastazat jane thelle ne shoqerine tone.
Berisha nuk volli ne terren.Vjedh sot ne tavolin.Eksperience e fituar ne zgjedhjet e kryabashkiakut ne Tirane.
A man o Zot.Nuk gjen nji koler dhe ia fute neper dhembe e dhembadhe te qelbura e ti marrin trupin keti hor hori.
Zoti Ketro, druaj se nuk je aspak demokrat.
– E quan S. Berishën të djathtë kur s’është aspak i tillë, pra përbalt rëndë anën e djathtë të gjërave.
– E quan sistemin e Enverit thjesht diktaturë pa e shoqëruar me një cilësor. Ishte diktaturë e majtë ekstreme, zotëri. Ka patur në botë diktatura të djathta si në: Gjermani, Itali, Spanjë, Kore të Jugut, Brazil, Kili, etj. ku diktatura ia ka lënë vendin demokracive që janë rimëkëmbur shpejt. Më thuaj një diktaturë të majtë ekstreme ku demokracia ta ketë pasur të lehtë të lulëzojë.
Uroj të mos jesh profet i rremë,zotëri…
Sipas meje ajo qe karakterizon berishen si individ eshte besimi se “ka qene njeriu me i zgjuar” i dy dekadave te fundit dhe nje vetekenaqesi se ka arritur gjithshka qe ka dashur.
Si politikan eshte politikani me i deshtuar i te gjitha viteve pas 1912.
E mori ne qafe mendja e vet e atrifizuar, servilet qe e rrethonin dhe sejmenet koketrashe qe i perdorte kur i kundshtoheshin projektet e ti politike.
Kur e konstatoj dhe e shpreh se ne keto 23 vjete Shqiperia dhe shqiptaret, pra te gjithe jemi perdorur nga nje shpellar me vjen vertet keq.
Nje njeri me mend nuk ka pse ti heqi nje presje komentit te “luis”eshte aq reale sa qe nuk ka note max. vleresimi,te gjitha ato jane te vertetea qe edhe Komunisti Ramiz Alia te ishte ne krye te ketij tranzicioni shqiperia do ishte shume e pasur dhe me nje infrastrukture shume here me te mire kete ta marre veshe mire shqipria se çfar i ka bere Berishizmi ketij kombi dhe aq me keq qe po vazhdon edhe tani kur populli e hodhi turpesishte ne koshin e plerave per te mos u dukur kurre me ,se edhe PD kurr nuk ka per te ardhur ne pushtet por duhet te mbetet forca e trete ose me poshte akoma.
Duhet te beje dicka sepse po i digjet dheu nen kembe . Duhet te gjej nje rruge per te shpetuar veten dhe ata si ai ,nga ligjet e ketij vendi, per krimet qe ka bere …!!!