Në vend të çmimit, kryeministrit të Kosovës, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden personalisht, në korrik 2010, ia dha komplimentin “George Washington”.
Ende pa e përballuar komplimentin “George Washington”, një revistë amerikane fizikisht e krahasoi kryeministrin e Kosovës edhe me një George tjetër, me fizikun e George Clooney.
Komplimentet nuk kushtojnë asgjë, janë falas. Falas është edhe ajri, edhe dashuria. Komplimentet zakonisht u bëhen femrave të reja dhe atyre femrave që nuk piqen dhe nuk bien në të njëjtën stinë. Por, ndodh që edhe burri-burrit ia jep një kompliment të madh.
Koha e vjetron edhe komplimentin “George Washington”,
komplimenti që Biden ia fali Thaçit u harrua si një këngë vere, dhe u tret si shpirti pa trup.
Komplimentin e Joe Biden e shanë dhe e përqeshën, u bë barsoletë e brendshme nëpër korridoret republikane.
Hashim Thaçi, nuk i dihet fatit, mund të bëhet edhe më i zoti se George Washington, por nuk është si George Washington.
Joe Bidenin e sugjeruan që ta tërheqë komplimentin mbrapsht. Por, komplimenti i dhënë pa-paramendim, tani do të kthehet mbrapsht me paramendim, në mënyrë indirekte, spontane, me takt dhe me një anti-kompliment të barasvlefshëm me komplimentin e dhënë.
Kështu, në korrik 2013, “New York Times”, nëpërmjet një shkrimi, e zbret nurin e Hashim Thaçit, nga George Washington te Garry Adams. Në këtë mënyrë, Amerika zbulon se Hashim Thaçi nuk qenka “thesar” i Amerikës. “Thesar” po patjetër që qenka, por “thesar” i Evropës.
Nuk ka asgjë të keqe me qenë Garry Adams. Kur je Garry Adams, gazetarët e historianët të thonë që ke qenë anëtar i IRA-s, por ti e mohon. Me qenë Garry Adams, do të thotë që të jesh president i partisë nacionaliste të Sinn Fein dhe në fund të marrësh pjesë në “Procesin e bisedimeve paqësore” që e demilitarizuan organizatën paramilitare të IRA-s, synimi i së cilës është ndarja e Irlandës veriore nga Anglia dhe bashkimi i saj në një Irlandë unike.
Atëherë, pse Hashim Thaçi është Garry Adams, pra? Që pranon, si Garry Adams në Irlandë, që veriu i Kosovës të mbetet pjesë e Serbisë. Kështu kanë thënë “New York Times”.
Më mirë me qenë George Washington. Por nuk ka mundësi të zgjedhësh se cilin kompliment e do për vete. Ka, ka mundësi, se ka edhe komplimente të shpikura, që blihen me pare, por ato nuk ta kënaqin zemrën.
Pasi u arrit “paqja”, Tony Blair, pak për inat të Amerikës që humbi zgjedhjet e tij, dhe më shumë për hir të gruas së tij, u bë katolik i devotshëm si irlandezët.
Pse kryeministri i Kosovës nuk është më George Washington?
– Sepse George Washngton ishte njëri nga etërit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analiza e thellë e shtron dilemën e madhe: nëse Hashim Thaçi është njëri nga etërit e shtetit Kosovës, kush janë ata baballarët tjerë që kurrë nuk i përmendi Joe Biden, me emër. Hashim Thaçi vetëm nuk e ka krijuar shtetin e Kosovës.
Hashim Thaçi nuk është më George Washington:
– Sepse George Washington nuk ishte anëtar i asnjë partie politike, kurse Hashim Thaçi është anëtar, dhe kryetar permanent i partisë së tij;
– Sepse George Washington krijoi qeverinë nacionale dhe ishte patriot dhe nacionalist, ndërsa Hashim Thaçi, patriot po, ka qenë, por nacionalist jo. E patriotizmi pa nacionalizëm, është si poezia e shkruar me shpirtin e huazuar.
– George Washington ishte strateg i madh, luftëtar i madh, kurse Hashim Thaçi nuk ishte luftëtar, por bënte politikë për luftëtarët që u vranë në luftë.
– George Washington krijoi kombin amerikan- kurse Hashim Thaçi arriti që ta “shuajë” kombin shqiptar në Kosovë.
Por, Washington e kishte më lehtë, sepse si baba i Amerikës po krijonte një komb nga fillimi, ndërsa Hashim Thaçi e kishte më vështirë, se po “shuante” një komb të gatshëm, për ta transformuar kombin e vjetër shqiptar (por, vetëm shqiptarët) në një shoqëri kosovare.
Në pamundësi që ta krijojë gjuhën kosovare, Hashim Thaçi i lejoi shqiptarët që ta flasin gjuhën e “huazuar” të kombit shqiptar të Shqipërisë. Serbëve, romëve, turqve e të tjerëve ua mundësoi që të vazhdojnë të jenë serbë, turq e romë. Vetëm shqiptarët duhet të jenë kosovarë. Edhe kjo është një meritë e madhe për z.Thaçi, por e pakrahasueshme me George Washington, të cilin analiza e zbulon se e kishte shumë më lehtë se Thaçi. Sepse George Washington e ka krijuar një komb, kurse Hashim Thaçi e ka “shuar” një komb.
Tash, s’di a është më lehtë me shu’ apo me kriju’!
– George Washington, gjatë karrierës së tij nuk e përmendi kurrë fjalën Zot, por në vend të kësaj fjale e përmendi fjalën “largpamje”, kurse Hashim Thaçi, as ky nuk e përmend me gojë emrin Zot, por e përmend me gjeste, sipas nevojës. Për shembull, herë mban në dorë dhe në gojë një gotë shampanjë ose verë të kuqe, herë së bashku me Erdoganin lutet nëpër xhamia. Edhe George Washington u pa disa herë duke e shoqëruar gruan e tij të dielave në kishë, por personalisht vetë asnjëherë nuk i instrumentalizoi ndjenjat fetare amerikane për të mbajtur pushtetin, siç bën dikush-dikush.
– George Washington nuk ishte i akuzuar për krime me organe njerëzore nga askush, por ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i vetmi që u zgjodh nga vota 100% e elektoratit. Hashim Thaçi ende ka punë me Dick Marty-n (të cilin nuk pati zemër ta padisë për shpifje), dhe atij iu desh gjithkush, të gjitha minoritetet çka janë për ta formuar e për ta mbajtur qeverinë e tij.
– George Washington nuk ishte milioner, dhe gjatë kohës së tij në pension u kujdes për plantacionin e tij të kuajve, ku një ditë u sëmur nga të ftohtit, për shkak se nuk i zhveshi rrobat e lagura nga shiu, u ftoh rëndë dhe vdiq.
– Sipas një legjende popullore, Washington kishte problem me dhëmbët, dhe kur u bë president i kishte dhëmbë prej druri, ndërsa Hashim Thaçi duket që ka më shumë dhëmbë seç është e nevojshme.
Ta krahasosh Hashim Thaçin me George Washingtonin është gabim demokratik. Sepse, nëse ka George Washington Kosova, ai George Washington është vetë Amerika.
Kur “New York Times” e zbarkoi në Evropë, dhe kryeministrin tonë e krahasuan me Garry Adams, menjëherë na u kujtua Krishti, i biri i Zotit (atij i qofshim falë). Na u kujtua “pajtimi” anglezo-irlandez. Edhe ky kompliment i “New York Times” për kryeministrin e vendit është një lëshim demokratik, sepse Hashim Thaçi nuk po bën “pajtim” fetar në emër të atit, por po premton “pajtim” ndërshtetëror me Serbinë, së bashku me Daçiqin.
– Për ta inkurajuar “pajtimin” shqiptaro-serb e përmendën edhe Nobelin për Paqe, që do ta ndajnë shqiptarët së bashku me serbët. Kosovën e ndanë, pasurinë e Kosovës po, qeverinë e ndanë me serbët, tash do ta ndajnë edhe Nobelin për Paqe. Vetëm Ibri dhe Gazivoda s’do të ndahen kurrë.
Nobelin për Paqe, kryeministri Thaçi, do ta ndajë me Daqiçin, që do të thotë do të jetë një mirënjohje e madhe edhe për Sllobodan Milosheviqin, të cilit me pasion i shërbente Daçiqi.
Shqiptarët e kanë një Nobel për Paqe, Nobelin e Nënë Terezës. Por, Nobeli për Paqe nuk e sjell paqen. Ky Nobel asgjë nuk po i ndihmon Nënës Tereze që pranë pllakave të dëmtuara të mermerit në përmendoren e saj, të ndalet një djalë i PDK-së, para selisë së tij në sheshin Nënë Tereza dhe t’i këqyrë se si po thyhen e po bien në tokë.
Aty nuk po shihet Nobeli që e mori Nëna Terezë për Paqe, por po shihen copëzat e mermerit të përmendores së saj të dëmtuara rëndë.
Nobeli për Paqe jepet për paqen që nuk ekziston, pra për paqen e premtuar që do të ndodhë një ditë.
Nobeli për Paqe u mor nga disa personalitete që u bënë subjekte kundërthënëse, si për shembull BE-ja, Barack Obama, që vetë tha se është befasuar me këtë çmim, sepse e di që nuk e meriton, por Nobelin nuk e morën ata që e merituan.
Magazina amerikane “Foreign policy” e përmend Mahatma Gandhin, Vaclav Havelin e të tjerë që “është dashur ta marrin këtë çmim dhe nuk e morën kurrë”.
Unë e përmend këtu Ibrahim Rugovën që e ka merituar këtë çmim. Këta janë personalitetet që vërtet nuk e vranë askënd në luftë, dhe ishin kundër luftës se verbërisht besuan në paqe-pa luftë.
Çmimi Nobel për paqe iu dha gruas nga Kenia, Wangari Mahathai, anipse për radio Evropa e Lirë, njëherë ajo tha se HIV/AIDS është shpikur nga Amerika për ta depopulluar Afrikën.
Shimon Peres, Yitzhak Rabin, Jaser Arafat e kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe para 20 vjetësh (1993), për marrëveshjen paqësore OSLO I, por konflikti izraelito-palestinez vazhdon dhe ende nuk ka përfunduar.
Pra, çmimi Nobel për Paqe nuk e garanton paqen, por është një mirënjohje që jepet për një paqe që nesër do të vjen.
Si Oskari, po devalvohet edhe çmimi Nobel për Paqe, sepse po u jepet atyre që nëpërmjet luftës së përgjakshme dhe sakrificës së madhe të popullit, promovojnë paqen, pasi që përfundon lufta me viktima.
Paqja nis me buzëqeshje, sipas Nënë Terezës, dhe paqja vjen e fundit, ose kurrë nuk vjen, sipas meje, bijës së saj.
Mezi s’po pres që ta marrin në dorë Republikanët.
shkrimi me i bukur i te gjitha koheve
Ke te drejte Da vinci, si gjithmonë Kimetja shkruan bukur, por nje gje duhett te kete parasysh kjo vajze e re qe mezi çpritka të fitojne republikanet ne Amerike:
Republikanet amerikane nuk jane ne anen e Kosoves por te serbit O Kimete. Nuk e di se si ta kane treguar ty njerezit qe ke rreth e qark, por mos harro qe ishte Klintoni ai qe nderhyri dhe e shpetoi Kosoven. Nqs Biden, mbase i keqinformuar ka thene ate qe ka thene per thacin, nuk ja heq meriten demokrateve te amerikes qe u rreshtuan krahas kosovarve ne ditet e tyre me te veshtira. Dhe sa per Rugoven o Kimete, kujto qe u mbajt nga Milloshevici per disa dite, dhe doli pa u lag prej kullave te tij kur djem te tjere kosovare qe ngriten zerin u burgosen e u trajtuan si kafshe prej milloshevic qenit. Lexo me poshte Suzanen prej Kosove se ta spjegon ajo ma mire se kush ka qene Rugova me politiken e tij hiq e mos keput. Fatkeqesisht o Kimete, ata qe na kane hipe ne ne krye si andej kufirit si kendej jane zogj te korruptuar ne menyra te ndryshme qe shohin xhepin e tyre jo ate te Shqiperise e Dardanise. Shpresoj t’i lexoh keto komente dhe te mesosh dika me shume se je vajze me te vertete e talentuar.
pash zotin ku i gjeni keta publiciste e keto shkrime koti qe as vete ata (ato) qe i shkruajne nuk dine ti perkthejne!
po kjo eshte perle mor anal-ist. Ndoshta e ke veshtire ta kuptosh por nuk eshte faji i saj.
Ju rugovistet keni crregullime mentale,pse ta marre rugova cmimin NOBEL ?Per nenshtrim a per cka?
Thaci nuk e paditi Dick Martin se Dicku KA IMUNITET oi kimete………..
Edhe Hashimi mezi po pret qe ta marrin ne dore republikanet me ta i ka lidhjet edhe me te forta se me keta demokratet.
Shkrimin ne NYT per Thacin shumica e gazetave e keni keqinterpretu,NYT nuk ka lidhje emocionale me THACIN,RUGOVEN madje as me Kimeten!!!
Ju gazetaret kur shkruani per Thacin dhe UCK harroni nje gje shume organizata guerile jan transformu,shu e zhduk,ne kete rast mund te bejm krahasimin IRA&UCK per transformimin dhe integrimin e pjestarve te IRA ne shoqeri u angazhu aparati shteror i mbreterise se bashkuar,ne rastin e UCK kemi te bejm me gjueti shtrigash,me urdher te rogovnes krijohet komisioni per hetimin e krimeve te UCK ,ky komision harton nje raport me 300 faqe akuza,shpifje e trillime kunder UCK.Funkcionaret e LDKJ dite e nate rrin para dyerve te prokurorise se unmikut qe te spiunoin kunder UCK,nuk duhet harru edhe kontributin e madh te lul bashes me kompani ne fushaten kunder UCK.
Bardhi RKS, Dick Marty nuk ka imunetet, po ec shko puthe Thacin ne b*
Bardhi RKS, a po vazhdon me ja thy pass-at Thacit, ajo?
mezi lexohet,ortografia dhe artikullimi i veshtire i shqipes, me mundoi ta kuptoj shpejt e bukur permbajtjen. por me mund arrihet gjithcka.Idete qe percjell autorja jane te qarta dhe te drejta. urime Kimete
Me pelqen shume menyra juaj e te shkruarit dhe vrapoj te lexoj shkrimet qe mbajne emrin tuaj. Me vjen keq qe nuk kam shume njohuri per cfare keni trajtuar ne kete shkrim e nuk mund te debatoj. Urime Keep going!
O lexues,te lutem mos e lexo shpejt kete shkrim…pak nga pak..si veren e mire ,duke e rrotulluar ne gote…shijoje,mendohu dy min ,pastaj jepe nje mendim…
Thjesht e mrekullueshme…
keto pseudogazetare a pseudopubliciste jane pjese e thesarit (antiberishe) qe mero I shkrete me zor I gjen duke germuar me kazme I palodhur,,,,,,prandaj mos ia ul vlerat analisto ,pamvaresisht se shkrimi nuk bo asnje lek..
po ndrroje ate foto o kimete se dukesh per gjynaf
Kesaj radhe e paske bere ngapak si kacamak, oj zonja Kimete!
Fjalet tuaja se : “”- George Washington krijoi kombin amerikan- kurse Hashim Thaçi arriti që ta “shuajë” kombin shqiptar në Kosovë.
Por, Washington e kishte më lehtë, sepse si baba i Amerikës po krijonte një komb nga fillimi, ndërsa Hashim Thaçi e kishte më vështirë, se po “shuante” një komb të gatshëm, për ta transformuar kombin e vjetër shqiptar (por, vetëm shqiptarët) në një shoqëri kosovare. “”,
pra keto fjale, zonja Kimete, jane teper naive e johistorike, shkurt: jane perralla politike. Me kete paragraf te cituar ketu lart, Ju moj zonje, nuk e paskeni kuptuar fare se c´eshte politika dhe rregullat e lojes se saj…
Hashim Thaci mund dhe duhtet te kritikohet e atakohet per shumecka, mirepo te akuzosh Thacin per “shuarje” te pjeses se kombit shqiptar ne Kosove eshte marrezi ekstreme.
Me kushtetuten e Kosoves o zoteri shqiptaret nuk jane komb shqiptar, por jane kosovar. Lere se nuk qenke ne rrjedha. Hashim Thaci eshte armiku me i madh i shqiptareve, pas Sali Berishes. Autores i lumte. Edhe une ndjej keqardhje per te qe jeton dhe shkruan per shurdh-memecet e Kosoves.
@Fana:
Ti qe qenke ne rrjedha, pa me thuaj, ne cilin nen te kushtetutes thuhet se shqiptaret nuk jane shqiptare por kosovare (nga kombesia)?
Ne nenin 3 pika 1 te Kushtetutes se Kosoves thuhet qarte:
1. “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit,
përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.”
Pra, kur dihet qe shqiptaret perbejne mbi 90% te popullsise se Kosoves, atehere nga nje fakt i tille nuk nevojitet shume zjguaresi politike per te kuptuar se shteti i cilit popull (etnikisht, i cilit komb) eshte shteti i Kosoves.
Pershendetje dhe tung, atje tek jesh mor zotni apo zonje “fana”!
bravo zonje keni nje stil te mrekullueshem shkrimi.
JA VLEN TA LEXOSH KETE GAZETARE, SUKSESE.
Pamvarsisht prej urrejtjes se nje personi, n kete raste te H.Thaqit, njefare menyre duhet ndjer nje krenari, kure nje bashkvendas ngritet ne ate nivel krahasues me te J.Vashungtonit, nga Politika e nje shteti qe beri kthsa historike pre te miren e popullit shqiptare.
Shtrohet pytja pse nuke krahasohen figora tjera nga shqiptaret me J.Vashingtonin e noblin si burra shtetror psh.Sali Berishen, Ibrahim Rugoven,Behxhet Pacolin etj.
Pse e urrejtje ndaj h.Thaqit,pse ishte ne radhet e para te UCK-s,pse edhe perkrahjen e Amerikes e kishte ne lufeten pere liri, pse pa pasaporte te serbis udhtoj ne Rambojet si luftare dhe perfaqsus Politik i UCK-s,pse diti ta mbroj sovranitetin e Kosoves, pse shpalli pamvarsin e Kosoves, pse gjte luftes triumfoi Daqiqin e Sheshelin dhe u mori “djepin e serbis”,pse dine ne menyr diplomatike te bisedoj pere paqe me ata te cilve ua mori Kosoven e pushtuar me perkrahjen e Amerikes.Mendoj se Amerika me mire e njef te Kaluarene e meritat e thaqit se Kimetja.
Amerika perkrah burrshtetasit e forte ashtu si jane vete, se me frigacak, injoranta,e karrjerist ae nuke behet luft e as paqe, sepse qe te dyjat i japin pere karjer.
Nuke dij , kjo kimetja e din se lufta pere liri nuke eshte eshtruar me lule e fotele te buta, por done guxim e sakrifica,te ngritesh ne lufte kunder nje pushtusi tmerrsisht te flliqur, pere Shum ken nuk ka qen as iluzon, pore ajo qe e mudshme dhe u arrit fale sakrifices se rinis e popullit liridashes e gjaku te tyre qe me veite te tera nuke eshte ndal, burgj, vuajtje, tortura mjerim, dhe pere kunder gjitha tmerreve, u arrit lirija e nje pjese te kombit siq eshte tani Kosva.
Kimete, nuke eshte mire me pshty larte se te bjen ne ftyre.
Duhet te krenohemi me nje vendas tonin kur krahasohet nga politka Amerikene me J.Vashingtonin.
Nese nuke krenohemi me thaqin si burre shteti e ndoshta edhe Nobelit qe e propozon Amerika, ather ne dalim ne anen e kundert,dhe ti ngritim ata qe i ngritete Serbia, psh.:Sejdo Bajamoviqi, Sinan hasani,Rrahman Morina,Ali Shukrija e shume e shume te tjere.
Kristofoloqi,ka dhene nje definicon pere polotike e thite,”ku hyne Politika,deren e len qel,detin e ben pika, e nga druri i thate ujet e mjel”
Jo or zoteri, ju ose jeni i verber (per kete dyshoj), ose ju kane prishur mendjen leket e Thaqit (jam i sigurte qe kjo eshte). Thaqi me veprimet e tij ua ka kaluar personave qe ju i permendet.
Ai i dorezoi Serbise edhe ate sovranitet qe ishte ne leter, ne duhet te jemi te gezuar me faktin qe serbet nuk kishin kerkesa me ekstreme. Po me thuaj kush ishte i pari qe i shpalli zgjedhjet lokale per kete vit ? Per informim te lexuesve dhe komentuesve: Ishte Kryeministri i Serbise Daqiq (perndryshe zevendes i kasapit Millosheviq). Ai mund ta kete lavdine nga te huajt (ndoshta edhe Nobelin), por turpin dhe perbuzjen gjithnje do ta kete nga shqiptaret.
Fatkeqisht shekulli i kaluar pere Kosoven ka qene 100%,model Ruso-Jugosllav e kete shekull rrota po sillet ne te kunderten.
Zotri i nderuar, Kosova ka kufijt dhe nderkombtarisht te njohur me
shume se 100 shtete. Daqiqi mune te llomotis pertej gardhi, pore baba dem jemi vete dhe c,do dite me te forte.
I verbet nuke jame dhe gjerat mundohen ti gjykoj drejt,pamvarsisht asaj se jeme Person jo pariak, e respektoj dhe e dua shume popullin shqiptar dhe pere gjithe ata qe sakrifikojne pere kete popull.
Pere leke nuke kame kompleks se beje nje jete modeste jashte dhe punoj si i pa varur, paguj tatimet shtetitdhe mbetet mjafte pere jetes normale.Po te tregoj i nederuar se pere veten time paraja nuke eshte gjithqka.
Pere leke!, sperkulem as lomotis, pore me laret vetem kame shprehur nje mendim timin personsl.
Po te them se prej politikanve me te kqinj, me i mire me duket H.Thaqi, krahasuar me politikajt e Kosoves dhe Shqipris, te 20 viteve te fundit.
Pere Korruption e dij se gjitha klaset politike je mbushur gjer ne fyte, si pacifista, e si luftare, e pere kete theme se edhe luftetaret ne marrshin diqka nuke eshte ku ta dij ndoni hata.Pa para thuhet nuke mundesh te besh Politik. Te jeshe luftare te sakrifikosh edhe jeten, e pase lufte te kerkosh lemosh nga ata qe edhe sote se njohin luften e UCK-s, lere qe nuke kane meshir po te shkelin me makin APO Traktor, dh thote o kopuk une ekame qliruar Kosoven te bie shqelem.
Korrupcioni(hajnija-vjedhja) eshte shume i rrzikshmen pere shoqrin e shjtetin, pra edhe rrenjet e shtetit ja shkulin, siq ishte koha piramidave ne vitet 1997,Gardeci e shume tjera, fajet i ka klasa politike ne vende se ti plotsoi stsndardet demokratike e te futet ne asistencen ekonomike te BE, dhe te zhvilloj ekonomin e prodhimit e te punsimit te rinis qe eshte madheshtore si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine meren me kontrabandamallrash Serbe,Greke e Maqedone jemi bere vend tranzit i lekut qe sjellin emigrantet nga gjith Europa, e ata leke perkundojne ne kacat e bankav te shtetetev te larte permendura.Allesh-vereshi me i ndyte ekonomi eshte Ballkani e nese dikush fiton nga ato kontrabandime, fiton klasa politike ne Kosove dhe shqipri e fitojne shtete e larte shenuara Serbi,Maqwdinia dhe Greku.
Pore ne duhet te jemi ata, qe kto dukuri ti qrrenjosim se dikur na behet vone e mbesim sherbetore te shteteve te larte permendura.
Jemi shume nacionalit me llafe pore nuke dijm te bejme ekonomi nacionale.
Trojet shqiptare jane shume te pasura me Minerale,fusha,lumenj hidricenrtale, termocentrale e korentin e blejme nga Serbi e Bullgari, peme e perime ne maqedoni e ushqime industriale nga Serbia me rrjetat e saje tregtare ne Kosove dhe Shqipri, pere kete eshte fajtore klasa politike me te gjtha ato ministri qe marrin rroga kote nga tatim pagusit, qe ne vende qe te punoje pere nevojat e tatimpagusve, ata u marin edhe ryshfet pere punsim,pere zhvillimin e ndoni veprimtarie te pa varur, pere c,do dokument formal qytetari i thjeshte duhet te jape leke duke filluar ne roja e hyrjes se objektit e deri te kryetari, e pere ndoni veprimtari serioze duhet te pytet kryeministri, i cili duhet te analizoj se mose po behet penges ,APO konkurence e klientit(myshteris) ne serbi APO greqi.
Siq thote Noli:
Prane detit te pa lare
N,rreze te dillit te pa pare
…
Posa t’i hudhesh nje sy ketij shkrimi, e veren se me c’avoketer te Hashimit ke te besh. Lum Hashimi per ty….
Ah moj Kimete, ke talent ne te shkruar, gjynah qe nuk e ve ne sherbim te popullit, por te Partise…vertete gjynaf. Ka sot ndoj gazetar qe nuk eshte ne sherbim te partise e partickave? asnje.
Po moj Kimete edhe une si i gjithe populli ne Kosove kemi qene dikur idhetar te LDK-se dhe idolit tend I. Rugova. Ne fakt, nuk kemi pase zgjidhje tjeter se gjithe Parti-ckat tjera nuk kane guxuar ti bejne opozite Rugove-Profetit, jane shpallur armike po ta banin nje gje te tille. Bile me kujtohet shume mire kur ne ate kohe isha femije dhe gjithe familja mblidheshim te premtave pas dite per te degjuar se cka do te flet “Profeti”, kaluan jave, muaj, vite, dhe Profeti nuk tha asgje oj Kimete, tha gjithemone te njejtat gjera; durim, durim, durim…prit magar se del bar. Profeti-Rugova ishte nje “Lider”i lodhur dhe i rraskapitur, i printe nje populli poashtu te lodhur e te varfer, Profeti dukej se u kishte shperlare trurin njerezve, kishin besim ne te sikur ne Zotin. Ne ate kohe moj Kimete, as qe kishim degjuar emrat e Thaqit, Haradinajt e shokeve te tyre, nuk e dinim as qe ekzistonin, gjithe Fucine e kishte ne dore Profeti. Cka thoshte ai, behej, me mire me thene, ai nuk thoshte asgje dhe populli nuk bente asgje. Por jo te gjithe o Kimete, disa prej tyre, sigurisht me pelcimin e Profetit, bene nje Pasuri te Madhe ne ate kohe, apo ke harrue Kimete, e marr me mend se je e re, ka te ngjare qe ne ate kohe ke qene femije e vogel dhe nuk i din ca gjera, por mua me kujtohen o Kimete, me kujtohen kur me mijera njerez per cdo dite te Zotit, mblidheshin te Xhamia e Llapit, ne cdo kend te Prishtines, vinin autobuset (me se shumti Barileva-tours) por edhe shume Toursa te tjere dhe “eksportonin” njerez shqiptar ne Europe. Cdo `cope` malli/person,
`shitej`me se paku 6000DM, prandaj o Kimete, `meritat`me te medha te Liderit/Rugova apo politikes se tij jane ato qe me cdo kusht donte qe shqiptaret ti fuste ne Europe, ani pse ajo e shkrete Kosove do ti jepej ne pjate Serbise, pa asnje pike gjaku. Nese nuk do te ndodhnin keta djemt e ri, qe Ti dhe shume tjere u dhuroni vargje mallkimi, per cdo dite, ateher o Kimete, keto vargje dhe `Kollumna` tuajat te bukura, do ti lexonin sot me kenaqesi lexuesit e Vecernje Novosti, Danas dhe shume tabloideve tjera ne Beograd, sa krenare do te ishe pastaj kur gjithe ajo mase serbesh do te adhuronte, ashtu sic po adhurojne tash e ca dite Lubonjen, eshte bere vertete Idoli i tyre.
Prandaj o Kimete, edhe ti mund te ndryshosh per te mire, nuk kerkohet shume, nese bene shkrim per shqiptaret pa ngjyra/parti, beju e drejte per te gjithe, akoma nuk pashe asnje kritike tende per te madhen LDK,
nese dikur e ke dashur kete LDK, une po ta them se ajo ka vdekur, ate dite kur vdic Profeti…ma bo hallall Kimete…
Suzana, me ke zhgenjyer kesaj radhe me komentin tend. Kimetja e ka shkruar nje ese perle dhe ta analizosh kete ese me kritere partiake sic ke bere ti- vertet zhgenjyese. Kimetes i deshiroj suksese.
Leonard, po Kimetja nuk po shkruaka ese-perla ne favor te nje partie kunder tjetres? e lexove “esene” e saj?, paska qene Rugova ai qe na paska merituar cmimin Nobel duke belbezuar vite me radhe, tue pi cigare e duke thirre durimdurimdurimmmmmm.
Mua me pelqejne shkrimet e saj, por me vjen keq qe ka zgjedhur te shkruaj per nje pjese te lexuesve, jo per te gjithe…se mos kjo nuk po beka politike partiake me shkrimet e saj, apo une e shof ndryshe?
Eshte per te ardhur keq qe ky shkrim realist e cilesor me shume keqkuptohet sesa kuptohet prej lexuesve te rastesishem. Gjithsesi e mira e vertete eshte gjithmone ne minorance dhe ky fakt i mirenjohur duhet ta inkurajoje autoren ne punen e saj serioze. Suksese !
Znj. Berisha, ky shkrim eshte mekat te mos perkthehet e te mos botohet ne mediat e huaja.
Kimete, nuk mbushesh dot mend ti. Ik nga Kosova, shkruaj per ndonje media gjermane. Ik e dashur se ary s’ke addhmeri. Do te te han per se gjalli, se nuk je si ata. Je yll.
Jana, do beje mire edhe ti te ikesh nga Shqiperia, as aty nuk ke te ardhme moj zonje, kujdes se ne Shqiperi, grate po shkojne si “qeni ne rrush”, themi neve, sa per Kimeten, mos baj gajle, e mbrojme neve ne Kosove, bile edhe e marrim vesh se cka po don me thane, nuk e hane kosovaret Kimeten moj janu-cka, por tipat tuaj jane goxha te shijshme ne Kosove…kujdes
O Kimete sa bukur shkruan, sa e kendshme je. Te lexoj me qejf.
Oh, Kimete! BRAVO e dashur.
Nobeli per Paqe ne duar te Thacit e Dacicit. O tempora o mores. Kujdes Kimete, se mund te te hakmerren.
Krahasimi i Hashim Thacit me G.Washington eshte turp i madh. Secila fjale e ketij shkrimi eshte margaritar. Mahnitese, impresive, ekspresive, e habitshme qe ky shkrim e ka per autore nje femer shqiptare. Me pelqeu krahasimi me Gery Adams dhe njohurite e Kimetes jane per tu krenuar qe e kemi
Kjo Kimetja shkruan per qefin e babes qe nuk e njefe e ka jashte Kosoves afer Beogradit.Keto perkrahesit e saje jane kopila te lindur para ose gjate luftes edhe keto nuk i njofin eterit e vertete te tyre,komente te pritshme..
Vetem edhe Salos nje Nobel per Paqe dhe turpi do te behet i plote.
Kimete,Kimete po vertet Kimete qe po mahnit boten e qytetnuare me shkrime te jashtzakonshme.Vertetesia e rrealitetit lakuriq e ban njeriun te madh.
Kur te medhenjet e tjere puthdoren me mbulesen e lakuriqesise duke e mveshur me lloj ngjyrash vetem e vetem te mos i shifet lakuriqesia.Pikrisht ketu qendron padrejtesia,pseuododemokracia,mohimi i rrealitetit dhe kalim ne fatalitet.Si pefundim e peson populli.
Komplimente Kimete. E vetmja autore qe me ben kurioz.