Burri i shtetit dhe i malësisë flet një herë...

23 Korrik 2013, 18:07Blog TEMA

Nga dr. Skënder Demaliaj

 

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe nga etja për pushtet të përjetshëm, Berisha e ka humbur arsyen dhe gjykimin normal.

Çfarë thotë paradite, e kundërshton pasdite. Çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër.

Në mëngjes tha se nuk do të njohë zgjedhjet e 23 qershorit, në mbrëmje paralajmëroi kryeministrin e ri, Edi Ramën, se nuk do te qeveriste dot me votat e vjedhura.

Pra de facto e njohu si fitues të zgjedhjeve dhe si kryeministër të ardhshëm.

Tre ditë pas zgjedhjeve deklaroi se e pranonte humbjen dhe se ai ishte përgjegjësi kryesor i saj dhe jepte dorëheqje të parevokueshme nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pak ditë më vonë tha se do të punonte si luan 18 orë për fitoren e PD–së.

Se pse do të punojë, si do të punojë, për llogari të kujt do të punojë, me çfarë statusi do të punojë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Për qytetarët shqiptar nuk ka punuar asnjë minutë, por ka punuar vetëm për pushtetin e tij, për familjen e tij, klanin dhe oborrin e tij.

Është kjo arsyeja që shqiptarët, me votën e tyre plebishitare, e përzunë nga qeverisja, e nxorën me shkop nga zyra e kryeministrisë dhe në pension politik.

Analistë dhe artikujshkrues pranë Berishës e argumentojnë dorëheqjen e tij si një veprim prej një burri shteti dhe për interesa kombëtare.

Burri i shtetit dhe i malësisë flet një herë, e mban fjalën dhe nuk kakarisë çdo ditë.

Në konferencën për shtyp pas zgjedhjes së Lulëzim Bashës si kryetar partie, Berisha deklaroi se do të punojë fuqishëm në krye të demokratëve për fitoren e ardhshme të PD-së.

Natyrshëm lind pyetja: me çfarë statusi do të jetë në krye të demokratëve, a ka dhënë vërtet dorëheqjen si kryetar i PD-së, cili do të jetë ndikimi i tij mbi kryetarin e ri dhe lidershipin e ri.

Deklarata dhe prononcime te tilla publike, në konferenca shtypi, në faqen e tij në Facebook, në biseda me përfaqësues të PD-së –  lënë hije dyshimi se ai realisht dhe de facto është tërhequr nga drejtimi i PD-së.

Për cilat interesa kombëtare e kanë fjalën analistët dhe artikullshkruesit pranë Berishës?

Sali Berisha nuk ka qenë asnjë ditë në mbrojtje të interesave kombëtare, përkundrazi ka punuar me të gjitha energjitë e tij, me mish e me shpirt kundër interesave kombëtare.

Berisha i ndau shqiptarët në njerëz të PD-së dhe në socialistë, në të majtë e në të djathtë, në veriorë dhe në jugorë.

Ky është arkitekti i urrejtjes dhe i përçarjes së shqiptarëve, arkitekti i shkatërrimeve në Shqipëri në këto 22 vjet.

E shiti tokën shqiptare (detin), u grabiti shqiptarëve gjënë më të shtrenjtë – lirinë.

U vodhi votat shqiptarëve sistematikisht, duke qenë ilegjitim në qeverisje, i degdisi shqiptarët në të katër anët e globit, duke mos pasur mundësinë të ndërtojnë jetën e tyre në atdheun e tyre të dashur, dekoroi e u ngriti monumente tradhtarëve e kolaboracionistëve që ishin kundër interesave kombëtare, shkatërroi shëndetësinë dh e arsimin, vrau demonstrues të pafajshëm, grabiti dhe përvetësoi me klanin e tij prona dhe pasuri kombëtare.

Mbi të gjitha rriti nivelin e korrupsionit, nxiti dhe lulëzoi krimin kundër njeriut e nuk ndërtoi asnjëherë një shtet ligjor. Kombi është një shpirt, një parim shpirtëror – thoshte Ernest Reman.

Të mbrosh kombin tënd do të thotë ta zhvillosh atë, ta bësh një vend tërheqës për të jetuar qytetarët e tij, të mbrosh dhe të zhvillosh personalitetin e tyre, t’i bësh njerëz me dinjitet e të vlerësuar edhe nga të huajt.

Asnjë nga këto nuk i ka bërë Berisha gjatë qeverisjes së tij.

Ditën që Berisha lëshoi thirrjen “Përpara për mbrojtjen e votës së lirë” në faqen e tij në Facebook, vërshuan me mijëra mesazhe nga fansat e tij, të cilët kërkonin të merreshin armët e të rrëzohej me forcë mazhoranca e re, e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Thirrjet e Berishës këto ditë e kanë acaruar dhe ndezur luftën politike, po cenojnë stabilitetin politik të brishtë, paralajmërojnë dhunë dhe terror dhe mjete joparlamentare dhe jodemokratike nga opozita e Berishës.

Këto thirrje i dhanë zemër edhe kamikazëve të Berishës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të hapur kutitë e votimit në kundërshtim me Kodin Elektoral.

Ligji i ka të gjitha brenda: moralin, transparencën, thelbin e problemit dhe përvojën.

Askush nuk ka të drejtë ta shkelë e ta deformojë atë me pseudoargumenta dhe pseudoprova.

Në ç’vend të botës demokratike ka ndodhur që pas një muaji nga dita e zgjedhjeve, pasi e ke pranuar humbjen, të kërkosh rinumërimin e të gjitha votave?!

Kush na garanton se pushteti i Berishës me kamikazët dhe sejmenët e tij nuk ka futur duart në kutitë e votimit në Lundër, siç bëri me zgjedhjet në Tiranë më 2011-ën.

E kuptoj hallin e madh të Berishës dhe inatin e madh me qytetarët e tij që e refuzuan totalisht atë.

Ky kërkon të dalë sa më i larë si humbësi i madh i zgjedhjeve me pretekstin se m’i vodhën ato.

Është i lexueshëm qëllimi i tij djallëzor: të mos e lerë të qetë mazhorancën e re të punojë për të realizuar programin e saj qeverisës.

Është i qartë  mesazhi që ai i përcjell elektoratit të tij: vidhni edhe ju, akoma më shumë se deri tani në zgjedhjet e ardhshme se ne na i vodhën votat dhe ne i lejuam të qeverisin, atëherë përse ne të mos ua vjedhim votat dhe ata të na lejojnë të qeverisim.

Berisha duke u përpjekur të njollosë zgjedhjet kërkon të ulë kredibilitetin e qeverisë së re para ndërkombëtarëve e pse jo të pengojë sa të jetë e mundur që Shqipëria të mos marrë statusin  kandidat për në BE.

Me qëndrimin e tij ndaj zgjedhjeve këto ditë, me arrogancën e tij dhe të kamikazëve në KQZ, Berisha po dëshmon edhe një herë se nuk është i përgatitur as psikologjikisht, as juridikisht, as realisht për të lënë pushtetin e për të zbritur nga kali.

32 komente në “Burri i shtetit dhe i malësisë flet një herë…”

  1. Vlora says:

    Natyrisht vetëm idiotët mund të besojnë se ajo çfarë ndodhi në PD ishte votim. Procesi ishte thjesht e vetëm caktimi e një kumbaro të ri nga kumbaro i vjetër, kaq. Ky i fundit vuri trashëgimtarin e tij në krye të Cosa Nostras-s shqiptare, jo iluzione për të kundërtën.

    Në vijim të kësaj linje, edhe vetë fushata një mujore për “zgjedhjen” e kryetarit shëmbëlleu kryekëput me filozofinë e Cosa Nostras, atë të mos përzirjes në punet e saj të brendëshme. Një aktivitet tipik mafioz që u finalizua nën të njëjtën mënyrë (fashion). Kush guxonte të komentonte fushatën zgjedhore për kryetar ne PD-s sulmohej hapur nga kjo parti e militantët e saj, duke e konsideruar procesin si punë të brendëshme vetëm e PD-s, ndërsa të “jashtmit” duhej të mbyllnin sqepin.

    Tani që show mbaroi s’mbetet gjë tjetër vetëm që puthadorët e kumbaros së vjetër të puthin dorën e kumbaros së ri, për të kompletuar procesin.

    1. raimondi says:

      Po SALA flet dy here se eshte rast I vecante ..lool

      1. digi says:

        prap ky fshatari nga kallatundi ik derman fshi b… nga muri mjeksores me tjegull

    2. DARDAN BAJRAMI says:

      Ky nuk eshte as burre shteti dhe as burre malsie.
      Ky eshte kurve Shqiperie!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/doktorit-i-iken-truri.html

    3. tropojani says:

      bravo Skender. fjala yte ze vend. intelektual e familje patriotike. njerez si ti bejne krenarine e Tropojes

  2. Mos u dorzo te kuqve doktor se e kemim keq punèn,deri ne vdekje kunder
    komunistave.

    1. indrit says:

      car malesor eshte ky as bohet fjale fare ky eshte DRUZHE serb,malesoret jon me bes jo kriminel si ky qe te vret tines dhe te qan te nesmen,ky po te ishte malesor kur vite ne tropoje nuk ishte nevoja ta prisnin agjente malazez te malit te zi,ky eshte kry e keput DRUZHE…

    2. tOnuzi says:

      Meso te shkruash, o i mjeri Lym injoranti!

      1. mentali says:

        Akoma nuk i ke kuptuar komentet e Lymit jane ironike o daku.

  3. deniel says:

    bravo ,kryeshkrim ,te lumte dora per kete kryeshkrim real zoti dr. skender demaliaj.kete here zbriti nga kali zbriti nga mali zbriti nga shpella i detyruar nga fuqia perbindshe e nji populli te tere qe votoi ne 23 qershor.kesaqj radhe do ti hipi asaj qe si kish hipur ndonjihere burgut, vetem atje e ka vendin.

  4. liri a vdekje says:

    ka vetem nje vend qe ky njeri kaq i lig ta lere qeverine e re te punoje e qete dhe aty duhet cuar ku trim kaq frikacak me antiplumb dhe ky esht BURGU ,kjo ide ket njeri qelbanik e tremb e le pa gjume se arsye per te arsytuar ska pas kurr po vetem ta vjedh ,ta vras e perdhunoj vendin tone po jo te tijin ,,,,,,,,,

  5. Argita says:

    BERISHA E KA FUNDIN SI TE KADAFIT

  6. Xhaferr Xhewdet xhemol Xhuxhi says:

    Burr shteti qe qan si grate!
    Medemek “bure shteti”,ose grue shteti me fol shqip.!!!!!
    Ja kaloi edhe jozefina topalli ne burrni sales.
    Se jozefina nuk esht pa tu qajt asnjiher.(perjashto 2 momente specjale:castet kur ka humb virgjnin,dhe kur osht varros enver Hoxha ).
    Kurse sala I ndrron shamit e lotimeve, me shpesh sesa jozefina napat e periodave…..
    Thojn qe Salen e ka pas pallue Bill Kllintoni.Nji story tip ala Lewinsky.
    Dhe Sal Lewinsky e ka tregue veten e vet si qeije teper pasjonante.
    Ishte dashnija e pare me Ameriken.
    Ne fakt virgjnin Sales (nga pas) ja ka prish Ronald Reagani ne Vlore.
    Ishte one stand night.
    Dhe Regani ja dha mbresat e tij Bill Bandillit,i cili ishte mjeshter ne trajtime te tilla.
    Jan pun te thella politike kto or plak.
    Sa me shum merresh me politik,aq me thell e ke.

  7. Xhaferr Xhewdet xhemol Xhuxhi says:

    Asell Asell. Sales duhet me i dhon dekoraten “burrnesh shteti”,

  8. ILIRET says:

    Pse terhiqet Berisha nga deklarat si ajo per mos njohje te zgjedhjeve.
    -sepse ja terhoqen veshin nderkombetaret. Ej, i thane. Je ne terezi…?

  9. Gjonii says:

    Nje nga artikujt me te mire dhe me argumentues,real dhe i drejte.Ky artikull eshte nje thirrje per te gjithe njerzit e ndershem,qe,te kuptojne drejte se kushe eshte Sali Berisha ,si ka punuar dhe per cilin ka punuar.Profesori ne artikullin e tij sqaron me se miri se Berisha asnjehere nuk ka punuar per popullin dhe vendin e tij,por kundra shqiperise dhe per pasurimin e njerezeve te klanit te tij ne krye te “cosa nostres”.Prandaj ata qe derdhin lote nga largimi i tij ta kuptojne mire se per cilin po qajne.Nuk mund te qahet per nje njeri kriminel si Sali Berisha,kur ai eshte temerr i shqipetarve ne te gjithe drejtimet.Respekt per per doktor Skender Demaliaj.

  10. Marjan Pjetraj says:

    Sali Berishem kurre mos e quani burre
    Shteti,menyra si si eshte sjelle me
    Popullin shqiptare per 23vite a meriton
    Te quhet (me falni per shprehjen) vrima
    Anale e kombt shqiptare.

  11. vlora says:

    Berisha gjithmone ka qene nje njeri jo-stabel me simptoma te forta te nje socio-path. E keqja eshte se ne si popull nuk jemi shume te sofistikuar dhe kemi lejuar nje histerik te na qeverise. A ka qene dhe mbetet rreziku me i madh i demokracise keto 20 vjet.

  12. Sojlliu Elbasanit says:

    Basha do ti beje Sales cdo mengjez nga nje “blow job. dhe pastaj do kakarise si gjeli maje plehut kunder “kusareve te majte” qe ju “vodhen pusht-pushtetin”.
    O Sali Breke skisha, shporru nga syte ketij poulli qe e mbajte peng prej 23 vitesh. Largohu o katrahure, shemtira me monstruoze e rregjimit komunist.
    Merr me vete lulushet dhe lulushet dhe mbaje frymen ne malesite e qoftelargut, andej nga zbrite si nje mallkim i pamerituar per nje komb ne zemer te EUROPES.

  13. L.Itali says:

    Ok!…Nuk heq dot asnje fjalë!Urime!

  14. ramy says:

    Ne te gjithe jemi sebastiane. Per tranparence duhen numeruar votat. Te gjithe demokratet duhet te luftojme qe deri ne shrator ta.rrexojme qeverine mafjoze te droges.
    Ne te gjithe jemi sebastiane

  15. DARDAN BAJRAMI says:

    Ky nuk eshte as burre shteti dhe as burre malsie.
    Ky eshte kurve Shqiperie!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/doktorit-i-iken-truri.html

  16. kel ukaj says:

    Sali Berisha eshte burre gjenef e jo burre shteti. Sali Berisha eshte çakall. Sali Berisha eshte kurve, ata qe ka frike u thote po u kthen bythen e ata qe ka nen hyqem u then turinjte. Kush shkon mbas Sali Berishes eshte klysh. Si ai klyshi qe zgjohet ne mengjez edhe gjen nje mut (mundesisht te nxehte) e han e kthehet prap te fleje. Sali Berishes i duhet thyre kurrizi e ata qe duan te marrin armet shqiptaret duhet tu thone: jemi gati!.
    Socialistet jane te urte e te bute edhe keta vjedhin po nuk te vrasin jane shume me Europiane se PD. Po nuk me pelqen aspak, eshte shume e mefshte e frikacake. Me gjakun qe kane derdh socialistet, socialistet duhet te kishin marre armet e me pjerdh Sali QENIN e kelyshet e tij.
    O Sali! O shqiperi! te kam dhjere nuk behesh shtet asnjehere.

  17. luis says:

    Kete nuk duhet tani qe pushtetin e ka e majta ta konsiderosh se ekziston ne kete bote perkundrazi vetem te ecin perpara.
    Ky na ka futur me idiotsite e tija ne kurthin e vet e ndersa Edi Rama ka zgjedhur nje rruge mjaft efikase dhe qe duhet pershendetur dhe zbatuar nga te gjithe duke injoruar totalisht kete njeri te pavlere.
    Tani qe nuk ka pushtetin lereni vec te leh se dikur ka per ta kuptuar se lehjet e tija bien ne vesh te shurdher dhe ka per tu cmendur.

  18. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    po moçaloret sa her flasin, vrasin e dhunojne????

  19. era says:

    Jam plotesisht dakort me shkrimin tuaj Zoteri i nderuar,por nuk jam dakoort me tiullin burre shteti edhe pse ju e keni cituar per ti dhene kuptim tjeter.Te quhesh burre shteti duhet te jesh atdhetar,por qe te jesh atdhetar duhet ta duash vendin tend,virtyte te cilat ky monster nuk i ka patur dhe nuk do ti kete.Historia thote populli kerkon vite te shkruhet,dhe historia do ta fshije nga fletet e saja kete njeri qe beri çeshte e mundur ne shkaterimin e vendit tone.

  20. uo_te_kam_dhi_leket_or_tej says:

    MOS U MERRNI ME ME KETE PLEHREN, IA DHA PERGJIGJEN SHQIPTARIA

  21. saliu ne burg ose ne ... says:

    Sali berisha = e keqja me e madhe e Kombit Shqiptar

    Injorant, pervers, kriminel, hajdut, servile, komunist, diktator, horr, gojeqelbur, percares, spiun I serbit, antifetar, antiShqiptar, I korruptuar, shpifes, vrases, thashethemexhi, qelbesire, shkerdhate, shpellar, provincial, i paafte, klanor, interesaxhi, I frustruar, genjeshtar, megaloman, delirant, skizofren, psikopat, sherrxhi, pa karakter, I pabese, pa respekt, I pafytyre, I pacip, qelbanik, djall.

    Pa u qeruar ky djall nuk ka paqe. Burgu do ishte I embel per te por jo per Shqiptaret, kjo do te thoshte qe do e kalonte shume lehte. Ai dhe familja bashke me lulushin, giten, zenin duhet te dalin para drejtesise dhe behen pergjegjes per vjedhjet e vrasjet.

  22. luli says:

    Nuk e di pse i lodhin njerezit kot keto te temes te bejne shkrirjen me te pavarurat tjera si ZP dhe te quhet ZP TEMA,DITA,SOT ,SHQIP se do i kursenin edhe leket edhe kohen Rilindasve se kane tere ato pune per te bere………

  23. aris says:

    Mund te me sqaroje dikush kjo fjala plebishitare ne c’mut gjuhe eshte se e kuptoj pak a shume c’do te thote ,po nuk me duket fjale shqip.

  24. tradita says:

    po pse shqetesoheni 0 burrat e Tropojes s e çfare do t beje Berisha. Ai i humbur eshte apo ia keni prape friken dhe ju nxisin majtistet tta luftoni dhe keshtu tregoni se vete nuk jeni burra malesie por sherbetore te perulur te te majtes pavaresisht se ju kane trajtuar si skllever.

  25. ASEJANSI says:

    SHUME KOMENTUE KUR THONE SHPELLAR.MALOK,ETJ ETJ INDIREKT OFENDOJN EDHR ARTIKULL SHKRUSIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje