Pritshmëritë ndaj qeverisë së re janë shumë të mëdha. Një nga fushat, ku guvernatorët e rinj duhet ta thonë fjalën e tyre me vendosmëri, është arsimi.
Natyrisht arsimi duhet trajtuar në tërësi për të gjitha moshat. Po të kalojmë më në veçanti, arsimi i lartë ndodhet në një gjendje skandaloze. Nuk është vështirë të perceptohet dhe të konstatohet niveli shumë i ulët moral, akademik dhe papërgjegjshmëria ligjore dhe shoqërore e disa prej drejtuesve të universiteteve shqiptare, në të gjitha nivelet.
“Rilindja” duhet të kalojë nga një proces pastrimi rrënjësor nëpër universitete. Po kush mund ta bëjë këtë?
Deri tani shumë pak njerëz kanë treguar se mund të bëjnë diçka për arsimin e lartë dhe këta janë persekutuar në mënyrë të ulët për kurajën e tyre intelektuale.
Mjafton të kujtojmë rastin e Universitetit të Vlorës nën drejtimin e rektorit të dorëhequr Shaska, që në pak kohë ndryshoi modelin akademik dhe administrativ, duke u bërë në të njëjtën kohë një shqetësim për një qeveri me mentalitet prapanik dhe për një ministër që mbante çelësat e kashtës.
Fenomeni i Universitetit të Vlorës nuk zgjati shumë dhe situata u kthye në origjinë me vendim politik dhe për arsye që dihen, por aty u krijua një model funksional dhe u dha një shembull se me kurajo dhe me vizion mund të bëhen gjëra të mira në arsimin shqiptar.
Sot kemi drejtues universitetesh, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me botën akademike.
Jo vetëm kaq, por në shumë raste ata i kanë dhënë vetes ofiqe dhe tituj në kundërshtim të hapur me ligjet shqiptare. Në këto shkelje të ligjit, ata janë ndihmuar nga grupe të ashtuquajturish “profesorë”, të cilët kanë hedhur firmat e tyre paturpësisht.
Çfarë do bëhet me këtë ushtri “profesorësh”, që nuk meritojnë këtë titull as ligjërisht dhe as moralisht? Këta do vazhdojnë të drejtojnë arsimin shqiptar dhe të edukojnë rininë? Këta do udhëheqin formimin e njerëzve që do jenë e ardhmja e këtij vendi? Është e frikshme vetëm ta mendosh.
Shumë njerëz që drejtojnë sot abuzivisht arsimin e lartë kanë qenë jashtë vendit vetëm për të pirë kafe, në një kohë kur tanimë ligji kërkon që një profesor të ketë një eksperiencë akademike jashtë vendit të paktën për një vit dhe natyrisht një rektori i duhet të njohë mirë realitetin e universiteteve të huaja që ne i marrim si shembull.
Ku janë këta njerëzit me të tilla eksperienca? A ka ndonjë prej tyre në pozicion drejtues?
Të mos harrojmë se shpesh politika ka qenë në krah të këtyre fenomeneve të papranueshme. Qeveria e re ka detyrimin të përballet me këto probleme.
Duhet bërë një hap i vendosur drejt meritokracisë dhe arsimi është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.
I duhet dhënë fund njëherë e mirë korrupsionit akademik dhe turpeve me tituj “profesor”, “honoris causa”, diploma të trafikuara për shokët, miqtë dhe tarafet e sahanlëpirësve që i marrin shpirtin të ardhmes.
Ngelet për të parë nëse politikat arsimore do drejtohen nga një nevojë publike e gjithëpranuar apo nga interesa të ngushta partish dhe njerëzish.
Eustrat Zhupa edhe sikur mos te kishe shkruar asgje do e kishim kuptuar cke ne mendje nga fotoja ?
Pse nuk pyet me pare Sotirin me Elenin si spiunonin koleget e tyre?
moralistin ne shqiptaret e bejme mire te gjithe,po zotria qe ka shkruar keto rreshta nuk te vinte 5 pa te marre 100 euro.pershendetje nga vlora
valla gjynah ti me phd dhe ata me 12 klase
o zhupa po kontrollo me para nivelin e atyre qe ke prane…….. jepu ndonje diplome se sikur nuk shkoni pershtat ………….. pastaj dil e jepu mendje te tjereve
je per tu qare hallit eustrat..u bere Dr.me vendim te Tanushit…zv. Rektor sa dole nga bankat dhe tani na tregon lidhjen me pedagogjin..
vlonjati, koment i ulet, me sa di un Eustrati ka dhene mesim vetem ne master, dhe ne master ato koh ka qene gjith departamenti i informatikes, jo kolopucat. Te fala!
ca mereni me kete fodullin aman,……… aq me shume e shani e aq me shume i hyn vetja ne qejf …… gjysma i punon vetem per simbole…………. ai gruan e ka me 8 klas e del na shet mend………………….. po ik o se sna duhen dhite e zgjebosura me bishtin perpjet
Ky popull do te vuaje gjithe jeten dhe ti behet mire se e meriton.
O plehra njerez qe shpifni si t’ju vije per qejf pa ju skuqur faqja kurre. Zhupa eshte bere Dr. ne Universitetin e Barit me nje nga Profesoret me te vjeter dhe me te nderuar te departamentit te informatikes.
O qorra qe s’doni sy, o leshko te perdale. Si prostituta do t’ju perdorin gjithe jeten dhe kurre s’do te keni kurajon ta pranoni te verteten.
Sa keni ne universitetin e vlores me doktorata jashte, o kurva …?
Shumekujt mund te mos i plas fare per aresimin e larte ,por kudo dora e zeze serbe ka punuar me perpikmeri per shkaterrimin total arsimor ne Shqiperi !Dhe me alarmant eshte arsimi i ulet ku 55 % e femijeve deri ne moshen 15 vjec ,jane pa shkolle fare ,,,,pa asnji klase !